Baza e veteterapise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Baza e veteterapise

Mesazh  Zattoo prej 20.10.14 21:46



Ēdo njeri dėshiron tė jetė i shėndoshė dhe plot gjallėri, por pak ia arrijnė. Pse ėshtė kėshtu? Ēdo person krijon shėndetin e vet the sėmundjen e vet me mėnyrėn se si jeton, mendon dhe vepron.


NIVELET E QENIES SONĖ

Pėr tė kuptuar se si e krijojmė shėndetin tėnd, duhet tė kuptojmė se si e krijojmė jetėn tonė. Do tė jetė e dobishme t’i hedhim njė shikim hierarkisė sė trupave ose sistemeve tona, qė pėrbėjnė qenien tonė si njerėz nė Tokė. Ky diagram na ndihmon ta kuptojmė mė lehtė kėtė marrėdhėnie midis pjesėve tė ndryshme tė qenies sonė.


SHPIRTI

I

INTELEKTI I LARTĖ

I

MENDJA E NDĖRGJEGJSHME DHE E NĖNNDĖRGJEGJSHME

I

TRUPI ENERGJETIK

I

SISTEMI NERVOR DHE SISTEMI I GJENDRAVE

I

TĖ GJITHA SISTEMET E TJERA TĖ TRUPIT


Nė krye tė hierarkisė kemi pjesėn e pavdekshme tė njeriut tė quajtur shpirt. Ai ekziston para dhe pas shfaqjes sė tij nė Tokė si qenie njerėzore nė njė trup fizik. Nėn shpirtin gjendet intelekti i lartė, qė ka funksionin e mbikėqyrjes sė funksionit tė mendjes sė zakonshme dhe tė dallimit se a funksionon mirė apo jo. Ėshtė pėrgjegjės edhe pėr tė bėrė korrigjime nė programimin tonė mendor duke pėrmirėsuar kėshtu funksionimin tonė dhe harmoninė tonė.

Nėn intelektin e lartė kemi mendjen e zakonshme (tė ndėrgjegjshme dhe tė nėnndėrgjegjshme), tė cilėn e njohim dhe pėrjetojmė nė bazė tė pėrditshme. Funksioni kryesor i kėsaj mendjeje ėshtė mbijetesa. Ėshtė e interesuar nė gjetjen e sigurisė, kėnaqėsive dhe afirmimit nė njė botė tė cilėn e percepton si tė rrezikshme dhe kėrcėnuese ndaj ekzistencės sė saj. Nėn tė kemi trupin energjetik, qė pėrbėhet nga bioenergjia, energjia e jetės, e cila mbėshtet tė gjitha funksionet jetėsore, nga ngrėnia dhe tretja, lėvizja, kėndimi deri te mendimi, ngrohja e trupit dhe krijimi i qelizave tė reja.

Kjo bioenergji ėshtė themelore pėr funksionimin e mirė tė trupit fizik si dhe tė mendjes. Ėshtė ēelėsi pėr shėndet dhe harmoni. Nė qoftė se trupit i mungon energji, ėshtė mė i prekshėm nga trupa tė huaj dhe mė i lėndueshėm nga organe keqfunksionuese. Nė qoftė se mendjes i mungon energji, do tė zhvillojė modele negative sė menduari, tė cilat do tė krijojnė mungesė harmonie nė sistemin e gjendrave dhe atė nervor dhe mė nė fund nė gjithė trupin.

Trupi i fundit ėshtė njė tė cilin tė gjithė e njohin mirė dhe pėr tė cilin shumica besojnė qė ėshtė i vetmi trupi ynė. Ėshtė trupi fizik i pėrbėrė nga atome dhe molekula. Ka edhe njė hierarki funksionimi nė kėtė trup. Ka dy sisteme-mjeshtėr tė quajtur sistem nervor dhe sistem gjendrash, qė rregullojnė funksionimin e sistemeve tė tjera tė trupit.


NEVOJA PĖR NJĖ QASJE SHUMĖANĖSHE


Kėshtu mund tė shohim se sa janė tė lidhura tė gjitha kėto pjesė tė qenies sonė. Nė qoftė se kemi njė tendosje mendore, kjo mund tė krijojė njė ērregullim nė rrjedhėn e bioenergjisė, i cili mund tė krijojė tendosje nė sistemin nervor dhe mungesė harmonie nė sistemin e gjendrave. Kjo do tė krijojė mė nė fund keqfunksionim nė sistemin e tretjes, qarkullimit, imunologjik, skeletik, frymėmarrės ose muskulor.

Nga ana tjetėr, zakone tė kėqia ushqimi ose mbajtja e keqe e trupit ose mungesa e fizkulturės mund tė krijojė njė keqfunksionim tė sistemeve tė ndryshme, si sistemi i tretjes, skeletal ose muskulor, gjė qė vetė mund tė krijojė ērregullime nė sistemin nervor dhe atė tė gjendrave. Atėherė kėto sisteme ia kalojnė ērregullimin trupit energjetik, i cili ērregullon funksionimin e mendjes duke krijuar tension mendor, modele negative mendimi dhe mė nė fund sjellje negative.

Tani mund tė kuptohet lehtė se pse njė zgjidhje reale pėr ēfarėdo problemi shėndetėsor duhet tė afrohet nga shumė nivele njėkohėsisht. Tė japėsh njė lėndė tė posaēme kimike pėr tė hequr ndonjė simptom nė sistemin tretės ėshtė njė zgjidhje e pėrciptė dhe patjetėr e pėrkohshme pėr njė problem qė ėshtė nė tė vėrtetė pasoja e mėnyrės sonė tė jetės dhe mendimit.

KA NJĖ BURIM JETE

Terapia natyrore ėshtė njė proces gjatė tė cilit njė individ edukohet nė artin se si tė jetojė nė njė mėnyrė qė e vė nė harmoni me rrjedhėn e energjisė universale tė jetės. Ka njė energji bazė jete qė u jep jetė tė gjitha tipave tė ndryshėm qeniesh nė Tokė.

Korrenti unik elektrik nė njė shtėpi mund t’i japė jetė njė larmi tė gjerė aparatesh, siē janė frigoriferė, soba, sisteme stereo, televizorė, ventilatorė, fshesa elektrike, hapės kanaēesh, shtrydhės pemėsh dhe perimesh, madje kompjuterė dhe njė listė e gjatė tė tjerash. Tė gjitha kėto duken ndryshe dhe kryejnė funksione tė ndryshme, si lėvizje, ngrohje, ftohje, krijimi i zėrit ose erės ose llogaritja e numrave dhe ideve. Por ata tė gjithė funksionojnė me tė vetmen fuqi elektrike. E njėjta gjė u takon tė gjitha qenieve nė natyrė duke pėrfshirė njerėz, kafshė, bimė, mikrobe dhe bile, nėse doni, kristale dhe minerale. Ne tė gjithė funksionojmė me tė njėjtėn energji universale, tė cilėn mund ta quani natyrė, bioenergji, energji kozmike, ndėrgjegjja universale ose bile Zot.

Shėndeti ėshtė njė gjendje dinamike nė tė cilėn kjo energji jete rrjedh lirisht pa pengesė nėpėr nivelet e ndryshme tė qenies sonė. Kjo do tė thotė qė ka njė rrjedhė tė lirė energjie harmonike nėpėr shpirtin, intelektin e lartė, mendjen, trupin energjetik dhe trupin fizik.  Nė qoftė se ka njė ērregullim ose bllokim tė rrjedhės nė njėrin prej kėtyre aspekteve tė qenies sonė, atėherė sėmundja zhvillohet gradualisht nė formė tė simptomeve tė pakėndshme. Kėto simptome mund tė jenė fizike si dhembja, mpirja, plogėshtia ose keqfunksionimi i organeve tė ndryshme. Ose simptomet mund tė jenė emocionale, si depresioni, frika, hidhėrimi, ngatėrrimi mendor ose konflikti me tė tjerė etj.

Nga Robert Elias Najemy
avatar
Zattoo

704


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi