Ebola u shpik nga SHBA-tė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ebola u shpik nga SHBA-tė

Mesazh  Luli prej 20.10.14 0:44

“New York Times”: Ebola u shpik nga SHBA-tė



Nga Afrika Perėndimore, nė pak muaj, virusi Ebola ėshtė pėrhapur nė Europė e ka mbėrritur deri nė Teksas tė Shteteve tė Bashkuara. Mė shumė se 4500 veta duket se kanė humbur jetėn deri tani nga virusi qė sipas shpjegimeve tė ekspertėve tė mjekėsisė, ka ardhur nga lakuriqėt e natės dhe ėshtė pėrcjellė te njeriu pas kontakteve me gjakun e kafshėve tė infektuara.

Me pėrhapjen e virusit ka nisur sigurisht edhe njė epidemi tjetėr: ajo e teorive konspirative pėr prejardhjen e tij! Nė fakt, Ebola ėshtė nxitėsja klasike e kėtyre teorive: njė vrasės i heshtur qė futet pa u kuptuar nė trupin e njeriut dhe qėndron i fshehtė pėr javė tė tėra para se tė godasė.

Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka renditur disa prej kėtyre teorive, tė cilat, sipas saj, kanė kaluar cakun e internetit dhe kanė zėnė vend edhe nė mediat mė serioze amerikane.

Njė teori ėshtė e botuar qė nė shtator nė njė gazetė liberiane, e cila e konsideron Ebola-n jo si njė katastrofė mjekėsore, por si njė armė biologjike e ndėrtuar nga ushtria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr tė ulur numrin e popullsisė nė botė, transmeton Oranews.

Nuk kaloi shumė dhe akuza tė tjera u hodhėn nė drejtim tė Qendrės Federale pėr Kontrollin e Sėmundjeve, me pretendimin se ajo kishte patentuar virusin dhe po pėrgatitej qė tė fitonte miliona nga bashkėpunimi me kompanitė farmaceutike qė do tė krijonin ilaēin. Ndėrsa raportimet e teorisė klasike tė Rendit tė Ri Botėror qė e ka pėrhapur virusin me qėllim krijimin e panikut pėr tė ēuar botėn drejt shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme tashmė ėshtė konsumuar.

Sipas “The New York Times” ajo qė habit ėshtė se figura tė shquara amerikane tė krahut konservator po i mbėshtesin herė pas here kėto teori.

Analistėt politikė, Rash Limbau dhe Laura Ingraham, kanė arritur deri aty se kanė akuzuar Presidentin Barak Obama se po dėrgon trupat amerikane nė Afrikė, duke rrezikuar jetėt e tyre, nga ndjenja e fajit pėr skllavėrinė dhe kolonizimin e kontinentit.

Teoritė konspirative kanė ecur gjithnjė paralel me ngjarjet, duke ofruar shpjegime tė asaj qė ndodh pas kuintave. Por pėr profesorin e Syracuse University nė New York, Michael Barkun, nuk duhet tė provohet qė kėto teori janė tė vėrteta pėr tė kuptuar se ato pasqyrojnė frikėn e vėrtetė tė shoqėrisė.

Ndėrsa sipas profesorit tė Universitetit tė Floridas, Mark Fenster, edhe pse teoria qė industria farmaceutike po komploton pėr tė fituar miliona mund tė duket si fabula e njė triler, ajo vėrteton problemet reale qė ka shėrbimi shėndetėsor nė SHBA, ndėrkohė qė njerėzit ndihen tė pafuqishėm pėrballė qeverisė dhe kanė tendencėn tė besojnė ato qė thuhen kundėr saj. /Oranews/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi