Fakte nė Lidhje me Kadri Veselin dhe SHIK-un

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fakte nė Lidhje me Kadri Veselin dhe SHIK-un

Mesazh  trigonkos prej 18.10.14 23:21



nga Artan Mustafa dhe Parim Olluri

Pas anėtarėsimit zyrtar tė Kadri Veselit nė Partinė Demokratike tė Kosovės nė pushtet, Gazeta Jeta nė Kosovė rikujton fakte dhe data tė rėndėsishme nė lidhje me aktivitetin e tij dhe tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės.

Kadri Veseli ka deklaruar mbylljen zyrtare tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės (SHIK) mė 14 qershor 2008, nė njė deklarim tė transmetuar nė Radio Televizionin e Kosovės, RTK.

Intervistėn e parė televizive pas-luftės ku ka folur gjerėsisht pėr aktivitetet e tij e ka dhėnė nė televizionin Klan Kosova mė 29 dhjetor 2009. Nė atė intervistė, Veseli ka thėnė se ka qenė i angazhuar nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės (LPK) qė nga vitet ’80-tė dhe se aksionet e para tė armatosura tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) ishin marrė mė 1991-92.

Mė 20 qershor 2012, gjatė njė dėshmie nė rastin “Bllaca II” nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė i ftuar nga prokuroria, Veseli ka thėnė se para tė merrte detyrėn si shef i SHIK-ut nė mars tė 1999-ės kishte qenė shef i Zbulim-Kundėr-Zbulim, njė shėrbim spiunazhi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).

Pėr krijimin e SHIK-ut, thoshte ai, ishin pajtuar nėnshkruesit e marrėveshjes sė Rambujesė 1999 - Hashim Thaēi, mė vonė kryeministėr i Qeverisė sė Pėrkohshme, Ibrahim Rugova mė vonė President i vendit, Rexhep Qosja si dhe dy publicistėt Veton Surroi e Blerim Shala.

Sipas Veselit, Shėrbimi Informativ i Kosovės kishte nisur tė funksiononte nė kuadėr tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės deri nė janar tė vitit 2000. Atė vit dhe mė 2001, ishin bėrė biseda pėr legalizimin e SHIK-ut ndėrsa liderėt e vendit, thoshte Veseli, kanė qenė tė informuar pėr aktivitetet e kėsaj organizate.

Nė procesin gjyqėsor “Bllaca 2” gjenden Shaban Syla, Bekim Syla, Shpresim Uka, Sadik Abazi, Fahredin Gashi e Driton Hajdari tė cilėt akuzohen pėr vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentimvrasjen e Adem Salihajt e Ismet Arifit, pas luftės.

Nazim Bllaca, njė vrasės i vetė-deklaruar i cili po ashtu tani ėshtė dėshmitar, pohon se ka kryer vrasje nė emėr tė SHIK-ut dhe se ka qenė anėtar i kėsaj organizate. Gjykata nuk ka nxjerrė ndonjė vendim nė tė cilin shihet ndėrlidhja mes SHIK-ut dhe kėtyre aktiviteteve.

Deri mė tash Fahredin Gashi dhe Hysni Rama janė dėnuar e burgosur bazuar nė dėshmitė e Bllacės - pėr krime lufte.

Veseli i ka mohuar nė gjykatė tė gjitha akuzat e Nazim Bllacės qė e ndėrlidhin SHIK-un duke e quajtur gėnjeshtar dhe po ashtu ka mohuar qė Bllaca ka qenė anėtar i kėsaj organizate. Tė njėjtėn gjė, Veseli nė gjykatė e ka bėrė edhe pėr Naim Miftarin -- njė person tjetėr qė ėshtė deklaruar si pjesėtar i SHIK-ut dhe qė ka dhėnė deklarata nė cilėsinė e dėshmitarit nė rastin “Bllaca II” -- duke e quajtur “manipulant tė naftės”.

Nė njė skemė qė Veseli ia ka dorėzuar gjykatės, shihet se ai ishte numri njė i Shėrbimit Informativ tė Kosovės dhe pasohej nga Elmi Reqica si zėvendėsshef i SHIK-ut. Reqica tani ėshtė deputetet nė Parlamentin e Kosovės nga PDK. Latif Gashi, po ashtu tash deputet i PDK-sė, ishte Drejtor i Pėrgjithshėm e deputeti tjetėr i kėsaj partie Fatmir Xhelili udhėhiqte Drejtorinė Kundėr Krimit tė Organizuar nė SHIK. Po ashtu njė deputet tjetėr i PDK-sė Fadil Demaku udhėhiqte drejtorinė kundėr terrorizmit e ish-drejtori i Trepēės Ferat Shala udhėhiqte drejtorinė e Intelegjencės, ndėrsa Ilmi Ramadani udhėhiqte Drejtorinė e Informimit e Analizave.

Sipas Veselit, SHIK-u kishte 32 anėtarė kur ishte ngritur ndėrsa 92 mė 2008.

Nė korrik tė sivjetmė, njė raport i njė hetuesi tė EULEX-it ngrinte dyshime se dhjetėra anėtarė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), aktualisht nė opozitė, ishin vrarė vetėm pse ishin kundėrshtarė tė PDK-sė. Raporti i nėnshkruar nga hetuesi Gary Fainsworth, qė ka tė bėjė me hetimet e krimeve tė ndryshme, thekson se mė 3 tetor 2011 ėshtė lėshuar njė “dokument i klasifikuar” me qėllim tė shqyrtimit tė tipit tė vrasjeve profesionale dhe veprat penale tė ndėrlidhura me to, qė janė kryer ndėrmjet 1999 dhe 2001, tė personave me lidhje tė njohura ose me ish-regjimin serb apo me Lidhjen Demokratike tė Kosovės. Gazeta nuk ka evidencė se SHIK-u ndėrlidhet nė atė raport direkt me kėto veprime.

Kundėr Kadri Veselit nuk ka pasur asnjė hetim tė shpallur ose aktakuzė tė regjistruar nga organet e drejtėsisė nė vend.

Po ashtu, deputeti i Partisė Demokratike tė Kosovės, Azem Syla, pėr tė cilin Nazim Bllaca ka pohuar se ka dhėnė urdhra nė hierarkinė e SHIK-ut, ėshtė liruar javėn e kaluar nga hetimet nė mungesė tė provave.

Mė 6 gusht 2012, kryetari i komisionit parlamentar pėr Mbikėqyrjen e Agjencisė sė Kosovės pėr Inteligjencė (AKI), Florin Krasniqi, kishte bėrė tė ditur se kishte mbledhur 27 nėnshkrime tė deputetėve pėr tė ngritur njė komision pėr hetimin e aktiviteteve tė Shėrbimit Informativ tė Kosovės (ShIK). Duheshin 40 nėnshkrime pėr ngritjen e tij.

Kadri Veseli dhe ish-drejtuesit e SHIK-ut nė Biznes

Gazeta Jeta nė Kosovė kishte zbuluar nė muajin mars 2012 se Kadri Veseli mė parė kishte nė bashkėpronėsi njė kompani nė Zvicėr qė merrej me tregtinė e kompjuterėve me emrin “FK Computers” ndėrsa kishte shėrbyer pėr vite edhe si shef ekzekutiv i kompanisė “Kobit PC” nė Kosovė.

Nė shtator 2012, gazeta ka zbuluar edhe se kompania “Kobit PC”, kishte kontrata pėr furnizim me pajisje teknologjike me Zyrėn e Kryeministrit dhe Kėshillin e Sigurisė sė Kosovės.

Ndėr konsumatorėt privatė tė Kobit PC ndėrkohė, sipas faqes sė saj nė internet, ishte edhe edhe “Kosova Petrol”, prone e Bedri Selmanit, ish-deputet nė Kuvendin e Kosovės nga PDK-ja dhe ish-kėshilltar i Hashim Thaēit. Selmani po ashtu ėshtė pronar i “Hotel Victory”, ku ėshtė mbledhur partia e Kryeministrit aktual nė kuvendet e saj dhe qė sipas Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP) ėshtė ndėrtuar kundėrligjshėm nė pronė shoqėrore.

Nė muajin prill, gazeta po ashtu ka raportuar se Bedri Selmani ka pėrfituar nga shfrytėzimi i mė shumė se 20 pompave tė naftės qė i takonin ndėrmarrjes shoqėrore “INA” pa paguar asgjė pėr dhjetė vjet, duke i dėmtuar kėshtu institucionet e Kosovės me mbi katėr milionė euro.

Mė 25 qershor, Gazeta Jeta nė Kosovė ka publikuar njė hulumtim qė zbulonte se njė kompani nė Drenas “Trasing Group” qė kėshillohej nga Ferat Shala, ish-drejtor kundėrzbulimi nė SHIK, dhe qė kishte pėr menaxher tė kompanisė njė deputet tė PDK-sė nė asamblenė e komunės, kishte fituar 15 tenderė publikė nga komuna, disa prej tė cilave ishin kritikuar nga autoritetet relevante. Shala kishte dhėnė dorėheqje nga “Trepēa” mė 13 korrik 2012.

Prokurime publike nga komuna e udhėhequr prej tė vėllait tė tij ka fituar edhe njė kompani tjetėr qė kėshillohet nga deputeti Fadil Demaku, “Ada Consulting Group”. Fadil Demaku ishte drejtor i kundėr-terrorizmit nė SHIK.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

120


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi