Kush janė agjentėt influentė?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kush janė agjentėt influentė?

Mesazh  trigonkos prej 13.10.14 17:55


Agjenti influent nuk do tė thotė tė jetė njeriu i parė i njė shteti. Janė raste tė rralla nė histori kur njeriu i parė i njė shteti ka arritur qė tė rekrutohet nga shėrbimi armik. Agjentėt me influencė, zakonisht i pėrkasin nivelit tė dytė ose tė tretė nė institucione drejtuese, ku shėrbimi armik e bėn lojėn e vet nė mėnyrė tė heshtur dhe pa u hetuar. Kjo do tė thotė se ata janė persona, tė cilėt me autoritetin e tyre politik (nganjėherė edhe ekonomik) ndikojnė te personat vendimmarrės nė marrjen e vendimeve tė gabuara, tė cilėt shkojnė nė dobi tė armikut. Zhvillimi i kėsaj veprimtarie nuk mund tė ndodhė i veēuar. Ajo do njė pėrfshirje tė gjithanshme, e cila gjithsesi duhet tė ketė mbėshtetje mediale. Veprimi i gjithanshėm nė fushata tė kėtilla tė sofistikuara, mbėrrin qė me vete tė marrė edhe shumė persona, tė cilėt pa vetėdije futen nė kėtė lojė, por qė janė influentė nė rrethin ku jetojnė dhe veprojnė.

Nėse vetėm pak shikojmė nga e kaluara jonė jo e largėt, sigurisht se do tė na kujtohen veprimet e agjenturės influente serbe, e cila ne gjysmėn e dytė tė viteve nėntėdhjeta provonte qė shqiptarėt e Kosovės t’i fuste nė kuadėr tė sistemit jugosllav tė administrimit.

Aktualisht, nė Kosovė veprojnė agjenturat influente tė shteteve qė ia duan tė mirėn Kosovės dhe tė atyre shteteve qė kanė qėllim armiqėsor ndaj Kosovės. Ndėr kėto agjentura mė e rrezikshmja ėshtė ajo serbe, e cila ėshtė instaluar gjithandej dhe herė pas here nga mbėshtetja e paqėllimtė e disa mediave, Kosovės i shkakton dėme tė papara. Le ta marrim vetėm njė segment, atė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK). Sipas publikimeve tė bėra, personi i cili ishte i autorizuar pėr rekrutim, sistematizim dhe gradim nė kuadėr tė SHPK-sė, ka kėrkuar azil politik nė Angli dhe ka pranuar se ka qenė agjent i shėrbimit serb (BIA). Deri sot, nuk ėshtė bėrė publike asnjėherė nga organet e specializuara tė SHPK-sė, se cili ėshtė dėmi qė ky person i ka shkaktuar kėtij shėrbimi. Nga dėmet mė tė mėdha qė mund tė ketė shkaktuar ky person ėshtė mėnjanimi i personave intelektualė nga strukturat komanduese tė SHPK-sė dhe instalimi i rrjetit tė tij nė kėto struktura, ku pėr pasojė kemi njė zbulueshmėri shumė tė ulėt tė krimeve nga SHPK. Ėshtė e pakuptueshme se si nė kuadėr tė SHPK-sė gradohen pjesėtarė, tė cilėt e kanė tė dyshimtė diplomėn e shkollės sė mesme, ndėrsa mbeten pa grada inxhinierėt, ekonomistėt, juristėt… Kjo mė sė miri e vėrteton praninė e agjenturės influente nė kėtė institucion, por edhe nė institucionet tjera. Secili qė ia do tė mirėn Kosovės, le tė shikojė se kė ka afėr tij!
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi