Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Mesazh  gjilanasi prej 13.10.14 10:56



Sqarimi publik qė Ministria e Mbrojtjes bėri dje pas shpėrthimeve enigmatike qė u dėgjuan nė Durrės, Kavajė, Lushnjė, madje deri nė afėrsi tė kryeqytetit, nuk ėshtė aspak bindės. Sipas deklaratės sė Ministrisė sė Mbrojtjes zhurmat e dėgjuara kanė si shkak njė boom sonic tė ndodhur pėr shkak se dy aeroplanė luftarakė tė njė vendi aleat tė NATO-s fluturuan me njė shpejtėsi mė tė lartė se ajo e zėrit pranė bregdetit shqiptar, por gjithsesi nė njė largėsi prej rreth 20 milje prej tij, dhe kėtė e bėnė pėr tė pėrcjellė njė aeroplan komercial qė kishte humbur kontaktin me autoritetet e trafikut ajror ndėrkombėtar nė njė vend fqinj dhe qė do tė hynte nė hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė. Me kėtė rast ndodhi fenomeni i quajtur boom sonic qė ėshtė njė zhvendosje e beftė me shpejtėsi tė madhe e masave tė mėdha ajrore.

Sqarimi i Ministrisė sė Mbrojtjes ėshtė hermetik dhe mė tepėr krijon enigma tė reja se sa sqaron atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė. Nė deklaratėn zyrtare pėr shtyp nuk thuhet se cilit vendi i pėrkiste aeroplani komercial qė humbi kontaktin me autoritetet e trafikut ajror ndėrkombėtar, nuk thuhet se me qendrėn e kontrollit ajror tė cilit vendi e humbi kontaktin ky aeroplan para se tė hynte nė hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė, nuk thuhet se nga cili vend i NATO-s me tė cilin Shqipėria ka marrėveshje pėr policimin ajror u ngritėn dy aeroplanėt gjuajtės F-16 pėr ta pėrcjellė aeroplanin e dyshimtė, si dhe nga cila bazė ajrore. Tė gjitha kėto nuk pėrbėjnė sekrete dhe supozohej qė Ministria e Mbrojtjes e Shqipėrisė t’ i dinte kur publikoi deklaratėn dy orė pas ngjarjes.

Televizioni privat proqeveritar Top Channel, nga ana e tij, ka njoftuar dje se bėhet fjalė pėr njė aeroplan britanik, i cili ishte nisur nga Beogradi pėr tė hyrė nė hapėsirėn ajrore tė Shqipėrisė dhe qė do tė shkonte nė Afrikė. Sipas Top Channel me kėtė rast u ngritėn dy aeroplanė luftarakė F-16 nga Italia, pėr tė bėrė shoqėrimin e aeroplanit tė dyshimtė. Nuk kuptohet se pėrse Qeveria e Shqipėrisė nuk ka parapėlqyer qė t’ i bėjė publike kėto tė dhėna, kur nė to nuk ka asgjė sekrete. Siē pohon Ministria e Mbrojtjes nė deklaratėn e saj Shqipėria ka njė marrėveshje pėr policimin ajror me dy vende fqinje, anėtare tė NATO-s, tė cilėt zotėrojnė aeroplanė luftarakė, tė aftė pėr tė kryer tė tillė misione.

Por nuk duket aspak e besueshme qė zhurmat e dėgjuara dje nė zona shumė tė populluara nė bregdetin shqiptar dhe nė thellėsi tė prapatokės, tė kenė qenė njė sonic boom, i shkaktuar nga fluturimi me shpejtėsi mbi atė tė tingullit (zėrit), tė dy aeroplanėve supersonikė. Kėtė e them pėr disa arsye. Sė pari, sa mė e madhe qė tė jetė lartėsia e fluturimit tė njė avioni, aq mė e vogėl ėshtė impakti qė ka sonic boom i shkaktuar prej tij nė tokė.

Prandaj aeroplanėt supersonikė fluturojnė mbi shpejtėsinė e zėrit vetėm nė lartėsi shumė tė mėdha, kur fluturimi ndodh pranė zonave tė banuara. Aeroplanėt komercialė, si ata tė udhėtarėve, ashtu edhe ata cargo fluturojnė nė lartėsi tė madhe, e pėr rrjedhim kėshtu duhet tė kenė bėrė edhe dy aeroplanėt interceptues. Sė dyti, dy aeroplanėt luftarakė qė u nisėn nga Italia logjikisht duhet tė kenė fluturuar mbi shpejtėsinė e zėrit vetėm kur u nisėn pėr ta interceptuar aeroplanin e dyshimtė, ashtu qė ta arrinin sa mė shpejt aeroplanin e dyshimtė, pra kanė fluturuar mbi shpejtėsinė e zėrit vetėm kur gjendeshin mbi det duke iu afruar bregdetit shqiptar, dhe jo kur e interceptuan aeroplanin e dyshimtė pranė bregdetit shqiptar.

Nė nivelin e detit, shpejtėsia e tingullit (zėrit) ėshtė 762 milje nė orė, domethėnė 1226 km nė orė. Aeroplanėt komercialė “Boeing” (si ata qė transportojnė udhėtarė ashtu dhe ata cargo) fluturojnė nėn shpejtėsinė e zėrit, madje nuk arrijnė dot as 1000 km nė orė, si shpejtėsi maksimale. Kėshtu qė dy aeroplanėt luftarakė nuk kishin pse tė kapėrcenin shpejtėsinė e zėrit nė momentin qė e interceptuan aeroplanin e dyshimtė. Pėr dy aeroplanėt interceptues ishte e mjaftueshme qė tė fluturonin nė kufirin e shpejtėsisė sė zėrit, dhe ta kishin nėn kontroll lėvizjen e aeroplanit tė interceptuar, me njė shpejtėsi mjaftueshėm superiore ndaj asaj tė tij. Nėse aeroplanėt interceptues do tė kapėrcenin shpejtėsinė e zėrit ata do ta humbnin aeroplanin e interceptuar.

Pilotėt e aeroplanėve F-16 janė superprofesionistė, tė trainuar shumė mirė, qė veprojnė sipas manualeve tė sakta. Ata e dinė se, me rregulloret e fluturimit ėshtė rreptėsisht e ndaluar qė kur janė duke fluturuar pranė zonave tė banuara dhe atė lartėsi kur mund tė shkaktohet sonic boom, ta rritin shpejtėsinė nė atė masė qė mund tė shkaktohet sonic boom. Ai qė quhet sonic boom nuk ėshtė njė lloj shakaje tė cilin njerėzit e ajrit, pilotėt ua bėjnė njerėzve tė tokės, pra banorėve tė zonave nė afėrsi tė tė cilave fluturojnė ata, por ėshtė njė gjė shumė serioze. Sonic boom madje pėrdoret edhe si metodė luftarake dhe quhet figurativisht “sound bomb”, domethėnė bombė zanore.

Sepse ekziston njė dallim midis sonic boom spontan dhe asaj qė quhet sound bomb (bombė zanore). Derisa sonic boom ėshtė zhvendosja me zhurmė e ajrit qė shkakton njė aeroplan supersonik (i aftė tė fluturojė me shpejtėsi mė tė lartė se ajo e zėrit), sound bomb ėshtė efekti sonic boom i shkaktuar nga fluturimi i njė apo mė tepėr aeroplanėve supersonikė, nė atė mėnyrė (shpejtėsi dhe lartėsi), qė tė maksimalizohet efekti sonic boom, deri nė atė masė sa tė arrijė efektin e sound bomb duke e traumatizuar popullsinė e zonave tė banuara. Si i tillė, efekti sonic boom i shndėrruar nė sound bomb ėshtė pėrdorur nga Israeli kundėr popullsisė sė territoreve palestineze. OKB qė vite mė parė i ka kėrkuar Israelit qė tė mos e pėrdorė taktikėn luftarake tė sound bomb nė terrritoret palestineze.

Gazeta britanike “The Guardian” e 3 nėntorit 2005 thoshte se: “Israeli ėshtė duke pėrdorur njė taktikė tė re tė tmerrshme kundėr civilėve palestinezė nė Rripin e Gazės, duke pėrdorur ‘bomba zanore’ shurdhuese, tė cilat pėrhapin frikė, shkaktojnė dėshtime te gratė shtatzana dhe traumatizojnė fėmijėt. Largimi i banorėve hebrej nga Rripi i Gazės hapi rrugėn pėr ushtarakėt israelitė qė tė pėrdorin aeroplanėt luftarakė pėr tė krijuar duzina tė bombave zanore, duke fluturuar kėta aeroplanė pėrtej kufirit tė shpejtėsisė sė zėrit, nė lartėsi tė ulėt, dhe duke dėrguar kėshtu valė ajri shokuese pėrgjatė territorit, shpesh natėn. Palestinezėt e krahasojnė zhurmėn me atė tė njė tėrmeti, ose tė njė bombe shumė tė fuqishme.”

Nė nėntor 2005, I dėrguari i posaēėm i OKB pėr Lindjen e Mesme, Alvaro de Soto i shkroi njė letėr zyrtare Qeverisė sė Israelit ku i thoshte se ai ishte thellėsisht i shqetėsuar pėr impaktin qė ka te fėmijėt pėrdorimi i bombave zanore. Z. de Soto nė vazhdim shkruante se pėr tė ishte e papranueshme qė pėrdorimi i bombave zanore tė quhej njė pėrgjigje legjitime nga ana e Israelit ndaj lėshimit prej Hamasit tė raketave nė qytetet Israelite. Sipas z. de Soto bombat zanore janė njė instrument qė nuk bėn dallim dhe qė e godet popullsinė kolektivisht. “Prandaj ne kėrkojmė qė pėrdorimi i tyre tė ndalet pa vonesė”, thoshte z. de Soto nė letrėn e tij, nė emėr tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė.

Zhurmat qė u dėgjuan dje nė bregdetin shqiptar, dhe nė thellėsi tė prapatokės, deri nė Lushnjė, Kavajė, Shijak, e deri pranė kryeqytetit, qenė tė njėjta me ato qė dėgjojnė banorėt e territoreve palestineze kur Ushtria Israelite pėrdor bombat zanore. Aeroplanė F-16 tė NATO-s kanė shkaktuar efektin e bombave zanore nė territorin shqiptar.

Sipas njoftimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė, dy aeroplanėt supersonikė (qė mund tė fluturojnė me shpejtėsi mė tė lartė se ajo e zėrit), i janė afruar bregdetit shqiptar nė njė largėsi qė nė ēdo rast ka qenė jo mė tepėr se rreth 20 milje (32 km). Ai qė e ka futur kėtė detaj nė deklaratė ėshtė njė ekspert i aviacionit i cili e njeh mirė dukurinė e pėrdorimit tė sonic boom pėr tė krijuar efektin e sound bomb. Ēdo pilot profesionist i aeroplanėve supersonikė e di mirė se shkalla e pėrhapjes sė efektit sonic boom nė tokė ėshtė njė milje (1.6 km) pėr ēdo 1000 kėmbė (300 metra) lartėsi.

Kjo do tė thotė se, nėse gjėrat kanė ndodhur ashtu si thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Mbrojtje, atėherė pėr tė arritur efekti sonic boom deri nė bregdetin shqiptar, pra pėr t’ u shpėrndarė deri valėzimi i fortė i ajrit deri nė bregdet, pra rreth 32 km larg pikės ku ata arritėn kapėrcyen shpejtėsinė e zėrit nė njė lartėsi mbi det, duhej qė aeroplanėt tė fluturonin nė lartėsinė rreth 6000 metra. Dhe kėtu duhet thėnė se aeroplanėt luftarakė qenė duke fluturuar paralel me bregdetin shqiptar nė atė moment, jo nė drejtim tė tij. Por, zhurmat janė dėgjuar shumė tė forta deri nė 30 km thellėsi tė territorit shqiptar nė vijė ajrore (deri te Ura e Beshirit nė Tiranė).

Kjo do tė thotė se efekti i sonic boom ėshtė pėrhapur rreth 50 km, pėr ēka supozohet qė dy aeroplanėt luftarakė supersonikė tė kenė fluturuar nė lartėsinė 9000 m. Por nėse aeroplanėt supersonikė do tė kenė fluturuar nė kėtė lartėsi tė madhe, atėherė zhurmat nuk do tė dėgjoheshin aq tė forta nė tokė, se me rritjen e lartėsisė sė fluturimit, do tė ulej fuqia goditėse e valės ajrore nė tokė, ēka e dinė mirė banorėt e territorėve palestineze qė kanė pėrjetuar eksperienca tė ngjashme me aeroplanėt luftarakė israelitė tė tė njėjtit lloj, F-16.

Atėherė ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė dje nė Shqipėri? Ajo ēka ndodhi eshtė se aeroplanė supersonikė, tė cilėt me siguri kanė qenė mė tepėr se dy, kanė bėrė njė fluturim nė trajtė harku me shpejtėsi mė tė lartė se ajo e zėrit, qė nga veriu i qytetit tė Durrėsit, nė Shijak, Kavajė, nė lartėsi jo tė madhe, por qė megjithatė pėr shkak tė shpejtėsisė shumė tė lartė nuk janė parė nga banorėt vendas pėrveēse kur kanė kaluar pėrsėri nė fluturim nėn shpejtėsinė e tingullit. Kjo gjė ka shkaktuar efektin e njė zinxhiri tė bombave zanore.

Shqipėria dje u bombardua me sound bombs, ky ėshtė njė fakt. Se pėrse ndodhi kjo gjė, kjo kėrkon njė analizė mė vete. Por ajo qė ndodhi nuk paralajmėron asgjė tė mirė. Nė rastin mė tė mirė, Shqipėria u pėrdor si poligon qitjeje pėr njė ushtrimore tė NATO-s me sound bombs, qė kryhej drejtpėrdrejt mbi popullsinė civile, me ē’ rast do tė shihej reagimi i kėsaj tė fundit. Nė rastin mė tė keq, me kėtė bombardim ėshtė provuar reagimi i shqiptarėve, nga pikėpamja e zhvillimeve tė ardhshme kur nė Shqipėri mund tė ndodhė njė kryengritje islamike dhe vendi tė bjerė nėn kontrollin e njė regjimi islamik, tė sponsoruar nga Shteti Islamik. Me kėtė rast, NATO-s do t’ i duhet qė tė ndėrhyjė nė Shqipėri, edhe duke pėrdorur taktikat e sonic boom tė shndėrruar nė sound bombs qė pėrdor Israeli nė territoret palestineze.

Kastriot Myftaraj
avatar
gjilanasi

415


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Mesazh  DaniEL prej 13.10.14 12:07

Ja ke fut kot o shoku gjynah qe ke harxhuar gjith kete energji. Le te themi se ministria e mbrojtjes e shqiperise nuk ka thene te verteten. po ministria e mbrojtjes se shtetit italian ka thene te njeten gje edhe ata kane genjejne???? shikoje deklaraten qe ka bere shteti italian se ti po thua qe po na genjen italia dhe NATO-ja????
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

102


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Mesazh  trigonkos prej 13.10.14 12:19

O synimi eshte depopullimi shqiptar.
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Mesazh  IndigoStar prej 13.10.14 14:17

trigonkos shkruajti:O synimi eshte depopullimi shqiptar.

cfare do te thote depopullim ? ju lutem ?

IndigoStar

The starting point of all achievement is desire - Napoleon Hill -


100


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nga kush dhe pėrse Shqipėria u bombardua dje me sound bombs?

Mesazh  feratibesmir prej 13.10.14 14:48

Ky eshte nje artikull i rishkruar i kastriot myftaraj. Tna sillnit ndinje gje te re dhe me te hajrit
avatar
feratibesmir

mendja e njeriut eshte aq e vogel sa sheh vetem ato cka ka rrotull saj ....
ne i themi universit te pafundem nderkoh qe ai ka nje fund ...
cfare ka pas atij fundi ?
epo ngelemi njerez qe jemi te krijuar per kaq.

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi