Thėnie nga Khalil Gibran

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Thėnie nga Khalil Gibran

Mesazh  Zattoo prej 12.10.14 16:26

Mėsime jete



1. Ji mirėnjohės pėr kohėt e vėshtira, ato tė kanė treguar sesa i fortė mund tė jesh. “Nga dhembja kanė dalė shpirtrat mė tė fortė, karakteret mė tė mėdha janė djegur nga plagėt.”

2. Sjellja e mirė ėshtė virtyt i tė fortit. “Sjellja e mirė dhe tė qenėt njerėzor, nuk janė shenjė e dobėsisė dhe dėshpėrimit, por manifestojnė fuqi dhe vendosmėri.”

3. Nuk ekziston e vėrteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur tė vėrtetėn, por thuaj kam zbuluar njė tė vėrtetė”, thotė Khalil Gibran. “Nuk e di tė vėrtetėn absolute. Por jam i pėrulur pėrpara injorancės sime dhe aty qėndron nderi dhe vlerėsimi im.”

4. Vetėm njerėzit e vegjėl pėrpiqen tė poshtėrojnė dhe tė ulin tė tjerėt. Kush nėnvlerėson ėshtė vlerėpak.

5. E keqja qė tė bėjnė tė tjerėt, harrohet mė lehtė se e keqja qė u bėn tė tjerėve. Nėse dikush tė lėndon, ti mund ta harrosh plagėn, por kur ti lėndon dikė, do ta mbash mend gjithmonė.

6. Mund t’i harrosh njerėzit qė tė bėnė tė qeshėsh, por nuk do t’i harrosh kurrė ata me tė cilėt qave, ata qė tė qėndruan pranė nė orėt mė tė vėshtira. “Zemrat qė bashkohen nė dhembje dhe brengė, nuk do tė ndahen nga gėzimi dhe lumturia. Lidhjet qė krijohen nė trishtim, janė mė tė forta se ato tė kėnaqėsisė dhe gėzimit. Dashuria qė ėshtė larė nga lotėt, mbetet gjithnjė e pastėr dhe besnike.”

7. Gjėrat e thjeshta nė jetė janė ato mė tė jashtėzakonshmet. “Nė ėmbėlsinė e miqėsisė, gjendet e qeshura dhe ndarja e kėnaqėsisė.”

8. Dashuria ėshtė jetė. Dhe jeta ėshtė dashuri. “Kur dashuron, nuk duhet tė thuash ‘Zoti ėshtė nė zemrėn time’, por ‘Unė jam nė zemrėn e Zotit’.”

9. Bėje punėn me dashuri. “Puna ėshtė pamja qė merr dashuria. Nėse nuk mund tė punosh me dashuri, por vetėm me neveri, lėre punėn dhe ulu nė portėn e njė tempulli dhe merr mėsime nga ata qė punojnė me gėzim. Nėse e pjek bukėn me shpėrfillje, ti po pjek bukė tė hidhur, qė ushqen vetėm gjysmėn e urisė sė njeriut. “Ata mė ēmendin, sepse nuk i shes ditėt e mia pėr para; dhe unė i ēmend ata, sepse mendojnė se ditėt e mia kanė njė ēmim.”

10. Pėr tė kuptuar zemrėn dhe mendjen e njė personi, mos shiko vetėm ēfarė ka arritur, shiko edhe se ēfarė qėllimesh ka ai. Beso tek ėndrrat, aty gjendet porta e fshehur e pėrjetėsisė.

11. Dashuria e vėrtetė nuk mund tė zotėrohet. Pėr dashurinė, mjafton dashuria. Dhe mos mendo se mund tė ndryshosh drejtimin e dashurisė, nėse dashuria tė sheh si tė vlefshėm, ajo e ndryshon drejtimin pėr te ti. Dashuria s’ka dėshirė tjetėr veē tė vetėpėrmbushet.

12. Pėrballu me sjelljen e keqe nė mėnyrė tė kėndshme. “Testimi i vėrtetė i sjelljeve tė mira, ėshtė tė jetė nė gjendje tė pėrballet sa mė mirė me sjelljet e kėqija.”

13. Dashuria bashkon gjithēka nė harmoni perfekte. Njė shprehje thotė: “Nėse njė njeri e njeh veten, ai njeh tė gjithė njerėzimin”, ndėrsa Khalil Gibran thotė: “Nėse dikush e do njerėzimin, atėherė ai di diēka pėr veten”.

14. Gjithnjė shiko anėn e ndritur tė jetės. “Optimisti sheh trėndafilin, jo gjembat; pesimisti ua ngul sytė gjembave, harron trėndafilin.”

15. Ne nuk i shohim gjėrat siē janė. Ne i shohim gjėrat siē jemi ne. “Pamja e gjėrave ndryshon sipas emocioneve; ne shohim gjėra tė bukura dhe tė magjishme te to, kur nė fakt magjia dhe e bukura janė brenda nesh.”

16. Dashuria e vėrtetė ėshtė produkt i tėrheqjes shpirtėrore. Ėshtė e gabuar tė mendosh se dashuria vjen nga shoqėria e gjatė. Dashuria ėshtė produkt i tėrheqjes shpirtėrore dhe nėse kjo tėrheqje nuk krijohet nė ēast, nuk do tė krijohet edhe nėse kalojnė vite apo breza.

17. Lėr hapėsirė nė marrėdhėnien tėnde. Kur je me dikė, lėr hapėsirė qė tė fryjė erė e re mes jush. Duajeni njėri-tjetrin, por mos e kufizoni dashurinė: lejoni qė ndėrmjet brigjeve tė zemrave tuaja, tė jetė njė det i gjallėruar.

18. Nėse lutesh kur bie shi, sigurohu tė lutesh edhe nė ditė me diell. “Ti lutesh kur ke nevojė dhe je nė tension, por do tė ishte mirė tė luteshe edhe nė gėzimin mė tė madh dhe nė ditėt mė tė lumtura.”

19. Kur jepesh vetė, ai ėshtė ēasti kur jepesh plotėsisht. “Kur jep nga pasuria, ke dhėnė pak. Kur jep nga vetja, atėherė ke dhėnė vėrtet.”

20. Bukuria e vėrtetė vjen nga brenda. “Bukuria nuk ėshtė te fytyra; bukuria ėshtė njė dritė nė zemėr.”
avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Thėnie nga Khalil Gibran

Mesazh  Zattoo prej 24.03.15 10:25

Vetmia ėshtė nje e heshtur shtrengate qe thyen te gjitha gemat tona te thate.

Une nuk njoh te verteta absolute, madje jam i pervuajtur perballe injorances sime.

Tė besosh ėshtė njė gjė e bukur, por tė realizosh gjėrat nė tė cilat beson ėshtė njė provė force. Janė tė shumtė ata qė flasin si oshėtima e detit, por jeta e tyre ėshtė e cekėt dhe e kėnetosur si njė moēal i qelbur. Janė tė shumtė ata qė e ngrejnė kokėn pėrmbi majat e maleve, por shpirti i tyre mbetet i fjetur nė errėsirėn e shpellave.

Sa fisnik ėshtė ai zemer'trishtuar qe don te kendoje nje kenge hareje mes te lumturve .

Pyes trishtimin dhe zbuloj se nuk e ka dhuntine e fjales, por, po te mundej, jam i bindur se do te shqiptonte nje fjale me te embel se gezimi.

Pasioni e arsyeja jane vela e timoni i shpirtit tone lundrues.

Nje funeral mes njerezorve ėshtė ndoshta nje feste e madhe mes engjejve.

Nganjehere nje beze e ashper fsheh nje fytyre te lemuar.

Nese i tregon eres sekretet tua nuk duhet te pretendosh qe era te mos ua tregoje pemeve.

Nderi i viktimes ėshtė se ai nuk ėshtė vrasesi.

Madje edhe duart qe thurin kurora me gjemba jane me te preferuara se duart pertace.

Kur te jeni te trishtuar, shikoni brenda zemres suaj e do te kuptoni se po qani per ato gjera qe dje kane qene kenaqesi per ju.

Kam njohur detin duke medituar mbi nje pike vese.

Heshtja e sqimatarit ben shume zhurme.

Do bej me shpirtin tim nje strehe per shpirtin tend, me zemren time nje banese per zemren tende, me gjoksin tim nje ēerdhe per pendet e tua. Do te dashuroj ty siē livallet dashurojne pranveren e do te jetoj ne ty si nje lule nen rrezet e diellit. Do kendoj emrin tend siē kendon fusha jehonen e kembanave dhe do degjoj fjalet e shpirtit tend siē degjon bregdeti historite e tallazeve.

Disa shpirtra jane si sfungjeret. Nuk arrin te shtryllesh asgje prej tyre perveē asaj qe ata kane thithur nga te tjeret.

Ēdo dragua rron ne nje epoke ku ka edhe nje shen Gjergj.

Bukuria ėshtė amshimi qe adhurohet ne pasqyre, e ne jemi amshimi, e jemi edhe pasqyra.

Pasioni e arsyeja jane vela e timoni i shpirtit tone lundrues.

avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi