Historia e Pabarazisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Historia e Pabarazisė

Mesazh  Zattoo prej 11.10.14 20:18

Pėrse ekzistojnė njerėz e kombe tė pasur dhe njerėz e kombe tė varfėr?

Dallimet kanė ekzistuar gjithmonė, edhe pse sot duken mė tė theksuar sepse na ishte krijuar iluzioni qė zhvillimi nuk do tė kishte fund. Udhėtim nėpėr kohė pėr tė zbuluar kur nisi gjithēka.



Nė vitin 1998 David Landes, njė prej historianėve mė prestigjozė tė ekonomisė, botoi njė libėr, titulli i tė cilit sillte nė mendje traktatin e madh tė shkruajtur dy shekuj mė parė nga Adam Smithi. Me “Pasurinė dhe varfėrinė e kombeve”. Pėrse disa janė kaq tė pasur dhe tė tjerė janė kaq tė varfėr, pyeste historiani i Harvardit, nė rrugėn e shkelur nga ekonomistėt klasikė.

Nė vitin 1817, nė njė letėr drejtuar David Ricardos, Thomas Malthusi theksonte se “objektivi i madh i tė gjithė studimeve tė ekonomisė politike ishte kėrkimi i shkaqeve tė pasurisė dhe varfėrisė sė kombeve”. Njė nyjė qė, pas dy shekujsh studime dhe kėrkime, ekonomistėt nuk kanė arritur ende ta zgjidhin nė mėnyrė bindėse. Varfėria ėshtė njė prej problemeve mė ngacmues tė planetit tonė, dhe ėshtė bijė, ose tė paktėn kushėrirė e afėrt, e pabarazisė, njė fakt i cili krijon njė hendek gjithnjė e mė tė thellė mes atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė.

Pabarazia nuk ėshtė njė problem qė ka shpėrthyer papritur nė vitet e fundit. Nė njė farė mase ka ekzistuar gjithmonė, por sot shfaqet mė e ashpėr, si pėr shkak tė dimensioneve qė ka arritur, ashtu edhe sepse nė tre dekadat pas Luftės sė Dytė Botėrore ishte krijuar iluzioni i njė zhvillimi pa fund qė do tė eleminonte varfėrinė edhe nė zonat e goditura mė rėndė.

Por nė fakt varfėria ėshtė ende mes nesh dhe kriza i ka bėrė edhe mė tė papranueshme pabarazitė mes tė pasurve dhe tė varfėrve. E ka shpjeguar mirė Eric Hobsbaėm nė librin e tij mė tė famshėm “Shekulli i shkurtėr”. “Deri nė vitet 80”, ka shkruajtur historiani anglez, “pjesa mė e madhe e njerėzve ka patur njė nivel jetese mė tė lartė se sa ai i prindėrve tė tyre dhe nė ekonomitė e pėrparuara, mė tė lartė se sa pritshmėritė e tyre apo nga sa do tė kishin imagjinuar.

Nė mesin e shekullit, pėr disa dekada, u duk se ishte gjetur metoda pėr shpėrndarjen me njė farė barazie tė tė paktėn njė pjese tė kėsaj pasurie tek klasat punėtore tė vendeve mė tė pasur, por nė fund tė shekullit, pabarazia fitoi edhe njė herė terren. Ajo u fut nė mėnyrė masive edhe nė vendet ish socialistė, ku mė parė mbizotėronte njė farė barazie, e cila buronte prej varfėrisė sė pėrgjithshme”.
Njė prizėm me njė mijė faqe

Nėse njė herė e njė kohė i kushtohej njė rėndėsi mė e madhe pabarazisė mes kombeve, sot, siē na e ka kujtuar Eric Hobsbaėm, i kushtohet po kaq, apo ndoshta edhe mė shumė vėmendje dallimeve nė mirėqenien ekonomike tė individėve. Nė tė gjithė shtetet ka zona mė shumė apo mė pak tė zhvilluara; por edhe mė tė dukshme rezultojnė dallimet mes tė ardhurave dhe pasurisė sė grupeve tė ndryshėm socialė. Dhe arsyeja kuptohet lehtė nėse ėshtė e vėrtetė, ashtu si thotė Niall Ferguson nė librin e tij tė fundit (Rėnia e madhe: Si shemben institucionet dhe vdesin ekonomitė) se “nė vitin 1970, 1 pėrqindėshi mė i pasur familjeve amerikane zotėronte 9 pėrqind tė tė ardhurave dhe nė vitin 2007 kishte 24%” dhe qė nė kėtė vitin e fundit “tė ardhurat mesatare tė 1% tė amerikanėve mė tė pasur ishin 30 herė mė tė larta se sa tė ardhurat mesatare tė 99%-shit tjetėr”.

Pabarazia ėshtė njė prizėm me njė mijė faqe: ajo nuk ka tė bėjė vetėm me tė ardhurat dhe pasuritė, por edhe jetėgjatėsinė, gjendjen shėndetėsore, arsimin, shanset pėr punė dhe tė tjera. Megjithatė, pėr tė ndėrtuar historinė e saj ėshtė e nevojshme tė vendosim pak rregull, duke ndjekur njė fije pėrcjellėse qė nuk fsheh aspektet e saj tė shumėfishtė, por megjithatė pa u zgjatur nė rrėmujėn e parametrave dhe tė hipotezave qė do tė na pengonin tė ndiqnim evolucionin e saj, pėrtej rasteve tė kufizuar.

Nė vitet e fundit ėshtė diskutuar shumė pėr treguesit qė mund tė pėrfaqėsojnė mė mirė mirėqenien e arritur prej popullsisė. Atij tradicional tė tė ardhurave i ėshtė shtuar indeksi i zhvillimit njerėzor, i propozuar nga Amartya Sen, qė pėrfshin pėrveē tė ardhurave, pritshmėrinė e jetės dhe shkallėn e arsimimit; nė vitin 2009, raporti i pėrpunuar nga Joseph Stiglitz, Amartya Sen dhe Jean-Paul Fitoussi, me porosi tė Presidentit tė Francės, Nicolas Sarkozy, ka sugjeruar qė tė merren parasysh njė tėrėsi faktorėsh veēanėrisht domethėnės, si disponueshmėria e ujit, burimet energjetikė, cilėsia e mjedisit, kapitali njerėzor; nė vitin 2012, Kombet e Bashkuara botuan raportin e parė mbi indeksin e lumturisė i pėrgatitur mbi bazėn e disa parametrave klasikė si pritshmėria e jetės, mungesa e korrupsionit, shėndeti, si dhe tė tjerė, mė pak tė zakonshėm, si bujaria, liria e zgjedhjes dhe prania e dikujt tek i cili/e cila mund tė mbėshtetesh.

Nuk ėshtė e pamundur tė imagjinohen indekse tė tjerė dhe ėshtė sigurisht e dobishme qė tė zgjerohet gama e faktorėve tė marrė nė konsideratė pėr tė pėrcaktuar nivelin e mirėqenies, ose nėse preferohet, tė qytetėrimit. Por duke vepruar kėshtu, rrezikojmė t’i lėmė shumė hapėsirė faktorėve tė paponderueshėm dhe gjykimeve subjektivė qė i bėjnė veēanėrisht tė vėshtirė, nė mos tė pamundur, krahasimet nė kohė dhe hapėsirė. Indeksi mė i dobishėm pėr kėtė qėllim ėshtė i pėrfaqėsuar ndoshta nga shpėrndarja e tė ardhurave qė, shoqėruar me shpėrndarjen e pasurisė, na mundėson tė krijojmė njė ide realiste pėr cilėsinė e jetės tė atyre qė kanė dhe atyre qė nuk kanė.

Tė kamurit nuk munden vetėm tė kanė njė shumėllojshmėri mė tė madhe konsumi; tė ardhurat e tyre u sigurojnė atyre dhe familjeve tė tyre njė arsimim mė tė mirė, jetė mė tė gjatė, ekzistencė mė tė pasur e kėshtu me radhė. Me fjalė tė tjera, tė ardhurat mund tė konsiderohen njė tregues jo banal sa u pėrket shanseve qė u ofrohen familjeve tė pasura dhe privimeve tė atyre qė kanė tė ardhura modeste, nė limitet e mbijetesės.

Natyrisht, sa mė shumė shkon prapa nė kohė, aq mė e vėshtirė ėshtė tė rindėrtosh serinė historike tė tė ardhurave dhe tė shpėrndarjes sė tyre, dhe akoma mė e vėshtirė rezulton pėrllogaritja e njėsive tė pasurive. Por, nuk ėshtė e vėshtirė tė krijosh njė ide tė besueshme – duke iu referuar disa burimeve – se si kanė qenė dhe ku kanė lindur pabarazitė, duke filluar nga periudha e Romės. Dhe prej atje do tė fillojmė.

Giovanni Vigo
Profesor i Ekonomisė nė Universitetin e Pavias
avatar
Zattoo

673


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi