Zbulimi sekret anglez, i bleu tė pasurit e veriut tė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Zbulimi sekret anglez, i bleu tė pasurit e veriut tė Shqipėrisė

Mesazh  trigonkos prej 11.10.14 15:41

Kuvend letrash me miqtė, letėrkėmbimi i pasur i Mustafa Merlikės-Kruja, i pėrfshirė nė katėr vėllime, jep dimensionin jo vetėm tė kėtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumė anė tė errėta tė historisė sonė nė periudhėn mė delikate, para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur pushtetin e morėn komunistėt.

Janė 11 vjet letėrkėmbim me fratin pukjan qė e gjeti firmėtarin krutan nė njė gjendje tė vėshtirė shpirtėrore, “pa familje, por me uzdajė se nji ditė e shoh, veēse pa miq pėrgjithmonė”.

Shumė letra, fakte e dokumentacione kanė dėshmuar pėr misionin sekret anglez nė Shqipėri, por ende vazhdon tė tėrheqin dėshmitė e reja, tė panjohura, siē ėshtė dhe rasti i rrėfimit tė fratit Paulin Margjonaj me letėrkėmbimin qė ka pasur me Mustafa Krujės, tė dy nė mėrgim.

Letrat e mėposhtme janė njė debat mė rėndėsi historike nė lidhje me marrėdhėnien jugosllave shqiptare, prej 1938-1949, pėr tė cilėn nė Perėndim ėshtė shkruar si duket, por qė shfaqen tendencioze tė dhėnat. Kėshtu tė paktėn ėshtė shprehur Kruja nė letrėn me fratin pukjan, kur ky nė anė tė tij nuk rresht sė sjelli tė dhėna si kjo e Inteligjencės britanike, prej sė cilės marrim informacionin se baza e organizimit kanė qenė bajrakėt e Veriut.

Bėhet fjalė edhe pėr njė rast konkret, se si pėr 40 vite kėto misione sekrete kanė mbajtur bashkėpunėtorėt e tyre shqiptarė, duke u dhėnė shpėrblime tė pėrjetshme pėr shėrbimin.

***

“Graz, me 26 Kallnduer 1952

Shum i dashtuni mik,

Letren e dashtun e shum t’interesantshme tande e mora dje e tė falem nderės per sė fortit. E kam lexue vetem nji herė njeket leter, prandej per tash nuk po due me lypė skjarime tjera per ēashtje tė traktueme nė ket leter kaq tė gjatė e tė randsishme – nė vend qi me e thirrė leter kte e dż tė perparshmet, kishte me u dashtė tė thirreshin traktate – , vetem nder kto dż pika:

1) A dini ndoj gja mā gjatė per ket Eshref Frasherin, kaq njeri i zoti, sa me krijue nji gjendje nė Shqypnķ, qi me pasė pasoja aq tė randa per kohen e ardhshme? Me tė diftue tė drejten, ket Kongresin e Lushnjes vetė e kam mbajtė perherė si gjā fort tė randsishme nė pikpamjen kombtare, sa qi ēuditem qi ket kongres e kanė drejtue e gatue Toskėt e jo Gegėt. Se si mandej, prej ktij kongresi kanė mujtė me rrjedhė gjith kto tė kqija, āsht nji gjā qi nuk mundet me u kuptue ashtu pį tjeter. Por ndoshta, kśr t’a lexoj e t’a studjoj mā gjatė letren – traktatin deshta tė tham! – tanden mā me vemende e kujdes, ndoshta po tham, kam me mujtė me kuptue ndoj send mā teper.

2) Mė permendė punen e atij hinglizit t’Intelligence service. A mundeni me mė kallxue mā gjatė mbi rolin qi kanė lujtė hinglizt e informacjonit sekret nė Shqypnķ? Nė librin “Il sangue tradito – relazioni jugoslavo-albanesi 1938-1949” (Gjaku i tradhtuem – marredhaniet shqiptaro-jugosllave – 1938-1949)” , flitet shpesh herė e kritikohet fort vepra e ktyne hinglizve nė Shqypnķn t’onė. Nder sį tjera, thohen nė faqe 108 njekto fjalė: “Molti alfieri (portabandiera) – dell’Albania Settentrionale, di Ljuma, Krasnic, Bitic, Mate, Gornji, Debar, lavoravano gią di generazione in generazione per l’Intelligence Service. Cosģ per esempio, nella famiglia di Hagi Ljesi c’č un vecchio il quale, per servigi resi al servizio informativo brittanico quaranta e pił anni fa riceveva continuamente ogni sabato un montone ed alcune monete d’oro, il che gli perveniva regolarmente per anni, e perfino durante questa guerra”(“Shumė bajraktarė tė Veriut (Luma, Krasniqja, Bytyēi, Mati, Gornji, Dibra) punojshin brez mbas brezi me Intelligence Service. (Zbulimi sekret anglez). Kėshtu, pėr shembull, nė familjen e Haxhi Lleshit, āsht nji plak i cili, si shpėrblim pėr shėrbimet qi i kishte bā, dyzet vjet mā pare, shėrbimit informativ britanik, merrte ēdo tė shtunė nji dash e disa napolona qi i vijshin rregulisht prej vitesh, madje edhe gjatė ksaj lufte.” ).

Shka thoni ju? – Per mā teper dishroj me dijtė:

3) Rolin e Luigj Gurakuqit sidomos nė relacjon me proklamacjonin e vetqeverimit nė Vlonė 1912. Dikund kam lexue se Luigji thirret “Sekretari i 1912-s”. A āsht kenė Luigji sekretar i Ismajl Qemalit a si āsht per t’u kuptue kjo punė? A āsht mandej e vertetė se Luigj Gurakuqi āsht kenė si kshilltįr apor si sekretįr pranė Ded Gjo’ Lulit nė lėvizjen e Malcķs sė Madhe? Per Luigjin kishe me dashtė me dijtė shum, sidomos per sa i perket politikės sė jashtme shqyptare. Rolin e tij nė kohen e opozitės e tė popullores ndoshta shkon teper gjatė me e kallxue tash. Me gjithkta vrasen e tij nuk e kuptoj mirė. Nė nji numer tė “Hyllit tė Dritės”, Marc 1944, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Beg Currit, flitet per dekė tė tij e kurrkund nuk del kjartė nė shesh se kush e shtini Baltjon Stambollen me e vrį tė shuemin Luigj. Thohet se kvestura e Barit ndaloi me bā funeral tė madhnueshem neper gjytet tė Barit e lejoj vetem ate nder vorre. Flitet mandej gjatė per padrejtsķ tė gjygjit tė Tranit etj. Njeri qi lexon ket artikull, mendon se Luigjin e kanė vrį Italjant e kurrkush tjeter nuk ka pasė gisht nė ket vrasė.

4) N’ Illyrisch-albanische Forschungen, blź II, faqe 232 lexohen njekto fjalė: “Nur im Süden bei den Tosken, die im Vergleich zum Norden viel fortgeschrittener waren, konnte man seit langem unter den mohammedanischen Beys die Anfänge einer keimenden national-albanischen Idee konstatieren. Die mohammedanischen Tosken bekennen sich jedoch fast ausscaließlich zu der religiösen Sekte der Bektaschi, die eine liberalere Weltanschaug vertritt, und z. B. eine Regelung der sozialen Verhältnisse durca die Religion nicht anerkennt. Vort mind konnte sich ein Nationalbewußt-sein allmählich bilden, dort sind auch die ersten von den Tosken selbst erhaltenen albanischen Schulen entstanden. Im übrigen Albanien standen die Mohammedaner mit wenigen Ausnahmen der albanischen Nationalidee gleichgiltig, wenn nicht gar-wie jene Skutaris-direkt feindlich gegenüber (Vetėm nė Jugė te Toskėt, tė cilėt nė krahasim me Veriun ishin shumė mė tė zhvilluar, mund tė vėreheshin prej kohėsh nėn bejlerėt muhamedanė fillimet e njė ideje t’ardhėshme kombėtare-shqiptare. Megjithatė, Toskėt muhamedanė i pėrkisnin kryesisht sektit tė Bektashijvet, i cili pėrfaqėsonte njė botkuptim liberal, dhe p.sh. nuk njihte njė rregullim tė marredhėnieve sociale nėpėrmjet fesė. Aty dalngadalė mundi tė formohej njė ndėrgjegje kombėtare, aty kishin lindur dhe shkollat e para shqipe tė mbajtura nga vetė Toskėt. Nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė, me pak pėrjashtime si disa nė Shkodėr, muhamedanėt ishin indiferentė pėrkundrejt idesė kombėtare.”)”. Shka thoni ju mbi ket pikė? Sidomos mbi fjalėt e nenvizueme prej meje nuk kam aspak haber se shka don me thānė ky Zotnķ Karl Thopija, qi i shkruen. (Nė kllapė: a āsht ky Karl Thopija ktu nji pseudonim a por nji personė e vertetė?).

Nė librin e Richard Busch-Zantner, tė cilin vetė shpesh herė ta kam ēitue, lexohen kto fjalė mbi Bektashizmen nė faqe 40-41:

“Die zweite islamische Glaubensgemeinschaft ist der Bektaschismus, eine aus einem Derwischerorden heraus entwickelte pantheistische Sekte. Als Derwischerorden war der Bektaschismus zunächst in Klein-asien zu Hause, hat dann aber wahrscheinlich durch die enge Verbindung seines Begründers Beltash zu den Janitscharen, deren sozusagen “erster Feldpropst” der war, auf Europa übergegriffen, und tatsächlich liegt auch Bektash in einer Moschee der Istanbuler Verstadt Beshiktash auf rumelischer Seite bestattet-Seit etwa 1530 ist der Orden in Albanien nachweisbar, wo er in der Folgezeit namentlich in der Schicht der Feudalität eine große Anghängerschaft erworben hat, die ihn nicht nur materiell unterstützte, sondern auch überallhin, wo es albanische Feudalherren gab, verbreitete. In Aliculi, einem kleinen, von meist albanischen Großgrundbesitzern bewohnten Nest Thessaliens, gab es zum Beispiel schon im 18. Jahrhundert ein berähmtes Kloster des Ordens, und daß Derwische, vor allem die Bektaschi-Derwische, am Hofe Ali Paschas zu Janina um dier wende des 18. Jahrhunders unbeschränkten Zugang genossen, ist bekannt. Noch heute ist das Derwischerwesen in Albanien ziemlich lebendig; namentlich im Frühjahr, von dem Einbruch der großeb Sommerhitze, kann man die Mönche überall auf Vanderschaft sehen.

Diese intimen Beziehungen nur konservativen Agrarfeudalität und nicht zuletzt die traditionellen Beziehungen zu den Janitscharen veranlaßten Sultan Mahmud II., 1826 den orden aufzuheben und blutig zu unterdrücken, ohne ihn ober ausrotten zu können.

Sowohl in Kleinasien, in Ägypten- das dortige Königshaus ist albanischer Herkunft-wie in der Umgebung Istanbuls erhielt er sich fort. Sein Hauptverbreitunsgebiet wurde aber Albanien mit dem Mittelpunkt Kruja, wo er seit dem 16. Jahrhundert nachweisbar ist. Politisch trat er im neuen Albanien bereits 1920 in Erscheinung, als in den Regentschaftsrat erstmals auchtein offizieller Vertreter des Bektaschismus beufen wurde. Nachdem schon 1928 eihe auch rechtliche Verselbständigung der Glaubensgemeinschaft erötert wurde, ward sie 1932 endlich vollzogen. Die Anhängerschaft mag sich auf etwa 100. 000 menschen belaufen.

Nė nji vend tjeter po tė njajtit auktor thohet: “Akif Pascha Elbassani, ein enger Mitarbeiter Achmed Zogus während der Elbassaner Tage 1916 und vorher schon ergehener Anhänger des Prinzen zu Wied, vertrat den Bektaschismus im Regentschaftsrat nämlich (“Bashkėsia e dytė islame ėshtė Bektashizmi, njė sekt panteistik, i dalė nga njė urdhėr dervishėsh. Si urdhėr dervishėsh, Bektashizmi e kishte origjinėn nė Azinė e Vogėl por mė pas, ndoshta nėpėrmjet njė lidhjeje tė ngushtė tė themeluesit tė tij, Bektashit, me Jeniēerėt, i tė cilėve ai ishte kleriku i pare, kaloi n’Evropė. Nė tė vėrtetė Bektashi ndodhet i varrosur nė njė xhamķ nė pjesėn evropiane tė njė lagjeje periferike tė Stambollit. Prania e Urdhėrit nė Shqipėri dokumentohet qė nga viti 1530. Me kalimin e kohės fitoi shumė simpatizantė ndėr rradhėt e feudalėve, tė cilėt nuk e mbshtetėn vetėm financiarisht, por e ndihmuan tė pėrhapej kudo kishte feudalė shqiptarė. Nė Aliculi, njė vend i vogėl nė Thesalķ, i banuar kryesisht nga pronarė shqiptarė tokash, psh., qė nė shek.XVIII kishte njė manastir tė Urdhėrit, dhe ėshtė fakt i njohur qė dervishėt, mbi tė gjithė dervishėt bektashinj, nė kapėrcyell tė shek. XVIII gėzonin hyrje tė lirė n’oborrin e Ali Pashė Tepelenės. Ende sot jeta e dervishėve nė Shqipėri ėshtė e gjallė (aktive) ; pėrkatėsisht nė pranverė, para ardhjes sė nxehtėsisė sė madhe tė verės, mund tė shikohen kudo murgjėr nė shtegtim.

Kjo marredhėnie intime me feudalėt agrarė dhe jo mė pak marredhėnia me jeniēerėt e shtynė Sulltan Mahmudin II mė 1826 t’a shfuqizonte dhe t’a shtypte nė mėnyrė tė pėrgjakshme urdhėrin, por pa arritur t’a shfaroste pėrfundimisht.

Si nė Azinė e Vogėl, n’Egjypt – ku shtėpia e atyshme mbretėrore ėshtė me origjinė shqiptare – ashtu dhe nė rrethinat e Stambollit, urdhėri vazhdoi tė ekzistonte. Zona kryesore e pėrhapjes sė tij ishte Shqipėria me qendrėn nė Krujė, ku dėshmohet tė ketė ekzistuar qė prej shek. XVI. Politikisht ai u shfaq nė Shqipėri mė 1920, nė Kėshillin e Regjencės pėr herė tė parė u shfaq zyrtarisht njė pėrfaqėsues i Bektashizmit. Pasi qė mė 1928 u diskutua dhe shpallja e pavarėsisė sė bashkėsisė fetare, kjo u pėrfundua mė 1932. Numuri i simpatizantėve tė tij mund tė shkojė tek 100000 vetėt. Aqif Pashė Elbasani, njė bashkėpuntor i ngushtė i Ahmet Zogut gjatė ditėve tė Elbasanit mė 1916 dhe mė parė simpatizant i Princ Vidit, nė Kėshillin e Regjencės pėrfaqėsonte pėrkatėsisht Bektashizmin.) (“Bashkėsia e dytė islame ėshtė Bektashizmi, njė sekt panteistik, i dalė nga njė urdhėr dervishėsh. Si urdhėr dervishėsh, Bektashizmi e kishte origjinėn nė Azinė e Vogėl por mė pas, ndoshta nėpėrmjet njė lidhjeje tė ngushtė tė themeluesit tė tij, Bektashit, me Jeniēerėt, i tė cilėve ai ishte kleriku i pare, kaloi n’Evropė. Nė tė vėrtetė Bektashi ndodhet i varrosur nė njė xhamķ nė pjesėn evropiane tė njė lagjeje periferike tė Stambollit. Prania e Urdhėrit nė Shqipėri dokumentohet qė nga viti 1530. Me kalimin e kohės fitoi shumė simpatizantė ndėr rradhėt e feudalėve, tė cilėt nuk e mbshtetėn vetėm financiarisht, por e ndihmuan tė pėrhapej kudo kishte feudalė shqiptarė. Nė Aliculi, njė vend i vogėl nė Thesalķ, i banuar kryesisht nga pronarė shqiptarė tokash, psh., qė nė shek.XVIII kishte njė manastir tė Urdhėrit, dhe ėshtė fakt i njohur qė dervishėt, mbi tė gjithė dervishėt bektashinj, nė kapėrcyell tė shek. XVIII gėzonin hyrje tė lirė n’oborrin e Ali Pashė Tepelenės. Ende sot jeta e dervishėve nė Shqipėri ėshtė e gjallė (aktive) ; pėrkatėsisht nė pranverė, para ardhjes sė nxehtėsisė sė madhe tė verės, mund tė shikohen kudo murgjėr nė shtegtim.

Kjo marredhėnie intime me feudalėt agrarė dhe jo mė pak marredhėnia me jeniēerėt e shtynė Sulltan Mahmudin II mė 1826 t’a shfuqizonte dhe t’a shtypte nė mėnyrė tė pėrgjakshme urdhėrin, por pa arritur t’a shfaroste pėrfundimisht.

Si nė Azinė e Vogėl, n’Egjypt – ku shtėpia e atyshme mbretėrore ėshtė me origjinė shqiptare – ashtu dhe nė rrethinat e Stambollit, urdhėri vazhdoi tė ekzistonte. Zona kryesore e pėrhapjes sė tij ishte Shqipėria me qendrėn nė Krujė, ku dėshmohet tė ketė ekzistuar qė prej shek. XVI. Politikisht ai u shfaq nė Shqipėri mė 1920, nė Kėshillin e Regjencės pėr herė tė parė u shfaq zyrtarisht njė pėrfaqėsues i Bektashizmit. Pasi qė mė 1928 u diskutua dhe shpallja e pavarėsisė sė bashkėsisė fetare, kjo u pėrfundua mė 1932. Numuri i simpatizantėve tė tij mund tė shkojė tek 100000 vetėt. Aqif Pashė Elbasani, njė bashkėpuntor i ngushtė i Ahmet Zogut gjatė ditėve tė Elbasanit mė 1916 dhe mė parė simpatizant i Princ Vidit, nė Kėshillin e Regjencės pėrfaqėsonte pėrkatėsisht Bektashizmin.).

A āsht edhe Ahmet Zogu Bektashi?

5) Dishroj me dijtė se deri ku kanė veprue komunistat Shqyptarė indipendent prej komunistave tė Titos; flas per kohen deri qi Tito u prish me Mosken, d.m.th deri nė veren 1948. Mizorķt e bame nė Shqypnķ a do t’u ngarkohen mā fort komunistave jugoslav apor atyne tė Shqypnķs? A thue lista e Shqyptarve pėr t’u mbytė āsht gatue nė Belgrad, apor komunistat shqyptarė vetė kanė punue pavarsisht nemosč per shka u perket mizorive. Mė kande me dijtė taman kush e ka pergjegjsķn e madhe morale per kto mizorķ. A i kanė nė shpirtė e ndergjegje tė veten ata tė Belgradit apor ata tė Enver Hoxhės jetėt e njerzve mā me randėsķ tė Shqypnķs tė kputuna prej ktyne mizorve?

Po e kpus letren, mbasi po mbaron, tue tė diftue se i kam shkrue Mbretit qysh me 31 dhetuer, tue i thānė se tash tre muej Mustafa Kruja pret pergjegje prej Madhnķs sė Tij per tė nenshkruemin. Kurrnji fjalė mā teper, perveē shndeteve e nderimeve mā tė kthellta.

Per sot njiherė Tż po tė dergoj shndet e daulet.

Miku i Yt

P.P. Margjokaj O.F.M.

S. – Para nja dy muejsh āsht shtypė nė Innsbruck, Tyrolia Verlag, njėky liber: Hans Kramer (Profesor i historķs moderne n’ univers. t’ Innsbruckut), “Die Großmächte und die Weltpolitik 1789 bis 1945.” Āsht nji blź i madh mā se 800 faqesh, mjaft i interesantshem. M’a ka dhānė nji student i universitetit qi banon ktu nė kuvend me mue, e edhe profesori i historķs moderne ktu nė Graz e ka levdue. Ndoshta t’intereson me e pasė apor ndoshta e intereson edhe Mbretin ky liber, qi kushton 160 Schillinga Austrijet.

Ramleh (Aleksandrķ), 21. II. 1952

I dashuni mik,

Po t’u pėrgjigjem me sa mundem pyetjeve tė letrės me 26 tė mojit tė kaluem.

Pėr Eshref Frashėrin. veē sa tė kam shkrue deri tash, nuk dij tjetėr me themel. Mundem me shtue edhe nji gjā tė vetme: kur nė 1923 Ahmet Zogu mbėrrīni me shkatėrrue Klikėn pėrmbrźnda Eshrefi mbet me tź, por edhe ndėr sŷ tė tij e kishte humbun tashmā ēdo rāndsķ politike, kishte dekun.

Un s’dij me sigurķ kurrfarė hollsinash mbi shėrbimin informativ ingliz nė Shqipnķ. Sa pėr Il sangue tradito, ai libėr t’a merr edhe tż mźndja qi āsht fund e krye tendencjoz.

Mbi Luigj Gurakuqin āsht shkrue mjaft, relativisht, e ndėr tjera, shkrime gazetash e rivistash, ka edhe nji bijografķ tė shkurtėn, nji librec, tė Gjon Kamsit. Pėr ato pika specifike qi mė pyet ti po tė pėrgjigjem me aqė sa dij. Me sa dij unė me tė ndieme, por gati me sigurķ, nė kryengritjan e madhe tė malsorve tė Mbishkodrės, Luigji ka qźnė nė Cetinė bashkė me Ismail Kemalin edhe 12 pikat e librit tė kuq pėr autonomķn e Shqipnķs qi u lypshin atėherė n’emėn tė kryengritėsvet, ata i kanė pėrpilue.

Luigji ka qźnė njohun me Ismail Kemalin pėrjashta, ku ishin tė dy t’arratisun. Bashkė patėn zdrypun edhe nė 1912 nė Durrės ku u pėrgatit mbledhja e kuvźndit tė Vlonės. Sekretar i kėtij kuvźndi, ku un pata shkue si delegat i Krujės bashkė me ta, ka qźnė Luigji. Pjesa shqipe e shpalljes sė pamvarsķs āsht shkrim i tij e tyrqishtja e dorės s’Ismailit. Luigji ka pasė qźnė shoq i kėtij tė fundit e si dora e djathtė e tij, jo sekretar me rrogė. Āsht interesant nji anekdot, qi s’āsht shkrue ndonji herė. Ishim disa vetė nė zyrėn e kryetarit: ditt e para qi qe shpallė pamvarsija. Nuk mbaj mend si u ashpruen fjalėt ndėrmjet Gurakuqit e Xhemil Be Vlorės (Kuvźndi ka qźnė mbledhun nė shtėpķ tė kėtij tė fundit e atje ishte ende edhe zyra, a, mā drejtė me thānė, salloni ku pritte plaku.) Xhemili e buer ekvilibrin e, si ishin mėsue bejlerėt me tė krishtenėt e Jugės nė kohėn e Tyrqķs, lėshoi nji fjalė tė rāndė kundrejt Shkodranit, i tha “ushak”, tyrqisht, qi don me thānė shėrbtuer, laquet. Shkrepte nė lidhnķt qi kishte Gurakuqi me Ismailin. Gurakuqi u ēue si rrufeja e i mbet me nji paravesh turījve. Tjerėt e kapėn beun e e ēuen nė harem, te grįt e s’u bā mā kurrfarė reakcjoni. Luigji s’e hiqte n’ato kohna tė turbullta kurrė alltijen nga brezi, e ruejna Zot pat me u bāmė nami. Mā vonė i pajtoi Plaku. Ky, me gjithė qi Xhemilin e kishte nip, donte e ēėmonte njiqind herė mā fort Luigjin.

Gurakuqi qe zgjedhun prej kuvźndit ministėr i arsimit. Sekretar i kryesķs sė kėshillit ministruer, pėr nja tre muej e mā tepėr, s’e mbaj mźnd mirė, kam qźnė un.

Pėr sa i pėrket ideve tė Gurakuqit mbi politikėn e jashtme tė Shqipnķs, nė dish gjā pėr mue, s’ke nevojė me pyetun mā gjatė : un jam nxānės i tij. Vetem se ai s’e ka pasun guximin t’em, tutej tepėr, i shueti, prej demagogvet e gojkėqijvet. Faik Konica, qi s’mund t’a shihte me sŷ – se edhe kėtij i a ka pasė futun nji shkop (ishte moda me bartun zotnķt shkopij aso kohe) nė nji mbledhje nė hotelin Kosova tė Durrsit, ku ishem edhe un, nėn Princ Wiedin – e qi dinte me i a gjetun gjithkuj nji ofiq, i a ka pasė ngjitun “miku i gjithkuj”, shi pėr nj’atė temperament qi kishte pėr mos me i a prishun qejfin askuj.

Nė parlament ka qźnė nji ndėr liedert mā tė shquemit t’opozitės.

Nė lėvizjen e qershorit 1924 ka qźnė kundrėshtar deri qi nuk qe vźndosun, ka luftue si luā pėr t’a ndalue, tue profetue pikė pėr pikė tė gjitha pasojat qi u vėrtetuen mā vonė njāna mbas tjetrės. Por, mjerisht, mbandej, kur s’i eci mā fjala, vot mbas rrymės e u bā edhe ministėr me Fan Nolin.

Nė vrasėn e tij s’ka pasun kurrgjā tė misterėt e prandej āsht kot qi tė mė pyetsh mue. Un kaq po tė them: qi Luigj Gurakuqi āsht bāmė flķ e panjohjes sė shpirtit tė pastėr, tė patrijotizmės sė kulluet e tė ideve politike tė vėrteta tė tija. T’i kishin qźnė njohun e dijtun kėto tė gjitha, ashtu si i kishte me tė vėrtetė, Luigji s’ishte vramė. Tż ndoshta kėto fjalė tė mija kanė me t’u dukun sibiline e s’ke me i kuptue mirė ; por s’ka gjā, shėnoi vetėm si nji gjykim historik, e dikur ke me i kuptue. S’e kam kėndue shkrimin e Hyllit tė Dritės, por puna s’āsht ashtu si e paske nxjerrė ti prej atij shkrimi. Italjanėt s’e vranė Gurakuqin, por spekuluen mbi gjakun e tij : gjyq’i Tranit ka qźnė nji shkandull e nji njollė qi s’i hiqet kurrė gjyqsķs fashiste.

Asaj pjesės qi paske kopjue prej veprės Illyrisch-albanische Forscungen, tė mė falėsh se nuk do t’i pėrgjigjem. E po tė lutem, si pėr sa ka mbrźnda ajo, ashtu edhe pėr tjera, me mė bāmė kurdoherė pyetje tė caktueme. Edhe dije qi fjalor’i im gjermanisht āsht tepėr i vorfėn, aqė sa s’ka frazė pa ndonji fjalė qi nuk e kuptoj, nė ēdo tekst qi marr me kėndue. Prandej tekstet gjermanishte mbi tė cilat don me mė pyetun, dėrgomi tė pėrkthyeme shqip. Gramatikėn e dij mjaft mirė e prandej, me ndihmėn e fjalorit, kam mbėrrīmė me pėrkthye krejt pjesėn historike tė vėllimit tė parė tė veprės qi paske ti. Un s’e kam, por e pata marrė hua.

Po ti si s’priton, bre burrė, me i shtimė vetes kujdes se kush i ka mā tepėr nė shpirt e kush do t’i lajė mā shtrźjt n’atė jetė apo nė kėtź gjakun e tė pafajshėmve shqiptarė e gjithė tė zezat e bāme nė Shqipnķ, a Slavėt qi kanė dhānė drejtimet apo Shqiptarėt qi i kanė zbatue nė detaje?

Ajo historija qi qźnka botue tash vonė nė Graz po m’intereson fort. Por kallzomė mā par’ e mā dalė se sa bājnė 160 shilingat me pare qi njohim tė dy: p.sh. me lireta, fr. Zvicre a dollarė. Mbrapa shikoj xhepin e pėrpiqem, pėr n’i paēa paret, me gjetun mėnyrėn se si me i ēue. Tjetėrkush s’āsht i marrė si ti e si un me shpenzue tė holla pėr libra.

Me shumė shėndet e miqsķ

MKruja”. /standard.al/
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

122


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi