Sekreti i Reformės nė Drejtėsi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekreti i Reformės nė Drejtėsi

Mesazh  Anon prej 10.10.14 1:23


Thelbi i problemit me Drejtėsinė (Gjykatat dhe Prokurorinė) nė Shqipėri ėshtė se gjyqtarėve dhe prokurorėve u ėshtė dhėnė me ligj njė pushtet i madh, por i pabalancuar nė atė mėnyrė qė t’ i detyrojė gjyqtarėt dhe prokurorėt qė ta pėrdorin nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Prandaj, me ushtrimin e kėtij pushteti ndodh qė ai vėrshon si rrjedha e njė lumi krejt tė pakontrolluar qė pėrmbyt shoqėrinė nė tė gjitha anėt dhe skutat e saj, duke shkaktuar dėme tė mėdha. Ēėshtja ėshtė se si ky pushtet (“lumė”) tė kanalizohet nė rrjedha ligjore, ashtu si ndėrtohen nė lumenjtė e sistemuar mirė ekluza dhe diga, tė cilat disiplinojnė rrjedhėn e tyre. Dhe ashtu si rrjedha e ujit shkon nė turbina dhe prodhon elektricitet, dritė, edhe rrjedha e pushtetit tė ushtruar nga gjyqtarėt dhe prokurorėt do tė prodhojė drejtėsi.
Prandaj duhet tė gjendet njė pikė kyēe nė vendim-marrjen e gjyqtarit ku tė ndėrhyhet me anė tė ligjbėrjes sė tillė qė tė detyrohet gjyqtari tė ushtrojė vetėkontroll nė procesin e vendim-marrjes. Pėr mendimin tim kjo pikė kyēe ėshtė arsyetimi i vendimit. Gjyqtari ka detyrim ligjor qė ta arsyetojė vendimin e tij. Ky detyrim nuk pėrcaktohet vetėm nė ligjet proceduriale civile dhe penale, nė bazė tė tė cilėve punojnė gjyqtarėt, por edhe nė Kushtetutė. Arsyetimi i vendimit ėshtė njė institut juridik. Por ligji pėrcakton vetėm nė mėnyrė tė vagullt modalitetet e arsyetimit tė vendimit. Kėshtu pėr vendimet civile dhe ato administrative, thuhet se nė pjesėn arsyetuese tė vendimit duhet t’ u jepet pėrgjigje pretendimeve dhe prapėsimeve tė palėve. Gjyqtari ėshtė i detyruar qė ta arsyetojė vendimin, duke pėrmendur dhe duke iu dhėnė pėrgjigje pretendimet dhe prapėsimet e palėve (nė njė gjykim civil), sipas provave pėrkatėse. Por nė realitet pjesa arsyetuese e vendimeve tė gjykatave shqiptare ėshtė shumė e mangėt. Qė tė mund tė jape abuzivisht vendimin qė dėshiron, gjyqtari duhet tė lerė me dashje jashtė shqyrtimit nė pjesėn arsyetuese fakte dhe prova, tė cilat do tė ēonin nė njė pėrfundim tė kundėrt. Ose sė paku t’ i pėrmendė ato qėllimisht tė tjetėrsuara, pjesėrisht, ose madje edhe plotėsisht. E njėjta gjė ndodh edhe nė proceset gjyqėsore penale ku gjyqtari ose trupi gjykues janė ligjėrisht tė detyruar qė, nė pjesėn arsyetuese tė vendimit, tė japin pėrgjigje pėr akuzat e prokurorit dhe pėrgjigjet e mbrojtjes ndaj tyre, sipas provave pėrkatėse. Por nė realitet ata nuk e bėjnė kėtė gjė nė mėnyrėn e duhur kur duan qė tė japin njė vendim tė padrejtė.
Nėse ligji do tė pėrcaktojė deri nė detaje procedurėn e arsyetimit tė vendimit nga ana e gjyqtarit, atėherė gjyqtari do ta ketė praktikisht tė pamundur qė tė japė njė vendim qė bie ndesh me arsyetimin. Nėse gjyqtari e bėn kėtė gjė, atėherė ky duhet tė jetė shkak pėr largimin e tij nga detyra. Madje, mospėrputhja e thellė mes arsyetimit tė vendimit dhe dispozitivit tė tij duhet tė pėrcaktohet edhe si vepėr penale nė Kodin Penal. Gjithashtu duhet tė parashikohet si vepėr penale nė Kodin Penal dhėnia e dy vendimeve tė ndryshme nga i njėjti gjyqtar pėr ēėshtje tė ngjashme, si dhe interpretimi nga i njėjti gjyqtar nė dy mėnyra tė ndryshme i fakteve, i provave tė njėjta.
Nė Shqipėri, nuk ėshtė teprim tė thuhet se mbi 90% e vendimeve gjyqėsore, civile, penale dhe administrative janė antikushtetuese se nuk pėrmbushin detyrimin kushtetues qė vendimet gjyqėsore tė jenė tė arsyetuara. Vendimet e shkallės sė parė, qė logjikisht duhet tė jenė mė tė thelluara, janė tė arsyetuara pėrciptazi, se gjyqtarėt nuk kanė kohė shumė pėr tė shkruar vendime se kohėn e harxhojnė me zbavitje, pėr restorante, pub-e, udhėtime, kazino, kafene, butikė, palestra, parrukeri, takime me dashnorėt dhe dashnoret, nė facebook, me profile reale dhe tė rreme, nė Instagram, me videogame, duke parė filma etj. Madje ka gjyqtarė dhe prokurorė qė marrin juristė nė pension me pagesė pėr shkruar vendime, apo akt-akuza. Kjo ėshtė njė gjė qė dihet. Ndėrsa vendimet e gjykatave tė apelit shpesh do tė turpėronin edhe juristė mediokėr, nė shumė raste jo se gjyqtarėt nuk dijnė, por se neglizhojnė dhe nuk kanė kohė pėr tė kryer detyrėn. Vendimet e Gjykatės sė Kasacionit janė shndrruar nė shabllone me disa rreshta tė cilat fare mirė mund t’ i shkruajė edhe njė amator nė jurisprudencė. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese shpesh janė manuale tė kundėrthėnieve dhe irracionalitetit lehtėsisht tė vėrtetueshėm.
Nė Kodin Penal shqiptar kishte njė nen qė sanksiononte se se vendimi gjyqėsor haptazi i padrejtė ėshtė vepėr penale dhe dėnohet me burgim nga tre deri nė dhjetė vjet. Por edhe ky nen u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, pas kėrkesės sė disa gjyqtarėve, se pėrbėnte presion mbi gjyqtarėt nė ushtrimin e detyrės sė tyre. Ndonėse ky nen ekzistonte kot nė Kodin Penal pasiqė nuk ishte ishte zbatuar asnjėherė nė 13 vitet qė ekzistoi deri nė 2008, dhe nuk pati asnjė ēėshtje penale tė hapur kundėr njė gjyqtari pėr dhėnie vendimi haptazi tė padrejtė, edhe pse Shqipėria kishte reputacionin e tė qenit njė nga vendet e botės me sistemin gjyqėsor mė tė korruptuar.
Njė mėnyrė kontrolli mund tė gjendet edhe pėr prokurorėt qė ata ta ushtrojnė pushtetin e tyre nė mėnyrė tė pėrgjegjshme. Kėtu problemi kryesor ėshtė se prokurorėt mund tė manipulojnė abuzivisht hetimin dhe ta ēojnė nė gjykatė njė ēėshtje nė mėnyrėn qė duan ata, duke lėnė jashtė pėrgjegjėsise persona, si dhe duke mos bėrė kualifikimin e duhur tė veprės penale, tė gjitha kėto pėr shkak tė korruptimit tė tyre. Pėr kėtė qėllim duhet tė krijohet njė mekanizėm i mbikqyrjes sė punės sė tyre, i llojit tė gjyqtarit-udhėzues (giudice istruttore) nė Itali, por i llojit qė ka qenė nė Itali para vitit 1989. Ky tė jetė pra njė gjyqtar i cili e ndjek rrjedhėn e hetimeve tė njė ēėshtjeje, duke nisur qė nga hetimi policor e nė vazhdim kur hetimi kalon nė varėsi tė Prokurorisė. Ky gjyqtar si dhe prokurori nėnshkruajnė bashkėrisht aktet hetimore. Gjyqtari udhėzues nuk ka tė bėjė me gjykimin e ēėshtjes. Puna e gjyqtarit udhėzues pėrfundon me vendimin qė ai merr pėr t’ u dėrguar ēėshtja nė gjykatė, ose pėr ta pushuar procedimin penal tė nisur ndaj njė personi. Kėshtu i hiqet prokurorit njė mundėsi pėr abuzim, qė sot pėrbėn problem tė madh. Pėr kėtė qėllim mund tė krijohet posti i Kryegjyqtarit Udhėzues tė Republikės, i cili tė ketė gjyqtarėt e tillė tė atashuar pranė Prokurorisė nė tė gjitha nivelet e saj.
Njė tjetėr aspekt i domosdoshėm i Reformės nė Drejtėsi ėshtė krijimi i njė gjykate dhe prokurorie tė veēantė pėr nėpunėsit publikė qė kanė kryer krime gjatė ushtrimit tė detyrės. Tė gjithė ministrat, deputetėt, kryetarėt e bashkive, policėt, doganierėt, punonjėsit e zyrave tė tatimeve, si gje tė gjithė punonjėsit e tjerė tė administratės publike, asaj qendrore dhe asaj vendore, duhet tė gjykohen nga njė sistem gjyqėsor i veēantė, i cili tė ketė shkallėn e parė, tė dytė dhe gjykatėn e lartė. Kjo gjykatė duhet tė quhet Gjykata pėr Punonjėsit Publikė. Edhe Prokuroria pėr kėtė kategori personash duhet tė jetė e veēantė, dhe tė quhet Prokuroria e Pėrgjithshme pėr krimet dhe kundėrvajtjet penale tė kryera nga punonjėsit publikė. Duke u bėrė kjo ndarje do tė ēlirohet trupa e gjyqtarėve dhe prokurorėve qė merret me problemet gjyqėsore tė 90% tė qytetarėve tė Shqipėrisė nga presioni i Politikės, flirtimi me tė, si dhe akuzat pėr shėrbime ndaj saj.
Ndėrhyrja e Gjykatės Kushtetuese nė proceset gjyqėsore civile, penale dhe administrative, duhet tė kufizohet vetėm sa i pėrket shqyrtimit tė arsyetimit tė vendimeve qė ėshtė edhe njė detyrim kushtetues. Tashmė Gjykata Kushtetuese e ka bėrė praktikė prej shumė viteve qė tė shqyrtojė dhe tė prishė vendimet gjyqėsore pėr cėshtje penale dhe civile, duke u kthyer praktikisht nė shkallėn e katėrt tė sistemit gjyqėsor, nėse e llogarisim Gjykatėn e Lartė si shkallė tė tretė, se ashtu ėshtė bėrė, ndonėse nė fakt ligjėrisht sistemi gjyqėsor ka dy shkallė.
Kėshtu duhet bėrė Reforma nė Drejtėsi, nėse synimi ėshtė vėrtet qė tė bėhet njė reformė konstruktive./
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

436


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sekreti i Reformės nė Drejtėsi

Mesazh  DaniEL prej 10.10.14 13:41

Sistemi me i mire per drejtesine eshte ai i SHBA-se problemi qendron tek "imuniteti" qe u i eshte dhene nga ligji dhe tek ai neni per dnimin e gjyqtqreve dhe prokurorve qe tani eshte hequr. Keta kane imuntitet. po ky imunitet nga se i mbron??? nga ligji. si mund te bej drejtesi ky gjyqetar e prokuror kur ky e shkel vete duke e abuzuar duke u fshehur pas imunitetit??? une se kuptoj dot kete imunitetin qe kane kete se linde pyetja se nga kush do mbrohesh me kete imunitet nga ligji??? eshte kondradkitore smund te besh drejtesi per te tjeret duke abuzuar ne emre te imuniteti eshte plotesisht absurde dhe e pakuptimte. nje e vecante e Amerikes eshte FBI-a gje te cilen ko hallke mungon ne shqiperi kjo eshte ajo strukture e vecante qe thua ti per te ndjekur ceshtjet e hetimeve dhe gjykimeve me korrupsionin po u vendos kjo strukture sic duhet dhe po u hoq imuniteti dhe gjithashtu ai ligji qe kane hequr per denimin e gjyqtareve dhe prokurorve qe abuzojne do reduktonte ne menyre te shkelqyer korupsionin. megjithate nuk ka drejtesi prefkte ne kete bote. edhe ne vendet me te zhvilluar ka padrejtesi por ka perqindje te vogel jo si ketu ne shqiperi ne menyre shume te keqe dhe te madhe.
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi