Pėrgjojnė secilin dhe gjithēka

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrgjojnė secilin dhe gjithēka

Mesazh  Zattoo prej 07.10.14 16:03

Zbulim tronditės: Pėrgjojnė secilin dhe gjithēka, arkivohet ēdo mendim dhe pėshpėrimė!



Nė faqen e 16-tė, tė “Wall Street Journal”, botimit dhe publikimit tė ditės sė martė tė javės sė shkuar, nė mes shumė lajmeve tė dorės sė dytė-tretė, njė lajmė dyfaqėsh: “U.S.A sapo ka vėnė nė funksion njė shėrbim tė ri monitorimi: Shėrbimi Sekret i Mbrojtjes, produkt i rindėrtimit tė plotė tė Pentagonit”, kaloi ashtu lejet pa u “prekur” nga syri i pafajshėm…

Mesa duket “dikush” nuk dėshiron tė bėhet e njohur krijimi i njė shėrbimi tė ri sekrete.
Ai i 17-ės!

Nuk ėshtė diēka e re se “Temperatura e Pėrgjimeve” e kishte kaptuar Amerikėn, fill pas sulmit terrorist tė kullave binjake, mė 11 shtator tė 2001-it. George Bush, ishte “shkelmuesi i parė”, por qeveria e Barak Obama-s, me mbėshtetjen e plotė tė Kongresit, e ngriti atė nė kulm. Aktualisht po ndėrtohet nė Blafnteil-in e largėt tė Jutės, njė ndėrtesė, pesė herė mė e madhe se Kapitoli i Uashingtonit, me njė kosto 2 miliardė dollarė.



Nė kėtė ndėrtesė do tė strehohen “tė dhėnat personale” tė miliona e miliona qytetarėve -jo vetėm tė Amerikės, por edhe nga e gjithė bota.

Tom Engelhardt, nė librin e tij “The United States of Fear”, i cila sapo doli nė treg, jep tė dhėna tronditėse. “Materiali informativ”, qė mbledhin shėrbimet sekrete amerikane -tė dhėna tė cilat do tė arkivohen nė kėtė ndėrtesė- pėrbehet nga “pėrgjimi i plotė i tė gjithė e-mailve personale qė kėmbejmė me njėri tjetrin, do tė pėrmbledh telefonatat personale, profesionale dhe ato private, kėrkimet qė ne kryejmė nė google, si dhe ēdo gjė tjetėr qė ka tė bėjė me komunikimin personal tė ēdo individi, deri dhe tek faturat e parkimit, biletat e udhėtimeve, revistat, shtypin nė pėrgjithėsi, sigurisht dhe ēdo bashkėbisedim”.

Nė botimin e fundit tė revistės “Wired”, James Bamfornt, specialistė dhe ish-shef i Shėrbimit Kombėtar tė Sigurisė (NSA), bėnė me dije se janė vendosur nė ēdo cep tė Amerikės “mekanizma” tė cilat “regjistrojnė dhe analizojnė miliarda e miliarda mesazhe, e-maila dhe telefonata, si dhe jo vetėm kaq, pėrgjimet nuk kanė tė bėjnė vetėm me qytetarėt amerikanė, por ato pėrfshijnė dhe gjithkėnd jashtė territorit amerikanė. NSA krijojė njė super-kompjuter tė njė shpejtėsie tė pallogaritshme qė mund tė deshifrojė… portėn tuaj. Triliardė fjalė, mendime dhe pėshpėrime “kapen” nga sistemin elektronik”, sistem i cili ėshtė shpėrndarė nė gjithė Amerikėn.

Ndėrtesa e Blafnteil, nuk ėshėt e vetmja e cila i pėrket shėrbimeve sekrete tė SHBA-ve.
Sajti i revistės “Wired”, shkruan se objekte homologe “kanė mbirė si kėrpudha nė ēdo pyll tė Amerikės”. Si dhe i referohet ndėrtesės sė re tė Byrosė Kombėtare tė Inteligjencės dhe tė Gjeo-hapėsirės (NG-IA) qė ndodhet nė Virginia -ndėrtesa e tretė pėr nga madhėsia nė Uashington-, e cila kushtoi 1,7 miliardė dollarė. Nė ndėrtesė do tė strehohen 16.000 punonjės dhe shpenzimet vjetore tė saj, llogariten mė shumė se 5 miliardė dollarė.

E famshmja “Washington Post”, komentonte nė mėnyrė kritike para pak ditėsh, se shėrbimet e ndryshme sekrete tė vendit, strehohen nė 33 ndėrtesa tė mėdha, tė gjitha kėto tė ndėrtuar pas 11-tė shatorit 2001. Gjithashtu, gazeta nė fjalė, thekson se qė atėherė “komuniteti i shėrbimeve selitet”, u qindfishua nė personel, kėshtu buxheti i tyre, i kaloi tė 80 miliardė dollarėt, por n dėr tė tjerash gazeta theksonte se: “Nė periudha krizash dhe pasigurie (…) dhe tė revoltave sociale, ndoshta do duhej tė kishte njė reduktim shumė tė madh tė buxheti -dollarė shtrėngues”.

Zhvillimi i “filozofisė antiterroriste” filloi tė shqetėsojė akoma dhe konservatorėt amerikanė. “Pa e kuptuar po shndėrrohemi nė (shtet) shėrbimesh sekrete, pasaporta jonė po zhduket dhe po hyjmė nė njė labirint tė dhėnash, tė cilat nxirren sipas dėshirės tė njerėzve tė panjohur”, shkruan William Binney, ish-shef nė zyrėn e deshifrimit pranė shėrbimeve sekrete. Nė botimin e fundit tė revistės “American Conservative”, publikohen dy artikuj dhe njė koment, tė cilat pajtohen me atė ēka ideologjia liberale primare amerikane, ngjan tė bėhet “shtet totalitar”.

Sigurisht, nuk kemi tė bėjmė me “shtet sovjetik dhe sistem sovjetik, edhe pse ka pėrvetėsuar disa karakteristika tė tilla, por edhe ky shet na pėrgjojnė e pėrndjek nė gjithēka bėjmė, kudo shkojmė, ēfarėdo qė tė flasim etj”.

Kėtu Blafnteil!



Nė shėnjestėr 185 milionė njerėz!

Tė dhėnat e zgjedhura tė cilat grumbullohen, sigurisht qė nuk do tė shkatėrrohen aq pėr 90 e as pėr 190 ditė, siē edh parashikon legjislacioni amerikanė. Para njė muaji, Ministri i Drejtėsisė dhe Drejtori i NSA, nėnshkruan “vendim tė formės sė prerė”, i cili i jep tė drejtėn Qendrės sė Kėshillit Antiterroriste Kombėtarė, tė mbajė “tė dhėnat personale” tė qytetarėve amerikanė deri nė pesė vjet. Kjo periudhė kohe, mund tė zgjatet “nga autoritetet pėrkatėse” tė shėrbimit tė sigurisė dhe tė antiterrorizmit. Kėshtu tė dhėnat personal edhe tė jon shtetasve amerikanė, do tė jenė gjithmonė tė “disponueshme” pėr kėshillin drejtues dhe pėr “autoritarėt” nė ēdo kohė dhe kurdoherė.

Le tė kujtojmė kėtu se nuk kemi tė bėjmė vetėm me tė dhėna terroristėsh apo tė njerėzve qė dyshohen pėr terrorizėm.

Shumė media i janė referuar kėtij fenomeni tepėr shqetėsues, edhe pse kėto publikime nuk janė pėrgėnjeshtruar nga “autoritarėt”, pasi reportazhet e mediave bėjnė fjalė pėr mė shumė se 185 milionė njerėz tė cilėt janė “kapur” nė rrejtėn e pėrgjimeve dhe “ata” dinė gjithēka pėr ta.

Ndėrtesa e Blafnteil, gjithashtu ėshtė llogaritu qė tė strehojė “triliardė e triliarda tė dhėna” shkruan Tom Engelhard nė librin e tij “The United States of Fear”

avatar
Zattoo

692


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi