Bestytnite dhe ndikimi i tyre

Shko poshtė

Bestytnite dhe ndikimi i tyre

Mesazh  Luli prej 06.10.14 17:02



Pavaresisht zhvillimit te shkences, nhdryshimeve qe kohet sjellin, ka mjaft njerez qe ende besojne ne bestytnite qe u jane treguar qe ne vogeli dhe me te cilat jane rritur.

“Bestytnia eshte pjese e natyres humane, kur mendohet se e kemi debuar plotesisht, ajo ne te vertete fshihet ne qoshet dhe skajet me te paimagjinueshme, nga te cilat edhe del”.

Kjo thenie e Gete-s daton ne shek XVIII, tre shekuj me pare, por fuqia dhe ndikimi i bestytenive vazhdon te jete i madh tek qeniet humane. Ashtu sic edhe Gete eshte shpehur ato jane te lidhura ngushtesisht me qenien humane. Bestytnite jane te ndryshme ne vende te ndryshme, jane te lashta dhe mjaft prej tyre te huazuara nga tjeter kulture e te transmetuara brez pas brezi. Shpejgimi fillestar i bestytenive, eshte se ato konsideorhen si besimet e nje natyre te paarsyeshme, por pavaresisht kesaj, mjaft ndikuese ne veprimtarine dhe sjelljen e pervetesuar te individeve qe i besojne ato dhe i “binden” atyre.

Besimi ne keto besueshmeri te paarsyeshme, pa pasur ndonje lidhje shkakore, shpesh eshte lidhur me mangesite ne arsimim, por kjo e fundit jo gjithmone perben shkak. Bestytnite, te cilat ndryshojne shume nga njeri vend ne tjetrin, tregohen zakonisht me nje ndjenje percmuese. Shpjegimi i tyre shpesh bazohet ne lidhjet e tyre me fene, magjine, studimin e folklorit. Sipas fese islame dhe asaj te krishtere, bestytnite jane devijime, jo reale te cilat shpiken nga mendja e njeriut. E keqja, sipas tyre, njeriut i vjen nga vetja, ndersa e mira dhe denimi nga Zoti.

Forma me koherente e bestytnive eshte horoskopi. Mjaft njerez nuk e nisin diten e tyre pa lexuar horoskopin e dites dhe per ata qe i besojne horoskopit, ky i fundi ndikon kryekeput ne vazhdimesine e dites. Por bestytnite jane te ndryshme, te shumta dhe mjaft prej tyre, te hershme. Disa bestytni qe mund te permendim jane:

Data 13 dhe njekohesisht dite e premte- Konsiderohet ters nese rastis te kombinohen te dyja keto dite. Per supersticiozet, kryesisht ne Londer, kur te dyja behen bashke, duhen shmangur levizjet, te shtyhen palnet dhe punet qe mund te kesh. Megjithate edhe vete numri 13 konsiderohet ters, ose dita e marte.

Data 12- Kjo date shihet si numer i plote, 12 muaj te vitit, 12 perendi te Olimpit, 12 perendi te izraelit, 12 apostuj te Jezusit, etj.

Fshesa- Sjell ters per afro-amerikanet qe t’i fshish kembet me fshese nderkohe qe fshin shtepine. Ne Shqiperi, nese i fshin kembet dikujt teksa fshin shtepine, ai/ajo mbetet pa u martuar. Nese fshin shtepine kur nje i aferm eshte ne udhetim, apo sic i themi ndryshe “per rruge”, gjithashtu sjell ters.

Macja- Eshte nje nder rastet me te njohura, lidhur me superticionet, bestytnite. Nese sheh ne rruge nje mace te zeze, detyrimisht duhet te ndryshosh rruge, pasi sjell ters. Ne periudhen e Mesjetes ato vriteshin, pasi konsideroheshin si kafshe te shtrigave.
Filxhani- Te shikuarit e nje filxhani eshte nje bestytni mjaft e perhapur. Ne te mund te lexohet e ardhmja e nje personi, ngjarjet qe do pasojne, lidhur me te.

Ka mjaft bestytni qe lidhen me pasqyrat, parate, shiun, lotet, kripen, etj. Shpesh njerezit u jane referuar ketyre bestytnive, per kohe te gjate, brez pas brezi dhe ne menyre te paarsyeshme. Besimi ne shume bestytni ka shkaktuar edhe luftra, vdekje, deme te medha. Keto bestytni, te krijuara dhe te pranuara prej shekujsh, kane pergjigje pothuajse per cdo lloj ngjarje. Besimin ne bestytni, jo besimtaret e tyre e lidhin me mungesen e arsimimit, edukimit dhe ne vecanti besimit. Besimi ne bestytni, per ta, te largon nga Zoti.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Bestytenite dhe ndikimi i tyre.

Mesazh  Morgan TheSetting Witch prej 06.10.14 17:17

Teme vertet interesante, por nuk me pelqyen ca pika.
1. Bestytenia mund te merret mungese arsimimi, por duhet te kuptojme se ato ekzistojne dhe si te tilla njerezit jane te lire t'i besojne.
2. Besimi ne to mund te jete dhe per shkak te frikes.
3. Disa besetyteni te cilat dikush do t'i hedhi poshte do ta pesoje sepse denimin do ta marri nga Zoti.
4. Ato nuk te largojne nga Zoti, perkundrazi, jane nje forme e besimit dhe Zoti ka thene se njeriu eshte i lire te besoje c'te doje, prandaj shume fetare ta kuptojne qe dikush qe eshte magjistar apo shtrige mos ta mendojne ne rrugen e Djallit apo te erresires, ai kerkon bashkepunim dhe ekuilibrim te forcave per t'i perdorur ai ne dobi te tij. Kurre mos paragjykoni te tjeret nese nuk doni qe paragjykimi t'ju kthehet mbrapsht. Prandaj s'ka rendesi nese jini me Djallin apo me Zotin, me te keqen apo te miren, besoni apo nuk besoni, guxoni apo permbaheni, e rendesishme eshte qe te vazhdoni rrugen tuaj sepse keshtu ju vetem mund te shprehni veten.
avatar
Morgan TheSetting Witch

Universe for me is the god who answers me!

58


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi