A ekzistojnė Ufo-te !?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

A ekzistojnė Ufo-te !?

Mesazh  Admin prej 07.01.09 0:41

A ekzistojnė UFO-te !?

UFO (sqt. OFP) ėshtė akronim pėr Unidentified Flying Object, qė nė shqip do te thotė objekt fluturues i paidentifikuar (OFP). Termi UFO pėrfshin ēdo objekt fluturues te cilin shkencėtaret nuk kane arritur tė identifikojnė.

Ne shume raste ėshtė bere fjale vetėm pėr dukuri siē janė: rėnia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janė kapur keq nga satelitet pėr tu quajtur me pas UFO.

Me UFO pėrfshijmė ēdo objekt ose krijese te ēuditshme fluturuese por qe siē e shpjeguam me sipėr termi pėrfshin pamundėsinė pėr ti identifikuar dhe jo pėr ti pėrjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diēka tokėsore.

Fjalėt UFO dhe jashtėtokėsorė nuk janė i njėjti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilėsohet si pseudoshkence.

Shume fotografi ose vėzhgime, te cilėsuara si UFO, janė marre nga njerėz te ndryshėm por edhe nga satelitet ushtarake.

Materialet janė video, fotografi por edhe dėshmi mbi rrėmbime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te kėtė pasur edhe falso.

Ne dhjetor te 2005, njė video e ēuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Pėr shume njerėz kėto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistencės se UFO-ve.

Historia

Ufoligjia moderne lindi mė 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afėrsi te malit Rainer, ne shtetin e Uashingtonit.

Kjo dėshmi pėrqendroi vėmendjen e opinionit publik botėror mbi dukurinė UFO, duke i dhėnė jete studimit e me pas pseudoshkencės se njohur si ufologji.

Qe nga fillimi i Luftės se Dyte Botėrore, ka pasur shume dėshmi nga pilote te cilėt pohojnė se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te ēuditshme ose janė shoqėruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshėm.

Kėto u quajtėn “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilėt thonin se kėto objekte manovronin aq shpejt dhe me njė shpejtėsi aq te madhe saqė vinin seriozisht ne diskutim ligjet e fizikes ne ate kohe.

Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjėherė Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33.

Disa dokument te asaj epoke, aktualisht nen pronėsinė e Qendrės Ufologjike Kombėtare, faktojnė se njė UFO ėshtė pėrplasur ne afėrsi te Milanos.

Mė 7 Janar 1948, rreth orės 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerėz panė njė objekt te ēuditshėm me drita te kuqe qe qėndronte pezull ne ajėr.

Ky objekt u ndoq nga njė skuadrilje avionėsh te cilėt nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartėsi te madhe. Piloti qe u shkoi me afėr ishte Thomas Mantell i cili gjatė komunikimit me radio dha pėrmasat e objektit.

Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime pėr mungese oksigjeni. I njėjti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte njė ballon metereologjik i marines Sky Hook.

Njė vend shume i famshėm ne kėtė fushe ėshtė e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin ėshtė i ndaluar fluturimi. Pikėrisht ne laboratorėt e zonės ne fjale thuhet se ka dokumente me tepėr vlera mbi ekzistencėn e UFO-ve.

Ka dhe nga ata njerėz te cilėt kane arritur deri aty sa te thonė se kjo baze ka studiuar vazhdimisht trupa qiellore dhe se ėshtė i vetmi vend ku gjendet kufoma e njė jashtėtokėsori.

Pėr shume skeptike UFO-t nuk ekzistojnė dhe ēdo dukuri e mbiquajtur e jashtėzakonshme nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm eksperimenti i rradhes i shėrbimeve ushtarake amerikane, si pėr shembull avionėt Stealth te cilėt karakterizohen nga forma te pazakonta.

Qeveria amerikane ka pasur gjithnjė njė prirje pėr te mos dhėnė informacione mbi ketė dukuri duke arritur deri aty sa te mos e pėrfshije zonėn 51 dhe shume territore te ngjashme nėpėr hartat gjeografike.

Kohet e fundit studiues te kėtij fenomeni kane krijuar njė emėr te ri qe ėshtė UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidentifikuar.

Ky pėrkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngatėrruar studiuesit ndėrkohe qe behej fjale pėr dukuri krejtėsisht te shpjegueshme.

Rrėmbime

Sipas njė versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrėmbimeve pėrkufizohen dhe si takime ne afėrsi te tipit te IV.

Ky klasifikim ėshtė bere pasi ka pasur shume raste kur njerėzit kane deklaruar se janė rrėmbyer nga krijesa te ēuditshme pėr qėllime studimi apo analizash.

Kėto dėshmi janė konsideruar si te rreme pasiqė asnjėherė nuk janė shoqėruar me prova konkrete, megjithėse disa nga te rrėmbyerit janė paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurrė me parė.

Admin

1163


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: A ekzistojnė Ufo-te !?

Mesazh  benardi prej 23.03.12 14:42

Don Phillips: “E dinim qe egzistonin objekte te kapura ne vitin 1947 ne Roswell”

Sipas artikullit te publikuar ne numrin e Majit 2010 te Muflon Ufo Journale, Ben Rich, drejtori i pergjithshem i lockheed Skunk Works, ka pranuar publikisht ne nje deshmi dhene pak kohe para se te vdiste ne shtratin e tij, se jashtetokesoret jane reale dhe se ushtaraket amerikan udhetojne neper yje.

Ajo qe ka thene mund te tingelloje si diēka e re, por kjo deshmi ne fakt eshte dhene me pare se te vdiste ne Janar te vitit 1995. Deklaratat e tij kane sherbyer per te shtuar besimin ne raportet qe thone se ushtaraket amerikane kane ne dispozicion objekte fluturues qe imitojne ato aliene.

Artikulli eshte shkruar nga Tom Keller, nje inxhinier aerospacial qe ka punuar si analist i sistemeve informatike per Laboratorin e Jet Propulsion ne NASA.

“Ne Skunkworks (Enti per kerkimin dhe zhvillimin e projekteve sekrete te NASA-s), ishim nje grup i vogel teper kompakt i perbere nga rreth 50 inxhiniere dhe projektues veterane dhe nga rreth 100 makinistesh eksperte dhe punetore te tjere. Pika jone e forte ishte ndertimi i objekteve fluturues te avancuar teknologjikikisht dhe me dimensione te vogla por me cilesi te larte per misione top secret.

Tashme ne disponojme mjetet per te udhetuar midis yjeve, por keto teknologji qendrojne te mbyllura ne sirtaret e projekteve te erreta dhe do te duhej nderhyrja e Zotit per t’i nxjerre prej aty dhe te perdoreshin per te miren e njerezimit. Gjithēka qe ju mund te imagjinoni, ne dime se si ta bejme.

Tashme ne kemi teknologjine per te shkuar direkt ku banojne jashtetokesoret. Jo, nuk do te duhet nje jete per ta bere kete. Ka nje gabim ne ekuacion. Ne e dime se kush eshte ky gabim. Tani kemi mundesine te udhetojme ne yje. Duhet te dini qe nuk do te pushtojme yjet duke perdorur shtytjen apo perberjen kimike. Gjithashtu duhet te zhvillojme nje teknologji te re shtytjeje. Ajo qe duhet te bejme,e shte te zbulojme se ku ka gabuar Ajnshtajni”.

“Besoj se se shpejti vezhgimet e UFO-ve tokesore do te jene baraz me vezhgimet e atyre jashtetokesore.” – John Andrews.

Dokument i Ben Rich, babai i teknologjise Stealth.

Kur pyeten Rich se si funksiononte teknologjia e UFO-ve, ai tha: “Me lejo te te pyes. Si funksionon ESP?”. Intervistuesi u pergjigj duke thene: “te gjitha pikat e hapesires dhe kohes jane te lidhura me njera-tjetren?”

Atehere Rich tha: “Pikerisht!”.

Ish drejtori i pergjithshem i Lockheed, Ben Rich, dinte per jashtetokesoret.

Ish drejtori i pergjithshem i Lockheed Skunk Works e dinte se UFO jashtetokesore ne Roswell influencoi modelet qe krijoheshin per objektet top secret te SHBA-ve. Sipas nje raporti te CNI News i Michael Lindemann, banues ne Colorado, informacionet e projektimit u perftuan nga ilustrimet hetimore dhe nga deshmite e deshmimtareve te shumte te pyetur nga William L. “Bill” McDonald.

Ne nje e-mail te dates 29 qeshor 1999, e drejtuar tek Lindemann, McDonald sjell nje pjese nga biseda me Harold Puthoff, themelues te programit “shikimi ne largesi” ne SHBA.

McDonald thoshte: “Mire Hal, vete e kerkove! Tani qe inxhinieri legjendar dhe drejtuesi i dezajnereve te modeleve te Testor Corporation ka vdekur, mund te them se ai ka pranuar personalisht lidhjen e projektimit midis UFO-s jashtetokesore ne Roswell dhe Avioneve Luftarake Ajrore pa pilote (Unmanned Combat Air Vehicles – UCAV)), ose ndryshe avionet spiune, te Joint Strike Fighters prodhuar nga Lockheed Martin dhe avionet Space Shuttle.

Andrews ishte nje mik i ngushte me Ben Rich, drejtor i Skunkworks – pasardhes i themeluesit Kelly Johnson, i famshem per F-117 Nighthawk “Stealth” fighter dhe F-19 Stealth Interceptor. Para se Rich te vdiste nga kanceri, Andrew i beri pyetjet e mia”.

Dr Ben R. Rich ish drejtor i Skunk Works ne Lockheed pranoi se:

1 – “Egizstojne dy tipe UFO-sh – ata qe kemi realizuar ne dhe ata qe ata nxjerrin ne fluturim. Nje pjese te njohurive tona e kemi marre nga ato qe kemi gjetur ne vendin e perplasjeve dhe kemi marre disa dhurata. Qeveria dinte gjithēka dhe qe prej vitit 1969 ishte pjese aktive ne ruajtjen e ketij informacioni. Pas “pastrimit” te realizuar nga Nixon ēeshtja u mor nen administrimin e nje zyre drejtuesish nderkombetare te sektorit privat”.

2 – “Gati te gjitha projektet aerohapesinor “Biomorfike” ishin te frymezuar nga anija kozmike e gjetur ne Roswell, duke filluar prej Blackbird SR-71 ndertuar nga Kelly deri tek dronet aktuale, UCAV dhe objektet hapesinore”.

3 – Mendimi i Ben Rich ishte qe publikut nuk i duhej treguar (mbi UFO-t dhe jashtetokesoret). Mendonte se nuk mund te kontrollonte dot te verteten, asnjehere. Vetem gjate muajve te fundit te jetes se tij filloi te besonte se “grupi nderkombetar i drejtuesve” qe administronin “subjektin” ne fjale, mund te ishte nje problem shume me i madh per lirine e njerezve se sa prezenca apo vizitat e jashtetokesoreve ne toke.

Lindemann shton se “Bill McDonald i mori keto informacione nga Andrews qe nga viti 1994 deri en fund te telefonatave te tyre per Krishltindjen e 1998-s”. Lindemann nenvizon gjithashtu se “duhet te kemi parasysh se Dr. Ben R. Rich prezantoi ne konferencen publike te inxhiniereve dhe projektuesve aerohapesinore te vitit 1993 para se te rendohej semundja e tij dhe ne ate rast pranoi, ne prezence te drejtorit te MUFON ne Orange Country, Jan Harzan dhe shume te tjereve, se “Ne” (ose ndryshe kompleksi ushtarak/industrial i SHBA-se) dispononim teknologjine per te “udhetuar mes yjeve”.

Don Phillips, ish-USAF, inxhinier projektues per Lockheed Skunkworks dhe kontraktor i CIA-s, pranon se “UFO-t jane reale”

Don Phillips: “UFO-t ishin te medhenj dhe mund te fluturonin perpara dhe bllokoheshin papritur dhe te ktheheshin me 60, 45 dhe 10 grade dhe mepastaj te riktheheshin mbrapsht menjehere”. Gjate uljes se misionit Apollo, Neil Amstrong tha: “Jam ketu. Ata jane pikerisht nga ana tjeter dhe duke pare dimensionet e anijeve te tyre eshte e kuptueshme qe atyre nuk u vjen mire qe ne zbarkuam ketu”.

“Kur punoja me Kelly Jonson ne Skunkworks, firmosem nje akord me Qeverine ne te cilin deklaronim se do te ruanim sekretin mbi keto fakte”.

“Kerkimi mbi antigravitetin po perparonte. E dinim qe egzistonte nje objekt i kapur ne1947 ne Roswell, ata ishin reale. Dhe po, ne kemi kopjuar teknologjine e tyre. Dhe po, e beme qe te funksiononte. Te gjithe njiheshim me njeri-tjetrin nepermjet asaj qe quanim industri e padukshme. Mund ta quajme edhe si te zeze, shume te erret, ose te fshehur.

Njohja qe kam mbi keto teknologji vjen nga anija qe eshte kapur ketu. Nuk ekam pare anijen dhe as trupat, por patjeter qe njoh personat qe i kane pare. Nuk kishte asnje dyshim qe behej fjale per qenie te ardhura nga jashte planetit tone. Keta JT (Jashte Tokesore ose ET) jane te rrezikshem? Nese do te ishin, me armet qe disponojne mund te na kishin shkaterruar shume kohe me pare.

Ne morem teknologjine qe frymezoi mjetet per skanimin e trupit per te percaktuar semundjet ose problemet dhe ne ēfare kushtet gjendej. Mund dhe te kurohemi nga keta skaner.

Mund t’ju garantoj personalisht se kemi punuar mbi ta dhe kemi disa versione qe mund te diagnostikojne dhe kurojne kancerin. Nje prej qellimeve qe kisha kur themelova shoqerine time ne 1998 ishte ajo te vazhdoja punen ne keto teknologji te cilat mund te pastronin ajrin dhe ta lironin nga toksinat dhe te ndihmonin ne uljen e nevojes per energji djegese fosile. Po, ka ardhur koha. Mund t’ju them se tashme e gjitha kjo ka filluar”.

avatar
benardi

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi