Operacionet e koduara tė UDB-es

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Operacionet e koduara tė UDB-es

Mesazh  trigonkos prej 06.10.14 0:53

Ēdo shėrbim informativ i fshehtė nė botė, ka metoda tė perfeksionuara pėr “biseda informative” me qytetarė tė zakonshėm, tė cilat ndryshojnė kur ėshtė fjala pėr persona qė i takojnė njė shėrbimi tjetėr sekret policor pėr zbulim ose kundėrzbulim, ose pėr persona tė ndonjė institucioni tjetėr ushtarak-shtetėror sekret, tė ndonjė shteti tjetėr. Nė pėrgjithėsi, ku zhvillohen biseda tė ndryshme me karakter informativ (ndryshe nga raportet zyrtare tė bashkėpunėtorėve tė brendshėm ose tė jashtėm, tė agjentėve tė angazhuar e tė tjerėve) prej personave tė tillė merren shėnime tė pėrgjithshme: emri dhe mbiemri, vendi i lindjes, profesioni, nacionaliteti, posedon ose jo pasaportė, adresa ku jeton etj. Mirėpo, nė qoftė se ėshtė fjala pėr ndonjė person pėr tė cilin ka “indikacione informative” se i takon si agjent ndonjė shėrbimi tjetėr informativ apo organizatė mė rėndėsi tė veēantė, atėherė SDB-ja gjatė veprimeve nė terren, hap njė “front” dhe mė kėtė rast pėrhap dizinformata apo ndėrmerr “misione rezidence”. Nė rastin konkret duhet tė sqarojmė se ky term, nė analet e SDB-sė dhe tė sigurimit vjen nga KGB-ja famoze dhe me tė emėrtohet njė detashment qė vepron nė njė qytet, “qendėr” apo njė rajon tė caktuar, brenda apo jashtė shtetit. Atėherė ēdo gjė zhvillohet nė mėnyrė profesionale, sipas instruksioneve tė marra nga eprorėt apo kryeshefat e shėrbimit tė sigurimit dhe e gjitha vihet nė rrjedhė me ndonjė aksion ose operacioni tė caktuar e tė shifruar dhe sekret tė cilin e zhvillon

SDB-ja ose KOS-i.

* * *

Kėtu si shembull po japim vetėm disa nga operacionet sekrete, siē janė “Radika”, “Ballkani”. “Orienti”, “Raketa”, “Atlantida” etj., nė tė cilat janė inkuadruar edhe bashkėpunėtorė me emra tė shifruar, si “Drini”, “Sulltani”, “Tomori”, “Besa”, “Profesori”, “Bukoviku”, “Doktor Zhivago”, “Luboteni”, “Isidori”, “Ēe Gevara” etj. Kėtu, njėherit mund tė marrim “dosjen Kadare”, i cili si shkrimtar i madh i Shqipėrisė ishte ndėr mė “tė besueshmit” e oborrit tė Enverit dhe Nexhmijes. Ai kishte “kartė tė gjelbėr” dhe udhėtonte lirisht nėpėr Europė dhe si shkrimtar me famė tė madhe, gėzonte besim tė plotė edhe te Partia e Punės sė Shqipėrisė. Kadareja, nė kontaktet me “kolegėt” e tij serbė nė Bor e Majdanpek,- Drashkoviē, Qosiē, Bullatoviē, Maksimoviē etj.- u fliste atyre pėr poezinė si “ind qė lidh shpirtrat e njerėzve dhe nuk njeh kufij”. Ndėrsa nė pyetjet e “kolegėve” tė tij, se ē’mendim kishte pėr shkrimtarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, pėr Kapllan Kallushin, Martin Camajn, Hekuran Murrėn, Rexhep Qosjen, Teki Dervishin, Adriatik Kallullin, Fahredin Gungėn, Rrahman Dedajn, Ali Aliun, Murat Isakun etj., autori i romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, ngrinte dolli “shlivovice”, si dikur Shollohovi i madh, autor i “Donit tė qetė”, qė zbrazte kupat me “vodkė” me krerėt e KGB-sė, kur referonte pėr shkrimtarėt rusė, si Sollzhencinin, Juri Danielin, Andrea Siniavskin e tė tjerėt, dhe shtonte: “Kapllani, qė nga viti 1966 ėshtė ndeshur me Partine e Punės dhe Enverin nga pozitat staliniste, por po them se burgun dhe dėnimin e ka tė rėndė… Njė pjesė e shkrimtarėve shqiptarė nė Jugosllavi jetojnė me ndėrgjegje tė rėnduar (duke mos sqaruar se ē’ka ka menduar me fjalėt “ndėrgjegje tė rėnduar”), ndėrsa nė Shqipėri kolegėt e mi gėzojnė privilegje tė veēanta dhe mbrojtje tė plotė nga Partia”, shprehej Kadareja.

Pėr tė vėrtetėn nė Shqipėrinė enveriste dhe nė Jugosllavinė serbosllave, Kadareja nuk dėshironte tė fliste. Ndoshta vetėm ai e dinte se ē’duhej tė bėnte, si tė vepronte shkrimtari i madh, por edhe sot e kėsaj dite, nuk e kam tė qartė pse vallė villte aq akuza e shpifje pėr tė tjerėt, pėr shkrimtarėt nga Shqipėria dhe Jugosllavia, nėse s’ka qenė “intelektual i rrėmbyer” me tė cilėt SDB-ja dhe KOS-i i Jugosllavisė kishin eksperiencė dhe dinin si tė vepronin.

ĒFARĖ JANĖ SHĖRBIMET SEKRETE ?



(Disa emėrtime dhe terma nga sfera e Shėrbimeve tė fshehta informative jugosllave)

Shėrbimet sekrete tė sigurimit apo Agjencitė e ndryshme informative tė njė shteti, janė organizma institucionale si organe dhe shėrbime specifike

shtetėrore, tė cilėt nė mėnyrė profesionale, tė organizuar mirė dhe nė sajė tė teorisė dhe praktikės sė konspiracionit tė thellė bėjnė mbledhjen, grumbullimin dhe analizėn e informacioneve tė rėndėsishme sekrete si nė fushėn e zbulimit, ashtu edhe nė atė tė kundėrzbulimit / tė spiunazhit dhe tė kundėrspiunazhit madje edhe nga analet diplomatike e ushtarako-strategjike pėr vendin dhe ndaj shteteve ku ata zhvillojnė ose veprojnė nė rrjete agjenturore dhe bėjnė kontrollimin e fshehtė.

a. Tė tilla shėrbime sekrete dhe informative, qoftė nė nivelin ballkanik ose europian apo tė rangut botėror qė kontrollojnė shumė shtete dhe nga

shumė aspekte tė natyrės politike tė brendshme dhe tė jashtme, ushtarakostrategjike dhe diplomatike, ekonomike etj., siē janė: CIA amerikane; KGBja ruse; MI-6 dhe MI-5 britanike; BND gjermane, UDB-ja jugosllave (SDBja Sluzha drzavne bezdednosti dhe KOS-i Kontra Obavestajna Sluzba, VOV Vojna obavestajna Sluzba etj.); Siguritate, Mossad-i izraelit, DSGE franceze dhe disa shėrbime tė tjera tė fshehta si ato hungareze, bullgare, greke, kineze dhe tė disa vendeve tė bllokut jug-afrikan etj., etj., e tė cilat gravitojnė pėrmes vendeve ballkanike dhe ato tė Europės perėndimore nė meridianet botėrore.

b. Termi Zbulim – quhet ajo fushė veprimi i njė krahu profesionist tė njė shėrbimi tė fshehtė, ku janė angazhuar operativė dhe agjentė pėr mbledhjen, sistemimin dhe analizėn (vlerėsimin) e informationit tė vlefshėm dhe relevant, ose interesant nė aspektin analitik pėr sigurimin e shtetit.

Kundėrzbulimi quhet krahu tjetėr i tė njėjtit shėrbim apo Agjencie tė fshehtė tė sigurimit shtetėror apo kombėtar tė njė vendi, i cili ashtu dhe me tė gjitha format, metodat dhe stilin e veprimit profesionist tė grumbullimit tė informacioneve interesante dhe tė vlefshme, duke bėrė analizėn dhe sistemimin e tyre operativ, madje tė nivelit strategjik dhe taktik pėr organet e sigurisė dhe mbrojtjes.

Po kėshtu, tė ngjashme, vetėm nė ca aspekte dhe nė ca nuanca ndryshimi, janė edhe Shėrbimet e Spiunazhit dhe tė Kundėrspiunazhit, tė cilat nė mėnyrė institucionale dhe tė organizuara mirė nė aspektin profesionist veprojnė nė ēdo shtet nė mbledhjen e informacionit, nė plasimin e tė ashtuquajturit Dizinformacion ndaj shtetit kundėrshtarit duke bėrė vėzhgimin, zbėrthimin dhe deshifrimin e kodeve sekrete, analizat operative nė aspektin e spiunazhit dhe tė kundėrspiunazhit, madje zhvillimin e veprimtarisė sė fshehtė informative dhe kundėrinformative tė rrjetit apo dhe rezidencės qė funksionon me tė gjitha format, metodat, mjetet dhe teknikat taktike, gjegjėsisht nė analet diplomatike (ku njėkohėsisht vepron edhe njė sektor i veēantė informativ i fshehtė nėn petkun e imunitetit diplomatik etj.).

Madje, gjithsesi, ėshtė e nevojshme tė theksojmė se kategori tė ndryshme janė edhe termat nė vijim: informator, bashkėpunėtor, operativzyrtar, agjent, spiun, kodosh, taster, burim informativ-operativ, lidhje operative ose lidhje miqėsore etj., etj., tė cilėt nė ndonjė formė dhe mėnyrė (qoftė nė baza ideologjike, patriotike, financiare ose dhe nė sajė tė tė ashtuquajturit materiale kompromentuese) janė tė angazhuar dhe nė mėnyrė tė fshehtė sipas normave dhe kritereve tė shėrbimit sekret, mbahen kontakte dhe mblidhen informacionet e nevojshme… Por, pėr tė gjitha kėto dhe disa aspekte tė tjera tė mėnyrės sė veprimit, metodat dhe taktikėn e disa shėrbimeve sekrete qė kanė kontrolluar dhe vepruar nė meridianėt e botės, sidomos dhe nė veēanti pėr veprimet agjenturore dhe tė spiunazhit tė UDBsė, VOS-it e KOS-it jugosllav dhe Sektorit Informativ-diplomatik, pėr agjentėt e infiltruar nė disa grupe dhe organizata tė emigracionit shqiptar dhe atij kroat e ēetnik nė Europėn perėndimore dhe Amerikė e Australi, pėr rezidentėt e UDB-sė ku mjerisht ishin tė rekrutuar edhe disa figura nga krerėt e emigracionit shqiptar dhe kroat… Do tė bėjmė fjalė edhe pėr agjenturat e sigurimit nė Romė, Vienė, Paris dhe Stamboll, pėr agjentėt e dyfishtė, pėr heronjtė e heshtur, pėr trupat diversante nė Shqipėri dhe kush ishte “Kim Filbi” shqiptar, madje dhe pėr agjenturat, tė cilėt kontrollonin shqiptarėt duke krijuar kėshtu njė sagė tė ēuditshme ballkanike ende tė pazbuluar.

E tėrė kjo duhet lexuar me vėmendje dhe kujdes tė veēantė, sepse bėhet fjalė pėr njė fenomen (qė tek ne shqiptarėt mund tė thuhet, ėshtė tejet interesant dhe jetik, kur ndėr shekuj e kemi si institucion Besėn, por nė lidhje kėtu ėshtė dhe Tradhtia. Ndaj populli thotė: Besnik bėnu por besė mos zė(!) pėr t’u ruajtur nga e keqja eventuale dhe tė papriturat, madje pėr kurthet tinėzake, kombinacionet operative tė UDB-sė…

OPERACIONI “ATLANTIK”, UDB-ja PĖRBALLĖ CIA-s

Ky operacion sekret u zhvillua nė nivel tė SDB-sė Federative dhe nė tė ishin angazhuar shėrbimet e zbulimit dhe kundėrzbulimit tė tė gjitha republikave dhe krahinave tė Jugosllavisė. Nė tė ishin mobilizuar tė gjithė bashkėpunėtorėt dhe agjentėt e brendshėm e tė jashtėm tė Sigurimit Shtetėror, madje edhe ata diplomatikė dhe KOS-i, duke mos lėnė mėnjanė e pa kursyer as shqiptarėt. Kjo deri-diku ishte edhe e logjikshme. Sepse bėhej fjalė pėr njė operacion delikat, i cili vihej pėrballė CIA-s amerikane.

Operacione tė tilla zhvilloheshin dhe realizoheshin sipas konkludimeve dhe kėrkesave tė Ratko Sikimiēit, kryeshef i kundėrzbulimit ndaj Amerikės pranė Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Brendshme nė Beograd. Bashkė mė Sikimiēin punonin edhe njė tabor i tėrė veprimtarėsh tė tillė kundėr CIAs dhe disa shėrbimeve tė tjera tė fshehta tė shteteve perėndimore, ndėr tė cilėt ishte edhe Nikolla Nikoliēi, Millan Miniēi, Nebojsha Vidiēi etj. Sipas formacionit, Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror Jugosllav, kishte edhe degėt e veta nė ēdo republikė dhe krahinė tė Jugosllavisė, ashtu siē funksiononte edhe dega pranė Sekretariatit Federativ tė Punėve tė Jashtme, e cila i kishte nėn mbikėqyrje agjentėt e huaj nga vendi dhe nga jashtė, si dhe diplomatėt nga Jugosllavia.

Si kuadro tė zgjedhur dhe me perspektivė tė propozuar nga SDB-ja e Kosovės, ishin Abdullah Prapashtica dhe Sefer Seferaj. Qė tė dy kryen kurse speciale pėr punė nė Shėrbimin e Sigurimit Sekret Diplomatik dhe vepronin ne analet e zbulimit dhe kundėrzbulimit nė qarqet e emigracionit shqiptar dhe ndaj CIA-s nė nivelin e SDB-sė Federative Jugosllave. Sefer Seferaj ndėrkohė u emėrua diplomat nė Amerikė, ndėrsa Prapashtica mbeti nė Beograd, qė mė vonė tė “ikė” nė Perėndim. Teksa qėndronte nė Amerikė, Seferaj kaloi nė Kanada, ku kėrkoi azil politik me motivacionin, se ėshtė “oficer i Sigurimit Shqiptar”!.

Me kėsi farė stili propozoheshin, pėrkatėsisht manipulohej me kuadrot shqiptarė, siē ishte shembulli i viteve 1970-‘71, kur nga SDB-ja ishim tė propozuar unė, Nafi Ēegrani, Neset Emini nga “Flaka e Vėllazėrimit” dhe Menduh Ajdini nga TV Shkup, si oficer rezervė i pėrkrahur edhe nga KOS-i njėri prej nesh duhej tė shkonte si atashe pėr Shtypin, nė ambasadėn jugosllave nė Tiranė, mirėpo, sipas formacionit tė Shėrbimit Sekret dhe Diplomatik Jugosllav, arriti direktiva nga Fadil Hoxha dhe Mehmet Shoshi, tė cilėt pėr atashe shtypi ne Tiranė kishin caktuar njė shqiptar tjetėr nga Kosova, gjegjėsisht Shaban Hisenin.

* * *

Nėse merret tė shkruhet se si janė realizuar plani sekret dhe operacioni “Lidhja e Teheranit” apo “Lidhja e Stambollit”, dhe si janė zhvilluar duelet e

agjentit “Montana” me Shėrbimet Sekrete Anglo-Amerikane, me siguri se do tė nevojiteshin qindra e qindra faqe libri. UDB-ja, strikt, operacionet e veta sekrete i zhvillonte dhe realizonte me metodat dhe stil tė KGB-sė, shabllone kėto mė tė cilat vepronte edhe Sigurimi i Shqiprisė. Prandaj, nė kasafortat e hekurta tė kėtyre shėrbimeve sekrete, edhe sot e kėsaj ditė rrinė tė kyēura dy kategori dosjesh: ato tė bashkėpunėtorėve, spiunėve, kodoshėve e agjentėve dhe dosjet e atyre qė ishin tė pėrndjekur. Kemi qindra shembuj tė njerėzve tė cilėt kanė qenė tė pėrndjekur e janė bėrė viktimė dhe kanė mbaruar tragjikisht nėpėr burgje. Kėshtu, pėr shembull, Ismail “Rrobaqepėsi” nga Tetova vuajti nė burgjet e UDB-sė, por nuk arritėn ta thyejnė dinjitetin e tij, pėr ta kurdisur si vegėl kundėr “Grupit 5” dhe Mehmet Gegės etj. Ose, nė UDB-nė e Gostivarit, qė zhvillonte veprimtari tė errėt antishqiptare dhe operacione tė veēanta nė planin e zbulimit e kundėrzbulimit ndaj Shqipėrisė, nė kohėn para dhe pas Informbyrosė.

Mjerisht, ishin angazhuar dhe rekrutuar grupe tė tėra agjentėsh e bashkėpunėtorėsh, tė cilėt “hidheshin” nėpėr malet e Sharrit andej kufirit dhe vendoseshin nė fshatin Qajė, pėrkatėsisht nė thellėsi tė maleve tė Opojės dhe Kuksit, tė Lumės dhe Mirditės, me anėt e Maqedonisė dhe Kosovės. Nė anėn tjetėr, kėndej kufirit, nė mes tė “grupeve” tė ndryshme qytetare dhe “elitės” shqiptare, disa prej tė cilėve kishin kryer edhe shkolla fetare, UDB-ja fuste intriga e grindje, shkaktonte konflikte dhe nxiste, e pastaj bėnte analiza dhe plane qė ndėrkohė t’i “digjte” si “agjentė”, e disa t’i “favorizonte” si kuadro me perspektivė.

Nė kėtė kontekst, nuk mund tė lemė pa pėrmendur rastin e Sali Lisit, punėn agjenturore tė “Lidhjes dibrane”, qė shpie deri te Ejup Qullafku dhe

Stafė Lleshi, Hashim Toplicėn, njeri pak i shkolluar por inteligjent nga natyra, tė cilin OZN-ja dhe UDB-ja e kishin angazhuar nėn vėzhgimin e “Majerit” pėr punė agjenturore dhe spiunazh, kundėr Shqipėrisė, qė mė nė fund ta komprometojnė te Sigurimi, i cili e burgos dhe e dėnon me burgim disa dekadash. Ndėrkohė, kur u likuidua grupi i Azir Tenovės dhe Qail Ēegranit nė brigjet e lumit Mosdaēa tė Negotinės, UDB-ja lanēon “mikun” e Hashim Toplicės dhe Bajram Dobėrdollit, agjentin sekret, “Majerin”, i cili ato vite gjendej i dėnuar dhe vuante nė burgun e Idrizoves. Rastet e “Markut,, ,, Korabit”, “Sedekut”, “Shahinit”, “Shabanit” etj., kėrkojnė shpjegime mė tė hollėsishme. Disa prej tyre vepruan nė fushėn e kundėrzbulimit edhe si agjentė tė dyfishtė (dopio rol).

Me tė njėjtin stil dhe metodė merrej edhe Sigurimi i Tiranės, duke i trajtuar si ,,armik tė popullit,, “tė rrezikshėm”, “agjentė jugosllavė” shumė njerėz tė pafajshėm ,e tė cilėt nga terrori jugosllav ishin arratis nė Shqipėri.

Kaptina tė veēanta mund tė shkruhen edhe pėr fatin tragjik tė Bajram Dobėrdollit, Murteza Bajraktarit, Alisan Ēakos, Bektesh Pozharanit, Izmit Ravenit, Zuhdi Kajnakut, Ahmet Perės, Abdylazis Taravarit, Mehdi Bajraktarit Qamil Kasamit, Olloman Selės,Lutfi Dautit dhe shumė tė tjerėve, tė cilėt ran pre e intrigave qė kurdiste UDB-a dhe dezinformonte Sigurimin e Shqipris.

* * *





Mė kujtohet njė rast kur arritėn dy urdhėresa tė shifruara nga qendra e UDB-sė, ku thuhej se tė gjithė kryeshefat e shėrbimeve tė zbulimit e kundėrzbulimit tė republikave dhe krahinave tė Jugosllavisė, tė shkonin nė Beograd pėr “konsultime” dhe “koordinime” nė aktiviteteve dhe detyrave.

Mbledhje tė tilla caktoheshin dy herė nė vit. Kėsaj radhe kjo mbledhje ishte urgjente, sepse bėhej fjalė rreth “informacioneve indikative” pėr konsullin Sllobodan Tasevski nė Zaire, i cili njėkohėsisht ishte agjent kundėrzbulimi me imunitet diplomatik. Ky, u tha nė atė mbledhje, se qenkėsh miqėsuar dhe afruar shumė me konsullin amerikan, Xhorxh Smithin, se shpesh ka vizituar vilėn private tė diplomatit amerikan dhe shpesh kanė dalė piknikė, ku kanė trajtuar shumė tema strategjiko-politike, ushtarake e diplomatike tė Jugosllavisė, si dhe tė disa shteteve tė tjera tė Ballkanit. Tanimė Ratko Simiēi dhe Bozho Spasiēi kishin shkas pėr nisjen e hetimeve zyrtare kundėr Tasevskit dhe ishin tė bindur se atė e kishte rrėmbyer CIA. Diplomati Tasevski thirret qė tė kthehej nga Zaireja urgjentisht nė Beograd, pėr “konsultime plotėsuese”.

Ai erdhi nė Beograd, por e mbyllėn dhe e burgosėn nė ndėrtesėn e Sekretariatit Federal tė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė (SFPJ). I pari nė pyetje hetuesie e merr Dimitrie Mitja Krajger, shef i Shėrbimit Diplomatik Sekret dhe nė saje tė ca dhėnave tė Tasevskit, se gjoja Xhorxh Smith ėshtė interesuar pėr tė dhėna informative strategjiko-ushtarake, ekonomike dhe sekrete tė tjera shtetėrore tė Jugosllavisė, nxirret pėrfundimi se Tasevski ėshtė rekrutuar nga CIA dhe e nisin operacionin “Reketa 1” dhe “Reketa 2”, duke e plasuar tani Tasevskin si agjent tė dyfishtė dhe me detyra tė reja tė kthehej nė Zaire, ku do ta ndillte CIA-n me vete dhe do tė “kontribuonte” nė lojėn e spiunazhit. Tasevski, duke qenė i vetėdijshėm se CIA me tė vėrtetė ishte CIA dhe se ēdo lojė e tyre do tė dėshtonte, me t’u kthyer nė Zaire, i referon Xhorxh Smithit pėr tė gjitha se ē’ka kishte ndodhur me tė. Ambasadori amerikan, ndėrkohė u mor vesh me Uashingtonin dhe eprorėt e CIA-s, kėshtu qė Tasevski brenda njė dite hidhet nė Amerikė. Kėshtu edhe dėshtoi operacioni “Reket 1” dhe “Reket 2”.

Nė kėtė kontekst, ndoshta edhe Sefer Seferaj, Abdullah Prapashtica dhe disa shqiptarė tė tjerė, me tė drejtė kanė marrė guximin dhe janė larguar nga veprimtaria e errėt e SDB-sė (tė vetėdijshėm se nga kjo u kanosej edhe likuidimi) dhe jetojnė tani nė Perėndim, tė bindur se veprimtaria e SDB-sė mbetet si njė dėshtim nė kėtė kohė pa kohė, veē nuk e di nėse ėshtė ndonjė lojė tjetėr pėr tė cilėn nuk kam dijeni as unė. Edhe bėnė vaki, ku ta dish!

Ndoshta, as Kadare nuk bėri mirė qė disi vonė u arratis nė Francė, atėherė kur regjimit enverist dhe Sigurimit, kishte filluar t’u ikte treni…Ose, e gjithė ajo qė ndodhi dhe po ndodh me Kadarenė, ėshtė njė konspiracion tjetėr i pėrsosur fare… keshtu shkruanin gazetat jugosllave te Beogradit pas arrestimit tim me 1981.

Duke bastisur,grabiten milicia udbashiane doreshkrimet e mia, nje ditar e libra, poezi dhe shume DOKUMENTE ZYRTARE SEKRETE TE UDB-seetj. etj.



Shkruan: Nafi Ēegrani
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

122


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi