Shqiptarėt kishin planifikuar atentat nė Milosheviqin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqiptarėt kishin planifikuar atentat nė Milosheviqin

Mesazh  trigonkos prej 06.10.14 0:47

Shqiptarėt nė vitet e 90-ta kishin dashur ta vrisnin Slobodana Milosheviqin, por atentatin e kishte penguar terroristi m i njohur i botės Iliq Ramirez Sanēez,i njohur si Shakal

Sipas asaj qė shkruan sot Slobodna Dalmacija e qė e transmeton Index. Hr, detajet pėr pjesėmarrjen e Shakalit nė shpėtimin e Milosheviqit nė librin e vet ”Anatomia e kutėrbimit global” i ka paraqitur Dragan M. Filipoviq, ish-kryeshef i Drejtoratit Policisė Sekrete Serbe dhe dikur ish-kandidat pėr kreun e UDB-sė sė Serbisė.

Autori dhe pohuesi i kėsaj, siē shkruan Slobodna Dalmacija, ėshtė person me “biografi interesante” dhe shtohet se Filipoviq njė kohė tė gjatė ka jetuar nė manastirin budist Shaolin dhe ėshtė mjeshtėr i aftėsive luftarake. Ai nė librin e vet flet pėr aksionet e policisė sekrete serbe.

Milosheviqin, sipas dėshmimit tė Filipoviq, shqiptarėt kanė dashur ta vrisnin nė vitet e 90-ta dhe pėr kėtė qėllim kishin angazhuar “Kolonėn e hekurt” e cila ka qenė rrjet i armatės sė fshehtė revolucionare tė Shakallit qė kishte vepruar nė Rumani dhe Hungari. Megjithatė ky rrjet u shpėrbė pas rėnie sė Murit tė Berlinit dhe anėtarė tė tij ose u vranė ose u arrestuan.

Kur shėrbimet sekrete serbe morėn vesh pėr planet e shqiptarėve pėr atentatin dhe shumėn e paguar pėr kėtė, u tėrhoqėn lidhjet deri te Karlosi vetė .

Kjo dhe nuk ishte vėshtirė pasi qė Karlos Shakal kishte qenė i angazhuar si vrasės i paguar i policisė sekrete tė RSFJ-sė qė kishte shėrbyer pėr qėrim hesapesh me emigracionin ustash dhe pėr kėto shėrbime ai pushonte qetė nė Dubrovnik, Split e Zagreb me bekimin e Titos.

Kush ėsht “ēakalli”

Zyrtarisht quhet Ilich, por tė gjithė e mbajnė mend me emrin e betejės, Carlos “Cakalli”, terroristi qė pėrgjaku botėn nė vitet ’70 dhe ’80 dhe i kthyer nė mit qė nė moshėn 26-vjecare.

Ndaj tij nisi kėto ditė nė Paris procesi pėr katėr atentate tė kryera dekada mė parė nė Francė, tė shoqėruara me 11 viktima dhe 150 tė plagosur.

Ilich Ramirez Sanchez u shfaq i qetė, i veshur thjeshtė, duke i thėnė gjykatėsit se ishte vetėm njė “revolucionar profesionist”.

Pėrvec gjyqit, aktualisht 62-vjecari po shlyen edhe njė dėnim me burgim tė pėrjetshėm nė burgjet e Francės pėr njė nga sulmet e sipėrpėrmendura.

Legjenda e ka zanafillėn nė dhjetor tė vitit 1975, kur njė i ri me look modern dhe me njė berretė alla-Che Guevara, ecėn nė aeroportin e Algjerit duke mbajtur peng ministrat e vendeve tė OPEC, tė rrėmbyer pak orė mė parė nė Vjenė.

Carlos lindi mė 12 tetor tė 1949-ės, nė Karakas tė Venezuelės, djal i njė avokati tė pasur tė ekstremit tė majtė, qė i vuri emrin e Lenin-it, Vladimir Ilyich Uljanov.

Me tė mbushur 15 vjec, djaloshi militon me tė rinjtė komunistė venezuelianė dhe shkon pėr tė ndjekur studimet nė Londėr e mė pas nė

Moskė. Poliglot, arrogant dhe me shumė kurajė e ideale, ai hyrn nė radhėt e Frontit Popullor pėr Clirimin e Palestinės.

Nė vitin 1975 shpallet nė kėrkim nga drejtėsia franceze, qė e cilėson si armikun publik numėr 1 pėr vrasjen e tre policėve nė qendėr tė Parisit.

Dy vjet mė vonė i riu ambicioz themelon grupin e tij Organizata e Revolucionarėve Ndėrkombėtarė, me baza tė ngritura nė vendet e ish-bllokut sovietik. Paratė libiane dhe ato irakene blejnė shėrbimet e tij.

Ai qė tė gjitha mediat e quajnė “Cakalli”, bėn njė jetė prej mercenari, me atentate, gra tė bukura, cigare kubaneze, makina luksoze, etj.

Arrestohet mė 14 gusht 1994, nga komandot francezė nė Sudan dhe qė prej atėherė jeton nė burgjet franceze. Nė vitin 2001 martohet me rite islamike me avokaten e tij Isabelle Coutant Peyre, njė prej disa pėrfaqėsuesve tė tij ligjore.

Nė 2010-ėn bėhet protagonist i njė filmi tė gjatė 5 orė e gjysmė, tė realizuar nga regjisori francez Oliver Assayas. Megjithatė, nga qelia e tij bėn tė ditur se filmi nuk i pėlqen.

Burimi: http://zeriikosoves.org
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

121


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi