Sekti i Vrasėsve / Asasinėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sekti i Vrasėsve / Asasinėve

Mesazh  Luli prej 06.10.14 0:25

Hashash, infiltrime dhe intriga politike



Super killer-a. Fanatikė, helmues, spiunė. Origjina e fshehtė, aktet e pamundur tė organizatės terorriste mė tė lashtė nė Lindjen e Mesme

Nga Mesjeta e deri sot, sekti i Asasinėve, aktiv nga shekulli VIII deri nė shekullin XI ka shkaktuar terror. Dhe bashkė me tė imazhin e luftėtarėve shumė fanatikė dhe tė zotė, tė gatshėm edhe pėr sakrificėn supreme vetėm qė tė eleminonin armikun. Nė imagjinatėn popullore, Asasinėt janė “super killera”, ekspertė nė cdo teknikė infiltrimi dhe intrige politike, tė udhėhequr nga njė “Plak i maleve” fantazmė, nė gjendje tė manipulonte mendjet me drogė dhe hipnotizėm. Pėr disa, emri i sektit buron nga hashinshin, qė nė gjuhėn arabe do tė thotė “ngrėnės tė hashashit”.

Njė lidhje kjo eksplicite me pėrdorimin e drogėrave nga ana e pjesėtarėve, qė nė kėtė mėnyrė, prej premtimit pėr kėnaqėsitė e parajsės, humbisnin cdo instikt vetėpėrmbajtjeje. Tradita letrare dhe kinematografike perėndimore ėshtė joshur jo pak prej kėtyre legjendave, tė rrėfyera nė versione tė ndryshėm. Po cila ėshtė e vėrteta?

Historia e Asasinėve ėshtė vėrtetė e errėt. Eshtė e rėndėsishme tė mbahet parasysh qė Perėndimi i krishterė ka patur kontakte me Asasinėt mbi tė gjitha nė vitet e periudhės sė rėnies sė Jeruzalemit (1187) dhe tė Kryqėzatės sė Tretė (1189-1192) kundėr Saladinit. Pėr mė tepėr, vetėm me degėn siriane tė sektit, qė kishte ngritur bastionet e tij mes mbretėrisė sė Egjiptit, udhėhequr nga dinastia Fatimide dhe njė serie kėshtjellash tė fortifikuara nė Tokėn e Shenjtė, nga tė cilat mė e njohura ishte Masyaf.

Kjo ishte njė kėshtjellė e pathyeshme, shumė pranė asaj tė njė tjetėr urdhėri luftarak: Templarėve. Masyaf, nė fakt ndodhej vetėm disa kilometra shkretėtirė larg nga Krak-u i Kalorėsve, bosht i fuqisė sė Reynaud de Chatillon, Mjeshtėr i Madh i Urdhėrit tė Templarėve nė Tokėn e Shenjtė. Pėrplasje tė pėrgjakshme, por edhe lidhje tė padyshimta mes sektit dhe urdhėrit ishin tė pashmangshme, duke qenė se tė parėt shihnin tek tė dytėt aleatė tė mundshėm nė luftėn pėr pushtet nė botėn islamike. Por historia e Asasinėve kishte filluar shumė shekuj mė herėt, nė luginat e asaj qė dikur kish qenė perandoria e pakufi dhe e fuqishme e Persisė.

Luginat e Vrasėsve / Asasinėve

Emri mė i pėrshtatshėm pėr tė pėrcaktuar sektin e Asasinėve ėshtė Ismailitė Nizarė. Kjo rrymė shiite e kishte origjinėn nė fshatrat e papėrshkueshėm, qė eksploruesja Freya Stark (1893-1993) i ka pėrshkruar nė mėnyrė mjeshtėrore nė rrėfimet e saj tė udhėtimeve “Luginat e Asasinėve”. Diku nga mesi i shekullit VI, Profeti mė i lartė Muhamed kishte arritur tė pėrhapte nė botėn arabe, pėrmes Kur’anit njė fe tė re, Islamin, i cili brenda disa shekujve ribashkoi tė gjithė fiset dhe mbretėritė e shkretėtirės, duke krijuar njė fuqi pa tė ngjashėm mes Azisė sė Vogėl dhe Afrikės sė Veriut.

Pas vdekjes sė Muhamedit, pėrhapja e Islamit vazhdoi, duke prodhuar megjithatė njė ndarje fetare. Nga njėra anė ishin sunnitėt, ruajtės tė ortodoksisė islamike, nga ana tjetėr ishin shiitėt, tė cilėt ishin tė bindur se nė detyrat mė tė larta islamike duhej tė ngjiteshin vetėm ata qė i pėrkisnin familjes sė Profetit dhe pasardhėsve tė tij.

Sekti i vogėl i Ismailitėve e pati origjinėn mes shiitėve, nė malet e Persisė sė lashtė dhe e mori emrin nga Ismaili, bir i njė Imami qė ishte vetėshpallur pasardhės direkt i njė linje njerėzish tė ditur qė, pėrmes Muhamedit, ngjitej deri tek Adami. Tė konsideruar si heretikė si nga sunnitėt, ashtu edhe nga vetė shiitėt, ata u persekutuan nė tė gjithė botėn islamike, megjithėse vizioni i tyre fetar u adoptua si zyrtar nė Kalifatin Fatimid nė Egjipt, nė periudhėn mes viteve 909 dhe 1171.

Pėr ta bėrė edhe mė tė fragmentuar skenarin politik islamik, shėrbeu mbėrritja nė Persi, nė shekullin e dhjetė, e turqve Selgiukidė. Kėta, me forcėn e armėve nėnshtruan sunnitėt dhe, duke nisur nga kalifati i Bagdadit, vendosėn njė version radikal tė islamizmit bazuar nė Xhihadin, luftėn e shenjtė, me synim tė pushtoheshin apo tė asgjėsoheshin tė gjithė tė pafetė. Nė ndėrkohė, luftėrat pėr pasardhėsin pas vdekjes sė kalifit fatimid Al-Mustansir sollėn njė tjetėr carje nė brendėsi tė botės Ismailite.

Ngjitja nė pushtet e birit tė Kalifit, Nizar u mbėshtet nga njė prej elementėve fetarė mė me ndikim, Hasan-i Sabbah, i cili mbėshteste njė ideal revolucionar dhe luftėdashės tė doktrinės dhe qė, nė vitin 1090 kishte pushtuar kėshtjellėn e Alamut nė veri tė Persisė. Ai u vu nė krye tė Nizaritėve, tė cilėt njiheshin mė mirė si Asasinėt.

Doktrinė dhe guerilje

Nė kėshtjellėn e pathyeshme tė Alamut, njė emėr qė buron nga Pėrendi-amut “foleja e shqiponjės”, Hasani pėrpunoi doktrinėn e tij duke u shkėputur gjithmonė e mė shumė nga Islami tradicional. E gjithė disiplina bazohej nė marrėdhėnien e bindjes dhe nėnshtrimit mes dai’ duat (mėsuesi) dhe fidaisėt (nxėnėsit) tė cilėt edukoheshin dhe pėrgatiteshin pėr luftė.

Duket se ndoshta duhet pėrjashtuar qė nė kėtė periudhė Asasinėt pėrdornin hashash, i cili, ashtu si gjithė drogėrat, ishte i ndaluar nga feja ortodokse, por disiplina e Hasanit impononte gjithėsesi njė bindje fanatike nė kėmbim tė njė parajse tė mirash materiale pėrtej vdekjes. Lufta me selgiukidėt nė dekadat e parė ishte njė guerilje e mencur, qė synonte tė zgjaste sa mė shumė fuqinė dhe ndikimin e sektit deri nė Siri dhe nė tė gjithė Afrikėn Veriore. Nė vijim, lufta u pėrkeqėsua dhe Hasani kreu gabimin e kalimit nga guerilja nė terrorizėm, duke humbur kėshtu mbėshtetjen e popullsive qė nė fillim kishin qenė armiqėsore ndaj turqve.

Me vrasjen, nė vitin 1092 tė vezirit tė sulltanėve selgiudikė al-Mulk, praktika e vrasjes politike u institucionalizua mes Ismailitėve. Por tashmė asasinėt ishin tė izoluar si nga pikėpamja ushtarake, ashtu edhe ajo ideologjike sepse pas vrasjes sė Hasanit, asnjė mėsues nuk kish arritur tė shfaqte karizmėn e tij.

Pas njė serie luftėrash vėllavrasėse dhe akteve tė terrorit kundėr turqve nė fundin e shekullit XIII, mjeshtri Khur-Shah, nuk lidhi aleancė me khanin mongol Hulagu pėr tė luftuar turqit por, nė tė njėjtėn kohė lejoi dorėzimin e Alamutit dhe kėshtjellave tė tjera qė deri atėherė kishin qenė tė pathyeshme. Fuqia e sektit qė nga ai moment nė Siri u bė gjithmonė e mė e vogėl, komuniteti u shpėrnda nė grupe tė izoluar, gjithmonė nėn kėrcėnimin e persekutimit nga ana e myslimanėve ortodoksė.

Mjeshtrat e terrorit

Nė perėndim, kulmi i famės sė asasinėve pėrkoi me ngjitjen nė Lindje tė Saladinit, sulltani i fesė sunnite qė nė shekullin XII vendosi qė nga Bagdadi pushtetin e tij, si mbi dinastinė Fatimide, tė fesė ismailite, ashtu edhe mbi tė krishterėt. Nė vitin 1187, Saladini pushtoi Jeruzalemin duke i shtyrė kalorėsit dhe mbretėrorėt europiane qė tė shkonin drejt Tokės sė Shenjtė, ku kishin ende pushtet urdhėri i Templarėve dhe mbretėritė e krishtera.

Pikėrisht nė kėtė skenar fiton karizmė figura e Rashid al Sinanit, prijės i Masyafit dhe Mėsues i Madh i Ismailitėve Nizarė tė Sirisė. Ai solli njė pėrkeqėsim tė mėtejshėm tė luftės mistike tė Asasinėve dhe strategjive tė tyre tė terrorit, duke u bėrė aleat sipas rrethanave, herė me kryqėzatat dhe herė me sunnitėt, tė cilėt gjithėsesi i konsideronte tė dy armiq.

Gjatė mbretėrimit tė tij (1162-1193) Sinani u konsiderua njė shtrigan, njė njeri shumė i aftė nė hipnotizėm. Pikėrisht nėn komandėn e tij, ndjekėsit filluan tė pėrdorin hashashin si dhe fituan emrin qė i ka bėrė tė famshėm nė Perėndim. Sinani quhej Plaku i Malit, nga Sheik’ Jabal, qė do tė thotė edhe njė njeri me dije tė larta.

Ndjekėsit dhe luftėtarėt ishin nė fakt vetėm ekzekutorė tė thjeshtė, tė aftė, por tė udhėhequr nga njė fe e verbėr, shpesh herė e imponuar me hipnotizėm dhe drogė. Nė majė tė piramidės qėndronte Mjeshtri i Madh.

Saladini, qė shpesh herė u bė objekt i atentateve tė dėshtuar nga ana e Asasinėve, nuk pranoi tė kryejė njė fushatėr ushtarake kundėr fortesave tė tyre, pasi njė mėngjes kishte gjetur njė kamė tė helmuar nė cadrėn e tij, njė shenjė kjo e faktit qė Asasinėt infiltroheshin sipas dėshirės nė ushtrinė e tij.

Nė tė njėjtėn kohė, aftėsitė e tyre ishin nė shitje. Vrasėsve tė dėrguar nga Asasinėt nuk u shpėtoi nė fakt, nė vitin 1192, mbreti i Jeruzalemit, Corrado di Monferrato, por ndjekėsit e sektit bėnė qė tė qarkullojė teoria qė eleminimi i Corrados ishte koordinuar nė tė vėrtetė nga Rikard Zemėrluani.

Mes Templarėve dhe Asasinėve kishte nė fakt njė lidhje: Masyafi u paguante njė harac Kalorėsve tė Tempullit dhe duket se kėta, shpesh herė pėrdornin shėrbimet e Asasinėve pėr tė kryer krime politikė nė brendėsi tė mbretėrive tė krishtera. Kėta dyshime janė mbėshtetur shpesh herė nga Kalorėsit e Urdhėrit tė Spitalorėve qė ishin rivalė tė egėr tė Templarėve dhe dolėn sėrish nė sipėrfaqe nė vitin 1312, kur Kisha nė bashkėpunim me sovranin francez Filipin, shkatėrroi Urdhėrin duke e shpallur heretik. Pikat e kontaktit mes Asasinėve dhe Templarėve nuk ishin vetėm tė rendit ushtarak.

Aleatė apo kundėrshtarė?

Asasinėt dhe Templarėt, nė narrativėn popullore kanė qenė gjithmonė kundėrshtarė. E mira dhe e keqja. Po a ka qenė vėrtetė kėshtu? Distanca e vogėl mes kėshtjellave tė tyre nė Tokėn e Shenjtė favorizonte sigurisht shkėmbime dhe kontakte. Madje edhe mėnyra mistike e luftės i bashkonte edhe nė bindjet fetare, nė dukje tė ndryshme.

Nė fakt, thuhet qė me kalimin e shekujve besnikėria ndaj Islamit dhe ndaj Kishės u zbehėn duke i lėnė vend kultit tė hyjnisė demoniake tė Bafometit si dhe riteve tė fshehtė qė ngjanin shumė me magjinė e zezė. Por, kėto ndoshta ishin vetėm akuza tė kundėrshtarėve tė tyre. Asasinėt dhe Templarėt kishin nė fakt tė pėrbashkėt, njė ndarje tė njėjtė nė tre pjesė tė rangjeve tė tyre.

Nėse mes Ismailitėve dominonte hierarkia mes fillestarėve, ndjekėsve dhe Mjeshtrit (Plaku i Malit), mes Kalorėsve tė Tempullit pushteti ndahej mes Priorėve, Priorėve tė Mėdhenj dhe Mjeshtrit tė Madh. Tė ngjashme ishin edhe strategjitė e betejave, nė mėnyrė tė vecantė pėrdorimi ngushtėsisht luftarak i kėshtjellave dhe fortesave.

Nė mesin e shekullit XIII u pėrhapėn zėrat qė Kalorėsit Templarė kishin “urdhėruar” vrasjen e mbretit tė Francės, Luigji IX, pėr t’u kryer nga Asasinėt. I paralajmėruar pėr rrezikun, mbreti organizoi atė qė do tė ishte Kryqėzata e Pestė nė 1244 dhe Asasinėt dėrguan nė Francė dy ndjekės tė tyre pėr tė ndalur vrasėsit. Pėrse kishte ndryshuar situata? Pėrgjigja mbetet njė mister por duhet theksuar qė nė kohėn e Kryqėzatės sė Pestė, Templarėt kishin marrėdhėnie tė ngushta dhe fitimprurėse biznesi me mbretėrinė e Francės dhe intriga politike, pėrvec problemeve tė ndėrlikuar qė lidheshin me luftėn, duhet tė ketė ndryshuar planet dhe strategjitė.

Me kalimin e shekujve Asasinėt u bėnė gjithnjė e mė shumė figura legjendare, vrasės qė kishin zotėsi tė jashtėzakonshme dhe aftėsi qė lidheshin me teknikat e infiltrimit dhe tė vrasjes. Pas pushtimeve mongoliane, sekti humbi rėndėsinė politike, por asnjėherė nuk u zhduk pėrfundimisht. Fanatizmi, vendosmėria pėr tė sakrifikuar deri edhe jetėn nė luftėn kundėr tė pafeve mbeten edhe sot e kėsaj dite dhe nė njė pjesė tė madhe duken si ide tė pėrshtatura edhe prej grupeve modernė integralistė.

Ndoshta duhet tė pyesim cfarė mbetet nga ai fanatizėm antik nė veprimet e kamikazėve tė sotėm dhe nėse njė legjendė e nisur shumė shekuj mė parė ėshtė varrosur me tė vėrtetė nė shkretėtirėn mes Sirisė dhe Iranit. Me kalimin e shekujve, legjenda e asasinėve ka lėnė njė gjurmė, e cila largohet gjithnjė e mė shumė prej gjurmėve tė lėna nė librat e historisė.

Nė tė gjithė Lindjen janė tė pėrhapur zėra dhe histori pėr sekte spiunėsh, vrasėsish profesionistė dhe terroristėsh fanatikė. Legjenda qė kanė ardhur nėpėr shekuj tė mbėshtjella nga njė cohė fshehtėsie. Forca e Asasinėve qėndronte pikėrisht nė aftėsinė pėr t’u fshehur, pėr tė kallur frikė nėpėrmjet zėrave dhe pėshpėrimave, pėr tė mbetur tė pakapshėm.

Por fanatizmi, aftėsia e krerėve pėr tė manipuluar vullnetin e ndjekėsve deri sa i shtyjnė drejt vetėvrasjes pėr tė realizuar misionin, ka mbėrritur deri tek ne. Nuk duhet pėrjashtuar qė terrorizmi modern islamik, i lindur edhe mes sekteve mė tė papėrkulur tė vahabitėve, ka gjurmė edhe tė kėtyre traditave tė lashta. Ndryshojnė armėt, jo strategjitė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

956


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi