Itali - UFO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Itali - UFO

Mesazh  FM prej 07.01.09 0:04

Edhe Italia hap dosjet e UFO-ve, alienėt i kemi pasur kaq afėr

Nė mos e kanė vizituar Shqipėrinė dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afėr nesh mendohet se UFO-t kanė kaluar. Bėhet fjalė pėr fqinjin tonė, Italinė.

Shumė shpejt do tė hapen dosjet “X” italiane. Bėhet fjalė pėr 12 mijė raste tė shfaqjes sė UFO-ve, nga viti 1900 e deri mė sot, duke u pėrqendruar dhe nė vitet e udhėheqjes sė Mussolini-t.

Lajmi bėhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrės Kombėtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, njė tjetėr studiues dhe shkrimtar i kėsaj qendre, kanė mbajtur njė konferencė pėr shtyp nė San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional tė dosjeve “X”

Kopjet e 18 dokumenteve sekrete tė erės fashiste (shėnime tė shkruara me dorė dhe telegrame, si dhe raporte tė ligjshme (nė njė prej dokumenteve shfaqet vizatimi i njė UFO-je) janė bėrė publike pak kohė mė parė pėr publikun, por vetėm tani dokumentet e UFO-ve tė kohės sė Mussolini-t kanė marrė vėmendje ndėrkombėtare.

Antonio Garaviglia, njė konsulent mjeko-ligjor italian ka kryer tekstet nė dokumentet e Mussolini-t ndėrkohė. Gjithēka filloi nė vitin 1996, kur Roberto Pinotti mori njė tufė shėnimesh tė shkruara me dorė, artikuj, tė cilėt mbanin vulėn e “Senatit tė mbretėrisė”.

Viti i shėnuar ėshtė 1936 dhe agjenti sekret pėrdor thjesht emrin e tij tė parė “Andrea” dhe gjithashtu pėrfshin njė skicė tė njė “objekti fluturues misterioz”.

“Ėshtė pikasur nė mėngjes tė sė hėnės dhe ishte njė disk metalik i shkėlqyeshėm, me njė gjatėsi prej dhjetė apo dymbėdhjetė metrash.

Dy avionė nga baza mė e afėrt u ngritėn nė qiell, por nuk ishin nė gjendje ta arrinin. Objekti nuk lėshonte asnjė tingull. E di me siguri se ėshtė parė nga pilotė tė tjerė... raporti ka mbėrritur nė duart e Ciano-s”, shkruhej nė dokumente.

Raporti i Andreas vazhdon: “Pas thuajse njė ore u shfaq njė tub metalik ngjyrė gri”.

Andrea ka bėrė dhe njė skicė tjetėr, sipas rrėfimit tė njė informatori tė paidentifikuar, “A ėshtė pėrshkruar si njė lloj siluri ajror, me dritare shumė tė dukshme dhe me drita tė bardha e tė kuqe. B ishte nė formėn e dy kapeleve nga ato qė pėrdoren nga priftėrinjtė: e gjerė me njė kube nė qendėr, metalike dhe e ndjekur nga siluri pa ndryshuar pozicionet e tyre”.

Dokumenti pėrmend faktin se “Prefektura ka hapur njė hetim, por mund tė imagjinohet shumė mirė se sa pak do tė ecė.

Duēja shpreh shqetėsimet e tij sepse bėn tė ditur se nėse bėhej fjalė pėr objekte ajrore angleze apo franceze, politika e tij e jashtme duhet tė rifillojė nga fillimi”.

Edhe pse raporti i Andreas ėshtė njė prej shumė atyre qė janė hapur kohėt e fundit, pėrmbajtja e kėtyre dokumenteve ėshtė sensacionale.

Ato pėrshkruajnė njė disk fluturues klasik dhe me disa rrėfime tė njėjta, nga njerėz tė ndryshėm, nė vitin 1936. Gjithashtu, kėto dokumente bėjnė tė ditur se Mussolini dhe Ciano, liderėt numėr njė dhe dy tė Italisė nė atė kohė shfaqen tė interesuar pėr situatėn.

Nė tė vėrtetė, dokumente tė tjera qė i kanė mbėrritur “CUN” nė mėnyrė anonime, pėrmendin njė departament misterioz tė njohur si “Kabineti RS/33”.

Ai duhej tė merrej me hetimin dhe mbulimin e atyre qė dokumentet klasifikojnė si “objekte ajrore tė pazakonshme”. “Kabineti RS/33” kishte lidhje me policinė sekrete fashiste “OVRA” dhe me “Agenzia Stefani”, agjencia e lajmeve tė regjimit tė asaj kohe qė kujdesej pėr pėrhapjen e propagandės fashiste.

Shkencėtari mė i famshėm italian, Giuglielmo Marconi ishte drejtor i Kabinetit, i cili pėrfshinte dhe shumė shkencėtarė, astronautė dhe inxhinierė tė aeronautikės italianė.

Kur filloi lufta, sekretet e Kabinetit u dėrguan nė Gjermaninė naziste. Siē thekson Lissoni, zėrat e disqeve tė nazistėve kanė pushtuar literaturėn prej kohėsh dhe njė shkencėtar italian, Giuseppe Belluzo pėrmendet gjithnjė nė lidhje me gjermanėt Miethe, Schriever dhe Habermohl.

Janė shkruar shumė gjėra tė pasakta nė lidhje me tė ashtuquajturit disqe fluturuese naziste, por nuk dihet se saktėsisht deri ku shkon e vėrteta nė kėto raste.

Emri i Miethe-s dhe shkencėtarėve tė tjerė ėshtė konfirmuar dhe nga FBI-ja dhe dokumente tė tjera gjermane dhe amerikane.

Anglia – korrik 2008

Nė korrik tė kėtij viti ka qenė radha e Anglisė pėr tė hapur dosjet. UFO-t dhe ufologjia vazhdojnė tė jenė aktualitet, ndaj duhet pranuar se ato nuk kanė dalė kurrė nga moda. Hapja e dosjeve vjen me hapat e ndėrmarrė nga qeveritė e ndryshme pėr deklasifikimin e dosjeve “X”, qė kanė lidhje me ēėshtjen.

Nė korrik tė kėtij viti ishte radha e Britanisė sė Madhe, por nė 2008-n i ka hapur dosjet Franca dhe Ekuadori. Dokumentet mė interesante janė ato qė kanė lidhje me raportet e ish-KGB-sė (127 faqe tė dhėnash pėr ngjarjet jonormale), si dhe njė dėshmi qė mbėrrin nė Ekuador.

Nė kufi tė 44 rasteve tė deklasifikuar, njė zyrtar, Ulliam Salgago pranon pa asnjė hije dyshimi se “ka objekte fluturuese me origjinė jashtėtokėsore nė atmosferėn tonė dhe se duhet tė ndajmė hapėsirėn tonė me qenie tė botėve tė tjera”.

Po pse kėto qeveri po hapin dosjet nė kėtė kohė? “Fenomeni UFO ėshtė kthyer nė njė fenomen masiv, ka nevojė pėr njė pėrgjigje”, shprehet Enrico Baēarini, drejtues i Qendrės Ufologjike Kombėtare (CUN) nė Itali. Dhjetėra studime nga qeveri tė ndryshme botėrore, kanė prodhuar mė shumė pyetje se pėrgjigje.

Mbetet pėr tė kuptuar tashmė nėse zgjedhja lidhet me mundėsinė “Teoria e pėrshtatjes me fenomenin ndiqet nga shumė qeveri tė vetėdijshme, jo gjithēka ėshtė thėnė”, deklaron CUN. Frika ėshtė tek shoku kulturor qė mund tė shkaktojnė informacione tė tilla.

Ndėrkohė, nė gjithė botėn rritet dėshira pėr alienėt. Kjo ndodh, jo vetėm pėr pėrbėrėsit e jashtėzakonshėm tė fenomenit, por edhe pėr faktin se po rritet gjithnjė e mė shumė vetėdija se jeta nuk ėshtė pronė ekskluzive e tokės.

Libri blu

Projekti “Blue Book” (Libri blu) ishte njė prej serive sistematike tė studimit e verifikimit tė UFO-ve (Objekteve fluturuese tė paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi nė vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytė e njė studimi tė kėtij lloji.

Urdhri pėr pezullimin e kėtij projekti u dha nė dhjetor tė vitit 1969. Projekti “Blue Book” kishte dy qėllime: tė pėrcaktonte nėse UFO-t ishin kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare dhe tė analizonte shkencėrisht tė dhėnat qė kishin lidhje me UFO-t.

Nė kohėn qė “Blue Book” u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese tė paidentifikuara duke arritur nė pėrfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime tė fenomeneve natyrore si retė, yjet, etj, apo objekte fluturuese tė zakonshėm.

Disa prej tyre u cilėsuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janė tė arkivuara dhe janė tė disponueshme nėn “Aktin e lirisė sė informimit”, por emrat dhe informacionet personale tė gjithė dėshmitarėve janė redaktuar.

Rihapja e kėtyre hetimeve u kėrkua nga njė panel pilotėsh dhe oficerėsh. “Libri Blu” konsiston nė hetimin e rivlerėsimin e dėshmive tė vjetra nė mėnyrė qė tė sqarohet njėherė e mirė fenomeni dhe ato ngjarje qė nganjėherė dhe nuk besohen.

Paneli, i cili pėrfshin ish-oficerė ushtarakė nga shtatė vende bėn tė ditur se tė gjithė kanė parė UFO apo kanė kryer kėrkime mbi kėtė fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha qė pamjet e qarta tė sferave fluturuese, dritave tė ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtėsi skėterre tė mos anashkalohen mė.

Mėnyrat e komunikimit me alienėt

CETI (Communication with Extraterrestrial Intelligence - Komunikimi me Inteligjencėn Jashtėtokėsore) ėshtė njė degė e institutit “SETI”.

“CETI” fokusohet nė kompozimin dhe deshifrimin e mesazheve qė mund tė kuptohen teorikisht nga qytetėrime tė tjera teknologjike.

Eksperimenti mė i njohur i “CETI” ishte mesazhi i Arecibos nė vitin 1974. “CETI” fokusohet nė tre fusha komunikimi: gjuhėt matematike, sistemet e ilustruara me figura, dhe sistemet e algoritmit tė komunikimit:
“Astraglossa”

E publikuar nė vitin 1953 nga Lancelot Hogben, pėrshkruan njė sistem tė kombinimit ėt numrave nė disas seri pulsimesh tė shkurtra dhe tė gjata. Nė sistemin e Hogbenm pulsimet e shkurtra pėrfaqėsojnė numrat ndėrsa pulsimet e e gjata shenjat e

Lincos (Gjuha kozmike)

“Lincos: Skicimi i njė gjuhe pėr komunikim kozmik”, i publikuar nė vitin 1960 nga Hans Freudenthal ėshtė njė zgjerim i “Astraglossa” pėr tė krijuar njė gjuhė me qėllim tė pėrgjithshėm qė buron nga simbolet e matematikės bazė dhe logjikės.

Mesazhet e ilustruara me figura

Sistemet e komunikimit tė ilustruar me figura synojnė tė pėrshkruajnė koncepte matematikore apo fizike nėpėrmjet diagrameve tė thjeshtuara. Kėto mesazhe nėnkuptojnė se marrėsit kanė tė njėjtat aftėsi vizuale dhe mund tė kuptojnė matematikėn dhe gjeometrinė bazė.

Njė kritikė e zakonshme e kėtyre sistemeve ėshtė se ato pretendojnė njė kuptim tė pėrbashkėt tė formave specifike, tė cilat nuk mund tė jenė tė tilla pėr speciet me vizion tė ndryshėm.

Pllakat nė sondat e “Pioneer”

Dy pllakat u lėshuan bashkė me “Pioneer 10” dhe “Pioneer 11” nė vitin 1972 dhe 1973, duke pėrshkruar vendndodhjen e tokės nė galaktike dhe sistemin diellor, si dhe formėn e trupit njerėzor.

Mėnyrat e deshifrimit

Numrat

Numrat nga 1-10 shfaqen nė format dyjor. Kodimi i numrave mund tė mos jetė i deshifrueshėm qė nė pamje tė parė pėr shkak tė mėnyrės si ato janė vendosur. Pėr t’u lexuar shtatė shifrat e para, s’duhet marrė parasysh radha e dytė dhe duhen lexuar si tre shifra dyjore nga fillimi nė fund.
Elementėt e ADN-sė

Nė mesazh shfaqen numrat 1, 6, 7, 8 dhe 15. Kėto janė numrat atomikė tė hidrogjenit (H), karbonit (C), nitrogjenit (N), oksigjenit (O), fosforit (P), tė cilėt janė pėrbėrės tė ADN-sė.

Spiralja e dyfishtė

Spiralja e dyfishtė e ADN-sė - shiriti vertikal pėrfaqėson numrit e elementėve pėrbėrės, por vlera e vizatuar ėshtė rreth 4.3 milionė, kur nė fakt janė rreth 3.2 miliardė ēifte bazė).

Njerėzimi

Elementi nė qendėr pėrfaqėson njė njeri. Elementi nė tė majtė tregon gjatėsinė mesatare tė njė njeriu. Elementi nė tė djathtė tregon masėn e popullsisė sė botės nė vitin 1974, rreth 4.2 miliardė. Nė kėtė rast, numri ėshtė i orientuar horizontalisht dhe jo vertikalisht.

Planetėt

Sistemi diellor, ku shfaqet dielli dhe planetėt sipas pozicionit tė tyre. Toka ėshtė planeti i tretė nga dielli. Pėrveē pozicionit, pamja grafike jep dhe referenca tė masės sė ēdo planeti dhe tė diellit.

Teleskopi

Pjesa e fundit pėrfaqėson teleskopin e Arecibos me diametrin e tij.

Kolonizimi i hapėsirės

Metoda

Ndėrtimi i kolonive nė hapėsirė do tė kėrkojė hapėsirė, njerėz, ushqim, materiale ndėrtimi, energji, transport, komunikim, gravitet tė stimuluar dhe mbrojtje ndaj radioaktivitetit. Kolonitė do tė vendoseshin nė njė zonė qė i pėrmbush kėto kėrkesa.

Materialet

Kolonitė nė Hėnė dhe nė Mars mund tė pėrdorin materiale vendase, megjithėse Hėna ka mungesa hidrogjeni dhe nitrogjeni, por ka shumė oksigjen, silikon, hekur, alumin dhe titan. Dėrgimi i materialeve nga Toka ėshtė i shtrenjtė, por disa materiale mund tė sigurohen nga asteroidė apo kometa.

Energjia

Energjia solare nė orbitė ėshtė e bollshme, e besueshme dhe pėrdoret pėr tė fuqizuar satelitėt sot. Nė hapėsirė nuk ka natė, as re dhe as atmosferė pėr ta bllokuar diellin. Drita e diellit mund tė pėrdoret nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pa asnjė kosto.

Transporti

Transporti nė orbitė ėshtė faktori kufizues. Hedhjet nė hapėsirė nė ditėt e sotme kushtojnė 3 mijė deri nė 25 mijė dollarė pėr kilogram nga Toka nė orbitėn e poshtme. Pėr t’u vendosur nė hapėsirė kėrkohen mjete tė lira transporti dhe qė tė mos e dėmtojnė atmosferėn.

Komunikimi

Nė krahasim me kėrkesat e tjera, komunikimi ėshtė mė i thjeshtė nga orbita nė Hėnė. Njė proporcion i madh i komunikimit tokėsor tashmė kalon nga satelitėt. Megjithatė komunikimi nė largėsi mund tė shkaktojė vonesa, pėr shkak tė shpejtėsisė sė dritė dhe distancės.

Jeta nė hapėsirė

- Gati ēdo astronaut pėrjeton njė tip sėmundje hapėsire, tė shkaktuar nga informacioni konfuzes qė arrin nė veshėt e tyre tė brendshėm. Pėrveē tė pėrzierave, simptomat pėrfshijnė dhimbje koke dhe vėshtirėsi nė ecje me gjymtyrė. Pak a shumė si dita e parė e shkollės.

- Kėto janė shqetėsimet mė tė pakta. Nė gjendjen pa peshė, lėngjet rrjedhin pėr lart, duke shkaktuar bllokime tė hundės dhe fytyrė tė fryrė; kockat humbasin kalcium, duke formuar kėshtu gurėt nė veshka. Sėmundje tjetėr ėshtė edhe atrofia e muskujve, gjė qė ngadalėson zorrėt dhe tkurr zemrėn.

- Nėse ekspozoheni nė vakumin e hapėsirės pa kostumin e pėrshtatshėm, mos e mbani frymėn. Presioni i papritur mund t’jua kėpucė mushkėritė.

- Pėrveē kėsaj, uji nė gjuhė, nė hundė dhe nė sy do tė gufonte. Kjo ka ndodhur nė vitin 1965, kur njė kostum hapėsire u gris gjatė eksperimentit dhe ai qė e provonte u ekspozua ndaj vakumit pėr 15 sekonda.

- Ndryshe nga ajo qė kemi parė nė Hollivud, ju nuk do tė shpėrthenit. Mungesa e oksigjenit nė gjak ėshtė ajo qė do t’ju vriste, por pėr kėtė do tė duheshin dy minuta.

- Sistemet e ajrimit nė anijet kozmike dhe Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės thithin gjithēka qė pluskon nė hapėsirė.

- Banja e anijes kozmike kėrkon qė astronautėt tė pozicionohen me saktėsi nė qendėr tė ndenjėses. Para se tė nisen nė hapėsirė, secili prej tyre bėn prova tė panumėrta si ta pozicionojnė veten.

Blendina Cara
avatar
FM

1186


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Itali - UFO

Mesazh  Jon prej 03.12.09 1:33

UFO-t nė Torino, zbulohet sekreti i vitit 1973

Tre, mbase katėr objekte fluturuese tė paidentifikuara, pra UFO, tė cilat fluturonin nė qiellin e aeroportit tė Torinos, Kasele, ėshtė njė ndėr episodet e ndodhura nė fund tė 1973.

Paralajmėrimet janė parė nga pilotėt e linjave ajrore, pasagjerėt dhe persona tė tjerė nė tokė, por i madh qe skepticizmi: siē u tha nė konferencėn e fundit e mbajtur nė Firence tė dielėn e kaluar, ku prania e mjeteve tė paidentifikueshme ėshtė konfirmuar nga gjurmėt e shfaqura nė radar e tė mbajtura nė dosje konfidenciale tė aeronautikės ushtarake.

Pėr ekzistencėn e kėtyre gjurmėve ka folur gjatė konferencės ndėrkombėtare, presidenti i Qendrės Ufologjike Kombėtare Italiane, Roberto Pinoti. “Pas disa dekadash bėhet e qartė qė gjurmėt nė radar tregojnė praninė e objekteve tė paidentifikuara nė Torino nė fund tė vitit 1973”, - ka thėnė Pinoti.

Mė tej shton: “Kjo zbulesė ėshtė bėrė e mundur falė ndryshimit tė udhėzimeve mes autoriteteve ushtarake, tashmė mė tė gatshme tė zbulojnė pėrmbajtjen e dosjeve tė mbajtura deri tani “top secret”.

Aeronautika ushtarake zbulon gjithmonė Cun, e thėnė drejt 400 dosje tė mbledhura nė 30 vite mbi UFO-t nė Itali. Pra qė nga 1979 fenomeni ka filluar tė vėzhgohet nė mėnyrė shkencore.

Nė total Cun ka ngritur rreth 10.400 episode nė Itali. Vetėm nė 2009-n Qendra Ufologjike Kombėtare, qė ėshtė ngritur nė Firence, ka regjistruar njė mijė sinjalizime, sidomos paralajmėrime.
avatar
Jon

1265


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Itali - UFO

Mesazh  Fikrro prej 18.11.10 22:06

UFO-ja identike shihet nė tri kontinente brenda dy ditėsh



Nga mesi i tetorit nė njė periudhe tė shkurtė kohe mbi Teksas, Ganė dhe Irlandė – pra nė tri kontinente, ėshtė parė njė UFO e cila, sipas dėshmitarėve ka tė njėjtat karakteristika. Objekti e ndryshon shumė shpejtė ngjyrėn dhe formėn.

Nė videon e xhiruar mbi qytetin Hallsville tė Teksasit muajin e kaluar gruaja qė e kishte xhiruar deklaroi se nuk e kishte idenė se ēfarė ishte ai objekt pasi dukej se objekti rritej dhe dukej gjithnjė e mė i ēuditshėm.

Ajo po ashtu tha se objekti ndryshonte ngjyrėn, ndėrsa ėshtė interesante se karakteristika tė njėjta kishte edhe objekti i xhiruar mbi qiellin e Ganės mė 14 tetor tė kėtij viti dhe ai i xhiruar po tė njėjtėn ditė mbi qiellin e Bangalores nė Indi.

Vetėm njė ditė mė parė, mė 13 tetor, e njėjta dukuri ishte regjistruar edhe nė qiellin e Ventotenit, njė ishull i vogėl nė Itali.





avatar
Fikrro

677


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Itali - UFO

Mesazh  Androo prej 12.03.12 15:24



Tjetėr sinjalizim pėr UFO tė dyshimtė nė Kozenca

Pas alienim nė Udine dhe sinjalizimeve nė qiellin e Romės dhe Veriut tė Italisė, vjen njė tjetėr rast i dyshuar pėr UFO nė territorin italian. Kėtė herė ėshtė regjistruar nė Kozenca, saktėsisht nė Cirella di Diamante, ku korrikun e kaluar, njė turist ka fotografuar disa objekte fluturues, tė shoqėruar nga njė dritė e ēuditshme.

Filmimet e janė dėrguar menjėherė nė CUFOM (Qendra Ufologjike Mesdhetare) dhe janė analizuar nga personeli i specializuar. Ndėrkohė qė ėshtė e disponueshme nė Youtube edhe njė video e montuar nga CUFOM e CUBMGC dhe ku shpjegohen anomalitė e kėtyre fotove dhe karakteristikat qė i bėjnė tė ngjashme me UFO-t.

avatar
Androo

296


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Itali - UFO

Mesazh  Odin prej 07.10.13 13:21

UFO-t pushtojnė Italinė?! Ekspertėt e “vėrtetojnė” me pamje konkrete



Jashtėtokėsorėt e kanė pushtuar mė shumė se njė herė Italinė. Dhe kėtė e fakton sė fundmi, njė raport i detajuar, i Qendrės Mesdhetare Ufologjike, (C.UFO.M), sipas tė cilės, janė me tė vėrtetė tė shumta rastet kur qeniet jashtėtokėsore kanė “bujtur” nė shtetin pėrtej Adriatikut.

Referuar pamjeve konkrete, ky raport kėrkon tė provojė vėrtetėsinė e ekzistencės sė tė tilla qenieve. Shikojini dhe ju.







avatar
Odin

602


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi