Tolstoi pėr dashurinė, tė vėrtetėn e shpirtit njerėzor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tolstoi pėr dashurinė, tė vėrtetėn e shpirtit njerėzor

Mesazh  Luli prej 02.10.14 12:50



Bota nuk ka nevojė as pėr kushtetuta, as pėr revolucione, as pėr kongrese apo konferenca, as pėr nėndetėse, eksplozivė tė fuqishėm, shkolla apo universitete, as pėr shtim tė librave apo kinematografisė, por ka nevojė tė pranojė njė tė vėrtetė tė thjeshtė, se nė jetėn tonė vetėm njė ligj ėshtė i rėndėsishėm: DASHURIA

Letėrkėmbimi

‘Kushtetuta’ njėligjore

“Dashuria ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar humanitetin nga sėmundjet”.

Nė vitin 1908, revolucionari indian, Taraknath, Das i shkroi Tolstoit, atėherė njė nga figurat mė tė njohura nė botė, pėr t’i kėrkuar autorit mbėshtetje pėr pavarėsinė e Indisė nga kolonizatori britanik.
Mė 14 dhjetor, Tolstoi, i cili i kishte kaluar 20 vitet e fundit duke kėrkuar pėrgjigje pėr pyetjet mė tė mėdha morale, iu pėrgjigj nė njė letėr tė gjatė, qė Das e publikoi nė gazetėn e pėrditshme “Lironi Industanin”.

Kaluar dorė pas dore, mesazhi arriti te Mahatma Gandi qė sapo kishte nisur karrierėn si lider i paqes nė Afrikėn e Jugut. Ai i shkroi Tolstoit dhe i kėrkoi leje qė ta ribotonte nė gazetėn e tij “Opinioni Indian”. Letra e Tolstoit u botua mė pas nėn titullin “Letėr njė indiani”.

Kjo nxiti njė korrespondencė mes tė dyve qė zgjati deri nė vdekjen e Tolstoit – njė takim i dy mendjeve dhe shpirtrave tė mėdhenj tė pėrmbledhur nė librin “Korrespondenca e Tolstoit dhe Gandit”.

Letrat e shkrimtarit rus bėjnė thirrje pėr njė rezistencė jo tė dhunshme, ai u del kundėr ideologjive false, si pseudofetare dhe pseudoshkencore, qė nxisin dhunė, njė akt qė ai e sheh si jonatyral pėr shpirtin njerėzor dhe mbron kthimin nė gjendjen tonė themelore dhe natyrale, nė atė qė mbėshtetet te dashuria.

E keqja, argumenton Tolstoi me pasion, luftohet jo me dhunė, por me dashuri, diēka qė Maja Anxhelou e pėrshkroi aq bukur dekada mė vonė.

Gandi nga ana e tij e cilėsonte Tolstoin si njė nga mendimtarėt mė tė kthjellėt nė botėn perėndimore, njė nga shkrimtarėt mė madhėshtorė. Ai u bėnte thirrje njerėzve tė kuptonin tė vėrtetėn qendrore tė fjalėve tė autorit. “E vėrteta e vjetėr qė Tolstoi prezanton, ėshtė e freskėt pėr nga forca. Arsyeja e tij ėshtė e pakundėrshtueshme. Ai ėshtė i sinqertė dhe serioz. Ta thith vėmendjen”.

Fjalėt e shkrimtarit tė papėrsėritshėm rus edhe sot janė tepėr me vend, nė ēastin kur bota po pėrballet me njė situatė jo tė qetė politike, me dhunė etnike dhe konflikt global.

Ai shkruante: “Arsyeja pėr faktin befasues pėrse shumica e atyre qė punojnė i dorėzohen njė grushti personash qė kontrollojnė punėn dhe jetėn e tyre ėshtė gjithnjė dhe kudo e njėjtė – pavarėsisht nėse shtypėsit dhe tė shtypurit janė tė njė race apo tė njė kombėsie tjetėr.

Arsyeja shtrihet te mungesa e mėsimeve fetare tė logjikshme qė duke dhėnė shpjegime pėr kuptimin e jetės do tė ofronin njė ligj suprem pėr sjelljen dhe do tė zėvendėsoni perceptimet e dyshimta tė pseudofesė dhe pseudoshkencės me pėrfundimet qė nxirren prej tyre qė njihen si ‘civilizim’”.

Kur flet pėr mėsimet fetare, Tolstoi u referohet mė shumė atyre tė drejtimit shpirtėror.

Te ēdo individ manifestohet njė element shpirtėror qė i jep jetė gjithė ekzistencės dhe ky element orvatet tė bashkojė gjithēka qė i ngjan natyrės sė tij, dhe e arrin kėtė pėrmes dashurisė… Fakti i thjeshtė qė ky mendim ka ēarė mes shteteve tė ndryshme nė kohė tė ndryshme lė tė kuptohet se ėshtė i trashėguar nė natyrėn njerėzore dhe se pėrmban tė vėrtetėn. Por kjo e vėrtetė u ėshtė bėrė e njohur njerėzve qė hamendėsonin se njė komunitet mund tė mbahet i bashkuar nėse disa kontrollojnė tė tjerėt, ndaj duket i pakuptimtė nė kuadėr tė rregullit ekzistues tė shoqėrisė.

Tolstoi tregon rastet kur sa e sa herė ideologjitė politike e kanė keqpėrdorur kėtė ligj tė dashurisė nė historinė e njerėzimit dhe e kanė zėvendėsuar atė me dhunėn. Ata qė mbajnė pushtetin e cilėsojnė kėtė tė vėrtetė si njė kėrcėnim pėr pozitėn e tyre dhe e kundėrshtojnė shpesh me dhunė tė hapur.

“E vėrteta se dashuria ėshtė morali mė i lartė njerėzor ėshtė mohuar ose kundėrshtuar, por e vėrteta ishte aq e fortė saqė kundėrshtimet mbetėn vetėm fjalė. U ėshtė mėsuar njerėzve se dashuria duhet tė jetė vetėm pėr pėrdorim shtėpiak, dhe se nė publik duhet tė mbizotėrojnė format e dhunės si burgosja, ekzekutimet dhe luftėrat, tė cilat pėrdoren si mbrojtje tė shumicės kundėr pakicės sė keqe.

Ėshtė bėrė e zakonshme qė disa burra tė vendosin se kush do tė jetė subjekt i dhunės qė tė tjerėt tė pėrfitojnė, e kėta qė e pėsojnė dhunėn arrijnė nėn tė njėjtin pėrfundim se dhuna ėshtė zgjidhja pėr tė hequr qafe ata qė i dhunuan. Pavarėsisht mėsimeve shpirtėrore tė dashurisė, njeriu ka mėsuar t’i pėrgjigjet dhunės me dhunė.

Sipas Tolstoit, njė ėshtė e vėrteta e vjetėr dhe e thjeshtė: “Natyra e njeriut ėshtė tė ndihmojė dhe ta dojė tjetrin, dhe jo ta torturojė apo vrasė shoku-shokun”.
Si shkenca, ashtu edhe feja, argumenton Tolstoi, mund tė rezultojnė dogma tė rrezikshme qė na verbojnė nga ligji themeltar i dashurisė.

Ai i kthehet pikės kyēe tė mbrojtjes sė rezistencės jo tė dhunshme tė Gandit duke shkruar:

Dashuria ėshtė e vetmja rrugė pėr ta shpėtuar njerėzimin nga ēdo sėmundje dhe nė tė ti ke tė vetmen mėnyrė pėr tė shpėtuar njerėzit e tu nga skllavėria… Dashuria dhe rezistenca e dhunshme ndaj keqbėrėsve, pėrmbajnė njė kontradiktė tė pėrbashkėt pėr ndjenjėn dhe kuptimin e konceptit dashuri.

Kur njerėzit tė jetojnė sipas ligjit natyral tė dashurisė qė kanė nė zemėr, jo qindra njerėz, por as miliona, nuk do tė arrijnė tė skllavėrojnė as edhe njė person tė vetėm.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tolstoi pėr dashurinė, tė vėrtetėn e shpirtit njerėzor

Mesazh  Luli prej 17.01.15 1:03

Sekreti e jetės, sipas Leon Tolstoit

Ka shumė gjėra pėr tė mėsuar nė lidhje me Artin e tė Jetuarit nga Lufta dhe Paqja e Tolstoit – pėr kotėsinė dhe budallallėkun, xhelozinė seksuale dhe marrėdhėniet familjare. Por ne mund tė mėsojmė gjithashtu nga jeta e vetė mjeshtrit tė romaneve.
Roman Krznaric


Tolstoi shte anėtar i fisnikėrisė ruse, nga njė familje qė zotėronte njė pronė dhe qindra shėrbėtorė. Jeta e hershme e kontit tė ri ishte e zhurmshme, imorale dhe e dhunshme. “Unė vrisja njerėz nė luftėra dhe i sfidoja njerėzit nė duele me qėllim qė t’i vrisja”, shkruante ai. “Unė humbisja nė bixhoz, konsumoja punėn e fshatarėve, i dėnoja me ndėshkime, jetoja i lirė, dhe i mashtroja njerėzit… kėshtu jetova pėr dhjetė vjet.” Por ai gradualisht filloi t’i largohej kėtij stili jete prej racisti dekadent dhe i hodhi poshtė besimet e marrė prej tabanit aristokratik, duke adoptuar njė kėndvėshtrim jotradicional tė botės, i cili i trondiste bashkėmoshatarėt. Ja ēfarė kėshillash mund tė na ofrojė rrugėtimi personal i Leon Tolstoit, pėr tė riparė filozofinė tonė tė jetės.


1. Qėndroni mendjehapur

Njė nga dhuntitė mė tė mėdha tė Tostoit ishte aftėsia dhe dėshira e tij pėr tė ndryshuar mendjen, bazuar nė eksperienca tė reja. Gjakderdhja e tmerrshme qė ai pa ndėrsa luftonte nė Luftėn e Krimesė nė 1850-ėn e shndėrroi nė njė pacifist pėr gjithė jetėn. Nė 1857-ėn, pasi pa njė ndėshkim publik nė gijotinė nė Paris – ai nuk e harroi kurrė zhurmėn e kokės sė prerė ndėrsa binte nė kutinė poshtė – ai u bė njė kundėrshtar i bindur i shtetit dhe i ligjeve tė tij, duke besuar qė qeveritė nuk ishin vetėm brutale, por nė esencė i shėrbenin interesave tė tė pasurve dhe tė fuqishmėve. “Shteti ėshtė njė komplot,” i shkroi ai njė miku. “Prandaj, unė kurrė nuk do t’i shėrbej ndonjė qeverie ndokund”. Tolstoi ishte nė rrugėn e shndėrrimit nė anarkist. Ai ishte i pari qė do tė na nxiste tė vinim nė dyshim besimet themeltarė dhe dogmat me tė cilat jemi rritur.


2. Praktikoni ndjeshmėrinė

Tolstoi shfaqi njė kapacitet tė pazakontė pėr t’u prekur duke e vėnė veten nė vendin e njerėzve, jeta e tė cilėve ishte shumė e ndryshme nga e tija. Nė 1860-ėn ai jo vetėm adoptoi veshjen fshatare, por filloi tė punonte krahpėrkrah me punėtorėt e sapoemancipuar nė pronėn e tij, duke punuar me parmėndė fushat dhe duke riparuar shtėpitė e tyre me duart e tij. Sigurisht qė kishte njė element paternalizmi, por e vėrteta ėshtė se ai e shijonte shoqėrinė e fshatarėve dhe nė mėnyrė tė vetėdijshme i largohej elitės letrare dhe aristokratike nė qytete. Tolstoi besonte se ju nuk mundet kurrė tė kuptoni realitetin e jetės sė njerėzve tė tjerė, nėse nuk e provoni vetė atė.


3. Bėni ndryshimin

Ai u dallua nga moshatarėt e tij tė kastės sė lartė duke ndėrmarrė veprime praktike pėr tė lehtėsuar vuajtjen e njerėzve tė tjerė, mė evidente ishte puna e tij pėr lehtėsimin e urisė. Pas dėshtimit tė tė lashtave nė 1873-shin, Tolstoi ndaloi sė shkruari Ana Kareninė-n pėr njė vit, me qėllim qė tė organizonte ndihmė pėr ata qė vdisnin urie. Nė kėtė kohė, ai i shkruante njė tė afėrmi: “Nuk mund tė shkėputem nga krijesa qė janė reale, pėr t’iu kushtuar krijesave imagjinare”. Shokėt e tij, ashtu si edhe familja, menduan se ishte ēmenduri qė njėri nga romancierėt mė tė mirė t’i vendoste veprat e tij gjeniale nė plan tė dytė. Ai e pėrsėriti kėtė gjė gjatė zisė sė bukės sė 1891-shit, kohė kur kaloi dy vite duke punuar nė “kazanėt e supės” dhe pėr mbledhje fondesh. A mund ta imagjinoni dot njė shkrimtar tė sotėm, nga ata qė shesin shumė kopje, qė tė lėnė mėnjanė librin dhe t’i kushtohen pėr dy vite punės humanitare?


4. Zotėroni artin e tė jetuarit thjeshtė

Pas njė krize nervore nė fundin e vitit 1870, Tolstoi hodhi poshtė gjithė fenė e organizuar, duke pėrfshirė Kishėn Ortodokse nė tė cilėn ai ishte rritur. Ai adoptoi njė lloj revolucionar tė Kristianizmit i bazuar nė jetėn e thjeshtė shpirtėrore e materiale. Ai i dha fund alkoolit, duhanit dhe u bė njė vegjetarian. Tolstoi frymėzoi gjithashtu krijimin e komuniteteve utopike tė jetesės sė thjeshtė, ku pasuria ishte e pėrbashkėt. Kėto komunitete “Tolstojane” u pėrhapėn rreth e rrotull botės dhe e shtynė Gandin tė themelonte njė vendbanim fetar nė 1910-ėn, me emrin Ferma “Leo Tolstoi”.


5. Kujdes nga kontradiktat tuaja

Kjo jetė e re, mė e thjeshtė nuk ishte pa mundime dhe kontradikta. Tolstoi predikonte dashuri universale, megjithatė ishte nė mėnyrė konstante nė luftė me tė shoqen. Veē kėsaj, apostulli i barazisė nuk ishte kurrė i aftė tė braktiste plotėsisht pasurinė dhe jetėn e privilegjuar. Ai jetoi deri nė moshė tė madhe nė njė shtėpi tė madhe me shėrbėtorė. Por nė fillim tė 1890-ės ia doli – kundėr dėshirės sė familjes sė tij – tė hiqte dorė nga e drejta e autorėsisė pėr njė pjesė tė madhe tė veprave tė tij letrare, si pasojė duke sakrifikuar njė pasuri tė tėrė. Duke marrė me mend pozicionin e privilegjuar nė tė cilin Tolstoi e filloi jetėn, transformimi i tij shpirtėror, gjithėsesi ėshtė pėr t’u admiruar.


6. Bėhuni zanatēi

Tolstoi kuptoi qė arritja e njė ekuilibri midis mendjes dhe trupit ishte njė pjesė thelbėsore e procesit tė tij krijues. Ai jo vetėm e linte vazhdimisht penėn pėr tė marrė plugun mespėrmes fushės, por mbante njė kosė dhe priste me sharrė duke u mbėshtetur pas murit ngjitur me tavolinėn e shkrimit. Nė vitet e tij tė fundit, kur gazetarė e shkrimtarė vinin tė respektonin plakun e zgjuar me mjekėr, ata gjithmonė befasoheshin kur gjenin njė nga autorėt mė tė famshėm botėrorė tė mbledhur kruspull mbi veglat e punės, duke bėrė njė palė ēizme. Nėse Tolstoi do tė ishte kėtu sot, ai pa dyshim do tė na sugjeronte tė fusnim ndonjė zanat nė jetėn. Mė mirė se sa tė kalonim kaq shumė kohė nė twitter apo duke bėrė mesazhe.


7. Zgjeroni rrethin tuaj shoqėror

Leksioni mė themelor pėr jetėn qė ofron Tolstoi ėshtė tė kuptojmė se rruga mė e mirė pėr tė sfiduar hamendėsimet dhe paragjykimet tona, dhe tė gjejmė rrugė tė reja mbi vėshtrimin e botės ėshtė ta rrethojmė veten me njerėz, pikėpamjet e tė cilėve dhe stili i jetės sė tė cilėve ndryshon nga i yni. Tek “Ringjallja” ai tregoi se shumica e njerėzve – qofshin ata politikanė, biznesmenė ose hajdutė – “instiktivisht kapen pas rrethit tė atyre njerėzve qė ndajnė pikėpamjet e tyre pėr jetėn dhe vendin e tyre nė tė”. Tė pėrkėdhelur brenda grupit tė shoqėrisė sonė, ne mund ta mendojmė absolutisht normale dhe tė justifikueshme tė zotėrojmė dy shtėpi, ose tė kundėrshtojmė martesat brenda tė njėjtit seks, ose tė bombardojmė vendet nė Lindjen e Mesme. Ne nuk e shohim qė pikėpamje tė tilla mund tė jenė perverse, tė padrejta, ose tė pavėrteta, sepse ne ndodhemi brenda qarqeve qė vetė i kemi krijuar. Sfida ėshtė t’i pėrhapim krahėt e bisedės tonė dhe tė harxhojmė kohė me ata njerėz, vlerat dhe eksperiencat e tė cilėve bien ndesh me tonat. Tolstoi do tė na kėshillonte se detyra jonė finale ėshtė tė udhėtojmė pėrtej perimetrit tė rrethit.
/bookoflife/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

929


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi