Interneti: A po na dėmton mendėrisht?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Interneti: A po na dėmton mendėrisht?

Mesazh  Berti69 prej 30.09.14 0:58



TE VERTETAT E PAKENDSHME:

Tweet-e, poste, chat, email. Mes smartphone-ve dhe rrjeteve socialė, kalojmė nė internet njė pjesė tė madhe tė jetės sonė. E megjithatė studimet e fundit tregojnė qė interneti na bėn tė ndihemi tė vetmuar e tė depresuar. Dhe mund tė jetė nė origjinė tė disa shqetėsimeve psikologjikė

Tė gjithė ne, qė kur ka nisur marrėdhėnia me internetin, kemi shfaqur tendencėn qė ta pranojmė pėr atė qė ėshtė, pa menduar shumė se si do tė donim qė tė ishte apo ēfarė duam tė shmangim. Duhet tė reagojmė. Interneti ėshtė ende yni dhe mundemi ta rimodelojmė. Nė lojė ėshtė mendja jonė

Nė njė farė kuptimi, nuk ka rėndėsi nėse ethet tona dixhitale provokojnė sėmundje mendore, apo thjeshtė kufizohen qė ta inkurajojnė. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njerėzit vuajnė. Tė vėnė pėrpara nga shpejtėsia e jetės, shkojmė drejt drogėrave tė ligjshme, dhe kjo ndihmon pėr tė shpjeguar pėrse Shtetet e Bashkuara ecin pėrpara me Xanax-in. Apo i besojmė shpėtimit fals tė tė ashtuquajturit multitasking, qė pėrthith vėmendjen tonė edhe kur kompjuterin e kemi fikur.

Tony Dokoupil


Pėrpara se tė hidhte filmimin mė tė shikuar nė historinė e internetit, Jason Russell nuk ishte njė i apasionuar pas rrjetit. Llogaria e tij nė YouTube ishte mbyllur dhe faqet e tij nė Twitter dhe Facebook pėrmbanin disa pak fotografi fėmijėsh dhe disa azhornime pėr kopshtin e shėpisė. Russell ishte ndėr ata tė bindurit qė interneti nuk ėshtė bėrė “pėr tė kontrolluar se sa njerėz na pėlqejnė”. Kur zakonet e tij teknologjikė e bėnin tė ndihej “gjeni, i droguar apo njė megalloman”, ai shkėpuste spinėn pėr ditė tė tėra. Ishte i bindur qė “e rėndėsishme ėshtė tė fikėsh kompjuterin dhe tė bėsh diēka nė jetėn reale”.

Pastaj, nė mars tė 2012, Russell u pėrpoq tė fikė gjithēka. Ndodhi pasi bėri tė qarkullojė njė link nė drejtim tė Kony 2012, dokumentari i tij mbi zotėrinė afrikan tė luftės, Joseph Kony. Ideja ishte qė tė pėrdorej rrjeti social pėr ta bėrė tė njohur pėr tė gjithė Konyn dhe pėr tė ndalur krimet e tij. Dhe funksionoi: filmi pėrshkoi rrjetin dhe u pa 70 milionė herė brenda njė jave. Por ndėrkohė, Russellit i ndodhi diēka. Po ata instrumenta dixhitalė qė mbėshtetėn projektin e tij i dėmtuan psikikėn, duke e ekspozuar para njė lumi lėvdatash dhe sharjesh si dhe duke shtypur kėshtu marrėdhėnien e tij tė ngrohtė me mjetet e rinj tė informacionit.

Katėr ditėt e para fjeti dy orė duke prodhuar njė turbinė tweet-esh disi tė ēuditshėm. Publikoi njė link tek “Unė takova lopėn e detit”, njė film me metrazh tė shkurtėr i animuar me njė intervistė tė John Lennon, duke nxitur ndjekėsit e tij qė “tė fillojnė tė ushtrojnė mendjen”. Postoi njė fotografi tė tatuazhit tė tij “Timshel”, njė term biblik i zgjedhjes sė njeriut mes tė mirės dhe tė keqes. Nė njė moment hodhi nė internent dhe komentoi njė foto tė njė mesazhi tė nėnės sė tij. Mė pas e krahasoi jetėn e tij me njė tru tė marrė nga filmi Inception: “Njė ėndėrr brenda njė ėndrre”.

Ditėn e tetė tė kėsaj vorbulle tė ēuditshme dėrgoi njė tweet tė fundit, njė citim i Martin Luther King: “Nėse nuk mund tė fluturosh, vrapo; nėse nuk mund tė vraposh, ec; nėse nuk mund tė ecėsh, zvarritu; por ēfarėdolloj gjėje qė tė bėsh, duhet tė vazhdosh tė shkosh pėrpara”. Mė pas, hyri nė botėn reale. U zhvesh dhe shkoi nė njė qoshe rruge shumė tė rrahur pak mė larg shtėpisė sė tij, nė San Diego, ku pėrplasi duart nė trotuar duke sharė djallin. Edhe kjo u shndėrrua shumė shpejt nė njė filmim shumė tė ndjekur nė internet.

Nė vijim Russell u diagnostifikua me njė “psikozė reaktive”, njė shqetėsim mendor me kohėzgjatje tė shkurtėr. Nuk kish fare tė bėnte me droga apo alkool, ka nėnvizuar nė njė postim nė internet e shoqja Danica. Varej ekskluzivisht nga kompjuteri, qė vazhdonte ta mbante tė lidhur nė rrjet edhe kur ai vetė po bėhej copė-copė. “Nuk dinim asgjė”, ka shkruajtur Danica. “Por mjekėt thonė se bėhet fjalė pėr njė fenomen tė zakonshėm”, duke marrė nė konsideratė “kalimin e papritur nga njė anonimat relativ nė qendėr tė vėmendjes botėrore, me reagime tė njė entuziasmi tė madh por edhe pėrbuzjeje”. Pasi Jason doli nga spitali, bashkėshortja vendosi tė mbajė “njė muaj heshtje” nė Twitter.

Pikėpyetjet mbi efektet e mundshėm tė internetit mbi mendjen njerėzore janė tė vjetra tė paktėn po aq sa edhe link-et. Por edhe pėr ata qė nuk besojnė tek interneti, ideja qė njė teknologji e re mund tė ndikojė nė mėnyrėn tonė tė tė menduarit dhe tė ndjerit konsiderohet e marrė dhe naive, njėsoj si tė godasėsh me shkop njė abazhur, apo tė konsiderosh televizionin fajtor pėr keqedukimin e fėmijėve. Pra, deri pak kohė mė parė, interneti konsiderohej thjeshtė njė tjetėr mjet komunikimi masiv, njė sistem transmetimi, dhe jo njė makinė diabolike. I bėnte njerėzit mė tė lumtur dhe mė produktivė. E ku ishte prova pėr tė kundėrtėn?

Sot provat po fillojnė tė akumulohen. Po dalin studimet e parė seriozė dhe kuadri ėshtė shumė mė tepėr shqetėsues nga sa janė tė gatshėm tė pranojnė utopistėt e internetit. Versioni aktual i internetit – i lėvizshėm, social, i pėrshpejtuar dhe i kudondodhur – mund tė na bėjė jo vetėm mė budallenj dhe tė vetmuar, por edhe mė tė depresuar dhe nė ankth, tė prirur pėr ērregullime obsesivė-kompulsivė e madje edhe psikotikė. Imazhet e mendjes sonė tė dixhitalizuar do tė arrijnė t’u ngjajnė atyre tė toksiko-dipendentėve. Njerėz shumė normalė po shkatėrrohen nė mėnyra tė reja.

Shkrirje me makinat


Nė verėn e vitit 1996 shtatė studiues tė rinj tė MIT anuluan ndarjen mes njeriut dhe kompjuterit duke jetuar njėkohėsisht nė botėn fizike dhe nė atė virtuale. Kishin njė tastierė nė xhep, njė radiotransmetues nė ēantėn e shpinės, si dhe njė monitor qė e mbanin gjithmonė pėrpara syve. Vetėquheshin cyborg dhe ishin tipa tė ēuditshėm. Por siē vėren Sherry Turkle, njė psikologe e MIT, “sot jemi tė gjithė cyborg-ė”. Kjo jetė ku jemi gjithė kohės tė lidhur tashmė na duket normale, por kjo nuk do tė thotė qė ėshtė e shėndetshme apo e qėndrueshme, qė nga momenti qė teknologjia – pėr tė perifrazuar batutėn e vjetėr mbi alkoolin – shndėrrohet nė shkakun dhe nė zgjidhjen e tė gjithė problemeve tė jetės.

Nė njė hark kohor mė tė vogėl se sa ai i fėmijėrisė, jemi shkrirė nė njė me makinat dhe kemi filluar tė fiksojmė ekranin pėr tė paktėn tetė orė nė ditė: mė shumė se sa i dedikojmė ēdo aktiviteti tjetėr, pėrfshirė gjumin. Adoleshentėt mesatarisht arrijnė tė qėndrojnė shtatė orė para njė ekrani nė njė ditė tė zakonshme shkolle, madje deri nė njėmbėdhjetė orė nėse llogarisim kohėn qė kalojnė nė disa pajisje njėkohėsisht. Sot nė SHBA smartphone-t janė mė tė pėrhapur se sa telefonėt e vjetėr celularė, dhe mė shumė se njė e treta e pėrdoruesve lidhen nė internet sapo zgjohen, para se tė ngrihen nga krevati.

Ndėrkohė, njė mesazh me tekst ėshtė transformuar nė njė rrahje qerpikėsh: pavarėsisht nga mosha, ēdo person dėrgon dhe merr mesatarisht 400 mesazhe nė muaj, katėr herė mė shumė se sa nė vitin 2007. Njė adoleshent ka tė bėjė me afėrsisht 3700 mesazhė nė muaj, dyfishi krahasuar me 2007. Dhe mė shumė se dy tė tretat e kėtyre cyborg-ėve normalė, tė pėrditshėm, kanė ndjesinė qė telefoni i tyre dridhet edhe atėherė kur kjo nuk ndodh. Studiuesit e quajnė “sindroma e dridhjes fantazmė”.

Nė tėrėsi, ndryshimet dixhitalė tė pesė viteve tė fundit tė ngjajnė me njė kalė qe i ka shpėtuar nga duart kalorėsit, duke tėrhequr zvarrė atė qė mė parė mbante frerėt. Askush nuk uron njė tė ardhme amishėsh. Por studimet zbulojnė se interneti nuk ėshtė thjeshtė njė tjetėr sistem komunikimi. Rrjeti po kėrkon njė mjedis mendor tėrėsisht tė ri, njė gjendje natyre dixhitale nė tė cilėn mendja shndėrrohet nė njė panel kontrolli qė funksionon me njė ritėm tė tmerrshėm, dhe pak prej nesh arrijnė tė mbijetojnė tė paprekur.

“Eshtė njė problem i rėndėsishėm dhe i ri, si ndryshimet klimatike”, thotė Susan Greenfield, njė docente e farmakologjisė nė universitetin e Oxfordit. Greenfield po shkruan njė libėr pėr mėnyrėn se si teknologjia dixhitale na riprogramon, dhe jo pėr mė mirė: “Mund tė krijojmė njė botė tė mrekullueshme pėr bijtė tanė, por nuk do tė ndodhė nėse vazhdojmė tė mohojmė faktet dhe adoptojmė kėto teknologji pa reflektuar pėr atė qė ėshtė duke ndodhur”.

Interneti na bėn tė ēmendur? Zbulimet qė vijnė nga mė shumė se 15 shtete thonė se po shkojmė nė atė drejtim. Peter Whybrow, drejtor i institutit Semel tė neuroshkencės dhe sjelljes njerėzore nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Angeles, thotė se “kompjuteri ėshtė si njė formė kokaine elektronike”, nė gjendje tė hapė cikle maniakalė, qė pasohen nga periudha depresioni.

Interneti “na shtyn nė sjellje qė e dimė se janė negative dhe qė na bėjnė tė zhytemi nė ankth, duke na bėrė tė reagojmė nė mėnyra kompulsive”, thotė Nicholas Carr, ne librin “Interneti na bėn budallenj?” mbi efektet konjitivė tė rrjetit. “Nxit obsesionet, varėsinė dhe reagimet nėn stres”, shton Larry Rosen, njė psikolog kalifornian qė studion efektet e internetit prej dekadash. “Favorizon, e madje provokon sėmundjet mendore”.

Frika se interneti dhe teknologjia e lėvizshme krijojnė varėsi – qė shpesh shoqėrohet me ērrregullime obsesivo-kompulsivė si dhe shqetėsime si mungesė vėmendje apo hiperaktivitet – qarkullon prej dekadash, por deri pak kohė mė parė mbizotėronte opinini i optimistėve, shpesh herė tė armatosur edhe me ironi. “Cfarė na pret mė tej? Abuzimi i furrės me mikrovalė apo varėsia nga gjalpi i kakaos?” ka shkruajtur nė vitin 2006 njė studiues qė merret me vlerėsimin e kėrkimeve pėr njė prej revistave mė tė mėdha tė psikiatrisė. Manuali diagnostik dhe statistikor i shqetėsimeve mendorė nuk ka parashikuar asnjėherė njė kategori ndėrveprimesh makinė-njeri.

Por sot, opinioni i optimistėve kontestohet. Manuali i vitit 2013 ka pėrfshirė pėr herė tė parė ērregullimin e varėsisė nga interneti, edhe pse ka njė shtojcė tė rezervuar pėr argumentat qė kėrkojnė “studime tė mėtejshėm”. Kina, Taivani dhe Korea e Jugut nė vitet e fundit kanė pranuar diagnozėn, duke filluar ta trajtojnė pėrdorimin problematik tė internetit si njė emergjencė tė rėndė shėndetėsore kombėtare. Nė kėta vende, ku dhjetėra miliona vetė (dhe deri 30 pėrqind e adoleshentėve) konsiderohen tė varur nga interneti, dhe mbi tė gjitha nga lojėrat online, nga realiteti virtual dhe rrjetet socialė, kjo ēėshtje po zė gjithmonė e mė shumė faqet e para tė gazetave. Njė ēift tė rinjsh e injoruan fėmijėn e tyre deri sa e lanė tė vdesė, ndėrkohė qė kujdeseshin pėr njė fėmijė virtual nė internet. Njė djalė kish rrahur pėr vdekje tė ėmėn sepse i kishte kėrkuar qė tė fikte kompjuterin (dhe mė pas pėrdori kartėn e saj tė kreditit pėr tė qėndruar i lidhur nė internet edhe pėr disa orė tė tjera). Tė paktėn dhjetė pėrdorues tė internetit kanė vdekur nga tromboza pėr arsye se kanė qėndruar tė ulur pėrpara kompjuterit pėr shumė orė me radhė.

Qeveria koreane financon qendra tė asistencės dhe po mendon pėr njė mbyllje tė internetit gjatė natės pėr tė rinjtė. Ndėrkohė Kina ka lanēuar njė kryqėzatė tė nėnave pėr tė nxitur sjellje mė tė sigurta online. Kjo iniciativė lindi kur u zbulua se disa mjekė pėrdornin elektroshokun pėr tė trajtuar adoleshentėt qė kishin varėsi nga interneti. “Ka diēka interneti qė provokon varėsi”, thotė Elias Aboujaoude, njė psikiatėr i shkollės sė mjekėsisė nė Universitetin e Stanfordit, ku drejton klinikėn e ērregullimeve obsesivo-kompulsivė dhe klinikėn e shqetėsimeve tė kontrollit tė impulseve. “Kam parė shumė pacientė qė mė parė nuk kishin patur njė histori sjelljesh tė rrezikshme apo abuzimesh me substanca qė janė bėrė tė varur pėr shkak tė internetit”.

Studimi i tij i vitit 2006 mbi sjelljet problematike nė internet ėshtė nė bazė tė Virtually you, njė libėr qė flet se si aftėsia e jashtėzakonshme e tėrheqjes sė uebit vepron mbi psikikėn tonė. Edhe duke studiuar njė kampion pėrdoruesish tė moshės sė mesme me njė linjė telefonike fikse – tė intervistuarit kishin moshė mesatare mbi dyzetė vjeē dhe fitonin mė shumė se 50 mijė dollarė nė vit – Aboujaoude zbuloi se njė nė tetė prej tyre shfaqnin tė paktėn njė shenjė varėsie nga interneti. Sipas studimeve mė tė fundit, shifrat nė Amerikė janė tė barabarta me ato mes aziatikėve.

Pastaj ėshtė edhe njė eksperiment i kryer nė vitin 2010 nga universiteti i Maryland. Iu kėrkua dyqind studentėve qė tė shkėputeshin pėr 24 orė nga interneti dhe nga ēfarėdolloj teknologjie e lėvizshme si dhe tė rregjistronin ndjesitė e tyre. “Eshtė e qartė se jam i varur dhe varėsia ėshtė diēka e shpifur”, pranoi njė student. “Mjetet e komunikimit janė droga ime”, deklaroi njė tjetėr. Tė paktėn dy shkolla nuk arritėn madje as tė nisin njė eksperiment tė tillė pėr shkak tė mungesės sė vullnetarėve. “Shumė studentė universitarė jo vetėm nuk janė tė gatshėm, por janė tė paaftė nga pikėpamja funksionale pėr tė hequr dorė nga lidhjet e tyre mediatike me botėn”, ka konkluduar universiteti i Marylandit.

Varėsia nga Facebooku

Gjithnjė nė vitin 2010, dy psikiatėr nga Taivani pushtuan vėmendjen e kronikės me idenė e ērregullimeve qė sjell varėsia nga iPhone. Dokumentuan dy raste: i pari kish tė bėnte me njė student tė shtruar nė nėj institut pėr sėmundje mendore pėr arsye se pėrdorte iPhone 24 orė nė ditė. I dyti kish tė bėnte me njė agjent marketingu 31 vjeēar qė pėrdorte telefonin kur ishte nė timon. Tė dy rastet do tė ishin injoruar me njė tė qeshur nėse nė po tė njėjtėn kohė nuk do tė kish dalė njė studim i Stanfordit mbi sjelljet e dyqind personave kundrejt iPhone. Studimi pohonte qė njė pėrdorues nė dhjetė ndihej “tėrėsisht i varur” nga celulari. Me pėrjashtim tė 6% tė kampionit, tė gjithė pranonin njė nivel tė caktuar detyrimi, ndėrkohė qė tre pėrqind e tė intervistuarve nuk lejonin askėnd qė tė prekte smartphone-n e tyre.

Nė dy vitet e fundit, shqetėsimet pėr njė pėrdorim patologjik tė internetit janė rritur mė tej. Nė muajin prill, nė revistėn Times tė Indisė, disa mjekė folėn pėr prova anektodike tė njė rritjeje tė “varėsisė nga Facebook”. Detajet mė tė fundit mbi obsesionin e amerikanėve pėr internetin mund tė gjenden nė librin e ri tė Larry Rosen, “iDisorder”, qė pavarėsisht titullit joshės u botua nga shtėpia mė e madhe botuese universitare nė botė. Ekipi i tij ka studiuar njė kampion prej 750 personash, adoleshentė dhe tė rritur pėrfaqėsues tė popullsisė sė Kalofornisė sė Jugut, duke pėrshkruar nė detaje sjelljet e tyre teknologjike, ndjenjat e tyre ndaj kėtyre sjelljeve dhe pikaverazhin e tyre nė njė seri testesh standartė pėr ērregullimet psikiatrikė. Pjesa mė e madhe e tė intervistuarve, me pėrjashtim tė atyre mbi tė pesėdhjetat, kontrollonte sms-tė, postėn elektronike apo rrjetin e tyre social “vazhdimisht” apo “ēdo ēerek ore”. Edhe mė shqetėsues zbulimi i Rosen, qė ata persona qė kalonin mė shumė kohė nė internet shfaqnin njė numer mė tė madh “tiparesh kompulsivė tė personalitetit”.

Mund tė tingėllojė diēka e kuptueshme: ata qė duan tė qėndrojnė mė shumė kohė nė internet ndihen tė detyruar ta bėjnė. Por nė tė vėrtetė nuk ėshtė kjo qė duan vėrtetė. Njė studim i vitit 2011 pohon se pjesa mė e madhe e tė rinjve tė punėsuar nėpėr kompani (deri nė moshėn 45 vjeē) mbajnė me vete telefonin e tyre nė dhomėn e gjumit, dhe kjo kjo se ėshtė zgjedhje e lirė e tyre, nuk ėshtė gjė qė duan ta bėjnė. Sipas njė tjetėr studimi tė vitit 2011, nuk ėshtė njė zgjedhje e lirė ajo qė shtyn 80 pėrqind tė personave qė tė marrin me vete kur shkojnė pėr pushime laptopėt e tyre dhe smartphone-t, pėr tė qėnė tė informuar mbi atė qė ndodh kur nuk janė. Nuk ėshtė zgjedhje e lirė as ajo qė i shtyn mbajtėsit e smartphone-ve qė tė kontrollojnė telefonata dhe mesazhe pėrpara se tė shkojnė nė shtrat, nė mes tė natės dhe sapo zgjohen nga gjumi.

Mund tė duket sikur pėrdorimi i kėsaj teknologjie ėshtė njė zgjedhje e jona, por nė tė vėrtetė jemi tė tėrhequr prej potencialit tė saj pėr tė na kėnaqur nė njė kohė tė shkurtėr. Cdo zile mund tė sinjalizojė njė okazion social, seksual apo profesional, dhe kur pėrgjigjemi marrim njė minikėnaqėsi, njė lėshim tė shpejtė dopamine. “Kėto kėnaqėsi janė si goditje energjie qė rikarikojnė motorrėt kompulsivė, tė krahasueshėm me elektrizimin e lojtarit tė pokerit kur sheh qė nė tapetin e gjelbėrt hidhet njė letėr e re”, shpjegon pėr revistėn Scientific American njė studiuese e mjeteve tė komunikimit tė MIT, Judith Donath. “Nė tėrėsi ėshtė njė efekt i fuqishėm, tė cilit ėshtė e vėshtirė t’i rezistosh”.

Tė atrofizuar

Nė vitet e fundit ėshtė bėrė e mundur tė vėzhgohet se si ky pėrdorim i internetit modifikon trurin. Nė vitin 2008 Gary Small, kreu i qendrės kėrkimore pėr kujtesėn dhe plakjen nė Universitetin e Kalifornisė nė Los Angeles, ishte i pari qė dokumentoi ndryshimet e trurit pas njė pėrdorimi qoftė edhe tė moderuar tė internetit. Mori 24 persona, gjysma pėrdorues ekspertė tė internetit dhe gjysma tjetėr fillestarė, dhe pėrdori tek ta rezonancėn manjetike. Dallimi ishte mbresėlėnės, sepse pėrdoruesit e internetit shfaqnin njė korteks parafrontal ndjeshėm tė ndryshuar. Por befasia e vėrtetė ėshtė ajo qė ndodhi mė vonė. Small u kėrkoi fillestarėve qė tė kalonin njė total prej pesė orėsh nė internet dhe tė ktheheshin pas njė jave pėr njė tjetėr rezonancė. “Tek kėta persona, truri u modifikua menjėherė”.

Truri i personave qė kanė varėsi nga interneti i ngjan atij tė toksiko-dipendentėve dhe tė alkoolizuarve. Nė njė studim tė botuar nė janar, studiuesit kinezė gjetėn “materie tė bardhė jonormale” – qeliza nervore tė tepėrta qė i shėrbejnė shpejtėsisė – nė zonat e trurit qė janė pėrgjegjėse pėr vėmendjen, kontrollin dhe funksione tė tjerė ekzekutivė. Njė studim paralel ka vėrejtur ndryshime tė ngjashėm nė trurin e personave me varėsi nga lojėrat elektronike. Dhe tė dy studimet janė shfaqur nė rrugėn e rezultateve tė tjerė kinezė qė lidhin varėsinė nga interneti me “anomali strukturore nė materien gri”, mė saktė njė reduktim me 10 deri 20 pėrqind nė zonėn e trurit qė ėshtė pėrgjegjėse pėr fjalėn, kujtesėn, kontrollin motorrik, emocionet, informacionin ndjesor etj. Mė keq akoma, reduktimi nuk ndalet asnjėherė: sa mė shumė kohė kalohet nė internet, aq mė shumė truri shfaq shenja “atrofie”.

Pamjet e rezonancės nuk tregojnė nėse ndodh mė parė abuzimi apo ndryshimi cerebral, por shumė mjekė thonė se bėhet fjalė pėr njė konfirmim tė vėzhgimeve tė tyre. “Ka pak dyshime mbi faktin qė po bėhemi mė impulsivė”, thotė Aboujaoude i Stanfordit, dhe njė prej shkaqeve ėshtė pėrdorimi i teknologjive. Studiuesi kujton rritjen e diagnozave tė ērregullimeve obsesivo-kompulsivė dhe shqetėsimeve nga mungesa e vėmendjes dhe hiperaktiviteti, qė nė dekadėn e fundit janė rritur me 66%: “Ka njė marrėdhėnie shkak-pasojė”.

Nė fakt, hendeku mes njė interneto-dipendenti dhe njė njeriu tė zakonshėm qė shohim nė rrugė ėshtė pothuajse inekzistent. Nė studimet e parė, tė kaloje mė shumė se 38 orė nė internet ishte njė tregues i varėsisė. Nė bazė tė atij definicioni sot jemi tė gjithė tė varur, dhe shumė prej nesh janė qė tė mėrkurėn pasdite, apo madje qė tė martėn nėse ėshtė njė javė plot me angazhime. Tekstet aktualė pėr varėsinė nga interneti janė cilėsorė dhe shfaqin njė rrjet pėr fat tė keq shumė tė madh personash qė janė tė gatshėm tė pranojnė se janė tė shqetėsuar, janė pak komunikues apo tė obsesionuar nga interneti dhe qė kanė bėrė shumė tentativa pėr t’u shkėputur. Por nėse ėshtė e vėrtetė qė e gjithė kjo nuk ėshtė e shėndetshme, po kaq e vėrtetė ėshtė qė shumė njerėz nuk kanė asnjė qėllim qė tė “bėhen mirė”.

Ashtu si varėsia, edhe lidhja dixhitale me depresionin dhe ankthin njė herė e njė kohė konsiderohej njė tezė qesharake. Njė studim i kryer nga Carnegie Mellon University nė 1998 nxirrte nė pah qė pėrdorimi i internetit pėr njė periudhė dy vjeēare lidhej me humorin melankolik, vetminė dhe humbjen e miqve nė botėn reale. Por dikush vėrejti qė personat e intervistuar jetonin tė gjithė nė Pitsburg. Pastaj, interneti ndoshta nuk tė pėrgatit supėn, por ai nėnkupton fundin e vetmisė, njė fshat global miqsh dhe njerėzish qė ende nuk i njeh. Nė fakt, kur Carnegie Mellon rikontrolloi studimin mbi banorėt e qytetit, disa vite mė vonė, ata ishin mė tė lumtur se kurrė.

Por nė 5 vitet e fundit, shumė studime kanė persėritur dhe shumėfishuar rezultatet e parė tė Carnegie Mellon duke treguar qė nėse njė person ka prirjen tė kalojė shumė kohė nė fshatin global, ai ndihet mė keq. Pėrdorimi i internetit shpesh zė vendin e gjumit, tė aktivitetit fizik dhe tė kontakteve direktė, dhe kjo gjė mund tė ndikojė edhe tek njerėzit mė tė qetė nga natyra. Dhe impakti dixhital mund tė zgjasė jo vetėm njė ditė apo njė javė, por vite tė tėrė. Njė studim i fundit nė Amerikė i bazuar mbi pėrdorimin qė adoleshentėt i bėnin internetit nė vitet nėntėdhjetė ka zbuluar njė lidhje mes kohės sė kaluar online dhe ērregullimeve te humorit nė moshėn e rritur. Edhe studiuesit kinezė kanė gjetur njė “efekt tė drejtpėrdrejtė” mes pėrdorimit intensiv tė internetit dhe zhvillimit tė njė depresioni real, ndėrkohė qė studiuesit e Case Western Reserve University kanė pikasur njė marrėdhėnie mes abuzimit me mesazhe, pėrdorimit tė rrjeteve socialė dhe stresit, depresionit dhe mendimeve pėr vetėvrasje.

Nė pėrgjigje tė kėsaj pune, njė artikull nė revistėn Pediatrics ka informuar pėr shfaqjen e njė “fenomeni tė ri, depresionit nga Facebook”, duke shpjeguar se “intensiteti i botės online mund tė ēojė nė depresion”. Sipas raportit tė publikuar nga akademia amerikane e pediatrisė, mjekėt duhet tė pėrfshijnė pyetje pėr pėrdorimin e teknologjisė dixhitale nė kontrollet e pėrvitshėm mjekėsorė.

Rosen, autori i “iDisorder” thekson mbizotėrimin e studimeve qė tregojnė “njė marrėdhėnie mes pėrdorimit tė internetit, mesazheve, emailit, chat-it dhe depresionit tek adoleshentėt”, ashtu si dhe njė “lidhje tė fortė mes lojėrave elektronike dhe depresionit”. Por problemi duket tė jetė cilėsor, mė shumė se sa sasior: pėrvojat negative ndėrpersonale – shumė tė shpeshta nė internet – mund tė sjellin spirale potenciale dėshpėrimi. Pėr librin “Bashkė por tė vetmuar”, psikologia e Mit, Sherry Turkle ka intervistuar mė shumė se 450 vetė, pothuajse tė gjithė adoleshentė ose 20-30 vjeēarė, duke i pyetur pėr jetėn e tyre online. Dhe ndonėse nė tė kaluarėn ka shkruajtur dy libra nė favor tė teknologjisė duke dalė madje edhe nė kopertinėn e revistės “Wired”, sot ajo denoncon njė botė me persona tė trishtuar dhe tė stresuar, tė mbyllur nė njė marrėdhėnie utopike me makinat (lexo: kompjuterėt) e tyre.

Nė dėshmitė qė ka mbledhur, njerėzit e intervistuar thonė se telefonėt dhe kompjuterėt e lėvizsshėm janė “vendi i shpresės”, vendi “prej ku vjen ėmbėlsia” nė jetėn e tyre. Fėmijėt pėrshkruajnė nėna dhe baballarė pak tė disponueshėm, tė pranishėm dhe njėkohėsisht me mendjen gjetkė. “Nėnat sot u japin qumėsht bebeve tė tyre apo u vėnė biberonin ndėrkohė qė bazhdojnė e shkruajnė mesazhe”, ka thėnė Turkle pėr Shoqatėn Psikologjike Amerikane verėn qė kaloi. “Nėse njė nėnė nervozohet prej mesazheve telefonikė, fėmija e percepton atė nervozizėm. Dhe do tė ketė prirjen qė t’ia atribuojė kėtė tension marrėdhėnies sė tij me nėnėn. Eshtė njė fenomen qė po ndiqet me vėmendje maksimale”. Dhe ka shtuar: “Teknologjia mund tė na bėjė tė harrojmė disa gjėra tė rėndėsishme tė jetės”.

Kjo zhdukje e reales ėshtė vėrejtur sidomos mes nxėnėsve dhe studentėve qė Turkle ka intervistuar. Luftonin me identitete dixhitalė nė njė fazė tė jetės kur identiteti i tyre i vėrtetė ėshtė ende nė formim e sipėr. “Ajo qė kam mėsuar nė shkollė tė mesme”, i ka thėnė Turkles njė djalosh me emrin Stan, “ėshtė profili, profili, profili: si tė krijoj njė tjetėr vetvete”. Eshtė njė kurbė nervozuese mėsimi, njė jetė e jetuar tėrėsisht nė publik me kamerėn e kompjuterit tė ndezur, me ēdo gabim qė rregjistrohet dhe ndahet me tė gjithė, qė vihet nė lojė deri kur mbėrrin diēka tjetėr, edhe mė qesharake.

Vitin qė kaloi, MTV kreu njė sondazh mbi sjelljen nė internet tė spektatorėve tė vet nga mosha 13 deri nė moshėn 30 vjeē. Pothuajse tė gjithė ndiheshin “tė pėrcaktuar” nga ajo qė hidhnin nė internet, tė mbėrthyer “nga detyrimi” pėr tė publikuar gjithmonė diēka dhe absolutisht tė paaftė pėr t’u shkėputur nga frika se mos humbisnin kushedi ēfarė. “Kam parė mendjet mė tė mira tė brezit tim tė shkatėrruara nga marrėzia, tė uritura, histerike, lakuriqe”: kėshtu fillon poezia “Thirrja” e Allen Ginsberg, njė absurd qė hapet me tė rinj qė “tėrhiqen zvarrė” nė agim nė kėrkim tė njė doze heroinė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė imagjinohet skenari korrespondues i kohėve tona.

Vetėm njė tjetėr dritare

Studimi i fundit mbi internetin dhe depresionin ėshtė ndoshta mė shqetėsues. Me miratimin e tė interesuarve, universiteti shtetėror i Missourit ndoqi nė kohė reale sjelljet nė internet tė 216 tė rinjve, 30% e tė cilėve shfaqnin shenja depresioni. Rezultatet e botuar nė maj 2012, zbulojnė se ata me depresion ishin frekuentuesit mė fanatikė tė internetit, ata qė kalonin mė shumė orė me emaile, chat, lojėra elektronike dhe programe file sharing. Ishin njekohėsisht ata qė hapnin, mbyllnin dhe ndėrronin dritare interneti mė shpesh, duke kėrkuar dhe duke mos gjetur atė qė shpresonin tė gjenin.

Ngjajnė tė gjithė me Doug, njė student i Midwestern, i cili kishte katėr avatarė dhe mbante ēdo botė virtuale tė hapur nė kompjuterin e tij, bashkė me detyrat, emailet dhe lojėrat e tij elektronike mė tė preferuara. Ai i ka thėnė Turkles se jeta reale ėshtė “vetėm njė tjetėr dritare” dhe zakonisht “nuk ėshtė ajo mė e mira”. Si do tė pėrfundojė? Eshtė kjo pyetja qė ngjall mė shumė frikė.

Nė muajt e fundit shkencėtarėt kanė filluar tė sugjerojnė qė bota jonė e dixhitalizuar mund tė ushqejė forma tė sėmundjeve mendore edhe mė ekstreme. Nė Stanford, doktor Aboujaoude po studion nėse disa identitete tė caktuar dixhitalė mund tė konsiderohen njė lloj alter egoje patologjike, si ata tė dokumentuar nė rastet e crregullimeve tė personaliteteve tė shumėfishtė. Pėr tė verifikuar idenė e tij, Aboujaoude i dha njėrit prej pacientėve, Richard, njė njeri i sjellshėm me njė sjellje tė pamėshirshme nė lojėn e pokerit online, testin zyrtar pėr ērregullimin e personalitetit tė shumėfishtė. Rezultati ishte befasues. Pikaverazhi i tij ishte i barabartė me atė tė pacientit tipik.

Vėllezėrit Gold-Joel, njė psikiatėr nė universitetin e Nju Jorkut dhe Ian, njė filozof dhe psikiatėr nė universitetin McGill – po pėrpiqen tė kuptojnė se deri nė ēfarė pike teknologjia mund tė shkėpusė lidhjet e njerėzve me realitetin, duke ushqyer haluēinacione, manira dhe njė psikozė, siē i ndodhi ndoshta Jason Russellit, regjisorit tė Kony 2012. Ideja ėshtė qė jeta online i ngjan asaj nė njė metropol tė madh, i cili ėshtė i qepur e bashkuar nga kavo dhe modemė, por nė nivelin mendor jo mė pak konkrete – dhe e vėshtirė – se sa jeta nė Nju Jork apo nė Hong Kong. “Tė dhėnat konfirmojnė tezėn qė kush jeton nė njė qytet tė madh ėshtė mė i ekspozuar ndaj riskut tė psikozės se sa ata qė jetojnė nė njė qytezė apo njė provincė”, shpjegojnė Ian-Gold. “Nėse interneti ėshtė njė lloj qyteti imagjinar, mund tė ketė tė njėjtin lloj impakti psikologjik”.

Njė ekip studiuesish i universitetit tė Tel Avivit po ndjek njė rrugė tė ngjashme. Nė fundin e 2011 publikuan ata qė i konsiderojnė rastet e parė tė dokumentuar tė “psikozės sė lidhur me internetin”. Karakteristikat e komunikimit online janė nė gjendje tė gjenerojnė “fenomene tė vėrtetė psikotikė”, konkluduan autorėt. Dhe mė pas lėshuan njė alarm pėr komunitetin mediatik: “Rritja e shpejtė e pėrdorimit tė internetit dhe pėrfshirja e tij e mundshme nė psikopatologjinė janė pasoja tė reja tė kohėve tona”.

Atėherė, ēfarė duhet bėrė? Disa do tė pėrgjigjeshin qė nuk duhet tė bėjmė asgjė, pasi edhe studimet mė tė mirė rrotullohen pėrreth dilemės sė pėrjetshme se ēfarė ndodh mė parė, pra kush ėshtė shkaku e kush ėshtė pasoja. Janė mjetet e komunikimit qė dėmtojnė personat normalė me praninė e tyre kudo? Apo janė personat normalė qė tėrhiqen prej mjeteve?

Nė njė farė kuptimi, nuk ka rėndėsi nėse ethet tona dixhitale provokojnė sėmundje mendore, apo thjeshtė kufizohen qė ta inkurajojnė. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njerėzit vuajnė. Tė vėnė pėrpara nga shpejtėsia e jetės, shkojmė drejt drogėrave tė ligjshme, dhe kjo ndihmon pėr tė shpjeguar pėrse Shtetet e Bashkuara ecin pėrpara me Xanax-in. Apo i besojmė shpėtimit fals tė tė ashtuquajturit multitasking, qė pėrthith vėmendjen tonė edhe kur kompjuterin e kemi fikur. Dhe tė gjithė ne, qė kur ka nisur marrėdhėnia me internetin, kemi shfaqur tendencėn qė ta pranojmė pėr atė qė ėshtė, pa menduar shumė se si do tė donim qė tė ishte apo ēfarė duam tė shmangim. Duhet tė reagojmė. Interneti ėshtė ende yni dhe mundemi ta rimodelojmė. Nė lojė ėshtė mendja jonė.

/New Scientist/
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


509


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi