Nė emėr tė Zotit

Shko poshtė

Nė emėr tė Zotit

Mesazh  Luli prej 26.09.14 10:56



Fitoret apo disfatat e sovranėve tė lashtėsisė janė paralajmėruar shpesh herė prej profecive. Tė cilat kanė qenė kaq me ndikim, sa kanė mundur tė ndryshojnė historinė. Fe tė tilla si ajo hebraike, kristiane dhe islamike janė pėrhapur edhe falė profetėve. Abrahami i pari foli pėr Tokėn e premtuar dhe Muhamedi, duke predikuar rėnien e Kostandinopojės, shkaktoi rėnien e Perandorisė sė Lindjes.

Janė irracionale, ndonjėherė tė zymta, herė tė tjera mund tė konsiderohen si forma tė thjeshta tė shpresės. E megjithatė, pėr njė kohė tė gjatė, profecitė janė konsideruar dicka shumė serioze. Nuk ishin, nė fakt, vetėm materie priftnore, por bėnin pjesė edhe nė punėt e vėrteta shtetėrore: pa to, fe tė tilla si ajo hebraike, ajo kristiane dhe ajo myslimane nuk do tė kishin mundur asnjėherė tė pėrhapeshin dhe tė kishin sukses mes popujve. Dhe ndoshta, nėse gjeneralė, mbretėr dhe perandorė nuk do i kishin marrė aq shumė nė konsideratė, historia e njeriut, mbi tė gjitha ajo e lashtėsisė, nuk do tė ishte zhvilluar nė tė njėjtėn mėnyrė.

“Profetėt e Izrelit, pėr shembull, qė kishin funksionin tė pėrhapnin pėr popullin hebraik mesazhet e marrė nga Jehovai, dhanė shtytjen ideologjike dhe besimin e nevojshėm me qėllimin qė populli tė mbetej i bashkuar kur ishte nė mėrgim nė babiloni apo tashmė nė diasporė, falė perspektivės sė rikthimit nė Tokėn e premtuar dhe besnikėrisė ndaj njė mbreti jo tokėsor, tė cilin tashmė nuk e kishin mė, por ndaj mbretit tė qiejve”, shpjegon Jean Louis Ska, docent i Institutit biblik papnor.

Nė Bibėl, i pari qė profetizoi Tokėn e premtuar ishte Abrahami. Dhe mund tė thuhet se shteti modern i Izraelit ndodhet pikėrisht aty, nė Lindjen e Mesme, pėr shkak tė profecisė sė Tokės sė premtuar. “Jo rastėsisht populli i Izraelit”, vazhdon Ska, “ka arritur t’u mbijetojė tė gjithė katastrofave tė historisė: profetėt e kanė ndihmuar popullin qė tė ketė shpresė tek e ardhmja.

Nė pritje tė Krishtit

Bibla, nė librat e Danielit, Isajas, Ezekielit pėrmban edhe shumė profeci tė tjera. Si ajo e vizionit tė rrėfyer nga Isajah (kapitulli 53 i librit tė tij), afro 700 vite pėrpara lindjes sė Krishtit: “Ishte i pėrcmuar dhe nuk e vlerėsonin, e megjithatė ai u ngarkua me tė gjithė vuajtjet tona. U gozhdua pėr mėkatet tanė, u fye pėr shkak tė padrejtėsive tona (…) u burgos dhe y gjykua me njė dėnim tė padrejtė”.

Tek Isaja gjenden edhe shumė referenca tė tjera pėr kėtė mesia nė vuajtje, i njohur si Jezusi nga hebrenjtė kristianė tė shekullit I, nga disa rabinė Talmudikė (autorėt e testit tė studimit tė Torah) si dhe nga hebrenjtė kristianė tė sotėm (grup prej 250 mijė zbatuesish tė ligjve hebraikė, aktiv nė SHBA dhe Izrael), tė vendosur nė idenė qė mesiah i profetizuar nė testamentin e vjetėr ishte pikėrisht ai Jezus i nazaretit qė hierarkitė e priftėrinjve nuk e njohėn. Vec kėsaj, kristianėt e hershėm ishin tė bindur se fundi i botės ishte i afėrt, koncept ky i pėrsėritur edhe nė profecitė qė pėrmban Apokalipsi. Vetė Shėn Pali, promotor i kristianizmit nė perandorinė romake, shkruante tek “Letėr romakėve”: “Ne qė jetojmė, do tė jemi ende nė jetė nė ardhjen e Zotit”.

Por kur kristianizmi, nga njė fe e opozicionit u bė njė fe unike tė perandorisė me Teodosin e Madh, u nis tė mendohet se ndoshta ishte absurde qė tė mendohej pėr shkatėrrimin e Perandorisė si pasojė e njė fundi tė afėrm tė botės. Jo vetėm kaq: krerėt e perandorisė romake tė Lindjes (qė vazhdoi edhe njė mijė vite tė tjerė pas rėnies sė perandorisė sė perėndimit), besimtarė tė fortė tė profecisė kristiane tė mbretėrisė sė qiejve, besonin se ishin ata vetė rijuesit e njė mbretėrie qiellore tė ndėrtuar mbi Tokė. Injoronin megjithatė qė njė tjetėr profeci, ajo e Muhamedit mbi rėnien e Kostandinopojės, do tė kishte nxitur myslimanėt otomanė drejt pushtimit tė qytetit nga ana e Mehmet Pushtuesit nė 1453, duke shėnuar kėshtu fundin e Perandorisė romake tė Lindjes.

Nė tė vėrtetė, tė gjithė popujt antikė besonin nė profecitė dhe nė shenjat paralajmėruese qė lejonin krerėt politikė dhe ushtarakė qė tė merrnin vendime tė rėndėsishėm. Ciceroni, pėr shembull, shkruante: “Nė tė vėrtetė nuk njoh asnjė popull, qė nga mė civilėt e mė tė kulturuarit e deri tek mė brutalėt dhe barbarėt, qė nuk beson se e ardhmja manifestohet me shenja paralajmėruese, dhe qė ekzistojnė persona nė gjendje ta parathonė dhe ta shpjegojnė paraprakisht”.

I referohej nė mėnyrė tė vecantė asirėve dhe kaldejve, tė cilėt lexonin yjet dhe bėnin horoskopė. Por edhe arti hyjnor i egjiptianėve apo i grekėve qė nuk dėrgonin asnjėherė kolonė nė Sicili dhe nuk organizonin luftėra pa pyetur mė parė orakullin e Delfit apo atė tė Dodonės.

Vetė qyteti i Romės ndodhet aty ku ėshtė pėr arsye se Romuli, i vetė njė prift kishte konsultuar fallxhorė pėrpara se ta themelonte. Dhe kėshtu bėnė edhe mbretėrit e tjerė tė Romės, duke qenė se “asnjė vendim qė kish tė bėnte me shtetin, as nė paqe e as nė luftė, nuk merrej pa u konsultuar mė parė me parashikuesit”.

Edhe senati romak ishte i ndikuar nga ėndrrat apo nga profecitė: vendimet e rėndėsishėm tė politikės sė jashtme merreshin duke konsultuar Librat sibilinė, njė pėrmbledhje parashikimesh dhe profecish. Njėra, nė mėnyrė tė vecantė, ishte vendimtare nė luftėn qė romakėt po humbisnin me Kartagjenėn: thoshte qė pėr ta fituar, duhej tė sillej nė Romė, qė nga Libia, njė gur i zi i ardhur nga qielli pėrmes perėndeshės Cibele. Guri u soll (ndoshta bėhej fjalė pėr njė copė asteroidi) dhe u ndėrtua njė tempull pėr ta vendosur. Mund tė jetė rastėsi, por lufta kartagjenase u fitua nga romakėt.

Nė tė kaluarėn ka patur shpesh edhe profeci tė sajuara mė vonė pėr tė justifikuar madhėshtinė e disa personazheve tė historisė. Si ato pėr Enean nė cilėsinė e themeluesit tė Romės. Apo pėr njė seri heronjsh dhe mbretėrish qė u braktisėn apo u adoptuan qė tė vegjėl pėr t’i larguar nga rreziku i eleminimit prej xhaxhallarėve apo etėrve, tė cilėve orakujt u kishin parathėnė humbjen e pushtetit pėr shkak tė tyre. Eshtė rasti i mbretit tė asirėve Sargon, i braktisur nė njė shportė nė njė lumė, ashtu si Moisiu. Apo i Herkulit e madje edhe vetė Jezusit fėmijė, nė arrati nga Herodi.

Focus
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi