Horoskopi Maja (Maya)

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Horoskopi Maja (Maya)

Mesazh  FM prej 29.12.08 21:32

Horoskopi Maja

Si njohes te medhenj te disiplines astrologjike, Majat arriten te perpunojne nje horoskop te tyre, e cila perfshin 13 shenja qe u korrespondojne po aq kafsheve.

Qyteterim Maja, sic eshte e ditur, eshte zhvilluar ne Ameriken qendrore, ne nje territor qe perfshin nje pjese te Meksikes, te Belizes, te Guatemales dhe te Hondurasit.
Qyteterimi I tyre vjen qe 2000 p.k., kur filluan formimet e para te qyteterimit. Rreth viteve 300 p.k.

Majat kishin perpunuar nje system shkrimi dhe llogaritje, dhe kishin si baze 2 kalendare: nje te tipit civil (Haab) dhe nje te tipit ritual (Tzolkin).

Faktikisht Majat perdornin ne te njejten kohe te dy kalendaret, si te ishte nje I vetem.

Perkrah ketyre dy tipeve kryesore te llogaritjes se kohes, egzistonte edhe viti henor, I perbere nga 13 muaj, secili prej 28 ditesh, I mbiquajtur edhe vit shkencor, apo kod I Parisit, sepse ishte pikerisht ne Paris qe u zbulua rreth viteve 800.

Ky kalendar henor, I nendare ne 13 pjese ose muaj, korrespondon po me aq kafshe, dhe eshte baza e sistemit astrologjik te qyteterimit Maja.

Do te te pelqente te dije se cila eshte shenja jote Maja?

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi Maja (Maya)

Mesazh  FM prej 29.12.08 21:36

Fajkoi

(8 shkurt - 8 mars)

Tradita
Falkoi konsiderohej I shenjte nga prifterinjte Maja. Te kishe ne familje nje objekt Falkua ishte shenje mbaresie per te gjithe. Sipas mitologjise eshte misherimi I fundit ne ciklin e rimisherimit: ne jeten e mepasshme kalohet ne nje cikel me nje evolucion me te madh.

Karakteri
Te lindurit nen shenjen e Falkuas jane persona te forte dhe ambicioze, me dhuntine e sensit te detyres dhe shume te pergjegjshem. Kane tiparet e nje komandanti dhe kujdesen per ata qe I rrethojne. Kane nje mendje te shkathet dhe te shkelqyer dhe dine te kuptojne me lehtesi, te ndihmuar edhe nga nje kujtese fotografike. Domethene ja dalin shume mire ne studime. Edhe pse kane nje ndenje detyre shume te forte, urrejne te marrin urdhera dhe kerkojne ne maksimum te jene te pavarur, qe shpesh mund te shfaqet edhe ne rebelim.

Femra
Femra falkua nuk ka nje karakter te lehte dhe eshte shume kerkuese: personat qe jane rreth saj duhet te kene gjithmone dicka te vecante. Per te terhequr vemendjen e saj duhet te jesh intelektual, te stimuluar dhe gjithmone te gatshem per te kenaqur kuriozitetet e saj. Dashuron gjithcka qe eshte e bukur, e rafinuar dhe e kushtueshme.

Mashkulli
Per te pranuar nje ndryshim thellesor te jetes, mashkulli Falkua duhet te jete I bindur qe ja vlen vertet ky ndryshim. Duke qene se ndryshon vazhdimisht opinion, eshte e veshtire te dish se cfare do dhe per ta bere per vete duhet te jesh ne gjendje ta habitesh vazhdimisht. Preferon femrat e bukura dhe inteligjente, te zonjat te shprehin shume me pak fjale.

Puna
Ambicia dhe ndjenja drejtuese, bejne qe Falkoi kerkon aktivitete qe I lejojne te dominoje mbi te tjeret. Edhe ne brendesi te puneve normale kerkon gjithmone te vendoset ne pozicione autoritare. Aktivitetet me te pershtatcme per karakterin e tij jane Gjykates ose Politikan. Mund ti dedikohet edhe karrieres sportive ose spektaklit.

Afersi
Falkoi shkon mire me Kukuvajken dhe me Ketrin. Maksimumi I afersise eshte me Gjarprin.

Pike e Dobet
Teperimi I kenaqesive trupore te tyre mund te frenoje forcen e tyre.

Lulet ose bima
Orkidea vjollce

Guri
Ametista

Zogu Mbrojtes
Falkoi I madh I Bardhe

Elementi qiellor aleat
Merkuri

Ngjyra
Vjollce

Numeri I tij me fat
8

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi Maja (Maya)

Mesazh  FM prej 29.12.08 21:39

Jaguari

(9 mars - 5 prill)

Tradita
Sipas prifterinjve Maja, Jaguaro eshte simboli i kurajos se pakontrollueshme dhe te kapacitetit per te perballuar me sukses punet. Perfaqeson individin qe eshte ne gjendje te perballoje ne menyre te drejte per drejte cfaredolloj rreziku.

Karakteri
Te lindurit nen kete shenje jane persona te bindur ne idete e tyre, qe dine cfare duan qe nga femijeria. Jane pasionante, kane nje sens te forte te drejtesise dhe mundohen te ndihmojne me te dobetit. Dhuntit e jaguarit jane: kurajo, altruizmi dhe kapaciteti per te ofruar ndihme, pa qene nevoja per perfitim personal. I jaguary jane te pavarur dhe kane nje force te madhe terheqese. E marrin veten shume mire ne situate krize, pas cdo humbjeje, arrijne gjithmone te “rilindin” si ne nje jete te re.

Femra
Femra Jaguary ka dhuntine te ambientohet shume mire dhe lehtesisht me ambientin rrethues. Ndryshon sipas situatave qe duhet te perballoje. Eshte e pavarur dhe I pelqen te ndihet e lire, por ne te njejten kohe deshiron te kete perkrah nje partner te zote per ta mbrojtur, edhe se gjate gjithe kohes mban nje sjellje agresive ne drejtim te meshkujve.

Mashkulli
Mashkulli Jaguary nuk eshte I lehte per tu bere per vete, sepse eshte I bindur qe eshte pronari I botes. Duhet injoruar per te terhequr vemendjen e tij. eshte I terhequr nga femrat argetuese, qe dine ta bejne te qeshe dhe ta habisin me gjetje te reja.

Puna
Jaguary ve shume interes dhe pasion ne pune dhe ne zgjedhjet qe ben, qe zakonisht jane te larmishme dhe te levizshme. Te lindurit nen kete shenje urrejne aktivitetet monotone ose perseritese dhe mund te nderrojne shume pune gjate ciklit te jetes. Dine te jene tregtare shume te mire, ja dalin shume mire ne fushen e spektaklit, vecanerisht ne fushen e regjise, dhe mund te kene sukses edhe ne karrieren militare dhe ne sportin profesionist.

Afersi
Jaguary zakonisht shkon dakort me Palloin, me te cilin ka shume gjera te perbashketa dhe formojne nje skuader te shkelqyer. Mirekuptim ka edhe me Lakuriqin e Nates. Shpesh Jaguary ushqen nje admirim dhe stimul te madh per Breshken

Pike e dobet
Deshira per te qene te lire I con drej arratisjes nga pergjegjesit e veta.

Lule ose Bime
Ebano I Kuq

Guri
Alesandrina

Zog Mbrojtes
Flutura Mbreterore

Elementi qiellor mbrojtes
Dielli

Ngjyra
Blu-Vjollce

Numeri me fat
9

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi Maja (Maya)

Mesazh  FM prej 29.12.08 21:42

Qeni-ujk

(6 prill - 3 maj)

Tradita
Prifterinjte Maja konsideronin te lindurit ne kete shenje Pek (Qen-Ujk), te ndershem, te besueshem dhe te denje per vende pune me rendesi. Ishin te vleresuar si persona fisnike.

Karakteri
Flitet per persona te turpshem, te interesuar per problemet sociale, respektues te rregullave dhe te ligjeve, por edhe te hapur per te pranuar te rene. PEK-et shpesh jane me fat dhe duhen nga njerezit per zemren e tyre te arte. Vihen me kenaqesi ne dispozicion te te tjereve, shpesh duke harruar edhe nevojshmerite e tyre, sepse ndjejne thellesisht vuajtjet e te tjereve. Jane shume te lidhur me bindjet dhe me traditen dhe preferojne nje stil jete te thjeshte, pa kerkesa te teperta.

Femra
Te lindurat nen shenjen e PEK-ut, jane femra zemermira, por dine edhe te shfrytezojne dinakerine e tyre per te arritur ate cfare duan. Ja pse shpesh rezultojne te papritura dhe sjellja e tyre nuk eshte shume bashkohore dhe konstante. Ana e tyre me me vlere eshte pershtatcmeria me cfare do lloj situate dhe per mungese pretendimesh. Spontaniteti I tyre shpesh I ben te nderhyjne ne situata qe nuk ju perkasin.

Meshkujt
Mashkulli I kesaj shenje ka shpesh nje vision romantik te jetes dhe nuk I durojn padrejtesite, vecanerisht ne lidhje me te dobetit. Te lindurit ne Pek mund te vene limite, pa pasur mundesin per ti arritur keto limite. Jane pak aventuriere, shpesh jane enderrues, per te cilen eshte e lodhshme te rrine me kembet ne toke. Mashkulli Ujk e le veten te terhiqet nga nje femer shume lehtesisht, gje qe tregon se ka nevoje per te.

Puna
Te lindurit nen shenjen Qen-Ujk dine te impenjohen ne cfaredolloj profesioni. Jane te pamundshem kur punojne ne skuader dhe jane perfekte per te formuar nje skuader. Mund te rezultojne vecanerisht te pershtacem per aktivitetet legale dhe per profesionet te tipit social. I duan kontaktet me natyren, per kete fakt do ishin perfekte ne sektorin e agrikultures dhe per cdo lloj profesioni qe ka lidhje me natyren.

Afersi
Qeni-Ujk arrin te krijoje nje raport te mire me Akrepin dhe Hardhucen, me te cilet krijon nje raport te barabarte. Mund te shkoje shume mire me te lindurit nen shenjen e Gjarprit dhe te Kukuvajkes.

Pika e dobet
Kane nje ambicie te dobet dhe preferojne te rrine ne hije, ndonje here humbin raste te rendesishme afirmimi.

Lule ose Bime
Kampana blu

Guri
Turkeze

Zog Mbrojtes
Pellumbi blu

Elementi qiellor aleat
Jupiteri

Ngjyra
Blu

Numeri me fat
10

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Horoskopi Maja (Maya)

Mesazh  FM prej 04.01.09 20:39

Gjarperi

(4 maj - 31 maj)

Tradita
Feja e Majave, mendonte se te lindurit e kesaj shenje kishin nje njohje te thelle te esencen se Tokes Meme, e cila shprehej me dashurine per natyren. Ne kulturen Maja, gjapri nuk ka ate ane negative qe ne orient I japin, por perkundrazi ai eshte simbol I mencurise.

Karakteri
Persona zemermedhenj, kane si dhunti nje mendje shume te hapur dhe me ndjesi artistike, te lindurit nen shenjen e Gjarprit ju pelqen te jetojne mire, sigurisht jane autoritare dhe konsiderohen si mbajtes dhe ruajtes se mencurise kozmike. Ambicioze, ecin ne menyre te ngadalshme, por pa ndalim drejt qellimit qe duan te arrijne. Dine te reagojne me maksimumin e ftohtesise, te kalojne veshtiresite dhe te mundin armiqte, me te cilet mund te jene te pameshirshem. Kurse me miqte dine te jene shume te ndershem si askush tjeter.

Femra
Femra Gjarper di te jete shume e rafinuar dhe te levize ne ambientin e saj si nje mbretereshe. Eshte shume e vendosur per tu realizuar me mundesite e saja, duke perdorur inteligjencen dhe mendjen e saj te shkelqyer. Ne dashuri eshte shume pasionante dhe kerkuese me njeriun qe do, te cilin e ve vazhdimisht ne prove per te verifikuar nese eshte ne gjendje te qendroje perkrah saj.

Mashkulli
Mashkulli Gjarper eshte nje fitues dhe eshte shume I zoti ne biznes. Suksesi dhe paraja jane gjithmone ne vend te pare per te, dhe gruaja qe I rri prane duhet te pranoje kete realitet. Mashkulli Gjarper nuk e pranon, ne dashuri, qe nje femer te jete superiore mbi te, keshtu qe kush do ta beje per vete duhet ti pershtatet dhe te pranoje nje rol vartes

Puna
Te lindurit ne shenjen e Gjarprit jane vecanerisht te pershtatcem per cfaredolloj aktiviteti qe perfshin parane. Kane shpesh nje talent financiar dhe njohin gjuhen e numerave si askush tjeter. Jane komunikues shume te mire, ja arrijne mire ne mesime dhe ne aktivitetet e lidhura me informacionin.

Afersi
Kane nje marreveshje te mire me Drerin, I cili arrin ta qetesoje Gjarprin. Zakonisht te lindurit e kesaj shenje arrijne te shkojne mire me Majmunin, I cili stimulon deshiren e tyre per te jetuar dhe etjen per aventura.

Pika e dobet
Shpesh seksualiti I ben te jene skllave te pasionit.

Lule ose Bime
Fiku

Guri
Smeraldi dhe Giada

Zogu Mbrojtes
Skifteri

Elementi qiellor aleat
Plejadet

Ngjyra
Bojeqielli-jeshile

Numeri me fat
11

FM

1187


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi