Funksionet e gjumit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Funksionet e gjumit

Mesazh  Neo prej 29.12.08 16:31

Funksionet e gjumit

Sipas William C. Dement (1960) tregon se, mungesa e gjumit me “lėvizjet e shpjeta tė syrit” sjell si pasojė ndryshime tė personalitetit, ankth tė shtuar dhe irritueshmėri.

Disa studime sugjerojnė se gjumi me “lėvizjet e shpejta tė syve” ka tė bėjė me tė mėsuarit dhe kujtesėn. Sipas Greiser, Greenberg dhe Harrison (1972) njoftuan se privimi nga gjumi me “lėvizje tė shpejtė tė syve” prodhonte deficitet nė kujtimin e fjalėve tė lidhura emocionalisht.

Sipas Hartmann (1973) gjumi me “lėvizjet e shpejta tė syve” ėshtė i rėndėsishėm pėr konsolidimin e kujtesės, veēanėrisht kur ėshtė i pranishėm stresi.

Madje sipas Crich dhe Mitchison (1983) funksionimi i gjumit me “lėvizjet e shpejta tė syve” pastrojnė trurin nga kujtime qė mund tė ndėrhyjnė te mendimi normal dhe kujtesa. Kjo ėshtė arsyeja se pse ne nuk mbajmė mend shumė nga ėndrrat tona.

Kurse shumica e studimeve pėr privimin nga gjumi me “lėvigjet jo tė shpjeta tė syve” pėrqendrohen te gjumi i Etapės IV, pėrderisa kjo ėshtė mė e lartė prej “lėvizjes sė shpejtė tė syve”, dhe tregon njė model EEG-je tė dallueshėm.

Njerėzit e privuar nga gjumi i Etapės IV gjithashtu kanė prirje tė paraqesin njė efekt rikthimi, duke bėrė mė shumė gjumė nė kėtė Etapė, kur lejohet tė flenė normalisht.

Disa kėrkime tregojnė se, gjumi i Etapės IV ėshtė i rėndėsishėm pėr ripėrtėritjen fizike tė trupit. Personat e privuar nga gjumi i Etapės IV u ankuan pėr dhimbje muskujsh dhe kyēesh.

Provat tė tjera nė lidhje me rritjen dhe pėrtėritjen e indeve varėn nga hormonet e rritjes njerėzore qė ēliroheshin gjatė Etape III dhe IV. Po ashtu gjumi me “lėvizjet jo tė shpjeta tė syve” e ripėrtėrin trupin kur ai ėshtė i dėmtuar ose i kėputur fizikisht.

Ne flemė sepse gjumi konservon energji dhe, sidoqoftė, ėshtė mė pak me zara po tė bėsh shumė nė errėsirė!

Ērregullimet e gjumit

a. disomnitė kemi insomnia (pagjumėsia) dhe hipėrsomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė.

1. Insomia nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē kėrkesė e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė gjerė tė insomnisė,pamundėsisė pėr tė zėnė gjumi.

Disa insomniakė i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė tė zgjuar. Si rrjedhojė, kur zgjohen, ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin.

Tė tjerėt e kanė tė vėshtirė qė t’i zėrė gjumi pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit, ose problemeve tė tjera. Droga po ashtu mund tė ērregullojė ciklin normal tė gjumit.

Disa inspomiakė vuajnė nga njė gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por pastaj u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr. Ata mund tė zgjohen disa qindra herė gjatė nate.

Bllokimi i kalimit tė ajrit nga shtendosja e muskujve tė fytit ose njė keqfunksionim nė tru, mund tė sjellė pėr pasojė apnean. Po ashtu ka mundėsi qė sindroma e vdekjes sė befasishme foshnjore tė shkaktohet nga apnea e gjumit.

2. Narkolepsia nuk ėshtė asgjė tjetėr por njė formė e hipersomnisė, ėshtė ērregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend tė gjumit gjatė ditės. Personin narkoleptik e zė gjumi nė mėnyrė tė paparashikuar gjatė ditės.

Tė dhėnat nga EEG-tė tregojnė se, narkoleptiku bie drejtpersėdrejti nė gjumin me “lėvizjet e shpeshta tė syve” dhe pėrderisa kjo etapė lidhet me paralizimin muskulor, mund tė jetė me shumė rrezik pėr individin. Nganjėherė goditja shkaktohet nga njė emocion i fortė, si tė qeshurit, befasimi, ose ndezja seksuale.

Njė simptomė e narkolepsisė ėshtė shfaqja e halucinacioneve hipnagogjike. Kėto janė ėndrra shumė tė qarta qė shfaqen kur narkoleptiku hyn nė njė goditje gjumi.

Shpesh ėndrra ėshtė njė vazhdim i ngjarjeve qė paraprinin nė gjendjen e zgjimit dhe kėshtu krijon iluzionin e realitetit dhe si rrjedhim njė pėrjetim tė frikshėm.

Episodi zgjat pėr mė pak se 15 minuta dhe pastaj personi gradualisht zgjohet dhe vazhdon veprimtaritė e tij tė pėrditshme. Nuk dihet se nga se shkaktohet narkolepsia, por shkencėtarėt dyshojnė se, ajo lidhet me sasi tė pamjaftueshme tė dopaminės neurotransmetuese ose me funksionimin jo normal tė “lėvizje sė shpejt tė syve” gjatė ditės.

b. Ērregullimet e gjumit me lėvizje jo tė shpjet tė syve. Njihet disa parasomni qė ndodhin nė Etapat III dhe IV tė gjumit me “lėvizjet jo tė shpejta tė syve” dhe qė pėrfshijnė tė folurit nė gjumė, tė ecurit nė gjumė, urinimi nė shtrat, dhe tmerrimin nė gjumė, zgjohet duke piskatur dhe tė tmerruar. Ato janė, nė pjesėn mė tė madhe, tė parrezikshme dhe ndodhin shpesh te fėmijėt.

Ērregullimet e gjumit me “lėvizje jo tė shpejtė tė syve” kanė tiparin e pėrbashkėt qė personi shpesh nuk i mban mend ato kur ēohet nė mėngjes. Kjo pėrputhet me konceptin se gjumi me “lėvizjet jo tė shpejta tė syve” nuk pėrbėn njė gjendje mendėrisht aktive tė vetėdijes.

Gjendjet e tjera tė ndryshuara tė vetėdijes pėrjetohet mė rrallė sesa gjumi.

Nga Don Nosh Gjolaj
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1469


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Funksionet e gjumit

Mesazh  Luli prej 27.12.11 20:34

Ērregullimet e gjumit, kėrcėnim pėr shėndetin



A ju ka ndodhur qė tė jeni aq tė lodhur, sa t’ju zėrė gjumi nė punė? Pėr disa nga ju qė keni pasur raste tė tilla, kėto mund tė jenė simptomat e njė ērregullimi qė shkakton probleme me gjumin. Njė studim i ri, pėr tė cilin flet VoA, ėshtė zhvilluar pėr kėtė problem, i pėrqendruar veēanėrisht tek policėt nė Shtetet e Bashkuara dhe Kanada:

Shumė njerėz e kanė tė vėshtirė tė bėjnė gjumė tė mirė. Ēdo gjė u bėhet pengesė pėr gjumin, qė nga orėt e ērregullta tė punės, apo ērregullimet nė frymėmarrje. Dr. David Gross punon nė Spitalin Kombėtar tė Rehabilitimit nė Uashington :

“Njė ndėr ērregullimet ėshtė bllokimi i rrugėve tė frymarrjes gjatė natės. Personi mund tė ketė frymarrje tė rregullt nė orėt e ditės, por kur bie nė gjumė, muskujt e sistemit tė frymarrjes lėshohen, duke bllokuar rrugėt e frymarrjes. Kjo mund tė ndodhė 60 deri nė 100 herė nė orė”.

Studimet tregojnė se ky ērregullim ėshtė faktor rreziku pėr goditje nė tru apo zemėr. Dr. Michael Twery thotė se nė rastet kur nuk marrim oksigjen tė mjaftueshėm gjatė frymarrjes, zemra punon mė fort. Ashtu si motorri i makinės qė ecėn me shpejtėsi tė madhe, me kalimin e kohės edhe zemra amortizohet mė shpejt.

“Zemra lodhet mė shumė dhe bėhet edhe mė e dobėt para rrezikut tė infarktit”.

Njė studim i ri analizoi problemet e njė grupi policėsh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Shantha Rajaratnam nė Universitetin Monash nė Australi dhe Dr. Charles Czeisler nė Spitalin e Gruas nė Boston janė dy nga autorėt e studimit. Policėt kanė punė me turne, me orare tė ērregullta, kalojnė orė tė tėra pa lėvizur nė makinat e patrullimit, shpesh hanė ushqim jo tė shėndetshėm dhe vuajnė nė shumė raste nga ērregullime gjumi:

“40 pėr qind e policėve nė Amerikėn e Veriut kishin njė lloj ērregullimi nė gjumė. Mė i zakonshmi ishte bllokimi i rrugėve tė frymėmarrjes. Policėt qė kishin simptomat e sė paku njė ērregullimi gjumi ishin mė tė rrezikuar nga kėrcėnimi i depresionit, ankthi, diabeti, sėmundjet kardiovaskulare dhe njė numėr problemesh tė tjera shėndeti”.

Nė studim u pėrfshinė 5 mijė policė.

Policėt e shtetit Masaēusets tė pėrfshirė nė kėtė studim kishin ritme mė tė ulėta tė ērregullimeve nė frymarrje gjatė gjumit dhe ritme mė tė ulėta mbipeshe – njė tjetėr faktor rreziku pėr probleme gjumi. Pėrse ky ndryshim?

Fakti ėshtė qė nė Masaēusets, policėt inkurajohen tė shfrytėzojnė palestrėn dhe kohėn qė u ėshtė vėnė nė dispozicion gjatė orarit tė punės, pėr tė bėrė ushtrime fizike. Sipas autorėve tė studimit, personat me orare tė ērregullta pune duhet tė vizitohen pėr ērregullime gjumi dhe tė kėrkojnė mjekim, si dhe tė pėrpiqen tė pėrmirėsojnė sa mė shumė shėndetin e pėrgjithshėm.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

967


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi