Frika qė “vret” zėrin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Frika qė “vret” zėrin

Mesazh  ge zim prej 20.09.14 13:39

Heshtja selektive prek njė nė njė mijė fėmijė. Tė vegjlit nuk flasin as nė publik dhe as nė shkollė, por vetėm nė familje

Brenda ėshtė tetė vjeēe dhe jeton me familjen e saj nė Gjermani. Nė shtėpi flet gjithė ditėn dhe fishkėllen, zihet me tė motrėn duke bėrtitur me zė tė lartė, lexon dhe kėndon kėngėt e filmave vizatimorė. Por zėrin e saj tė qartė dhe tė intonuar, mėsueset e Brendės nuk e kanė dėgjuar kurrė; madje as mėsueset e kopshtit. Kjo, pėr arsye se nė shkollė vajza ėshtė njė person krejt tjetėr. Nuk pėrgjigjet kur mėsuesja bėn apelin, hesht kur e pyesin pėr ndonjė gjė dhe lėviz sytė kur tė tjerėt insistojnė qė ta bėjnė tė flasė. Edhe jashtė shkolle problemi ėshtė i njėjtė. Brenda di tė flasė, por hesht me tė gjithė, pėrveē familjarėve. Ndryshe ky ērregullim psikologjik quhet heshtje selektive.
Fėmijė tė heshtur nė shkollė

Nuk ėshtė as ndrojtje, as psikozė, dhe as magjepsje qė shpesh godet fėmijėt dhe tė rriturit me autizėm. Heshtja selektive, e pranishme nė literaturėn mjekėsore qė prej vitit 1700, ėshtė njė ērregullim i karakterizuar nga ankthi (edhe pse sipas klasifikimeve psikologjike, nuk ėshtė pjesė e ērregullimeve tė ankthit).
Nga ky ērregullim preket njė nė njė mijė fėmijė, tė cilėt fillojnė tė flasin nė kohėn e duhur dhe nuk kanė asnjė deficit as nė zhvillimin konjuktiv (njohės), dhe as nė tė kuptuarit e gjuhės. Problemi shfaqet vetėm gjatė pėrballjes me komunitetin. Sipas studimeve tė fundit tė kryera nė disa shtete tė tjera europiane (Britani dhe veēanėrisht nė Gjermani), sėmundja prek nė 60 pėr qind tė rasteve vajzat, ndėrsa nė 40 pėr qind djemtė. Pėr kėtė arsye, ekspertėt flasin pėr njė “dimension femėror tė pėrcaktuar”. Tek djemtė fillimi i heshtjes selektive shpeshherė lidhet me faktorė shoqėrues: vėshtirėsi nė gjuhė ose trauma.
Trajtimi aktual konsiston nė zhvillimin e seancave tė psikoterapisė. Nė raste tepėr tė rėnda, ku edhe pas shumė vitesh nuk vėrehen pėrmirėsime, por fėmija sa vjen e pėrkeqėsohet, psikologu mund tė kėrkojė ndėrhyrjen e njė neuropsikiatri pėr fėmijė, i cili mund tė kėshillojė pėrdorimin e barnave pėr tė kontrolluar ankthin.

Fobia qė “vret” zėrin

“Ndonjėherė mėsuesit mendojnė se kanė tė bėjnė me fėmijė rebelė ose kokėfortė, qė zgjedhin tė qėndrojnė nė heshtje pėr t’ju bindur autoritetit tė tyre, por ėshtė krejt e kundėrta. Disa prej tyre nuk janė nė gjendje as tė flasin me gjyshėrit e tyre”, - thekson Michael Jones, edukator dhe logopedist anglez, njė nga ekspertėt mė tė mėdhenj tė heshtjes selektive nė Europė. “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė gjithė tė rriturit tė hyjnė nė kontakt me kėta fėmijė, nga mėsuesi deri te shėrbyesi i mensės; ta dinė qė kėta fėmijė duan tė flasin, sepse ēdo ditė dalin nga shtėpia mė dėshirėn dhe qėllimin pėr ta bėrė, por ankthi shkakton tek ata njė bllokim fizik dhe si pasojė fėmijėt nuk ja dalin mbanė. Ndiejnė sikur kanė njė shtrėngim nė fyt, gjė qė pas kontrollit nuk ekziston. Nė fakt, bėhet fjalė pėr njė fobi qė i detyrohet mungesės sė besimit nė vetvete dhe njė fobi nuk ėshtė diēka qė mjafton tė vendosėsh qė tė ēlirohesh prej saj. Shumė prej kėtyre fėmijėve janė profesionistė dhe kanė njė ndjeshmėri tepėr tė lartė. Jetojnė me frikėn sesi tė rriturit do tė reagojnė ndaj fjalėve tė tyre”. Nė njė intervistė pėr ‘BBC’, Jones e vuri theksin te nevoja pėr t’i ndihmuar kėta fėmijė qė tė ēlirohen nga heshtja, sepse “pėrndryshe rrezikojnė tė zhvillojnė njė depresion tė rėndė”.
Kur nuk ėshtė “vetėm” ndrojtje

Kur prindėrit duhet tė fillojnė tė dyshojnė qė diēka nuk shkon? “Muajin e parė shkollės prindėrit nuk kanė pse shqetėsohen, sepse gjatė asaj periudhe shumė fėmijė e kanė tė vėshtirė tė krijojnė lidhje dhe tė bashkėbisedojnė me shokėt e shoqet e klasės. Por nėse sjellja nuk ndryshon, atėherė ėshtė e rėndėsishme qė tė veproni menjėherė, sepse sa mė vonė tė pėrcaktohet diagnoza, aq mė tė vogla janė mundėsitė qė tė pėrmirėsohen gjėrat. Nėse nuk veproni shpejt, simptomat kanė tendencė tė kronicizohen dhe tė zmadhohen. Ėshtė e rėndėsishme qė mėsuesit t’i vėnė prindėrit nė dijeni pėr problemin, sepse nėse nė shtėpi fėmija komunikon normalisht, mund edhe tė mos e vėnė re. Nga ana tjetėr pastaj, familjet duhet tė kenė shumė durim”, - nėnvijėzon njė psikologe dhe psikoterapeute, e specializuar nė psikologjinė e zhvillimit. “Duhen muaj tė tėrė pėr tė parė pėrmirėsime. Gjithashtu, duhet tė bėni si kafshė, makinė apo tė qeshni me gjithė shpirt: kėto janė disa hapa tė vegjėl drejt njė tė folure mė vonė”.
avatar
ge zim

Having A Light Side And A Dark Side Is What Makes Life Interesting.

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi