Disa refleksione mbi Sufizmin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Disa refleksione mbi Sufizmin

Mesazh  Neo prej 19.09.14 21:22



Tė gjitha fetė botėrore nė gjirin e vet pėrfshijnė edhe sufizmin, pėrkatėsisht tesavufin, nė Evropė i njohur si misticizėm, prandaj sufizmi nuk ėshtė imanent vetėm pėr Islamin. Sufizmi nė fakt ėshtė njė formė e pėrvojės religjioze nėpėrmjet tė cilit njeriu vjen nė lidhje mė tė ngushtė me transcendentalen, me tė padukshmen, tė cilėn shqisat dhe vetėdija jonė nuk mund ta arrijė e perceptojė.

Pėrvoja sufiste ndikon fuqishėm nė transformimin e njerėzve qė merren me tė. Ata fitojnė pikėpamje tė reja mbi gjėrat dhe ndryshe i qasen problemeve qė dita ditės, gjithnjė e mė shumė, po e ngushtojnė shpirtin njerėzor. Nė historinė islame gjithashtu u shfaq ky segment shpirtėror, i cili sipas njohėsve tė kėsaj pėrvoje, ėshtė i bazuar nė shpalljen e Kur’anit dhe fjalėt/praktikėn e Muhammedit a.s. Synimi final i kėsaj rruge, sipas tyre, ėshtė pėrsosuria e njeriut nė tė gjitha pikėpamjet e tij, materiale dhe shpirtėrore.

Edhe pėr shkak tė natyrės sė shkrimit, sepse ėshtė i kufizuar edhe nė hapėsirė edhe nė destinim, por edhe pėr shkaqe tė tjera objektive, shqyrtimi ynė nuk do tė hyjė nė thelb tė ēėshtjes dhe nuk do tė trajtojė as faktorėt qė ndikuan nė deformimin e sufizmit gjatė historisė, apo as faktorėt qė ndikuan nė mosnjohjen e mjaftueshme tė sufizmit nga besimtarėt muslimanė. Kjo mosnjohje ka shpėnė deri nė akuzat mė tė rėnda, atė tė mosbesimit, nga njerėz jokompetentė dhe nga njerėz pėrjashtues, mendimet e ngurta tė tė cilėve pėrjashtuan jo vetėm sufizmin, por edhe kelamin, filozofinė dhe tė gjitha shkencat e ngjashme. Shkrimi ynė ėshtė modest dhe synon tė ofrojė njė njohje tė shkurtėr tė sufizmit.

1. Emėrtimi

Sufizmi tashmė ėshtė emėrtim i gjithėnjohur nė shkencė, ndonėse nė vendet muslimane mė tepėr pėrdoret emėrtimi tesavvuf. Edhe pse ka mendime tė shumta, kuptimi gjuhėsor i fjalės sufi ėshtė veshja me rroba leshi, rrobat prej zhguni. Kėshtu visheshin njerėzit e devotshėm tė asaj kohe, nga mendohet se ata e morėn emrin.[1]

Ka mendime se ky emėrtim rrjedh nga fjala safa, qė domethėnė pastėrti, i pastėr, por ka mendime se nėnkupton edhe ehl’us-saff, qė nėnkupton njerėzit qė falen nė rreshtin, safin e parė nė xhemat.[2] Ka edhe mendime tė tjera, sikur termi sufi ėshtė prej fjalės greke sofizėm, qė ėshtė mendim tėrėsisht i paqėndrueshėm. Mendimi i parė ėshtė mė i pranuar dhe mė i shtrirė nė mesin e dijetarėve sufistė dhe nė mesin e dijetarėve nė pėrgjithėsi.

I pari qė e futi nė pėrdorim shprehjen sufi mendohet se ishte njė banor i qytetit Kufe, me emrin Ebu Hashim Uthman ibn Shariku (vd. rreth vitit 776).[3] Sipas tė tjerėve kėtė term i pari e futi nė pėrdorim Xhabir ibn Hajjani (vd. 867).[4] Te ne, nė literaturėn e deritashme tė bejtexhinjve, sufijtė janė tė njohur mė tepėr me emrin dervish (shprehje persiane), qė domethėnė: modest, i pėrvuajtur, i pėrkushtuar asaj bote etj.

2. Burimet e sufizmit

Edhe mė herėt edhe kohėt e fundit janė shkruar shumė libra pėr sufizmin, por jo qė kėnaqin qė gjitha kriteret shkencore, intelektuale. Disa janė shpėrfillės e disa lavdėrues, kėshtu qė pėr njė hulumtues objektiv e tė painformuar sa duhet do tė ketė pasoja. Ndoshta edhe ndėrlikueshmėria e vetė temės e ka bėrė kėtė gjė.[5]

Shumė hulumtues nė orvatjet e tyre kanė pohuar se zhvillimi i sufizmit ka ndodhur jashtė shtratit islam, se sufizmi ėshtė trup i huaj nė Islam, duke thėnė madje se ndikimi shpirtėror kristian, kabalist hebraik, neoplatonist egjiptian, agnosticist, dualist iranian, e budist indian e tė tjera ka qenė evident.

Hulumtues tė tjerė kanė pranuar se ndikimet nė sufizėm janė tė pranishme, por sufizmi megjithatė ėshtė me prejardhje islame. Disa autorė thonė se idetė sufiste i gjejmė qysh nė kohėn e Muhammedit a.s. dhe tė shokėve tė tij. Madje, ata janė mbėshtetur nė shkollėn e Muhammedit a.s. nė xhaminė e Medinės, e cila quhej Sufa, kurse pjesėtarėt e saj ehl’us-sufa. Ata sahabė nė kėtė xhami mėsonin, por edhe luteshin dhe meditonin, nė prani tė pejgamberit Muhammed a.s.[6]

Ndėr tentimet e para klasike pėr ta argumentuar se sufizmi ėshtė me bazė islame ka qenė Ebu El-Kasim El-Kushejriu (vd. 1072) dhe Mahxhub Ali Huxhwiriu (vd. 1063 apo 1076). El-Kushejriu, pėr shembull, pohon se sufizmi ka bazat e tij nė Kur’an dhe Hadith.[7] Ibn Halduni, autoritet nė Islam, pohon se tesavvufi “ėshtė prej dijeve sheriatike nė Islam”.[8] Kėtė mendim e ka edhe autori bashkėkohor evropian, R. Garodi, duke thėnė se “sufizmi ka burimin nė Kur’an”.[9] Edhe teologu boshnjak M. Ceriq pohon: “Sufizmi ka pikėmbėshtetjen nė Islam nėse ai nėnkupton pėrpjekjen e vazhdueshme dhe origjinale tė njeriut qė mė thellė tė depėrtojė nė thelb tė ekzistimit tė Zotit, njeriut, shoqėrisė, natyrės dhe kozmosit dhe nėse me sufizėm shėnohet pėrpjekja e njeriut qė, nė ēastet e krizės sė pėrgjithshme shpirtėrore, e ringjall vetėdijen pėr Zotin, veten, shoqėrinė, natyrėn dhe kozmosin.”[10] Madje edhe F. Rahman, dijetar me nam i shekullit XX, pohon se “vetėdija pejgamberike e Muhamedit, e cila gjeti shprehje nė misionin e tij, ishte e bazuar mbi njė pėrvojė tejet tė caktuar, tė gjallė dhe tė fuqishme mistike, pėrvojė qė pėrshkruhet shkurt ose paralajmėrohet nė Kur’an (XII,1; LIII, 1-12, 13-18; LXXXI, 19-25).”[11] Mė duket e ekzagjeruar tė thuhet, madje tė kėmbėngulet se edhe vetė Muhammedi a.s. ka qenė sufi, apo ka praktikuar elemente sufizmi. Mendoj se disa veprime tė Muhammedit a.s. mė parė mund tė quhen ēaste meditimi, zuhdi, e jo sufizėm/tesavvuf nė kuptimin ēfarė synohet sot.[12]

Rrethanat politike, shoqėrore dhe kulturore tė shekullit 7 kanė ndikuar thellėsisht nė paraqitjen e organizuar tė elementeve sufiste, qė pas njė kohe tė rezultojė nė shkencė tė caktuar. Kėshtu qė disa teologė dhe juristė, me bindje tė ngurta, me dyshim kanė shikuar nė paraqitjen e sufistėve, duke i etiketuar si tė pafe.[13]

Edhe pėrhapja e Islamit nė vende tė reja, me fe, traditė e kultura tė tjera, ka ndikuar nė formėsimin e sufizmit, sepse do tė shohim se sufistėt nė Irak ndryshojnė nga ata nė Iran, Indi, Egjipt apo nga ndonjė vend tjetėr. Disa ishin mė racionalistė, disa mė spekulativė. Orientalistėt evropianė shohin lidhjet e sufizmit islam me monakizmin lindor kristian, me dualizmin iranian, budizmin indus etj.[14]

Huazime tė caktuara sigurisht qė ka, por tė pohohet se sufizmi kryekėput ėshtė kopje e ndikimeve tė huaja ėshtė e paqėndrueshme dhe mohim i frymės shpirtėrore tė Islamit. Pra, sufizmi ėshtė njėri prej vlerave shpirtėrore islame qė mund ta fisnikėrojė edhe muslimanin josufist, e edhe jomuslimanin.

3. Vendi i sufizmit nė Islam

Koha kur u shfaq sufizmi kishte degjeneruar edhe nė rrafshin fetar, edhe nė rrafshin shoqėror. Kjo klimė ndikoi qė sufizmi nė fillim, gjatė dy shekujve tė parė, tė paraqitet si pėrcaktim individual spontan[15], mė tepėr si “kryengritje ndaj formave dhe sistemeve tė degjeneruara tė jetės fetare dhe shoqėrore”. Ky angazhim i tij ēoi nė identifikimin e dy mėnyrave tė sufizmit: 1. Sufizmi si filozofi fetare, i cili ka qenė afėr sunizmit ortodoksė dhe afėr kulturės sė vendit ku kanė vepruar dhe 2. Sufizmi si fetarėsi popullore, tepėr liberal.[16]

Sufizmi nė historinė e mendimit islam ėshtė trajtuar nė mėnyra tė ndryshme, nga ata qė e kanė pranuar e deri te ata qė e kanė refuzuar dhe shpallur si herezi. Njė gjė ėshtė e saktė se sufistėt e parė as nuk kanė mundur ta imagjinojnė se pėr shkak tė aktivitetit tė tyre do tė gjendet jashtė ligjit islam, sepse synimi i tyre kryesor ka qenė qė sė bashku nė xhami apo ndonjė vend tė pėrshtatshėm tė mėsojnė Islamin dhe gjerat tjera jetėsore. Tė parėt qė ndaj tyre u sollėn armiqėsisht ishin harixhijtė dhe imamijtė nė shekullin 9 h.[17] Qėndrim tė rreptė ndaj tyre kishte edhe Ibn Hanbeli, i cili dha fetva se sufistėt duhet ndaluar. Edhe mu’tezlitėt dhe dhahiritėt kishin qėndrim negativ. Ibn Tejmije, njėri prej kundėrshtarėve tė sufizmit, gjithashtu kishte qėndrim negativ madje pėrjashtues ndaj sufizmit, por kėtė qėndrim nuk e kishte edhe ndaj kaderizmit (rendit sufist tė Abdulkadėr Gejlaniut), tė cilit rend i pėrkiste edhe vetė.[18]

Ehlus-suneti dhe xhemaati (hanefijtė/maturidijtė dhe shafiijtė/esh’arijtė) nuk kanė pasur qėndrim parimor kundėr, kėshtu qė edhe shumė tarikate aktivitetin e vet e kanė zhvilluar brenda kėtyre medhhebeve, duke dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė akaid, fikh e shkencat e tjera.[19]

Kryesisht janė dalluar dy forma tė tesavvufit gjatė historisė:

1. Sufizmi sunit apo ekzoterist.- Ėshtė formė e shėrimit etiko-moral tė njeriut. Kjo formė nuk ėshtė novitet (bid’ah) nė Islam, sepse nė shumė ajete dhe hadithi kėrkohet dashuria dhe sinqeriteti ndaj Zotit, pendimi, devotshmėria, madhėrimi i Zotit etj.[20] Megjithatė, nuk mund tė themi se kemi tekste tė sakta qė urdhėrojnė kėtė apo atė formė sufizmi.

2. Sufizmi batinit apo ezoterist.- Kėtė formė tė sufizmit e identifikojnė edhe hulumtuesit muslimanė edhe ata perėndimorė. Shpesh nuk bėhet dallimi mes njėrės dhe tjetrės formė, formės qė merret me edukimin e njeriut dhe formės (batinite) qė merret me interpretimin e simboleve e lojėrave tė ndryshme, madje edhe duke pėrdorur lodra tė ndryshme, duke thurur legjenda etj.[21]

Pėr sunizmin janė tė papranueshme sidomos disa qėndrime tė sufizmit, tė cilat konsiderohen nė pak ortodokse, si:

1. Prirja drejt panteizmit[22], tė shėnuar me termin vahdet’ul-vuxhud (uniteti i qenies), tregon rrugėn emocionale tė manifestuar nė mohimin e qenies vetjake pėr shkak tė konfirmimit vetėm tė Zotit. (Rasti i Hallaxhit).

2. Theksimi i pėrhershėm maksimal i transcendencės absolute tė Zotit, i cili ēon deri te njėfarė transcendence morale. Zoti ėshtė matanė tė mirės dhe tė keqes, por kur edhe disa sufistė, sė pari gjatė ekstazės, e mė vonė edhe rregullisht, pėrpiqen ta vendosin veten matanė tė mirės dhe tė keqes, duke pretenduar se ritualet pėr ta janė tė panevojshme.

3. Zvogėlimi i rėndėsisė metafizike tė personalitetit tė Pejgamberit a.s. nė disa forma antinomiste tė sufizmit. Sipas mėsimit islam, vetėm Pejgamberi a.s. ėshtė ndėrmjetės mes Zotit dhe njeriut dhe ēdo tendencė qė sufisti i caktuar pranon mesazhe nga Zoti, ėshtė i papranueshėm sado tė mundohemi ta kuptojmė kėtė pretendim tė tyre nė mėnyrė metaforike.[23]

4. Disa mendime dhe qėndrime tė sufizmit

Pjesėtarėt e sufizmit janė tė mendimit se sufizmi paraqet thesar tė Islamit, shpirtin e tij, anėn shpirtėrore tė brendshme tė tij. Ai nuk synon ēuditė, mjetet misterioze psikike. Nuk e karakterizon asketizmi rigoroz, izolimi total nga jeta, duke e munduar veten fizikisht e tė ngjashme. Thelbi i tij ėshtė nė sendėrtimin e pranisė hyjnore nė veprat e njeriut, pėr dashuri ndaj Zotit. Sufiu si i tillė ėshtė nė raport tė drejtpėrdrejtė me Zotin, pa ndėrmjetėsues. Nė kėtė synim ai humb unin e tij. Sufiu synon arritjen e wilajes, miqėsisė sė shenjtė ndėrmjet Zotit dhe njeriut.

Ideja kryesore e sufiut ėshtė tevhidi, uniteti i Zotit, uniteti transcendent i qenies sė Zotit. Sufiu synon gjetjen e kėsaj rruge, por pa synuar tė bėhet vetė synimi. Nė kėtė rrugė, kushti kryesor ėshtė pastrimi i zemrės nga ēdo gjė qė nuk ėshtė Zoti.[24]

Krahas pėrsosjes sė brendshme, ekziston edhe dimensioni ritual, i jashtėm i devotshmėrisė, i cili pėrbėhet prej zbatimit tė detyrave tė pėrcaktuara me sheriat, ku pėrfaqėsohen tė gjitha aspektet e veprimit: fikhut, etikės, kelamit, ibadetit. Pėr sufistėt ibadeti ėshtė meditim pėr Zotin, kurse sheriati ėshtė kornizė brenda tė cilit ai vepron. Sheriati nė fakt ėshtė ligj i jashtėm, pėrkatėsisht simbol i realitetit tė fshehtė (hakitatit). Gazaliu sufizmin e kupton nėpėrmjet pėrvojės e jo nėpėrmjet pėrsiatjes konceptuale. Sufizmi nuk ėshtė nga koka, por nga zemra, sepse zemra e jo truri ėshtė ai qė e kupton praninė e Zotit.[25]

Ēdo njohje e lidhur me pėrvojėn fetare dhe ndjenjėn nė sufizėm quhet ma’rife (gnoza), kurse ai qė ka kėtė ndjenjė quhet arif. Por arif quhet jo ai qė e ka kėtė ndjenjė por edhe ai qė e ka dhe e shpreh kėtė ndjenjė (hal), sepse ai e di edhe kuptimin edhe realitetin e sendit tė njohur. E kundėrta e arifit ėshtė alimi. Njohja mė e madhe nė rrugėn e sufizmit ėshtė njohja e Zotit, Njėshmėrisė, madhėrisė dhe pėrkryerjes sė Tij. Sipas sufistėve, ekzistojnė tri lloj njohjeje tė Zotit: 1. Njohja se Zoti ėshtė Njė, tė cilėt e besojnė tė gjithė besimtarėt. 2. Njohja e nxjerr nga dėshmitė, tė cilėn e besojnė filozofėt, kelamistėt etj. 3. Njohja e cilėsive tė Njėshmėrisė sė Zotit, tė cilėn e kanė tė dashurit e Zotit, ata qė sodisin Zotin nė zemrat e tyre, ashtu qė AI u zbulon atė qė nuk ua zbulon askujt tjetėr nė botė.[26]

Sufizmi nėnkupton rrugėn e dashurisė (mahabbah) dhe rrugėn e njohjes (ma’rifa), me ē’rast do tė trajtohen dy shembuj:



4.1. Rruga e dashurisė



Rabi’a bint Isma’il El-Adavija jetoi nė shekullin e tetė nė Basra tė Irakut tė sotėm, ku ishte shitur si skllave. Mė vonė qe liruar dhe jetėn e kaloi duke jetuar nė mėnyrė modeste dhe e tėrhequr nga jeta. Ajo jetonte pėr dashuri ndaj Zotit dhe nga dashuria pėr Tė. Ajo mendon se dashuria pėr Zotin ėshtė e vėrtetė vetėm kur ėshtė pa interes.

Ja disa thėnie tė saj interesante:

Unė Tė dua me dy dashuri: me dashuri e cila mė bėn tė lumtur mua dhe me dashuri e cila njėmend ėshtė dinjitoze pėr Ty. Sa i pėrket dashurisė pėr lumturinė time, kjo ėshtė dashuri se unė mendoj vetėm pėr Ty dhe pėr askėnd tjetėr. … Asnjė lavdi pėr mua as pėr njėrėn as pėr tjetrėn, por lavdia pėr Ty, edhe pėr kėtė edhe pėr atė.

O Zoti im, tė gjitha ato qė Ti mė ke rezervuar pėr sa i pėrket gjėrave tė kėsaj bote, jepja armiqve tė Tu; dhe tė gjitha ato qė Ti mė ke rezervuar nė botėn tjetėr, jepja miqve tė Tu, sepse Ti mė mjafton.

O Zoti im, nėse dėshiroj Tė adhuroj nga frika ndaj xhehenemit, digjmė nė xhehenem, dhe nėse tė adhuroj nga shpresa pėr t’u futur nė xhenet, largomė prej tij; por nėse Tė adhuroj vetėm pėr kėnaqėsinė tėnde, mos mė privo nga bukuria Jote e pėrjetshme.

O Zoti im, shqetėsimi im i vetėm dhe dėshira ime e vetme nė kėtė botė pėr tė gjitha gjėrat qė ke krijuar ėshtė qė tė Tė kujtoj Ty, dhe shqetėsimi im i vetėm dhe dėshira ime e vetme nė botėn tjetėr pėr gjėrat qė do tė vijnė ėshtė qė tė tė takoj Ty. Kjo ėshtė pėr mua siē e kam thėnė, por Ti bėj atė qė dėshiron. (Rabi’a bint Ismail El-Adevije). [27]

4.2. Rruga e njohjes



Ibn al-’Arabiu u lind nė vitin 1165 nė Murcij nė Andaluzi, kurse vdiq nė vitin 1240 nė Damask. Ėshtė njėri prej mėsuesve mė tė mėdhenj tė sufijve. Veprat e tij kryesore janė: Futuhat’ul-Mekkijje (Shpallja prej Mekės) dhe Fusus’ul-Hikem (Margaritarėt e urtėsisė).

Drejtimi i tij bėri njė ndikim tė madh sidomos nė pėrshpirtėsi, teologji dhe filozofi. Ibn El-Arabiu fillon nga postullatet ontologjike ku qenia e Zotit ėshtė e pakapshme (e paarritshme).

Ibn al-’Arabiu u akuzua si heretikė nga njė pjesė e teologėve sunitė, sepse Zotin e percepton pėrjashtimisht si tė asaj bote, krijues tė pavarur, i cili ėshtė Njėmendės i ēdo gjėje. Ky perceptim sipas teologėve ēon nė panteizėm. Tė tjerėt teologė sunitė mendojnė se ai mbron pikėrisht parimet mė tė pėrpikta tė monoteizmit. Sepse kur thuhet se Ibn Arebiu ėshtė Njėmendėsi i ēdo gjėje kjo nuk do tė thotė se Zoti ėshtė identik me krijesat, por se e krijuara ėshtė emanuimi i atributeve hyjnore. Uniteti hyjnor vetvetiu mbetet nga njė anė kurse uniteti hyjnor ėshtė i dėshmuar sipas tjetrit, nga ana tjetėr dhe kėtė sipas formave tė dukshme tė manifestuara nė botė nėpėrmjet sendėrtimit tė emrave dhe atributeve hyjnore.[28]

5. Shkollat kryesore tė sufizmit

Nga periudha e zuhdit (asketizmit islam), gjatė shekullit 9 dhe 10, fillon zhvillimi i teorisė sufiste dhe fillimi i ideve sufiste dhe nė kėtė kohė mė shumė kujdes i kushtohej pėrsiatjes dhe meditimit sesa askezės sė ngurtė, siē ishte rasti me Ibrahim ibn Ed’hemin, Rabia El-Adevijen etj. Plejada e sufistėve tė rinj, si Xh. Bagdadi, i kushtojnė mė pak kujdes askezės e mė shumė sufizmit teorik, intelektual. Sufistėt e zhvillojnė dogmėn e monizmit ekzistencial (vahdet’ul-vuxhud). Kėtė rrugė e ndoqėn shumė prej tyre, si Dhunun Misriu (vd. 859), Bajezid Bistamiu (vd. 874), Xhunejd Bagdadiu (vd. 910), El-Hallaxhi (vd. 921) etj.[29]

Ky zhvillim qiti nė dritė dy trende, dy tendenca nė sufizėm, qė kanė specifikat e tyre, e qė nė shkencėn e sufizmit quhen Shkolla e Basrės dhe Shkolla e Bagdadit.[30] Shkolla e Basrės karakterizohet me devotshmėri, asketizėm dhe tendenca mistike. Mendohet se fillues i kėsaj shkolle ėshtė Hasan Basriu, i cili kėmbėnguli nė pėrsiatje (fikr), vetėprovim (muhaseba) dhe bindje tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit. Thuajse tė gjitha shkollat e mėvonshme thirren nė tė si themelues tė tyre, qė tregon nė rėndėsinė dhe ndikimin qė ka pasur Hasan Basriu tek ata. Kėtu bėnė pjesė edhe femra sufiste Rabia El-Adevijje, Dh. Misriu etj. Shkolla e Bagdadit karakterizohet me tendenca spekulative dhe panteiste dhe ka disa pėrfaqėsues tė njohur.[31] Mė vonė kemi edhe tendenca tė tjera nė sufizėm, por hapėsira e shkrimit nuk na lejon tė shqyrtohen edhe kėto tendenca me disa fjalė.[32]

6. Rendet sufiste

Nocioni tarika, qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė rrugė, shteg, pėrcakton rrugėn drejt Zotit, rrugėn e sufizmit. Me kalimin e kohės janė identifikuar sidomos dy kuptime kryesore tė kėtij termi: 1. Tregon metodė tė psikologjisė morale nė shekullin 19 nė kultivimin e ēdo prirjeje individuale, duke hapur rrugėn drejt Zotit, duke e ēuar pėrmes etapave tė ndryshme tė praktikumit tė pėrpiktė tė sheriatit deri te Realiteti hyjnor. 2. Tregon tėrėsinė e riteve tė trajnimit shpirtėror, tė kėshilluara pėr jetėn e pėrbashkėt nė komunitetet e ndryshme muslimane nė shekullin 11 dhe duke u pėrhapur ai ėshtė bėrė sinonimi pėr vėllazėrinė, bashkėsi e bazuar mbi urdhra tė veēanta nėn autoritetin e tė njėjtit mėsues.[33]

Tarikati nė fillim ka nėnkuptuar teorinė e sufizmit, por mė vonė gjithnjė e mė shumė merrte kuptimin e manifestimeve tė jashtme apo praktike. Hyrja, qasja e njė personi nė rendin e caktuar ka disa shkallė, tė cilat i interesuari duhet t’i plotėsojė. Faza e parė ėshtė ajo e muridit, nė tė cilėn personi merr detyrat e para prej eprorit tė tij, shehut pėrkatėsisht pirit. Mė pastaj ai zotohet (bejat) nė ceremoninė e pranimit. Pas uljes para shejhut, ai bėhet murshidi (udhėzuesi, mėsuesi ) i tij. Zotimi nė fakt nuk i bėhet shejhut, por Muhammedit a.s. dhe Pėrendisė xh. sh. ēdo kandidat duhet ta njoh, zinxhirin e pėrcjelljes sė tarikatit prej Muhammedit a.s. e deri te shejhu i tij.

Nxėnėsi para shejhut ėshtė plotėsisht i bindur, kurse mėsuesi ka pėr detyrė ta udhėheq atė gjatė rrugės sė vėshtirė. Nėse nxėnėsi i plotėson detyrat e pėrcaktuara, pas njė kohe ai mund ta vesh fustanin e sufijve dhe t’i qaset tarikatit. Detyrat e sufiut tė ri janė t’u shėrbejė njerėzve, Zotit dhe ta mbikėqyr zemrėn e tij vetjake. Duhet tė ēlirohet nga synimet vetjake, krenaria, jeta e deritashme etj.[34]

Nė fillim sufijtė nuk organizoheshin nė kėtė mėnyrė. Tarikatet mė tė organizuara i gjejmė mė vonė, sikur kadiritėt, me themeluesin e tyre, Abdulkader Gejlaniun (vd. 1166), pastaj shadhilitėt me Shadhiliun (vd. 1276), mevlevitėt me Xhelaludin Rrumiun (vd. 1273) dhe rufaitėt, bedevitė, desukitėt, jesavitėt, ēistitėt, kubravitėt, suhraverditėt, halvetitėt dhe nakshibenditėt. Gjithsej janė dymbėdhjetė tarikate tė pranuara, kurse dallimet mes tyre janė tė natyrės sė zbatimit tė rendit, e jo tė natyrės primare.[35]

Jeta shpirtėrore dhe meditative sufiste nuk ėshtė e veēuar nga jeta praktike. Pėr kėtė arsye do tė gjejmė sufi dijetarė, sufi artistė, sufi shkencėtarė, sufi mėsues, sufi udhėheqės politikė etj. Angazhimi i tyre ėshtė i vėrejtur edhe nė aspektin psikologjik, material, social, edukativ, misionarist etj. Nė anėn tjetėr sufizmi ka ndikuar nė jetėn publike, kulturore dhe arsimore. Sidomos nė kėtė ka ndikuar Gazaliu, i cili bėri njė simbiozė tė suksesshme mes ortodoksisė islame dhe sufizmit spekulativ.

7. Roli i sufizmit nė trojet shqiptare

Historia islame nė trojet shqiptare tregon se sufizmi nė mėnyrė masovike ka depėrtuar nė shekullin 15-16, edhe pse kemi tė dhėna pėr praninė e sufizmit mė masė mė tė vogėl qysh mė herėt,[36] nė disa trajta: si fe, kulturė, art, letėrsi pėrkatėsisht nėpėrmjet sistemit politiko-ushtarak dhe ekonomik.[37] Nė kėtė periudhė tė gjatė kohore janė tė njohura tri faza karakteristike:

1. Faza pėrgatitore, nė tė cilėn fazė Islami pranohet vetėm sipėrfaqėsisht, disa elemente tė tij, fazė e adaptimit nė mentalitetin dhe mėnyrėn e jetės sė muslimanėve tė rinj, pa vendime kategorike rreth jetės dhe ritualeve tė caktuara.

2. Faza e vetėpėrcaktimit, e cila shėnon ndėrprerjen me tė kaluarėn dhe pranimin e botėkuptimeve tė reja.

3. Faza e ndėrrimit rrėnjėsor tė jetės sė individit dhe bashkėsisė dhe ardhjes sė njė cilėsie tė re nė shoqėri.

Kėto faza nuk kanė prerje historike, por janė tė ndėrthurura mes veti, varėsisht prej vendit dhe individit.[38]

Ardhja e Islamit nė trojet shqiptare dhe mė gjerė, nėpėrmjet osmanlinjve, gjeti njė gjendje shoqėrore pėrplot konflikte, mosdurim fetar, shpėrngulje tė dhunshme, skllavėrim tė ndėrsjellė dhe separatizėm tė tė gjitha llojeve. Pjesėrisht idetė pagane e pjesėrisht kristiane nuk arritėn tė pėrmbushin objektivat e popullatės, e cila ishte dėrrmuar nga gjendja e rėndė shoqėrore. Ardhja e Islamit ishte pėrmbushje e aspiratave tė tyre, kurse elementi sufist ishte komponenta depėrtuese te kėto masa nė mėnyra tė ndryshme. Kėtė e patėn pėrjetuar mė herėt arabėt, persianėt, berberėt, turqit dhe popuj tė tjerė nė vende tė ndryshme.

Mirėpo, aktualiteti jonė, njė pjesė dėrrmuese, nuk mendon asgjė pozitive pėr sufistėt. Vetė pėrmendja e tyre asocon nė ata qė shpohen me gjilpėra e thika, ata qė bėrtasin fraza tė caktuara, ata qė shkruajnė hajmali, ata qė mbyllen nėpėr teqe dhe nuk sjellin kurrfarė dobie. Ka disa arsye pėr kėtė gjendje: 1. Mosnjohja e sufizmit te ne. 2. Mosnjohja e sufizmit nga prijėsit e tyre. 3. Anatemimi i tyre nga njė pjesė e imamėve. 4. Reklamimi i disa shejhėve me gjoja qeramete. 5. Hyrja nėpėr tarikate tė disa njerėzve qė nuk e zbatojnė Islamin. 6. Mosgatishmėria e organeve tė Bashkėsisė Islame t’i integrojnė, udhėzojnė dhe ndihmojnė nė kapėrcimin e problemeve etj.[39] Sidomos negativisht ka ndikuar interpretimi negativ i Islamit nga bektashinjtė, dhe jeta e dervishėve tė tyre jashtė normave islame. Mirėpo, mbase pengesa kryesore pėr qėndrimin negativ ndaj sufizmit duhet kėrkuar nė pėrgjigjen pasive e jo kreative tė sufizmit nė sfidat e kohės.[40]

Pėrfundim

Sufizmi zė njė vend mjaft tė rėndėsishėm nė historinė e mendimit islam. Nuk ka ndonjė lėvizje shkencore dhe ideore tjetėr qė ka ndikuar horizontalisht dhe vertikalisht nė mendimin islam sa sufizmi.[41]

Prandaj, historisė dhe mendimit sufist nė Islam nė botė (por edhe te ne gjithnjė e mė shumė) i ėshtė kushtuar njė literaturė e tėrė. Ajo paraqet njė trashėgimi me vlerė dhe e cila kėrkon hulumtime. Sufizmi ka luajtur rol pozitiv nė historinė islame, si brenda bashkėsisė duke konsoliduar forcat e brendshme njerėzore, si jashtė bashkėsisė, duke shtrirė e pėrhapur Islamin pėrtej kufijve fizik tė shtetit. Si personalitetet sufiste ashtu edhe idetė e tyre meritojnė kujdes dhe vėmendje shpirtėrore e intelektuale, qė nė kėtė shkrim tė shkurtėr nuk mund t’u bėhet.

Sufizmi ndėr tė tjera zhvillon frymėn e universalizmit, tė tolerancės mes mendimit ndryshe. Sidomos Ballkani ka nevojė pėr mė tepėr pėrshpirtėsi, nė mėnyrė qė tė ulen gjakrat e tė gjej hapėsirė fryma e mirėkuptimit.

Literatura:

   Čehajić, Džemal, Derviški redovi u jugoslovenskim zemljama, Sarajevė,1986.
   Eraydin, Selēuk, tesavvufi dhe tarikatet, Tetovė, 2001.
   Garodi, Rozhe, Živi islam, Sarajevė, 1990.
   Hafizović, Resid, Temeljni tokovi sofizma, Sarajevė, 1999.
   Hamidullah, Muhamed, Uvod u Islam, Zagreb, 1993.
   Ibn Haldun, Muqaddima, II, Sarajevė, 2007.
   Ibrahimi, Nexhat, Vepra 10, Shkup, 2009.
   Imam Nevevi, Rijadus-salihin, Shkup, 2013.
   Izeti, Metin, Ethet e metafizikės, pa vit e vend botimi.
   Lings, Martin, Ēfarė ėshtė sufizmi? Shkup, 2010.
   Meyerovitch, Eva de Vitray, Antologija sufijskih tekstova, Zagreb, 1988.
   Meyerovitch, Eva de Vitray, Antologjia e sufizmit, Shkup, 2012.
   Nasr, Seyyed Hossein, Živi sufizam; Ogledi o sufizmu, Sarajevo, 2004.
   Nicholson, Reynold A., Sufizam, Sarajevė, 2004.
   Rahman, Fazlur, Islami, Shkup, 2010.
   Šarif, M. M., Historija islamske filozofije, II, Zagreb, 1990.
   Smailagić, Nerkez, Leksikon islama, Sarajevė, 1990.
   18.  Spectrum -  časopis studenata Katolićkog Bogoslovnog Fakulteta u Zagrebu, fq. 135-142, sipas: hrcak.srce.hr/file/60608.
   Sufizam, pėrgatiti: D. Tanasković, Beograd, 1981.
   Svijet islama, pėrgatiti: Bernard Lewis, Beograd, 1979.
   Topbash, Osman Nuri, Tasavvufi ose mistika islame nga besimi nė mirėsi, Stamboll, 2006.
   Ulludag, Sulejman, Struktura e mendimit islam, Shkup, 2009.
   Zbornik radova prvog simpozija zagrebačke džamije, Tesawwuf – Islamska mistika, Zagreb, 1988.


[1] O. N. Topbashi sufizmin e pėrkufizon ndėr tė tjera edhe si “Moral i bukur dhe edukatė, pastrim i vetes dhe purifikimi i zemrės, luftė moralo-shpirtėrore, principialitet dhe sinqeritet, orientim, pėlqim dhe nėnshtrim”. Sipas: Osman Nuri Topbash, Tasavvufi ose mistika islame nga besimi nė mirėsi, Stamboll, 2006, fq. 29-45.

[2] Shih: Darko Tanasković, Privlačne zagonetke sufizma, nė: Sufizam, Beograd, 1981, fq. 8–11.

[3] M. M., Šarif, Historija islamske filozofije; Rani sufije, II. Izdanje, Zagreb, 1990, fq. 324–359.

[4] Mustafa Cerić, Refleksije o porijeklu i razvoju sufizma, nė: Zbornik radova prvog simpozija zagrebačke džamije (mė tej: Tesawwuf – Islamska mistika), Zagreb, 1988, fq. 47-48.

[5] Pėr burimėsinė e sufizmit nė aspektin metafizik-filozofik shih: Martin Lings, Ēfarė ėshtė sufizmi, Shkup, 2010, fq. 21-27.

[6] M. M. Sharif, po aty, fq. 324–359. Muhamed Hamidullah, Uvod u Islam, Zagreb, 1993.

[7] Sipas: Eva de Vitray Meyerovitch, Antologjia e sufizmit, Shkup, 2012, fq. 17-18.

[8] Ibn Haldun, Muqaddima, II, Sarajevė, 2007, fq. 804.

[9] Rozhe Gaarodi, Zivi islam, Sarajevė, 1990, fq.  27.

[10] Mustafa Cerić, po aty, fq. 45.

[11] Fazlur Rahman, Islami, Shkup, 2010, fq. 287.

[12] Zinka Mujkić, Mistična misao u Islamu – Tesawwuf ili sufizam, nė: Spectrum – časopis studenata Katolićkog Bogoslovnog Fakulteta u Zagrebu, fq. 135-142, sipas: hrcak.srce.hr/file/60608.

[13] Darko Tanasković: Privlačne zagonetke sufizma; Sufizam, Beograd, 1981.

[14] Gjerėsisht: Rozhe Garodi, po aty, fq. 29-34. Krhs.: Shih: Darko Tanasković, po aty, 12-13.

R. Nikolson mendon se ndikimet kristiane, neoplatoniste tė tjera janė tė dukshme nė shkrimet apo veprimet e disa tarikateve, por nuk janė thelbėsore. Reynold A. Nicholson, Sufizam, Sarajevė, 2004, fq. 26-36.

[15] Fazlur Rahman, po aty, fq. 295.

[16] Metin Izeti, Ethet e metafizikės, pa vit e vend botimi, fq. 60-61. Shih edhe: Fazlur Rahman, po aty, fq. 306 e tutje dhe fq. 335 e tutje.

[17] Sevko Omerbasić, Kratak osvrt na historju tesawwufa, nė: Tesawwuf – Islamska mistika, po aty, fq. 55.

[18] Nerkez Smailagić, Leksikon islama, Sarajevė, 1990, fq. 306-308.

[19] Sevko Omerbasić, po aty, fq. 56.

[20] Imam Nevevi, Rijadus-salihin, Shkup, 2013, fq. 1-546 (shih pėrmbajtjen e temave pėr tė identifikuar hadithit e nevojshme).

[21] Omer Nakičević, Zuhd i počeci tesawwufa, nė: Tesawwuf – Islamska mistika, po aty, fq. 60-61. Pėr dallimet mes sufizmit ekzoterist dhe ezoterist shih burimin e sipėrm nė fq. 62-66.

[22] Titus Burkhart, Sufizam i panteizam, nė: Sufizam, Beograd, 1981, fq. 101-104.

[23] Gjerėsisht pėr kėto ēėshtje lexo: Alesandro Bausani, Sufizam i pravovjerje, nė: Sufizam, po aty, fq. 95-100.

[24] Zinka Mujkić, po aty.

[25] Zinka Mujkić, po aty.

[26] Eva de Vitray Meyerovitch, Antologjia e sufizmit, po aty, fq. 81.

[27] Fragmentin e parė, pėr shkak se mungonte nė pėrkthimin shqip, e pėrktheva nga Eva de Vitray Meyerovitch, Antologija sufijskih tekstova, Zagreb, 1988, fq. 147, kurse fragmentet e tjera nga pėrkthimi shqip: Antologjia e sufizmit, Shkup, 2012, fq. 187.

[28] Shih: Darko Tanasković: Privlačne zagonetke sufizma; Sufizam, Zodi­jak, Beograd, 1981. Mujkić, Zinka, po aty.

[29] Džemal Čehajić, Derviski redovi u jugoslovenskim zemljama, Sarajevė, 1986, fq. 10 e tutje.

[30] Resid Hafizović, Temeljni tokovi sufizma, Sarajevė, 1999, fq. 59. Pėr shkollėn e Bagdadit shih: Po aty, faqet 68-85 dhe 85-120.

[31] Džemal Čehajić, po aty, fq. 11.

[32] Džemal Čehajić, po aty, fq. 12-20.

[33] Sipas: Eva de Vitray Meyerovitch, botimi boshnjak dhe shqip, po aty, fq. 51 dhe 59. Gjerėsisht shih: Selēuk Eraydin, Tesavvufi dhe tarikatet, Tetovė, 2001, fq. 75 e tutje.

[34] Sipas: Seyyed Hossein Nasr, Živi sufizam; Ogledi o sufizmu, Sarajevo, 2004.

[35] Zinka Mujkić, po aty.

[36] Nexhat Ibrahimi, Vepra 10, Shkup, 2009, fq. 131-149 dhe fq. 425-444.

[37] Nijaz Šukrić, Mjesto i uticaj tesawwufa na razvoj islamske kulture u nas, nė: Tesawwuf – Islamska mistika, po aty, fq. 141.

[38] Nijaz Šukrić, po aty, fq. 142.

[39] Nijaz Šukrić, po aty, fq. 147.

[40] Fritz Meier, Mistićni put, nė: Svijet islama, pėrgatiti: Bernard Lewis, Beograd, 1979, fq. 121-132.

[41] Sulejman Ulludag, Struktura e mendimit islam, Shkup, 2009, fq. 197.


Nga Nexhat Ibrahimi
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi