Kryeministri Rama - rryshfet!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kryeministri Rama - rryshfet!

Mesazh  Anon prej 19.09.14 2:51

Kryeministri Rama na e pohoi nė mėnyrėn e tij se ka marrė 50 milionė euro rryshfet nga Guvernatori Fullani.



Fakte tė shumtė tregojnė se Kryeministri Rama nuk e donte Fullanin nė burg. Duke nisur qė nga fakti se, ndonėse Kėshilli Mbikqyrės i Bankės sė Shqipėrisė nisi procedurėn pėr shkarkimin e guvernatorit, duke i propozuar Kuvendit shkarkimin, sipas ligjit pėr bankėn qendrore, qė ditėn e shtunė, nė gjashtė shtator, Kuvendi gjatė njė jave tė tėrė nuk lėvizi pėr tė shkarkuar Fullanin. I njėjti Kuvend pak ditė mė parė tregoi se kur do, vepron me shpejtėsi tė madhe ashtu siē ndodhi me rrėzimin e dekreteve tė Presidentit Nishani me tė cilėt ky i fundit ktheu mbrapsht disa ligje tė miratuar nga Kuvendi sė fundmi.

Kėshilli Mbikqyrės i bankės qendrore e mori vendimin pėr t’ i propozuar Kuvendit tė Shqipėrisė, duke vepruar me procedurė tė pėrshpejtuar, nė njė mbledhje tė mbajtur ditėn e shtunė. Kuvendi i Shqipėrisė kishte gjithė javėn para pėr tė vepruar, nga dita e hėnė nė 8 shtator, deri ditėn e premte nė 12 shtator, para se ditėn e hėnė nė 15 shtator tė mbahej nė Gjykatėn e Apelit seanca pėr shqyrtimin e masės sė sigurisė ndaj Guvernatorit Fullani.

Nėse Kuvendi do ta kishte shkarkuar Fullanin para 15 shtatorit, atėherė Gjykata e Apelit nuk do tė guxonte qė ta ndryshonte masėn e sigurisė pėr guvernatorin, nga arrest me burg, nė arrest shtėpie. Gjyqtarėt e Apelit qė ndryshuan masėn e sigurisė pėr Fullanin e dinė se arrestimi i tij ndodhi pėr shkak se atė e kėrkuan vendet e mėdha perėndimore partnere tė Shqipėrisė.

Kėto vende donin njė gjest nga shteti shqiptar qė tė largonte disi pėrshtypjen e keqe qė u krijua me vjedhjen nė Thesarin e bankės qendrore tė njė vendi tė NATO-s, aq mė tepėr pėr mėnyrėn dhe rrethanat se si u bė kjo vjedhje. Fakti qė Guvernatori nuk ishte shkarkuar nė momentin qė u mbajt seanca gjyqėsore nė Apel pėr shqyrtimin e masės sė sigurisė ndaj tij, dhjetė ditė pas arrestimit tė tij, ishte njė rrethanė shumė lehtėsuese pėr gjyqtarėt e Apelit, tė cilėt kėshtu mund tė vendosnin nė favor tė Fullanit.

Gjatė muajit gusht Kryeministri Rama disa herė deklaroi se ai nuk kishte kompetenca ligjore pėr ta shkarkuar Guvernatorin Fullanin. E pra, pas 6 shtatorit Rama tashmė i kishte kėto kompetenca, gjithashtu i kishte edhe votat nė Kuvend pėr ta shkarkuar Fullanin. Por megjithatė ai nuk lėvizi pėr ta shkarkuar atė. Duke mos e shkarkuar guvernatorin Fullani nė periudhėn midis 6 dhe 15 shtatorit, Kryeministri Rama ndikoi drejtpėrdrejt nė lirimin e Fullanit nga burgu.

E gjithė kjo ndodhi sipas marrėveshjes sekrete qė Rama bėri me Fullanin nė 20 korrik tė kėtij viti, kur Fullani e vuri nė dijeni Ramėn pėr vjedhjen e Thesarit tė bankės qendrore, ose mė saktė e vuri nė dijeni se vjedhja e shndėrruar tashmė nė proces kishte dalė jashtė kontrollit.

Nė kėtė takim mes Kryeministrit Rama dhe Guvernatorit Fullani u bė njė marrėveshje sipas sė cilės Rama do ta mbėshteste Fullanin nė kėmbim tė 50 milionė eurove, tė cilat ky do t’ ia paguante Kryeministrit privatisht, si mitė. Kur unė e them kėtė, shumė njerėz pyesin se ku janė faktet. Ēfarė kuptojnė kėta njerėz me fjalėn “fakt”? Njė videoregjistrim si ai i Dritan Priftit me Ilir Metėn, pėr tė cilin Edi Rama dikur nė cilėsinė e kryetarit tė opozitės, i dėrgoi turmat e majta te Kryeministria pėr tė marrė bllokun e famshėm, qė u pa nė videoregjistrim? Unė nuk kam njė videoregjistrim tė tillė, tė cilin pėr mė tepėr kėta njerėz e mohojnė sot qė Rama bashkėqeveris me Metėn, por unė kam njė informacion i cili mbėshtetet nga shumė fakte tė tėrthorta njėri prej tė cilėve ėshtė ai qė kam pėrmendur mė lart.

Nėse Rama nuk do tė kishte pasur njė pakt tė fshehtė me Fullanin, Policia e Shtetit, e cila gjendet nėn urdhrat e Ramės, do tė kishte vepruar shumė ndryshe nė kėtė ēėshtjen e vjedhjes sė Thesarit tė bankės qendrore. Policia e Shtetit nuk do tė kishte mbetur jashtė kėsaj ēėshtjeje, duke thėnė se hetimet qė nė fillim i ka marrė nė dorė Prokuroria, por do tė kishte lėvizur pėr tė bėrė atė pjesė tė punės qė me ligj i takon asaj. Kėshtu, Policia e Shtetit do t’ i kėrkonte Prokurorisė qė tė bėnte hetime se pėrse Guvernatori, jo vetėm qė nuk e njoftoi Policinė e Shtetit nė momentin qė u konstatua vjedhja e Thesarit, por madje urdhėroi Departamentin Juridik tė Bankės qė tė shkonte tė kryente veprime nė vendngjarje pėr disa ditė, ēka ishte e kundėrligjshme, dhe pastaj bėri njė kallzim nė Prokurori. Me kėtė, mė sė paku humbi koha e ēmuar pėr veprime paraprake policore. Merret vesh, gjatė kėsaj kohe janė bėrė ndryshime nė vendngjarje, nė funksion tė fshehjes sė tė vėrtetės.

Por Policia e Shtetit nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė edhe se kėshtu do tė zbulohej fakti se Ardian Bitraj, i cili deri mė sot ėshtė i akuzuari i vetėm si vjedhės i drejtpėrdrejtė nė Thesar, ėshtė paraqitur nė fillim nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės, pėr tė pohuar krimin e tij, me sa duket nga frika se mos e vrisnin njerėzit e dėrguar nga Fullani. Bitraj u refuzua nga Policia e Shtetit dhe pas kėsaj ai u kėrkua me ngulm nga Fullani nė zyrėn e tij. Duke parė se edhe Policia e Shtetit ishte me Fullanin, Bitraj nuk kishte ēfarė tė bėnte, se edhe opozita ishte me Fullanin, qė nga Basha ate Berisha.

Prandaj Bitraj u detyrua qė tė shkonte nė zyrėn e Fullanit, i cili i premtoi se ditėn e hėnė do tė gjente njė zgjidhje. Dhe ditėn e hėnė Fullani bėri kallzimin ndaj Bitrajt. Kur ky ishte nė qeli dhe nuk e lejonin tė takohej me avokatėt, atij i shkuan tė dėrguarit e Fullanit dhe i thanė se nė kėto rrethana e vetmja zgjidhje ishte qė ai ta merrte pėrsipėr pėrgjegjėsinė, pėr ēka i duhej tė kalonte disa kohė nė burg, dhe vetėm me kėtė kusht Guvernatori do ta ndihmonte atė. Thėniet e Bitrajt nė seancat gjyqėsore ndaj tij, tregojnė se ai e pranoi paktin me Fullanin, si njė ofertė qė nuk mund ta refuzonte.

Kur Fullani pas se lajmi pėr vjedhjen nė Thesarin e bankės qendrore tė Shqipėrisė bėri bujė tė madhe ndėrkombėtare, ai e kuptoi se do ta arrestonin me kėrkesėn e patnerėve ndėrkombėtarė tė Shqipėrisė.

Ngjarja ishte pa precedent nė botė se vjedhja nuk kishte ndodhur nė thesarin e ndonjėrės prej degėve tė bankės qendrore, siē ka ndodhur nė vende tė Perėndimit, por drejtpėrdrejt nė Thesarin qendror tė bankės qendrore. E thėnė ndryshe, kjo ishte njėjtė sikur vjedhja tė kishte ndodhur nė kasafortėn e zyrės sė Guvernatorit. Pas bujės qė bėri ngjarja, tashmė Fullani nuk donte veēse tė reduktonte nė minimum kohėn e qėndrimit nė burg. Pėr kėtė qėllim Fullani punoi nė dy linja, me Kryeministrin Rama dhe me Prokurorin e Pėrgjithshėm Lllalla.

Prokuroria e Pėrgjithshme nuk do tė guxonte qė tė vepronte nė kėtė mėnyrė siē veproi pėr hetimin e vjedhjes nė Thesarin e Bankės sė Shqipėrisė, nėse nuk do tė ishte e sigurt se Guvernatori Fullani kishte mbrojtjen e Kryeministrit Rama. Ndryshe mėnyra se si veproi Prokuroria pėr hetimin e Fullanit do tė kishte shkaktuar njė stuhi tė vėrtetė nė Kuvend kundėr Kryeprokurorit Llalla, madje duke justifikuar deri edhe shkarkimin e tij nė Kuvend, me ē’ rast Presidenti Nishani do tė vihej nė pozitė shumė tė vėshtirė kur t’ i vinte nė tryezė vendimi i Kuvendit pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Por kishte dhe njė marrėveshje Rama-Llalla, si derivate i marrėveshjes Rama-Fullani.

Prokuroria nė kėtė ēėshtje ka vepruar sikur tė ishte nėn urdhrat e Fullanit. Edhe vepra penale pėr tė cilėn ka nisur ēėshtjen penale Prokuroria ėshtė ajo e pėrcaktuar nga Fullani nė kallzimin qė ai bėri nė 21 korrik tė kėtij viti. Pėr Prokurorinė, ashtu si pėr Fullanin, juridikisht, nuk ka ndodhur vjedhje nė bankėn qendrore tė Shqipėrisė, se nuk ka asnjė tė proceduar penalisht, sipas nenit 136 tė Kodit Penal pėr vjedhje tė bankave. Prokuroria i ka ndėrtuar akuzat ndaj Fullanit nė atė mėnyrė qė t’ ia lehtėsojė mbrojtjen juridike atij.

Nėse Prokuroria do tė donte qė tė ngrinte ndaj Fullanit akuzat meritore, atėherė do tė mjaftonte qė tė merreshin aktet qė tregojnė se sa shumė milionė euro janė shpenzuar nga Fullani pėr tė blerė teknologji pėr sistemet e sigurisė gjatė dhjetė viteve qė ai ka qenė nė krye tė bankės sė Shqipėrisė.

Sipas kėtyre akteve, janė shpenzuar shumė para edhe pėr tė blerė ekspertizė e konsulencė tė huaj tė pėrparuar, pėr sistemet e sigurisė, dhe teknologjinė e pėrparuar pėr to. Atėherė si shpjegohet mungesa ose mosvėnia nė funksion e dedektorėve me sensorė magnetikė, qė zbulojnė praninė e kartmonedhave nėpėrmjet shiritit magnetik tė tyre, dhe qė duhet tė pėrdoreshin nė mjediset e ndėrtesės sė Thesarit tė bankės qendrore? A nuk ėshtė kjo pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e Guvernatorit, qė ėshtė njėherėsh edhe drejtor i pėrgjithshėm i bankės qendrore, pra kreu ekzekutiv i saj. Pa kėtė nuk do tė ishte mundur nxjerrja abuzive e kartmonedhave jashtė ndėrtesės sė Thesarit tė bankės qendrore. Si shpjegohet

Nėse janė shpenzuar shumė milionė euro pėr tė blerė ekspertizė e konsulencė perėndimore, si dhe teknologji pėr sigurinė, si shpjegohet qė pėr tė siguruar nga vjedhja paratė e nxjerra jashtė qarkullimit nuk ėshtė blerė njė pajisje e cila kryen procesin e njohur si IBNS (Intelligent banknote neutralization system). Ky aparat i pėrlyen kartmonedhat me njė lloj boje deri nė atė masė sa ato bėhen tė papėrdorshme. Kėshtu askush nuk ka interes qė t’ i vjedhė ato nė periudhėn e ndėrmjetme midis nxjerrjes sė tyre nga qarkullimi dhe djegies sė tyre.

Nėse janė shpenzuar shumė milionė euro pėr tė blerė ekspertizė e konsulencė perėndimore, si dhe teknologji pėr sigurinė, si shpjegohet qė nė Thesarin e Bankės sė Shqipėrisė, nuk kishte si nė ēdo banke qendrore disa Count Room, ku bėhet numėrimi dhe kontrolli i sasive tė mėdha tė kartmonedhave qė janė nė ruajtje atje. Nė ēdo count room tė njė banke qendrore ka njė aparat elektronik qė ėshtė njė llogaritės kompjuterik me kapacitet tė madh pėr numėrim dhe me shpejtėsi tė madhe. Nė bankat qendrore aparatet e kėtij lloji janė nė gjendje tė numėrojnė deri nė njėzet banknota (kartmonedha) nė sekondė. Tė tjerė aparate bėjnė edhe paketimin e kartmonedhave. Nė Bankėn e Shqipėrisė, pėr shkak tė mungesės sė kėsaj teknologjie moderne tė numėrimit dhe tė kontrollit tė kartmonedhės, ėshtė pėrdorur njė metodė e pėrzgjedhjes sė njė sasie prej 5% tė sasisė sė kartmonedhės gjendje nė Thesar pėr ēdo kontroll periodik. Dhe kjo iu ka krijuar shteg vjedhjeve.

Prokuroria e Pėrgjithshme, edhe sot e kėsaj dite, rreth dy muaj pas nisjes sė hetimeve nuk ka dalė me njė njoftim publik ku tė thotė se ėshtė kryer kontrolli fizik i fondit tė kartmonedhave nė Thesar, me ē’ rast ėshtė konfirmuar shifra e dhėnė nga kontrollorėt e Fullanit se vjedhja ėshtė nė masėn 713 milionė lekė tė rinj, apo ėshtė mė e madhe. Prokuroria nuk ėshtė nė gjendje qė ta bėjė kėtė se metodat e punės nė Thesarin e bankės qendrore janė tė ngjashme me ato tė zyrės sė llogarisė sė kooperativės bujqėsore tė fshatit tė lindjes sė Prokurorit Ramadan Troci nė Dibėr.

Me tė gjitha kėto Fullani praktikisht ka nėnshkruar marrėveshjen e bashkėpunimit pėr vjedhjen nė Thesarin e bankės qendrore. Merret vesh, Fullani nuk do tė bėnte njė marrėveshje me shkrim me Bitrajn e tė tjerėt pėr vjedhjen e Thesarit.

Nuk mund tė kuptohet marrėveshja e fshehtė Rama-Fullani, dhe kostoja financiare qė pati ajo pėr Fullanin, pa u krijuar njė ide se sa e madhe ėshtė pasuria e Guvernatorit Fullani, tė cilėn ai e ka vėnė nė mėnyrė abuzive gjatė kėtyre dhjetė viteve qė ai ka qenė nė krye tė Bankės sė Shqipėrisė.

Gjatė kėtyre dhjetė viteve Fullani e ka rritur vazhdimisht buxhetin pėr shpenzimet administrative tė Bankės sė Shqipėrisė. Shuma e pėrgjithshme e kėtij buxheti pėr dhjetė vitet e fundit ėshtė 800 milionė euro. Rreth gjysma e kėsaj ėshtė rritje abuzive, pra janė shpenzime fiktive tė kryera vetėm pėr tė pėrvetėsuar Fullani dhe klika e tij paratė e buxhetit tė bankės qendrore.

Dhe rreth gjysma e rritjes abuzive tė buxhetit ka shkuar nė xhepin e Guvernatorit Fullani, i cili ka pėrfituar kėshtu, vetėm nė kėtė mėnyrė, jo mė pak se 150 milionė euro. Por Fullani ka nxjerrė edhe tė ardhura tė tjera abuzive gjatė kohės qė ka qenė Guvernator, por bėmat e tij tė kėtij lloji kėrkojnė njė analizė mė vete, qė nga ato qė kanė tė bėjnė me kursin e kėmbimit tė lekut, deri nė lojėrat me shitblerjen e bondeve (bonove) tė huasė shtetėrore, etj., etj.

Nga kėto veprime Fullani ka pėrfituar jo mė pak se 150 milionė euro tė tjera. Paratė e pėrfituara nė mėnyrė abuzive Fullani i ka investuar duke u dhėnė hua informale me pėrqindje tė lartė biznismenėve tė ndėrtimit, naftės, duhanit, pijeve etj., duke e rritur kėshtu pasurinė e tij. Nuk ėshtė ēudi qė Fullani tė ketė sot sė paku 600 milionė euro pasuri, por unė dyshoj qė pasuria e tij ėshtė mė e madhe, pėr arsye qė do t’ i them nė njė rast tjetėr.

E pastaj njerėzve u duket shumė kur Edi Rama i kėrkon Fullanit 50 milionė euro! Unė them se Kryeministri Rama i ka kėrkuar pak para Fullanit. Duhet t’ i kishte kėrkuar dyfishin e ndoshta mė tepėr.

Mbrojtja qė Sali Berisha dhe Lulzim Basha i bėnė Fullanit ishte thjesht me vlerė retorike, ishte detyrim pėr shėrbimet qė Fullani u kishte bėrė atyre.

Por mbrojtja qė Kryeministri Rama i bėri Fullanit, kishte rėndėsi jetike pėr Fullanin. Ēdo ditė qė kaloi nga data 6 shtator deri nė 15 shtator, pa vepruar Kuvendi i Shqipėrisė pėr shkarkimin e Fullanit, kishte pėr Fullanin vlerėn njė viti tė kaluar nė liri, jashtė burgut, nė vitet e ardhshme.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

436


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Kryeministri Rama - rryshfet!

Mesazh  DaniEL prej 19.09.14 15:11

Gabohesh ke ngatruar Ramen me Saliun ne fakt urdher-aresti per Fullanin nuk erdhi nga Policia e Shtetit por nga Gjykata dhe Prokuroria mos haroni qe Kryeprokurori LLalla u zgjodh ne kohen e qeverise Berisha gjithashtu gjykatat varen nga KLD(Kshilli i Larte i Drejtesise) Po kush eshte kryetar i KLD? Eshte Presidenti por presidenti aktual qe kemi tani ka qene ish minister i qeverise Berisha madje edhe SHISH (Sherbimi Informativ Shteteror) nuk eshte ne dore te Rames sepse te gjith keta qe na gjykatat,prokuroria, dhe shish i ka ne dore Sali Berisha akoma. Rama vetem Policine e Shtetit ka ne dore te tjerat i ka Berisha. Hetimet u bene nga prokuroria dhe u shmang policia dhe urdher-arresti erdhi nga gjykata dhe prokuroria kurse policia vetem urdhrin zbatoi.
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi