Ish- zyrtari i CIA-s: Biseda ime me Berishėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ish- zyrtari i CIA-s: Biseda ime me Berishėn

Mesazh  Anon prej 17.09.14 2:14



Biseda ime me Berishėn, kontrabanda me serbėt dhe shanset e Shqipėrisė sė Madhe!
30 Dhjetor 2012

Steven Meyer, ish- zėvendėsshef i CIA-s pėr Ballkanin, nė njė intervistė pėr agjencinė MINA tė Maqedonisė, pohon se tė gjitha vendet e Ballkanit ishin pėrfshirė nė trafik dhe kontrabandė nafte dhe mallrash me Serbinė nė kohėn e sanksioneve. Ai shton se nė fakt edhe amerikanėt ishin hipokritė, pasi mbėshtesnin politikanėt qė nė fakt po bėnin trafik me Serbinė.

Meyer thotė se SHBA dhe BE janė fuqi nė rėnie, ndaj vendet e Ballkanit Perėndimor duhet tė pėrgatiten mė sė shumti pėr tė pėrmirėsuar ekonominė e shoqėrinė, sesa ta mbajnė mendjen tek BE dhe NATO.

Madje ai shton se kushtet qė u vihen vendeve tė Ballkanit pėr anėtarėsimin janė njė mėnyrė pėr t’i mbajtur ata larg BE-sė.
Ai rrėfen edhe njė takim me kryeministrin Sali Berisha vjet.

“E takova kryeministrin Berisha vjet. Vendi ka tė njėjtin mentalitet si nė komunizėm – ne jemi tė dobėt, tė varfėr dhe duhet tė bėjmė atė qė na thuhet. Nuk e kuptoj kėtė sjellje nė botėn moderne. Ka njė tendencė ne vendet e Ballkanit pėr tė menduar pėr tė shkuarėn dhe jo pėr tė tashmen dhe tė ardhmen,” thotė ai, duke pranuar se vendet e Ballkanit duhet tė bashkėpunojnė me Kinėn, Japoninė, Iranin e Brazilin.

Duke folur pėr ēėshtjet e kufirit nė Ballkan, ai thotė se kjo ėshtė njė ēėshtje e hapur. Sipas tij, ndarja e Kosovės dhe Bosnjes ėshtė sėrish njė realitet.
Por i pyetur pėr deklaratat e fundit tė kryeministrit Sali Berisha pėr bashkimin e shqiptarėve, ai thotė se: “Nuk mendoj se shqiptarėt e Maqedonisė apo tė Kosovės duan tė jenė pjesė e asaj lloj Shqipėrie”.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi