Njeriu, “kafsha” qė mund tė parashikojė

Shko poshtė

Njeriu, “kafsha” qė mund tė parashikojė

Mesazh  Luli prej 16.09.14 14:04

Nė tė gjithė epokat dhe kulturat ekzistojnė ose kanė ekzistuar personazhe tė aftė tė drejtojnė komunitetin drejt tė ardhmes: profetė dhe fallxhorė, roli i tė cilėve ėshtė marrė sot nga studiuesit e futurologjisė dhe nga shkencėtarėt.



Aktualisht e gjithė shoqėria ėshtė e bazuar nė informacionet, dhe informacionet mbi tė ardhmen quhen pikėrisht parashikime. Ja pėrse janė kaq tė rėndėsishėm. Dhe ato qė fare mirė mund t’i quajmė Profecitė, mund t’i ndajmė nė tre kategori.

Profecitė “tradicionale”, qė shtrihen nga lashtėsia dhe kanė qenė pikėrisht ato nė origjinė edhe tė vetė feve qė ekzistojnė sot. Profecitė e sotme, qė pėrfshijnė ata parashikime qė duhej tė ishin realizuar apo tė realizohen pikėrisht nė kėtė fillim tė mijėvjecarit tė tretė dhe pėr tė cilat jemi nė gjendje tė themi se cilat janė realizuar dhe cilat jo. Dhe profecitė e sė nesėrmes.

Ėshtė shumė e vėshtirė tė bėsh parashikime, sidomos nėse kanė tė bėjnė me tė ardhmen. Batuta e famshme u ėshtė atribuuar herė pas here personaliteteve tė ndryshėm, nga shkrimtari amerikan Mark Tuein deri tek Nils Bori, fitues i Ēmimit Nobel pėr Fizikėn nė vitin 1922. E kujtdo qoftė autorėsia, kjo moto ka njė vlefshmėri ēarmatosėse: asnjėri prej nesh nuk mund tė dijė me saktėsi atė qė do t’i rezervojė e ardhmja. Por, gjithmonė e ndien nevojėn.

Pėr kėtė arsye, nė tė gjithė epokat dhe kulturat ekzistojnė apo kane ekzistuar personazhe tė aftė tė drejtojnė komunitetin drejt tė ardhmes: profetė dhe fallxhorė, roli i tė cilėve ėshtė marrė sot nga studiuesit e futurologjisė dhe nga shkencėtarėt.
Pėr mė tepėr, aktualisht e gjithė shoqėria ėshtė e bazuar nė informacionet, dhe informacionet mbi tė ardhmen quhen pikėrisht parashikime. Ja pėrse janė kaq tė rėndėsishėm. Dhe ato qė fare mirė mund t’i quajmė Profecitė, mund t’i ndajmė nė tre kategori.

Profecitė “tradicionale”, qė shtrihen nga lashtėsia dhe kanė qenė pikėrisht ato nė origjinė edhe tė vetė feve qė ekzistojnė sot. Profecitė e sotme, qė pėrfshijnė ata parashikime qė duhej tė ishin realizuar apo tė realizohen pikėrisht nė kėtė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė dhe pėr tė cilat jemi nė gjendje tė themi se cilat janė realizuar dhe cilat jo.

Dhe profecitė e sė nesėrmes, duke parė natyrisht pėrpara se ēfarė munden tė imagjinojnė ekspertėt, shkencėtarėt dhe teknologjitė pėr tė nesėrmen.
Pėrgjigja qė nuk ėshtė

Po pėrse njeriu ėshtė njė “kafshė nė gjendje tė parashikojė”? “Nė pėrgjithėsi, ne kemi nevojė pėr kontroll. Ėshtė mendja jonė e cila ėshtė e strukturuar pikėrisht nė kėtė mėnyrė”, shpjegon Lorenzo Montali, psikolog social dhe studiues nė Universitetin Bicocca tė Milanos.

Natyrisht, qė ka dallime individualė, ka persona qė janė mė tė etur si dhe persona qė e ndiejnė mė pak nevojėn pėr tė ditur gjithēka. Janė ata “qė hidhen”, domethėnė qė pėrballen me situatat edhe atėherė kur nuk e kanė ndjesinė qė i kanė gjėrat nėn kontroll.

Njė tendencė qė psikologėt e identifikojnė qė nga fėmijėria: fėmijėt qė janė mė vėzhgues kanė prirjen qė edhe kur tė rriten tė kenė mė shumė nevojė pėr tė ditur se ēfarė tė presin. Ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė se bėhet fjalė pėr njė nevojė shumė tė zakonshme: kush nuk do tė donte tė dinte nėse do tė gjejė dashurinė, njė punė tė mirė, kurėn pėr njė sėmundje? Ja pėrse prirja pėr t’i besuar dikujt “qė di mė shumė” dhe qė mund tė shuajė pra ankthin pėr tė ditur se ēfarė do tė ndodhė ėshtė njė sjellje e zakonshme.


Mendime magjike

Studimet mė tė fundit mbi kėtė argument demonstrojnė se nevoja pėr tė besuar ata qė dinė tė parashikojnė varet nga vetė funksionimi i trurit. Si dhe nga njė mekanizėm konjitiv i quajtur “mendimi magjik”. Disa eksperimente tė kryer mbi fėmijėt, nė fakt, demonstrojnė se mendja ėshtė e prirur qė t’ia atribuojė mendimet dhe qėllimet asaj qė na rrethon (pra edhe gjėrave tė pafrymė, si retė nė qiell, apo pėrse jo, fletėve tė cajit nė fundin e filxhanit.

Dhe ėshtė pikėrisht ky mekanizėm neural qė i shtyn shumė individė tė interpretojnė nė mėnyrė mbinatyrore disa fenomene, apo tė besojnė tek parashikimet. Nė tė vėrtetė, pas 8 viteve tė parė tė jetės mendimi magjik ka prirjen qė tė zhduket, por shumė tė rritur e ruajnė gjithėsesi nga pak.

Ka megjithatė individė qė u besojnė parashikimeve dhe individė qė mbeten skeptikė. Sipas kėrkimeve tė Jordan Grafman (i Institutit Kombėtar tė Crregullimeve Neurotikė nė Bethesda, SHBA) mbi mekanizmat neuralė qė qėndrojnė nė bazė tė mendimit, truri ynė ėshtė i prirur tė besojė ngjarjeve qė duken mjaftueshėm tė bazuara. Kėshtu, kur verifikohet apo duket se verifikohen fenomene tė pashpjegueshėm, apo dėshirohen pėrgjigje pėr tė nesėrmen, ėshtė vetė sistemi konjitiv qė kėrkon ndonjė bazė.

Nė kėtė pikė, truri mund tė reagojė nė dy mėnyra: kush ėshtė mė i prirur tė besojė se ekzistojnė aftėsi si ajo e parashikimit tė tė ardhmes kėrkon shpjegime tek e mbinatyrshmja, ndėrsa kush shfaqet shumė racional pohon se pėr disa gjėra nuk mund tė prononcohemi, apo qė ndoshta ekziston njė shpjegim racional dhe qė nuk ėshtė ende i njohur pėr shkencėn.

Por nuk ėshtė e thėnė se sjellja e parė ėshtė sjellje “prej injorantėsh” dhe tjetra prej personash veēanėrisht inteligjentė: disa studime tė kryer nė SHBA demonstorjnė se mendimi magjik dhe ai racional janė nė fakt mė tė pėrhapur tek ata qė kanė studiuar mė shumė. Megjithatė, ėshtė njė fakt qė shoqėria jonė, pikėrisht ashtu si individėt, ka nevojė pėr pėrgjigje mbi tė ardhmen e saj pėr tė mundėsuar zhvillimin konstant dhe evolucionin e qėndrueshėm.

Nė kėtė rast, ėshtė shkenca qė ka marrė rolin e “fallxhorit”, duke patur ēdo tė drejtė fjale nė fusha qė deri njė shekull mė parė ishte e pėrjashtuar: psikologjia, pėr shembull, ka zėvendėsuar filozofinė dhe teologjinė. Pra, njerėzit janė shtyrė t’u besojnė shkencėtarėve.


Pėrtej shkencės

Natyrisht, shkencėtarėt nuk janė tė vetmit guru tė tė ardhmes qė sot kanė besimin e njerėzve. Sipas Ulrich Beck, docent i sociologjisė nė Universitetin e Mynihut nė Gjermani dhe autor i librit tė famshėm “Shoqėria e riskut”, po jetojmė njė epokė nė tė cilėn perceptimi pėr tė ardhmen ka ndryshuar bashkė me konceptin e riskut. Nė krahasim me 500 vjet mė parė, nėse ndodh diēka nuk mund tė dihet as sa do tė zgjasė efekti i saj nė brezat e ardhshėm, as sa do tė shtrihet nė hapėsirė (njė shembull klasik janė katastrofat bėrthamore).

Kjo bėn qė shkenca tė thotė pak edhe nė brendėsi tė disa fushave qė i pėrkasin asaj. Nė pėrcaktimin e veprimeve bėhen tė rėndėsishme pyetje si: ēfarė botė do u lėmė brezave tė ardhshėm? Dhe pikėrisht mbi kėtė, “duke parashikuar tė ardhmen”, opinioni publik, domethėnė tė gjithė ne, mund tė ndėrhyjmė.

Focus
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

884


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi