Si te fitosh vetebesimin e humbur

Shko poshtė

Si te fitosh vetebesimin e humbur

Mesazh  Gabriel prej 16.09.14 0:20

Ka persona qe jane jo te kenaqur nga roli dhe pozicioni, te tjere qe kerkojne nje menyre te re jetese dhe kete nuk mund ta realizojne, te tjere te zhgenjyer nga nje mardhenie, te gjitha keto qe pak a shume kushtezojne jeten tone, ne radhe te pare kane te bejne me besimin ne vetvete.
Por si te kuptojme qe eshte fjala per nje dobesi te momentit, apo per nje fenomen me rrenje me te thella?
Cilat do te ishin ato sinjale qe do te na tregonin se besimi tek vetja eshte ne nje pike te ulet?

- inferioriteti ndaj te tjereve
- pamundesia e pranimit te gabimit
- mungesa e forces per te kerkuar falje
- tendenca per te reflektuar sjellje superioriteti qe te mundin egzistencen e kompleksit te inferioritetit
- pavendosmeria per ceshtje te nje rendesie te vogel
- tendenca per te shmangur "konkurrentet"
- frika nga gjykimi i te tjereve
- veshtiresia per te folur per vete
- tendenca per te folur keq per te tjeret
- tendenca per te irrituar te tjeret
- dobesi morale e shpeshte

Analizimi me kujdes i "simptomave" te mesiperme do te na ndihmonte shume per te kuptuar se ne cilen stad te vetbesimit ndodhemi, dhe ne perputhje me pergjigjen qe do t'i japim vetes, mund te percaktojme edhe ato qe me poshte do te pershkruhen si pese keshilla perte rritur vetbesimin.


1. Kerko nje ekuiliber brenda vetes.
Me fjale  te tjera, gradualisht fillo te perpiqesh te "pelqesh veten".  Vleresimi objektiv i vetvetes eshte shenje qe tregon per nje ekuiliber te forte te brendshem. Pasi ta kesh gjetur kete, duhet te kesh parasysh se ato qe ndikojne ne jeten tende, me shume se sa kushtezimet dhe rastesite, jane pikerisht vendimet e tua, ato me percaktuese.


2. Te qeshurit i ben mire shpirtit.
Mesohuni qe te jetoni me emocionet, qofshin keto edhe negative, dhe ktheini ato sikur te ishin momente mes miqsh.


3. Vlerso ate qe e kosideron si te mundeshme per tu arritur.
Fikso objektiva te cilat i kosideron si te mundeshme per t'i arritur, si psh. nje promovim ne pune, nje diete te cilen do ta fitosh duke humbur pak kile me peshe. Realizimi i ketyre objektivave do te ishte nje ndihme me shume per te fituar vetbesimin.


4. Degjo kritikat e te tjereve.
Vetbesimi rritet duke degjuar te tjeret, por pa lejuar qe te kushtezoheni nga gjykimi i tyre.


5. Meso nga gabimet e tua.
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

106


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si te fitosh vetebesimin e humbur?

Mesazh  Okult powers prej 17.09.14 2:52

Une vetebesimin e kam fituar me kohe.

Sa here qe ndokush duhej te shprehej une e degjoja me vemendje, por kur ishte fjala per konkurrence nuk i lija te tjeret te me ulnin poshte. Gjithashtu qesh aq shume sepse: jam person me humor te mire gjate gjithe kohes.

Ato qe i konsideroj si te mundshme per t'u arritur une i vleresoj, kritikat e te tjereve une i degjoj, por pa u kushtezuar nga gjykimi i tyre, nga gabimet e mia mesoj dhe gjithmone kur i ve nje qellim vetes e arrij gjithmone sepse kam: vetebesim dhe guxim, sepse kam: qetesi dhe perkushtim. Edhe ndonjehere fluturoj ca, nxitohem pak, por kjo eshte adoleshence. Rendesi ka qe rregullat ne shkolle i zbatoj me perpikeri, pa jashte shkolles mund dhe t'u tregoni te tjereve se s'jini aq e qete (nqs s'jini) sepse keshtu ju marrin neper kembe.

Tregojini botes se jini te afte dhe te shkathet, qe mund te zini sa me shume miq, qe s'jini natyre e mbyllur, por mendjehapur fleksibel dhe i gjalle.
avatar
Okult powers

Let your inside change yourself!

35


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi