Koēo Kokėdhima

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Koēo Kokėdhima

Mesazh  Anon prej 15.09.14 15:44



Gjithēka qė ka arritur nė jetė Koēo Kokėdhima ia detyron hallės sė tij, tė varur nė litar nga gjermanėt nė Luftėn e Dytė Botėrore, Persefoni Kokėdhimės, sė cilės regjimi komunist i dha titullin “Heroinė e Popullit”. Duke qenė nipi i Persefonit, Koēoja u bė anėtar i Komitetit Qendror tė Rinisė, nė vitet tetėdhjetė. Nga kjo pozitė, Koēoja u pėrfshi nė biznisin e Hajdin Sejdisė nė Shqipėri, i cili me bekimin e Ramiz Alisė, nė janar 1991, nėnshkroi njė marrėveshje me Komitetin Qendror tė Rinisė, pėr veprimtari tė pėrbashkėt ekonomike. Me kėtė rast u krijua dhe njė kompani e pėrbashkėt mes “Iliria Holding” tė Hajdin Sejdisė dhe Komitetit Qendror tė Rinisė, me emrin “Rinia-Iliria”. Kjo kompani, pjestar i sė cilės ishte dhe Koēoja degradoi shpejt nė njė skemė huamarrėse piramidale, ēka pėrbėn dhe pikėnisjen e karrierės sė Koēos si biznismen.

Varjen nė litar tė hallės Koēoja tani vonė e pėrdori pėr tė nisur edhe karrierėn politike si deputet i PS-sė. Kur Edi Ramės iu ankuan socialistėt e Vlorės pėr atė qė e bėri Koēon deputet, dhe e pyetėn se ē’ lidhje ka ai me tė majtėn, Rama u thoshte se Koēoja ėshtė nipi i Persefoni Kokėdhimės.
Kėtė vit ishte 70 vjetori i varjes sė Persefoni Kokėdhimės. Njė ngjarje kjo qė ka mbetur misterioze ende dhe sot. Nė kohėn e regjimit komunist, nė vitin 1984, me rastin e 70 vjetorit tė ēlirimit tė atdheut, u botua nga Drejtoria e Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shtetit njė libėr me titull “Heronj tė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare: pėrmbledhje dokumentesh”. Pėr ēdonjėrin prej Heronjve tė Popullit nė libėr ka njė kapitull tė veēantė, gjithsej 68 kapituj pėr 68 “Heronj tė Popullit”. E veēanta e kėtij libri ėshtė se Heronjtė e Popullit pėrshkruhen nėpėrmjet dokumenteve tė armikut, tė autoriteteve italiane dhe gjermane, tė Policisė, Xhandarmėrisė, Prokurorisė, Gjykatės etj. Nė kėtė libėr me 600 faqe ēuditėrisht mungon Heroina e Popullit Persefoni Kokėdhima. Arsyeja e mungesės sė saj ishte se dokumentet e gjyqit tė saj qenė kompromentuese.
Nė libėr nuk mungon njė kapitull pėr Heroinėn e Popullit Bule Naipi, me tė cilėn ėshtė dashur qė tė lidhet emri i Persefoni Kokėdhimės nė kohėn e regjimit komunist. Propaganda e regjimit komunist dhe historiografia komuniste i lidhėn sė bashku emrat e Makbule Naipit dhe Persefoni Kokėdhimės, aq sa njerėzve iu krijohej pėrshtypja se ato kishin pasur veprimtari tė pėrbashkėt. Kur nė fakt ato tė dyja nuk ishin njohur mes tyre mė parė. Madje ato nuk u varėn nė tė njėjtėn ditė, por me njė distancė kohore prej njė jave.
Nė kohėn e regjimit komunist u botua njė libėr biografik me 220 faqe, me titull “Bule, Persefoni”, me autor Lame Ēekanin (Shtėpia botuese “8 nėntori”, Tiranė 1977). Pjesa pėr Persefonin nė kėtė libėr ėshtė thjesht letrare. Kur dėnohej njė njeri me varje nė kohėn e pushtimit fashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri, bėhej njė gjyq dhe jepej njė vendim pėr dėnimin e tij me vdekje, ku tregohej se ēfarė kishte bėrė ky person. Kėto dokumente u mbajtėn sekret nga regjimi komunist nė rastin e Persefonit. Pėr kėtė tė fundit u sajua njė legjendė nga historiografia komuniste sikur ajo kishte qenė partizane e Brigadės VI dhe u arrestua nga gjermanėt kur ishte strehuar e sėmurė nė shtėpinė e saj, nė fshatin Qeparo tė Himarės. Por kjo partizane e sėmurė, a nuk duhet tė ishte nė spitalin partizan? Nė qershor 1944, pesė muaj para largimit tė gjermanėve, kishte tashmė njė rrjet tė organizuar spitalesh partizane nė Shqipėrinė e Jugut. Merret vesh, Persefoni as qė kishte qenė ndonjėherė partizane.
Gjithashtu ėshtė enigmė se pėrse Persefonin e ēuan nga Qeparoi nė qytetin e Gjirokastrės, kur duhet ta kishin dėrguar nė Vlorė. Gjermanėt u tėrhoqėn nga qyteti i Gjirokastrės qė nė 18 shtator 1944, kurse nga qyteti i Vlorės nė 15 tetor 1944. Kuptohet se tėrheqja bėhej sipas njė plani tė pėrgatitur qė disa muaj mė parė. Dhe nė kohėn e tėrheqjes morali i njė ushtrie bie, ushtarėt dhe oficerėt nisin dhe shesin sende e materiale tė ndryshme shumė tė kėrkuara nė kohė lufte. Nė atė kohė ishte shumė e kėrkuar nafta, prodhimin e sė cilės nė Shqipėri e kontrollonte ushtria gjermane. Nė atė kohė nė Shqipėri, ashtu si nė pjesė tė tjera tė Europės sė pushtuar, kishte vajza aventuriere, tė cilat lidheshin me ushtarakėt gjermanė, duke u bėrė dashnoret e tyre dhe nė kėmbim pėrfitonin prej tyre sende tė ndryshme nga depot ushtarake tė cilat i shisnin nė tregun e zi, me ndėrmjetėsinė e tregtarėve. Nė Gjirokastėr nė atė kohė qenė pėrqėndruar sasi tė mėdha nafte dhe benzina nė depozita, nė shėrbim tė forcave ushtarake gjermane tė cilat tėrhiqeshin nga Greqia. Persefoni Kokėdhima, vajza bukuroshe nga Qeparoi, u lidh me njė oficer gjerman qė administronte kėto depo dhe arriti tė marrė sasi tė mėdha nafte dhe benzene. Gestapoja e zbuloi atė qė bėnte Persefoni dhe e arrestoi atė. Arsyeja pėr tė cilėn gjermanėt e dėrguan Persefonin nė Gjirokastėr ishte se donin tė zbulonin rrjetin me tė cilin bashkėpunonte ajo brenda vetė ushtrisė gjermane. Pasi njerėzit e Gestapos i nxorrėn tė dhėnat qė deshėn Persefonit, e varėn atė nė litar.
Regjimi komunist donte tė sajonte legjendėn se Himara ishte e lidhur me Partinė Komuniste dhe luftėn partizane, prandaj e pėrdori historinė e Persefonit pėr tė krijuar mitin e njė heroine komuniste. Por nuk u krijua dot kurrė njė histori bindėse e veprimtarisė sė Persefonit dhe as e arsyes sė dėnimit tė saj me vdekje nga gjermanėt dhe autoritetet shqiptare.
Shtatė dekada pas vdekjes sė Persefonit, nipi i saj, Koēo Kokėdhima ndoqi traditėn e saj duke nisur biznisin e naftės. Me t’ u bėrė Edi Rama kryeministėr, ai i dha Koēos kompaninė shtetėrore tė naftės, “Albpetrol”, qė ta pėrdorte si pronė private, me anė tė njė drejtori tė vendosur prej tij. Dhe Koēoja vendosi nė kėtė post drejtorin e kompanisė sė tij mediale. Kėshtu Koēoja nisi tė vjedhė miliona euro nė muaj duke shitur naftėn privatisht. Siē ka thėnė Marksi: Historia pėrsėritet dy herė, herėn e parė si tragjedi, herėn e dytė si komedi. Me sa duket pėr ēdo sekondė qė qėndroi halla e tij e varur nė litar, Koēoja do tė marrė njė dividend makabėr prej njė milionė euro!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi