Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Mesazh  Jon prej 15.09.14 11:30

Kissingeri argumenton kundėr valės sė historisė. Ai ankohet se ndarja mes politikės sė brendshme dhe politikės sė jashtme po shkon drejt zhdukjes.



Por njerėzit nėpėr botė thjeshtė nuk janė gati qė tė rrinė e tė vėshtrojnė gjenocidin nė Ruandė apo masakrat nė Bosnje, pa lėvizur gishtin nė emėr tė parimit tė mos-ndėrhyrjes. Zhvillimi i “Tė drejtės pėr tė mbrojtur”, qė nga ndėrhyrja e Perėndimit nė Kosovė nė vitin 1999 do tė thotė qė debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka mė shumė gjasa qė nė tė zhvillojmė njė sistem tonin, se sa tė rikthehemi, siē sugjeron Kissingeri, nė njė rend botėror tė tė kaluarės

Henry Kissinger ėshtė pothuajse unik nė politikėn bashkėkohore, nė kombinimin e intelektit tė thellė dhe njė pėrvoje tė jashtėzakonshme si burrė shteti. Libri i tij mė i fundit ėshtė po aq autoritar sa gjithė tė tjerėt, ndonėse goxha mė i shkurtėr – mė pak se gjysma e klasikut tė tij, “Diplomacia”.

Nėse ligjet e natyrės vlejnė, ky do tė jetė me shumė gjasė libri i tij i fundit – Kissinger ėshtė 91 vjeē – dhe Rendi Botėror ėshtė njė pėrpjekje pėr tė bashkuar tė gjithė veprėn e jetės sė tij, nė njė koncept teorik. Libri ėshtė “veshur” si njė kėrkim pėr njė rend tė ri global qė mund tė pėrfshijė tė gjithė rendet ekzistues rajonalė. Por ai ėshtė, nė fakt, njė pėrpjekje pėr tė justifikuar gjithēka qė ai ka bėrė – nga Kina nė Vietnam, si diplomat apo si Sekretar Shteti – apo ka argumentuar, gjatė pothuaj shtatė dekadave tė fundit.

Kissingeri galopon nėpėr historinė europiane nga viti 474 p.e.s deri nė ditėt e sotme, nė vetėm 84 faqe. Pėr tė, momenti i kthesės ka qenė Paqja e Vestfalisė e vitit 1648, qė i dha fund luftės 30-vjeēare mes katolikėve dhe protestantėve me njė marrėveshje qė shtetet nuk do tė ndėrhynin mė nė punėt e brendshme tė njėri-tjetrit. Nė vend tė kėrkimit pėr njė sistem universal, si njė Kinė Imperiale apo nė Islamin e hershėm, Europa zhvilloi njė sistem pluralist shtetesh qė konkurronin mes tyre. Rendi ndėrkombėtar po ruhej pėrmes njė ekuilibri tė fuqive. Mė e rėndėsishmja, Vestfalia ndau politikėn e jashtme nga politika e brendshme.

Kapitujt e mėpasshėm mbulojnė konceptin e rendit botėror nė Islamin e hershėm – “nė tė njėjtėn kohė njė shtet, njė super shtet shumėetnik dhe njė rend i ri botėror” – nė Persi, nė Azi dhe nė fund nė qasjen amerikane – “e bindur se parimet e saj tė brendshėm ishin natyrshėm universalė”.

Vende-vende, libri duket “i prishur” pak prej njė pėrpjekjeje qė ta pėrditėsojė “fort” me shtesa tė minutės sė fundit, si pėr shembull pėrparimi i ISIS, ndėrkohė qė vlera e vėrtetė e librit qėndron pikėrisht nė perspektivėn historike tė Kissingerit. Gjithashtu, ai ėshtė mė pak bindės sa i pėrket parashikimeve qė bėn pėr tė ardhmen e secilit kontinent, e qė tentojnė tė reduktohen nė njė listė pyetjesh.

Kissinger argumenton se tani ndodhemi nė njė pikė kthese historike. SHpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik nuk solli fundin e historisė, dhe pranimin e pėrgjithshėm tė vlerave perėndimore. Nė vend tė kėsaj, rendi ynė botėror liberal po sfidohet prej fuqive tė reja. Kissingeri sheh rrezikun kryesor teksa fuqia nė ngjitje, Kina ecėn drejt pėrplasjes me fuqinė e status quo-sė, SHBA-nė, ashtu sikurse Gjermania bėri me Britaninė nė fillimin e shekullit 20. Kina, thotė, ai, refuzon rolin qė i ėshtė atribuar nga njė sistemi ndėrkombėtar qė ajo nuk e ka skicuar, dhe ajo nuk pranon rregulla, nė hartimin e tė cilave nuk ka patur asnjė rol.

Ai beson se e vetmja mėnyrė pėr tė shmangur pėrsėritjen e historisė, qėndron nė krijimin e njė lloji tė ri marrėdhėniesh mes fuqive tė mėdha, bazuar nė sistemin e Vestfalisė dhe ekuilibrin e fuqive, qė tani duhet tė zbatohet globalisht dhe jo vetėm rajonalisht.

Megjithatė, ajo qė e bėn librin interesant, nuk ėshtė ky argument sipėrfaqėsor por nėnteksti, teksa Kissingeri pėrpiqet qė tė justifikojė tre temat e mėdha qė kanė dominuar mendimin dhe veprėn e jetės sė tij.E para ėshtė gara nė diplomaci mes realistėve dhe idealistėve. Heronjtė e zgjedhur prej tij, pėrfshirė Richelieu-nė, Tayllerand-in dhe Metternich-un si dhe Teddy Rooseveltin, e bėjnė tė qartė se cili ėshtė qėndrimi i tij. Kissingeri pėrēmon Uilsonin, themeluesin e “degės” idealiste tė politikės sė jashtme amerikane.

Kissingeri beson se idealizmi i tepruar nė politikėn e jashtme ėshtė i rrezikshėm: ‘Recetat morale pa e vrarė mendjen pėr ekuilibrin… kanė prirjen qė tė ēojnė ose drejt kryqėzatave, ose drejt njė politike tė pafuqishme”. Kissingeri ilustron besimin e njė jete tek Realpolitika, pėrmes njė kritike tė qasjes sė Perėndimit ndaj Pranverės Arabe, ku ai mendon se u treguam jo tė menēur teksa u udhėhoqėm prej idealizmit.

Tema e dytė ėshtė magjepsja e Kissingerit pas ekuilibrit tė fuqive si njė sistem pėr menaxhimin e marrėdhėnieve mes shteteve, temė e punimit tė tij tė parė si njė akademik i ri mbi Kongresin e Vienės, i cili ka prodhuar periudhėn mė tė gjatė tė paqes nė Europė. Kissingeri beson se ky nuk ėshtė vetėm njė sistem i pėrshtatur pėr Europėn e shekullit 19, por njė sistem i pakohė dhe universal.

Sigurisht, triumfi mė i madh i politikės sė jashtme qė mban firmėn e atij vetė ka qenė zhvendosja e ekuilibrit tė fuqive nė drejtim tė Amerikės, duke e larguar Kinėn prej Bashkimit Sovjetik nė vitin 1972.

Tema e tretė ėshtė parimi i mosndėrhyrjes, qė ndodhet nė themel tė sistemit vestfalian. Kissingeri flet me admirim pėr funksionimin e sistemit nė Azinė moderne, qė do tė thotė se dallimet mes shteteve zgjidhen pėrmes ndėrveprimit tė heshtur diplomatik dhe jo pėrmes luftės (ai nuk pėrmend koston e tolerimit tė diktaturave tė tmerrshme). Kissingeri thekson vlerėsimin e madh qė ka pėr Xhorxh Bushin e ri, por mė tej kritikon politikat e tij intervencioniste nė Afganistan dhe Irak.

Kissingeri i argumenton nė mėnyrė brilante tė gjithė kėto tema. Por nė fund, ėshtė e vėshtirė tė biesh dakord me tė, qė njė rend i ri botėror kėrkon tė kthehemi pas nė sistemet e shekujve 18 dhe 19. Bota ka ndryshuar – ai as nuk e pėrmend terrorizmin, njė prej sfidave mė tė mėdha tė botės sė sotme. Nuk ėshtė e lehtė as tė biesh dakord me relativizmin e tij moral. Ai dėshiron tė shmangė njė garė globale tė ideologjive – por ne pikėrisht kėtė kemi, dhe rendi botėror kinez nuk ėshtė aspak i njėjtė me tonin. Tė rinjtė nėpėr botė mund tė blejnė produkte kinezė, por ata nuk do tė donin tė jetonin nėn njė sistem kinez.

Kissingeri argumenton kundėr valės sė historisė. Ai ankohet se ndarja mes politikės sė brendshme dhe politikės sė jashtme po shkon drejt zhdukjes. Por njerėzit nėpėr botė thjeshtė nuk janė gati qė tė rrinė e tė vėshtrojnė gjenocidin nė Ruandė apo masakrat nė Bosnje, pa lėvizur gishtin nė emėr tė parimit tė mos-ndėrhyrjes. Zhvillimi i “Tė drejtės pėr tė mbrojtur”, qė nga ndėrhyrja e Perėndimit nė Kosovė nė vitin 1999 do tė thotė qė debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka mė shumė gjasa qė nė tė zhvillojmė njė sistem tonin, se sa tė rikthehemi, siē sugjeron Kissingeri, nė njė rend botėror tė tė kaluarės.

Jonathan Powell
The Telegraph
avatar
Jon

1227


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Mesazh  gjilanasi prej 03.10.14 10:31

Rendi botėror: Refleksione pėr kombet dhe kursin e historisė

Nė vitin 1961, kur isha njė pedagog ende i ri nė moshė, i telefonova Presidentit Harry S. Truman, kur ndodhesha nė Kansas City pėr tė mbajtur njė fjalė. Pyetjes se cila ishte gjėja qė e kishte bėrė mė shumė krenar gjatė presidencės sė tij, Trumani iu pėrgjigj: “Qė i mposhtėm totalisht armiqtė tanė dhe mė pas i afruam nė komunitetin e kombeve. Mė pėlqen tė mendoj se vetėm Amerika do tė mundej ta bėnte njė gjė tė tillė”. I vetėdijshėm pėr fuqinė e madhe tė Amerikės, Trumani krenohej mbi tė gjitha me vlerat e saj njerėzore dhe demokratike. Ai dėshironte tė mbahej mend, jo aq shumė pėr fitoret e Amerikės, se sa pėr aftėsinė e saj pėr tė bėrė tė tjerėt pėr vete.

Tė gjithė pasardhėsit e Trumanit kanė ndjekur njėrin prej versioneve tė kėsaj narrative dhe janė krenuar me tipare tė ngjashėm tė pėrvojės amerikane. Dhe pėrgjatė pjesės mė tė madhe tė kėsaj periudhe, komuniteti i kombeve qė ata synonin tė mbėshtesnin ka reflektuar njė konsensus amerikan – njė rend bashkėpunues e nė zgjerim tė pandalshėm tė shteteve, qė zbatojnė rregulla dhe norma tė pėrbashkėta, qė pėrqafojnė sisteme ekonomikė liberalė, qė heqin dorė nga pushtimet territorialė, respektojnė sovranitetin kombėtar, dhe adoptojnė sisteme qeverisjeje me pjesėmarrje, dhe demokratikė. Presidentėt amerikanė tė tė dy krahėve kanė vazhduar t’u bėjnė thirrje qeverive tė tjera, shpesh herė me shumė forcė dhe elokuencė, qė tė mbėshtesin ruajtjen dhe forcimin e tė drejtave tė njeriut. Nė shumė raste, mbrojtja e kėtyre vlerave nga SHBA dhe aleatėt e vet ka sjellė ndryshime tė rėndėsishme nė gjendjen e njerėzimit.

Megjithatė, sot, ky sistem i “bazuar mbi vlerat” pėrballet me sfida. Thirrjet e vazhdueshme drejtuar shteteve tė tjerė qė “tė bėjnė pjesėn e tyre”, tė luajnė sipas “rregullave tė shekullit 21”, ose tė jenė “aktorė tė pėrgjegjshėm” nė njė sistem tė pėrbashkėt, reflekton faktin qė nuk ekziston njė pėrcaktim i pranuar nga tė gjithė, pėr sistemin e tė kuptuarit se cili do tė ishte “kontributi i duhur”. Jashtė botės perėndimore, rajonet qė kanė luajtur njė rol minimal nė formulimin fillestar tė kėtyre rregullave vėnė nė dyshim vlefshmėrinė e tyre nė formėn e tanishme, dhe e kanė bėrė tė qartė se do tė punonin pėr t’i modifikuar ato. Kėshtu, ndėrkohė qė “komuniteti ndėrkombėtar” kėrkohet mė me kėmbėngulje sot, se sa nė ēdo epokė tjetėr, ai nuk paraqet njė seri tė qartė apo tė dakordėsuar objektivash, metodash apo limitesh.

Epoka jonė ėshtė nė njė kėrkim kėmbėngulės, ndonjėherė pothuajse tė dėshpėruar, tė njė koncepti tė rendit botėror. Kaosi kanoset krah pėr krah me njė ndėrvarėsi tė paprecedentė: nė pėrhapjen e armėve tė shkatėrrimit nė masė, shpėrbėrjen e shteteve, impaktin e shkatėrrimeve mjedisorė, vazhdimin e praktikave gjenocidiste, dhe pėrhapjen e teknologjive qė kėrcėnojnė ta shtyjnė konfliktin pėrtej kontrollit apo tė kuptuarit tė njeriut. Metodat e reja tė aksesit dhe komunikimit tė informacionit i bashkojnė rajonet si kurrė mė parė dhe i projektojnė ngjarjet nė nivel global – por nė njė mėnyrė qė pengon reflektimin, duke u kėrkuar udhėheqėsve qė tė rregjistrojnė reagime tė ēastit, nė njė formė tė shprehėshme vetėm nė sloganė. A jemi pėrballė njė epoke kur forcat pėrtej kontrollit tė ēfarėdolloj rendi, pėrcaktojnė tė ardhmen?

LLOJET E RENDIT BOTEROR

Asnjė “rend global”, me tė vėrtetė i tillė, nuk ka ekzistuar ndonjėherė. Ai qė quajmė rend nė kohėn tonė ėshtė skicuar nė Europėn Perėndimore pothuajse katėr shekuj mė parė, nė njė konferencė paqeje nė rajonin gjerman tė Vestfalisė, qė u zhvillua pa pėrfshirjen, madje edhe pa dijeninė e shumicės sė kontinenteve apo qytetėrimeve tė tjerė. Njė shekull konfliktesh sektarė dhe trazirash politike nė Europėn Qendrore kish arritur kulmin nė Luftėn Tridhjetė Vjeēare tė 1618-1648-ės – njė konflikt i madh ku erdhėn e u pėrzien mosmarrėveshjet politike dhe fetare, palėt ndėrluftuese pėrdorėn “luftėn totale” ndaj qendrave tė populluara, dhe ku pothuajse njė e katėrta e Europės Qendrore gjeti vdekjen prej luftės, sėmundjeve apo urisė. Pjesėmarrėsit e rraskapitur u takuan pėr tė pėrcaktuar njė seri marrėveshjesh qė do tė ndalnin gjakderdhjen. Uniteti fetar kishte pėsuar frakturė prej mbijetesės dhe pėrhapjes sė Protestantizmit; diversiteti politik ishte i natyrshėm nė numrin e njėsive politike autonome qė kishin luftuar pėr njė barazim. Kėshtu, nė Europė kishim pėrafėrsisht gjendjen e botės sė sotme: njė shumėllojshmėri njėsish politike, asnjėra aq e fuqishme sa tė mposhtė gjithė tė tjerat, shumė prej tyre mbėshtetėse tė filozofive dhe praktikave tė brendshme qė binin ndesh mes tyre, nė kėrkim tė rregullave neutralė pėr tė rregulluar sjelljen e tyre dhe zbutur konfliktin.

Paqja e Vestfalisė reflektonte njė ujdi praktike me realitetin, jo njė vėshtrim moral unik. Ajo mbėshtetej mbi njė sistem shtetesh tė pavarur qė frenoheshin tė ndėrhynin nė punėt e brendshme tė njėri-tjetrit, dhe qė kontrollonin ambiciet e njėri-tjetrit pėrmes njė ekuilibri tė pėrgjithshėm tė fuqive. Asnjė pretendim pėr tė vėrtetėn apo sundimin universal nuk kishte mbizotėruar nė grindjet e Europės. Nė vend tė tij, secilit shtet i ishte caktuar autoritet sovran mbi territorin e tij. Secili do tė pranonte si realitete, strukturat e brendshme dhe vokacionet fetarė tė shteteve tė tjerė dhe nuk do tė sfidonte ekzistencėn e tyre. Me njė ekuilibėr tė fuqive qė tashmė perceptohej si i natyrshėm dhe i dėshirueshėm, ambiciet e sundimtarėve do tė vendoseshin nė kundėrpeshė me njėri-tjetrin, dhe tė paktėn teorikisht do tė zvogėlonin shtrirjen e konflikteve. Ndarja dhe shumėllojshmėria, njė aksident i historisė sė Europės, u shndėrrua nė shenjėn dalluese tė njė sistemi tė ri tė rendit ndėrkombėtar, me pikėpamjen e vet tė dallueshme filozofike.

Nė kėtė kuptim, pėrpjekja europiane pėr t’i dhėnė fund kėtij konflikti i dha formė dhe ishte njė tregues i hershėm i sensibiliteteve modernė: ajo kufizonte gjykimin mbi absoluten nė favor tė praktikes dhe ekumenikes; ajo synonte tė distilonte rendin, prej shumėllojshmėrisė dhe vetėpėrmbajtjes.

Negociatorėt e shekullit 17 qė hartuan Paqen e Vestfalisė nuk mendonin se po hidhnin themelet pėr njė sistem tė zbatueshėm globalisht. Ata nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr tė pėrfshirė Rusinė fqinjė, e cila nė atė kohė po rikonsolidonte rendin e saj pas makthit tė “Kohės sė Telasheve”, duke iu pėrmbajtur parimeve qė binin dukshėm ndesh me ekuilibrin e Vestfalisė: njė sundimtar i vetėm absolut, njė ortodoksi fetare e bashkuar, dhe njė program zgjerimi territorial nė tė gjithė drejtimet. Po kėshtu, edhe qendrat e tjera tė pushtetit nuk e shihnin marrėveshjen e Vestfalisė (pėr aq sa kishin njohuri pėr tė) si tė pėrshtatshme pėr rajonet e tyre.

Ideja e rendit botėror u zbatua nė njė shtrirje gjeografike, aq sa njihej nga burrat e shtetit tė kohės – njė model i pėrsėritur nė rajone tė tjerė. Kjo ndodhte kryesisht sepse teknologjia mbizotėruese nė atė kohė nuk nxiste, madje as nuk lejonte veprimin e njė sistemi tė vetėm global. Pa mjete pėr tė ndėrvepruar me njėri-tjetrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pa njė kuadėr pėr matjen e fuqisė sė njė rajoni kundrejt njė tjetri, secili rajon e shihte rendin e tij si unik dhe i quante tė tjerėt “barbarė” – tė qeverisur nė njė mėnyrė qė pėr rendin ekzistues dhe projektet e tij mund tė shihej vetėm si kėrcėnim. Secili e quante veten njė model pėr organizimin legjitim tė tė gjithė njerėzimit, dhe imagjinonte qė, duke qeverisur atė qė kishte para vetes, nė fakt po pėrcaktonte rendin e botės.

Nė anėn tjetėr tė pjesės Euraziatike, Kina ishte qendra e konceptit tė saj hierarkik dhe teorikisht universal tė rendit. Ky sistem kishte funksionuar prej disa mijėvjeēarėsh – ai kishte ekzistuar atėherė kur Perandoria Romake qeveriste Europėn si njė e tėrė – dhe bazohej jo mbi barazinė sovrane tė shteteve, por nė pakufishmėrinė e supozuar tė shtrirjes sė Perandorit. Nė kėtė koncept, sovraniteti sipas kuptimit europian nuk ekzistonte, sepse ndikimi i Perandorit shtrihej mbi “tė gjithė ata qė jetonin nėn qiell”. Ai ishte maja e njė hierarkie politike dhe kulturore, tė dallueshme dhe universale qė rrezatonte, prej qendrės sė botės nė kryeqytetin kinez, nė drejtim tė tė gjithė njerėzimit. Ky i fundit klasifikohej me shkallė tė ndryshme barbarėsh, qė dalloheshin pjesėrisht nga zotėrimi i shkrimit kinez dhe institucioneve kulturorė (njė kozmografi qė mori fund nė epokėn moderne). Kina, nė kėndvėshtrimin e saj, do tė vendoste rendin nė botė kryesisht duke shkaktuar frikė tė pėrzier me nderim tek shoqėritė e tjera, me madhėshtinė e saj kulturore dhe bollėkun ekonomik, duke i tėrhequr nė marrėdhėnie qė mund tė pėrdoreshin pėr tė arritur objektivin e “harmonisė nėn qiell”.

Nė pjesėn mė tė madhe tė rajonit mes Europės dhe Kinės, mbizotėronte koncepti i ndryshėm universal i Islamit pėr rendin botėror, me vizionin e tij tė njė qeverisjeje unike hyjnore qė bashkonte dhe paqėsonte botėn. Nė shekullin e shtatė, Islami ishte lėshuar nė drejtim tė tre kontinenteve, nė njė valė tė paprecedentė ekzaltimi fetar dhe ekspansioni imperial. Pasi bashkoi botėn arabe, duke marrė edhe mbetjet e perandorisė romake dhe nėnshtruar perandorinė perse, Islami arriti tė qeverisė Lindjen e Mesme, Afrikėn Veriore, pjesė tė mėdha tė Azisė dhe pjesė tė Europės. Versioni i tij i rendit universal e konsideronte Islamin tė destinuar qė tė zgjerohej nė “mbretėrinė e luftės”, si i quante ai tė gjithė rajonet e populluar nga jobesimtarėt, deri kur e gjithė bota tė ishte njė sistem unitar, i sjellė nė harmoni prej mesazhit tė Profetit Muhamed. Ndėrkohė qė Europa ndėrtonte sistemin e saj shumėshtetėror, Perandoria Otomane me qendėr nė Turqi ringjalli kėtė pretendim pėr njė qeverisje tė vetme legjitime dhe pėrhapi supremacinė e saj nė zemėr tė Arabisė, nė Mesdhe, Ballkan dhe Europėn Lindore. Ajo ishte e vetėdijshme pėr rendin ndėrshtetėror qė po lindte nė Europė; e konsideronte jo njė model, por njė burim ndarjesh qė mund tė shfrytėzohej pėr ekspansionin otoman drejt perėndimit. Sic i paralajmėronte Sulltani Mehmet Pushtuesi qytet-shtetet italianė qė praktikonin njė version tė hershėm multipolariteti nė shekullin 15: “Ju jeni 20 shtete… jeni nė mosmarrėveshje mes jush… Duhet tė ketė vetėm njė perandori, njė fe, dhe njė sovranitet nė botė”.

Ndėrkohė, pėrtej Atlantikut, nė “Botėn e Re” po hidheshin themelet e njė vizioni tė spikatur tė rendit botėror. Ndėrkohė qė nė Europė zienin konfliktet sektarė dhe politikė tė shekullit 17, kolonėt Puritanė ishin nisur tė shlyenin Planin e Zotit me njė “porosi nė shkretėtirė”, qė do i ēlironte nga strukturat ekzistuese tė autoritetit (dhe nė kėndvėshtrimin e tyre, tė korruptuar). Atje, ata do tė ndėrtonin, siē predikonte Guvernatori John Winthrop nė vitin 1630 nė bordin e njė anije qė ishte nisur pėr nė vendbanimin e Massachusettsit, “njė qytet mbi kodėr”, qė do tė frymėzonte botėn pėrmes drejtėsisė sė parimeve tė tij dhe forcės sė shembullit tė tij. Nė kėndvėshtrimin amerikan pėr rendin botėror, paqja dhe ekuilibri do tė vinin natyrshėm, dhe armiqėsitė e vjetra do tė liheshin mėnjanė – sapo kombeve t’u jepej e njėjta e drejtė parimore nė qeverisje, si ajo qė kishin amerikanėt nė tė tyren. Kėshtu, detyra e politikės sė jashtme nuk ishte aq shumė ndjekja e njė interesi specifik amerikan, se sa kultivimi i parimeve tė pėrbashkėt. Me kalimin e kohės, SHBA do tė bėheshin mbrojtėsi i domosdoshėm i rendit qė krijoi Europa. Megjithatė, edhe pse SHBA dhanė ndihmėn e tyre nė kėtė pėrpjekje, ambivalenca vazhdoi – sepse vizioni amerikan konsistonte jo nė pėrqafimin e sistemit europian tė ekuilibrit tė fuqive, por nė arritjen e paqes pėrmes pėrhapjes sė parimeve demokratikė.

Nga tė gjithė kėta koncepte pėr rendin, parimet vestfalianė janė, deri nė momentin e shkrimit tė kėtij libri, e vetmja bazė pėrgjithėsisht e pranuar e asaj ēfarė ekziston prej rendit botėror. Sistemi vestfalian u pėrhap nėpėr botė si korniza e njė rendi ndėrkombėtar tė bazuar nė shtetet, qė shtrihej nė shumė qytetėrime dhe rajone sepse, teksa kombet europianė zgjeroheshin, ata merrnin me vete edhe projektin e rendit ndėrkombėtar. Ndėrkohė qė shpesh herė ata neglizhonin qė tė zbatonin konceptet e sovranitetit nė kolonitė dhe popujt e kolonizuar, kur kėta popuj nisėn tė kėrkojnė pavarėsi, e bėnė kėtė nė emėr tė koncepteve tė Vestfalisė. Parimet e pavarėsisė kombėtare, shteteve sovranė, interesit kombėtar dhe mosndėrhyrjes rezultuan argumenta efikasė kundėr vetė kolonizatorėve gjatė luftėrave pėr pavarėsi dhe mbrojtje, pėr shtetet e sapoformuar.

Sistemi vestfalian, tashmė global – ai qė nė biseda quhet komuniteti botėror – ėshtė pėrpjekur tė frenojė natyrėn anarshiste tė botės, me njė rrjet strukturash ndėrkombėtare organizative dhe ligjore, tė krijuara pėr tė nxitur tregtinė e hapur dhe njė sistem financiar tė qėndrueshėm ndėrkombėtar, krijuar parime tė gjithėpranuar pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve ndėrkombėtare, dhe vendosur limite pėr zhvillimin e luftėrave, kur kėto ndodhin. Ky sistem shtetesh tani pėrfshin ēdo kulturė dhe rajon. Institucionet e tij kanė ofruar kuadrin neutral pėr ndėrveprimin mes shoqėrive tė ndryshme – nė njė masė tė madhe tė pavarur prej vlerave tė tyre respektive.

Megjithatė, parimet vestfalianė po sfidohen nga tė gjithė anėt, ndonjėherė nė emėr tė vetė rendit botėror. Europa ėshtė nisur drejt shkėputjes nga sistemi qė po vetė e krijoi dhe po kalon nė njė koncept tė sovranitetit tė bashkuar. Dhe ē’ėshtė mė ironikja, ndonėse Europa krijoi konceptin e ekuilibrit tė fuqive, ajo ka kufizuar nė mėnyrė tė vetėdijshme elementin e fuqisė nė institucionet e saj tė reja. Pasi ka zvogėluar kapacitetet e veta ushtarake, Europa ka pak hapėsirė pėr tė reaguar kur shkelen normat universale.

Nė Lindjen e Mesme, xhihadistėt nė tė dy anėt e ndarjes Sunitė-Shiitė shkatėrrojnė shoqėritė dhe shpėrbėjnė shtetet, nė kėrkim tė vizioneve tė njė revolucioni global, tė bazuar mbi versionin fondamentalist tė fesė sė tyre. Vetė shteti – si edhe sistemi rajonal i ngritur mbi tė – ėshtė nė rrezik, i sulmuar prej ideologjive qė hedhin poshtė kufizimet e tij si tė paligjshme dhe prej militantėve terroristė qė, nė shumė vende, janė mė tė fortė se sa forcat e armatosura tė qeverisė.

Azia, nė disa drejtime mė i suksesshmi i rajoneve qė ka adoptuar konceptet e shtetit sovran, ende i kujton me nostalgji konceptet alternativė tė rendit dhe vazhdon tė ziejė prej rivaliteteve dhe pretendimeve historikė, si ata qė tronditėn rendin e Europės njė shekull mė parė. Pothuajse ēdo shtet e konsideron veten “nė ngjitje”, duke i shtyrė mosmarrėveshjet nė kufijtė e konfrontimit.
SHBA-tė, herė kanė mbrojtur sistemin Vestfalian, e herė kanė kritikuar kushtet e tij tė ekuilibrit tė fuqive dhe mosndėrhyrjes nė punėt e brendshme si imoralė dhe tė vjetėruar, dhe herė tė tjera i kanė bėrė tė dyja bashkė. SHBA vazhdon tė theksojė rėndėsinė universale tė vlerave tė saj nė ndėrtimin e njė rendi botėror paqėsor dhe rezervon tė drejtėn t’i mbėshtesė globalisht. Megjithatė, pasi ėshtė tėrhequr prej dy luftėrave gjatė dy brezave – ku secila ka nisur me aspirata idealiste dhe mbėshtetje tė gjerė publike dhe ka pėrfunduar nė traumė kombėtare – Amerika e ka tė vėshtirė tė pėrcaktojė marrėdhėnien mes fuqisė (ende shumė e madhe) dhe parimeve tė saj.

Tė gjithė qendrat e mėdha tė fuqive praktikojnė elementė tė rendit Vestfalian nė njė farė mase, por askush nuk e konsideron veten mbrojtėsin e natyrshėm tė sistemit. Tė gjitha po kalojnė ndryshime tė brendshėm tė rėndėsishėm. A munden rajonet me kultura, histori, dhe teori tradicionale rendi kaq tė shumėllojshme, tė mbrojnė me sukses legjitimitetin e cilitdo sistem tė pėrbashkėt?

Suksesi nė kėtė pėrpjekje do tė kėrkojė njė qasje njerėzore qė respekton edhe shumėllojshmėrinė e kushteve njerėzore, edhe kėrkimin e lirisė nga njeriu. Rendi nė kėtė kuptim duhet tė kultivohet; ai nuk mund tė imponohet. Kjo ėshtė sidomos e vėrtetė nė njė epokė tė komunikimit tė ēastit dhe njė fluksi politik revolucionar. Cdo sistem i rendit botėror, qė tė jetė i qėndrueshėm, duhet tė pranohet si i drejtė – jo vetėm nga udhėheqėsit, por edhe nga qytetarėt. Ai duhet tė reflektojė dy tė vėrteta: rendi pa liri, edhe nėse mbėshtetet nė ekzaltimin momental, me kalimin e kohės krijon kundėrpeshėn e tij; megjithatė, liria nuk mund tė sigurohet apo ruhet pa njė kornizė tė rendit qė ruan paqen. Rendi dhe liria, qė ndonjėherė pėrshkruhen si pole tė kundėrt nė spektrin e pėrvojės, duhet tė kuptohen si tė ndėrvarur. A munden udhėheqėsit e sotėm tė ngrihen mbi urgjencat e tė pėrditshmes, pėr tė arritur kėtė ekuilibėr?

Shkėputur nga Parathėnia e librit mė tė fundit i Henry Kissingerit: “Rendi Botėror: Refleksione mbi karakterin e kombeve dhe kursin e historisė”

PerkthimiI: Ermal Gjinaj
avatar
gjilanasi

396


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Mesazh  Zattoo prej 01.11.14 20:10

“Cuius regio, eius religio” nuk mjafton

Duke marrė shkas nga “Rendi i ri Botėror…” i Kissinger-it

Nė librin e tij tė fundit “Rendi Botėror: Refleksione mbi karakterin e kombeve dhe rrjedhėn e historisė”, Henry Kissinger, si jo pak tė tjerė perpara tij, evidenton si moment vendimtar apo kthese, Paqen e Vestfalisė (Westfalien) tė vitit 1648, qė i dha fund luftės 30-vjeēare mes katolikėve dhe protestantėve, pėrmes njė marrėveshjeje qė garantonte se shtetet nuk do tė ndėrhynin mė nė punėt e brendshme tė njėri-tjetrit.

Kissingeri sheh si tė vetmen mėnyrė pėr tė shmangur pėrsėritjen e historisė, krijimin e njė lloji tė ri marrėdhėniesh mes fuqive tė mėdha, bazuar nė sistemin e Vestfalisė dhe ekuilibrin e fuqive, pėr t’u zbatuar globalisht dhe jo vetėm rajonalisht. Nė fakt qė me nėnshkrimin e traktatit qė vendosi paqen, ky mundi tė zbatohej vetėm rajonalisht. Ėshtė e vetėkuptueshme se pėr mesin e shekullit tė shtatėmbėdhjetė, pėrfshirja e pjesės tjetėr tė botės sė njohur, thėnė ndryshe kolonitė apo territoret e kolonizueshme, ishte e e pakonceptueshme.

Edhe pse pėr Jonatan Powell tė The Telegraph “… Ka mė shumė gjasa qė nė tė zhvillojmė njė sistem tonin, se sa tė rikthehemi, siē sugjeron Kissingeri, nė njė rend botėror tė tė kaluarės”, Vestfalia pėrbėn padyshim njė kthim kursi, njė thelb pėr gjeopolitikėn qė njohim sot, dhe burimin thelbėsor tė sė drejtės ndėrkombėtare. Por mbi tė gjitha, njė rezultat absolutisht pėr tė mos u harruar. Dhe pėr Kissinger-in, vetė aktor kryesor i disa zhvillimeve shumė tė rėndėsishme ndėrkombėtare tė viteve tė shkuara, Vestfalia ėshtė njė shembull i mirė pėr t’u ndjekur.

Paqja e Westfalisė pati disa pasoja tė menjėhershme. E para i dha fund konfliktit qė pėrgjakte Evropėn nė ato vite. Rivizatoi hartėn gjeopolitike tė Evropės, nė terma shtetformimi dhe kufinjsh tė kėtyre shteteve. Krijoi dy shtylla thelbėsore: ruajtjen e ekuilibrit tė fuqive dhe respektin absolut pėr sovranitetin kombėtar tė shteteve qė i pėrkisnin sistemit, nga i cili ata do tė pėrjashtoheshin, pėr shembull, vendet jo evropiane … ato tė kolonizueshme.

Sė fundmi, me Vestfalinė, Evropa e kuptuar si njė grupim shtetesh, arriti tė marrė pėrparėsi ndaj krishtėrimit. Pavarėsia e shteteve do tė pėrbėnte thelbin e sistemit qė prej atij momenti historik. Koncepti i njė Evrope tė krishterė, nė formėn e njė monarkie universale gravituese rreth binomit Romė-dinastia Habsburge, do tė zbehej nė mėnyrė tė pakthyeshme.

Jo fort larg ekuilibrit tė vendosur midis fuqive tė atėhershme evropiane, parimi i respektimit tė sovranitetit tė shteteve, ėshtė njė nga mekanizmat themelore tė rendit qė lindi me Vestfalinė. Rezultati ėshtė njė koncept themelor i politikės moderne: lindja e konceptit tė interesit nacional, atij tė shtetit (ragion d’État).

I vėnė shpesh nė pikėpyetje, edhe pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, parimi i mosndėrhyrjes do tė jetė pėr tre shekuj e gjysmė njė nga tė paktėt, nė mos i vetmi, ligj i shenjtė i politikės ndėrkombėtare.

Ishtė pikėrisht pėr tė shmangur luftėra tė reja, bazuar nė shumėllojshmėrinė e besimeve fetare, dhe masakra pa dallim, qė arkitektėt e paqes, vendosėn kėtė parim, i cili nė fillim ishte bazuar nė idenė e vjetėr tė cuius regio, eius est religio (Ajo qė ėshtė feja e sundimtarit, ėshtė dhe e gjithė popullit).

Pėr kėtė arsye, nė parim, njė siguri mė e madhe dhe stabilitet i brendshėm dhe i jashtėm. Duke ruajtur integritetin e politikės shtetėrore – por jo domosdoshmėrisht atė territorial – paqja do t’i lejonte aktorėt e ndryshėm tė krijonin aleanca tė reja. Kjo lojė aleancash, qė ndėrtohen e prishen me njė shpejtėsi habitėse, do tė shėrbente pėr tė garantuar ekuilibrin e pėrgjithshėm tė sistemit. Pėrdorimi i forcės mbetet padyshim shumė i kufizuar.

Siē nėnvizohet, sa herėėshtė e rastit, por kėtė herė dhe nga ish sekretari i shtetit Kissinger, harta gjeopolitike hartuar nė vitin 1648, mbetet nė thelb e njėjtė me ditėt e sotme, tė paktėn nė vijat e saj tė pėrgjithshme, ēka thekson punėn e jashtėzakonshme e bėrė nga negociatorėt e atėhershėm tė paqes. Por njėri nga ata, ndoshta mė thelbėsori, ishte kardinali italian e ministri francez, Mazarini (Mazzarino). Per mė tė shumtėt, ai mbetet i famshėm pėr ngjitjen e shpejtė nė pushtet, si dhe pėr rolin e rėndėsishėm nė politikėn e brendshme, luajtur prapa skene.

Pikėrisht nė veprimtarinė e tij, lidhur me negociatat dhe paqen e arritur nė Vestfali, dhe nė filozofinė qė udhėhoqi kėtė veprimtari duhet gjetur qasja e instrumenti, i duhur edhe nė kohėt e sotme, me qėllim zgjidhjen deri nė masa tė konsiderueshme tė konflikteve apo vatrave tė nxehta.

Nė gjykimin e disave, kjo veprimtari ėshtė pėr t’u konsideruar si fillimi i mirėfilltė i ekonomisė politike.

Nė njė artikull tė disa viteve mė parė, Pierre Beaudry shpjegon se si nė themel tė Traktatit tė famshėm, ishte nė fakt njė kurs i ri i vendosur nga kardinali Mazarin, i cili u emėrua nė vitin 1642 Ministėr i Parė i Francės. Mazarini imponoi njė politikė ekonomike proteksioniste, dhe njė shfrytėzim tė mirė-orientuar pėr sa i pėrket parasė publike, pėr tė realizuar tė cilėn, thirri ekonomistin Jean-Baptiste Colbert. Politika intervencioniste e Colbert-it i kundėrvihej modelit liberal qė kishte marrė shtat globalisht, pėrmes veprimtarisė sė oligarkive tregtare anglo-holandeze.

Mazarin-mignard“Pėrfitimi i tjetrit”, qė pėrfaqėsoi njė element kyē tė qasjes sė re tė Mazarinit, duhet kuptuar pra, si krijimi i mundėsive ekonomike pėr tė cilat shtete tė ndryshme do tė ishin njėsoj tė interesuara, pa marrė parasysh dallime kulturore dhe politike.

Pėr tė kurorėzuar perpjekjet e tij, me Traktatin e 1648, Mazarini u kujdes, pėr shembull, tė mblidhte informacione tė rėndesishme mbi rrugėt tregtare tė Evropės Qendrore, nė veēanti ato tė lumenjve tė krahinave gjermane, duke ideuar e duke vėnė nė jetė njė sėrė planesh pėr tė zgjeruar tregtinė Veri-Jug, nė veēanti nėpėrmjet aksit tė lumit Rein, bllokuar nga interesat e veēanta tė fisnikėrisė lokale. (Qė nga koha e Karlit tė Madh, kjo arterie ka pasur nje rėndėsi tė madhe nė zhvillimin ekonomik tė Evropės kontinentale).

Qė gjatė negocimit nė qytetin e Munster-it nė vitin 1642, Mazarini pėrmes emisarėve tė tij, arriti tė sigurojė me shkrim deklarata si kėto: “Qė sot e tutje, pėrgjatė dy brigjeve tė Rinit dhe nė provincat ngjitur, tregtia dhe transporti i mallrave nė tranzit duhet tė jetė tė lirė pėr tė gjithė banorėt, dhe nė lumin Rin nuk do tė lejohet tė vihet asnjė barrė fiskale, tatim ose pėrjashtim i ēdo lloji.

Po nė tė njėjtėn kohė Kardinali filloi ndėrtimin e kanaleve tė mėdha nė Gjermani dhe mori masa tė tjera pėr tė forcuar qytetet e vendosura mė mirė, pėr tė vazhduar tregtinė nė rrugėt ujore. Kjo punė e madhe e infrastrukturės ekonomike dhe tregtare u shtri gjer nė Danub, aq sa tė shtynte Colbert-in tė konsideronte ndėrtimin e njė kanali pėr tė lidhur Rhein-Main-in me Danubin, me qėllim zgjerimin e zhvillimit pėr tė gjithė rajonin e Ballkanit.

Kėshtu ndodhi qė princėt gjermanė dhe forcat e tjera politike tė implikuara, arritėn tė kuptonin mė konkretisht konceptin e “benefitit tė tjetrit”, rishqyrtuan besnikėrinė e tyre ndaj Perandorit Habsburg dhe mundėsuan marrėveshjen e shumė-dėshiruar tė paqes. Ata nuk e bėnė kėtė pėr arsye taktike, politike apo fetare, por pėr shkak se ndėrkohė ishte hapur njė mundėsi e vetme pėr zhvillimin, e cila pėrbėnte njė mėnyrė pėr tė mbijetuar.

Kjo ndėrhyrje strategjike por me konotacione qartėsisht ekonomike nėn ritmin e parimit tė benefitit tė tė tjerėve (interesit mė tė gjerė rajonal – do tė thuhej mė mirė sot) shėrbeu pėr tė krijuar terrenin e pėrshtatshėm e pėr tė stimuluar zgjidhjen, pikėrisht nė prag tė njė zhvillimi tė koordinuar pėr tė gjithė zonėn e pėrfshirė, e qė do t’i hapte rrugė zhvillimit ekonomik edhe mė tej, post zgjidhjes qė qėndrueshme (pėr tė mos u ngatėrruar me konceptin e sotėm modern qė lidhet me njė tipologji tė caktuar zhvillimi) duke motivuar vendim-marrjen qė nė fazat mė kritike.

Ėshtė evidente se konfliktet nuk janė asnjėherė tė njėjtė me njėri-tjetrin – aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr kontekste tė ndryshme kohore apo gjeografike dhe praktikat ndėrkombėtare pėrveē se konvencionet kanė evoluar e janė bėrė superpjellore – por do tė ishte me shumė vlerė, ndryshe nga ē’ėshtė bėrė deri tani, tė nxirrej nė pah mė fort ky aspekt i tė shumėpėrfolurės Paqe e Vestfalise dhe i rolit tė saj.

Sido qė tė jetė, njė qasje e tillė e inspiruar nga njė ndėrhyrje e ngjashme me atė tė Kardinalit, me implikacione ekonomike pozitive e tė prekshme, pėr t’u realizuar nė terma afatshkurtėr apo e orientuar drejt “integrimit” – koncept mė tipik i kohės sonė – mund tė jetė njė rrugėdalje pėr sa i pėrket konflikteve shumė afėr nesh. Mosndėrhyrja mund tė jetė njė tjetėr instrument zgjedhje, nė mos pėr tė pėrcjellė zhvillim ekonomik, kur bėhet fjalė pėr vatra tė ndezuar, mė larg se rajoni.

Por edhe pa ofruar zgjidhje, duket se formula tė vjetra vlejnė ende pėr konflikte tė reja.

Nga Andi Qinami
avatar
Zattoo

667


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Mesazh  Luli prej 24.01.15 20:19

Rendin botėror e arrijmė nėpėrmjet kaosit apo menēurisė?



Henry Kissinger ėshtė Sekretari i Shtetit mė i famshėm dhe mė pėrēarės qė kanė pasur ndonjėherė Shtetet e Bashkuara. Nė kėtė intervistė, ai diskuton librin e tij tė ri nėpėrmjet eksplorimit tė krizave tė kohės tonė, nga Siria nė Ukrainė, dhe limitet e fuqisė amerikane. Ai thotė se, veproi nė pėrputhje me bindjet e tij nė Vietnam. Henry Kissinger duket mė i ri se 91 vitet e tij. Ėshtė i pėrqendruar dhe miqėsor, por gjithashtu edhe i vėmendshėm, i gatshėm nė ēdo kohė qė tė mbrojė veten ose t’i shmangė me ashpėrsi pyetjet tejet kritike. Sigurisht, kjo nuk do tė shkaktonte kurrfarė habie. Ndėrsa intelekti i tij ėshtė gjerėsisht i respektuar, trashėgimia politike ėshtė kontradiktore. Nė vite, janė bėrė orvatje tė pėsėritura pėr ta gjykuar pėr krime lufte.

Nga 1969 deri nė 1977, Kissinger shėrbeu nėn Presidentėt Richard Nixon e Gerald Ford, fillimisht si Kėshilltar pėr Sigurinė Kombėtare dhe mė pas si Sekretar Shteti. Nė kėto role, ai ka mbajtur gjithashtu pėrgjegjėsi tė pjesshme pėr bombardimet me napalm nė Vietnam, Kamboxhia dhe Laos; vrasjet apo plagosjet e dhjetėra mijėra civilėve. Gjithashtu, Kissinger mbėshteti grushtin e shtetit qė rrėzoi Salvador Allende nė Kili dhe ėshtė akuzuar se ka pasur dijeni pėr komplotet vrasėse tė CIA-s. Dokumente tė deklasifikuara vetėm pak javė mė parė, tregojnė se Kissinger kishte pėrgatitur plane sekrete pėr tė kryer goditje ajrore kundėr Kubės. Ideja u hodh poshtė, pasi demokrati Jimmy Carter u zgjodh nė 1976. Prapėseprapė, Kissinger mbetet njė njeri, prania e tė cilit shpesh ėshtė e mirėpritur nė Shtėpinė e Bardhė, ku ai vazhdon qė tė kėshillojė presidentė dhe sekretarė shteti deri nė ditėt tona.


Pak nė vitet e para tė Kissinger linte tė nėnkuptonte ngjitjen meteorike tė tij nė politikėn amerikane. I lindur Heinz Alfred Kissinger nė Fürth tė Gjermanisė nė vitin 1923, familja hebreje e tij mė pas tė shkonte nė Shtetet e Bashkuara nė 1938. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kissinger u kthye nė Gjermani, pėr asistuar nė gjetjen e ish-anėtarėve tė Gestapos. Mė pas, studioi pėr Shkenca Politike dhe u bė Profesor Harvard nė moshėn 40-vjeēare. Ditėt e fundit, botoi librin e 17-tė tė tij, njė vepėr me titullin aspak modest "World Order". Kur po pėrgatiteshim tė uleshim pėr kėtė intervistė, ai kėrkoi qė "rendi botėror" tė ishte kryetema e bisedės. Pavarėsisht rrėnjėve gjermane dhe faktit qė lexon “Der Spiegel” ēdo javė nė iPad-in e tij, Kissinger preferon qė tė flasė nė anglisht. Pas 90 minutave sė bashku nė New York, Kissinger thotė se ka rrezikuar kokėn me gjithēka na ka thėnė. Por, sigurisht, njė njeri si Kissinger e di me saktėsi se ēfarė do dhe ēfarė nuk do tė thotė.


-Dr. Kissinger, kur shikojmė nė botė sot, ajo duket me e ngatėrruar se kurrė mė parė: me luftėra, katastrofa dhe kaos kudo. A ėshtė vėrtet bota sot nė njė ērregullsi mė tė madhe se kurrė mė parė?

Duket se ėshtė. Ka kaos qė na kėrcėnon, nėpėrmjet pėrhapjes sė armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe terrorizmit ndėrkufitar. Tani kemi fenomenin e territoreve tė paqeverisura dhe kemi parė nė Libi, pėr shembull, se njė territor i paqeverisur mund tė ketė njė impakt tė madh ndaj rrėmujės nė botė. Shteti si njėsi ėshtė nėn sulm, jo nė ēdo pjesė tė botės, por nė shumė pjesė tė saj. Por nė tė njėjtėn kohė dhe kjo duket tė jetė njė paradoks, kjo ėshtė hera e parė qė njeriu mund tė flasė ndonjėherė rreth njė rendi botėror.


-Ēfarė doni tė thoni me kėtė?

Pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė, realisht deri nė kohėrat mė tė fundit, rendi botėror ka qenė njė rend rajonal. Kjo ėshtė hera e parė, qė pjesė tė ndryshme tė botės mund tė ndėrveprojnė me ēdo pjesė tė saj. Kjo e bėn tė nevojshėm njė rend tė ri pėr botėn e globalizuar. Ama nuk ekzistojnė rregulla tė pranuara universalisht. Ekziston pikėpamja kineze, pikėpamja islamike, pikėpamja perėndimore dhe, nė njė farė mase, pikėpamja ruse dhe kėto realisht nuk janė gjithmonė tė pajtueshme me njėra-tjetrėn.


-Nė librin tuaj, ju shpesh nėnvizoni Traktatin e Paqes sė Vestfalisė tė vitit 1648 si njė sistem referencė pėr rendin botėror, si rezultat i Luftės 30-vjeēare. Pse njė traktat qė i pėrket mė shumė se 350 viteve mė parė do tė ishte akoma i rėndėsishėm sot?

Paqja vestfaliane u realizua, pasi pothuajse ēereku i popullsive europianoqendrore humbi jetėn prej luftėrave, epidemive dhe urisė. Traktati bazohet mbi nevojėn pėr tė rėnė nė njė marrėveshje me njėri-tjetrin, jo nė njė lloj moraliteti superior. Vende tė pavarura vendosėn qė tė mos ndėrhyjnė nė punėt e shteteve tė tjera. Ata krijuan njė balancė force, e cila na mungon sot.


-A kemi nevojė pėr njė Luftė 30-vjeēare tjetėr pėr tė krijuar njė rend botėror tė ri?

Dėgjo, kjo ėshtė njė pyetje shumė e mirė. Ne e arrijmė rendin botėror nėpėrmjet kaosit apo urtėsisė? Njeriu duhet tė mendojė se, proliferimi i armėve bėrthamore, rreziqet e ndryshimeve klimaterike dhe terrorizmit do tė krijonin njė axhendė tė pėrbashkėt tė mjaftueshme. Kėshtu qė do tė shpresoja se mund tė jemi tė zgjuar sa duhet pėr tė mos e pasur njė luftė 30-vjeēare.


-Atėhere le tė flasim pėr njė shembull konkret: Si duhet tė reagonte Perėndimi ndaj aneksimit rus tė Krimesė? A keni frikėn se njė gjė e tillė mund tė nėnkuptojė se nė tė ardhmen kufijte nuk janė mė tė palėvizshėm?

Krimeja ėshtė simptomė, jo shkak. Veē kėsaj, Krimeja ėshtė njė rast special. Ukraina ka qenė pjesė e Rusisė pėr njė kohė tė gjatė. Nuk mund ta pranoni parimin, se ēdo vend mund t'i ndryshojė kufijtė dhe tė marrė krahinėn e njė vendi tjetėr. Por nėqoftėse Perėndimi ėshtė i ndershėm me vetvete, ai duhet tė pranojė se janė bėrė gabime nga ana e tij. Aneksimi i Krimesė nuk qe lėvizje drejt pushtimit global. Nuk qe Hitleri qė hyri nė Ēekosllovaki.


-Po ēfarė qe atėhere?

Njeriu duhet t'i bėjė vetes kėtė pyetje: Putini shpenzoi dhjetėra miliarda dollarė mė Lojėrat Olimpike Dimėrore tė Soēit. Tema e kėtyre Lojėrave ishte qė, Rusia ėshtė njė shtet progresist i lidhur me Perėndimin nėpėrmjet kulturės dhe kėshtu qė supozohet se do tė jetė pjesė e tij. Kėshtu qė nuk do tė kishte aspak kuptim qė njė javė pas mbylljes sė Lojėrave Olimpike, Puti do tė merrte Krimenė dhe fillonte njė luftė pėr Ukrainėn. Kėshtu qė njeriu duhet ta pyesė veten se pse ndodhi njė gjė e tillė?


-Ajo ēka po thoni ėshtė se Perėndimi ka tė paktėn njė lloj pėrgjegjėsie pėr keqėsimin e situatės?

Po, kėtė po them. Europa dhe Amerika nuk e kuptuan impaktin e kėtyre ngjarjeve, duke filluar me negociatat rreth marrėdhenieve ekonomike me Bashkimin Europian, duke u kulmuar nė demonstratat e Kievit. Tė gjitha kėto dhe impakti i tyre duhet tė kishin qenė subjekti i njė dialogu me Rusinė. Kjo nuk do tė thotė se reagimi rus qe i pėrshtatshėm.


-Duket sikur e kuptoni shumė Putinin. Por a nuk po bėn ai saktėsisht atė qė po e paralajmėroni, duke krijuar kaos nė Ukrainėn Lindore dhe duke kėrcėnuar sovranitet?

Sigurisht. Por, Ukraina ka pasur gjithmonė njė domethėnie speciale pėr Rusinė. Qe gabim mos kuptimi i saj.


-Marrėdhėniet midis Perėndimit dhe Rusisė janė mė tendosura tani nga sa kanė qenė nė dekada. A duhet tė jemi tė preokupuar rreth perspektivės sė njė Lufte tė Ftohtė tė re?

Sigurisht qė ekziston ky rrezik dhe ne nuk duhet ta injorojmė. Mendoj se njė rifillim i Luftės sė Ftohtė do tė ishte njė tragjedi historike. Nėqoftėse njė konflikt ėshtė i shmangshėm, nė njė bazė qė reflekton moralitet dhe siguri, njeriu duhet tė pėrpiqet qė ta shmangė.


-Por a nuk e detyroi vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara aneksimi i Krimesė nga forca ruse?

E para, Perėndimi nuk mund ta pranonte aneksimin; disa kundėrmasa qenė tė nevojshme. Por askush nė Perėndim nuk e ka ofruar njė program konkret pėr ta kthyer Krimenė. Askush nuk qe i gatshėm qė tė luftojė pėr Ukrainėn Lindore. Ky ėshtė njė gjė objektive. Kėshtu, njeriu mund ta thoshte se nuk duhet ta pranonim dhe ne nuk e trajtojmė Krimenė si territor rus sipas tė drejtės ndėrkombėtare - ashtu si vazhduam tė trajtojmė shtetet balltike si tė pavarura gjatė sundimit sovjetik.


-A do tė ishte mė mirė qė tė ndaleshin sanksionet edhe pa lėshime nga ana e rusėve?

Jo, por kemi njė numėr problemesh me sanksionet. Kur flasim pėr njė ekonomi globale dhe mė pas pėrdorim sanksione brenda kėsaj ekonomie, atėherė do tė ekzistojė tundimi qė vendet e mėdha tė cilat mendojnė pėr tė ardhmen e tyre do tė pėrpiqen ta mbrojnė veten ndaj rreziqeve potenciale dhe, teksa veprojnė kėshtu, do tė krijonin njė ekonomi globale merkantiliste. Dhe unė kam njė problem tė veēantė me kėtė ide tė sanksioneve personale. Do t'ua tregoj se pse. Ne botojmė njė listė njerėzish qė janė tė sanksionuar. Mė pas, kur vjen koha pėr t'i hequr sanksionet, ēfarė do tė themi? "4 njerėzit e mėposhtėm janė tė ēliruar nga sanksionet dhe 4 tė tjerėt jo". Pse kėta tė katėrt? Mendoj se njeriu, kur nis tė bėjė diēka, duhet tė mendojė gjithmonė se ēfarė dėshiron tė arrijė dhe si do ta pėrfundonte atė. Si pėrfundon kjo?


-A nuk i aplikohet kjo Putinit, i cili e ka vėnė veten nė njė cep? Vepron i shtyrė nga dobėsia apo nga forca?

Unė mendoj i shtyrė nga dobėsia strategjike e maskuar si fuqi taktike.


-Ēfarė do tė thotė kjo pėr ēdo ndėrveprim me tė?

Na duhet tė kujtojmė se, Rusia ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e sistemit ndėrkombėtar dhe, pėr pasojė, e dobishme nė zgjidhjen e tė gjitha llojeve tė krizave tė tjera, pėr shembull, nė marrėveshjen lidhur me proliferimin bėrthamor me Iranin apo lidhur me Sirinė. Kjo duhet tė ketė preferencė ndaj njė eskalimi taktik nė njė rast tė caktuar. Nga njėra anė, ėshtė e rėndėsishme qė Ukraina tė mbesė njė shtet i pavarur dhe duhet tė ketė tė drejtėn e asociimeve ekonomike dhe tregtare qė i zgjedh vetė, por nuk mendoj se ēdo shtet duhet tė ketė tė drejtėn qė tė jetė njė aleat nė kornizėn e NATO-s. Ju dhe unė e dimė se NATO nuk do tė votojė kurrė unanimisht pėr pranimin e Ukrainės.

-Por nuk mund t'u themi ukrainasve se nuk janė tė lirė qė tė vendosin tė ardhmen e tyre.

Pse jo?

-Ju po flisni si njė superfuqi qė ėshtė mėsuar ta arrijė atė qė kėrkon.

Jo, Shtetet e Bashkuara nuk mund tė diktojnė dhe nuk duhet tė pėrpiqen qė tė diktojnė. Do tė ishte gabim qoftė edhe ta mendoje. Por pėr sa i pėrket NATO-s, Shtetet e Bashkuara do tė kenė njė votė nė njė vendim tė bazuar mbi unanimitetin. Kancelarja gjermane e ka shprehur veten nė tė njėjtin kuptim.


-Amerika ėshtė tejet e polarizuar. Niveli i agresionit nė debatin politik ėshtė jashtėzakonisht i lartė. A ėshtė superfuqia akoma nė gjendje qoftė edhe qė tė veprojė?

Jam i frikėsuar rreth kėsaj pėrēarjeje tė brendshme. Kur punoja nė Washington, lufta politike ishte e ashpėr, por kishte shumė mė tepėr bashkėpunim dhe kontakt midis kundėrshtarėve tė dy partive tė mėdha.


-Nė zgjedhjet e pak ditėve mė parė, Presidenti Obama humbi edhe shumicėn nė Senat.

Teknikisht korrekt. Nė tė njėjtėn kohė, Presidenti ėshtė i ēliruar pėr tė qėndruar pėr atė ēka ėshtė e drejtė, ashtu siē veproi Presidenti Harry Truman midis viteve 1946 dhe 1948, kur avancoi Planin Marshall pas humbjes sė Kongresit.


-Gara presidenciale e radhės do tė fillojė shpejt. A do tė ishte Hillary Clinton njė kandidate e mirė?

Unė e konsideroj Hillary mike dhe mendoj, se ėshtė njė person i fortė. Kėshtu qė, po, mendoj se mund ta kryejė punėn. Pėrgjithėsisht, mendoj se do tė ishte mė mirė pėr vendin nėqoftėse do tė kishte njė ndryshim nė administratė dhe mendoj se republikanėt duhet tė gjejnė njė kandidat tė mirė.


-Nė librin tuaj, ju shkruani se rendi ndėrkombėtar "duhet tė kultivohet, jo tė imponohet". Ēfarė doni tė thoni me kėtė?

Ajo ēka nėnkuptoj ėshtė se, ne amerikanėt do tė jemi njė faktor i madh pėr shkak tė fuqive dhe vlerave tona. Ju bėheni superfuqi nėpėrmjet tė qenit i fortė, por gjithashtu edhe prej tė qenit i zgjuar dhe largpamės. Por, asnjė shtet nuk ėshtė i fortė apo i zgjuar sa duhet pėr tė krijuar i vetėm njė rend botėror.


-A ėshtė pėr momentin politika amerikane e zgjuar dhe e vendosur?

Ne kemi besimin tek Amerika se, mund ta ndryshojmė botėn nėpėrmjet jo vetėm soft power, por edhe forcės ushtarake aktuale. Europa nuk e ka kėtė besim.


-Publiku amerikan ėshtė shumė ngurrues pėr t'u angazhuar dhe do tė pėlqente pėrqendrimin nė ēėshtjet e brendshme. Vetė Obama flet pėr "nation building nė shtėpi".

Nėqoftėse shikoni nė pesė luftėrat qė Amerika ka bėrė qysh nga Lufta e Dytė Botėrore, ato kanė pasur tė gjitha mbėshtetje publike tė madhe. Lufta e tanishme kundėr organizatės terroriste Shteti Islamik ka mbėshtetje publike tė madhe. Problemi ėshtė se ēfarė ndodh teksa lufta vazhdon. Qartėsia rreth rezultatit tė luftės ėshtė thelbėsore.


-A nuk duhet tė jetė objektivi mė i rėndėsishėm mbrojtja e civilėve tė vuajtur nė Irak dhe nė Siri?

Para sė gjithash, nuk jam dakord qė kriza siriane mund tė interpretohet si njė diktator mizor kundėr njė popullsie tė pashpresė dhe se popullsia do tė bėhej demokratike nėqoftėse e largoni diktatorin.


-Ama civilėt po vuajnė, sido qė ta pėrkufizoni atė.

Po, ata po vuajnė dhe meritojnė simpati dhe asistencė humanitare. Lejomėni t'u them se ēfarė mendoj se po ndodh. Pjesėrisht ėshtė njė konflikt multietnik; ėshtė pjesėrisht njė rebelim kundėr strukturės sė vjetėr tė Lindjes sė Mesme dhe pjesėrisht njė lloj rebelimi kundėr qeverisė. Tani, nėqoftėse njeriu ėshtė i gatshėm qė t'i zgjidhė tė gjitha kėto probleme, nėqoftėse ėshtė i gatshėm tė bėjė sakrifica pėr zgjidhjen e tė gjitha kėtyre problemeve dhe nėqoftėse mendon se mund tė krijojė diēka qė do ta sillte njė gjė tė tillė, atėherė mund tė thotė: "Ne do tė zbatojmė tė drejtėn pėr tė ndėrhyrė", por kjo nėnkupton masa ushtarake dhe vullnet pėr tė pėrballuar pasojat. Shikoni Libinė. Nuk ka asnjė diskutim se, qe moralisht e justifikueshme tė pėrmbysej Muammar Khadaffi, por ne nuk qemė tė gatshėm tė mbushnim vakuumin mė pas. Prandaj, kemi milici qė luftojnė sot kundėr njėra-tjetrės. Tani keni njė territor tė paqeverisur dhe njė depo armėsh pėr Afrikėn.


-Por po shohim njė situatė ngjajshėm tė padurueshme nė Siri. Shteti po bie dhe organizata terroriste po sundojnė pjesė tė mėdha tė vendit. A nuk qe ndoshta gabim mosndėrhyrja me qėllim qė tė shmangej kaosi qė tani pėrfaqėson njė kėrcėnim pėr tė gjithė ne?

Gjatė jetės time kam qenė pothuajse gjithmonė nė anėn e politikės sė jashtme aktive, por duhet tė dini se me kėnd po bashkėpunoni. Keni nevojė pėr partnerė tė besueshėm dhe nuk e shikoj ndonjė tė tillė nė kėtė konflikt.


-Si nė luftėn nė Vietnam. A pendoheni ndonjėherė pėr politikėn agresive atje?

Do ta pėlqenit qė ta thoja njė gjė tė tillė.


-Sigurisht. Ju nuk keni folur shumė rreth saj gjatė gjithė jetės tuaj.

Kam kaluar gjithė jetėn time duke studiuar kėto gjėra dhe kam shkruar njė libėr rreth Vietnamit tė titulluar "Ending the Vietnam War" dhe shumė kapituj tė kujtimeve tė mia lidhur me tė. Duhet ta kujtoni se, administrata nė tė cilėn shėrbeva e trashėgoi luftėn nė Vietnam. 500000 trupa amerikane qenė dislokuar atje nga administrata Johnson. Administrata Nixon i largoi gradualisht kėto trupa, me trupat luftarake tokėsore qė u larguan nė 1971. Mund tė them vetėm se unė dhe kolegėt e mi vepruam mbi bazėn e mendimit tė kujdesshėm. Lidhur me drejtimet strategjike, ky qe mendimi im mė i mirė dhe veprova me maksimumin e bindjeve tė mia.


-Keni njė fjali nė librin tuaj, nė faqen e fundit, qė mund tė kuptohet si njė lloj vetėkritike. Ju shkruani se dikur mendonit qė mund ta shpjegonit historinė, por sot jeni mė modest kur vjen puna nė gjykimin e ngjarjeve historike.

Siē shkruaj, kam mėsuar se historia mund tė zbulohet, jo tė deklarohet. Ėshtė njė pranim qė njeriu e rrit nė jetė. Nuk ėshtė domosdoshmėrisht njė vetėkritikė. Ajo ēka pėrpiqem tė them, se nuk duhet tė mendoni se mund ta modeloni historinė vetėm sipas vullnetit tuaj. Kjo ėshtė arsyeja se pse jam kundėr konceptit tė ndėrhyrjes, kur nuk i dini implikimet finale tė saj.


-Nė 2003, ju ishit nė favor tė pėrmbysjes sė Saddam Hussein. Gjithashtu, nė atė kohė pasojat e ndėrhyrjes qenė tė paqarta.

Do t'u tregoj se ēfarė mendoja nė atė kohė. Mendoja se pas sulmit ndaj Shteteve tė Bashkuara, qe e rėndėsishme qė, Shtetet e Bashkuara ta riafirmonin pozicionin e tyre. Kombet e Bashkuara patėn ēertifikuar shkelje tė mėdha. Kėshtu qė mendoja se, pėrmbysja e Saddam qe njė objektiv legjitim. Mendoja se qe jorealiste tė pėrpiqeshe tė sillje demokraci nėpėrmjet pushtimit ushtarak.


-Pse jeni kaq i sigurtė qė kjo ėshtė jorealiste?

Pėr sa kohė nuk keni vullnetin pėr ta bėrė njė gjė tė tillė pėr dekada tė tėra dhe tė jeni i sigurtė se populli juaj ju ndjek. Por kjo ka mundėsi qė ėshtė pėrtej resurseve tė ēdo vendi.


-Pėr kėtė arsye, Presidenti Obama po bėn luftėn kundėr terrorit nga ajri nėpėrmjet pėrdorimit tė dronėve dhe avionėve luftarakė nė Pakistan, Jemem dhe tani edhe nė Siri e Irak. Ēfarė mendoni pėr kėtė?

I mbėshtes sulmet ndaj territoreve prej tė cilave ndėrmerren sulmet terroriste. Nuk e kam shprehur kurrė njė pikėpamje publike lidhur me dronet. Ato kėrcėnojnė mė shumė civilė sesa ekuivalenti i tyre shkaktoi nė luftėn e Vietnamit, por nuk ėshtė i njėjti parim.


-Nė librin tuaj ju argumentoni, se Amerika duhet t'i marrė vendimet e saj pėr luftėn bazuar nė atė ēka arrin "kombinimi mė i mirė i sigurisė dhe moralitetit". A mund tė na e shpjegoni se ēfarė doni tė thoni me kėtė?

Jo. Varet nga situata. Cili ėshtė interesi ynė i saktė nė Siri? Ėshtė vetėm humanitar? Ėshtė strategjik? Sigurisht, ju duhet tė doni gjithmonė tė arrini rezultatin mė moral tė mundshėm, por nė mes tė njė lufte civile nuk mund ta shmangni shikimin nė realitete dhe pastaj tė bėni gjykime.


-Duke nėnkuptuar se pėr njė periudhė tė caktuar kohe, pėr arsye realiste, mund tė jemi nė anėn e Bashar al Assad, duke luftuar Shtetin Islamik?

Oh jo, jo. Nuk mund tė luftonim kurrė me al Assad. Ky do tė ishte njė mohim i viteve tė asaj ēka kemi bėrė dhe kemi theksuar. Por, haptazi, mendoj se duhet tė kemi njė dialog me Rusinė, tė kėrkojmė se ēfarė rezultati duam nė Siri dhe tė formulojmė njė strategji sė bashku. Qe gabim tė thuhej qysh nga fillimi, se al Assad duhet tė largohej, pavarėsisht se ėshtė njė objektiv final i dėshirueshėm. Tani qė jemi kyēur nė kėtė konflikt me Rusinė, njė marrėveshje lidhur me programin bėrthamor iranian bėhet mė e vėshtirė.


-A jeni nė favor tė njė roli mė energjik pėr Europėn, veēanėrisht pėr Gjermaninė?

Sigurisht qė po. Njė shekull mė parė, Europa kishte pothuajse njė monopol nė krijimin e rendit botėror. Sot, ekziston njė rrezik qė ajo merret vetėm me vetveten. Sot, Gjermania ėshtė vendi mė i rėndėsishėm europian dhe, po, ajo duhet tė jetė shumė mė aktive. Kam njė konsideratė tė lartė pėr zonjėn Merkel dhe mendoj se ėshtė personi i duhur pėr ta ēuar Gjermaninė nė kėtė rol. Me qė ra fjala, jam takuar dhe kam qenė deri-diku miqėsor me ēdo kancelar gjerman.


-Oh, pėrfshi Willy Brandt?

Kam njė konsideratė mjaft tė lartė pėr Willy Brandt.


-Jemi paksa tė befasuar kėtu, pasi pak muaj mė parė, nė njė bisedė midis jush dhe Presidentit Nixon qė u bė publike ju e quani Brandt njė "idiot tė rrezikshėm".

E dini, kėto shprehje jashtė kontekstit e ngatėrrojnė realitetin. Kėtu janė njerėz nė fund tė njė dite cfilitėse qė thonė gjėra pėr njėri-tjetrin, duke pasqyruar gjendej shpirtėrore tė njė momenti dhe kjo ka mundėsi tė ketė qenė gjatė ndonjė diference nė mendim, tė cilėn as qė e kujtoj. Nė fillim ne kishim disa dyshime rreth Ostpolitikės sė Brandt, por mė pas punuam shumė afėr me tė. Pyesni Egon Bahr, ai do t'u thotė: Pa administratėn Nixon, Ostpolitika e Brandt nuk do ta kishte arritur objektivin e saj, sidomos lidhur me ēėshtjen e Berlinit.


-Nė Gjermani, ju jeni njė politikan mjaft kontradiktor. Kur Universiteti i Bonit donte t'i vinte njė katedre emrin tuaj, studentėt protestuan. U zhgėnjyet apo, mė sė paku, u irrituat?

E vlerėsoj nderimin. Nuk e kėrkova katedrėn dhe kam marrė dijeni vetėm, pasi ajo u krijua. Nuk dua tė jem pjesė e diskutimit, ajo u takon tėrėsisht agjencive gjermane. Mendoj se, Gjermania duhet ta bėjė ose mos ta bėjė pėr arsyet e saj.

Zoti Kissinger, ju falenderojmė pėr kėtė intervistė.


nga Der Spiegel
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

925


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Rendi botėror sipas Henry Kissingerit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi