Njė sarkazėm Satanike

Shko poshtė

Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Anon prej 15.09.14 2:06

I dituri,njeriu mesatar i shkences,ne krahasim me nje gjeni,domethene me nje krijese qe ose lind ose pjell,ne kuptimin me te gjere te dy fjaleve,ka gjithmone dicka nga "Fatpadala e moshuar" ; ashtu si kjo ,ai ne te vertete nuk mer vesh nga keto dy detyra shume te cmuara te qenies njerezore. Ne fakt qe te dyja,te diturit dhe fatapalet,pothuaj si demshperblim,u jepet respektueshmeria dhe si detyrim i ketij leshimi shtohet edhe e njejta sasi shqetesimi. Le te shikojm me mire;cfare eshte njeriu i shkences?

Ne radhe te pare ai eshte nje lloj i qenies njerezore jo fisnike,me virtytet e nje lloji pa fisnikeri , gje qe do te thot nje lloj i qenies njerezore jo sunduese,jo urdheruese dhe as edhe e vetemjaftueshme,ai eshte punedashes,i durueshem per t'u futur ne rresht,i rregullt dhe i matur ne aftesite dhe ne kerkesat,eshte i ndjeshem si gjithe te tjeret dhe ka nevoej per ato gjera qe kane te tjeret ; per shembull , ate pjese pavaresie dhe ate cope kullote me bar pa te cilen nuk ka qetesi pune,per ate kerkese nderimi dhe mirenjohjeje(qe nenkupton ne radhe te pare dhe mbi te gjitha njohje dhe aftesi per te qene i njohur),per ate shkelqim te emrit te mire,per ate pohim te qendrueshem te vleres dhe dobise se tij me te cilen kapercehet gjithmone "mosbesimi" i brendshem qe qendron ne thellesi te indulgjences te te gjithe qenieve njerezore te varura dhe te gjithe kafsheve te kopese.

I dituri,sic eshte e qarte,ka edhe semundjet dhe sjellet sharlatane qe ka lloji jo fisnik ; eshte i pasur me zili te vogla dhe ka sy maceje perderisa ndodhet poshte ne ato natyra ne lartesine e te cilave nuk arrin te ngrihet. Ai eshte besimplote,por vetem si ai qe le gjerat te shkojne,por jo te rrjedhe mbi to,dhe pikerisht perpara qenies njerezore te rrjedhes se madhe ai qendron shume me i ftohte dhe i mbyllur; syri i tij eshte atehere si nje liqen i lemuar dhe i neveritshem mbi te cilin nuk valevitetme asnje entuziazem,asnje dhembshuri.

Gjeja me e keqe dhe me e rrezikshme per te cilen eshte i afte nje i ditur ,i vjen nga instikti i mediokritetit(shpirtit imagjinare) pikerisht te llojit te tij,nga jezuitizem i mediokritetit qe vepron ne menyre instiktive per shkaterrimin e qenies njerezore jashte nga e zakonshmja dhe perpiqet te thyeje cdo hark te shtrire ose,me shume akoma,te dobesoje cdo pike njerezore.

Ne te vertete,ta dobesosh me miresjelje ,me dore mbrojtese, "Natyrishte" / ta dobesosh me dhembshuri besimplote eshte pikerishte arti i "Te ndriturve", i cili gjithmone ka qene i shkathet per t'u futur nen gracken e dhembshurise!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Elsavrana prej 15.09.14 21:44

Ore Benxhamin...na "tmerrove" me kete pershkrim te vertete...pavaresisht se te gjitha ato qe the me lart shumekush mund t' i kete menduar,( perfshij edhe veten ketu), por menyra yte e te shprehurit lakuriq te hap syte...per bese.
avatar
Elsavrana

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Anon prej 15.09.14 22:19

Atehere nuk kam bere asgje te vecante,vecse e paskam shpalosur lakuriqesine ne publik. Kjo gje tanime eshte bere dicka e zakonshme per epoken tone
Te pershendes.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Elsavrana prej 16.09.14 0:49

Benxhamin...Ju kerkoj falje ne se te shprehurit e mi ka marre nga sarkazma....nuk kisha qellim te tille.
avatar
Elsavrana

53


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Anon prej 16.09.14 2:20

Nuk ėshtė e nevojshme tė kėrkoni falje (meqense edhe tema nė fjalė pėrmban tematikė tė sarkazmės) .
Jam i hapur kundrejt ēdo lloj mendimi deri tek ajo me "nencmuesja" dhe kjo per nje arsyeje te vetme ; qe konceptet e vecanta filozofike te mos kene asgje te padrejte,asgje qe te rritet ne "Vetvete",por qe te zhvillohet ne lidhje dhe ne afri midis "mendimeve kundershtuese" / perderisa ne dukje shfaqen papritimas dhe sipas qejfit ne historine e mendimit,ato t'i perkasin nje sistemi te vetem si te gjithe antaret e botes ne nje pjese te tokes.
Ju falemnderit per repliken!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

270


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė sarkazėm Satanike

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi