Njė profil politiko-intelektual i Hashim Thaēit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė profil politiko-intelektual i Hashim Thaēit

Mesazh  Anon prej 14.09.14 1:00



Kur do tė botohej Fjalori Enciklopedik Shqiptar nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė, nė 2009, autori i deklaruar i jetėshkrimit tė Hashim Thaēit, Haki Kasumi, nga Instituti i Historisė i Prishtinės, u bė burim anekdotash pasiqė e pėrcolli procesin teknik deri nė faqosjen e librit dhe prodhimin e tij nė shtypshkronjė pėr tė parė se mos ndryshohej ndonjė detaj nė jetėshkrimin e Kryeministrit tė Kosovės. Merret vesh, jetėshkrimi ishte shkruar sipas udhėzimeve tė vetė Thaēit, ēka duket qartė nga pėrmbajtja e tij.

Por ironia ėshtė se jetėshkrimin e kishte ndryshuar vetė Thaēi, nė versionin zyrtar qė ka publikuar nė faqen elektronike tė Qeverisė sė Kosovės. Sipas jetėshkrimit zyrtar tė Hashim Thaēit nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė), thuhet se Thaēi: “Kreu shkollėn e mesme nė Skėnderaj dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua nė Fakultetin e Historisė tė UP (1993)”. (“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Botim i Akademisė tė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2009, vol. 3, f. 2771)

Se pėr ēfarė diplomoi Thaēi, kjo gjė nuk thuhet asfare. Nė jetėshkrimin zyrtar tė Thaēit nė faqen elektronike tė Qeverisė sė Kosovės, natyrisht tė shkruar nga ai nė vetėn e tretė thuhet se: “Nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės, mė 1993, z. Hashim Thaēi me sukses tė lartė i pėrfundon studimet nė degėn e Historisė”.

Nė jetėshkrimin e Thaēit tė botuar nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar nė 2009, nuk thuhet qė deri mė atėherė ai tė kishte kryer studime pasuniversitare. Por nė jetėshkrimin zyrtar tė Thaēit, nė faqen elektronike tė Qeverisė sė Kosovės, thuhet se: “Nė Universitetin e Cyrihut nė Zvicėr (1996), i ndjek studimet postdiplomike nė lėmin e historisė sė Europės Juglindore dhe shkencave politike deri nė fillim tė vitit 1998”.

Por nė Universitetin e Zurich (Cyrih) nuk pranohej diploma e njė Universiteti zyrtarisht joekzistent si ai i Prishtinės, i cili ishte mbyllur me vendim tė autoriteteve serbe qė nė 1990. Duke qenė se Thaēi ishte regjistruar nė Universitetin e Prishtinės nė 1989, atij nga autoritetet universitare zvicerane i njihej vetėm njė vit studime universitare tė rregullta nė atė kohė. Thaēi, duke e ditur kėtė gjė, u regjistrua pėr tė kryer studime me korrespondencė edhe nė Universitetin e Tiranės. Kur drejtori i shėrbimit tė fshehtė tė Shqipėrisė (SHIK),

Bashkim Gazidede, u takua nė fillim tė viteve 1990 me njė grup veprimtarėsh shqiptarė tė Kosovės, dhe i pyeti se ēka kėrkonin prej tij, tė gjithė me pėrjashtim tė njėrit i thanė se duan tė kryejnė pėrgatitje ushtarake. Vetėm njėri prej tyre i kėrkoi qė tė diplomonte sa mė shpejt nė Universitetin e Tiranės. Ata tė cilėt kėrkuan tė kryejnė pėrgatitje ushtarake mė pas u vranė nė luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. Ai i cili kėrkoi njė diplomė universitare sot ėshtė Kryeministėr i Kosovės.

Me diplomėn e Universitetit tė Tiranės, Hashim Thaēi u regjistrua nė Universitetin e Cyrihut pėr tė kryer studime pasdiplomike. Por megjithatė Hashim Thaēi nuk e pėrmend kurrė se ai ėshtė diplomant i Universitetit tė Tiranės. Nė shkurt 2014, Hashim Thaēi me rastin e protestave studentore pėr shkarkimin e rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, i cili mbrohej nga Qeveria tha me kėrcėnim: “Jemi dėshmitarė qė nga viti 1991, edhe nė kohėn kur jemi pavarėsuar si universitet, ka pasur politikė. Ka pasur edhe tė atillė qė pa fakultet, kanė kryer magjistraturė, pa shkollė fillore kanė kryer fakultet.

Titujt shkencorė qė nga viti 1991, mė shumė kanė qenė politikė se sa shkencorė. Nuk po flas me emra, tė gjitha partitė politike e dinė vetė. Nėse janė bėrė akademikė me plagjiaturė, duhet t’iu vijė turp nėse flasin kėtu. Ata janė nga tė gjitha partitė politike. Unė nuk po flas pėr asnjė parti politike apo person. Ju bėj thirrje qė ta bėjnė sė bashku tė kėrkojnė verifikimin e titujve shkencorė qė nga viti 1991.”

Thaēi do tė bėnte mirė qė ta niste transparencėn nga vetja duke treguar tė vėrtetėn e diplomave dhe gradave tė tij shkencore. Por duket se edhe Thaēi e di vetė, nėse shprehem sipas asaj qė ai tha mė lart. Kaq pėr profilin intelektual tė Hashim Thaēit.

Sa pėr profilin e tij politik, Thaēi, nė pikėnisje e ka ndėrtuar profilin e tij politik, si kundėrvėnie ndaj Ibrahim Rugovės, i cili nga ana e tij nė pikėnisje e kishte ndėrtuar profilin e tij politik si kundėrvėnie ndaj Rrahman Morinės, mėkėmbėsit serb tė Kosovės, pasiqė krahinės iu hoq autonomia nė 1989. Nė jetėshkrimin zyrtar tė Hashim Thaēit nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė), tė shkruar nga miku i tij Haki Kasumi, ose mė saktė nga vetė Thaēi nė vetėn e tretė, thuhet se Hashim Thaēi “Luajti rol kryesor nė formimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Qė nga themelimi i saj nė prill tė vitit 1993, u caktua drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK”. (“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, Botim i Akademisė tė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2009, vol. 3, f. 2771)

Kėtu, Hashim Thaēi, ashtu si dhe nė raste tė tjera, kėrkon tė na thotė se ai ėshtė emėruar Drejtor i Drejtorisė Politike nė takimin qė u mbajt nė shtėpinė e Adem Jasharit nė 5 prill 1993, ku ėshtė themeluar UĒK. Kėshtu del se Hashim Thaēi na qenka emėruar Drejtor i Drejtorisė Politike nga vetė Komandanti i Pėrgjithshėm i UĒK-sė, Adem Jashari! Dhe meqėnėse Adem Jashari kishte vdekur ai nuk mund t’ i pėrgėnjeshtronte apo demantonte, si thonė nė Kosovė, tė gjitha kėto. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė kur u themelua UĒK,

Adem Jasharit t’ i kenė thėnė se duhet qė tė krijohet edhe njė Drejtori Politike, dhe madje t’ i kenė sugjeruar edhe emrin e Hashės pėr drejtor tė saj. Nuk ka dyshim se Adem Jashari as qė iu kushtonte rėndėsi kėtyre detajeve. Pėr tė kishte rėndėsi qė tė krijohej UĒK. Drejtoria Politike e UĒK qė prej fillimit kishte agjendėn e saj tė pavarur prej Komandės sė UĒK, madje qė i imponohej kėsaj. Drejtoria Politike e UĒK ishte krijesė e Lėvizjes Popullore tė Kosovės, organizatės klandestine stalinisto-enveriste tė krijuar qė nė vitet tetėdhjetė sipas manualit kominternian tė Frontit Popullor. Hashim Thaēi ishte pėrzgjedhur pėr tė qenė nė krye tė Drejtorisė Politike qė me anė tė tij si student i ri, LPK tė shfaqej me njė imazh tė ri nė UĒK. Mė pas, me Thaēin ndodhi si me Enver Hoxhėn, i cili arriti qė tė bėhet pushtetmbajtės real duke i mėnjanuar ata tė cilėt e shihnin si njė kukull politike pa eksperiencė, tė cilėn mund ta komandonin ashtu siē komandohen kukullat nga dora e atij ku janė pėrqėndruar fijet qė lėvizin kukullėn.

Termi “Drejtori Politike” vinte drejtpėrdrejt nga modeli kominternian i pėrdorur gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga komunistėt jugosllavė me Narodnooslobodilaēka Vojska Jugoslavije (Ushtria Nacional-Ēlirimtare e Jugosllavisė) dhe prej tyre u kopjua nė Shqipėri nga komunistėt dhe partizanėt e Enver Hoxhės. Si nė Jugosllavi, ashtu edhe nė Shqipėri, vazhdoi tė ekzistojė Drejtoria Politike e Ushtrisė edhe pėr shumė vite pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet.
Nėse Drejtoria Politike e UĒK qenka krijuar qė nė vitin 1993, atėherė pėrse nuk e bėri me dije ajo ekzistencėn e saj deri nė fillim tė vitit 1999?

Pastaj si shpjegohet qė me krijimin e UĒK-sė posti tepėr delikat i Drejtorit tė Drejtorisė Politike iu besua njė student 24 vjeēar tė Historisė, i cili ende nė atė kohė nuk kishte diplomuar as pėr gradėn e parė tė studimeve universitare? A nuk supozohej qė Drejtoria Politike e UĒK tė kishte pėr detyrė qė tė bėnte analiza tė zhvillimeve dhe situatave politike nė Kosovė, Serbi, regjionin e Ballkanit dhe mė gjerė nė Europė dhe nė botė, me synim tė arritjes sė pėrfundimeve mbi kohėn dhe rrethanat e favorshme se kur duhej tė niste lufta pėr ēlirimin e Kosovės?

Deri mė sot nuk ėshtė paraqitur asnjė e dhėnė, asnjė dokument, qė tė vėrtetojė se Drejtoria Politike e UĒK-sė ka kryer ndonjė veprimtari nė Kosovė, apo jashtė saj, ku ka jetuar jo pak kohė Thaēi mes viteve 1993-1998. Nuk rezulton qė Drejtoria Politike tė ketė kryer ndonjė analizė nė kėtė periudhė, madje as mė vonė dhe qė tė t’ i ketė bėrė ndonjė sugjerim Komandės sė UĒK, nė lidhje me luftėn qė ishte duke u pėrgatitur. Nuk mund tė thuhet se kėto analiza janė bėrė por se ato janė sekret, dhe as se ato kanė humbur, as se tekstet e analizave tė tij u dogjėn kur u mėsy shtėpia e Jasharajve nga serbėt, pasiqė ai ia kishte dorėzuar ato analiza, Komandantit tė UĒK, Adem Jasharit. Nė tė vėrtetė nė raste tė tilla mbahen kopje, dhe Hasha i kisha tė gjitha mundėsitė qė tė fshihte kopje pėr analizat e kryera nė Kosovė, si dhe duhet t’ i kishte tė gjitha ato qė supozohet tė ketė bėrė jashtė Kosovės. Nuk ėshtė rastėsi qė deri mė sot, ndonėse janė botuar shumė libra dhe studime pėr UĒK nuk ėshtė bėrė asnjė studim dhe nuk ėshtė botuar asnjė libėr i vetėm pėr Drejtorinė Politike tė UĒK.

Nėse paska ekzistuar Drejtoria Politike e UĒK-sė qė nga prilli i vitit 1993, atėherė kjo Drejtori ėshtė pėrgjegjėse pėr vendimin politik tė pėrzgjedhjes sė momentit tė nisjes sė luftės pėr ēlirimin e Kosovės. Vendimi pėr nisjen e luftės ėshtė gjithmonė politik. Prej kėtej absurdi i akuzave tė Thaēit ndaj Rugovės pėr qėndresėn paqėsore. Nėse Rugova mund tė ngarkohet me pėrgjegjėsi pėr qėndresėn paqėsore deri nė 1993, atėherė nga viti 1993 e deri nė 1998, pėrgjegjėsia ėshtė e Drejtorit Politik tė UĒK-sė. Por, mund tė kundėrpėrgjigjet Thaēi, Rugova i pati hipnotizuar aq fuqishėm shqiptarėt e Kosovės me retorikėn e tij tė qėndresės paqėsore, sa qė ishte e pamundur tė arrihej mbėshtetja pėr luftėn pa kaluar vite, ashtu qė populli tė zhgėnjehej nga Rugova.

Por sekreti i ndikimit tė Rugovės te shqiptarėt e Kosovės nė vitet e nėntėdhjeta ishte te mbėshtetja e qartė qė kishte Rugova nga SHBA. Strategjia e lėvizjeve qė do tė bėheshin nė Kosovė konceptohej nė Washington dhe Rugova me “shtetin” e tij paralel nga njėra anė, e UĒK, nė anėn tjetėr, qenė mjete taktike qė pėrdoreshin nė funksion tė kėsaj strategjie, duke u pėrzgjedhur koha e pėrshtatshme pėr njėrin ose tjetrin. Kėtė gjė e kuptuan shumė mirė shqiptarėt e Kosovės. Prej kėtėj fitoret e bujshme tė LDK tė Rugovės nė tė dy palė zgjedhjet e para qė u mbajtėn nė Kosovė pas ēlirimit, ato vendore tė vitit 2000 dhe ato parlamentare tė vitit 2001.

Drejtoria Politike e UĒK-sė, qė prej krijimit tė saj nė 1993 nuk ka qenė kurrė nė funksion tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės, por ka qenė thjesht njė instrument i pėrdorimit politik tė luftės eventuale qė do tė bėnte UĒK, ashtu qė njė grup brenda saj tė merrte pushtetin. Drejtoria Politike ishte pra njė instrument pėr tė zgjatur duart kah pushteti i pasluftės.

Drejtoria Politike e UĒK ishte njė lloj shoqėrie aksionare e krijuar pėr tė marrė dividendin e luftės eventuale. Nėse Thaēi qenka bėrė Drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė qė nė prill 1993, atėherė kjo duhet shėnuar si data e nisjes sė karrierės sė tij politike. Se tė gjitha akuzat qė i bėheshin Ibrahim Rugovės nga kundėrshtarėt e tij politikė, kishin si bazė atė qė Rugova e kishte nisur karrierėn politike qė nė dhjetor 1989, si kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e mė pas qė prej vitit 1992 kishte qenė President Kosovės, i dalė nga zgjedhje klandestine. Rugova akuzohej deri edhe pėr emėrtimin jugosllav, titoist tė partisė sė tij, “Lidhje”, nė analogji me Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė, pėrkatėsisht Kosovės. Por vetė akuzuesit e Rugovės pėrdornin manualin jugosllav me origjinė kominterniane tė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe tė periudhės sė pasluftės, duke krijuar struktura si Drejtoria Politike e Ushtrisė.

Por enigma mė e madhe e Drejtorisė Politike tė UĒK ka tė bėjė me Luftėn e Prekazit dhe flijimin e familjes sė gjerė tė Jasharajve. Pyetja ėshtė se e kujt ishte vendim-marrja pėr sakrifikimin e Familjes sė Jasharajve, e drejtuesve tė UĒK, apo e Millosheviqit? Kjo nė fakt ka tė bėjė me atė se a e mori Millosheviqi vendimin se kur do tė niste lufta nė Kosovė, apo kėtė vendim e morėn drejtuesit e UĒK-sė?

Nuk ka asnjė dyshim se vendimi pėr mėsymjen kundėr shtėpisė sė Jasharajve nė Prekaz ėshtė marrė nga vetė Millosheviqi, i cili ka qenė i informuar edhe se brenda nė shtėpi kishte shumė gra dhe fėmijė. Millosheviqi e dinte mirė se aksioni ushtarak-policor i kryer nė Prekaz nė mars 1998 do tė bėnte pėrshtypje tė madhe ndėrkombėtare dhe kryerja e tij ishte kapėrcimi i “Rubiconit” pėr tė. Nėse vendoste tė kryente aksionin ushtarak-policor nė Prekaz Millosheviqi me kėtė merrte vendimin pėr tė nisur luftėn nė Kosovė, duke konsideruar edhe implikimet eventuale ndėrkombėtare tė krijuara prej saj. Tashmė ėshtė e qartė se nė atė kohė, Millosheviqi mendonte se kishte mirėkuptim tė plotė ndėrkombėtar pėr tė kryer njė aksion tė gjerė antiterrorist nė Kosovė, ose sė paku ai mendonte se SHBA nuk do tė qenė nė gjendje qė ta tėrhiqnin NATO-n nė njė aksion ushtarak kundėr Serbisė pėr shkak tė Kosovės.

Kur serbėt panė se pas sulmit tė 22 janarit 1998 ndaj shtėpisė sė Jasharajve nė tė vazhdoi tė qėndronte krejt familja e e gjerė me gra e me fėmijė, ata nuk mund tė mos kenė menduar se ky ishte njė kurth. Nė fakt e gjithė kjo histori, qė nga 22 janari deri nė 5 mars ka qenė njė luftė nervash personale mes Adem Jasharit dhe Sllobodan Millosheviqit.

Tė gjitha tė dhėnat, pėr vetė implikimet ndėrkombėtare qė mund tė kishte ngjarja pėr Serbinė dhe pėr Millosheviqin personalisht, shkonin natyrisht nė tryezėn e Millosheviqit. Ky i fundit e kuptonte se Adem Jashari me qėndrimin e tij nė Prekaz nė shtėpi, sė bashku me gratė e fėmijėt e familjes sė gjerė, po e sfidonte duke i thėnė: “Ne jemi, kėtu, familjen nuk e largojmė, nėse guxon eja dhe na shfaros krejt sa jemi burra, gra e fėmijė. Por dije se unė nuk jam vetėm, pas shpinės suaj do tė jetė UĒK, e me kėtė rast do tė tė bėni nė Drenicė njė mal me kufoma disa herė mė tė madh se familja ime. Atėherė sakrifica ime do tė shėrbejė pėr tė ta hedhur NATO-n mbi shpinė shumė shpejt”.

Tė gjitha kėto Millosheviqi i mendonte dhe i llogariste. Pas rreth njė muaji e gjysėm ai arriti nė pėrfundimin e saktė se, ndonėse asgjėsimi i Jasharajve do tė rriste shumė ndjeshmėrinė pėr zhvillimet nė Kosovė nė Perėndim, nuk do tė sillte si pasojė se Serbia tė akuzohej pėr terrorizėm. Fakti ėshtė se edhe pėr disa muaj pas masakrės sė Prekazit,

Perėndimi duke pėrfshirė edhe SHBA nuk quajti si terroriste Ushtrinė dhe Policinė e Jugosllavisė (Serbisė), por vazhdoi qė tė quante kėshtu UĒK-nė. Kjo me siguri qė ndodhi pėr arsye se nė kujtesėn e Perėndimit gjenocidi ishte ende i lidhur me episodet me sė paku qindra tė vrarė tė vrarė secili tė Luftės nė Bosnjė-Herzegovinė. Nė Prekaz numri i kufomave shqiptare ishte dyshifror. Por Millosheviqi mund ta merrte vendimin pėr tė shfarosur familjen e Jasharajve vetėm nėse ishte i sigurt se UĒK nuk do tė ndėrhynte nė kėtė luftė, cka do t’ i kishte ndėrlikuar shumė gjėrat pėr Serbinė. Kėtė informatė Millosheviqi e kishte nga brenda UĒK, me shumė gjasė nga Drejtoria Politike.

Ajo gjė pėr tė cilėn nuk ėshtė folur kurrė ėshtė se ēka bėri Drejtoria Politike e UĒK midis 22 janarit 1998, kur pėr herė tė parė atė vit u mėsy shtėpiaj e Jasharajve nė Prekaz nga serbėt, dhe 5 marsit kur u krye sulmi pėrfundimtar i serbėve mbi kėtė shtėpi? Cilat kanė qenė analizat e Drejtorisė Politike pėr situatėn e krijuar, me tė cilat ajo e furnizoi Komandantin e Pėrgjithshėm?

A ka qenė njė vendim politik i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė qė Komandanti i Pėrgjithshėm i UĒK, ēka ishte Adem Jashari, ta priste sulmin serb nė shtėpinė e tij nė Prekaz tė Drenicės, bashkė me familjen e tij tė gjerė ashtu qė vetėsakrifikimi i tij me familjen e gjerė, tė mund tė pėrdorej politikisht nė rrafsh ndėrkombėtar nė tė mirė ēėshtjes sė ēlirimit tė Kosovės? Nėse Drejtoria Politike e UĒK nuk ka mbajtur mbledhje mes 22 janarit dhe 5 marsit 1998, atėherė pėr ēka ėshtė mbledhur mė vonė ajo, pėr tė ndarė postet kur u krijua e ashtuquajtura Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, nė mars 1999?

Nuk mund tė mos vėrehet se ka diēka tė pakuptueshme nė tė gjithė sjelljen e Ademit dhe tė Hamzės, tė cilėt morėn praktikisht vendimin pėr sakrifikimin e familjes sė tyre tė gjerė. Ngjarja e Prekazit ėshtė enigmatike edhe pėr faktin se tė dy personat tė cilėt e dinin tė gjithė tė vėrtetėn, Adem dhe Hamzė Jashari kanė vdekur. Ademi dhe Hamza nuk do ta merrnin vendimin pėr sakrifikimin e familjes sė gjerė, nėse nuk do tė ishin tė bindur se ky akt i shėrbente njė agjende ndėrkombėtare, mė saktė amerikane pėr ēlirimin e Kosovės. Ata nuk do ta bėnin kėtė gjė, dua tė them nuk do tė vepronin nė atė mėnyrė qė tė merrnin parasysh sakrifikimin e krejt familjes sė gjerė, nė rast se nuk do ta dinin se vėrtet ky akt i tyre ishte i nevojshėm qė tė ndryshohej perceptimi ndėrkombėtar pėr UĒK, si njė organizatė terroriste, posaēėrisht nė vendet e NATO-s, ēka kishte mė tepėr rėndėsi.

Nė Washington dhe nė London nė atė kohė kishte natyrisht njerėz tė cilėt donin qė tė ndryshonte perceptimi ndėrkombėtar nė Perėndim pėr UĒK-nė, nga organizatė terroriste, nė njė ushtri qė mbronte popullsinė shqiptare nga gjenocidi i kryer nga forcat ushtarako-policore serbe. Dhe qė tė ndodhte kėshtu duhej njė ngjarje dramatike, ashtu qė faji tė niste tė bartej nga UĒK te Ushtria dhe Policia e Jugosllavisė (Serbisė), duhej tė ndodhte njė dramė ku forcat ushtarako-policore serbe tė mėsynin njė shtėpi ku gjendej njė familje e madhe, e vendosur pėr t’ u flijuar, ndėrsa UĒK tė hynte nė kėtė dramė si mbrojtėse e popullsisė civile.

Sjellja e Ademit dhe Hamzės, do tė thotė vendimi i tyre pėr tė sakrifikuar familjen e gjerė, bėhet e kuptueshme vetėm nėse mendohet se ishte dikush qė shkoi te ata dhe iu bėri me dije njė sugjerim, njė kumt, qė vinte nga shumė larg nga pėrtej Atlantikut, nga zyrat e Superfuqisė sė botės, se nėse donin ēlirimin e Kosovės, duhet tė bėhej njė akt flijimi i cili do tė ndikonte qė tė niste tė ndryshohej perceptimi i luftės sė shqiptarėve tė Kosovės kundėr Serbisė. Dhe ky dikush nuk mund tė ishte veēse nga Drejtoria Politike e UĒK-sė, e cila merrte vendimet politike. Nėse ka qenė kėshtu, nuk ėshtė e nevojshme qė kjo gjė tė pohohet zyrtarisht, por megjithatė, nėse ka qenė vėrtet kėshtu, atėherė dalin shumė pikėpyetje. A u mblodhėn drejtuesit e UĒK-sė pėr ta diskutuar sugjerimin e ardhur nga pėrtej Atlantikut?

A u mor njė vendim i pėrbashkėt, apo ky iu la burrave tė familjes Jashari? Mė e besueshme duket qė tė jetė marrė njė vendim i pėrbashkėt i drejtuesve tė UĒK-sė, duke pėrfshirė edhe Ademin dhe Hamzėn, por nė kėtė vendim ndikimin mė tė madh e pati sigurisht Drejtoria Politike. Me siguri qė ėshtė vendosur se lufta e pritshme e Prekazit nuk do tė ishte thjesht njė luftė e familjes Jashari tė ngujuar, por njė luftė mė e gjerė, lufta e parė e vėrtetė e UĒK-sė. Pra nė kėtė luftė do tė kishte edhe tė tjerė njerėz qė do tė vetėsakrifikoheshin. Nė njė rast tė tillė duhet tė jetė bėrė njė plan dhe tė jetė lidhur njė besė.

Ademi dhe Hamza mendonin se, sipas planit dhe besės sė lidhur UĒK ishte duke pėrgatitur kundėrmėsymjen, qoftė edhe duke llogaritur humbje qė do tė shkonin deri nė 200-300 vetė. Nėse do tė kishte pasur njė kundėrmėsymje tė UĒK gjatė mėsymjes serbe nė Prekaz nė mars 1998, gjėrat do tė kishin marrė njė kthesė krejt tjetėr. Numri i civilėve shqiptarė tė vrarė nė Drenicė do tė ishte disa herė mė i lartė, se sa ndodhi nė Prekaz. Nė paskqyrje kjo nuk do tė kishte qenė ndonjė humbje shtesė nė Luftėn e Kosovės se do tė vriteshin qė nė mars 1998 njė pjesė e atyre qė u vranė nė periudhėn tjetėr tė Luftės. Pėrfitimi nė rrafsh ndėrkombėtar pėr reputacionin e UĒK nė kėtė rast do tė kishte qenė shumėfish mė i madh. Serbėt do tė gjendeshin befasisht me njė skenė gjenocidi tė pėrmasave tė mėdha, tė cilėn ata donin qė ta shmangnin nė Luftėn e Kosovės.

Por gjėrat nuk shkuan sipas planit. Adem Jashari me familjarėt e vet e bėnė pjesėn e tyre nė dramė nga atdhedashuria dhe heroizmi. Edhe serbėt e bėnė pjesėn e tyre nė dramė, pjesėrisht nga arroganca e tyre, qė ishte llogaritur nga ata tė cilėt kishin nevojė pėr kėtė dramė nė zyrat vendim-marrėse nė Perėndim. UĒK nuk e bėri pjesėn e vet nė kėtė dramė. Jasharajt u prenė nė besė nga Drejtoria Politike e UĒK. Jasharajt qenė vetmitarė tė mėdhenj gjatė dy ditėve sa zgjati lufta. Askush nuk u shkoi atyre nė ndihmė. Kuptohet se rrethimi serb i Prekazit nuk mund tė ēahej nga njė aksion i UĒK-sė, por kjo ishte munguesja e madhe nė kėtė luftė. Dhe ky ishte njė vendim politik, i marrė qartėsisht nga Drejtoria Politike e UĒK.

Mėnyra se si u zhvillua Lufta e Prekazit rriti shumė vetėbesimin e forcave ushtarako-policore serbe, dhe kjo ndikoi nė krejt zhvillimin e mėpastajmė tė veprimeve luftarake tė forcave ushtarako-policore serbe kundėr UĒK-sė. Fakti ėshtė se nuk ka asnjė luftė tjetėr tė UĒK-sė ku tė jenė vrarė mė tepėr serbė nga shqiptarėt se Lufta e Prekazit e marsit 1998.

Nė paskqyrje mund tė thuhet me siguri se nė ditėt vendimtare qė tė nesėrmen e luftės sė 22 janarit nė Prekaz dhe deri nė pėrfundimin e luftės sė marsit, UĒK, e gjendur nėn ndikimin e Drejtorisė Politike, ishte nė pozita pacifiste rugoviane. Drejtoria Politike e UĒK-sė ishte humbėsja e madhe e Luftės sė Prekazit. Ndonėse kjo luftė pritej tė ndodhte nga dita nė ditė, qė prej 22 janarit, gjatė rreth njė muaji e gjysėm Drejtoria Politike nuk bėri madje asnjė pėrgatitje pėr ta evidentuar luftėn e pritshme, duke marrė masa pėr tė filmuar dhe fotografuar zhvillimet e saj, ēka do t’ i shėrbente shumė propagandės antiserbe tė UĒK-sė. Ndonėse serbėt me siguri qė do tė vrisnin ēdo shqiptar tė cilin do ta shikonin me kamera televizive dhe aparate fotografike, pėrsėri mund tė provohej qė tė bėheshin filmime dhe fotografime nga largėsia, qoftė edhe duke u vetėsakrifikuar disa njerėz.

Pėr shkak se UĒK mungoi nė Luftėn e Prekazit qėndrimi zyrtar pėr tė nė Perėndim si njė organizatė terroriste, nuk ndryshoi edhe pėr disa muaj, madje i tillė ishte edhe qėndrimi zyrtar amerikan dhe britanik. Pėr shkak se UĒK mungoi nė Luftėn e Prekazit dhe fushata ajrore e NATO-s kundėr Serbisė nuk nisi qė nė verėn e vitit 1998, por nisi nė pranverėn e vitit pasardhės. Nė tė vėrtetė vetėsakrifikimi i Familjes sė gjerė Jashari nuk shėrbeu pėr ndryshimin e kėtij perceptimi, por vetėm pėr sensibilizimin ndėrkombėtar mbi atė qė ishte duke ndodhur nė Kosovė.

UĒK vazhdoi tė quhej organizatė terroriste edhe nė muajt nė vazhdim. Dhe kjo jo pėr faj tė Jasharajve, por pėr faj tė atyre qė e drejtonin politikisht UĒK dhe tė cilėt nguruan qė tė bėnin pjesėn e tyre tė sakrificės, pėr tė marrė plotėsisht atė qė mund tė quhet Dividendi i Flijimit tė Madh tė Jasharajve tė Prekazit. Ademi dhe Hamza u prenė nė besė nga ata njerėz tė cilėt e shikonin Luftėn pėr ēlirimin e Kosovės si njė veprimtari propagandistike pėr tė krijuar profilin e tyre si ēlirimtarė, ashtu qė nesėr tė merrnin pushtetin nė Kosovėn e pasluftės.

Mungesa e UĒK-sė nė Luftėn e Prekazit ėshtė nė origjinė tė gjithė ndėrlikimeve dhe problematikės qė ka pasur Kosova qė prej asaj kohe dhe deri mė sot. Dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė duhet kėrkuar te Drejtoria Politike e UĒK.

Njė nga produktet mė tė kėqija tė Drejtorisė Politike tė UĒK ishte SHIK (Shėrbimi Informativ Kombėtar) i krijuar sipas modelit kominternian tė shėrbimit tė fshehtė politik tė partive komuniste qė kishin nėn kontroll ushtritė partizane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, por me emėrtim si shėrbimit tė fshehtė shtetėror tė Shqipėrisė, ēka ėshtė njė papėrgjegjshėmri nė llojin e vet. Nė tė vėrtetė, ēdo ushtri, madje edhe ato guerrilje e kanė njė shėrbim tė fshehtė. Por kėto janė shėrbime tė fshehta tė llojit tė zbulimit dhe kundėrzbulimit ushtarak.

Shėrbimet e fshehta civile tė llojit tė SHIK krijohen pėr tė mbrojtur shtetin, rendin kushtetues. UĒK nuk posedonte kurrgjė tė tillė qė ta mbronte me anė tė SHIK. Drejtoria Politike e krijoi SHIK nė funksion tė agjendės sė saj pėr marrjen e pushtetit pas luftės. SHIK ishte njė instrument qė do tė pėrdorej pėr tė terrorizuar kundėrshtarėt politikė shqiptarė nė Kosovė. E gjithė kjo u krye nė dy faza, sipas manualit kominternian tė zbatuar nga Enver Hoxha, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė vitet e para pas pėrfundimit tė saj.

Qė gjatė Luftės sė Kosovės duheshin eliminuar ata njerėz brenda dhe jashtė UĒK, tė cilėt do tė pėrbėnin problem pėr agjendėn politike tė grupit tė bashkuar rreth Drejtorisė Politike. Sipas agjendės sė terrorit tė Drejtorisė Politike, komandantėt e UĒK-sė ēoheshin nė pritat ku i prisnin serbėt, nė kufirin shqiptaro-jugosllav, dhe prej vrasjes sė tyre qitej njė pėrfitim i dyfishtė. Nga njėra anė pushonin sė qenin problem, dhe nė anėn tjetėr gjaku i tyre iu shėrbente njerėzve tė Drejtorisė Politike pėr tė kėrkuar pushtet pas lufte nėn emblemėn e UĒK.

Tė gjitha gjėrat e kėqija pėr tė cilat akuzohet UĒK gjatė luftės sė Kosovės, qė nga burgjet sekrete nė Shqipėri pėr kundėrshtarėt e saj (kėto burgje kanė ekzistuar, por jo pėr marrje organesh njerėzore), trafiku i narkotikėve etj., nė fakt janė bėma tė Drejtorisė Politike tė UĒK. Madje nuk janė thėnė tė gjitha bėmat e Drejtorisė Politike, se ajo nė bashkėpunim me grupe kriminale tė Shqipėrisė ka trafikuar vajza shqiptare tė Kosovės, tė ardhura nė Shqipėri nė kohėn e spastrimit etnik, si prostituta nė Perėndim. Dėmi mė i madh dhe tradhtia mė e madhe qė i ka bėrė Drejtoria Politike UĒK-sė ka qenė njollosja e reputacionit tė kėsaj ushtrie si organizatė mafioze.

Nė fillim tė vitit 1999, kur do tė mbahej Konferenca e Rambouillet, ku UĒK do tė ishte pjesė e delegacionit kosovar, shqiptarėve dhe botės iu bė me dije se UĒK kishte njė Drejtori Politike, drejtor i sė cilės ishte 30 vjeēari Hashim Thaēi. Shkurt, ky ishte lideri politik i UĒK-sė, pra ishte alternative politike qė ofronte UĒK ndaj liderit pacifist Ibrahim Rugova. Rugova tashmė ishte quajtur edhe tradhtar nga UĒK pėr shkak tė takimeve qė kishte kryer me Millosheviqin vitin e kaluar, ndonėse kėto takime qenė miratuar publikisht, madje kėrkuar paraprakisht nga SHBA, dhe pėr to kishte folur Presidenti Clinton dhe Departamenti i Shtetit.

Ironikisht, nė 18 mars 1999, Hashim Thaēi firmoi, bashkė me Rugovėn Marrėveshjen e Rambouillet, ku angazhohej pėr njohjen dhe respektimin e sovranitetit tė Jugosllavisė (Serbia dhe Mali i Zi) mbi Kosovėn, si dhe pėr respektimin e integritetit territorial tė Jugosllavisė, do tė thotė mbetjen e Kosovės nėn Serbi. Ėshtė e vėrtetė ajo qė ka thėnė Thaēi mė pas, se ai e bėri kėtė pasiqė u kėshillua dhe u sigurua nga SHBA se pas kėsaj do tė mundėsohej aksioni ushtarak i NATO-s kundėr Serbisė pėr ēlirimin e Kosovės.

Por njėjtė edhe Rugova, kur vendosi tė ndjekė njė politikė pacifiste qė me krijimin e LDK nė 1989, u kėshillua nga SHBA se nė Kosovė duhet tė ndiqej kursi i politikės pacifiste deri kur tė vinte koha qė SHBA tė mund tė merreshin me Kosovėn. Fakti qė Rugova ēdo vit, qė prej vitit 1990 e deri nė 1998 udhėtonte nė Washington ku pritej nė nivelin mė tė lartė shtetėror, ishte provė pėr kėtė.

Hashim Thaēi dhe drejtuesit e UĒK pranuan qė tė firmojnė Marrėveshjen e Rambouillet, me vetėm njė kusht, qė fill pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes tė krijohej njė Qeveri e Pėrkohshme Kosovės, e kryesuar nga Hashim Thaēi. Edhe kjo gjė ishte nė pajtim me manualin kominternian tė zbatuar gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nga komunistėt jugosllavė dhe shqiptarė, tė Titos dhe tė Enver Hoxhės, pėr tė krijuar instrumentet e pushtet, qė gjatė luftės. SHBA, nga ana e tyre e pranuan kėtė gjė, se nuk iu prishte asnjė punė, pasiqė nuk kishin ndėrmend qė ta njihnin kėtė qeveri.

Kėshtu, nė 4 prill 1999, nė kulmin e gjenocidit serb ndaj shqiptarėve tė Kosovės, nė kulmin e luftės sė Kosovės, dhe nė kulmin e fushatės ajrore tė NATO-s kundėr Serbisė, shqiptarėt dhe bota mėsuan se Drejtori Politik i UĒK-sė, Hashim Thaēi ishte bėrė… Kryeministėr i Kosovės! Pėrse duhej kjo qeveri kur Thaēin nuk e priste askush nė cilėsinė e Kryeministrit? Asnjė qeveri e huaj nuk e njohu Qeverinė e Thaēit.

Nuk ekziston asnjė dokument qė tė vėrtetojė se Thaēi ėshtė pritur nė cilėsinė e Kryeministrit nga ndonjė homolog perėndimor, nė periudhėn nga 2 prilli 1999 deri nė shkurt 2000 kur ai e mbajti kėtė detyrė tė cilėn ia kishte atribuar vetvetes. Ky veprim i Thaēit nuk kishte kuptim tjetėr veē atij se Thaēi vazhdonte tė pėrmbushte agjendėn e vet surrogat-kominternian tė pushtet, pa pyetur se populli tė cilin supozohej tė pėrfaqėsonte “Qeveria e Pėrkohshme” gjendej nėn gjenocid.

“Qeveria e Pėrkohshme” e Kosovės nė periudhėn qė ekzistoi ilegalisht nė Kosovė pas luftės, ishte njė lloj organizate kriminale e cila iu impononte pagimin e taksave ilegale qytetarėve tė Kosovės tė cilėt kishin njė lloj biznisi. Edhe kėtu ka njė analogji ironike me tatimet e jashtėzakonshme qė imponoi Qeveria e Enver Hoxhės nė Shqipėri fill pas pėrfundimit tė luftės. Pas ēlirimit tė Kosovės u shkri UĒK, u shkri Shtabi i Pėrgjithshėm i saj, por nuk u shkri nė realitet Drejtoria Politike dhe as SHIK i krijuar dhe i kontrolluar prej saj. Ironia ėshtė se pėr njė periudhė tre mujore, qė prej dhjetorit 1999 deri nė shkurt 2000, Hashim Thaēi veē detyrės sė “Kryeministrit” mbante edhe detyrėn e anėtarit tė Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės, i krijuar nga UNMIK, si njė lloj qeverie e emėruar e Kosovės! Kėtė detyrėn tjetėr Thaēi e mbajti deri nė mars tė vitit 2002, kur pas zgjedhjeve tė para parlamentare tė mbajtura nė Kosovė, u krijua qeveria e parė nė Kosovėn e pasluftės. Kjo vlen edhe pėr kronologjinė e karrierės sė Hashės, pėr tė treguar se sa shumė poste ka mbajtur ai, dhe pėr sa shumė kohė.

Pas ēlirimit tė Kosovės nisi tė zbatohej faza e dytė e agjendės kominterniane tė terrorit politik nga Drejtoria Politike, eliminimi fizik i kundėrshtarėve politikė jashtė UĒK, kryesisht nė LDK. Pas luftės, Drejtoria Politike e konstatoi qė herėt, atė fakt qė u duk nė zgjedhjet e para tė mbajtura nė Kosovė nė 2000 dhe 2001, se LDK, megjithė propagandėn e egėr nė stil kominternian kundėr saj dhe Rugovės, kishte mbėshtetjen mė tė madhe elektorale nga ana e shqiptarėve tė Kosovės. Prandaj nisi njė fushatė terrori e egėr ndaj LDK, me vrasje politike pėr ta shpėrbėrė kėtė parti.

Pas ēlirimit tė Kosovės pritej qė prej ish-UĒK-sė tė dilte njė parti politike. Ata qė luftuan kishin tė drejtė qė tė paraqesnin alternativėn e tyre politike pėr Kosovėn e pasluftės dhe tė kėrkonin votat e shqiptarėve tė Kosovės pėr tė. Nė Kosovė pas hyrjes sė KFOR-it nė qershor nisėn qė tė veprojnė lirisht partitė politike shqiptare, tė krijuara qė para luftės. Tash pritej pa vonesė krijimi i njė partie politike tė dalė nga UĒK. Por Drejtoria Politike nguronte qė ta bėnte kėtė gjė, pasiqė donte qė nė krye tė partisė tė dilte Hashim Thaēi.

Brenda grupimit tė ish-UĒK kishte kundėrshtime tė mėdha ndaj Thaēit. Prej kėtej krijimi nė 4 korrik 1999 i Partisė Bashkimi Demokratik, tė kryesuar nga Bardhyl Mahmuti, ku merrnin pjesė edhe persona tė popullarizuar tė UĒK, si Jakup Krasniqi, Azem, Syla etj. Drejtoria Politike dhe SHIK nėn urdhrat e saj punuan mė tepėr se tre muaj dhe bėnė tė mundur qė nė 13 tetor tė atij viti tė krijohej njė parti e re, e dalė nga ish-UĒK, Partia e Progresit Demokratik, me tė cilėn do tė shkrihej PBD. Kryetar i pėrkohshėm i kėsaj partie do tė emėrohej Hashim Thaēi, por kryetari do tė zgjidhej nė kongresin e ardhshėm tė partisė, qė do tė mbahej sa mė shpejt. Kongresi nė fund u mbajt pas shtatė muajve, kur tashmė Drejtoria Politike dhe SHIK kishin bėrė gjithēka duhej pėr konsolidimin e pozitave tė Thaēit si drejtues i partisė. Nė kongresin e mbajtur nė 21-22 maj 2000 Hashim Thaēi mori 309 vota si kandidat pėr kryetar, ndaj 41 votave qė mori Bardhyl Mahmuti dhe 26 qė i mori Pleurat Sejdiu. Ky ishte njė sukses i SHIK-ut tė Kadri Veselit.

Kongresi I i PPD ishte pėr Thaēin ai qė kishte qenė Kongresi I i PKSH pėr Enver Hoxhėn. Ashtu si Enver Hoxha, edhe Thaēi nė kėtė kongres i konsolidoi pozitat e tij nė krye tė partisė. Ashtu si Enver Hoxha, edhe Thaēi nė Kongresin I e ndryshoi emrin e partisė. Me 218 vota pro dhe 127 kundėr emri i partisė u ndryshua nė Partia Demokratike e Kosovės. Si nėn zė u tha se arsyeja kryesore ishte se akronimi i partisė (PPD) ishte i njėjtė me atė tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik e shqiptarėve tė Maqedonisė, e cila ishte duke shkuar kah zhdukja si parti, pra akronimi ndillte fatkeqėsi. Tė drejtėn e UĒK-sė pėr tė krijuar njė parti politike e uzurpoi Drejtoria Politike. Dhe kryetar i kėsaj partie, qė prej themelimit tė saj nė tetor 1999, u zgjodh pikėrisht Drejtori i Drejtorisė Politike Hashim Thaēi. I njėjti vazhdon tė jetė kryetar i kėsaj partie edhe sot pas 15 viteve!

Kur nė Kosovė u mbajtėn zgjedhjet e para pas luftės, ato vendore tė tetorit 2000, Hashim Thaēi ishte tashmė prej njė viti kryetar i partisė tė dalė nga UĒK. Kjo parti pretendonte se kishte 230 mijė anėtarė tė regjistruar nė atė kohė. Kjo parti kishte shumė para, kishte logjistikė, kishte aktivistė tė shumtė, kishte edhe SHIK, njė organizatė sekrete qė kryente vrasje dhe frikėsim tė kundėrshtarėve politikė.

E megjithatė, nė zgjedhjet vendore tė 27 tetorit 2000, PDK nuk mori dot mė shumė se 27.3% tė votave! LDK, partia e kryesuar nga Rugova, lideri i mallkuar si tradhtar nga propaganda kominterniane e Drejtorisė Politike, mori 58% tė votave! Thaēi dhe njerėzit e Drejtorisė Politike shpejtuan qė tė fajėsojnė popullin shqiptar tė Kosovės pėr disfatėn e partisė sė tyre nė zgjedhje. Ata gati sa nuk e shpallėn tradhtare shumėsinė e popullsisė shqiptare tė Kosovės, qė refuzoi “partinė e luftės”, PDK dhe votoi pėr partinė e tradhtarė, LDK. Nė fakt, zgjedhjet e tetorit 2000 qenė njė plebishit ku shqiptarėt e Kosovės votuan instinktivisht (me instinct politik), nė shumėsinė e tyre, jo kundėr UĒK, por kundėr Drejtorisė Politike qė kishte uzurpuar UĒK-nė.

E njėjta gjė u pėrsėrit edhe nė zgjedhjet parlamentare qė u mbajtėn njė vit mė pas, nė nėntor 2001. Madje kėtė herė PDK arriti njė rezultat edhe mė tė keq, duke rėnė votat e saj nė 25.5%. Nė ēdo vend demokratik tė botės, kryetari i partisė do tė jepte dorėheqjen pas njė katastrofe tė tillė tė dyfishtė. Por ish-Drejtorit i Drejtorisė Politike as qė kishte ndėrmend qė ta bėnte kėtė gjė. Me anė tė SHIK-ut ai i shtypi me gjak dhe me frikėsim kundėrshtimet ndaj tij brenda partisė dhe vazhdoi tė qėndrojė kryetar i saj.

Ndonėse LDK kishte fituar 46.3% tė votave nė zgjedhjet parlamentare tė nėntorit 2001, duke marrė 47 ulėse nė Kuvendin me 120 ulėse, kėsaj partie as qė i shkoi ndėrmend qė tė bėnte lojėn politike qė bėri Thaēi nė 2010, duke ftuar nė koalicion partitė e vogla pėr tė siguruar edhe 14 ulėset nė Kuvend qė i duheshin pėr tė qeverisur. Mund tė imagjinohet lehtė se ēfarė zhurme do tė kishte bėrė PDK nėse LDK do tė ftonte partitė serbe pėr tė bashkėqeverisur, ashtu siē bėnė PDK dhe Thaēi pas zgjedhjeve tė vitit 2010. Partia qė del e para nė zgjedhje ėshtė ajo qė ka tė drejtėn e zgjedhjes sė mėnyrės sė qeverisjes. Nė 2001 LDK ftoi PDK-nė pėr tė bashkėqeverisur dhe i ofroi asaj postin e Kryeministrit.

Ēuditėrisht kėtė post nuk e mori kryetari i PDK, ashtu siē ndodh nė ēdo vend tė botės nė raste tė tilla, por postin e mori njė person jo i njohur nė parti, mjeku Bajram Rexhepi. Hashim Thaēi sigurisht qė do tė donte tė bėhej vetė Kryeministėr, por ai nuk kishte miratimin e ndėrkombėtarėve pėr kėtė gjė. Nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2004 Partia e Thaēit, siē njihej tashmė PDK, pėrsėri mbeti shumė pas LDK, duke marrė vetėm 28.9% tė votave dhe vetėm 30 ulėse nė Kuvend. LDK mori 45.4% tė votave dhe ruajti numrin e ulėseve qė kishte pasur, 47. Thaēit dhe grupit tė tij tė Drejtorisė Politike i ishte krijuar iluzioni se Rugova dhe LDK kishin njė varėsi psikologjike ndaj PDK kur ishte fjala pėr qeverisjen, ata nuk mund tė qeverisnin veēse nė aleancė me PDK. Nė fakt ishte dhe njė kėrkesė e ndėrkombėtarėve pėr Rugovėn, ajo qė LDK tė bėnte koalicion qeverisės me njė parti tė quajtur tė luftės. Pas zgjedhjeve tė vitit 2004 PDK u bė arrogante dhe i rriti shumė kėrkesat ndaj LDK, duke kėrkuar praktikisht qė tė qeveriste e vetme, me Rugovėn si njė figurė dekorative nė postin e Presidentit tė Kosovės.

Thaēi dhe grupi i tij i Drejtorisė Politike u befasuan shumė kur Rugova bėri aleancė me Haradinajn, kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, me ē’ rast Haradinaj u bė Kryeministėr dhe Rugova u rizgjodh President me votat e koalicionit. Kundėrshtimi i PDK ndaj kėtij koalicioni ishte i ashpėr dhe i papėrmbajtur. Vetėm 100 ditė pasi Haradinaj nisi detyrėn si Kryeministėr, ndaj tij u ngrit njė padi nga Gjykata e Hagės pėr Krime tė Luftės, me ē’ rast Haradinaj dha dorėheqjen dhe u paraqit vullnetarisht nė Hagė. Sot vetėm mund tė spekulohet mbi atė nėse padia e Gjykatės sė Hagės pėr Haradinajn u ngrit pėr tė prishur koalicionin LDK-AAA, qė nė thelb ishte njė bashkėpunim me Rugovės dhe Haradinajt. Fakti ėshtė se qė prej ngritjes sė padisė nga Gjykata e Hagės pėr Haradinajn nė fillim tė vitit 2005, ka ndodhur njė seri ngjarjesh tė cilat tė marra nė tėrėsi tė ēojnė nė pėrfundimin se ėshtė synuar qė tė dobėsohet LDK, duke u reduktuar ajo nė njė parti tė vogėl, ēka nuk mund tė ishte veēse nė dobi tė PDK. Duke nisur qė nga vdekja e papritur e Rugovės e cila ndodhi fill pas ngritjes sė padisė ndaj Haradinajt.

Vdekja e Rugovės krijoi njė vacuum lidershipi nė LDK, qė qartėsisht nuk u arrit tė mbushet nga pasardhėsit e tij nė krye tė partisė. Prej kėtej arsyeja e rėnies elektorale tė LDK, nga ku pėrfitoi PDK. Vetėm pas vdekjes sė Rugovės mundi PDK qė tė dalė partia e parė nė zgjedhje, nė ato parlamentare tė vitit 2007, ku mori 34.3% tė votave, dhe 37 ulėse nė Kuvend. Nuk mund tė mos konstatohet fakti se Rugova vdiq pikėrisht nė kohėn kur nė agjendėn amerikane ishte parashikuar dalja e Thaēit si politikani dhe shtetari nr.1 nė Kosovė.

Thaēi u duhej amerikanėve pėr tė zbatuar agjendėn amerikane tė exit strategy, pra tė strategjisė sė daljes sė tyre nga angazhimi qė kishin marrė pėrsipėr nė Kosovė qė nė 1999. Exit strategy amerikane nė Kosovė duhet tė ishte i tillė qė tė justifikonte pėrmasat dhe natyrėn e angazhimit amerikan tė vitit 1999 nė Kosovė, pra tė justifikonte aksionin ushtarak tė NATO-s kundėr Serbisė, pėr shkak tė Kosovės. Prandaj exit strategy amerikane nga Kosova duhet tė pėrmbante medoemos shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, ashtu qė tė justifikohej angazhimi ushtarak amerikan. Por nė vazhdim do tė zbatohej njė agjendė e rikthimit tė Serbisė nė Kosovė, ashtu qė tė kėnaqej Serbia maksimalisht dhe SHBA tė mos kishin probleme me tė, pėr ēka do t’ u duhej qė tė mbeteshin tė angazhuar pėrjetėsisht nė kėtė pjesė tė Ballkanit.

Njeriu mė i pėrshtatshėm pėr tė zbatuar kėtė agjendė tė dyfishtė tė pavarėsismit dhe tė rikthimit tė Serbisė nė Kosovė ishte natyrisht ish-Drejtori i Drejtorisė Politike tė UĒK. Prandaj amerikanėt bėnė njė manovėr politike, me anė tė sė cilės Hashim Thaēi u bė Kryeministėr, nė janar 2008, pak kohė para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Shpallja e Pavarėsisė sė njė republike ėshtė njė akt solemn prandaj deklaratėn e shpalljes e lexon kryetari i shtetit.

Nė rastin e Kosovės deklaratėn e shpalljes sė pavarėsisė duhet ta lexonte Presidenti Sejdiu. Por Hashim Thaēi, midis dinjitetit tė shtetit tė ri tė Kosovės dhe interesit tė vet si politikan, zgjodhi kėtė tė dytin. Shkurt Thaēi u soll ndaj shtetit tė Kosovės si Drejtori i Drejtorisė Politike ndaj UĒK-sė. Derisa Thaēi si luftėtar, politikan dhe shtetar deri nė 17 shkurt 2008 kishte qenė Enver Hoxha nė trajtė karikaturiale, nė 17 shkurt 2008 ai ishte Ismail Qemal Vlora nė trajtė karikaturiale, pra “Kryeati” i Pavarėsisė sė Kosovės. Tė nesėrmen Thaēi u rikthye tė ishte Enver Hoxha nė trajtė karikaturiale.

Periudha e Thaēit nė pushtet pas 17 shkurtit 2008, ėshtė e ngjashme me periudhėn e Enver Hoxhės nė vitet 1944-1948, kur Enver Hoxha zbatoi agjendėn e pėrpunuar nė Beograd tė integrimit tė Shqipėrisė nė Jugosllavi. Thaēi pas zgjedhjeve premtoi integrimin europian tė Kosovės, por deri mė sot ai nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse e ka integruar Kosovėn nė Serbi dhe Serbinė nė Kosovė. Nė fund tė vitit 2009, mė pak se dy vite pasi Thaēi ishte bėrė Kryeministėr, u bėnė publike rrėfimin e Nazim Bllacės, ish-anėtarit tė SHIK ilegal tė ish-Drejtorisė Politike tė UĒK. Rrėfimi i Nazim Bllacės konfirmoi atė qė nė Kosovė e dinin tė gjithė pak a shumė, se nė Kosovė ekzistonte njė organizatė ilegale qė bėnte vrasje politike pėr llogari tė grupit qė krijoi PDK-nė.

Tė gjitha faktet qė jepte Bllaca tė ēonin drejtpėrdrejt te Drejtoria Politike e UĒK, qė e krijoi dhe e komandonte SHIK-un. Akuzat e Bllacės duhet tė kishin shėrbyer si premisė pėr hetime tė mėtejshme, me ē’ rast Drejtoria Politike e UĒK duhet tė shpallej organizatė terroriste dhe bashkė me tė edhe SHIK, si krijesė e saj. Por ndėrkombėtarėt nuk donin qė ta bėnin kėtė gjė, se nėse ndodhte kėshtu do tė duhej qė tė arrestohej Hashim Thaēi, pėr tė cilin ishte paraparė njė rol i madh nė agjendėn pėr integrimin e Kosovės nė Serbi dhe tė Serbisė nė Kosovė. Kėshtu qė Nazim Bllaca dhe disa prej atyre qė denoncoi ai u arrestuan dhe u dėnuan me burg, si tė mos ishin pjesė e njė organizate qė vepronte nėn urdhrat e Drejtorisė Politike, por si tė ishin njė shoqatė e pavarur vrasėsish.

Si pjesė e agjendės pėr integrimin e Serbisė nė Kosovė dhe tė Kosovės nė Serbi, nė vjeshtėn e vitit 2010 u prish koalicioni PDK-LDK, me rastin e shkarkimit tė Presidentit Sejdiu falė njė vendimi absurd tė Gjykatės sė Kushtetuese tė Kosovės, tė imponuar gjyqtari amerikan i kėsaj Gjykate. Pas kėsaj u mbajtėn zgjedhjet e reja nė tė cilat PDK pati lejen e SHBA pėr tė bėrė vjedhje masive dhe flagrante tė votave. Megjithė kėto manipulime zgjedhore, PDK nuk arriti qė tė merrte mė shumė se 32.1% tė votave, ēka i mundėsuan qė tė kishte 37 ulėse nė Kuvend.

Nėse nuk do tė kishte pasur vjedhje tė votave, PDK do tė kishte dalė partia e tretė nė vend pas Vetėvendosjes, e cila sė bashku me LDK humbi mė sė shumti nga vjedhja e votave prej PDK. Pas zgjedhjeve u krijua Qeveria “Thaēi 2” (apo ndoshta “Thaēi 3” nėse llogaritet dhe qeveria e vitit 1999), e cila ishte njė qeveri e Kosovės e dalė nga votat e njė minorance shqiptare prej 42 deptetėsh nė Kuvendin me 120 deputetė. Pjesa tjetėr e votave pėr tė krijuar shumėsinė qeverisėse erdhi nga minoritetet etnike, mė sė shumti nga serbėt. Imagjinoni se ēka do tė kishte thėnė PDK nėse njė qeveri tė tillė do ta kishte krijuar LDK!

Qeveria “Thaēi” e dalė nga zgjedhjet e dhjetorit 2010 ishte njė qeveri e denjė pėr Drejtorinė Politike. Ashtu si dikur LPK futi nė Drejtorinė Politike tė UĒK Thaēin, pėr arsye imazhi, edhe Thaēi futi nė qeverinė e tij ish-frajericėn kolektive tė Fondacionit “Soros” nė Prishtinė pėr tė paraqitur imazhin integrues tė qeverisė!

Qeveria e re ishte rezultat i marrėveshjes sė Thaēit me Behgjet Pacollin, i cili vuri si kusht pėr aleancėn qė tė zgjidhej President i Kosovės. Thaēi e pranoi kėrkesėn e Pacollit dhe ky u zgjodh President i Kosovės me votat e bashkuara tė “ēlirimtarėve” (PDK) dhe tė serbėve. Nė fillim u duk se zgjedhja e Pacollit ishte njė skemė amerikane, se ai pati mbėshtetjen e Ambasadorit amerikan Dell.

Por pastaj dikush nė Washington reflektoi mbi atė se a mos i ishte lėshuar shumė hapėsirė Rusisė nė Kosovė me zgjedhjen e Pacollit, duke njohur lidhjet ruse tė tij. Kėshtu qė amerikanėt e shkarkuan Pacollin duke pėrdorur Gjykatėn Kushtetuese tė Kosovės. Pas kėsaj Pacolli, i cili e kuptoi se ku ishte “vija e kuqe” amerikane hyri nė Qeverinė e Thaēit si zėvendėskryeministėr.

Duke vepruar nė pajtim me agjendėn e integrimit tė Serbisė nė Kosovė dhe tė Kosovės nė Serbi u arrit marrėveshja famėkeqeme mes Serbisė e Kosovės, e prillit 2013, ndryshe marrėveshja Thaēi-Daēiē, e cila kishte vetėm njė funksion, t’ i mundėsonte Serbisė qė tė merrte statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Europian, nė samitin e Kėshillit Europian tė qershorit tė atij viti. Me kėtė marrėveshje, Kosova i njihte Serbisė juridiksion federal mbi komunat serbe tė Kosovės, e serbėve tė Kosovės iu njiheshin marrėdhėnie federale nė raport me Serbinė. Serbia, nga ana e saj, nuk i njihte asgjė si shkėmbim Kosovės. Njėjtė edhe serbėt e Kosovės nuk qenė tė detyruar qė ta njihnin shtetin e Kosovės dhe simbolet e tij, si kėmbim tė atyre gjėrave qė kishin fituar me kėtė marrėveshje dhe tė tjerat para saj.

Nė kėmbim tė zbatimit tė agjendės sė integrimit tė Serbisė nė Kosovė dhe tė Kosovės nė Serbi, Thaēi ka marrė mandatin nga ndėrkombėtarėt qė ta sundojė Kosovėn nė stilin e diktatorėve latinoamerikanė tė shekullit XX. Ky mandate pėrmban tė drejtėn e Thaēit dhe tė grupit tė tij tė vjetėr tė Drejtorisė Politike, e tė familjarėve tė tyre, qė tė pėrfitojnė nga pushteti pėr tė kanalizuar paratė e taksapaguesve dhe tė ndihmave tė huaja financiare nė bizniset dhe xhepat e tyre me anė tė tenderėve tė manipuluar dhe tė korrupsionit tė drejtpėrdrejtė, me marrje mite nga privatizimet, emėrimet nė administratėn publike, kontrabandėn, trafiqet e kundėrligjshme tė drogės, qenieve njerėzore etj. Pėr tė ruajtur kėtė tė drejtė,

Thaēi dhe grupi i tij i ish-Drejtorisė Politike nuk ndalen para asgjėje. Nė prill Thaēi personalisht doli nė foltoren e Kuvendit tė Kosovės dhe mbrojti projekt-ligjin pėr krijimin e Gjykatės Speciale Ndėrkombėtare pėr Krimet e Luftės nė Prishtinė, e cila qartėsisht ėshtė njė Gjykatė pėr kriminalizimin e UĒK. Komandantėt e UĒK kriminalizohen dhe dėnohen njėri pas tjetrit nė kohėn qė Thaēi ėshtė Kryeministėr, ndėrsa vetėm Drejtori i Drejtorisė Politike tė UĒK, ai qė supozohet tė kishte marrė vendimet politike pėr tė gjitha gjėrat pėr tė cilat akuzohen ata, nuk preket nga gjykatėsit dhe prokurorėt ndėrkombėtarė.

Thaēi vetė, para pak kohėsh pohoi nė njė intervistė pėr Euronews se ai nuk ka qenė pjesėmarrės nė luftė, pasi ka mbajtur vetėm detyra politike. Ky ėshtė njė pohim shumė domethėnės pėr atė qė deri mė sot na ėshtė paraqitur si hero i luftės pėr ēlirimin e Kosovės. Por e vėrteta e trishtuar ėshtė se Thaēi nė funksionin e Drejtorit tė Drejtorisė Politike ka pėrgjegjėsinė pėr vendim-marrjet pėr shumė nga veprimet pėr tė cilat akuzohen komandantėt e UĒK sot. Se ata nė shumė raste kanė zbatuar nė mirėbesim urdhrat qė e kishin origjinėn te Drejtoria Politike.

Sot ish-luftėtarėt dhe komandantėt e UĒK-sė, familjarėt e dėshmorėve tė tyre, kanė njė detyrim qė pėr tė vėnė nė vend nderin e UĒK, pėr tė hequr njollėn e turpit nga gjaku i pastėr i dėshmorėve tė denoncojnė publikisht Drejtorinė Politike tė UĒK si pėrgjegjėse pėr tė gjithė tė kėqijat dhe krimet me tė cilat ėshtė ngarkuar UĒK. Nėse ka ndonjė gjė me tė cilėn duhet tė merret Gjykata Speciale pėr Krime tė Luftės, qė do tė krijohet nė Prishtinė, kjo ėshtė Drejtoria Politike e UĒK e cila duhet tė shpallet organizatė kriminale dhe njerėzit e saj tė dėnohen si kriminelė, i pari ndėr ta Drejtori "legjendar", Hashim Thaēi.

Nė SHBA ka pasur gjithmonė dy linja, njė pro shqiptarėve tė Kosovės, njė kundėr. Nė mėnyrėn mė tė qartė pėr atė qė dėshiron tė kuptojė kėtė e tregon nė kujtimet e tij, tė keqpėrkthyera nė shqip, Komandanti i NATO-s gjatė fushatės ajrore kundėr Serbisė, nė 1999, Gjenerali Wesley Clark. Sot ėshtė koha qė tė bėhet beteja pėrfundimtare pėr Kosovėn qė tė mos lejohet tė prevalojė linja amerikane kundėr Kosovės, ajo qė e ka parė gjithmonė Drejtorinė Politike si njė asset tė saj shumė tė vlefshėm. Ata luftėtarė dhe komandantė tė UĒK, tė cilėt luftuan pėr ta ēliruar Kosovėn nga Serbia, tash, sė bashku me familjarėt e dėshmorėve, kanė detyrim qė tė bėjnė betejėn e fundit pėr ta ēliruar reputacionin UĒK-sė dhe Kosovėn nga Drejtoria Politike.

Nė zgjedhjet parlamentare tė qershorit Hasha kėrkon qė ta nxjerrė PDK-nė parti tė parė, qė tė mund tė sigurojė katėr vite tė tjera si Kryeministėr. Tashmė PDK ėshtė kthyer nė partinė private tė Thaēit, i cili me sa duket kėrkon qė tė rrijė nė krye tė saj deri kur Endriti, djali i tij tė bėhet nė moshė pėr tė zėvendėsuar prindin e tij, ashtu si Uka tentoi tė zerė vendin e prindit nė krye tė LDK.

Karriera politike e Hashim Thaēit, nė njė pikėpamje ėshtė shumė e ngjashme me atė tė Rugovės. Tė dy kanė nga njė periudhė ilegale tė karrierės sė tyre politike. Pėr Rugovėn kjo periudhė nis qė nga 24 maji i vitit 1992 kur ai u zgjodh President i Kosovės nė zgjedhje klandestine, dhe pėrfundon nė 18 mars 1999 kur Rugova firmoi Marrėveshjen e Rambouillet, me ē’ rast u angazhua pėr njohjen dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit tokėsor tė Jugosllavisė. Ky ishte mohim i drejtpėrdrejtė i referendumit tė vitit 1991 me tė cilin qytetarėt e Kosovės u shprehėn pėr shpalljen e Kosovės shtet (republikė) tė pavarur, prej ku u arrit deri te zgjedhjet e majit 1992 nga tė cilat Rugova doli si President i Republikės sė pavarur tė Kosovės. Pėr saktėsi, megjithatė Marrėveshja e Rambouillet nuk hyri nė fuqi se nuk u firmua nga serbėt, mund tė thuhet se mandati i Rugovės mori fund me njohjen prej tij dhe angazhimin pėr respektimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, tė 10 qershorit 1999, e cila e njihte Kosovėn si pjesė tė Jugosllavisė. Periudha e dytė e karrierės politike tė Rugovės nis nė qershor 1999 dhe pėrfundon nė janar 2006 me vdekjen e tij.

Pėr Hashim Thaēin, periudha e parė e karrierės sė tij politike nis nė 5 prill 1993, kur supozohet tė jetė emėruar Drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK, nė shtėpinė e Adem Jasharit nė Drenicė, dhe sipas atyre qė ka thėnė ai ka pėrfunduar nė shkurt 2000, ku u shkri Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės e kryesuar prej tij. Nė ndėrkohė, Thaēi kishte nisur fazėn e dytė tė karrierės nė Kosovėn e pasluftės si kryetar i PDK dhe si anėtar i Kėshillit tė Pėrkohshėm Administrativ tė Kosovės.

Kjo periudhė e dytė e karrierės sė Thaēit nisi nė tetor 1999 dhe vazhdon edhe sot e kėsaj dite, pra ėshtė shumė mė e gjatė se ajo e Rugovės.
Liderėt e qeverive tė pėrkohshme tė krijuara gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, sipas manualeve kominterniane, qėndruan nė pushtet deri kur i largoi prej tij vdekja. Nuk ėshtė ēudi pra qė sot, 15 vite pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Kryeministėr ėshtė prej gjashtė viteve ish-Kryeministri i Qeverisė sė Pėrkohshme tė kohės sė luftės! Por ėshtė njė ligj i pashkruar qė vlen pėr ata politikanė tė cilėt e nisin karrierėn si radikalė, dhe tė cilėt qėndrojnė gjatė nė politikė, qė tė shndėrrohen nė versione karikaturore tė politikanėve tė moderuar, si alternativė e tė cilėve kanė dalė tė parėt.

Thaēi sot ėshtė shndėrruar nė version karikaturial tė Rugovės, tė cilin e akuzonte pėr marrėveshje me Millosheviqin. Sot ėshtė Thaēi qė bėn marrėveshje me Serbinė dhe mėrzitet vetėm se nuk e pranojnė ende nė Beograd. Se e di qė pas kėsaj bėhet i paprekshėm, ose e thėnė ndryshe nuk ka rrezik qė ndėrkombėtarėt ta dėrgojnė nė burg, kur tė mendojnė se shėrbimet e tij nuk janė mė tė nevojshme.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė profil politiko-intelektual i Hashim Thaēit

Mesazh  Jon Sh prej 14.09.14 17:46

Shkrimi shum interesant...
avatar
Jon Sh

55


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi