Sufizmi - Mistika Islame

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:20

Adab i katėrmbėdhjetė - Devishi duhet tė qėndroj me Shejhun.

Nėse ka shejh,dervishi duhet tė qėndroj pranė tij,e nėse pėrpiqet qė halveti i tij(vend i izolimit) tė jetė pėrballė derės sė shejhut,nė mėnyrė qė ta shikojė sa herė qė tė dalė,kjo do tė jetė dėshmi e lumturisė sė tij.Ngase,mund tė ndodhė qė njė shikim(i shejhut) do ta shėndėrroj nė ari tė pastėr dhe nuk do tė ketė nevojė pėr luftė shpirtėrore (muxhahed).

Ngjashėm i ka ndodhur edhe Sejjid Jusuf el-Axhemit,i cili njė ditė kishte dalur nga havleti i tij dhe nuk kishte hasur asnjė dervishi pėr ta shikuar,andaj shikim i ra tek njė qen,i cili ishte para hyrjes sė xhamisė.Si pasojė e kėsaj tė gjithė qentė e kajros vepruan si qeni i pėrmendur;shkoni pas tij kudo shkonte dhe qėndronin me te kudo tė ndalej:Njerėzit befas filluan t'u sjellin nė emėr tė kurbanit bagėti dhe gjėra tė tjera,andaj shejhu urdhėroi t'ia sjellin qenin e pėrmendur,ndėrsa kur ia sollėn,i tha:"Ēypė!!!,kėshtu qė qentė tjerė po atė moment u larguan prej tij.Me kėtė rast shejhu kishte deklaruar:"Sikur ky shikim tė kishte rėnė mbi ndonjė njeri,ai do tė bėhej preijės (imam) dhe njerėzit do tė shkonin pas tij."

Sufijtė thonė qė dervishi nuk duhet tė marrė ndonjė udhėtim para se t'i pranohet tarikati, ngase ai udhėtim do tė mund tė ishte helm vdekjeprurės.

Imam el-Kushejri,Zoti e mėshiroftė,thotė:"kur Zoti ia dėshiron tė mirėn njė dervishi,Ai e lidhė pėr vendin e dervishllėkut tė tij dhe e angazhon pėrjetėsisht nė rrugėn e luftės sė tij shpirtėrore(muxhahed),ndėrsa kur ia dėshiron atė qė pėr te ėshtė e keqe,Ai e kthen nė gjendjen nė tė cilėn ka qenė para pendimit dhe nė vend se me Te e preokupon me kėtė botė."

Gjithashtu ka thėnė:"Gjithēka e bukur ėshtė nė lidhje me pragun e shejhut.Kur Zoti ia dėshiron robit atė qė ėshtė e mirė pėr te,para se tė stabilizohet nė vetėdijen e Zotit,Ai e lė tė shikojė prej njė vendi tė rrezikshėm nė tjetrin,andaj ai nė fund tė rrugėtimit tė vet do tė mbete i mbuluar me perden e mungesės sė mirėsjelljes sė kėrkuar,ose nevojėn pėr rrugėtime tė reja dhe takime me shejhlerėt tė tjerė e qė.me qėllim tė edukimit tė vet,tė mos lidhet me asnjėrin prej tyre."

Tė tillin nuk duhet ta obligojė me pasimin e tarikatit,meqė Zoti i Madhėruar nuk dėshiron ta lartėsoj nė nivele tė njerėzve tė shquar,ngase sikur tė dėshironte Ai,do tė lidhte pėr shėrbim njė shejhu,tė cilit do t'i jepte betimin pėr bindje tė plotė edhe nė atė qė i pėlqen edhe nė atė qė nuk i pėlqen.

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:22

Adab i pesėmbėdhetė - Tė dekalruarit e vazhdueshėm i dhikrit.

Dervishi duhet tė kuptojė havatirat (mendimet) e veta,ta pėrmisojė ahlakun (moralin, karakterin) e tij dhe me dhikėr tė vazhdueshėm ta dėbojė pakujdesinė nga zemra. Dervishi i sinqertė nuk duhet tė vendosė tė recitojė shumė Kur'an dhe tė falet shumė(nafile),ngase kjo ėshtė vird(detyrė e atyre qė kanė arritur) pėrsosmėrinė,ndėrsa detyra e vazhdueshme e dervishit ėshtė qė jashtėsinė dhe brendinė e vet ta pastrojė nga cilėsitė e qortuara,siē janė:zėmėrimi,mburrja,mendjelartėsia,egoizmi,lakim ia etij..,cilėsi qė e pengojnė tė hyjė nė hadretin (haremin,prezencėn) e Zotit tė Lartėsuar.

Ndėrsa kur tė pastrohet nga kėto cilėsi negative,atėherė ai mund tė recitojė shumė Kur'an, tė shoqėrohet me Hakkun,tė qėndrojė para tij nė namaz etj.Nė tė vėrtetė,kjo ėshtė renditja tė cilės i janė pėrmbajtur pėrfaqėsuesit e mirė tė gjeneratave tė hershme.

Sejjid el-Mersafi,Zoti e mėshiroftė,ka deklaruar:"Shejhlerėt nuk kanė mundur ta gjejnė ndonjė ilaē i cili do ta pastronte mė mirė zemrėn nga tė kujtuarit e vazhdueshėm tė Zotit tė Madhėruar.

Statusi i atij qė bėn dhikėr ėshtė si statusi i atij qė metalin e dryshkur e pastron me rėrė,ndėrsa statusi i atij qė nuk bėn dhikėr e kryen ibadete tė tjera ėshtė si statusi i atij i cili metalin e ndryshkur e pastron me sapun,ashtu qė atij ,pėrkundlr pėrpjekjes,pėr pastrim i duhet jashtėzakonisht shumė kohė qė ta pastroj atė.
Sejjid Omer ibni Farid,nė "Kelimetu - t- tevhid",thotė: Kjo karakterin e pėrmirėson

Pėr ēdonjėri qė e pinė
Dhe tė vendosur e bėn atė
Qė nuk ka qenė i vendosur.
Qė tė bėhet dorėlirė
Bėn ajo nga koprraci
Ndėrsa tė butė nė zemėrim
Kush ka qenė i ashpėr mė parė.

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:26

Adab i gjashtėmbedhjetė - Tė duruarit e fyerjeve,falja,kėnaqėsia dhe
pėrkushtrimi.


Nėse qėndron nė teqe ose nėse zbret nė ēarshi,dervishi duhet tė bėjė qė kryegjėja e pasurisė sė tij tė jetė durimi (sabėr)i fyerjeve dhe falja pėr secilin qė i bėn diē qė nuk i pėlqen nefsit tė tij,si nė teqe atyre qė janė nė ēarshi ashtu ose disa tė tjerėve ta parnojė vetėm me kėnaqėsi dhe pėrkushtim,e nėse kėtė nuk mundet,gjėja mė e vogėl qė mundet ėshtė qė kėtė ta pranojė me durim(ta bartė me sabėr).

Ngase,nėse nukj i bartė me durim veprimet e vrazhda tė vėllezėrve,ai nuk ėshtė i pėrshtashėm pėr tarikat,andaj duhet t'i bashkohet njerėzve tė zakonshėm dhe ta braktisė rrugėn sufiste.

Sejjid Ali el-Mersafi,Zoti e mėshiroftė,ka deklaruar:"Ebu Jezidi (El-Bistami) kishte qėndruar pikėrisht nė ato vende tė cilėt njerėzit nuk ia lejonin,andaj e fyenin dhe e nėnēmonin.Ai kėtė e bėnte pikėrisht pėr tė.qė ta ushtronte nefsin e vet(ta mėsonte me fyerje dhe nėnēmime),ndėrsa kur turma fillonte ta lavdėronte dhe falėnderonte,ai sakaq largohej nga ai vend."Kjo,me gjasė,ka qenė nė fillim tė rrugės sė tij.


Adab i shtatėmdhjetė - Injorimi i tė mirave tė kėsaj bote

Kur tė hyjė nė tarikat dervishi me zemėr nuk duhet t'i kushtojė vėmendje,asnjėrės prej tė mirave tė kėsaj bote qė i dalin nga dora,por ėshtė i detyruar qė tėrė dynjallėkun ta lidhė nė lėmsh dhe ta hedhė nė detin e humbjes sė shpresės qė ndonjėherė do tė gjejė dhe qė ari dhe pluhuri i dheut,nė vlerėsim dhe anim nga njėri apo tjetri,kanė vlerė tė njejtė,nė mėnyrė qė tė mos jenė konkurrentė dhe tė garojė me njerėzit qe e duan kėtė botė.

Ngase,kush garon me ta,kėlyshėt e dunjasė me kafshimet,gėrvishtjet do tė ndotin, mendimin e tij do ta pushtojnė dhe ta turbullojė gjendjen e tij,andaj do tė pushojė sė ndjekuri tarikatin.

Ebu-l- Kasim el - Kushejri,Zoti e mėshiroftė,deklaron:"Ēdo dervish nė zemrėn e cilit ka synime pėr ēfarėdo tė mirė dhe kėnaqėsi tė kėsaj bote quhet dervish vetėm formalisht,por jo edhe i vėrtetė.Ėshtė e papėlqyeshme qė dervishi ta braktisė sporvėn mė kryesore nė besimin tij,dhe pastaj ti kthehet sėrish dhe tė jetė rob i parasė dhe dirhemit,shtėpisė apo vazifės. Pėrkundrazi,pėr dervishin duhet tė jetė e njejtė,pati apo s'pati diē nga tė mirat e kėsaj bote,qė askujt,madje as zjarrputisti,tė mos i bėjė konkurencė nė garėn pėr tė mirat e kėsaj bote."

Kjo sqarohet me faktin qė robi nuk din ē'i ka caktuar Zoti i Madhėruar si nafakė,pėrderisa kėtė, pėr shembull,nuk e han,pinė,veshė etj.., e qė para kėsaj ai nuk e din ē'i ėshtė caktuar e tė garojė qė ta arrijė kėtė.Tė supozojmė se ai edhe e din ē'ėshtė nafakė e tij.ai nuk duhet tė garojė me askėn pėr kėtė,ngase atė nuk do tė mund ta largojė asnjėri prej tij, as mund ta ndajė qoftė edhe njė kafshatė nga kjo.Pos kėsaj,pėr tė mirat e kėsaj bote garon ai qė ka makutėri tė fortė pėr to,duke synuar pas asaj qė gjithēka t'i pėrkasė vetėm atij,e jo dikujt tjetėr.Ndėrsa diē e tillė nuk i ka hije atij qė ėshtė nė tarikat.

Diē e tillė,nė tė vėrtetė,rrjedh nga ata qe e duan kėtė botė.Ai qė e donė kėtė botė ėashtė si i verbėri i cili ndeshet me murin,andaj kapet pėr gjithēka qė prekė.nėse dikush ėshtė i tillė, ai nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr tarikat.Prandaj,o vėlla,assesi mos i vėn veshin ndonjė gjėje tė kėsaj bote qė do tė largojė nga Zoti yt.E nėse e dėshiron kėtė botė, atėherė kurrsesi mos u prezento si sufi - Zoti tė udhėzoftė.

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:31

Adab i tetėmbdhjetė- Synimi qė tė arrihet nivelet e larta sufiste.

Dervishi nuk duhet tė kėnaqet vetėm me hiqaje dhe rrėfime mbi ngjarjet e ndryshme qė i kanė ndoshur sufijve tė caktuar,e qė edhe vetė tė mos i arrijė nivelet e tyre,dhe tė flasė mbi ato nivele ashtu sikur t'i ketė arritu edhe ai,ngase kjo pėr dervishin ishte njė nga pengesat mė tė mėdha dhe nė tarikat llogarite si munafikllėk dhe tradhti.

Nėn supozimin qė dervishėt edhe pėrmendėsh e mėson "Risalen" e El-Kushejrit ose "Avariful-l-mearif" (tė Es-Suherverdit),ai atėherė do tė posedonte vetėm dituri (retorik)por jo edhe praktikėn e pasimit(nė tė cilėn do ta mishironte atė dituri),kėshtu qė ai nėse do ta pranonte rolin e shejhut,me kėtė dituri(pa praktikė)nuk mund t'i ndihmonte asnjėrit.

Kėto gjėra u ndodhin shumė kujt nė kohėn tonė por shumica e njerėzve nuk ėshtė e vetdijshme pėr kėtė dhe nuk dijnė pėr ēka bėhet fjalė nė tė vėrtetė kėtu,andaj tė tillėt, duke mos i njohur rangjet e sufijve,i llogaritin nė sufijė.Pra bėhet fjalė pėr ata qė vetėm verbalisht e transmetojnė kėtė dituri ndėrsa nuk e kanė pėrjetuar kėtė edhe mė pėrvojė.


Adab ėshtė. - Tė mos pranohet roli i myrshidit pa lejen e shejhut.

Dervishi duhet tė ketė kujdes pėr atė qė mos pranojė rolin e ligjėruesit,qoftė pėr aspekte formale qoftė pėr ato tė brendshme tė fesė deri atėherė kur shejhu i tij tė mos e konfirmojė pastėrtinė (ideologjike) pėrkryerjen e njė pune tė kėtillė.pa kėtė kushtė ai as nuk do tė duhej tė merrte dike si dervish tė vetin.

Ngas,kur ndonjė dervish do ta pranonte rolin tė mbajė ligjėratė mbi tesavvufin ose tė mėsojė tarikat para se tė shuhet zjarri i besherijjetit tė tij(natyrės sė tij njerėzore)edhe pa leje nga shejhu,ai me njė veprim tė tillė do tė ishte bllokuar nė rrugėn e vet,do tė ishte i mashtruar por edhe do t'i mashtronte edhe tė tjerėt,tė vėrtetat mbi tarikatin pėr tė do tė ishin tė fshehura dhe njerėzit nga ai nuk do tė kishin kurrfarė dobie.

Kėtė dervishi duhet tė kėtė parasysh dhe tė ruhet prej kėsaj ngase dashuria pėr famė dhe popullaritet mund ta sjellin nė huti dhe tė errėsojnė pasqyrėn e zemrės sė tij,ashtu qė nuk do tė mund ta dallojė tė vėrtetėn nga e pavėrteta,as tė kuptojė hallet e caktuara nė tarikat.

Shembulli i tij ėshtė si shembulli i atij qė ulet nė njė dhomė tė errėt dhe fillon tė pėrsiatė lidhur me atė ē'ka nė atė dhomė,me ē'rast,natyrisht,nuk do tė jetė nė gjendje tė kuptojė njėmend ē'ka nė atė dhomė pėrderisa ajo dhomė nuk ndriēohet(derisa tė mos fitojė dritė): Ndėrsa kur tė fitojė dritė atėherė do tė mund tė kuptojė dhe shikoj gjithė ē'ka nė tė,pa nevojė tė pėrsiatė pėr kėtė.

Sipas kėsaj dihet qė shejhu i cili dervishit tė vet ia lejon tė jetė vaiz(tė mbajė ligjeratė), ose tė jetė imam,apo ligjėrues,nė tė vėrtetė e mashtron atė dervish,pos nėse e ka njė hall aq tė fuqishėm i cili dervishit nuk do t'i lejojė devijim dhe cili do ta mbrojė nga gabimet, ndonėse kjo tek sufijtė e kohės sonė kjo ėshtė tejet e rrallė.

Mundet,gjithashtu, tė ndodhė edhe ajo qė shejhu tė shohė se nga njė dervish nuk mund tė dalė asgjė nė tarikat, andaj e ka lėnė thjeshtė tė bėjė si tė dojė nga ajo qė ėshtė e lejuar (mubah), ndėrsa krejt kjo nga adabet ndaj Zotit tė Lartėsuar,Cili kėtij dervishi nuk i ka caktuar tė jetė nga ata qė do tė jenė nė tarikat dhe tė jetė i denjė pėr tarikat, kėshtu qė nė kėtė rast nuk do tė thotė se shejhu dervishin e tillė e ka mashtruar,porse bėhet fjalė pėr njė aspekt krejtėsisht tjetėr tė shikimit tė kėtyre gjėrave.

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:35

Adab ėshtė largimi nga ajo qė e mbytė zemrėn.

Dervishi duhet tė largohet nga ēdo gjė qė e mbytė zemrėn e tij,siē ėshtė llomotitja, moskujdesi(ndaj Zotit) e tė tjera, ngase ėshtė vėrtetuar qė kjo e mbytė zemrėn, ndėrsa puna e dervishit nuk ėshtė tjetėr pos krijimi i predispozitave pėr ringjalljen e zemrės, edhe atė ashtu qė do tė braktisė ēdo gjė qė e largon nga Zoti i Madhėruar. Ngase zemra e insanit ėshtė si bosht i rrotės sė mullirit;nėse ai thyhet,as mulliri nuk do tė punojė,e nėse janė dy boshta,rrota mė nuk do tė mund tė lėvizė.

Dervishėve nė teqe u kanė preferuar qė ēdo mėngjes para namazit tė sabahut 40 herė tė recitojnė:"Ja Hajju Kajjum,la ilahe il-la Ente."Kjo pėr arsyese se na ėshtė transmetuar qė Ebu Muhammed el-Kettani,njė nga shejhlerėt e tarikati,ėndėrr e kishte parė Pejgamberin, s.a.v.s..,dhe i kishte thėnė:"O Pejgamber i Zotit,lute Zotin qė t'mos mė vdesė zemra", ndėrsa Pejganberi s.a.v.s..,ishte pėrgjigjur:"O Ebu Muhammed,ēdo ditė recito nga 40 herė 'Ja Hajju Ja kajjumu,la ilahe il-la Ente,' dhe zemra do tė ngjallet."

Adab ėshtė me veshmbathje t'i pėrshtatet sufijve

Kur betohet pėr pasimin e rrugės sufiste,nėse veshmbathja e tij dallon nga ajo qė ėshtė e zakonshme tek sufijtė,siē ėshtė ajo e bujqėve,ushtarėve pao ndonjė zanati tjetėr,dervishi mėnyrėn e tij tė veshjes duhet ta ndryshojė dhe harmonizojė me atė qė ėshtė karakteristike pėr sufijtė.

Pra, nėse dallon prej tyre,duhet tė pėrshtatet.Natyra e punės ua imponon kėtė,ushtarėt kanė veshjen etyre,ndėrsa policėt tė veten.Kėshtu sufijtė e kanė mėnyrėn e tyre tė veshjes:"Loji me lloj",siē deklaron hazreti Mevlana.Sepse veshja flet shumė pėr ty.Kur takon njė i cili din tė lexojė mirė,veshja yte atij do t'i thotė shumė pėr ty.

Shejhlerėt deklarojnė:"Muridi ėshtė i obliguar tė ndėrrojė tri gjėra,edhe atė;veshjen, shoqėrinė (e cila e ka larguar nga Zoti)dhe frymėmarrjet"(qė tė marrė frymė ndryshe,tė marrė frymė si dervish,dhe jo tė dihatė),duke u kujdesur qė asnjė frymėmarrje tė veten tė mos e shpenzojė pėr tė qenė i padėgjueshėm,ndėrsa nė rivajetin tjetėr nė rendin e katėrt pėrmendet edhe 'ndyshimi i ēehres' (fizonomosė,pamjės sė fytyrės),e kjo ėshtė qė tė ngyset ndaj ēdo gjėje qė e largon nga Zoti i tij,ashtu qė njerėzit t'i ikin shoqėrimit me te. Sufijtė i kanė nxitur dervishėt nė atė qė me fizionominė e tyre tė gjasojnė me sufijtė,nė mėnxrė qė ky pėrgjasim pastaj tė kalojė nė brendinė e tyre.

Dijetarėt kanė thėnė:"Njerėzia kufizohet nė atė qė njeriu stoliset me karakter tė atyre qė i gjasojnė atij nė kohėn dhe vendin e tij.
(Ta pranosh karakterin e tyre-kjo ėshtė e njerėzishme, tė pranosh cilėsitė e karakterit, etikės, moralit tė atyre njerėzve tė cilit ti,nė njė kohė,dėshiron t'i imitosh.)

Nėse dikush nuk i pėrmbahet kėsaj,ata do tė konsideronin qė ai ka dėshtuar nė njerėzi,si shembull,kur kadiu do ta veshte veshjen e bujkut,apo tė vente nė kokė ēallmen e bujkut.
Njė fjalė e urtė thotė:"Ha ē'tė dėshiron shpirti (atė qė ėshtė hallall),ndėrsa vish ashtu si vishet lloji yt.

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:40

Adab ėshtė mosndėrprerja e dhikrit gjersa tė mos pėrjetohet gajbijjeti.

Kur vetė tė fillojė tė mėsojė dhikrin,dervishi9 nuk duhet tė ndėrprejė kėtė mėsim krejt derisa tė pėejetojė gajbijjetin (largimin edhe vetja edhe nga krijesat).Ngase dhikri edhe ėshtė caktuar pėr tė hyrė nė hadret (nė prezencė) Hakkut tė Lartėsuar.(Nė mėnyrė qė Ai,Lavdiploti,tė jetė i pranishėm,ti duhet tė mungosh.Dy nuk munden.Ky ėshtė gajbijjet-mungesė nga vetvetja.Prezenca ėshtė njė.Nuk mund tė jesh prezent edhe ti edhe Ai, Lavdiploti.)

Gjerisa dervishi (me njėrėn prej shqisave) dėshmon (shikon apo ndjen) ēkado qoftė nga e krijuara,kjo do tė thotė se ai ende nuk ka hyrė nė hadret (perzencė)tė Hakkut tė Lartėsuar. Pastaj,kur tė hyjė nė kėtė hadret dhe kur zemra e tij tė pėrjetojė prezencėn e Hakkut tė Lartėsuar,ai atėherė duhet tė heshtė (duhet tė pushojė sė bėri dhikėr), ngase atėherė,me shikimin e Zotit Lavdiplotė,shqiptimi formal i fjalėve tė dhkirit e humbė ēdo kuptim.(Kjo do tė ishte sikur qė Zoti ėshtė ulur pranė teje,dėrsa ti megjithatė e thirrė njė Zot.Kjo do tė ishte edepsuzllėk).

Mandje,ai qė ėshtė nė kėtė prezencė edhe sikur tė dėshironte t'i bėnte dhikėr Zotit me gjuhėn e tyre nuk do tė ishte nė gjendje tė shqiptojė fjalėt,ngase prezenca e tillė ėshtė e shoqėruar me ndjenjė tė atillė tė aso frike shpirtėrore dhe devotshmėrie sa pesoni heshtė tė nemitet (nga Lartėsia dhe Madhėria e allhut).

Kjo pėr arsye se nė adab(mirėsjellje) tė atyre qė hyjnė nė kėtė hadret bėn pjesė tė heshtin dhe me gjuhė tė mos deklarojnė asgjė,e nėse atėherė nuk heshtin,del si i pasjellshėm. Prandaj,dervishi nuk duhet tė kėpusė dhikrin derisa tė mos e pėrjetojė gajbijjetin(gjersa tė mos humbė ndjenjėn edhe pėr vete edhe pėr botėn e gjallė):Nėse ai do ta ndėrprente dhikrin para pėrjetimit tė gajbijjetit,nė aspektin e rezultatit qė pritet nga dhikri.d.m.th..,nė aspektin e ngritjes(shpirtėrore),ai sikur tė mos kishte bėrė fare dhikėr, ndonėse pėr kėto reciteime shėnohen(dhe llogariten)veprat e mira.

Esh - Shibli,Zoti e mėshiroftė,ka thėnė:"Kush e pėrmend vėrtetė Zotin e Madhėruar,ai pranė Tij e harron ēdo gjė tjetėr".

Ndėrsa El-Xhunejdi,Zoti e mėshiroftė,ka deklaruar:"Kush e shikon krijesėn(hallk)nuk e shikon Krijuesin(Hakkun),ndėrsa kush e shikon Krijuesin nuk i shikon krijesat(andaj as veten,ngase edhe ai ėshtė krijesė),pos nėse ėshtė njė nga njerėzit e pėrsosur(Kamil).(Ata mund ta bėjnė ehde njėrėn ehde tjetrėn,mirpo edhe ata paraprakisht e kalojnė kėtė fazė).
Ndėrsa,Ali el-Mersafi,Zoti e mėshiroftė,ka deklaruar:"

Kur muridi me ngul dhe vendosmėri e pėrmend Zotin e vet,atij nė rrugė(tarikat),pa kurrfarrė ndėrprerje,distancat midis niveleve(mekameve)tė ndyshėm thjeshtė tkurren, kėshtu qė ai nė njė orė mund ta kalojė rrugėn tė ciliėn tė tjerėt e kalojnė pėr njė muaj e mė shumė.

Gjithashtu ka deklaruar:"Dervishi i cili udhėton me dhikėr ėshtė sikur shpeza,e cila niset nė hadretin e afrisė sė zotit,ndėrsa devishi i cili si mjet nuk e shfrytėzon dhikrin ėshtė si personi i ngathtė dhe dobėsuar,i cili e bėn njė lėvizje dhe ndalet,pastaj tjetrin,kėshtu qė edhe pėrkundėr asaj qė caku drejt cilit synon ėshtė i largėt,nė kėtė mund ta kalojė edhe tėrė jetėn e tė mos arrijė deri te Ai Cilin e synon."

Gjithashtu ka deklaruar:"Njėri prej adabeve tė komunitetit ėshtė qė kur tė bėjė dhikėr me shejhun,tė mos e kalojnė atė qė ai u bėn shenjė(isharet):Kėshtu, nese ai i bėn shenjė se duhet tė heshtin,ėshtė adab qė asnjėri prej tyre tė mos fillojė tė bėjė dhikėr pėrdersa tė ketė ndjenjėn(pėr vete dhe botėn pėr rreth),e nėse do tė vazhdonte tė bėjė dhikėr edhe pėrkundėr asaj qė nuk ėshtė nė gjendje tė gajbijjetit,kur nuk din as pėr vete as pėr tė pranishmit,recitimi i tij i dhikrit do tė paraqetmmunafikllėk i pėrzier me edepsellėk,ngase shejhu atyre kurrė nuk do t'u thotė:'heshtni!',pa lejen(izėn) nga Hakku i Madhėrishėm,nė mėnyrėn e njohur pėr sufijtė,ndėrsa kundėrshtimi i lejeve tė Hakkut(qė vie pėrmesshejhut) do tė jetė dalje nga suazat e mirėsjelljes.(adabeve).

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:45

Adab ėshtė tė jesh vazhdimisht aktivė dhe tė luftoshė kundėr pėrtacisė

Dervishi gjithnjė duhet tė jetė aktiv,duke mos i lejuar vetes pėr asnjė moment tė jetė pėrtac.Kėshtu,ai duhet tė ruhet qė nafilen tė mos e falė ulur,nėse mund ta bėjė nė kėmbė, ose,duke qenė ulur,tė shtrihet pėr tė marrur diē.ndėrsa mund tė ngritet,apo nėse shejhu e dėrgon nė qytet pėr tė blerė diē,e ai tė pyesė:"Mos duhet edhe diē tjetėr,qė t'i kryejė pėrnjėherė tė gjitha,e tė mos shkoj disa herė",pos nėse kjo nuk ėshtė pėr shkak tė pėrtacisė por nga frika qė me dalje tė shpeshtė nė qytet do tė bjerė nė sprovė.(Nėse frikohet se do tė sorollatet pa lidhje dhe qė kjo t'i kalojė nė hall.Do tė thotė nijeti ėshtė me rėndėsi.)

Kush bėn diē nga qė u theksua,ai ėshtė i paaftė dhe i pa pėrshtatshėm pėr tarikat. Gjithashtu,nė pėrtacinė e dervishit bėn pjesė edhe ajo qė kėrkon mjet transporti(kafshė pėr kalėrim,sot makinė,motoēiklet, biēikletė)kur shejhu e dėrgon ta kryejė ndonjė punė ose tė sjellė diē,nėse ai kėtė mund ta kryejė kėmbė apo ta sjellė me vete.Pėr te kjo vetėm qė nuk mund duhet tė jetė e rėnd,porse duhet tė ketė nder t'u shėrbejė(bėjė hizmet) sufijve dhe ta durojė lodhjen pėr t'ua plotėsuar kėrkesat.

Prandaj,kur shejhu e shikon qė dervishi anon kah lehtėsimet dhe rahatia,nuk duhet tė lodhet me kėtė,por duhet t'i thuhet qė ta lerė dervishllėkun dhe tė merret me ndonjė zanat ose detyrė,ngase secilit i lehtėsohet ajo pėr ēka ėshtė krijuar.(Njė dervishi ,sa herė qė i thuhet nga shejhu i tij diē ai duhet tė pėrgjigjet pozitivishtė nė kryerjen e asaj detyre.Nuk ėshtė vėshtirė ta kryshe atė .Askush nuk kėrkon tė kryesh ndonjė mrekulli.)

Adab ėshtė vendosmėria nė pagjumėsi,uri,izolim dhe dashuri ndaj shejhut

Dervishi,edhe me trup edhe me vepėr,duhet tė jetė jashtė zakonisht i durueshėm dhe i vendosur nė pagjumėsi,uri(aghėrim)dhe izolim nga njerėzit.

Ibrahi ed-Dusuki ka deklaruar:"Rruga drej Zotit tė Madhėrishėm i mposhtė tė fortit, copėton mushkėritė,dobėson trupin,shkakton pagjumėsi,lėngon zemrėn dhe shkrinė zemrat e zemrės.(Kalb dhe fuad.Fuad ėshtė zemra e zemrės.Kalb ėshtė krijuar nga fjala arabe "kalabe - jukalibu"- tė rrotullohesh.Zemra ėshtė ajo qė rrotullohet vazhdimisht.Fuad rrjedh nga fjala "fajda"- dobi,kur zemra fillon tė eksploatojė atė qė mund tė ofrojė dobi. Thuhet:"Zemra sėmuret".A u kujtohet ilahia e cila thotė:"Nga ashku je sėmurė,ilaēi tė duhet".Do tė thotė,e ka kapluar ashku - kjo ėshtė sėmundje pozitive.Pėr tė kėtu bėhet fjalė.Vuan pėr dikėn.ėshtė e sėmurė pėr diken.)

Gjithashtu ka thėnė:!Ajo nė ēka dervishi duhet tė mbėshtete mė sė shumti ėshtė dashuria ndaj shejhut,pėrkushtimi ndaj tij,mosvėnia e inatit me te dhe mos kundėrshtimi i asaj qė ai e donė dhe urdhėron.(Qė qetė dhe pa kundėrshtim ta pranojė atė qė e dėshiron shejhu.Dotė thotė ta pėrjashtojė dėshirėn e vet.Kur tė mos ketė dėshirė tė vetėn,kur tė mbete pa tė,atėherė dėshira e shejhut do tė rrymojė nė te.)

Nėse dashuria e tij ndaj shejhut dhe pėrkushtimi ndaj tij ēdo ditė shtohen,do tė ruhet nga ndarja(nga shejhu dhe shoqėria)dhe nga pamundėsia e gėzimit tė ndihmės,ngase disa pengesa,pėrpjetėza,lakesa dhe unaza dervishin mund ta ndajnė(nga tarikati dhe ata qė janė nė tarikat)dhe ai tė bjerė nė situatė qė tė mos mundet t'i ndihmohet dhe tė mbulohet nga caku."(kthimet prapa,d.m.th..,shikimi pas:sikur tė ishte!Pėrse s'e bėra kėtė?I ka shpėtuar,nuk ka siguruar asgjė nė jetė.nė qitap shkruan,kur nė hallkė kanė qenė,aty mėsohet,ndėrsa dervishit i bie ndėr mend,i shkrepė idea:"Shiko,unė jam kėtu,duarthatė,diē mėsojmė",ky ėshtė arsimim,ndėrkaq q[ ishte artar.Nė atė moment hazreti Mevlana arin ia derdhi nga mėng para tij.

Pastaj,rredhat unazore,d.m.th.Qarkullimi nė vend,si kur maēoku kapet pėr bishti,ndėrsa krejt kjo e ndėrprenė mbėshtetjen, ndihmėn dhe e fshehė muridin nga caku,nga dėshira e vėrtetė.)

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:47

Adab ėshtė largimi nga ata qė shpifin pėr sufijtė.

Gjithashtu,njė nga gjėrat pėr ēka dervishi duhet tė kujdeset ėshtė tė largohet nga ata qė shpifin pėr sufijtė dhe atyre qė janė nė tarikat i pėrshkruajnė se janė mashtrues (pra,tė ikėsh nga ata qė sulmojnė dervishėt,e ata janė minkirė),dhe tė cilėt trillojnė pėr ta,ngase ai qė merr guxim tė flas kundėr sufijve(duke gėnjyer dhe trilluar gjithēka),atė Zoti e urren dhe zemėrohet me te(Zoti,xh.sh..,Na ruajtė),ashtu qė pas kėsaj nuk mund tė shpėtojė kurrė,edhe nėse bėn ibadete sa tė gjithė njerėzit(e zakonshėm)dhe tė gjithė xhinėt.

(Pos ibadeti tė pejgamberėve dhe njerėzve tė shquar.Prandaj,nuk do ta shpėtojė as ibadeti thekalejna - i xhinėve dhe njerėzve,pos i pejgamberėve dhe njerėzve tė shquar. Hadithi thotė:"Zoti,xh.sh.,mė shumė e pėlqen xhezben e njė mexhzubi se ibadetin e thekalejnit".Nuk mendohet kėtu nė pejgamberėt dhe njerėzit e shquar,por nė xhinėt dhe njerėzit e zakonshėm.)

Nėse tė thuhet:"Si mund ta dinė qė Zoti,xh.sh.,e donė njė rob?,pėrgjigja ėshtė se nė kėtė e kuptojmė nė bazė tė asaj qė ai e ka dashurinė ndaj Zotit tė Madhėrishėm dhe qė Atij,Lavdiplotit,i afrohet me ita'at(bindje,dėgjueshmėri) dhe qė kryen shumė nafile.(Kėta janė argumente.nėse njeriu ėshtė i bindur dhe kryen shumė nafile,kėto janė dėshmi tė dashurisė.Kjo ėshtė nė pajtim me ajetin:"Thuaj:Nėse e doni All-llahun,atėherė ejani pas meje qė Zoti tė ju dojė,t'ju falė mėkatet tuaja."(3/31)

Kur e shohim dikė duke bėrė kėtė,jemi tė obliguar ta duam dhe na ėshtė ndaluar ta urrejmė, ndėrsa nuk ėshtė jona t'i copėtojmė zemrėn(duke shpupurishur nė tė)tė kuptojmė nėse ai ėshtė ai nė kėtė muhlis apo murail(ėshtė i sinqertė,i pastėr,apo kėtė e bėn pėr dikėn ose diēka tjetėr),ngase kjo ėshtė ēėshtje e Zotit dhe jo jona.


Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:50

Adab ėshtė ngritja e hershme,kryerja e sunetit dhe virdeve,mos mėkatim dhe mosdeklarimi i pohimeve pėr vete.

Ibrahim ed-Desuki ka deklaruar:"njė nga alametet e jovėrtetėsisė sė pohimit tė devishit se ėshtė krejtėsisht i sinqertė nė dashurinė ndaj Zotit ėshtė ajo qė nė mėngjes flenė, ngase e lėshon rastin qė me pijen e dashurosė tė furnizohet nga kupa e afėrisė sė Tij."

Gjithashtu ka thėnė:"Dervishi nuk mund tė hyjė nė afėrinė e prezencės sė Zotit tė vet nėse nuk lė gjithēka pos Tij;edhe mekamet,edhe derexhet,edhe kerametet,edhe ēdo gjė tjetėr.(Qė nė ambicien,qėllimin e tij nuk ka cak as mekamet,as derexhet,as mundėsinė e ndyshimit tė ligjeve tė natyrės,as kerametet.Nėse kjo e preokupon,atėherė ai nuk ėshtė dervish i sinqertė.Ai nuk kėrkon asgjė nga kjo,por kėrkon kėnaqėsinė e Zotit,xh.sh.)

Gjithashtu ka thėnė:"Dervishi qė e pranonė fetvanė e Iblisit se Zoti i Madhėrishėm nuk do ta dėnojė pėr arsye se i lėshon sunnetet dhe virdet zė nė thua nė rrugėn e tij,kthehet pas dhe nuk arrin qėllimin,ngase shejtani dervishit i udhėron qė t'i qaset lehtėsimeve tė cilat Sheriati i lejon vetėm pėr arsye qė kėshtu,gradualisht,tė shpjerė nė mashtrim dhe mėkat.

Nėse dervishi vepron sipa kėtyre lehtėsimeve,ai mė pas do ta nxitė edhe nė kryerjen e asaj qė Sheriati nuk e lejon(vesvese):'kjo ka qenė e caktuar pėr ty edhe para se ke qenė fare!'Duke iu afruar nga ana tjetėr,do t'i pėshpėritė:'Ti tashti je njė nga monoteistėt e pastėr,nga ata qė shohin se askush tjetėr as bėn gjė pos Zotit tė Madhėrishėm',dhe kėshtu do tė humbet siē janė humbur edhe tė tjerėt,ngase as pendohet as kėrkon falje pėr mėkatet e veta."
(tani shejtani do tė fillojė t'i mbajė edhe derse,andaj edhe fatin do ta lidhė,duke deklaruar:"Ti je nė teuhid,La fa'ile'ila-llah- nuk ka nė aksion pos Zot,andaj ē'je ti jator pėr kėto harame?"fillon shejtani tė mbajė edhe vaize e dialogje tė tėra.Pėr shkak tė vesveseve tė tilla dervishi fiton bindjen se ėshtė i drejtė,andaj nuk pendohet,kėshtu qė nė pozitė mė tė mirė vie ai qė gabon ndėrsa ėshtė i vetėdishėm qė gabon,ngase atėherė bėn istigfar.)

Gjithashtu ka thėnė:"Dervishit i kushtėzohet qė tė hyjė ndėr njerėzit qė ruhen mė sė shumit nga mėkatet,tė mund tė qėndrojė pa gjumė dhe tė bėjė ibadet,ngase sa mė shumė tė ketė nė shėrbim tė Zotit tė vet,kjo do t'ia shtojė mė shumė afėrinė dhe mirėsinė".

Gjithashtu ka thėnė:"O dervish,ruaju mirė nga pohimi qė e adhuron Zotin e Madhėruar nė mėnyrė tė pėrsosuar e qė pas kėsaj tė jesh i pabindur ndaj Tij,ngase nėse je i padėgjueshėm, gjuha e prezencės sė Tij tė latėsuar mund tė deklaroj:'Mjeri ti,si nuk ke turp nga Unė?Ē'u bė me pohimin tėnd qė sinqerisht dėshiron tė arrish nė afėrsinė Time?

Pėrse nuk i pastron rrobat tua,pėr tė hyrė nė shoqėrinė Time?Sa shumė herė i ke pėrlyer kėmbėt tua mė mėkate!Sa shumė flenė"Tė dashurit e Mi i kanė pastruar kėmbėt,ndėrsa ti pasha madhėrinė dhe lartėsinė Time,gėnjeshtari duke shprhur pohime(pėr mirėsinė e tij)!"gjithashtu ka thėnė:"Zoti i madhėrishėm do tė polrmizoj me secilin dervish i cili nė rrugė tonė(tarikat)arrinė famė(do tė thotė,tarikatin e pėrdor pėt tė arritu famė),nėse tarikatit nuk ia jep tė drejtėn e tij (hak)dhe nėse luan me tė."

Ka thėnė,gjithashtu,edhe:"Kush na tradhton,mos qoftė,e nėse nuk pranon mėsimi nga fjalimi ynė,tė mos afrohet me rendin tonė,duke mos u zėnė pėr asgjė,ngase ne nga fėmijėt tanė (nxėnėsit)e duam vetėm atė qė ėshtė inteligjent dhe i stolisur me virtytet morale(qė ėshtė i edukuar),nė mėnyrė qė zemra e tij tė jetė e pėrshtatshme qė nė tė ta fshehim fshehtėsinė tonė.Prandaj,o fėmijėt e mi,nėse jeni tė sinqertė nė dervishllėk,mos e pėrlyeni kėtė rrugė timen,mos luani me atė nė ēka jam vėrtetuar unė,mos trilloni pėr vete sinqeritet dhe jeni tė pastėr (besnik)-do tė jeni tė shpėtuar.

Ngase kur ne ua kemi plotėsuar drejtėn tonė ashtu qė do tė dėgjoni dhe pranoni porosinė, ndėrsa unė nuk ju urdhėrojė asgjė tjetėr pos asaj qė ju urdhėron Zoti dhe Pejgamberi juaj,s.a.v.s."

Ka thėnė gjithashtu:"Njė nga treguesit e dervishit tė sinqertė ėshtė ajo qė ai kurrė nuk pohon:"Unė do ta bėj kėtė apo atė ibadet tė rėndėsishėm dhe tė madhė,ngase Zoti i Madhėrishėm tė gjitha ata qė shprehin pohime tė tilla i pengon dhe ua pamundėson kryerjen e njė ibadeti tė tillė,mandje edhe nėse deri atėherė janė tė barabartė me thekalenjėt (njerėzit dhe xhinėt),lėshohen,mandje edhe nėse janė mubarek (tė brekuar), bijnė."(Nuk ka ngritje koke.Menjėherė Zoti do tė vejnė nė sprova,sapo tė fillosh me pohime tė tilla.Mandje as mos qeshni kur dikush diē gabon.Mos u gėzohuni,mos u argėtoni - kjo do tė vejė nė sprovė.Porse kėrkoni:"Zoti e ruajtė.Allhu e ndihmoftė!"Fshehunu! Kini kujdes!")

Ka thėnė edhe:"Nėse dervishi i sinqertė e lė anash rishqyrtimin e nefsit tė vet,duke e akuzuar nė atė rishqyrtim pėr dyfytyrėsi dhe hipokrizi,do tė dėshtojė me ata qė kanė dėshtuar.E ēka tė thuhet pastaj pėr devishin e pasinqertė!?"
(Nėse njė dervish i sinqertė nuk e pėrfillė dialogun,polemizimin me nefsin e tij,rishqyrtimin e nefsit,i cili e bartė,ngase cilėsia e nefsit ėshtė qė vazhdimisht synon ta bartė nė rijallėk - qė t'i lajkėtojnė njerėzve,andaj vazhdimisht e pritė:"A ėshtė kjo pėr hir tė riajllėkut?",e rishqyrton kėtė,a ėshtė ndonjė amel,ēkado qoftė,pėr hir tė dikujt apo diēkahit pos pėr hir tė Zotit xh.sh,,.dhe pastaj synon ta dėrgojė nė nifak,nė demagogji.Nefsi e dėshiron rijallėkun- qė tė tjerėt ta shohin,e dėshiron nifakun.Ai do tė dėshtojė me tė tlerėt qė kanė dėshtuar.Prandaj,asgjė prej kėsaj nuk duhet tė kalojė nė nefs.Duhet ndalur rrugėn dhe thėnė."Jo! Mandje as nuk do tė falem - nėse kjo ėshtė pėr hir tė rijallėkut!")

Gjithashtu ka thėnė:"Njė nga treguesit pėr dervishin e dervishit tė sinqertė ėshtė ai qė ky, pėr shkak tė fortėsisė sė vendosmėrisė sė tij,nivelet nė tarikat i arrin duke mos e hetuar kėtė,ngase ėmbėlsia e Zoti tė tij bėn qė ai tė harrojė lodhjen e gjatė."(Kjo ashpėrsi e vendimit do t'i sjellė aso fryte sa kėto lartėsi do t'i arrijė duke mos e hetuar fare.

Nėse ėshtė i vendosur,vetėm pėr hir tė Zotit.Ka nijet(qėllim),por edhe azm(vendosmėri) pėr ta bėrė kėtė.Pastaj kėnaqėsinė e afrisė sė Zotit aq e mahitė sa ai nuk i vėren vėshtirėsitė, i mashtruar nga kėnaqėsia e afėrisė sė hadretit tė Zotit.)

Gjithashtu ka thėnė:"Njė nga treguesit e dervishit tė sinqertėė ėshtė qė ai sillet nė kundėrshtim me shumicėn e njerėzve,kėshtu;nėse dikush prej njerėzve tė mirė e qorton,ai atė e nderon;nėse me tė kėputė lidhjet,ky i ndėrton rishta;nėse ai nuk i pėlqen,ky e lėvdėron."(Do tė thotė,bėn krejtėsisht nė kundėrshtim me shumicėn e njerėzve,ngase njerėzit duan tė jenė me ata qė i lėvdojnė.)

Ndėrsa,sa i pėrketė armiqėsive ndaj tij i shprehin munafikėt,kėsaj shumė nuk i kushtohet vėmendje,ngase ata janė armiq edhe tė tė dėrguarve edhe tė pejgmaberėve.(Do tė thotė,ndaj njerėzve tė mirė bėhet siē u theksua,ndėrsa sa i pėket munafikėve,atyre nuk u kushton vėmendje-me ta nuk do tė krijoj lidhje,as do t'u afrohet,ndaj tyre nuk do tė tregohet siē tregohet me njerėzit e mirė dhe tė ndershėm.)

Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:53

Adab ėshtė kėmbėngulja nė mėsimin e virdeve dhe largimi nga shoqėria me tė pakujdesshmit.

Nė mėsimin e virdeve (detyrave),qė ia jep shejhu i tij,deerivishi nuk guxon tė lejojė ta pushtojė mėrzia,ngase Zoti ka bėrė qė mbėshtetja e ēdo shejhu,sekreti i tij dhe sekreti i rrugės sė tij tė pasqyrohet nė virdet qė ai ua jep dervishėve(me cilėt i obligon dervishėt), mdėrsa ai qė e lė virdin,me kėtė ai ka kėputur lidhjen me shejhun e vet.

Shejhlerėt janė unanimė nė atė qė nėse dervishi e kėputė(e le)virdin,po atė ditė i ndėrprehet (privohet) mbėshtetja.Kjo pėr arsye se tarikati ėshtė rruga e pranimit tė sė vėrtetės,uljes sė shikimit dhe pastrimit tė zemrės,duarve,organeve seksuale dhe gjuhės, dhe ai qė largohet nga kjo qė u pėrmend,tarikati e mohon,mandje edhe pa dėshirėn e tij.(Do tė thotė ai pos konfirmimit - tasdik,dhe sqarimit praktik - tahkik,qė kjo rrugė ėshtė e drejtė,duhet tė kryejė edhe vepra tė mira,tė ulė shikimin,atje ku ėshtė obligim tė ulet shikimi,ta pastrojė zemrėn,tė ruaj vendet e turpit,gjuhėn etj.Nėse nuk bėn kėsisoj,tariki do ta mohojė.Do tė thotė,ky ėshtė tariku,kjo ėshtė domethėnia e tarikut.)

Ibrahim ed-Desuki,Zoti qoftė i kėnaqur me tė,ka deklaruar:"Dervishi ėshtė i obliguar qė tėrė vendosmėrinė e vet ta orientojė nė njohjen praktike dhe jo vetėm atė teorike tė rrugės."

Dervishit tė vet i kishte thėnė:"Biri im,nėse je i sinqertė,lėre anash formėn tėnde dhe mbaju pėr zemrėn tėnde,dhe mbahu heshtjes,duke mos u lėshuar nė asnjė diskutim apo retorikė tė zbukuruar prej cilėve nuk ka dobi,dhe ji i vendosur,dhe shalo atin e tarikatit.

"Pastaj ka shtuar:"Ah,ah,ah,sa e ėmbėl ėshtė kjo rrugė,sa madhėshtore ėshtė,sa e hidhur ėshtė,sa shumė vret,sa shumė ringjallė,sa i ėmbėl ėshtė,sa i rėndė ėshtė,sa i madhė ėshtė,sa shumė kurtha ka nė tė,sa shumė mbėshtetje,sa i mrekullueshėm ėshtė rezultati i saj,sa i thellė ėshtė deti i saj,sa shtazė,egėrsira,akrepa dhe gjarpinjė presin nė tė."

Gjithashtu ka deklaruar:"Si mundet dikush prej jush tė pohojė se e dashuron Lejlanė,nėse edhe ditė edhe netė,nė vend me tė,i kalon me ata qė e kritikojnė dhe qortojnė,mohojnė pjestarėt e saj,nga padituria e kundėrshtojnė dhe tradhtojnė betimet qė i kanė dhėnė?"
(Kėtu Lejlaja ėshtė personifikim i qenies sė dashur - Hakkut tė nderuar , Pejgamberit. Ata,mohuesit,e kanė qėllimin aty,ndėrsa ti endesh me ta!Mos u shoqėro me tė tillėt,pos sikur shkon nė hall - duhet tė fitosh.Mirėpo sapo tė mbarosh punėn,ik nė shtėpi!Nė hall nuk duhet tė qėndrosh i ndrojtur.Kėto janė pnė tė domosdoshme;nėse kundrėmon,mbylle hundėn,mbaro punė dhe ik!)

Ndėrsa Lejlaja i shfaqet dhe zbulohet pikėrisht atij qė ėshtė thelluar nė dashuri ndaj saj dhe kush nuk dėgjon ata qė e mohojnė qoftėatė,qoftė ata qė i pėrkasin asaj. (Jo vetėm tė mos lejojė mohimin e saj,por as mohimin e atyre qė i pėrkasin asaj.)

Ajo nuk donė atė qė e donė dikė tjetėr pos asj,pos me lejen(izėn)e saj.Mandje,ajo nuk donė as atė cilit i hyn nė zemėr vetėm ideja pėr tė dashur diken tjetėr pos saj.Ajo e donė atė qė ėshtė i trullosur nga dashuria ndaj saj,tė cilin ajo gotė e dashurisė e dehė,i cili pėr kėtė humbet dhe ēmendet,i cili djerėsitet,qė ėshtė gjithnjė i dehur dhe idashuruar dhe cili ėshtė i tillė kur tė bashkoheshin edhe njerėzit edhe xhinėt pėr ta larguar zemrėn e tij nga ajo,ose ta shtyjnė ta kėputė betimin qė ia ka dhėnė,nuk do t'ia dilte."

Gjithashtu ka thėnė:"Njė nga kushtet e dervishit tė sinqertė ėshtė qė tė mos shoqėrohet shumė me dyqanxhijtė as me fjalėmirėt(qė i zbukurojnė fjalimet e tyre me fraza filozofike.), as me llafazanėt,por tė shoqėrohet me atė qė e ka pėrfshirė tarikati,cili provat e kanė t'holluar,cilin e kanė braktisur shokėt(e dikurshėm)dhe cilit gėrēamat e ithta tė tarikatit e kanė shkrirė edhe zemrėn edhe trupin e tij."

Pastaj ka deklaruar:"Kush dyshon nė atė qė po e them,qė shoqėrimi me shoqėrinė e sipėrshėnuar negative mbytė zemrėn,le ta provojė ēfarė prezence me Zotin e Madhėrishėm e arrin kur e pėrmend Atė(bėn dhikėr), e ēfarė kur lexon drejtėn e Sheriatit, pse gramatikėn pse diē tjetėr,kur zemra e tij nuk ėshtė e preokupuar me dhikėr.Kur i provon kėto dyja(dhikrin,nga njėra anė,she leximin e drejtės sė Sheriati gramatikė etj..,nga ana tjetėr),atėherė me siguri do tė mėsojė se me Zotin e Madhėrishėm prezencė mė tė madhe do tė arrijė kur i bėn dhikėr Atij,se kur bėn diē tjetėr.

Ndėrsa ajo ku ndjehet mė shumė prezenca e Zotit tė Madhėrishėm ėshtė mė afėr pamjes sė shikimit tė Tij,ngase afria me te ėshtė tregues i afėrisė dhe kėnaqėsisė sė Tij, ndėrsa braktisja e kėsaj afėrie ėshtė tregues i largėsisė prej Tij.(Do tė thotė,njihet mė mirė kur ėshtė nė dhikėr,do tė pėrjetojė sekinet,paqė,aty ku bėhet dhikėr,aty ku mėsohet Kur'ani.

Nėse kjo mungon do tė pėrjetojė zhgėnjim,atje ku janė gramatikat filozofitė e shumta,
racionalizmat.Atje,mė pas,ndjehet i lodhur,bihuzur,aty nuk ka dhikėr.Andaj mati tė dyja! Sikur tė ketė thėnė:"Shiko si ėshtė mė mirė,pastaj vepro.")
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  Fakiri prej 21.01.12 12:57

Adab ėshtė qortimi i nefsit dhe nxitja pėr tė vazhduar rrugėn.

Dervishi duhet ta qortojė nefsin e tij dhe ta nxitė qė tė vazhdojė rrugėn,kur ndalet pėr ndonjė kėnaqėsi,ndėrsa kėputja e lidhjeve tė kėsaj bote duhet tė jetė mė e rėndėsishme se tė gjithė veprat tjera.
(Ėshtė ndalur diku nė rrugė pėr tė pushuar,nuk i ecet,hija ėshtė joshėse,siē thotė hz. Mevlana duhet arritur te lejlaja,nė ato kodra,ndėrs atje s'ka pėrroskė,e ai donė tė kėnaqet, e karavani le tė shkojė.Jo,jo vazhdo! Nefsi do tė pushojė,nefsi do tė kthehet:"Ani ēka ka kohė",replikon ai.)

Shejhlerėt deklarojnė:"Shembulli i atij qė nė arkėn e tij ka dirhemė ėshtė si shembulli i atij qė kėmbėn e tij e ka lidhur me litar,shembulli i atij qė e ka njė gjysmė floriri ėshtė si shembull i atij qė kėmbėn e ka lidhur me fije peri,ndėrsa shembulli i atij qė e ka njė flori tė tėrė ėshtė si shembulli i atij qė lidhur me litar,e sa mė shumė qė tė kesh tė mira tė kėsaj bote je mė shumė i lidhur.
(Kėtu behet fjalė pėr rrugėn e madhe,sukseset e mėdha,pėr njerėzit e mėdhenj.Ne duhet ta trimėrojmė,tė mobilizojmė njėri tjetrin etj.Me kėtė ėshtė dashur tė thuhet,sa mė shumė vise ke - e dėshiron edhe telefoni,edhe televizorin, edhe radion,edhe kėtė edhe atė - do tė prishen dhe do tė kėrkosh mjeshtėr,dhe kėshtu lidhjet me kėtė botė automatikisht tė shtohen dhe kjo tė lidhė gjithnjė e mė shumė,pastaj pėrmirėsimet,mirėmbajtja, merametimet e njė gjėje tjetėr etj.Sa shumė punė ka vetėm rreth njė makine.mos mė prit qė unė tė shkojė ta regjistroj,ngase kam punė mė tė menēur se regjistrimi.Kjo shkon deri nė kėtė masė.e le mė:dėshiron helikopter,dėshiron aeroplan dėshiron jahta,anije atė kėtė sa nuk ka kohė tė marrė frymė nga dėshirata e shumta.Kėto janė ato litarėt e fortė. Pėrkufizoj kėtė nė normale,nė atė qė ėshtė e domosdoshėm.le tė ketė edhe para tė gatshme, askush nuk tė ndalon kėtė,por mos u humb.Nuk do tė mund ta dalėsh pastaj, ngase tė lidhin fortė.Prandaj pakėso dėshiratė qė tė jetosh i lirė.)

Sa herė qė gjatė kryerjes sė ibadetit ndjen lodhje,dervishi vetit (nefsit tė tij) duhet ti thotė: "Dur,do tė vijė edhe koha e shlodhjes,ndėrsa qė tė kėrkoj tė pėrpiqesh,kjo ėshtė ngase dua tė bėj nder.(Do tė vijė,mos kifrikė.Xheneti ėshtė para teje,do tė pushosh,ngase kjo qė unė po tė lodhė,me kėtė,nė tė vėrtetė,dėshiroj tė bėj ikram - tė nderoj,pėrgatis..", sqaroja nefsit tėnd.)

Ibrahim ed-Desuki,Zoti e mėshiroftė,ka thėnė:"Njė nga kushtet e dervishit tė sinqertė ėshtė qė nivelet e caktuara(mekamet)e rrugės i kalon edhe natėn edhe ditėn,edhe nė mėngjes edhe nė mbrėmje,duke mos e shfrytėzuar as pushimin e ditės as atė tė natės, duke majtur atin e vetė gjithnjė tė shaluar,plot trimėri dhe vendosmėri,(Mos e keqkuptoni kėtė.Njeriu mund tė flejė,por gjithēka tė kalkulohet nė fe.Bėn gjumė pėr tė qenė i shlodhur, qė tė mund tė zgjohesh nė mėngjes-menjėherė tė shėnohet njė vepėr e mirė. Pra. kjo nuk ėshtė diē imagjinative,diē e pamundur.Gjithēka tė jetė pėr hir tė islamit,pėr hajr,pėr Zotin,pėr psikikė tė shėndoshė etj.)digjet nga dėshira pėr tė udhėtuar,sėmuret nėse nuk mund tė udhėtojė,askush nuk mund ta largojė nga qėllimi,asgjė nuk e frikon dot, kurrfarė goditjesh nuk mund ta luhatin,asnjė shejtan nuk mund ta mposhtė,sa herė qė i kundėrvihet nė lidhje me tė dashurėn e tij mposhtet,nuk ka ndalesė as pushim,nuk din as pėr ditė as pėr natė- te ai krejt kjo ėshtė njėsoj.
(Tėrė kohėn ėshtė nė ita'at.Gjithēka duhet tė pėrkufizohet qė tė kėnaqet Zoti.Zoti e krijoi kohėn,ajo ėshtė e Tija dhe Ai ta cakton;fli,falu,lexo,puno....dhe ti duhet tė pėrshtatesh,dhe jo tė imagjinosh nė kėtė kohė - ahengje,ndeja...Zoti thotė:Ejani atje!ndėrsa ti shkon nė kinema.Hajde atje,ndėrsa ti sėrish nė anėn tjetėr-kėtė donė ta thotė.)

Ai kėshtu bėn pėrderisa tė vijė nė tendat e Lejlasė,dhe pėrderisa fytyrėn e tij nuk e lėshon nė litarėt e tendės,dhe pėrderisa tė mos e dėgjojė emrin,fjalėn,e tė dashurės.Kėtu ai e pėrjton dhe ndjen bukurinė dhe aty i thuhet:"Pusho,o ti qė ke kaluar tėrė atė rrugė,dhe ke kaluar aq male e fusha,dhe ke lundruar aq detra,dhe ke kaluar aq errėsira dhe aq shumė zjarre,(Kur thotė:aq detra,male...,-nisesh nė rrugėg dhe diē tė pengon,kur ēka tė shohėsh; njė njeri si mal,si det...-ajo filozofia,ai racionalizmi,polite tė ndryshme...Krejt kjo donė tė ndalojė tė pėrpijė,prandaj ec para!Krejt kėtė tanimė jeni e pėrjetuar.Pastaj,diku si shkretirė, i vetmuar.

Kėta janė hallet qė ndodhin.Mos ki frikė,ec tutje,do tė arrish deri te e dashura dhe ajo do tė thotė:"Pusho!"Pastaj,kur i pėrmend zjarret,edhe pasionet,edhe teket,mandje edhe vetanake,me cilėt ke luftuar pėr t'i frenuar,qė ta ndalosh veten nė teke.Kėto nuk janė kurrfarė imagjinatash,por kjo pėrjetohet edhe jashtė vetes edhe nė vete.)dhe ke pasur aq lodhje dhe ka munguar aq,dhe ka ecur rrugės nga e cila shumė janė kthyer,dhe nė fund ka arritur - Zoti tė shpėrbleftė dhe tė ruajtė nga shpifjet - sot ti tek ne je mysafir i nderuar dhe i sigurtė,ndėrsa gostia jonė dhe kėnaqėsia nuk do tė ndalen kurrė,do tė jetojnė pėrherė."
avatar
Fakiri

989


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Sufizmi - Mistika Islame

Mesazh  remzi alibali prej 19.11.12 22:02

fakiri shkruajti:Adab i katėrmbėdhjetė - Devishi duhet tė qėndroj me Shejhun.

Nėse ka shejh,dervishi duhet tė qėndroj pranė tij,e nėse pėrpiqet qė halveti i tij(vend i izolimit) tė jetė pėrballė derės sė shejhut,nė mėnyrė qė ta shikojė sa herė qė tė dalė,kjo do tė jetė dėshmi e lumturisė sė tij.Ngase,mund tė ndodhė qė njė shikim(i shejhut) do ta shėndėrroj nė ari tė pastėr dhe nuk do tė ketė nevojė pėr luftė shpirtėrore (muxhahed).

Ngjashėm i ka ndodhur edhe Sejjid Jusuf el-Axhemit,i cili njė ditė kishte dalur nga havleti i tij dhe nuk kishte hasur asnjė dervishi pėr ta shikuar,andaj shikim i ra tek njė qen,i cili ishte para hyrjes sė xhamisė.Si pasojė e kėsaj tė gjithė qentė e kajros vepruan si qeni i pėrmendur;shkoni pas tij kudo shkonte dhe qėndronin me te kudo tė ndalej:Njerėzit befas filluan t'u sjellin nė emėr tė kurbanit bagėti dhe gjėra tė tjera,andaj shejhu urdhėroi t'ia sjellin qenin e pėrmendur,ndėrsa kur ia sollėn,i tha:"Ēypė!!!,kėshtu qė qentė tjerė po atė moment u larguan prej tij.Me kėtė rast shejhu kishte deklaruar:"Sikur ky shikim tė kishte rėnė mbi ndonjė njeri,ai do tė bėhej preijės (imam) dhe njerėzit do tė shkonin pas tij."

Sufijtė thonė qė dervishi nuk duhet tė marrė ndonjė udhėtim para se t'i pranohet tarikati, ngase ai udhėtim do tė mund tė ishte helm vdekjeprurės.

Imam el-Kushejri,Zoti e mėshiroftė,thotė:"kur Zoti ia dėshiron tė mirėn njė dervishi,Ai e lidhė pėr vendin e dervishllėkut tė tij dhe e angazhon pėrjetėsisht nė rrugėn e luftės sė tij shpirtėrore(muxhahed),ndėrsa kur ia dėshiron atė qė pėr te ėshtė e keqe,Ai e kthen nė gjendjen nė tė cilėn ka qenė para pendimit dhe nė vend se me Te e preokupon me kėtė botė."

Gjithashtu ka thėnė:"Gjithēka e bukur ėshtė nė lidhje me pragun e shejhut.Kur Zoti ia dėshiron robit atė qė ėshtė e mirė pėr te,para se tė stabilizohet nė vetėdijen e Zotit,Ai e lė tė shikojė prej njė vendi tė rrezikshėm nė tjetrin,andaj ai nė fund tė rrugėtimit tė vet do tė mbete i mbuluar me perden e mungesės sė mirėsjelljes sė kėrkuar,ose nevojėn pėr rrugėtime tė reja dhe takime me shejhlerėt tė tjerė e qė.me qėllim tė edukimit tė vet,tė mos lidhet me asnjėrin prej tyre."

Tė tillin nuk duhet ta obligojė me pasimin e tarikatit,meqė Zoti i Madhėruar nuk dėshiron ta lartėsoj nė nivele tė njerėzve tė shquar,ngase sikur tė dėshironte Ai,do tė lidhte pėr shėrbim njė shejhu,tė cilit do t'i jepte betimin pėr bindje tė plotė edhe nė atė qė i pėlqen edhe nė atė qė nuk i pėlqen.
avatar
remzi alibali

shprsoj ne nje bashkepunim

1


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi