Endrra e paralajmeroi pėr vrasjen e tij
Endrra e paralajmeroi pėr vrasjen e tij

Ward Hill Lamon ish partneri ligjor i Abraham Lincolnit, miku dhe ndonjėherė truproja e tij ka rrėfyer njė histori tė njohur tashmė, nė lidhje me parandjenjėn qė presidenti i 16 kishte pėr vdekjen e tij. Sipas rrėfimit, vetėm pak ditė para se tė vritej nė 14 prill 1865, Lincolni i tregoi njė ėndėrr qė kishte parė njė grupi tė vogėl njerėzish, mes tyre e shoqja, Mary Todd, dhe Lamoni.
Nė ėndėrr, ai shkonte drejt Sallės Lindore nė Shtėpinė e Bardhė dhe gjente aty njė kufomė tė mbuluar qė ruhej me ushtarė dhe ishte e rrethuar nga njė turmė vajtuesish. Kur Lincolni pyeti njėrin prej ushtarėve se kus kishte vdekur, ky i ishte pėrgjigjur: Presidenti. U vra nga njė vrasės. (Mė vonė Lincolni mendohet se i ka thėmė Lamonit se trupi nuk ishte i tiji kėshtu qė ai vetė nuk e ishte ėndrrėn e tij si parathėnėse).
Disa historianė kanė hedhur dyshime mbi rrėfimin e Lamonit, i cili u publikua fillimisht nė 1880, pothuajse njėzetė vite pas vrasjes. Ndonėse Lamoni pretendonte se e kishte rindėrtuar kėtė histori falė shėnimeve qė kishte mbajtur nė 1865, duket e cuditshme qė ai ai dhe as Mary Todd nuk e kishin pėrmendur ėndrrėn menjėherė pas vdekjes sė presidentit.
Edhe nėse historia e Lamonit nuk ėshtė e vėrtetė, dihet se Lincolni ishte shumė i interesuar nė kuptimin e ėndrrave dhe cfarė ato kanė pėr tė thėnė pėr ngjarjet e tė ardhmes, pozitive dhe negative qofshin.
Njė provė e kėtij kurioziteti ndodhet nė njė letėr tė vitit 1863 drejtuar bashkėshortes, e cila nė atė kohė ishte nė Filadelfia bashkė me djalin e tyre 10 vjecar, Tad. Lincolni shkruan qė Mary ėshtė mirė tia heqė pistoletėn Tadit, pasi ka parė njė ėndėrr tė keqe pėr tė.
Po kėshtu, pjesėtarėt e kabinetit mbajnė mend se mėngjesin e vrasjes sė Lincolnit, presidenti u kish thėnė se kish parė ėndėrr tek lundronte nė njė hapėsirė tė madhe uji me shpejtėsi tė lartė. Ai u kish thėnė edhe qė kish parė tė njėjtėn ėndėrr disa herė, pothuajse pėrpara cdo ngjarjeje madhore tė Luftės.
Edhe kjo histori tregon interesin e Lincolnit nė fuqinė parashikuese tė ėndrrave por nuk ofron prova tė padiskutueshme qė ai ka parashikuar vdekjen e tij.
Odin- 527
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi