Vdekja nė Egjiptin e Lashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdekja nė Egjiptin e Lashtė

Mesazh  Berti69 prej 10.09.14 22:01



Egjipti duket se kishte pėr fat tė qe Toka e Premtuar e historianėve. Ėshtė vetė klima ajo qė ruan gėrmadhat e tė kaluarės. Prodhimet njerėzore, aq tė brishta dhe jetėshkurtėra sa veshjet dhe papiruset, ruhen kėtu prej mijėra vjetėsh dhe as janė pėrpirė nga tėrbimi i Nilit, as janė shkatėrruar nga duart e mallkuara. Kėtu gjendet pacėnueshmėria e objekteve, tė cilėt nėn njė klimė mė tė lagėsht, do tė ishin shndėrruar prej kohėsh nė pluhur.

Njė tjetėr faktor konservimi, i vetmi nė llojin e tij, qe feja egjiptiane. Nėn ndikimin e koncepteve tė tyre fetare, egjiptianėt kanė ndėrtuar pėr tė vdekurit varret, mbi tė cilėt koha ka qenė e pafuqishme pėr tė vepruar. Ata i kanė ngarkuar tė vdekurit me dhurata tė shumėllojshme, me vepra arti tė bollshme. Nė shenjė nderimi pėr tė vdekurit u ravijėzuan mbishkrimet, relievet, vizatimet. Tė gjitha kėto pėrbėjnė nga forma albumin mė tė bukur tė historisė kulturore qė mund tė imagjinohet.

Egjiptianėt dėshironin t'i ruanin trupat e tė vdekurve; kjo bėri qė tė zbulohet arti i balsamimit, i cili duhet t'i datojė vitit 4500 para Krishtit. Ja si realizohhej balsamimi nė kohėn kur teknika e tij ishte nė fazėn mė tė lartė: nė fillim nxirreshin truri dhe rropullitė e kufomės, tė cilat laheshin me verė palme. Pastaj ajo lihej tė notonte pėr shtatėdhjetė ditė nė njė solucion tė kriposur.

Trupi shndėrrohej kėshtu nė mumje. Ai tkurrej gjer nė atė masė sa lėkura, e bėrė mavi dhe e fortėsuar, nuk mbulonte gjė tjetėr veēse njė skelet; mumja mbushej me mirhė dhe lėndė tė tjera erėkėndshme, mbėshtillej me fashėza dhe mbulohej pėrfundimisht nga njė sasi arqite, qė e forconte menjėherė.

Pėr ta mbrojtur nga rreziqet e udhėtimit, i vdekuri pajisej me hajmali, midis tė cilave gjenden shpesh bubuzhela, domethėnė brumbujt e shenjtė tė egjiptianėve; bubuzheli ishte i gdhendur nė gur, nė baltė tė pjekur, nė xham, apo lėndė tė tjera. Kjo kafshėz e vogėl ka zakon tė mbrujė me jashtėqitjet njė lėmsh, tė rrokullisė pėr ta futur nėn tokė, pasi tė ketė vendosur aty vezėt e tij. Ky lėmsh ishte pėr egjiptianėt simbol i diellit dhe ata e paraqesin hyjninė diellore (mes simboleve tė tjera) si njė bubuzhel qė shtynte pėrpara diskun diellor. Dhe pėrderisa dielli lindte ēdo mėngjes nė kupėn qiellore, bubuzheli bėhej simbol i ringjalljes sė tė vdekurve.

Mumja, e qarkuar me fasha dhe e pajisur me hajmali, vendosej nė njė kėllėf qė kishte formėn e trupit njerėzor; mbi krye kishte tė vizatuar fytyrėn e tė vdekurit. Ky kėllėf vendosej pastaj nė njė ose disa arka, tė cilat mund tė kutizoheshin tek njėra-tjetra; nėse i vdekuri ishte njė njeri i rėndėsishėm, arkat mbylleshin nė sarkofag guri. Zemra dhe rropullitė e tjera tė tė ndjerit ruheshin nė amfora alabastre, tė quajtura kanope. Pas kėtyre i vdekuri shoqėrohej nė banesėn e fundit; kortezhi gumėzhinte nga rėnkimet dhe kėngėt mortore tė pjesėtarėve tė familjes dhe vajtojcave.

Tani bėhej e mundur qė shpirti tė vizitonte trupin; ky rikthim gjendet vazhdimisht i vizatuar mbi papiruset dhe fashat e mumjeve.



I vdekuri duhej tė paraqitej para gjyqit tė zotit Osiris, pėr tė mėsuar cila do tė qe jeta e tij e ardhshme. Ky Zot e jepte drejtėsinė nė njė sallė tė madhe, i rrethuar prej 42 demonėsh - 42 ishte numri i krahinave tė Egjiptit tė vjetėr. Pėrpara secilit demon i vdekuri duhej tė deklarohej i pafajshėm pėr njė mėkat. Kėto dyzetė e dy mėkate mund tė pėrmblidhen nė kategoritė e mėposhtme: blasfemi, besimshkelje, vrasje, epsh, vjedhje, gėnjeshtėr, shpifje dhe dėshmi e rreme. Pėr tė arritur prehjen, i vdekuri duhej tė provonte qė kishte ushqyer tė uriturit, qė u kishte shuar etjen tė eturve, qė kishte veshur ata qė ishin lakuriq, dhe qė kishte bėrė ta kalonin lumin ata qė s'kishin barka.

Nė kėtė gjyq tė tė vdekurve, pėr herė tė parė ndeshim idenė qė fati i tė ndjerėve nė jėtėn e ardshme varet nga mėnyra e jetesės mbi tokė. Shekuj tė tjerė tė mėvonshėm, ky konceptim i pėrgjegjėsisė personale tė njeriut, ishte ende i panjohur nė popuj tė tjerė. Pėr babilonasit dhe asirianėt si i dlirėti, si mėkatari, duhej tė zbrisnin nė mbretėrinė e zymtė tė tė vdekurve.

Ai qė dėnohej nga gjyqi i Osirisit fringėllitej nė zjarr, nė ujin qė ziente, ose flakej pėr t'u ushqyer nga njė monstėr, pėrzierje e krokodilit, luanit dhe hipopotamit.

Egjiptianėt i perceptonin nė mėnyra tė ndryshme llojet e fatlumėsisė. Konceptimi mė popullor dėshironte qė kėta tė vdekur tė mbarteshin nė njė tokė tė premtuar, nė Perėndim; gruri aty lėshonte kallinj shumė metra mbi tokė, jeta s'ishte gjė tjetėr veēse hare dhe gėzim. Ėshtė e qartė qė ky besim ushtronte njė ndikim tė dobishėm mbi orientimin e njerėzve. Secili kėrkonte tė vlerėsohej si njeri i sė mirės. Mbi mbishkrime tė shumta mortore, lexohet: "Unė u kam dhėnė bukė tė uriturve, u kam dhėnė pėr tė pirė tė eturve; kam veshur ata qė ishin lakuriq, kam bėrė tė kalojnė lumin udhėtarėt..."

Njė kryetar i fuqishėm province kishte skalitur mbi varrin e tij, pothuajse katėr mijė vjeēar, epitafin e mėposhtėm: "Unė nuk dhunuar asnjė vajzė tė varfėr, nuk kam lėnė asnjė vejushė nė mjerim, nuk ia kam bėrė jetėn tė vėshtirė asnjė fshatari, nuk kam dėbuar asnjė bari, nuk kam marrė asnjeri shėrbėtor pėr tė mė bėrė punėt pa pagesė. Askush nuk ks njohur mjerimin, askush nuk ka njohur urinė nėn qeverisjen time. Kur vinin vite tė vėshtira, kam punuar tokėn dhe kam mbjellė fushat nga veriu nė jug dhe iu kam dhėnė ushqime banorėve tė mi. U kam dhėnė vejushave po aq sa atyre qė i kishin burrat; kur kam shpėrndarė dhuratat, nuk kam favorizuar njeriun e rėndėsishėm nė dėm tė tė varfėrit. Pastaj Nili dėrgoi vėrshime tė mėdha qė dhanė grurė dhe tė gjitha llojet e zahireve; as nė ato ēaste nuk kam kėrkuar angari. Ja pėrse isha i dashur pėr popullin".

Tė vdekurit qė kishin kapėrcyer me sukses provėn e gjyqit tė Osirisit kishin tė drejtėn e lumturisė sė pėrjetshme. Ndėrkaq ata kėrcėnoheshin nga disa rreziqe, prej tė cilave duhej tė mbroheshin me formula nomatisjeje. Pėr tė ndihmuar tė vdekurin kėto formula ishin gdhendur mbi sarkofag dhe mbi muret e varrit. Pak nga pak ato u mblodhėn nė tė famshmin Libri i vdekjeve, shkruar mbi njė rulon papirusi, i cili vendosej nė varr nė anė tė tė vdekurit. Kur i ndjeri takonte demonė nė forma gjarpėrinjsh, krokodila gjigandė, apo dragonj qė villnin flakė, ai e dinte ēfarė duhej t'iu thoshte pėr t'i dėbuar; kur mbėrrinte pėrpara njė porte qė duhej ta hapte, apo pėrpara njė lumi qė duhej tė kapėrcente, ai e dinte ēfarė formule magjike do thoshte.

Njė shembull i vogėl. Formula ndaj krokodilėve ishte: "Largohu! Qėrohu, krokodil i mallkuar! Ti s'mund tė mė afrohesh, sepse unė shoh fjalėt magjike, tė lindur nga forca qė tek unė jeton. "I vdekuri e frikėsonte pak mė shumė krokodilin duke i thėnė: "Dhėmbėt e mi tė presin si thika guri dhe tė shqyejnė si ato tė zotit ēakall dhe ti, qė je atje, i magjepsur, me sy tė ngashnjyer nga noomatisjet e mia, nuk mund tė arrish tė vjedhėsh fuqinė time magjike, ti krokodil,ti qė shikon veē nga veprimi i magjisė".

Te Libri i tė vdekurve gjenden gjitashtu mendime tė nivelit tė lartė si: "Njeriu do tė gjykohet nga mėnyra si ėshtė orientuar mbi tokė." Ndryshime tė tilla, nė tė njėjtėn dhe tė vetmen dėshmi, shpjegohen nga fakti qė Libri i tė vdekurve nuk ėshtė njė vepėr homogjene; kapitujt paraqesin shkallė tė ndryshme tė evolucionit. Pjesėt mė tė vjetra, pa dyshim qė datojnė para pesė, gjashtėmijė vjetėsh, ndėrsa mė tė afėrtat i pėrkasin shekullit tė shtatė para erės sonė. Me konservatorizmin e tyre karakteristik, egjiptianėt ruajtėn formula shumė tė vjetra qė s'kanė mė lidhje me konceptet e reja fetare tė tyre. E gjejmė kėtė konservatorizėm nė tė gjitha manifestimet kulturore: nė fe, nė artin e pikturės, nė literaturė dhe nė organizimin politik. Ata qenė kinezėt e antikitetit, nė mund tė shprehemi kėshtu, po aq tė shkathėt dhe tė pėrkorė sa dhe djemtė e Perandorisė Qiellore.

Falė respektit qė kishin egjiptianė pėr gjithēka qė ishte e vjetėr Libri i tė vdekurve ėshtė bėrė njė pasqyrė ku reflektohen tė gjitha shkallėt nė tė cilat ka kaluar feja egjiptiane, qė nga koha kur populli ishte nė gjendje gjysmė tė egėr, gjer nė ēastet qė filloi tė humbiste fuqinė.

Nga fillimi e deri nė fund "Libri i tė Vdekurve" ėshtė plot formula magjie qė e ndihmojnė mumjen pėr t'u mbrojtur, dhe tė vdekurin pėr t'u pranuar nė jetėn e pėrjetshme. Ja njė nga kėto formula, e shkurtuar pak: "Pėrshėndetje ty, Osiris, zoti im hyjnor! Vetėm prej teje jeta ėshtė e pavdirė, gjymtyrėt e mi do tė njohin jetėn e pėrjetshme. Unė s'do tė kalbem. Mua s'do mė hanė krimbat. Nuk do tė vdes. S'do tė jem ushqimi i krimbave. Do tė jetoj, do tė jetoj. Rropullitė e mia nuk do tė kalben. Sytė s'do tė mė mbyllen, fytyra do jetė ashtu siē e kam tani. Veshėt s'do ndalojnė sė dėgjuari. Koka s'do tė ndahet nga qafa. Gjuha s'do mė shkulet. Flokėt s'do tė mė priten. Nuk do mė rrafshohen vetullat. Trupi do mė mbetet i pacėnuar, nuk do tė prishet, nuk do tė shkatėrrohet nė kėtė botė."

Ekspeditės iu deshėn tė paktėn tri ditė dhe tri net punė tė pandėrprerė qė tė nxirrte nė dritė kėto qindra figurina druri, tė pikturuara dhe gdhendura me delikatesė. Gjithēka ishte nė njė gjendje tė mrekullueshme konservimi, madje dhe fijet e holla si pėlhurė merimangash, tė punuara me furkė, apo nga mjeshtra pėr endjen e pėlhurave femėrore. U gjetėm gjithashtu dymbėdhjetė barka, tė cilat duhej tė ishin trashėgimia e princit tė vdekur, si dhe shoqėruesit e tij gjatė udhėtimeve mbi Nil. Nė kabinėn e tij, nė anė tė barkės mė tė madhe, dy sėndukė me bakėrre ishin radhitur nė krevat.

Kishte dhe njė grup shumė hijerėndė qė paraqiste vetė zotėrinė e pushtetshėm, tė ulur pėrpara shtėpisė. Djali dhe trashėgimtari i ishte ulur galiē te kėmbėt, ndėrsa fare afėr katėr sekretarė tė preokupuar pėr tė numėruar bagėtitė e tij.

Zakoni pėr tė vendosur mbi varre figurina qė pėrfaqėsonin shėrbėtorin u zhduk nga mesi i mijėvjeēarit tė dytė, para Krishtit. U zėvėndėsua me njė tė thjeshtė. I ndjeri pajisej me njė sozi: njė miniaturė e tė vdekurit nė argjil, nė dru, ose metal, zakonisht nė formėn e njė mumjeje, vendosej nė njė sėnduk me permasa tė vogla. Kjo sozi mbahej pėr tė bėrė tė gjitha punėt e tė ikurit nė mbretėrinė e tė vdekurve.

Shpesh fėmijėt merrnin nė varr lodrat e tyre. Nė varre fėmijėsh janė gjetur fuga prej druri, kukulla druri qė mund tė lėviznin krahėt dhe kėmbėt, njė krokodil druri, dhe ai, gjithashtu, mund tė hapte gojėn, etj. Fėmijėt e vdekur merini nė varr suvenire mė pak tė gėzueshme prej ekzistencės tokėsore; u vendoseshin nė varre fletoret e papiruseve dhe rrasat e tyre. Ushtrimet e bukurshkrimit, tė ruajtura mbi kėtė pajisje shkollore, kanė pėr ne vlerė tė paēmueshme; ato janė tė nevojshme pėr njohjen e literaturės egjiptiane, sepse njė pjesė e madhe e kėsaj literature nuk na ka ardhur veēse nė kė tė formė.

“Tė gjithė jemi tė barabartė pėrpara vdekjes.” Kjo s’ishte e vėrtetė pėr egjiptianėt e lashtė. Tek ata s’kishte vetėm ndryshime sociale, por edhe ndryshime fetare ndėrmjet tė pasurit, i cili, i fshehur brenda varrit, mbrohej nga ēakenjtė dhe kafshėt e tjera tė shkretėtirės dhe tė varfėrit qė s’kishte para pėr tė bėrė balsamimin e trupit. Eshtrat e tij, tė varrosura pa sarkofag, njė metėr nėn rėrėn e shkretėtirės, bėheshin shumė shpejt viktimė e kohės dhe kėshtu, ai s’mund tė merrte pjesė nė lumturinė e pėrtej varrit. Ata qė ishin mė pak tė pasur punonin me tė gjitha forcat pėr tė grumbulluar tė hollat e domosdoshme pėr njė funeral tė pėrshtatshėm, ose pėr tė siguruar tė paktėn njė vend nė varret kolektive qė sipėrmarrėsit e shkathėt i bėnin duke gėrryer shkėmbinjtė.

Ky shqetėsim ishte aq i madh, sa ndodhte qė ndonjė tė vidhte gurė pėr varrin e vet.

Njė akt i vjetėr juridik, para 3,000 viteve, e tregon kėshtu fajin e njė kryepunėtori: “Ai urdhėroi njerėzit e vet tė hiqnin gurė nga varri i mbretit Sethi II. Me kėta gurė ndėrtoi pesė shkallė pėr varrin e vet.” Nė njė varr tjetėr, ai pėrvetėso dy ekzemplarė tė Libri i tė Vdekurve – tė cilat mendon se do t’i shėrbejnė nė jetėn e pėrtejshme – dhe futet nė njė varr tė tretė, pėr tė pėrlarė diēka mbi varrin ku pushonte i vdekuri. Vjedh kupat e temjanit dhe verė, tė destinuara si blatime funerale pėr mbretin. Nė banesėn e tij gjendet njė objekt me vlerė tė madhe, i marrė nė varrin e njė mbretėreshe.

Tregimi na mėson se ky njeri merrte kaq rreziqembi vete, pėr tė siguruar lumturinė e pėrjetshme, ishte njė horr-horri. Jetonte nė mėkat me gratė e punėtorėve tė vėnė nėn urdhėrat e tij dhe vidhte gjithēka qė i binte nė dorė. Ndonjėherė zbavitej duke u kacavirrur mbi njė mur, qė t’iu hidhte tulla punėtorėve. Ai e kurorėzoi kėtė karrierė tė bukur, kur disa nga vartėsit, tė lodhur nga fyerjet e tij, shkuan tė ankoheshin te mbreti. Ai i masakroi, “me qėllim qė ata tė mos sileni asnjė mesazh nga faraoni.

Ky mėkatar, me sa duket, nuk do ta ketė fituar pavdekėsinė me kėto mėnyra, por ai ka zėnė pėr veten njė vend tė ēuditshėm nė Histori.
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


474


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi