Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

Mesazh  Anon prej 10.09.14 3:33

Si mundi ADRian Fullani tė jetė pėr dhjetė vite Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė me emrin ARDian Fullani dhe pse e bėri kėtė?

Kjo histori e pabesueshme nis nė 7 tetor 2004, kur Kuvendi i Shqipėrisė, ku shumicėn e kishte Partia Socialiste, mori vendim pėr tė zgjedhur gjashtė anėtarė tė Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. I katėrti nė listėn e tė zgjedhurve ėshtė ARDian Fullani. Nė informacionin qė iu dha deputetėve pėr kandidatėt qė do tė votonin, pėr Fullanin u tha se nė 2001 ishte emėruar nga Kuvendi i Shqipėrisė nė detyrėn e anėtarit tė Komisionit tė Letrave me Vlerė.

E njėjta gjė ishte thėnė kur Fullani u paraqit nė seancė dėgjimore nė Komisionin e Kuvendit pėr Ekonominė para se emri i tij tė kalonte pėr votim nė seancė plenare nė Kuvend.

Por, Kuvendi i Shqipėrisė nė vitin 2001 kishte emėruar si anėtar tė Komisionit tė Letrave me Vlerė z. ADRian Fullani, dhe jo z. ARDian Fullani. Kjo gjė ėshtė e evidentuar edhe nė Fletoren Zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė. Sipas saj: Nė 10 maj 2001 Kuvendi i Shqipėrisė, me vendimin nr. 494, vendosi:

1. Zoti ADRian Fullani emėrohet nė detyrėn e anėtarit tė Komisionit me Letrave me vlerė.
2. Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

Vendimi ėshtė botuar nė Fletoren Zyrtare tė 30 majit 2001, nr. 25, f. 773.
Nė media (gazeta dhe televizione), nė maj 2001 u dha lajmi se ADRian Fullani ishte emėruar anėtar i Komisionit tė Letrave me vlerė.

Erion Braēe dhe Ermelinda Meksi ishin deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė nė vitin 2001 kur ADRian Fullani u emėrua nė detyrėn e anėtarit tė Komisionit tė Letrave me Vlerė, nga Kuvendi ku shumicėn e deputetėve e kishte Partia Socialiste.

Mė vonė nė jetėshkrimin zyrtar tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė ARDian (jo ADRian) Fullani, tė cilin ai e ka qarkulluar qė prej vitit 2004, do tė thuhej se ai ka mbajtur pikėrisht kėtė detyrė, pra atė tė anėtarit tė Komisionit tė Letrave me Vlerė. Ndonėse Kuvendi i Shqipėrisė ka emėruar nė kėtė detyrė z. ADRian Fullani, jo z. ARDian Fullani. Nė fakt personi qė i ushtroi tė dy detyrat me vendim tė Kuvendit, si atė tė anėtarit tė Komisionit tė Letrave me Vlerė, ashtu dhe atė tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, me dy emrat ADRian Fullani, dhe ARDian Fullani, ėshtė i njėjti.

Midis 10 majit 2001 dhe 7 tetorit 2004 ADRian Fullani nuk e kishte ndryshuar formalisht emrin e tij nga “ADRian” nė “ARDian”, duke kryer procedurat pėrkatėse ligjore. Nė Regjistrin e Gjendjes Civile tė Republikės sė Shqipėrisė vazhdonte tė ekzistonte vetėm ADRian Fullani. Nė kėtė regjistėr nuk ekzistonte fare njė person me emrin ARDian Fullani, as nė 2001, as nė 2004, as sot nė vitin 2014.

E megjithatė, nė tetor 2004, Kuvendi i Shqipėrisė, shumica e majtė e tij, zgjedh ARDian Fullanin nė detyrėn e anėtarit tė Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Ku e gjeti shumica e majtė e Kuvendit tė Shqipėrisė personin me emrin ARDian Fullani pėr ta zgjedhur nė kėtė detyrė, kur njė person me kėtė emėr nuk ekzistonte nė Regjistrin e Gjendjes Civile tė Republikės sė Shqipėrisė?

Kėsaj pyetjeje mund t’ i pėrgjigjen ata tė cilėt janė sot deputetė socialistė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, por qė kanė qenė edhe nė 2004.

Tė tillė janė Erion Braēe, Ermelinda Meksi, Gramoz Ruēi, Fatmir Xhafa, Anastas Angjeli, Arta Dade, Pandeli Majko, Ben Blushi, Bashkim Fino, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Musa Ulqini. Blendi Klosi, si dhe Vangjel Dule i PBDNJ i cili ka qenė aleat i socialistėve nė 2004.

Merret vesh, detyrimin e parė pėr tė na shpjeguar se si ADRiani u bė informalisht ARDian e ka Partia Socialiste e cila e ka zgjedhur atė nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr dy detyra, dy herė rresht, me emra tė ndryshėm.

Nuk ka dyshim se ishte vetė ADRiani (Fullani) ai qė vendosi nė tetor 2004 tė vetėquhet nė mėnyrė informale “ARDian”, por pyetja ėshtė se si mundi qė tė merrte dhe tė mbante detyra tė rėndėsishme shtetėrore me kėtė emėr informal. Pjesa mė e madhe e atyre tė cilėt qenė deputetė tė PS-sė nė tetor 2004 kishin qenė deputetė edhe nė maj 2001 kur ADRian Fullani u emėrua anėtar i Komisionit tė Letrave me Vlerė.

E megjithatė asnjė prej tyre nuk pa ndonjė problem te fakti qė me votėn e tyre po zgjidhej ADRian Fullani pėr tė ushtruar njė detyrė si ARDian Fullani?!
Dhe kėshtu nė 7 tetor 2004, Kuvendi i Shqipėrisė, me shumicė tė majtė, me vendimin nr. 148, zgjodhi ARDian Fullanin si anėtar tė Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Vendimi ėshtė publikuar nė Fletoren Zyrtare tė 21 tetorit 2004, nr. 72, f. 5103.

Ky ėshtė njė akt me rėndėsi historike nė jurisprudencėn parlamentare tė shtetit shqiptar, pėr arsye se pėr herė tė parė nė historinė parlamentare tė Shqipėrisė ėshtė zgjedhur pėr tė ushtruar njė detyrė shtetėrore njė person i cili nuk ekziston, njė person i paqenė. Nėse nė vitin 2004 do tė kishte ndodhur njė gabim material nė shkrimin e emrit, siē quhet nė gjuhėn juridike, atėherė ishte dashur qė tė bėhej ndreqja e kėtij gabimi material, e cila gjithashtu duhej tė publikohej nė fletoren zyrtare dhe vetėm pas kėsaj emėrimi i Fullanit quhej i rregullt dhe ai mund tė niste tė ushtronte detyrėn e tij si anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Madje duhet tė kishte qenė vetė Fullani i cili do tė kishte folur duke kėrkuar qė tė ndreqej ky gabim. Por Fullani heshti se kishte qenė pikėrisht ai nxitėsi i kėtij “gabimi”, pra i ndryshimit informal tė emrit tė vet nga Adrian nė Ardian.

Unė jam i bindur se kur nė vitin 2004 Kuvendi i Shqipėrisė, domethėnė Qeveria e PS, e kryesuar nga Fatos Nano pėrzgjodhi emrat e kandidatėve pėr nė Kėshillin Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, me siguri qė pėrzgjodhi emrin e ADRian, jo tė ARDian Fullanit. Se ADRian Fullanin kishte emėruar nė njė detyrė tjetėr Kuvendi mė herėt nė vitin 2001. Por ishte dikush i cili kėrkoi qė emri ADRian tė ndryshohej nė ARDian, thjesht duke u shkruar ndryshimi i emrit nė aktet parlamentare. Dhe ky njeri nuk mund tė ketė qenė askush tjetėr pėrveē vetė Fullanit. Nuk ka dyshim se kishte qenė vetė Fullani, ai qė i tha Kryeministrit socialist tė asaj kohe, mikut tė tij Fatos Nano, qė emėrimi i tij tė bėhej me emrin “ARDian”, jo me emrin “ADRian”. Dhe Nano me papėrgjegjshmėrinė e tij proverbiale e pranoi kėtė kėrkesė absurde madje kriminale. Madje, madje, shumė mė tepėr kriminale se ē’ mund tė mendohej nė atė kohė, se kur Fullani ishte pėrzgjedhur qė tė bėhej anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, kjo ishte bėrė me qėllim qė ai tė bėhej Guvernator i kėsaj banke.

Por ana kriminale e kėsaj historie ėshtė madje shumė mė e thellė se sa ngjan nė pamje tė parė. Kur dikush zgjidhet anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, ky person kalon nėpėr disa filtra tė detyrueshėm institucionalė, dhe mbi personin e tij kėrkohen tė dhėna nga institucione tė ndryshme qė merren me sigurinė nė vend, duke pėrfshirė dhe SHISH, shėrbimin e fshehtė. Kjo edhe pėr faktin se ky person do tė pajiset me njė ēertifikatė sigurie, qė ėshtė kusht pėr tė pasur qasje nė dokumente qė pėrbėjnė sekret shtetėror.

Kėtu lind pyetja se me cilin emėr i kanė dėrguar informatat pėr Fullanin SHISH dhe institucionet e tjera, me emrin ADRian Fullani, apo ARDian Fullani? Ma merr mendja se duhet t’ i kenė dėrguar me emrin ADRian Fullani. Kjo do tė thotė se Kuvendi i Shqipėrisė ka bėrė njė falsifikim tė vetėdijshėm.

Nė 21 tetor 2004, dy javė pasi Fullani u zgjodh nga Kuvendi i Shqipėrisė, anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė, Presidenti i Republikės Alfred Moisiu me dekretin nr. 4355 vendosi:
“Zoti ARDian Fullani emėrohet Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė”.
Presidenti Mosiu, para se tė nėnshkruante dekretin pėr emėrimin e ARDian Fullanit, duhet tė ketė parė dosjen me tė dhėnat pėr tė, qė i ėshtė dėrguar nga institucionet e tjera, duke pėrfshirė edhe SHISH. Tė gjitha kėto tė dhėna kanė qenė nė emrin e ADRian Fullanit. E megjithatė Presidenti Moisiu dekretoi ARDian Fullanin si Guvernator tė Bankės sė Shqipėrisė. A nuk ėshtė pjesė e detyrės sė Presidentit tė Republikės, roli i tė cilit ėshtė edhe ai i noterit tė parė tė shtetit, qė tė verifikojė sė paku gjeneralitetet e personave tė emėruar prej tij? Kėshtu duhet tė jetė. Ndryshe ndodh si me Dekretin nr. 4355 tė Presidentit Mosiu, me tė cilin u emėrua Guvernator tė Bankės sė Shqipėrisė njė person inekzistent.

Njė javė pas daljes sė dekretit presidencial, Kuvendi i Shqipėrisė, me shumicė socialiste, me vendimin nr. 152, dt. 28 tetor 2004, vendosi:
“Zoti ARDian Fullani zgjidhet Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.”
Vendimi u publikua nė Fletoren Zyrtare tė datės 9 nėntor 2004, nr. 80, f. 5925.
Kėshtu, dy herė brenda tre javėve, Kuvendi i Shqipėrisė vendosi qė tė emėrojė nė dy detyra tė rėndėsishme shtetėrore, nė tė njėjtin institucion tė rėndėsishėm, njė person inekzistent!!! Qartėsisht, kėtu nuk bėhej fjalė pėr njė gabim material, por pėr njė falsifikim tė vetėdijshėm.

Nė nėntor 2004 ADRian Fullani u paraqit nė Bankėn e Shqipėrisė pėr tė marrė detyrėn e Guvernatorit si ARDian Fullani. Askush nuk i kėrkoi njė dokument identiteti. Ai u pajis me njė dokument identetit si punonjės i bankės qendrore, me emrin ARDian Fullani. Dhe qė nga nėntori 2004 e deri nė shtator 2014, Adrian Fullani nėnshkroi me qindra e qindra akte tė Bankės sė Shqipėrisė, deri edhe kartmonedhat shqiptare nė qarkullim, me emrin ARDian Fullani.

Nėse njė person ka njė llogari bankare me emrin “ARDian”, nė cilėndo bankė tė nivelit tė dytė tė vendit, dhe shkon nė cilėndo degė bankare nė vend pėr tėe kryer veprime, duke paraqitur njė dokument identiteti me emrin ADRian, atė nuk do ta pranojnė me arsyetimin korrekt se duhet tė ketė pėrputhshmėri mes identitetit nė aktet bankare dhe atij nė dokumentin e identifikimit tė paraqitur. Por njė person i cili ēdo dokument identeti e ka me emrin ADRian, ia arriti qė tė marrė dhe tė mbajė pėr dhjetė vite postin mė tė lartė bankar nė vend, atė tė guvernatorit tė bankės qendrore, me emrin informal ARDian!

Nė vitin 2011 mbaronte mandati shtatėvjeēar i Fullanit si anėtar i Kėshillit Mbikqyrės dhe si Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė. Kėtė herė ishte PD nė pushtet e cila pėrsėriti gjithēka qė kishte bėrė PS nė vitin 2004. Nė 3 nėntor 2011, Kuvendi i Shqipėrisė, me vendim nr. 134, me propozim tė Kėshillit tė Ministrave (domethėnė tė Sali Berishės) vendosi:
“Zoti ARDian Fullani zgjidhet anėtar i Kėshillit Mbikqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė”.
Ky vendim ėshtė publikuar nė Fletoren Zyrtare tė 8 nėntorit 2011, nr. 134, f. 6861.
Qė tė mos pėrsėrit ato qė kam thėnė pėr aktin homolog tė tetorit 2004, tė Kuvendit tė Shqipėrisė, do tė kufizohem tė them se pėr kėtė akt tė miratuar nga Kuvendi me shumicė tė PD, vlen gjithēka kam thėnė pėr tė parin.

Nė 9 nėntor 2011, Presidenti i Republikės, Bamir Topi, me dekretin nr. 7149 emėroi Ardian Fullanin Guvernator tė Bankės sė Shqipėrisė. Qė tė mos pėrsėrit ato qė kam thėnė pėr dekretin homolog tė tetorit 2004, tė paraardhėsit tė Topit, z. Moisiu, do tė kufizohem tė them se pėr kėtė dekret tė Topit, vlen gjithēka kam thėnė pėr tė parin.
Nė 17 nėntor 2011, Kuvendi i Shqipėrisė, me shumicė tė PD-sė, me vendimin nr. 142, vendosi:
“Z. ARDian Fullani emėrohet Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė.”
Ky vendim ėshtė publikuar nė Fletoren Zyrtare tė 9 dhjetorit 2011, nr. 160, f. 7650.
Nė 5 shtator 2014, zėdhėnėsja e Prokurorisė sė Pėrgjithshme doli nė konferencė pėr media, pėr tė thėnė se ishte arrestuar shtetasi ADRian Fullani me detyrė Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė! Kjo do tė thotė se Prokuroria e Tiranės kishte arrestuar ADRian Fullanin pėr kryerjen e njė vepre penale gjatė ushtrimit tė njė detyre nė tė cilėn ishte emėruar, zgjedhur dhe e kishte ushtruar ARDian Fullani!!!

Prokuroria e Pėrgjithshme bėn sikur nuk e shikon faktin se qė nga viti 2004 e deri nė 2014 Fullani ka arritur qė tė bėjė njė falsifikim me emrin e tij, nė bashkėpunim me njė numėr pabesueshmėrisht tė madh njerėzish me pushtet. Fullani nuk mund ta bėnte kėtė mashtrim pa bashkėpunimin e kėtyre personave tė pushtetshėm. Tė gjitha ata duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr kėtė gjė sot.

Tė gjithė ata, dy Presidentė tė Republikės, dy ish-Kryeministra, dy ish-Kryetarė tė Kuvendit, dy ish-drejtorė tė SHISH, dy ish-Prokurorė tė Pėrgjithshėm, si dhe shumė zyrtarė tė tjerė dhe deputėt tė cilėt kanė votuar nė Kuvend, janė pėrgjegjės qė sot kartmonedhat shqiptare nė qarkullim janė tė nėnshkruara me emrin e njė personi inekzistent, ARDian Fullani, nė cilėsinė e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė. Atyre duhet t’ u bėhen ngarkim shpenzimet pėr nxjerrjen jashtė qarkullimit tė krejt kartmonedhave dhe zėvendėsimin e tyre me tė tjera, tė rregullta.

Dy prokurorėt e Prokurorisė sė Tiranės, tė cilėt janė drejtpėrdrejt pėrgjegjės pėr kėtė ēėshtje, Ramadan Troci dhe Petrit Fusha, nuk mund tė bėjnė sikur nuk e shohin se ADRian Fullani, i cili ėshtė arrestuar me njė urdhėr arresti tė lėshuar prej tyre, nuk e ka ushtruar detyrėn e Guvernatorit. Atė e ka ushtruar ARDian Fullani. Prokuroria e Pėrgjithshme dhe dy prokurorėt e ngarkuar drejtpėrdrejt me kėtė ēėshtje, as nuk guxojnė qė tė pyesin se pėrse ADRian Fullani e ka ushtruar detyrėn e Guvernatorit me emrin ARDian Fullani.

Arsyeja e parė pėr tė cilėn Fullani e ka bėrė kėtė gjė, ėshtė e njėjta pėr tė cilėn njė kriminel ėshtė nė kėrkim, ndryshon njė apo disa gėrma tė emrit, pėr tė pretenduar pastaj se ai nuk ka lidhje me personin e kėrkuar. Emri i guvernatorit tė njė banke qendrore qarkullon nė rrethet bankare ndėrkombėtare dhe pėr tė bėhen pyetje. Nė rastin e Fullanit, ai donte qė tė distancohej nga emri ADRian Fullani, i cili kishte fituar njė famė tė keqe nė rrethet bankare ndėrkombėtare si nėndrejtor dhe mė pas si drejtor i Bankės Italo-Shqiptare, njė bankė kjo ku ndodhėn shumė gjėra tė dyshimta qė kishin tė bėnin me botėn e krimit tė organizuar. Drejtori italian i kėsaj banke u eliminua nė njė vetėvrasje mėse tė dyshimtė, nė kohėn qė ishte duke bashkėpunuar me njė oficer tė lartė tė shėrbimeve tė fshehta italiane, pėr zbulimin e lidhje tė bankės me botėn e krimit tė organizuar. Pak kohė mė pas u gjend i vrarė edhe ky oficer.

Arsyeja e dytė pėr tė cilėn Fullani e ndryshoi emrin ishte qė tė mos arrihej deri te llogaritė e tij bankare tė fshehta nė off-shores, tė cilat do t’ i hapte dhe do t’ i mbushte me para, kur u bė Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė. Nuk dihet ē’ ndodh nesėr, ka menduar Fullani, nė botė po flitet gjithmonė e mė tepėr pėr ligje ndėrkombėtare qė do t’ i detyrojnė off-shores qė tė japin dhėna pėr llogaritė bankare tė zyrtarėve tė lartė. Me kėtė rast njė ditė mund tė kėrkohen llogaritė bankare tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, ose tė atyre qė kanė mbajtur kėtė detyrė. Prandaj mė mirė ėshtė qė unė ta ushtroj detyrėn e Guvernatorit me emrin ARDian, ka menduar Fullani. Kėshtu, edhe nėse njė ditė do t’ u kėrkohet off-shoreve qė tė japin tė dhėna pėr personat qė kanė ushtruar detyra tė larta shtetėrore, bankat ku kam depozituar unė paratė do tė jenė tė detyruara qė tė japin informacione pėr ARDian Fullanin, jo pėr ADRian Fullanin. Dhe meqėnėse ARDian Fullani nuk ekziston, atėherė nuk kanė pėr tė gjetur asnjė llogari bankare nė emėr tė tij.

Tė gjitha kėto do tė zbulohen nėse prokurorėt e pyesin Fullanin pėr ndryshimin e emrit. Prokurorėt kanė detyrim qė ta bėjnė kėtė gjė.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

374


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi