I Papėrmendshmi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

I Papėrmendshmi

Mesazh  Berti69 prej 07.09.14 23:36



Ishim tė ulur, nė njė mbasdite tė vonė, nė njė vorr pa gur tė shekullit XII, nė vorrezat e vjetra tė Arkhamit, duke spekulluar mbi t’Papėrmendshmin.
Duke parė nė drejtim tė shelgut tė stėrmadh tė vorrezės, trungu i tė cilit ishte thuajse i kapluar prej njė pllake antike tė palexueshme, unė kisha shprehur njė vėzhgim mbi tė ushqyerin makabėr dhe tė pathėnshėm, qė ato rrėnjė tė mėdha duhet tė thithnin nė tokėn e gėrbulur e ngjyrė hiri pėrposh, por miku im e gjykoi si njė absurditet. Mė tha qė asnjė ushqim i ēuditshėm mund tė arrinte tek ajo pemė, sepse ndėr vorre nuk kishte kufoma prej njėqind vjetėsh.

Pėr me tepėr, shtoi, tė folurit tim i vazhdueshėm pėr gjėra tė «papėrmendshme» e tė «pathėnėshme», ishte njė fiksim fort fėminor, krejt nė sintoni me nivelin e ultė artistik tė prodhimit tim letrar.

I bėja qejfin vetes kur i zbukuroja tregimet qė shkruaja me skena dhe tinguj qė paralizonin aftėsitė e «heronjėve» tė mi, duke i boshatisur nga ēdo kurajė, e duke i shkulluar deri nė atė pikė, sa kėto nuk ia dilnin me fjalė tė tregonin ēfarė kishin sprovuar.
Njohja jonė e gjėrave, tha, ndodhte nėpėrmjet perceptimit ndijor dhe nėpėrmjet intuitave tona fetare; prandaj ėshtė gati e pamundur tė pėrshkruash njė objekt a njė spektakėl tė cilėt nuk mund tė shpjegoheshin qartė nėpėrmjet pėrkufizimeve ose doktrinave ortodokse tė teologjisė, mundėsisht ajo e Kongregacionistėve, me tė gjitha modifikimet qė tradita ose Sir Arthur Conan Doyle mund t’i shtonin.
Me kėtė mik- Joel Manton - shpesh qeshė pėrfshirė nė disertacione tė ndejshme. Ishte drejtori i East High School, lindur e rritur nė Boston, i mbushur me shurdhėri tė vetėkėnaqur ndaj hipertoneve tė buta tė jetės nė New England.

Opinion i tij ishte qė vetėm eksperiencat tona normale dhe objektive mund tė marrin vlerė estetike, dhe qė detyra e artistit nuk ėshtė veē tė tėrheqė a tė emocionojė me aksionin, rrėmbimin apo mahitjen por mbi tė gjitha ėshtė qė tė mbajė te lexuesin njė interes tė qetė dhe njė miratim tė paqtė, nėpėrmjet njė pėrshkrimi tė saktė e tė detajuar tė fakteve tė pėrditshme.
Keqmiratonte, sidomos, ankthin tim pėr mistiken dhe tė pashpjegueshmen; nė fakt megjithėse besonte tek e Mbinatyrshmja me njė bindje akoma mė tė fortė se bindja ime, nuk do tė pranonte kurrė qė kjo tė bėhej argument i njė trajtimi letrar.
Fakti qė njė mendje tė merrte kėnaqėsinė mė tė madhe prej arrative nga e zakonshmja dhe nė rikompozimin nė mėnyrė origjinale dhe dramatike imazhe qė zakonisht shpoetizohen pėr inerci a pėr lodhje duke i ngjitur te modelet e amshta tė jetės sė reale, ishte diēka virtualisht e pabesueshme pėr intelektin e tij logjik, praktik dhe shqeto.

Me atė, ēdo gjė dhe ndjesi gjenin dimensionin e duhur, cilėsinė e saktė, shkakun dhe efektin e tyre. Dhe, megjithėse perceptonte vagtazi se mendja nganjėherė ka vizione dhe ndjesi tė njė natyre mė pak tė pėrpiktė dhe gjeometrike, ndjehej i justifikuar nė tė vėnit e njė kufiri arbitrar qė ndante ēdo gjė qė nuk mund tė kuptohej e ndjehej prej qytetarit tė mesėm.

Nga ana tjetėr, ishte gati i sigurt qė asgjė s’mund tė ishte me tė vėrtetė e «Papėrmendėshme». Kjo ide i tingėllonte absurde.
Edhe pse kuptoja mirė panevojshmėrinė e argumentimeve tė mija fantastike he metafizike pėrkundrejt vendosmėrisė sė tij prej ortodoksi tė bindur , kishte diēka nė atė takim masditeje qė mė shtynte tė isha mė polemik se zakonisht. Lapidaret nė rrėnim, pemėt e moēme dhe ēatitė e vjetra bizare, tė qytezės antike tė vizituar nga shtrigat qė shtriheshin pėrreth atij skenari, ishin tė gjithė elementė qė kombinoheshin pėr tė ndezur shpirtin tim nė mbrojtje tė punės sime. Sė shpejti u ndodha nė njė territor tė vėshtirė.

Nuk ishte e vėshtirė, nė tė vėrtetė, ta kundėrsulmoja, sepse e dija qė Joel Manton, ishte hedhur kundėr besėtytnive tė shumta tė vegjėlisė, qė klasat e kulturuara prej kohėsh i kishin braktisur. Bestytni si shfaqja e tė vdekurve nė vende tė largėta, ose imazhi i ngelur mbi xhama i fytyrave tė vjetra qė kishin parė jetėn nėpėrmjet dritareve.

T’i besosh akoma kėtyre llafeve tė gjysheve, kėmbėngula, tregonte praninė e njė besimi nė ekzistencėn e lugetėrve qė linin tokėn dhe braktisnin trupat e tyre. Tregonte dhe aftėsinė e tė besuarit nė fenomene qė tejkalojnė njohurinė normale sepse, nėse njė i vdekur mund tė transmetojė pamjen e tij tė shikueshme ose tė prekshėm nė botė, a nėpėr shekuj, si mund tė jetė absurde tė imagjinosh se shtėpitė e braktisura gėlojnė nga krijesa tė ēuditshme nė pritje, apo se vorreza tė vjetra luzmojnė prej inteligjencash tė frikshme tė ēmishėruara prej brezash?
Dhe prej momentit qė shpirti, prej vetė pėrkufizimit tė shpėrfaqjeve qė i atribuojnė, nuk mund kufizohet prej asnjė ligji tė materies, pse qenkej ēmenduri tė imagjinoheshin tė vdekurit fizikisht tė gjallė me njė formė konkrete – ose pa formė – qė spektatorėve njerėzor u duken absolutisht e tmerrėsisht «tė papėrmendshėm»?
Duke reflektuar mbi kėto gjėra, i thashė mikut tim, duke i mėshuar bindjes sime, se «gjykimi i shėndosh» ėshtė thjesht njė e vetėm njė mungesė imagjinate dhe fleksibiliteti mendor.

Tashmė kishte rėnė muzgu, por asnjėri nga tė dy nuk e kishte ndėrmend ta ndėrpriste bisedėn. Manton nuk dukej aspak i impresionuar prej argumentimeve tė mija, dhe vazhdonte me kryeneēėsi tė mė kundėrshtonte, me atė bindjen e palėkundshme nė opinionet e tij, tė cilės i detyrohej pėr respektin e madh qė gėzonte si mėsues. Unė, nga ana ime isha tepėr i bindur se isha nė tė drejtėn, qė tė kisha frikė humbjen.
Ra terri, dhe nė disa dritare tė largėta u ndezėn drita tė dobėta por ne nuk luajtėm nga vendi. Stoli ynė qė u bė vorri ishte i rehatshėm, dhe e dija qė miku im praktik nuk kishte aspak frikė prej tė ēarės errėzezė qė qe hapur afėr nesh, nė ndėrtesėn e vjetėr, tė mėsymur nga rrėnjėt, as nga terri qė rrethonte shtėpinė e shekullit tė XII e lėkundshme dhe e braktisur, qė ndodhej ndėrmjet nesh dhe rrugės mė tė afėrt me drita.
Atje, nė errėsirė, nė vorrin e ēarė prej pemės, vazhdonim tė flisnim pėr tė Papėrmendshmin, dhe, kur miku im e pat kryer qeshjen e vet tallėse, i fola pėr tė vėrtetėn e tmerrshme qė qėndronte pas tregimit me tė cilin ishte tallur mė shumė.
Tregimi im quhej Dritarja nė papafingo, dhe ishte shfaqur nė numrin e janarit 1922 tė Whispers.

Nė shumė raste, sidomos nė bregun jugor dhe mbi Paqėsor, e kishin tėrhequr nga tregu revistėn, pėr shkak tė disa vajzukeve tė trembura, por New England nuk ishte impresionuar fare, dhe ekstravagancave tė mija i ishte pėrgjigjur me njė ngritje supesh.
Fakti – lajmėrohej lexuesi – ishte njė prej atyre qė fillonin prej njė pikėvėshtrimi biologjikisht tė pamundur; ishte vetėm njė tjetėr nga ato thashethemet absurde tė fshatit qė Cotton Mather kishte qenė aq naiv sa i kishte futur aksidentalisht nė Magnalia Christi Americana e tij kaotike, dhe kaq pa bazė konkrete, sa ai vetė kishte preferuar tė mos pėrmendte emrin e vendit ku kishte ndodhur tmerri.
Dhe pėr sa i pėrket mėnyrės se si kishte ndodhur, unė kisha e fryrė shėnimin e thatė tė mistikut tė vjetėr... ēka ishte ekstravagante dhe tipike e njė kopisti tė vogėl me shumė fantazi.
Mather, nė tė vėrtetė, kishte thėnė qė krijesa pat lindur, por asnjėrit – pėrveē atyre qė kėrkojnė se s’bėn sensacionalen – nuk ia merrte mendja se jetonte natėn duke parė mbas dritareve, dhe duke u fshehur nė tarracė tė shtėpisė – me shpirt e trup – derisa dikush, shekuj mė vonė e kishte parė te dritarja. Por ai «dikush» nuk dinte tė shpjegonte se ēka ia kishte thinjur flokėt.

Kėto detaje ishin paēavure tė dukshme, dhe pėr mikun tim Manthon nuk qe nevoja ngulmonte shumė pėr tė shfaqur absurditetin e faktit.
Pastaj i thashė se ēfarė kisha gjetur nė njė ditar tė vjetėr tė mbajtur prej 1706-s deri nė 1723-shin, qė pat dalė nė dritė nga letrat e njė familje mė pak se njė milje larg nga vendi ku ishim ulur. I thashė edhe pėr shenjat absolutisht tė vėrteta, nė gjoksin dhe shpinėn e paraardhėsit tim, qė pėrshkruheshin nė ditar. I tregova edhe pėr frikat e tjera tė banorėve tė asaj krahine, dhe se si pėr breza tė tėrė vazhdohej tė flitej; po ashtu dhe pėr ēmendurinė e vėrtetė qė kishte zėnė djalin, qė nė 1793-shin pati hyrė nė shtėpinė e braktisur pėr tė ekzaminuar disa gjurmė qe dyshohej qė ishin aty.

Kishte qenė njė fakt i mbinatyrshėm: pra nuk ishte pėr t’u habitur qė nė atė shekull puritan, disa studentėve fort tė impresionueshėm nga Massachusetts, u kishin hyrė dridhmat.
Dihet shumė pak pėr atė ēfarė fshihet pas misterit, e pra ėshtė njė ulcera e tmerrshme qė fryhet dhe kalbėzohet nė disa shfaqje demoniake. Tmerri djallėzor ėshtė njė rreze drite e frikshme e drejtuar mbi atė qė zien nė mendjet e trazuara tė njerėzve, por, dhe kjo ishte njė ēikėrrimė.
Nuk kishte asnjė bukuri, asnjė liri. Mund ta kuptojmė prej asaj qė ngelet nė arkitekturėn e shtėpive dhe te sendet e familjes, ose nga sermonėt e helmatisura tė mbajtura gjatė riteve fetare.

Dhe brenda asaj kėmishe force tė ndryshkur, fshiheshin tmerre tė pakuptueshme, perversione dhe djallėzi. Ishte aty, nė tė vėrtetė, apoteoza e tė Papėrmendshmit.
Cotton Mather, nė atė demoniakun Libri i gjashtė qė kurrkush nuk duhet tė lexojė mbas muzgut, nuk kurseu asnjė fjalė tė tmerrshme teksa lėshonte anatemėn e tij. I rreptė si njė profet hebre, dhe lakonik e pa ndonjė habi siē nuk mund tė jetė kurrkush tjetėr mbas tij, foli pėr njė pėrbindėsh qė i dha jetėn njė krijese qė ishte mė shumė se njė pėrbindėsh por mė pak se njė njeri – krijesa me shikim blasfem – dhe pėr pijanecin fatzi ulėritės qė kishin varur ngase kishte pa atė shikim.

I tregoi kėto me fjalė tė pakta e tė sakta, po nuk pėrmendi as shkarazi atė qė ndodhi mė vonė. Ndoshta ngaqė s’e dinte apo ndoshta se e dinte dhe nuk guxonte ta thoshte. Kishte tė tjerė qė e dinin po nuk kishin guxim ta thoshin: nuk ka asnjė referim tė njohur pėrse pėshpėritej pėr bravėn e derės tek e cila ēonin shkallėt e papafingos sė shtėpisė sė njė plaku pa fėmijė, i sėmurė e i hidhėruar, qė kishte ngritur njė lapidar pa emėr afėr njė vorri tė urryer, edhe pse disa legjenda tė paqarta mund tė ngrinin gjakun mė tė lėngshėm.
Gjithēka ndodhet nė ditarin e vjetėr qė kam gjetur; gjitha historitė furacake dhe insinuatat mė tė guximshme mbi krijesat me shikim blasfem tė para nga dritaret natėn ose ndėr livadhe tė shkreta nė tė hyrė tė pyjeve.

Diēka e kishte sulmuar njė tė parin tim rrugės sė errėt tė njė lugine edhe i kishte lėnė shenjėn e dy brirėve nė gjoks dhe tė dy putrave prej majmuni nė shpinė. Kur kishin kėrkuar gjurmė nė tokė tė shkelur, kishin gjetėn shenja thundrash tė thyera e putra vagtazi antropoide.
Njė herė, njė postier kishte deklaruar se kishte parė njė plak tek po ndiqte dhe thėrriste njė krijesė tė frikshme, kėrcimtare e tė papėrshkrueshme, mbi kodrėn e Meadon Hill, nė orėt kur hėna zhduket pse agon. Shumėkush i kishte besuar.

Sigurisht pati fjalė tė ēuditshme njė natė tė 1710-s kur plaku, i sėmurė e pa fėmijė, u varros nė kriptė pėrballė shtėpisė pėrballė lapidarit tė pashkruar. Nuk e hapėn kurrė derėn e papafingos, dhe e lanė shtėpinė ashtu si ishte, tė frikshme e tė shkretė.
Kur u dėgjuan zhurma qė vinin nga brenda, tė gjithė murmuritėn dhe u rrėqethėn, duke shpresuar me zjarr qė ajo derė tė rrinte e mbyllur. Mė vonė, kur ngjau tmerri nė kishėn e vogėl, nuk folėn mė, sepse asnjė njeri nuk mbeti nė jetė apo i tėri dhe i bėri.
Me vitet, legjendat morėn nuance makabre… Besoj qė ajo krijesė, gjithė nėse ishte njė qenie e gjallė, duhet tė ketė vdekur dikur. Kujtimi i saj pėrhihej akoma, i frikshėm….. madje, edhe mė i frikshėm nga qė ishte kaq i fshehtė.

Gjatė tregimit, miku im Manton, ishte bėrė i heshtur, dhe pashė qė fjalėt e mija e kishin impresionuar. Nuk ia shkrepi tė qeshurės kur mbarova, por pėrkundrazi filloi tė mė drejtonte pyetje shumė serioze pėr djalin qė mė 1793-n ishte ēmendur, dhe qė, me gjasė, kishte qenė protagonisti i tregimit tim.

I sqarova se pėrse djali kishte shkuar nė atė shtėpi tė shkretė dhe tė braktisur, duke i theksuar se djali duhet tė kishte mbetur i magjepsur nga legjendat nė lidhje me xhamat nga dritaret qė ruanin pamjet e atyre qė patėn jetuar nė shtėpi.
Djali pati shkuar tė vėshtronte nga dritaret e atij trapazani tė frikshėm, sepse kishte dėgjuar tregimet mbi disa entite qė ishin vėnė re pas xhamave, dhe ai ishte kthyer prapa duke u ēirrur si njė i obsesionuar..

Ndėrkohė qė unė i shpjegoja, Manton ishte futur nė mendime, pastaj dalėngadalė iu kthye arsyetimeve tė tij analitike.
Pranonte mundėsinė qė njė pėrbindėsh i panatyrshėm mund tė kishte ekzistuar, por mė kujtoi se, edhe perversioni mė i sėmurė nė natyrė, nuk duhej se s’bėn tė ishte «i papėrmendshėm», ose shkencėrisht i papėrshkrueshėm.

E admirova logjikėn e tij tė vėmendshme dhe bindjen qė kish, dhe pastaj shtova detaje tė tjera tronditėse qė kisha grumbulluar nga pleqtė vendas.
Kėto legjenda makabre, shpjegova, i referoheshin shfaqjeve monstruoze mė tė frikshme se sa mund tė jetė njė entitet organik. Shfaqje formash shtazarake gjigante, nganjėherė tė shikueshme, nganjėherė tė paprekshme , qė fluturojnė nė ajėr netėve pa hėnė dhe vizitojnė shtėpinė e vjetėr, kriptėn nė pjesėn e pasme, dhe vorrin, ku, afėr pllakės kishte dalė njė peme e vogėl.

Nėse tė tilla shfaqje kishin trembur apo jo njerėz pėr vdekje, siē tregohet nė tė gjitha legjendat e pavėrtetuara, kjo nuk mund tė thuhej me siguri, por me tėrė mend kishin lėnė njė ndjesi tė fortė e jetėgjatė. Pleqtė mė tė vjetėr tė zonės, kishin akoma njė frikė tė paqartė, megjithėse dy brezat pasardhės, e kishin harruar nė masė… duke vdekur, mbase, ngaqė nuk e njihnin.
Duhet shtuar pastaj, pėr sa i pėrket pjesės estetike, se nėse emanacionet fizike tė krijesave njerėzore janė deformime groteske, cila pėrshfaqje koherente do mund tė shprehte ose tė portretizonte njė mjegull aq tė garravaqe, si spektri i njė perversioni tė ligė e kaotik, qė ėshtė vetė njė blasfemi makabėr kundėr natyre?

I plazmuar nga mėndja e gėrbulur nga njė makth hibrid, njė i tillė tmerr miazmatik nuk mund tė ndėrtonte, nė tė gjithė tė vėrtetėn e urryeshme tė tij, atė qė ishte epranėsisht i Papėrmėndshėm.
Tashmė duhet tė ishte shumė vonė. Mė ceku njė lakuriq nate ēuditėrisht i heshtur, dhe besoj qė preku edhe Mantonin, sepse megjithėse nuk arrija ta shihja, e ndjeva tek lėvizi krahun.
Nė atė moment ai nisi tė flasė.
“Po ajo shtėpia me dritaren nė papafingo, akoma nė kėmbė dhe e braktisur ėshtė?”
“Po” i thashė. “Unė e kam vizituar.”
“Dhe a ke gjetur ndonjė gjė….. nė papafingo apo nė ndonjė vend tjetėr?”
“Kishte disa kocka poshtė ullukut. Ka shumė mundėsi tė shihni ato qė pa djali: nėqoftėse ka qėnė i impresionueshėm besoj se kanė qenė tė mjaftueshme pėr ta tronditur, megjithėse pėrtej xhamit tė dritares nuk kishte asgjė. Nėqoftėse i pėrkisnin sė njėjtės shtėpi, kjo duhet tė ketė qenė njė monstruozitet deliri e histerie. Do ishte e pafe tė lije tė tilla kocka nė botė. Dhe kėshtu qė u ktheva me njė thes, dhe i varrosa tė vorri mbas shtėpisė.
Kishte njė tė ēarė ku munda t’i hidhja. Mos mendo qė isha i ēmendur: veē ta shihje atė kafkė! Kishte brinjė tė gjatė 10 cm, por fytyra dhe nofulla ishin pothuajse njėlloj si e jona.”

Vura re qė Mantoni , me tė vėrtetė i rrėqethur nė atė pikė, sikur mė ishte afruar shumė. Kurioziteti nuk i qe shuar.
“E ēfarė mė thua pėr xhamat?”
“Nuk ishin mė. Njė dritare kishte humbur tėrėsisht kornizėn, dhe nė kanalet e tė tjerave nuk kishte ngelur gjurmė e xhamave. Ishin nga ato dritaret e vjetra me skelė me rrjetė qė qysh pėrpara 1700-s kishin dalė jashtė pėrdorimi. Besoj se kishin ngelur pa xham tash 100 vjet, a ndoshta mė shumė …. Ndofta i theu djali, por rrėfimi nuk e thotė.”
Manton filloi tė mendonte prapė.
“Do doja ta shikoja atė shtėpinė, Carter. Ku ndodhet? Me xhama ose e pa xhama, duhet tė shkoj ta kėqyr. Edhe varrin ku ke vėnė ato kockat, edhe atė tjetrin pa mbishkrim…… e gjithė ēėshtja ėshtė me siguri e frikshme.”
“E kishe pėrballė teje derisa nuk u err.”
Miku im ishte mė i sugjestionuar sesa mendoja , sepse mbas asaj prekje teatrale naive, u largua nga unė me ngjethmė dhe zuri tė bėrtiste me njė gjėmim tė mbytur qė e liroi nga histerizmi qė kishte shtypur.
Ishte njė klithje e mbinatyrshme, edhe mė e frikshme pse pat njė pėrgjigje.

Kur akoma jehonte, dėgjova njė tingull nė natėn e zezė pisė, dhe kuptova menjėherė qė njė nga dritaret me rrjetė po hapej nė shtėpinė e mallkuar pėrballė nesh. Dhe, meqenėse, tė gjitha kornizat e tjera kishin rėnė prej kohėsh, kuptova qė ajo duhet tė ishte korniza e dritares makabėr pa xhama, e dritares demoniake tė papafingos.
Pastaj, prej atij drejtimi tė tmerrshėm erdhi njė erė e acartė, e sėmurė dhe krupėndjellėse, e ndjekur nga njė bėrtitje tė thekshme qė pėrballė meje, mbi atė vorrin lemeritėse e ēarė.
Menjėherė pas kėsaj, u rrėzova pėrtokė nga stoli im, prej njė trupi djallėzor tė njė entiteti tė tė padukshėm, me pėrmasa titanike por tė njė natyre tė papėrshkrueshme.
I pėrplasur pėr rrafshi u detyrova tė zhgėrrahesha pėr dheun e mbuluar nga rrėnjėt tė asaj vorreze tė krupshme, ndėrkohė qė prej grope u ngrit njė rropamė gulēimash e uturimash, sa imagjinata ime i populloi ato errni tė thukėta me legjione miltoniane tė mallkuarish tė shformėt.
U ngit mandej njė vorbull shakullime e u dėgjua njė rropamė tullash dhe suvaje qė shembeshin e ēaheshin; por, shyqyr zotit, mė ra tė fikėt para se tė kuptoja ēfarė donte tė thoshte.

Manton, megjithėse mė shtatshkurtėr se unė, kishte njė rezistencė fizike mė tė madhe, sepse hapėm sytė thuajse pėrnjėherėsh, megjithėse plagėt e tij ishin mė tė rėnda se sa tė mijat. Shtretėrit tonė ishin afėr njėri tjetrit, dhe kuptuam menjėherė se ndodheshim nė St. Mary Hospital.
Infermieret na rrinin tė gjitha rrotull me merak, tė paduruara tė na kujtonin se si kishim mbėrritur atje, kėshtu qė shpejt morėm vesh qė njė fshatar na kishte gjetur nė mesditė nė njė lėndinė tė braktisur pėrtej kodrės tė Meadon Hill, rreth njė milje larg, nė njė vend qė thuhet se dikur kishte qenė njė thertore.

Manton kishte dy plagė shumė tė rėnda nė gjoks dhe disa tė ēara mė pak tė rėnda, tė ngjashme me kanale dalte, nė shpinė. Unė nuk kisha plagė tė asaj pėrmase, por qeshė mbuluar me ėnjtje dhe mavijosje shumė tė ēuditshme, pėrfshirė gjurmėn e njė thundre tė ēarė.
Ishte e qartė qė Manton dinte mė shumė sesa unė, por nuk u tha asgjė mė shumė mjekėve tė ēoroditur, deri qė mori vesh se ēfarė lloj plagėsh supozohej tė ishin. Pastaj garantoi qė kishim qenė pre e demit tė tėrbuar… megjithėse ishte shumė e vėshtirė t’i besohej njė historie tė tillė.
Kur dolėn tė gjithė mjekė e infermierė, nėn zė i thashė njė pyetje tė tmerrshme:
“Pash Zotin, Manton, po ēfarė ishte? Ato tė ēarat… ashtu paska qenė?”
Ishte tepėr i shushatur pėr tė galduar kur mu pėrgjigj, me pėshpėrimė, me fjalėt qė prisja…
“Jo…. Nuk ishte ashtu. Ishte gjithkund… njė xhelatinė… Njė baltė… po prapė kishte formė, qindra forma tė tmerrshme pėrtej ēdo pėrshkrimi. Ishin edhe sytė, dhe njė njollė. Ishte abisi... maelstroemi… krupa e mbrame. Carter …. Ishte i Papėrmendshmi!”

Howard P. Lovercraft

Pėrktheu: Girni Simoni
avatar
Berti69

"Si ėshtė lartė, ashtu ėshtė edhe poshtė, e si ėshtė poshtė, ashtu ėshtė edhe lart"


475


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi