Si e zgjedhin trollin e shtėpisė malėsorėt e veriut

Shko poshtė

Si e zgjedhin trollin e shtėpisė malėsorėt e veriut

Mesazh  Zattoo prej 06.09.14 10:39

Ndėrtimi i trollit tė shpķs nė Dukagjin, Malsi tė Madhe, Mirditė e nė Pukė.



Nė Dukagjin, per me njoftė a āsht trolli me nafakė bāhet njikjo provė: Mbasi tė jetė caktue vendi i trollit e tė jetė logitė e rrafshue, perpara se me i ēilė themelet i zoti i shpķs shkon nė mbrame per terr e hapė gjith kund mbķ at vend nji pllush hī, dikū-dikū vźn edhe nji gotė me rakķ e nji tjeter me vźnė. Ne e nesre nade, pį lé dielli, kthen te trolli e vron me kujdes  mos kį lānė kush ndo’i gjurmė. Nė kjoftė se nuk gjindet kurrfarė gjurmet, trolli āsht me nafakė per rob e per gjā; nė kjoftė se e kį lānė gjurmen nji gjā e eger, at rodė gjaejet gjuetari kurr s’do t’a vrasė; nė kjoftė se kį kalue nji gjā e butė (si dele, dhķ, lopė, kį, thķ, pulė etj) difton, se aj ród gjaejet kurr nuk kį me bā hajr n’at vend; nė kjoftė se e kį lānė gjurmen e vet njeri, ai truell nuk āsht i mirė per njerz, pse kį me i marrė deka robėt e shpķs. Nė perforcim tė kėsįj besėtytnije kallxohen gjithkund me źmen familjet, tė cilave nuk u rrnojshin fėmijėt, ja u cofshin bagtija, ja u bijte shpesh ujku nė tufė, e mandej, tuj ndrrue truell, u kanė rrnue fėmija, u āsht largue ujku e āsht shtue gjāja.

Nė Malsi tė Madhe thohet: se trolli e kį nafaken e vet me pėllambė, e ndrron per ēdo vend. Mund tė jetė hije-randė e hije-lehtė, e prandej e mbarė e i mirė per rob e per gjā, ja edhe i damshem. Trolli kį nafaken e vet, pse kį Oren e vet.

Nė Malsi tė Madhe, perveēse nuk ndreqet shpija aty, kū āsht kźnė ndo’iherė lamė, vend vorresh, Kishet a shpijet tė dalun faret, bāhet edhe kjo provė mbi truell tė zgiedhun: i zoti i shpķs shkon nė mbrame te trolli e lźn nji gotė plot me rakķ, e nji tjeter plot me vźnė. Ne e nesre kthen, pį lé dielli, e, nė rasė se i gjźn tė dėnueme a tė derdhuna, trolli āsht pį nafakė.

Nė Mirditė e nė Pukė, perveēse shpija nuk do tė ndreqet mbķ nji truell tė dalun faret, a nė nji tokė kishet a tė marrun per gjak, i lakmohet mā fort tokės sė tė Parve, se tokės sė bleme, e bāhet edhe kjo provė nė se trolli āsht hije-randė a hije-lehtė:  Marrin umin e parmendės e i apin krah perpjetė, tuj e vringllue; kśr tė bijė nė tokė, e shikjojn me vemende, a kį rį mbarė a mbrapshtė. Trolli āsht i mirė, kśr umi bjen me anė tė rrafshtė persypri; āsht i keq, kśr umi bjen me anė tė kupzueme a tė lugėt persypri.

Diku-diku nė Pukė, per me e njoftė trollin ēojn e marrin nji njeri, qi din (nji mėgjistįr), ai edhe vźn nė mbrame nder kater qoshet e trollit kater filxhana me ujė. Nė nade mandej i shikjojn me kujdes a janė plot a tė dėnuem. Nė kjoshin plot āsht trolli i mirė; nė kjoshin tė dėnuem, āsht trolli i keq.

Besėtytnķ: Besohet nė pergjithsķ nder Male, se shpija kį Oren e vet, d.m.th. nji roje me fuqķ tė jashtėnatyrshme. Ora mbahet porsi amanetqarja  e trollit tė shpķs e e pasunķs sė mshehun nen dhé. Ajo mbahet, si e caktueme prej Zotit. Ajo nuk shifet. Njato bollat e trasha e tė mėdhaja, qi shifen ndonjiherė nė tė rrallė neper podrume a neper rrenime ndertesash sė vjetra, mbahen porsi Ora e atij vendi, e prandej as nuk i prekė kush, as nuk i mbytė kush. Besohet, se Ora e shpķs kį fuqi me i ngafis njerzėt, qi kerkojn me e dhunue trollin e nji shpķje sė braktisun, tuj vū dorė nė pasunķ tė mshehun nen dhé.

Kźnsat e trilluem

Kźnsat e trilluem, qi zakonisht  personifikohen e hījn nder besėtytnķ, janė: 1. Ora, 2. Zanat, 3. Floēka, 4. E Bukura e Dheut, 5. Divi, 6. Xhuxhimaxhuxhi, 7. Kulshedra, 8. Drangoni, 9. Shtrigat, 10. Lugati, 11. Dijsi, 12. Shortarja.

Ora

Mendohet, se “Ora” āsht nji krijesė e Zotit me fuqķ tė mbķnatyrshme per tė mirė t’atyne, qi e nderojn e per ndeshkim t’atyne, qi e bājn n’asgjā a qi e poshtnojn. Ora nuk perfėtyrohet me ndo’i trajtė tė posaēme por nder kallxime ajo paraqitet si nji grue shtatmadhe e e hijshme si nji zojė e randė e pėshtjellun me rreze dritet, herė tė bardha – e kėto i apin njerit tė mira – e herė tė kuqe – e kėto i siellin njerit tė kėqija, – e herė tė verdha – e kėto i shkaktojn njerit deken.

Orėt si mbas mendimit tė malsorit, janė shum. Seicilli mal, seicilli vend, seicilli fis, seecilla shpķ e seicilli njeri e kį Oren e vet. – Deri per shtāsė, thohet vende-vende, se e kanė Oren e vet; sidomos kali, gjeli e dhija e eger, e kėto nuk mund tė vriten, pį lźjen e Orve, pse ato i ēojn nė kullosė e jua pķjn tamblin.

Nder mėnyrė tė tė folunit ndeshim shpesh nder kėso shprehjesh: “E ēoi Ora kįn, e shkoi e u vrį me kį tė filanit.”, “I prīni Ora dashit, e u largue prej tufet”.

Besohet, se Zoti i a kį vū detyrė Orės: a) me e ruejtė njerin, fisin, vendin, frymorin, trollin e visarin, qi i āsht lānė amanet tokės; b) me mprojtė e me dalė zot nė rasė nevojet; c) me mėsue e me kėshillue nder punė tė vishtira.

Besohet, se Orėt banojn maje maleve, ja edhe neper rrenime a germadha e neper shpella, e se ato kanė aftsķn me dijtė qżsh perpara, se shka kį me i ndodhė njerit a vendit, qi u āsht lānė nė kujdes, e me i shkue nė ndimė e me i mprojtė.

Ndima e Orve mbahet: nė fuqķ tė jashtėzakonshme, qi ato apin; nder mėsime e nė mprojė tė padukshme; prandej shprehjet e popullit nė ket kuptim janė tė shumta. Thohet b.f. se njźni e kį Oren ēuet kśr nė ēdo rrezik dahet faqebardhė e pėshton; thohet, se njźnit i a ligė Ora, kśr e lėshon zźmra e nuk kį guxim nė punė a edhe frigohet; thohet se njźnit i des Ora, – i u pré Ora, e la Ora, kśr tuj e pasė punen mbarė, papritmas e lėshon zźmra. – Janė tė zakonshme namėt: “Dekėt Ora! Gjoftė Ora gśr! Vraftu Ora! T’u ligt Ora! – me kuptim si me dashtė me thanė: Tė lėshoftė zźmra! Mos paē gajret me qindrue! – Kėshtū janė tė zakonshme shprehjet: Orėprém, Orėlig, Orėdekun, Orėvrįm etj.

Besohet, se kśr lén nji fėmijė, Orėt bashkohen e ia caktojn fatin. Per kėso bashkimesh flitet kūdo e kallxohen si edhe fjalėt e ndieme e vertetimi i tyne.

Po diq njźni, ligshtohet edhe Ora e tij, e āsht ndie shpesh tuj gjimue nder kėso rasash, e disį thonė se edhe des; por n’anė tjeter ngulet kambė, se malet, katundet e trojet, edhe po u braktisen prej njerzve, a po dolen faret, Ora nuk i lėshon, prandej Ora nuk des, si mbas mendimit tė disave.

Kźna e Orės nder kėso vendesh vertetohet neper rreziqe, qi thonė, se u kanė ndodhė atyne, qi kanė shkue me germihė neper germadha a neper vorre kesh se po gjźjn sende tė vjetra. Ora, qi i mpron ato vende, i kį ngafisė, i kį bā tė smūtė, u kį perftue deken me ēas.

Kśr flitet permbķ germadha tė ndo’i ndertese tė vjeter, a tė ndo’i kėshtjelli, a tė ndo’i trolli, a tė ndo’i vorri, Ora, qi mendohet, se āsht rojtarja e vendit, thirret “Ora e vendit”, e paraqitet nė trajtė tė nji bolle sė trashė e tė madhe, pse kį ndodhė, se janė pį shpesh nder kėso vendesh bolla tė mėdhaja, tė cillat nuk i nget kush.

Shpresa n’Orė āsht e madhe; prandej shumkush nė fillim tė ndo’i pune sė vishtirė e me randsķ bān kryq e thotė: “Ndimo, Zot, e Ora e fisit!”

Flitet per dukje Orėsh e kallxohet, se kėto janė pį shpesh-herė neper male naten, nė kalim tė shpejtė, tė rrethueme prej dritet; per mā teper janė ndie tuj bisedue njźna me tjetren e tuj paralajmue dekė, vrasje, martesa etj, si edhe tuj ju u kercnue me ndeshkime gjithfarėsh atyne, qi i bājn Orėt n’asgjā.

Dikśr nė Malsķ me i a pasė namė kśj Orėn, a me i a pasė shį, s’kį pritue me u xanė keqas, a edhe me u vrį.

Besohet se Orėt janė krijesa, qi kanė punė me Zotin e jo me djallin.

Ora e Shalės rrin nė Majen e Rrėshellit, e āsht e gėjatė si vgjźni, e hijshme si drita e e idhtė si gjarpni. Ajo e Nikajvet rrin nė Majen e Kakķs e āsht e rźmtė per fėtyrė, e kurr nuk din me qeshė.

Orėt permenden sidomos nder kangė tė kreshnikve, e ndo’i herė edhe nder prralla; e fantazija e popullit i paraqet me tė vertetė tė ēuditshme.

Besohet, se Ora e setcillit njeri vjen naten e rrin nen strehė tė shpķs sė tij, per me e ruejtė. Nė nade mandej niset e shkon nder male, neper pylla, e neper shpella, prandej naten, per mos me e trazue Oren, nuk mund me dalė jashtė pį pishė tė ndezun. Orėt nuk dalin diten.

Zānat

Mendohet se “Zānat” janė krijesa me fuqķ deri dikū tė mbķnatyrshme, nė trajtė tė vashave, me nji bukurķ tė jashtėzakonshme. Kėto i kį falė Zoti, per me gėzue krojet e vetmueme tė malevet, fushat e ledinat e shtrueme me lule, e hijet e freskėta.- Jetojn bashkarisht ēeta-ēeta e nuk perzihen nder punė tė njerzve. – Vetija e tyne e posaēme āsht: me u lį, me u freskue, me kėndue valle e me kėcye.

Zānat janė tė papashme. Ato thirren edhe “Shtojzovalle”, “Tė bukurat e natės” a “Tė lumet e natės” e nė nderim, per mos me jua permendė źmnin, thohet per to: “Ato, qi kjoshin tė bardha!” ato “Shtou, Zot, varg e valle!”

Besohet, se ato rrījn neper sheshe tė vogla, tė shtrueme me bįr e me lule e tė rrethueme me hije tė shpeshta, zakonisht ngėjat krojesh a gurrash. – Diten flźjn, tuj lānė per roje ka nji per ēetė; naten rrījn ēuet e hiedhin valle e kėndojn nė dritė tė hānės.

Kallximet e atyne, qi i kanė ndie tuj kėndue, janė tanė fantazķ, e me pershkrime tė gjalla, qi nuk mund tė shprehen me pak fjalė.

Besohet, se Zānat nuk shikjojn me i bā keq kśj, por me bā me i trazue kush, a me jua prishė qetsķn atėherė bāhen t’idhta, e s’āsht gjā, qi i pajton. Kėshtū me bā me shkelė kush, – pį qesllue perpara – neper sheshe, kū ato mblidhen, – sheshe kėto, qi thirren “Sofra e zanavet” – e nuk urojn perpara, tuj thanė: “Shtojua Zo’ rreshtin! A Shtojua, Zo’ vallet!” ato e bājn gśr aty-per-aty; ja e bājn me u smū aq keq, sį mos me ēue mā krye. – Nė ket rasė thohet, se Zānat zānojn.

Njeri, qi smūhet mbas tė dukunit tė Zānavet vuen, tė thuesh, gjith jeten; bierrė fillin e mendes, e dergjet, pį dijtė me thanė, se kū i dhamb e se shka kį . Kjo gjendje thirret “tė ndeshun” a “tė hasun”, e shpesh thohet: “E kanė shitue Zanat”.

Zānat merren vesht nder vedi, tuj piskatė a tuj lėshue zā, e, nė rasė nevojet, ato i apin ndimė njźna tjeters, e dahen nė shźj per trimnķ; kėshtū qi gjindja thonė per ndonjźnin nė krahasim me Zana: “Āsht trim si Zana”

Źmni i Zānavet gjindet aty-kėtū edhe nder kangė tė vjetra; mā rrallė nder prralla.

Įt Donat Kurti
avatar
Zattoo

626


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi