Njė bishė misterioze nė Ukrainė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė bishė misterioze nė Ukrainė

Mesazh  Luli prej 05.09.14 14:26

Nuk arritėm akoma tė marrim veten pas fundit tė shumėpėrfolur tė botės dhe dyndjes sė vampirėve serbė nė vitin e kaluar, kur mbi kokė na ra njė e keqe tjetėr: pak kohė mė parė nė Ukrainė u shfaq Ēupakabra - njė krijesė mitike legjendare kjo me origjinė nga Amerika Qendrore. Me sa duket, mallkimet e atdheut tė civilizimit Maya po vazhdojnė tė pėrhapen nė mbarė botėn.



Nėse dikush nuk e di, Ēupakabra ėshtė njė krijesė me katėr kėmbė, njėfarė kryqėzimi nė mes tė qenit apo kajotės me ēatallė tė mėdhenj dhe feēkė derri e ardhur nga Porto Riko, e cila gjuan bagėtinė e shtėpisė dhe i thith gjakun asaj. Njė lloj vampiri nė botėn e kafshėve. Natyrisht, qė nuk njihet kurrsesi nga zoologjia zyrtare, po ashtu si dhe Nessie apo Njeriu i dėborės (Yeti, Bigfoot).

Gjatė gjashtė muajve tė fundit janė regjistruar tashmė dhjetėra sulme mbi kafshėt shtėpiake. Habitat i gjuetisė sė kėsaj kafshe misterioze janė bėrė tashmė qytetet Kiev, Lvov, Hmelnickaja, rajoni i Ternopolit dhe Ēernigovskaja.

Kėsaj here pėrbindėshi-vampir ėshtė parė nė rajonin e Karpateve, nė fshati malor Gollinj, ku viktima tė tij u bėnė lepujt 1-vjeēarė. Familja Parashiak merret tashmė qė prej shumė vitesh me rritjen e lepujve, por njė mėnxyrė e tillė nė fermėn e tyre ndodh pėr herė tė parė. Sipas rrėfimeve tė tė zonjės sė fermės, Lesia Parashiak, njė kafshė e panjohur nė kuptimin e plotė tė falės kishte shqyer me dhėmbė drynin e kafazėve dhe i kishte pirė gjakun tė gjithė lepujve tė ngratė. Dhe gjėja mė e habitshme konsiston nė faktin, se trupat e pajetė tė kafshėve doli se ishin absolutisht tė paprekur. Domethėnė, nuk ka gjasa qė ky tė jetė njė sulm i kryer nga dhelpra, ujku apo kunadhja.

E zonja e Llajmės - qenit tė madh bari Kaukazian - madje as qė u zgjua gjatė sulmit tė natės mbi lepujt.

Zoologu Dimitri Isonkin u pėrpoq tė shpjegojė pėr Radiokompaninė "Zėri i Rusisė" pse ekzistenca e Ēupakabra-s ėshtė vetėm njė nga legjendat urbane, dhe se kush, nė fakt, mund t’i ketė pirė gjakun kafshėve nė Ukrainė:

- Vetkuptohet, se tė gjitha kėto histori tė tmerrshme pėr kafshėt e lėna pa gjak nga Ēupakabra misterioze nuk janė veēse rrėfime tė hiperbolizuara nga njerėz, shpesh herė, pėr tė qenė i sinqertė kėtu, jo fort tė arsimuar. Pėr mė tepėr se kėtė bishė tė habitshme nga afėr nuk e ka parė askush, ndėrsa tė gjithė ata qė gjoja e kanė "parė", shpesh herė ngatėrrohen dhe nuk pėrkojnė nė dėshmitė e veta. Zakonisht nė kėtė mėnyrė bagėtia mund tė sulmohet prej kafshėve tė sėmura nga tėrbimi, sidomos nė periudhėn e hidrofobisė (angl. hydrophobia).

Nė kėtė fazė tė sėmundjes rritet nė mėnyrė dramatike ndjeshmėria ndaj stimujve ndijorė - dritės shumė tė ndritshme, tingujve tė ndryshme (kafshėt e tėrbuara mund t’i ketė ndjellė zhurma qė vinte nga kafazėt) dhe etja e tmerrshme. Kafshėt e sėmura bėhen tejet agresive, mund tė kenė madje haluēinacione. Domethėnė, pėr tė sulmuar mund tė sulmojnė, por trupat e pajetė i lėnė tė paprekur gjatė kėsaj.

Nėse ėshtė kėshtu nė tė vėrtetė apo jo, vėshtirė gjykohet. Tani pėr tani nuk ka prova tė besueshme shkencore pėr tė konfirmuar ekzistencėn e Ēupakabra-s. Megjithatė, nė institucionet shkencore tė disa vendeve po zhvillohen hulumtime nė bazė tė gjurmėve tė lėna, siē presupozet, nga kjo krijesė.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi