Kur Djalli dhe Njeriu ecin pėrdore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur Djalli dhe Njeriu ecin pėrdore

Mesazh  Equinox prej 03.09.14 21:52

Idromeno



Ndėr pikat mė tė errėta tė Historisė sė Artit Shqiptar, edhe nė ditėt qė po flasim, mbeten tablotė me temė fetare tė fundit tė shekullit tė XIX-tė. Shkatėrrimi barbar i kishave shekullore nga fanatizmi komunist, nė mesin e viteve ’60, solli, nė tė gjithė vendin, prishjen e habitatit natyror pėr qindra vepra artistike kulti. Kėto thesare tė trashėgimisė kulturore, nė mos u dogjėn apo u shkatėrruan, u mbyllėn nė fondet plot lagėshtirė tė muzeve tė rretheve.

Njė prej kėtyre veprave tė ēmuara, ėshtė dhe “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?), e cila edhe sot ndodhet sot nė fondin e GKA, nė pritje tė njė restaurimi dinjitoz. Ajo ėshtė realizuar nga artisti shkodran Kolė Idromeno (1860-1939), si pjesė e njė serie tė tėrė realizimesh me po tė njėjtėn temė, shumica e tė cilave sot pėr fat tė keq kanė humbur. Pėr analizimin e kėsaj vepre, fillimisht, na duhet tė ndalemi nė zhvillimet e kohės kur artisti jetonte, nė zhvillimet politike, kulturore dhe nė sferat e tjera sociale qė ndikuan nė zhvillimin artistik tė tij.

Nė kohėn kur jetonte artisti, Shkodra, prej shekujsh kishte qenė fillimisht nėn influencėn e kulturės venedikase e mė pas nėn atė Austro-Hungareze. Kulmin e saj si njė qendėr e rėndėsishme tregtare, Shkodra, e njohu nė mesin e shekullit tė XIX-tė, faktor qė do ta favorizonte ngritjen e njė sėrė sferash kulturore. Kronikat historike tregojnė pėr njė qytet nė lulėzim, ku veshjet, lėkurat, duhani, koburet me barut, zejet dhe kostumet popullore ishin disa nga produktet kryesore. Pozicionimi stilistik e tematik i artistit nė kėto vite ėshtė njė problem kyē, pasi hulumton me kėrshėri tematikėn e larmishme qė ata trajtojnė.

Tė dhėnat biografike thonė qė Idromeno u lind nė qytetin e Shkodrės, ku fillimisht studioi pranė fotografit italian Pietro Marubi dhe mė pas, pėr pak kohė, nė Akademinė e Arteve nė Venecia. Studimet e tij u ndėrprenė shpejt, pėr t’u pėrmbushur nė botegėn e njė piktori italian, po nė Venecia. Artisti u kthye pėrfundimisht nė atdhe nė vitin 1878. Pėrveē impenjimit tė tij nė gjininė e pikturės, ai interesohej dhe merrej dhe me arkitekturė, fotografi, skenografi, urbanistikė e muzikė. Nė vitin 1912, importoi pėr herė tė parė nė Shqipėri aparate filmike, shfaqi filma dhe nė gusht tė po atij viti, firmosi njė kontratė me shoqatėn Josef Strauber nė Austri, pėr tė krijuar atė qė mund tė quhet kinemaja e parė nė Shqipėri. Pėrveē kėsaj, ai ishte pjesė e bandės sė qytetit si dhe njihet si arkitekt i shumė ndėrtesave tė rėndėsishme tė qytetit tė Shkodrės.

Njė hapėsirė tė rėndėsishme nė karrierėn e tij artistike, do tė kishte dhe fotografia, qė ishte shfaqur nė Shkodėr kur Idromeno akoma nuk ishte lindur. Edhe pse nė mesin e shekullit tė XIX-tė, fotografia nuk konsiderohej si art; ajo pėr herė tė parė fikson dhe dokumenton aspektet e jetės dhe tė traditės shqiptare tė kohės. Ishte fotografia ajo qė ndėrtoi njė fizionomi tė re tė artin shqiptar dhe i hapi rrugė paraqitjes sė imazheve tė jetės sė vėrtetė. Bashkė me Marubin, Idromeno ishte njė ndėr pionerėt e parė tė fotografisė shqiptare. Sot, akoma nuk ėshtė hedhur dritė mbi raportin qė kishte arti i fotografisė me pikturėn e Idromenos.

Duke u rikthyer tek Idromeno piktor, duhet thėnė se artisti nė karrierėn e tij artistike, trajtoi temėn e portretit, atė fetare, peizazhin etj. Larmia e tematikave tė tabllove tė tij, nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit tė XIX, duhet kėrkuar pikėsėpari tek ato klasa shoqėrore qė e financonin kėtė art, pasi artistėt nė atė kohė punonin nė bazė komisionimesh. Njė pjesė e porosive pėr artistin, vinin nga familje tė mėdha tregtare, tė cilat paraqisnin tipare borgjeze europiano-perėndimore, dhe njė vizion tė ri e modern pėr qytetin. Kjo shtresė e lartė e shoqėrisė, komisiononte portrete e tabllo, kryesisht, me tipare realiste e romantike. Nė tė njėjtėn periudhė, kemi dhe njė intensifikim tė rretheve patriotike, tė cilat zhvillonin aktivitetin e tyre brenda dhe jashtė vendit. Kėto rrethe shpesh komisiononin vepra me temė patriotike, tė cilat konsistonin kryesisht nė paraqitjen e portretit tė heroit historik kombėtar, Skėnderbeut.

Njė zė i fuqishėm investimi ishin dhe institucionet fetare, qė pėr qėllimet e veta, pėr shekuj, kishin financuar artistėt shqiptarė. Ato komisiononin kėta artistė pėr realizimin e tablove me tematikė fetare, pėr funksion didaktik. Arti me tematikė fetare i drejtohej pjesės sė popullsisė fshatare-analfabete, e dominuar historikisht nga njė kastė udhėheqėse me tipare feudalo-orientale.

Pra, tematika artistike nė kėtė periudhė diktohet dukshėm nga zhvillimet gjeografike, politiko-kulturore dhe ekonomike tė kohės. Bashkangjitur kėsaj, nuk duhen anashkaluar dhe tabllotė qė merrnin spunto nga frymėzimi vetjak i artistit, tė cilat zhvillohen nėn njė fizionomi artistike personale.

Duke e parė artin shqiptar nė kėtė kėndvėshtrim, mund tė kuptohet lehtė pse njė artist si Kolė Idromeno, disponon njė larmishmėri tė tillė tematike nė karrierėn e tij artistike.

Siē thamė, njė nga seritė mė interesante tė artistit konsiston nė tabllotė me temė fetare, tė cilat sipas pėrshkrimit tė Auguste Degrand, nė librin e tij “Kujtime nga Shqipėria e Epėrme”, nė kapitullin dedikuar fesė, ndihmonin priftėrinjtė pėr funksionet e tyre nė meshat mes malėsorėve. Degrand flet pėr kushtet e vėshtira ku jetonin malėsorėt, izolimin shekullor dhe vėshtirėsinė qė hasnin priftėrinjtė franēeskanė, pėr t’i kthyer ata nė rrugėn e drejtė tė moralit kristian. Ai tregon pėr zakonet orientale tė tyre, varfėrinė dhe egėrsinė e realitetit ku ata jetonin. Gjithashtu, Degrand tregon pėr investimin e institucioneve fetare mbi artin, ku kisha e kohės kontaktonte njė piktor tė ri (Kolė Idromenon), pėr realizimin e disa tabllove me temė fetare. Prej tij, kėrkohej tė paraqitej me imazhe sa mė dramatike, bota e pėrtejme, aty ku do jepej llogari pėr gabimet e jetės tokėsore. Vetėm kėshtu malėsorėt mund tė kuptonin mė mirė rrugėn e duhur tė moralit fetar, larg supersticioneve e praktikave vendase orientale. Kjo praktikė e kultivuar nė shekuj edhe nė vendet e tjera evropiane, shėrbeu pėr tė ilustruar atė qė mendjet e thjeshta nuk e kuptonin dot me fjalė. Sipas Degrandit, priftėrinjtė kishin kuptuar qė vetėm me anė tė imazheve, mund tė pushtonin mendjet e malėsorve tė egėr, pėr tė dalluar tė mirėn nga e keqja. Sipas tij, nuk mjaftonte qė prifti tė fliste pėr parajsėn dhe ferrin, koncepte tė cilat ata nuk ia kuptonin rėndėsinė, por duhej qė ata t’i shihnin vetė kėto skena. Ndodh kėshtu qė Idromenos i komisionohej tė krijonte imazhe befasuese, ku syri i malėsorit tė mbetej i traumatizuar nga ajo qė shihte.

Idromeno realizoi njė sėrė syresh, prej tė cilave sot kanė mbetur vetėm dy: “Dy rrugėt” dhe ajo e njohur me emrin “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?). Kjo e fundit, gjendet nė fondin e Galerisė Kombtare tė Arteve, pėr fat tė keq nė gjendje tė mjerueshme, por sipas njė fotoje tė viteve `80 dhe njė pėrpunimi kompjuterik, mund tė bėhet e mundur njė analizė paraprake. Tablloja me dimensione 169 x 132.5 cm, paraqet nje skenė mistike, ku dallohet ambjenti i brendshėm i njė shtėpie malėsori.

Vėshtirėsia mė e madhe e analizimit tė kėsaj tablloje, qėndron nė zbėrthimin e fabulės sė ngritur nga artisti, ndėrkohė qė ne mund tė ngremė disa hipoteza. Nga njė vėshtrim paraprak, dallohet qartė qė fshatarin ka ardhur ta vizitojė vetė Vdekja me njė lukuni Djajsh e Demonėsh. Duket sikur atij i ka ardhur ora e fundit, ndėrkohė qė e Keqja po i komunikon mėkatin e kryer. Malėsori i frikėsuar ndodhet nė qendėr tė kompozimit, i shtrirė e i gjakosur nga njė e ēarė nė kraharor. Prifti ndodhet pranė tij pėr shėrbimet e fundit, por, prania e demonėve tregon se ai ka ndėrruar jetė.

Pėr njė vėshtrim mė tė kujdesshėm, vėrehet domosdoshmėria e ndarjes sė personazheve tė botės tokėsore nga ato tė sė pėrtejmes. Personazhet realė janė dy gratė, fėmija, prifti dhe malėsori i vdekur. Zgjidhja e gjėegjėzės sė artistit duhet kėrkuar tek figura e dy grave. E para, nė tė majtė tė kompozimit me fėmijėn pranė, duhet tė jetė gruaja e malėsorit, ndėrsa e dyta nė kahun e kundėrt duket sikur vėshtron me kėrshėri se ē`po ngjet. Gruaja e dytė ėshtė dhe arsyeja e vėrtetė e ardhjes sė djajve nė shtėpinė e malėsorit.

Njė nga plagėt e moralit tė kohės, ngritur si problematikė nga institucionet fetare, ishte pikėrisht poligamia. Degrand na informon qė nė bjeshkėt shqiptare ndodhte shpesh qė njė burrė tė merrte apo tė blinte njė grua tė dytė, me tė cilėn jetonte pa patur mundėsi ta bekonte lidhjen nė kishė. Duket sikur malėsori ka shkelur pikėrisht kėtė kod morali fetar. Kjo hipotezė ngrihet duke analizuar edhe qėndrimet qė mbajnė gratė ndaj asaj qė po ngjet. E para, duhet tė jetė gruaja e parė e malėsorit, qė ka dhe njė fėmijė me tė, prandaj paraqitet dhe mė e traumatizuar pėr atė qė ka ngjarė. Ngjizja me tė shoqin dhe fėmija e tyre e ka bėrė lidhjen e tyre shpirtėrore mė tė madhe. Ndryshe reagon, gruaja e dytė, qė thjesht vėshtron me kuriozitet atė qė po ngjet. Ajo nuk mund tė jetė motra e malėsorit dhe as e bija pėr vetė ftohtėsinė qė paraqet nė qėndrimin emocional.

Prifti, personazhi tjetėr real i skenės, duket i tronditur nga prania e kėtij mėkati tė pafalshėm morali kristian. Ai duket sikur kėrkon shpėtim vetėm tek mėshira hyjnore. Tė gjithė kėta personazhe nuk i shohin krijesat e pėrbindshme tė botės sė pėrtejme. Secili prej tyre sheh diku, por jo krijesat e mbinatyrshme. Gruaja me fėmijė sheh burrin e vet, ndėrsa gruaja e dytė atė tė parėn. Me kuriozitet ajo sheh vuajtjen e saj, por nuk e kupton atė. Ndėrsa prifti sheh lart, pasi kjo “punė” tashmė i ka kaluar njė autoriteti tjetėr.

Nė anėn tjetėr, janė personazhet e botės sė pėrtejshme. Malėsori i vdekur ėshtė epiqendra e vėmendjes sė tyre. Malėsori sheh i tmerruar Demonin nė tė djathtė tė tij, i cili mban nė dorė qesen e parave, si provė e mėkatit tė blerjes sė gruas; mė tej duket njė tjetėr demon, nė kėmbė, i cili i tregon malėsorit mėkatin e shkruar nė njė libėr tė hapur. Vdekja, njė skelet me kosė nė dorė ėshtė pranė tij, e gatshme pėr tė marrė pjesėn qė i takon. Disa demonė mė tė vegjėl qėndrojnė nė anėt e malėsorit, duke pritur me epsh fundin e tij. Mė poshtė njė dragua me gojė tė zjarrtė mban fort njė zinxhir qė ka lidhur pėrqafe vetė malėsorin. Duket sikur fati i tij ėshtė i lidhur fort pas kėtij zinxhiri tė hekurt.

Por, duket sikur Idromeno ka lėnė hapėsirė dhe pėr shpresėn nė mėshirėn hyjnore. Nė kėmbė, pranė priftit tė shokuar, gjendet figura e njė ėngjėlli i cili me njėrėn dorė prek ballin e malėsorit dhe me tjetrėn i tregon atij qė fjalėn e fundit do e thotė Ai, Zoti, nė gjyqin e fundit.

Tė gjitha personazhet janė zhytur nė gjysmėerrėsirėn e shtėpisė sė varfėr. Skena pėrshkohet nga njė vibrim tmerrues e shoqėruar me ngjyrat dramatike qė tė sjellin nė mendje njė inskenim teatral tragjik. Dera e hapur nė sfond, nga ku kanė hyrė dhe personazhet, ėshtė e vetmja shenjė jete nė kėtė skenė infernale.

Malėsori ėshtė vrarė nga njė plagė e hapur nė kraharorin e tij. Pra, ai ka vdekur me nder, siē e do zakoni i maleve. Arsyeja mund tė jetė e ēfarėdoshme: hakmarrje, njė zėnkė por, ai nuk do digjet nė flakėt e pėrjetshme tė Ferrit pėr kėtė, por pėr njė mėkat moral. Nė antitezė me moralin islam, kisha katolike predikonte dhe vinte nė qendėr tė shqetėsimit tė saj, poligaminė, si njė shenjė tė qartė tė shthurjes sė moralit kristian dhe tė institucionit tė familjes. Degrand nė tekstin e tij i quan kėto zakone turke, duke nėnvizuar luftėn qė bėnin priftėrinjtė pėr largimin e malėsorve nga kėto zakone.

Idromeno pikturon Njeriun dhe Djallin. Ai i futi ato si pjesė e njė realiteti tė pandashėm, si mėnyra mė e mirė pėr tė depėrtuar nė psikologjinė e ngurtė tė malėsorėve tė izoluar nga harresa e shekujve. Djajt, demonėt, dragojnė e skeletėt duhet tė pushtonin mendjet e tyre, sepse lufta mes sė Mirės dhe sė Keqes ishte e pranishme dhe nė odat e tyre tė mbuluara nga skamja.

Arti i Idromenos i drejtohet shoqėrisė sė kohės. Sipas Degrand ai ėshtė i detyruar tė ulet nė nivelin e njerzve tė cilėt iu drejtohet, por, sipas tij, pikturat e Idromenos karakterizohen nga njė shkallė naiviteti qė nuk paraqitet pa sharm. Mbi tė gjitha, ato kanė meritėn e tė qėnit ekzakte nga kėndvėshtrimi i zakoneve kombėtare. Ato paraqiteshin tė shpjeguara dhe tė komentuara pas fjalės sė priftit… ndėrsa i drejtohet atij qė ka mėkatuar, i cili qan e dridhet kur i del pėrpara fundi i tij tragjik. Idromeno duket i shqetėsuar pėr shkallėn artistike, aq sa pėr vėrtetėsinė dhe fuqinė e imazhit, si njė mjet i pastėr katarsisi pėr shoqėrinė e vrazhdė tė kohės. Subjektet e tij duhet tė mbėrthenin fort kujtesėn vizive dhe shpirtrat e malėsorve qė vinin nė ambjentet e kishės. Krijimet me temė fetare tė kėtij artisti edhe sot pėrbėjnė disa nga shembujt mė tė mirė tė artit tė fundshekullit tė XIX-tė. Risjellja e tyre para publikut tė gjėrė do tė ridimensiononte periudhėn artistike dhe vlerat e saj.

Ermir Hoxha
avatar
Equinox

238


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi