Jeni tė sigurtė qė ekzistoni?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Jeni tė sigurtė qė ekzistoni?

Mesazh  Luli prej 02.09.14 23:54

Mund tė jemi simulime nė njė kompjuter. Apo mund tė jemi tė rrethuar nga zombie. Por, nėse keni dyshime, ndoshta ekzistoni



Jemi tė sigurtė qė ekzistojmė? Po t’i qėndrojmė bonsensit, po. Por, nėse i qėndrojmė rigorozisht logjikės, ėshtė mė e vėshtirė ta pohosh. Kush na thotė qė gjithēka qė ndodh pėrreth nesh nuk ėshtė thjeshtė njė iluzion? Dihet qė shqisat tona mund tė na gėnjejnė. Sikur tė jetė vetėm njė ėndėrr? E nėse personat e tjerė janė vetėm avatarė tė njė simulimi nė kompjuter?

Njė filozof irlandez, George Berkeley (1685-1753) kish mbėrritur nė konkluzionin qė i ashtuquajturi realitet ėshtė vetėm mėnyra se si ne perceptojmė idetė, jomateriale, tė Zotit.

Por pėrgjigja mė bindėse u parashtrua, nė njė ditė tė papėrcaktuar tė vitit 1637, nga filozofi francez Rene Descartes. Ai u pėrgjigj nė latinisht, cogito ergo sum: mendoj, pra ekzistoj. Kjo ėshtė e vetmja siguri e mundshme, sipas Descartes, pėrpara njė dyshimi qė filozofi e shtrin deri sa hedh hipotezėn e ekzistencės sė njė xhindi keqdashės qė vazhdimisht na gėnjen pėr gjithēka, duke na krijuar pėrshtypjen false tė tė ekzistuarit.

E megjithatė, qoftė edhe vetėm pėr t’u gėnjyer, njeriu duhet tė ekzistojė nė njė farė mėnyre. Dhe pikėrisht sepse dyshon, e domethėnė mendon, njeriu ėshtė i sigurtė qė ekziston. Tė paktėn si substancė qė mendon.

Krijuar nga Alienė?

Qė atėherė, njerėzit nuk kanė pushuar sė dyshuari. Pikėsėpari pėr pėrgjigjen e dhėnė nga Descartes. Dhe xhindi i keq qė trembte filozofin francez mund tė zverdhet pėrpara monstrave teknologjike qė sot sfidojnė vetėdijen tonė tė pasigurtė tė tė ekzistuarit. Kompjuterėt janė tashmė mjaftueshėm tė fuqishėm, kėmbėngulin ekspertėt, sa tė na lejojnė tė krijojmė botė alternative, qytetėrime virtualė dhe tė pėrparuar qė, nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, mund tė pėrmbajnė qenie me vetėdije dhe autonome si ne.

Pėr Nick Bostrom, filozof nė Universitetin e Oxford, ėshtė e mundur qė realiteti ynė ėshtė njė simulim i kryer nga alienė. Si mund ta zbulojmė? Nuk do tė kemi asnjė mundėsi, tė paktėn sa kohė qė para syve nuk na shfaqet papritur njė mesazh: “Po jeton nė njė simulim”. Apo nėse transportohemi nė botėn e alienėve (qė mund tė jetė nė vetvete njė simulim i kryer nga njė tjetėr qytetėrim).

Robin Hanson, ekonomist i George Mason University nė Virginia ka zhvilluar njė teori pakėz mė tė ndryshme dhe ndoshta edhe mė shqetėsuese. “Mbi tė gjitha”, shpjegon, “edhe nėse do ta zbulonin, ata qė e kryejnė stimulimin do tė bėnin njė kthim pas tė shpejtė dhe do tė eleminonin zbulimin tonė: nuk mund ta kuptojmė”.

Dhe ka njė tjetėr problem. “Po t’i qėndrojmė logjikės, simulimet me dimensione modestė duhet tė jenė shumė mė tė mėdha nė numėr se sa ata kompleksė, mė tė vėshtirė pėr t’u krijuar. Pra ėshtė e mundur qė unė jam duke jetuar nė njė simulim ku unė jam e vetmja qenie qė ndien dhe gjithė tė tjerėt janė… zombie”.

Nėse mendoj, ekzistoj. Apo jo?

Nė kėtė mėnyrė do tė jemi kthyer praktikisht nė pikėn ku na ka lėnė Descartes: mund tė jem i sigurtė vetėm pėr ekzistencėn time, pėr aq sa dyshoj dhe mendoj. Gjithė pjesa tjetėr mund tė jetė iluzion-simulim.

Pėrvec se nėse shkenca e sotme mund tė shkatėrrojmė edhe gurthemeli tė fundit. Nė fakt neuroshkencėtarėt kanė vėnė gjithnjė e mė shumė nė dyshim qė njerėzit tė kenė vullnetin, lirinė e veprimit. Nė fakt shumė shpesh zgjedhim pa menduar dhe vetėm mė pas justifikojmė me arsyetim zgjedhjet tona. “Mund tė jem edhe unė njė zombie, pa aftėsinė pėr tė dashur diēka dhe pa e kuptuar”, thotė Paul Skokowski, filozof nė Universitetin e Stanfordit.

Zombiet ekzistojnė

Gjenetisti italian Edoardo Boncinelli rimerr zombiet mes personazheve tė filmave horror. “Si mund tė dyshoj qė ekzistoj? Pėr mua nuk ka kuptim pyetja. Pėr Descartes ishte njė gjetje retorike. Supozojmė qė dikush mė bėn njė shaka dhe mė gėnjen pėr gjithēka, sidoqoftė unė vetė nuk mund tė gėnjej vetveten pėr ekzistencėn time. Mund tė dyshoj qė jam njė burrė, por tė ekzistuarit shndėrrohet nė siguri sapo ngre pyetjen. Mund tė jem njė shaka e natyrės, ndoshta jam, mund tė jem njė zombie, por kjo nuk do tė thotė qė unė nuk ekzistoj”.

Dhe filozofi i shkencės Giulio Giorello, qė bashkė me Boncinellin ka shkruajtur njė libėr pėr kėtė temė merr njė shembull. “Erich Fromm na ka sjellė prej kohėsh shembullin e njė hipnotizuesi i cili vinte nė gjumė tė tjerėt dhe u sugjeronte qė kur tė rizgjoheshin tė kėrkonin njė dorėshkrim. Dhe, nėse nuk e gjenin, do tė thonin qė ua kishte vjedhur njė mik. Kėshtu ndodhte. Por nė atė pikė shfaqet njė personazh i katėrt qė, duke injoruar eksperimentin, bindet qė i hipnotizuari thotė tė vėrtetėn. Kemi pėrdorur kėtė shembull”, thotė Giorello, “pėr tė theksuar se sa rėndėsi ka kuptimi i duhur i situatės. Shkurt, vėzhguesi nuk e kupton dot: ai nuk e di qė subjekti ėshtė hipnotizuar”. Por ėshtė e lehtė ta mėsojė dhe tė zbulojė tė vėrtetėn, nėse kupton tė gjithė situatėn.

/bota.al/
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeni tė sigurtė qė ekzistoni?

Mesazh  Hidra prej 03.09.14 0:03

Normal qe ekzistojme, por ky nuk eshte dimensioni yne i vertete. Ne i perkasim botes shpirterore dhe jo materiale.
avatar
Hidra

62


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeni tė sigurtė qė ekzistoni?

Mesazh  elektronika prej 03.09.14 6:36

Ne egzistojme dhe qe  ky eshte dimensioni yne  me 3 permasa kjo nuk diskutohet . Teorite e tjera jane vetem teori asgje me shume, thjesht loje fjalesh. Ne jemi materie dhe i perkasim botes materiale.
Nuk mund te thuash se "ne jemi ata qe sjemi dhe sjemi ata qe jemi" sepse nuk ka kuptim.
Ndoshta kur te shkojme ne nje bote tjeter (nese do te shkojme) atje do te  mund ti perkasim nje bote tjeter ndoshta ":shpirterore" me 5, 6, 7, 8, apo me shume permasa por ketu i perkasim asaj materiale 3 dimensionale. Keto shqisa na kane dhene dhe kaq mund te perceptojme.
avatar
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



140


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Jeni tė sigurtė qė ekzistoni?

Mesazh  Jetmira prej 03.09.14 18:18

mesa di un shpirti esht i pavdekshem kurse trupi po,kam lexuar shum histori dhe te dhena ne internet por asnje ska mundur ta shpjegoj ekzistencen ashtu sic duhet,nuk i dihet por kam degjuar qe sot e zoteron djalli boten
avatar
Jetmira

897


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi