EXPLORER UNIVERS
Paralajmėrim !
Nėse jeni plotėsisht tė qetė dhe tė kėnaqur me kėndvėshtrimin e veēantė qė keni pėr njerėzimin, historinė, fenė dhe botėn nė tėrėsi, mos lexoni mė tej.
Ndryshe nga ju kėrkohet qė tė jeni mendjehapur, tė mos izoloheni pas njė doktrine tė vetme, tė merrni gjithēka me dyshim dhe nė fund do ta gjeni vetė tė vėrtetėn.
Kjo faqe ėshtė alternative dhe nuk ka pėrkatėsi fetare, komuniteti apo sekti.Ēdo njeri ėshtė i lirė tė mendojė, besojė dhe tė jetojė ashtu si dėshiron.
Nuk preferohet hyrja nėn moshen 18-vjeēare !

Shqisa e Gjashtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Shqisa e Gjashtė

Mesazh  Explorer prej 02.05.08 15:31

Shqisa e Gjashtė



Bie telefoni dhe kemi ndjesine se e dime kush po merr, shohim ne enderr nje aksident dhe ai ndodh nje dite me pas, jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare... keto dhe shume pervoja te tjera "misterioze" i perjetojme ne jeten tone te perditshme...

Shikimi, degjimi, prekja, shija dhe nuhatja, jane shqisat qe i njohim mire por pikepytjet e medha dalin kur flitet per nje shqise te gjashte, te cilen disa mohojne ta kene, te tjere thone se e zoterojne e te tjere e cilesojne si legjende.

Nese eshte e vertete qe ekziston, ku ndodhet, a mund te zhvillohet, keto dhe shume pyetje te tjera kane tashme nje pergjigje.

Shqisa e gjashte ndodhet ne nje pjese te trurit qe na ndihmon ne zgjidhjet e rendesishme duke gjetur nje rruge te ndermjetme ndermjet arsyes dhe ndjenjes.

Shqisa e 6 -te ekziston dhe ndodhet ne tru midis dy hemisferave.

Kjo pjese e trurit eshte si nje sistem alarmi qe na paralajmeron kur do te ndodhe dicka. Gjithcka funksionon si nje qark qe na jep informacione ne menyre te tille qe ne te arrijme te mendojme dhe te veprojme ne varesi te situates. Ky zbulim eshte bere dy vjet me pare nga dy shkencetare te Washington University ne St. Louis.

Mendohet se intuita ka lidhje me nje transmetim te sakte dhe te shpejte te informacioneve qe japin shqisat. Logjika ndodhet ne hemisfern e majte te trurit te njeriut ndersa ne te djathten impulset dhe ndjenjat. Intuita eshte nje proces qe ka nevoje per nje proces neutral ne te dyja keto pjese.

Thuhet se femrat jane me intuitive se meshkujt dhe kjo eshte pjeserisht e vertete pasi eksperimentet kane treguar kete ne testimin e dy individeve te sekseve te kundert por ne moshe te njejte.

Kjo shpejgohet me faktin se intuita ndikohet pak me shume nga hemisfera e djathte te cilen femrat e kane me te ndjeshme ndaj fenomeneve te jashteme.

Ne aspektin psikiatrik, argumentimi shkencor i ekzistences se shqises se gjashte mund te sjelle shpjegime mbi sjelljet jonormale te disa individeve te cilet deri me sot jane pare dhe trajtuar si te semure mendore.

Sipas zbulimit te bere jeta individe anomali ne sensin e gjashte dhe per pasoje vuajne nga shqetesime mendore, kane halucinacione dhe shumicen e kohes jane ne gjendje paniku.

Pjesa e trurit pergjegjese per shqisen e gjashte ka qene dhe me pare objekt studimi pasi nga shume neurologe mendohej se vetem aty mund te gjehej dhe jepej nje shpjegim i sakte mbi skizofrenine.

Kjo zone midis dy hemisferave permban neurone te cilat japin sinjale kur truri duhet te marre vendime teper te rendesishme dhe te gjeje ekulibrin e duhur midis logjikes dhe ndjenjave, pa harruar dhe arsyetime komplekse ne situtata te ndryshme.

Duhet thene se deri tani shqisa e gjashte konsiderohej me shume si nje aftesi e mbinatyrshme sesa nje proces i komplikuar mendor. Ne fakt kjo shqise nuk eshte vecse proces me i shpejte se zakonisht i te menduarit.

Per te vertetuar dicka te tille u testuan 100 individe te shendoshe menderisht. Ata kishin nje kompjuter ku nje pike transformohej ne nje shigjete e cila shkonta majtas ose djathtas.

Detyra ishte qe te shtypej nje buton sa here shigjeta merrte nje drejtim. Pika behej here pas here blu dhe ne disa raste dilnin dy shigjeta por te testuarit duhet te ndiqnin shigjeten e pare.

Te gjithe gabuan. Ne kete eksperiment kishte nje truk, pasi sa here pika ishte blu, dilnin dy shigjeta, por asnjeri nga individet ne prove nuk e kishte dalluar kete detaj.

Me kalimin e kohes te gjithe filluan te permiresoheshin megjithese askush prej tyre nuk pohoi se e kishte kuptuar ceshtjen e pikes blu. Ky permiresim shpjegohet me ane te shqises se gjashte e cila kishte vepruar automatikisht duke ndihmuar keshtu reflekset dhe zgjedhjet e te testuarve.

Skizofrenet jane te tille pasi vuajne nga anomali strukturore pikerisht ne zonen e shqises se gjashte. Personat qe kane shume te zhvilluar kete shqise vuajne akoma me shume pasi shohin rrezik edhe aty ku nuk ka duke vepruar ne nje menyre te caktuar e cila mund ti demtoje fizikisht.

Ky zbulim ka treguar gjithashtu se shqisa e gjashte mund te ushtrohet dhe fuqizohet me kalimin e kohes.

Nuk mund te mohohet se gjithkujt i ka ndodhur te pakten nje here ne jete qe te kete marre nje vendim te rendesishem pa u menduar gjate, ky veprim ka ardhur ne menyre intuitive.

Duke eksploruar trurin shume, studiuesit kane gjetur prova te cilat vertetojne se individet kane ne tru aftesi qe nuk i njohin.

Pa dijenine tone, truri mbledh informacione te cilat ne nje momente te caktuara vijne ne ndihme. Kjo cilesohet si intuite e krijuar nga pervoja jetesore.

Veprimi i papritur i shqises se gjashte, eshte nje faktor i rendesishem ne mbijetesen e mendjes se njeriut dhe mundesise per te mundur nje kompjuter fale intuites, parandjenjes ose shqises se gjashte, quajeni si te doni, pasi ekzistenca e saj eshte e pamohueshme....

Explorer

Shkrime: 984


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  Neo prej 01.06.09 15:35

"Gjeniu" krijohet me anėn e shqisės sė gjashtė

Vėrtetėsia e ekzistimit tė shqisės sė gjashtė ėshtė konstatuar njėfarė sigurie tė konsiderueshme. Shqisa e gjashtė ėshtė imagjinata kreative.

Shkathtėsia e imagjinatės kreative ėshtė diēka qė shumica e njerėzve kurrė nuk e shfrytėzojnė gjatė gjithė jetės, dhe edhe nėse e shfrytėzojnė, kėtė e bėjnė rastėsisht.

Vetėm njė numėr relativisht i njerėzve e shfrytėzon aftėsinė e imagjinatės kreative me paramendim dhe me qėllim tė caktuar qysh mė parė. Ata, tė cilėt kėtė aftėsi e shfrytėzojnė vullnetshėm si dhe me kuptueshmėri tė funksioneve tė tij, janė gjeni.

Aftėsia e imagjinatės kreative e paraqet njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė mes mendjes sė fundme tė njeriut dhe inteligjencės sė pafundme.

Tė gjitha tė ashtuquajturat shpalime e zbulime, pėr tė cilat flitet nė lėmin e religjionit, dhe tė gjitha zbulimet e principeve tė reja ose atyre bazė nė fushėn e inovatorisė, lindin me ndėrmjetėsimin e aftėsisė sė imagjinatės kreative.

Prej nga vijnė "parandjenjat?"

Kur idetė ose konceptet shkrepin nė vetėdijen e ndokujt, nė formėn qė nė mėnyrė popullore quhet "parandjenjė", ato vijnė prej njė ose mė shumė burimeve vijuese:

1. nga inteligjenca e pafundme,

2. nga mendja e nėndijshme e njeriut, nė tė cilėn janė tė deponuara tė gjitha mbresat shqisore dhe impulset mendore tė cilat kanė arritur ndonjėherė deri te truri me cilėndo prej pesė shqisave,

3. nga vetėdija e ndonjė personi tjetėr i cili posa e liroi atė mendim, pamjen e asaj ideje ose tė konceptit me anė tė mendimit tė vetėdijshėm,

4. prej depos sė nėndijshme tė ndonjė personi tjetėr.
S'ka burime tė tjera tė njohura qė tregojnė se prej nga mund tė pranohen "parandjenjat" ose idetė e "frymėzuara".

Kur stimulohet aktiviteti truror, efekti i tij ėshtė i tillė qė personi ngritet lart mbi horizontin e mendimeve tė pėrditshme, ku i mundėsohet ta vėshtrojė largėsinė, vėllimin dhe cilėsinė e mendimeve, tė cilat atij personi nuk i qėndrojnė nė dispozicion nė rrafshin mė tė ulėt.

Kur individi, me ndėrmjetėsimin e ēfarėdo forme tė stimulimit mendor, ngritet nė rrafshin mė tė lartė tė mendimeve, ai e merr po atė pozitė qė e ka dikush i cili me aeroplan ėshtė ngritur nė lartėsitė prej nga mund tė shohė edhe tej vijės sė horizontit qė e kufizon pamjen e tij nė tokė.

Madje, deri sa gjendet nė rrafshin mė tė lartė tė mendimeve, individin nuk e pengon e as kufizon asnjė prej stimuluesve tė cilėt e pėrcaktojnė largėsinė e pamjes sė tij deri sa ballafaqohet me problemet e sigurimit tė tri nevojave tė domosdoshme kryesore - ushqimit, veshmbathjes dhe kulmit mbi kokė.

Ai gjendet nė botėn e mendimeve, nė tė cilėn mendimet e zakonta e tė pėrditshme janė tė mėnjanuara, pikėrisht sikur qė malet e kodrat dhe pengesat tjera tė shikimit tonė fizik zhduken kur fluturojmė me aeroplan.

Deri sa gjendemi nė kėtė rrafsh tė lartė tė mendimeve, aftėsia kreative e mendjes sonė kėnaqet me lirinė e veprimit. Rruga ėshtė e hapur pėr funksionimin e shqisės sė gjashtė. Kjo i tėrheq idetė, tė cilat pėrndryshe nuk do tė mundnin tė arrinin tek ne as nė ēfarėdo rrethanash tė tjera. Shqisa e gjashtė ėshtė aftėsia e cila e tregon dallimin mes gjeniut dhe individit tė zakontė.

Nga Napoleon Hill

Neo

Shkrime: 1169


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  xhemajl prej 20.08.10 21:13

Si mundet Shqisa e 6t te ushtrohet apo te fuqizohet?

xhemajl

Shkrime: 329


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  Iliriana Bejta prej 01.09.10 22:44

Shisa e gjashte eshte dicka qe nuk e posedojne te gjithe personat nese mund ti quaj te thjesht "ate e posedojne persona te nivelit me te larte se te zakonshmit" ajo eshte plotesisht e vertet, e cila gje eshte vertetuar edhe shkenctrisht, por nga pervoja ime personale e perjetuar individualisht, eshte fantastike te takosh nje person te till, i cili di ta shfrytzoj dhe ta kontrrolloj si duhet pa pasur komplikime, eshte mrekulli...

Iliriana Bejta

Shkrime: 4


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  Jon prej 11.01.11 14:22

Nėse i besoni intuitės mund tė merrni vendim tė gabuar

Nėse e dėgjoni shqisėn tuaj tė gjashtė dhe merrni vendime nė bazė tė instinkteve, me siguri do tė bėni gabim tė madh, pohojnė shkencėtarėt.

Njė studim i kohės sė fundit, tė cilin e kanė kryer shkencėtarėt nga Universiteti Cambridge ka treguar qė aktivitetet fizike nė trupin tonė pėrcaktojnė sa shumė do tė mbėshtetemi nė intuitė dhe tė marrim vendimin duke e ndjekur atė “ndjenjė tė pazakonshme”.

Megjithatė, kėshilla e shkencėtarėve ėshtė qė njerėzit tė mos mbėshteten shumė nė ndjenjat e tyre dhe tė mos ndjekin instinktet.

Shkencėtarėt po ashtu pohojnė qė aftėsia e parandjenjės pėr ndonjė vendim ndryshon nga personi nė person.

“Shpesh themi qė intuita vjen prej trupit – ndjekim instinktet tona tė mira dhe i besojmė zemrės. Megjithatė, nuk jemi tė sigurt nėse duhet ta ndjekim apo duhet tė jemi dyshues ndaj asaj qė na flet trupi”, ka thėnė udhėheqėsi i studimit, Barnaby Dunn, nga Universiteti Cambridge.

Dunn dhe shkencėtarėt e tjerė kanė gjetur lidhje nė mes ndjenjave tė mira dhe vendimmarrjes intuitive, e cila ėshtė shumė mė e fuqishme te njerėzit tė cilėt i besojnė zemrės sė tyre.

“Ajo qė ndodh nė trupin tonė me tė vėrtetė ndikon nė mendimet tona. Njerėzit duhet tė jenė mė tė kujdesshėm kur vendosin tė ndjekin instinktet e veta. Natyrisht, ato ndjenja nganjėherė ndihmojnė, ndėrsa nganjėherė pengojnė marrjen e vendimit”, ka theksuar Dunn.

Jon

Shkrime: 1208


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  yasmin prej 11.01.11 15:06

Se pari;gjithmone u dashka te bazohemi se cfare thone shkencetaret mbi vendimet qe duhet te marrim ne ne jete,cfare jane shkencetaret nje grumbull zotash apo thjesht njerez si ne por ne ndryshim nga ne,ato e konsiderojne njeriun si kavje eksperimentale edhe jo si qenie intelektuale edhe mbi te gjitha spirituale !?

Se dyti,nuk eshte e thene se te gjithe intuiten ta kene te vendosur ne tru,disa e kane ne zemer...dhe persa i perket zemres po citoj nje thenie nga Alkimiseti : "Degjo zemren.Ajo di gjithcka,sepse vjen nga Shpirti i Botes dhe nje dite aty do te kthehet prape"

yasmin

Shkrime: 353


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  xhemajl prej 11.01.11 15:08

Jon shkruajti:Nėse i besoni intuitės mund tė merrni vendim tė gabuar

Nėse e dėgjoni shqisėn tuaj tė gjashtė dhe merrni vendime nė bazė tė instinkteve, me siguri do tė bėni gabim tė madh, pohojnė shkencėtarėt.

Njė studim i kohės sė fundit, tė cilin e kanė kryer shkencėtarėt nga Universiteti Cambridge ka treguar qė aktivitetet fizike nė trupin tonė pėrcaktojnė sa shumė do tė mbėshtetemi nė intuitė dhe tė marrim vendimin duke e ndjekur atė “ndjenjė tė pazakonshme”.

Megjithatė, kėshilla e shkencėtarėve ėshtė qė njerėzit tė mos mbėshteten shumė nė ndjenjat e tyre dhe tė mos ndjekin instinktet.

Shkencėtarėt po ashtu pohojnė qė aftėsia e parandjenjės pėr ndonjė vendim ndryshon nga personi nė person.

“Shpesh themi qė intuita vjen prej trupit – ndjekim instinktet tona tė mira dhe i besojmė zemrės. Megjithatė, nuk jemi tė sigurt nėse duhet ta ndjekim apo duhet tė jemi dyshues ndaj asaj qė na flet trupi”, ka thėnė udhėheqėsi i studimit, Barnaby Dunn, nga Universiteti Cambridge.

Dunn dhe shkencėtarėt e tjerė kanė gjetur lidhje nė mes ndjenjave tė mira dhe vendimmarrjes intuitive, e cila ėshtė shumė mė e fuqishme te njerėzit tė cilėt i besojnė zemrės sė tyre.

“Ajo qė ndodh nė trupin tonė me tė vėrtetė ndikon nė mendimet tona. Njerėzit duhet tė jenė mė tė kujdesshėm kur vendosin tė ndjekin instinktet e veta. Natyrisht, ato ndjenja nganjėherė ndihmojnė, ndėrsa nganjėherė pengojnė marrjen e vendimit”, ka theksuar Dunn.

Kjo sipas mendimit tim eshte totalisht e gabuar, sepse Intuita i ka pergjigjet e saj te pagabueshme.Duhet ditur tkerkuar ndihme nga intuita , pergjigjet e saj vijn si nje mendim shum i fuqishem apo si ndonje ndjenje e fuqishme.
Gjithashtu duhet ditur te mos ngaterojm Egon me Intuiten.

xhemajl

Shkrime: 329


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  vanina cela prej 15.01.11 20:03

Une per veten time kam shqise te gjashte dhe besoj qe kete shqise ma ka dhuruar Zoti, kjo shqise eshte nje dhunti per mendimin tim.

Shqisa ime e gjashte ka te bej me parashikimin.

Parashikimi im behet nepermjet endrrave dhe ky parashikim eshte individual, une parashikoj gjera per veten time dhe familjen time por per te tjeret jo.Shume here kam pare endrra dhe ato gjera qe kam par ne ender kan n'dodhur ne realitet.

Po ju tregoj disa nga endrrat e mija qe kane ndodhur ne realitet : Nje nate pashe nje enderr te tmerrshme pashe sikur nje koke njeriu u plas dhe shpertheu gjak, une u ngrita e tmerruar e duke bertitur, mami im erdhi me vrap te dhoma ime dhe me tha se ckishte ndodhur, une i tregova endrren.
Ora ne ate kohe ishte 24:01 pas nja 4-5 na marrin ne telefon disa kushurinj dhe me thone se me kishte vdekur nipi, ai kishte pesuar nje aksident automobilistik ne mes te nates dhe kishte perplasur koken dhe i kishin dal trute nga vendit te shkretit qe paqja qoft me te.
Ne ate moment qe une kisha pare enderren ai kishte vdekur dhe une e ndjeva vdekjen e tij :(.

Daja ime punon jashtetit ai ka hapur nje restorant.Nje nate pash nje enderr sikur erdhen disa djem te restoranti i dajes nja 2 prej tyre ishin zezak, ata iken te daja ime i drejtuan pistoleten dhe i thane qe ti jepte parat.
Te nesmen telefonoj dajen dhe i them a te ka ndodh ndonje gje e keqe ai me tha jo.Kur pas nje muaj me merr vajza e dajes ne telefon dhe me thote qe e kishin grabitur nen kercenimin e armes dajen dhe 2 perj hajdutve qene zezak.

Dhe shume here kam pare ne enderr ngjarje qe me kane dodhur mepas mua ose familjarve te mi.Une parashikoj disa pjese te se ardhmes time me ane te endrrave.
Sa e cuditshme qe me duket!!!!

vanina cela

Shkrime: 22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  xhemajl prej 15.01.11 22:11

vanina cela shkruajti:Une per veten time kam shqise te gjashte dhe besoj qe kete shqise ma ka dhuruar Zoti, kjo shqise eshte nje dhunti per mendimin tim.

Shqisa ime e gjashte ka te bej me parashikimin.

Parashikimi im behet nepermjet endrrave dhe ky parashikim eshte individual, une parashikoj gjera per veten time dhe familjen time por per te tjeret jo.Shume here kam pare endrra dhe ato gjera qe kam par ne ender kan n'dodhur ne realitet.

Po ju tregoj disa nga endrrat e mija qe kane ndodhur ne realitet : Nje nate pashe nje enderr te tmerrshme pashe sikur nje koke njeriu u plas dhe shpertheu gjak, une u ngrita e tmerruar e duke bertitur, mami im erdhi me vrap te dhoma ime dhe me tha se ckishte ndodhur, une i tregova endrren.
Ora ne ate kohe ishte 24:01 pas nja 4-5 na marrin ne telefon disa kushurinj dhe me thone se me kishte vdekur nipi, ai kishte pesuar nje aksident automobilistik ne mes te nates dhe kishte perplasur koken dhe i kishin dal trute nga vendit te shkretit qe paqja qoft me te.
Ne ate moment qe une kisha pare enderren ai kishte vdekur dhe une e ndjeva vdekjen e tij :(.

Daja ime punon jashtetit ai ka hapur nje restorant.Nje nate pash nje enderr sikur erdhen disa djem te restoranti i dajes nja 2 prej tyre ishin zezak, ata iken te daja ime i drejtuan pistoleten dhe i thane qe ti jepte parat.
Te nesmen telefonoj dajen dhe i them a te ka ndodh ndonje gje e keqe ai me tha jo.Kur pas nje muaj me merr vajza e dajes ne telefon dhe me thote qe e kishin grabitur nen kercenimin e armes dajen dhe 2 perj hajdutve qene zezak.

Dhe shume here kam pare ne enderr ngjarje qe me kane dodhur mepas mua ose familjarve te mi.Une parashikoj disa pjese te se ardhmes time me ane te endrrave.
Sa e cuditshme qe me duket!!!!

Me intereson fakti se a parashikon vetem per gjerat e kqija qe do te ndodhin apo edhe per te mirat?

xhemajl

Shkrime: 329


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  Xhulia123 prej 17.01.11 16:33

ah, vertet, edhe une dua t'a di.

Xhulia123

Shkrime: 46


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  vanina cela prej 22.01.11 16:42

Une parashikoj edhe per gjera te mira edhe per te keqia.

vanina cela

Shkrime: 22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  yasmin prej 22.01.11 16:59

Vanina, te uroj qe gjithmone te parashikosh vetem gjera te mira ne jete, dhe te behen realitet ato gjera te mira qe parashikon, ndersa persa i perket asaj qe ti quan si gjera te keqia, ato jane pjese e jetes, dhe ne na mbetet vetem te perballemi me to...
Gjss, nuk do te doja te isha ne vendin tend te parashikoj gjera te trishta, sepse do me mbeste mendja gjithe kohes aty, ndresa kur te keqiat te vijne si "surprize" eshte me ndryshe, se sa kur e pret qe te vije...

yasmin

Shkrime: 353


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqisa e 6

Mesazh  kujtimi123 prej 20.03.11 21:19

Sic i keni cekur me lart disa ndjesi si p.sh "jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare" mua kjo gje me ka ndodhur shum here. E dija se ēfare do te me me ndodhte..a duhet ti besoj ketyre gjerave apo duhet ta ushtroj, a mund te me jep ndokush pergjigje..ose a eshte mire ta kemi kete gje "jemi ne nje situate dhe kemi ndjesine se e kemi jetuar me pare".

kujtimi123

Shkrime: 2


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ckemi krejtve

Mesazh  g-kristi prej 17.04.11 15:35

hmm se di nese dhe un mund ta quaj veten si vanisa ...sepse dhe un nepermjet endres kam par shum gjeraa..ajo qe me ndodh me shpesh se te tjerat eshte se shohh psh ne ender sikur do iki ne 1 vend... a ku di un...dhe psh pas 1 jave 2 3 ...ku i dihet...mua me del qe jam aty dhe ne ate moment cuditem..sepse them ku e kam par...edhe pse me ka ndodh shum here..prap aty cuditem...pastaj kujtohem qe e kam par ne ender..hem prandaj sdi as un cfare te them kam par dhe gjera te tjera...ndonjher..e kam stimuluar veten..per te par a do me dal kam pare gjera kam priur 1 jave 2 3 4 ...2 muaj edhe sme ka dal ...dhe en ate moment jam zhgenjy...sepse e prisja cdo dit.. pas nja 3 muajsh me doli..dhe pastaj mu mbush mendja qe dicka ka ....:)

g-kristi

Shkrime: 37


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  xhimi tlipani prej 01.05.11 13:40

E nderuar Yasmin i lexoj me shume vemendje shkrimet qe beni, dhe me sinqeritet po ju them se ne shume raste kane lekundur mendimet e mia. Nga keto shkrime kam kuptuar qe nuk keni "maredhenie" te mire me shkencen dhe se citoni shume shpesh filozofe te caktuar dhe se mbeshtetesh fuqimisht tek theniet e tyre.... a nuk eshte ky nje kontradiksion?


Edituar pėr herė tė fundit nga xhimi tlipani nė 01.05.11 13:44, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : harrova emrin)

xhimi tlipani

Shkrime: 11


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shqisa e gjashtė

Mesazh  Androo prej 16.10.11 19:29

Dikur kemi patur njė shqisė tė gjashtė



Sipas njė teorie tė fundit tė shkencėtarėve, format e para humane e kanė prejardhjen nga njė lloj peshku mishngrėnės, i cili qarkullonte nėpėr oqeane rreth 500 milionė vjet mė parė dhe qė ishte i pajisur me “elektrosensore”, aftėsi pėr tė dalluar fushat elektrike nė ujė.

Kėtė aftėsi, kjo lloj gjallese e pėrdoret pėr tė diktuar prenė, pėr tė komunikuar dhe pėr t’u orientuar. Studimi i Universitetit tė Kembrixhit arriti nė pėrfundimin se jo vetėm njerėzit, por plot 65 mijė specie me shtyllė kurrizore vijnė prej kėtij amfibi dhe si rrjedhojė, edhe ata kanė qenė tė pajisur me njė shqisė tė gjashtė.

Ky pėrfundim, i cili paraqitet nė edicionin e fundit tė revistės “Nature Communications”, pėrbėnė pikėn kulmore tė njė pune qė ka zgjatur 25 vjet me radhė mbi kėtė ēėshtje.

Studimi gjithashtu tregon se miliona vite mė parė, ndodhi njė ndarje madhore nė pemėn e evolucionit midis paraardhėsve tė qenieve vertebrore. Njėra palė evoluoi, duke dhėnė gjallesat ujore, ndėrsa tjetra format e jetės me shtyllė kurrizore qė jetojnė nė tokė.

Ishte interesant fakti se disa qenie vazhdojnė tė ruajnė deri nė ditėt e sotme kėtė shqise tė gjashtė.

Njėra prej tyre ėshtė salamandra.

Androo

Shkrime: 393


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Shqisa e Gjashtė

Mesazh  luli prej 08.11.11 18:23

Macja udhėtoi 3.200 kilometra pėr nė shtėpi



Njė mace nė Australi ishte e detyruar tė bėnte njė udhė 3.200 kilometrash, nga njėra anė e kontinentit nė tjetrėn, meqė dėshironte tė kthehej nė shtėpi. Pronarėt e saj ishin zhvendosur dhe ajo gjatė shpėrnguljesh kishte humbur.

- Kur humbi kishte njė moshė vetėm disa javėsh dhe menduam se e kishim humbur pėrgjithmonė, dhe pėr kėtė arsye ishim shumė tė pikėlluar, u deklaroi medieve pronarja.

Askush nuk din ta shpjegojė se si ia doli kjo mace ta gjejė pronaren e vet, meqė bėhet fjalė pėr njė ndėrmarrje fare pak tė mundshme dhe tė zbatueshme, por ēifti bashkėshortor nuk mund e fshehte gėzimin kur e pa atė nė oborrin e vet.

K.Ditore

luli

Shkrime: 279


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi