Kur shpirti vuan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kur shpirti vuan

Mesazh  Luli prej 23.08.14 9:03



Ajo qė trupit tė njeriut i jep ritėm dhe jetė ėshtė shpirti. Ajo e bėnė trupin tė shėndosh. Shpirti ėshtė pikėrisht ajo frymė e fundit qė njeriu e nxjerr nga trupi kur ndėrron jetė. Prej nga vje shpirti dhe ku shkon, kėtė ende askush nuk e dinė sigurt. Megjithėkėtė, njė gjė ėshtė e sigurt. Ēdo sėmundje e trupit ėshtė shenjė e qartė se shpirti vuan.

Mjekėt e vjetėr kinez mjaftė mire e kanė ditur se emocionet luajnė role tė rėndėsishėm nė organizmin e njeriut. Ato janė nė gjendje tė shkaktojnė sėmundje tė llojllojshme madje edhe te njerėzit shumė tė forte. Mjafton qė tė godasin nė vende mė tė ndjeshme tė organizmit dhe sėmundja fillon tė merr hovė.

Tė gjitha sėmundjet tė shkaktuara prej gjendjes psikike apo ērregullimit tė saj nė mjekėsi quhen sėmundje psikosomatike. Kėto sėmundje shfaqen nė relacionin shpirt - trupė. Madje edhe mjekėt e vjetėr se frika e njeriut ngjitet pėr shpretkė pėrderisa neurozat shkatėrrojnė mėlēinė.

Pėr ta caktuar diagnozėn, mjekėt e Greqisė sė vjetėr kanė kėrkuar qė pacienti tė flejė njė natė nė tempullin e Eskulapit dhe vetėm pas kėsaj, pasi t'u tregoj atyre se ēka kishte ėndėrruar, t'ia caktojnė diagnozėn.

Po ashtu ėshtė e njohur se shkaqet e histerisė janė gjithnjė tė natyrės psikike si dhe se pėr manifestimet e saj nuk ekzistojnė kurrfarė arsye fiziologjike. Po nė kėtė mėnyrė bazohej edhe qasja e Frojdit te mjekimi i ērregullimeve psikike (llojet e ndryshme tė neurozave dhe psikozave). Pra, gjithnjė kur shpirti vuan - vje deri te sėmundja e trupit.

Dashuria gjithnjė e godet zemrėn

Bazuar nė hulumtimet e pėrbashkėta tė mjekėve dhe psikologėve, ata kanė ardhur nė pėrfundim se: "dashuria dhe mundimi (neveria) kalojnė nėpėr zemėr". Por as organet tjera tė trupit nuk janė tė kursyera nga "goditjet e shpirtit". "Shpirti i lėnduar" mė sė shpeshti godet sistemin kardiovaskular si dhe atė tė frymėmarrjes dhe tė tretjes. Po ashtu edhe pjesėt e dukshme tė trupit shpesh janė nėn goditje tė forte tė shpirtit, si p.sh: lėkura, shpina, duart, gjinjtė etj. Ėshtė njė e dhėnė interesante pėr tė verbrit. Ata shumė mė rrallė vuajnė nga ekzemat, psoriaza, kruarjet nė lėkurė si “shkrepi” etj apo nga ndonjė sėmundje tjetėr e lėkurės.

Femrat dhe sėmundjet psikosomatike

Shpesh viktima tė sėmundjeve tė ndryshme psikosomatike janė femrat. Ato anojnė tė besojnė se shkaqet e sėmundjeve tė tyre trupore janė vuajtjet e natyrės psikologjike. Meshkujt mė pak besojnė se shkaktarė kryesor tė sėmundjeve trupore janė problemet psikike. Te meshkujt zakonisht emocionet kanė afat tė shkurtėr tė veprimit. Ata pėr dallim nga femrat janė ekstravert dhe shpejtė zbrazen nga "mbushjet emotive", pėrderisa femrat ēdo gjė e mbajnė nė vete dhe lirimin e arrijnė duke qarė apo duke thyer pjatat dhe gotat gjatė larjes sė tyre.

Pjesėt mė tė ndjeshme tė trupit nga "goditjet e shpirtit"

SHPINA - Keni dėgjuar me siguri shpesh kur dikush thotė: "Mė dhemb shpina". Kjo thėnie ka njė kuptim tejet relativ, ngase njeriu nuk e sheh shpinėn e vet dhe nė anėn tjetėr ėshtė vėshtirė tė konstatohet se dikujt i dhemb shpina apo ėshtė reflektim i gjendjes sė tij psikike. Ndjenja e vuajtjes, mundimit, pakėnaqėsisė, apatisė, mllefit tė akumuluar, zhgėnjimit, hidhėrimit etj. Shkaktojnė dhimbje nė shpinė dhe rėndim nė supe.

SISTEMI I FRYMĖMARRJES - Bronket dhe mushkėritė po ashtu janė nėn ndikim tė madh tė problemeve tė jashtme. Astmatikėt shpesh theksojnė se "diēka i ngulfat", ua zė frymėn, u shtrėngon nė gjoks. Arsyet janė gjithnjė tė natyrės psikologjike. Edhe tė sėmurėt emocional i "ngulfat diēka nė fyt" - ata ndjejnė kėshtu pas ndodhive dhe situatave tė caktuara dhe nga njerėzit tė caktuar.

ZEMRA - Pa dyshim ėshtė organ qė ka lidhje mė tė fuqishme me jetėn emocionale apo me pėrjetimin e situatave tė caktuara. Kur tė pėrgatiteni pėr takim me dike qė e doni apo e simpatizoni - ajo fillon tė rrah shpejtė. Kur ndodheni pranė personit qė vėrtet e dashuroni, keni ndjenjėn se zemra gati sa "nuk del jashtė nga vendi" Kur tė frikoheni, "zemra ju bėhet akull", apo shtanget!

SISTEMI I TRETJES - Personat introvert (sidomos femrat), qė janė tė kthyera kah vetja, kanė probleme tė mėdha me traktin digjestiv. Ata qė vuajnė nga gastritisi apo nga ulqerja (i thati) nė barkė, zakonisht kanė probleme nė komunikim me rrethin.

LĖKURA - Kruaja (sukrepi), njollat nė lėkurė tė fytyrės tregojnė se personi "nuk e ndjen veten mire nė lėkurėn e vet". Shikoni vetėm nė sy tė dikujt qė Brenda ditės ėshtė zhgėnjyer nga dikush qė e do, dhe do tė vėreni rrathė tė murme pėrreth syve. Shenjat nė lėkurė na tregojnė qartė se kemi dėshirė qė tė heqim dorė nga disa situate tė jetės apo nga disa njerėz me tė cilėt jetojmė dhe rrethohemi.


Sytė janė pasqyrė e shpirtit

Thėnie shumė e vėrtetė antike - sytė janė pasqyre tė shpirtit. Njeriu shumė gjėra mund t'i fsheh me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e vet, por asnjėherė nuk mund ta fsheh reflektimin e shpirtit te sytė e vet. Bebėzat e syve na zgjerohen kur dikush na pėlqen, ndonjėherė mblidhen.

Shkėlqimi nė sy tregon gjendjen tone emotive dhe atė psikike. Dridhėrimat, fokusimi i koncentruar i shikimit janė shprehje tė gjendjes sonė tė brendshme por nė tė njėjtėn kohė edhe reaksion nė ngacmimet nga jashtė apo nė personin qė e vėshtrojmė. Nė sytė tanė shihet gjithēka - gjendja emotive, shėndetėsore, disponimi etj.
avatar
Luli

"Duhet bredhur shumė nė errėsirė derisa tė preket drita"

969


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi