Njė goditje e fortė ndaj globalizimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Njė goditje e fortė ndaj globalizimit

Mesazh  Odin prej 21.08.14 12:58

Sa kohė qė zgjati, globalizimi ishte njė pėrrallė argėtuese qė ne i thoshim vetes pėr tė ardhmen. Bota ėshtė e ndėrlidhur, e si pasojė po bėhet jo vetėm mė e pasur, por edhe mė paqėsore. Teknologjitė e kapitalizmit modern jo vetėm do i bėnin mė fitimprurės bizneset e botės, por edhe do t’i bėnin njerėzit mė pak gėrnjarė. DO tė luanim shah nė internet me indianė, e si pasojė do ė bėheshim mė shumė si ata. Mė mirė akoma, kur tė fillonin tė bėnin tregti, India dhe Kina nuk do tė shkonin mė kurrė nė luftė mes tyre.



Nė kulmin e kėtij optimizmi, “Teoria e McDonaldit pėr marrėdhėniet ndėrkombėtare” ishte njė gjė qė e dėgjoje shumė shpesh. Ideja ishte qė, asnjė vend me njė restorant McDonald’s nuk do tė hynte nė luftė me njė vend tjetėr me restorant McDonald’s, sepse, qė tė kishet nėj restorant McDonald’s, duhej tė ishe tėrėsisht i integruar nė ekonominė globale, dhe nėse ishe i integruar nė ekonominė globale, nuk do tė sulmoje ndonjė prej anėtarėve tė tjerė tė saj. Kjo teori e “McPaqes” u hodh nė erė, nė kuptimin e drejtpėrdrejtė tė kėsaj fjale, me bombardimet e SHBA nė Beograd, qyteti qė nė vitin 1988 kishte hapur tė parin restorant McDonald’s nė tė gjithė bllokun ish komunist. Por shpresa se kjo teori mund tė isht e vėrtetė nuk u shua.

Kėtė javė, teksa Rusia, njė vend me mė shumė se 400 McDonald’s shton sulmet nė Ukrainė, njė vend me mė shumė se 70 McDonald’s, mendoj se mė nė fund mund tė deklarojmė se eoria e McPaqes ėshtė nuk dhe e kotė. Nė tė vėrtetė, e ardhmja e McDonald’s nė Rusi, qė dikur dukej e ndritur – a i mbani mend radhėt e gjata nė Moskė pėr Big Macs? – e ka humbur shkėlqimin. Nė korrik, agjencia ruse e mbrojtjes sė konsumatorit paditi McDonald’sin pėr shkelje tė rregullave tė mbrojtjes sė shėndetit. Po kjo agjenci e mbrojtjes sė konsumatorit ndaloi verėn dhe ujin mineral gjeorgjian “pėr arsye sanitare”, pėrpara luftės Rusi-Gjeorgji tė vitit 2008, dhe nė mėnyrė periodike i turret djathit lituanez, mishit polak dhe produkteve tė tjerė tė papranueshėm politikisht.

Ndoshta duhet t’u kishim kushtuar mė shumė vėmendje kėtyre bojkoteve tregtarė tė motivuar politikisht, pasi me sa po kuptojmė kanė qenė lajmėtarė tė atyre qė do tė ndodhnin. Nėse nuk e bėmė, kjo ndodhi ndoshta sepse pėrralla e globalizimit premtonte mė shumė se sa thjeshtė McPaqen e pėrjetshme. Ajo ofronte gjithashtu njė premtim pakthyeshmėrie. Pėr pjesėn mė tė madhe tė dy dekadave, kemi marrė pėr tė mirėqenė supozimin se globalizimi ėshtė njė fazė e re nė historinė e botės, dhe jo njė fazė kalimtare. Sigurisht, lidhjet tregtare do tė zgjasnin pėrgjithmonė sepse kishin avantazhe tė ndėrsjellė. Asnjė vend qė kishte nisur lojėn qė sillte vetėm fitime nuk do tė ishte ndonjėherė nė gjendje ta braktiste, pasi kostot politike po tė vepronte kėshtu, do tė kishin qenė shumė tė lartė. Luftėrat tregtare duhej t’i pėrkisnin tė kaluarės.

Kėtė javė – teksa Rusia ndalon tė gjithė produktet bujqėsorė amerikanė, europianė, kanadezė, australianė dhe japonezė – globalizimi krejt papritur nis tė zhbėhet shumė mė shpejt nga sa e kishim imagjinuar. Presidenti rus e dinte qė po vinin sanksionet dhe deklaroi hapur se nuk i bėhej vonė. Ai e di gjithashtu se lufta tregtare do tė dėmtojė njė pjesė tė madhe tė bashkatdhetarėve tė tij, por as pėr kėtė nuk i bėhej vonė. Sanksionet perėndimorė ndaj Rusisė u skicuan qėllimisht pėr tė goditur njė numėr tė vogėl njerėzish nė sektorėt financiar dhe energjetik. Sanksionet e Rusisė ndaj ushqimeve do tė godasin shumė kompani tė mėdha dhe tė vogla, kryesisht nė Europė, por do tė prekin gjithashtu pothuajse gjithkėnd nė Rusi. Nė kėtė moment, Rusia importon tė paktėn njė tė katėrtėn, deri gjysmėn e ushqimeve jo vetėm nga Camembert nė Francė, por edhe bizele tė ngrira nga POlonia. Importet kanė rritur zgjedhjet e konsumatorit dhe kanė ulur ēmimet pėr rusėt e zakonshėm. Tani zgjedhjet do tė reduktohen dhe ēmimet do tė rriten.

Me fjalė tė tjera, njė vend i madh qė ka kompani qė bėjnė tregti ndėrkombėtare ka vendosur qė preferon njė luftė territoriale me njė prej fqinjėve tė vet, se sa njė anėtarėsim tė plotė nė sistemin ekonomik ndėrkombėtar. Njė vend i madh qė ka shumė njerėz tė arsimuar nė ekonominė globale ka vendosur gjithashtu qė mund tė pranojė ēmime mė tė lartė pėr ushqimet nė emėr tė nderit kombėtar. Nuk ėshtė thjeshtė e mundur tė heqėsh dorė nga pėrfitimet e globalizimit nė favor tė vlerave tė ndryshme dhe tė njė tjetėr lloj politike, por kjo po ndodh. Dhe nėse po ndodh nė Rusi, atėherė mund tė ndodhė kudo.

/Washington Post/
avatar
Odin

596


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Njė goditje e fortė ndaj globalizimit

Mesazh  Anon prej 20.09.14 5:11

Rusia eshte nje "Arushė e mėnēur" /. Jo rastesisht eshte shteti me i fuqishem ne bot' (pa pasur nevoje perkrahje nga askush).
Admiroj politiken e tyre!
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

407


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi