10 kultet mė vdekjeprurės nė histori

Shko poshtė

10 kultet mė vdekjeprurės nė histori

Mesazh  gjilanasi prej 20.08.14 12:08

Kultet janė njė aspekt marramendės i qytetėrimit. Ngrihet gjithnjė pyetja, si ėshtė e mundur qė njerėzit tė pėrfshihen nė atė lloj ēmendurie? Akoma mė e frikshme ėshtė kur kulti kthehet nė vdekjeprurės. Si ka mundėsi qė njė grup njerėzish arrijnė tė kryejnė njė vrasje? Edhe nėse njerėzit e duhur bashkohen sėbashku, kjo gjė pėrsėri ndodh – dhe ėshtė tmerruese.




10. Klani i Vampirėve

Si shumė adoleshentė, 16-vjeēari Rod Ferrell ishte i fiksuar me subjektet e errėta, veēanėrisht vampirėt. Fiksimet e errėta tė Ferrell do tė kishin pasoja tragjike. Nė Florida, Ferrell takoi Heather Wendorf nė shkollėn e tij. Kjo e fundit u tėrhoq nga Ferrell dhe u mahnit nga ‘klani i vampirėve’ qė ai kishte drejtuar nė vendin e tij tė lindjes, Kentucky. Tė dy kryenin rituale, ku pinin gjakun e njėri-tjetrit.

Natėn e 25 nėntorit tė vitit 1996, Ferrell dhe klani i tij i vampirėve, qė pėrbėhej nga Scott Anderson dhe dy vajza adoleshente udhėtuan me makinė drejt shtėpisė sė Wendorf. Ndėrkohė qė vajzat morėn makinėn, Ferrell dhe Anderson u futėn nė shtėpi. Ferrell rrėmbeu njė levė dhe e goditi 49-vjeēarin Richard Wendorf pėr vdekje ndėrsa ai flinte.

Dy djemtė donin ta linin 54-vjeēaren Ruth pa e lėnduar atė, por ajo hodhi kafe tė nxehtė mbi adoleshentėt. Kjo gjė e nervozoi Ferrell-in dhe bėri qė ta vriste edhe atė. Klani i vampirėve udhėtoi drejt Nju Orlins, por atyre po u mbaronin paratė. Kur njė nga vajzat i telefonoi sė ėmės pėr para, policia arriti t’i gjurmonte ata. Ferrell-it iu dha dėnim me burg tė pėrjetshėm. Ndėrsa Heather Wendorf u shpall e pafajshme pasi nuk ishte nė dijeni tė qėllimit tė Ferrell.


9. Kulti i Satanizmit

Kulti “Fall Rivers”, qė operonte nė Masaēusets nė fund tė viteve 70’, drejtohej nga 25-vjeēari Carl Drew. Drew pėrdorte Satanizmin pėr tė trembur prostitutat qė punonin pėr tė. Ai pretendonte se ishte djali i Satanit dhe kėrkonte qė urdhrat e tij duhet tė zbatoheshin. Grupi i tij pėrbėhej nga 10 anėtarė, tė cilėt ishin tė lidhur me prostitucionin.

Gjatė mbledhjeve tė tyre, Drew fliste me njė zė dhe gjuhė tė ndryshme. Nė fillim ritualet pėrfshinin seksin dhe drogėn, por gjėrat morėn pėr keq kur Drew tha se duhet tė kishte sakrifica njerėzore. E para qė vdiq ishte prostitute 19-vjeēare Dona Levesque. Duart e saj u lidhėn dhe koka iu pėrplas nė shkėmb. Trupi i saj u hodh nė oborrin e njė shkolle tė mesme lokale. E dyta qė vdiq sipas kultit ishte Barbara Raposa nė nėntor tė vitit 1979.

Viktima e tretė ishte 22-vjeēarja Karen Marsden, qė u vra nė shkurt tė 1980-s. Marsden kishte qenė e pranishme nė vrasjen e Levesque, e cila u tmerrua aq shumė sa qė vendosi tė shkoni nė polici. Po tė natė, koka e Marsden u pėrplas tek shkėmbi pėrpara se Drew t’i thyente qafėn. Pas gjithė kėtyre vrasjeve, kėtij kulti i erdhi fundi. Dy anėtarė, pėrfshi edhe Carl Drew u dėnuan me burgim tė pėrjetshėm. Drew pretendonte se ishte i pafajshėm. Ndėrsa vajza Robin Murphy dėshmoi kundėr anėtarėve tė kultit, por edhe vetė u dėnua. Ajo u dėnua edhe herė tė tjera pasi shkeli dėnimin me kusht qė iu dha. Pas investigimesh tė shumta, besohet se ajo ka qenė njė ndėr organizatoret e krimeve.


8. Kulti i karnavaleve

Nė vitin 1991, William Anthony Ault po punonte pėr njė udhėtim karnavalesh nė Shtetet e Bashkuara. Bashkėpunėtoret e tij Jimmie Penick, Mark Goodwin dhe vėllezėrit Keith dhe David Laweence ishin tė pėrfshirė nė kultin Satanik – dhe Ault kėrkonte tė bashkohej. Kur kulti e refuzoi atė, Ault filloi t’u bėnte shantazh. Sepse ishte nė dijeni tė vrasjes sė njė djali 18-vjeēar nė Xhorxhia, nga Penick dhe Keith Lawrence.

Megjithatė, kulti kishte njė plan tjetėr pėr t’i mbyllur gojėn Ault-it. Mė 25 shtator, 1991, pasi karnavalet u mbyllėn, 5 burrat e kultit i kėrkuan Ault-it qė tė shtrihej nė njė altar tė improvizuar. Ata e lidhėn atė. Keith bėri njė lutje satanike pėrpara se Penick tė merrte njė thikė dhe ta priste Ault-in nga qafa deri tek stomaku. Mė pas i prenė barkun dhe gjoksin duke bėrė njė kryq tė madh.

Policia ra nė gjurmėt e kultit shumė shpejt. Penick-ut iu dha njė dėnim me 60 vjet burg, Keith Lawrence me 20 vjet, ndėrsa pėr David Lawrence dhe Goodwin dėnimi ishte mė i lehtė me 8 vjet. Kur u pyet pėr satanizmin Keith Lawrence tha se “ishte si droga, sa mė shumė tė marrėsh, aq mė shumė ke nevojė pėr tė”.


7. Klani “Santa Muerte”

Santa Muerte, ose Shėn Vdekja, ėshtė njė shenjtor popullor i kulturės meksikane. Ajo ėshtė personifikim i vdekjes, dhe i ndihmon njerėzit nė udhėtimin e tyre nė jetėn pas vdekjes. Ajo shpesh pėrshkruhet si njė skelet me fustan, dhe pėrdoret pėr t’i kujtuar njerėzve vdekshmėrinė. Por nė provincėn e Sonoras, gjėrat morėn rrjedhė tjetėr. Ēdo gjė nisi me zhdukjes e 10-vjeēarit Martin Rios nė korrik tė 2010-s, e ndjekur nga zhdukja e 10-vjeēarit Jesus Martinez nė mars tė 2011-s.

Tė dy fėmijėt frekuentonin shtėpinė e stėrgjyshesh sė Jesus-it, Silvia Merez. Kur policia bėri njė kontroll nė shtėpinė e saj, zbuloi trupat e dy djemve tė zhdukur, njėri ishte poshtė dyshemesė, kurse tjetrin e kishte varrosur nė oborr. Ajo kishte djegur edhe trupin e njė 55-vjeēareje. Tė tre ishin vrarė nga kulti Santa Muerte, tė kryesuar nga 44-vjeēarja Silvia Merez. Edhe tetė anėtarė tė tjerė tė kultit, u arrestuan nėnė akuzėn e vrasjes. Nga rrėfimet doli qė vrasjet bėheshin natėn nėn dritėn e qiririt.


6. Sekti Superior Universal

Duke filluar qė nga 1989-a, nė njė qytezė tė Brazilit, Altamira, djem tė rinj filluan tė zhdukeshin. Zhdukjet vazhduan edhe katėr vitet e ardhshme, dhe llogariten deri nė 19. Askush nga tė humburit nuk ishte mė i madh se 15 vjeē. Vetėm 6 trupa u gjetėn. Ndėrsa 5 fėmijė tė tjerė kishin arritur t’ia mbathnin dhe iu drejtuan policisė. Asgjė nuk u bė deri nė vitin 2003, kur policia ngriti akuza kundėr sektit superior universal, tė kryesuar nga njė grua nė mesin e tė 70-ve tė quajtur Valentina de Andrade. Anėtarė tė tjerė tė kultit ishin njė doktor, njė biznesmen i suksesshėm dhe njė polic.

Anėtarėt e sektit kishin pėrdorur postin e tyre pėr tė shmangur ndjekjen nga policia. Nė fund ata u arrestuan tė gjithė. Ajo qė ishte mė e habitshme, ishte lirimi i Valentina de Andrade nga akuzat e vrasjes. Kulti besonte se fėmijėt e lindur pas vitit 1981 ishin tė kėqinj dhe duhet tė asgjėsoheshin. Ata gjithashtu besonin se botės do t’i vinte fundi, dhe se njė anije kozmike do vinte t’i merrte nga njė planet tjetėr.


5. Jezusi i Zi

I lindur nė Guinean e Re, Stephen Tari filloi studimet pėr t’u bėrė njė Ministėr Luteran. Ai udhėtoi thellė nėpėr malet e Guineas sė Re, ku nisi besimin e tij personal fetar, duke e quajtur veten “Jezusi i Zi”. Kulti arriti deri nė 6 mijė anėtarė, ku bėnin pjesė edhe vajza tė njohura me emrin “Vajzat e Luleve” dhe qė ishin nėn udhėheqjen e Tarit. Tari dhe anėtarėt e tij u pėrfshinė nė ceremoninė e 13-vjeēares Rita Herman, vajzė tė cilėn e ėma kishte vendosur ta bėnte anėtare tė kultit.

Por gjatė ceremonisė, Tari e pėrdhunoi Ritėn pėrpara se ta vriste atė. Gjithashtu u raportua se Tari dhe mamaja e vajzės kishin ngrėnė mishin dhe kishin pirė gjakun e saj, pavarėsisht se tė dy mohuan ta kishin bėrė kėtė gjė. Nė 2007-n njė grup fshatarėsh sulmuan fortesėn e Tarit. Ata e rrahėn Tarin dhe e dorėzuan nė polici. Nė 2013-n Tari sėbashku me 49 tė burgosur tė tjerė, u arratis nga burgu.

Nė gusht tė 2013-s, Tari vrau njė vajzė 5 vjeēare dhe u pėrpoq tė vriste njė adoleshente ditėn tjetėr. Kėtė herė fshatarėt vendosėn tė merreshin vetė me Tarin. Mė 29 gusht ata e sulmuan, e vranė dhe e groposėn nė njė gropė tė madhe nė xhungėl.


4. Adoleshentėt satanikė rusė

Nė mes tė viteve 2000, nė qytezėn ruse Yaroslavi, njė grup i shqetėsuar tė rinjsh, tė kryesuar nga Nikoali Ogolobyak filloi tė sakrifikonte disa kafshė tė vogla te Satanai. Njė nga anėtarėt e kultit tha se pasi filloi tė lutej te Satanai, jeta e tij ishte pėrmirėsuar. Mbase kjo ishte arsyeja qė ngjarjet rrodhėn nė atė mėnyrė. Nė qershor tė 2008-s, kulti pėrbėhej nga tetė tė rinj tė moshės 17-19 vjeē, tė cilėt u thanė prindėrve tė tyre se do tė shkonin nė njė festival muzikor. Gjatė dy netėve, kulti sulmoi katėr tė rinj tė tjerė adoleshentė nė njė pyll nė periferi tė qytetit.

Pėrpara se t’i sulmonin, ata i detyruan viktimat tė pinin alkool. Nga hetimet e bėra doli se viktimat ishin therur 666 herė. Kulti gjithashtu kishte performuar akte kanibalizmi tek trupat e tyre. Trupat u zbuluan 2 muaj mė vonė, dhe gjashtė anėtarė tė kultit u dėnuan nėn akuzėn e vrasjes. Ogolobyak mori dėnimin mė tė madh, 20 vjet. Ndėrsa njė anėtar tjetėr iu nėnshtrua trajtimeve psikiatrike.


3. Ferma e Jeffery Lundgren

Jeffrey Lundgren nė fillimet e tij ishte ministėr i Kishės sė Riorganizuar tė Jezu Krishtit, njė degė e madhe e organizatės qė quheshin ‘Mormonė’. Lundgren u bė ministėr laik i Kishės nė vitin 1984, dhe karizma e tij bėri qė tė tėrhiqte shumė ndjekės. Por zakonet e tij filluan tė shqetėsonin liderėt e kishės. Pėr shembull, Lundgren pretendonte se kishte gjetur njė mėnyrė tė re interpretimi tė shkrimeve tė shenjta.

Zyrtarėt u detyruan ta largonin Lundgren-in nga posti. Pasi humbi postin e tij, Lundgren sėbashku me gruan dhe fėmijėt u zhvendos nė njė fermė nė Ohajo. Kulti i tij i ri numėronte 20 anėtarė dhe Lundgren u bė udhėheqėsi absolut i mbretėrisė sė tij tė vogėl. Ndjekėsit e tij ishin tė detyruar t’i paguanin atij taksa dhe merrnin pjesė nė trajnime tė detyrueshme armėsh.

Nė mėnyrė qė tė ruante sundimin e tij, Lundgren pėrgjonte telefonatat e anėtarėve tė kultit. Mė pas ai detyronte gratė pėr akte seksuale – dhe i bėnte ata tė kėrcenin nudo ndėrsa i shikonte e masturbohej. Njė nga familjet qė ndiqte kultin e Lundgren ishte Avery. Pasi vendosi qė ta ftonte familjen Avery pėr darkė nė fshat, Lundgren dhe njė anėtar tjetėr i quajtur Ron Luff vranė njė nga njė anėtarėt e kėsaj familjeje. Dy ditė pas vrasjes, kulti u largua nga ferma. Pasi u gjetėn trupat, policia arrestoi Lundgren-in dhe 13 anėtarė tė kultit. Lundgren u tha jurisė gjatė gjyqit se ai ishte profet i Zotit dhe jo i denjė pėr njė dėnim me vdekje. Por juria nuk u pajtua me kėtė dhe e ekzekutoi me injeksion vdekjeprurės.


2. Vrasėsit e Ēikagos

Duke filluar qė nga 23 maji i vitit 1983, njė seri pėrdhunimesh dhe vrasjesh tronditėn qytetin e Ēikagos. Krimet nisėn me zhdukjen e 28-vjeēares Linda Sutton. Ajo u gjet 10 ditė mė vonė. E kishin pėrdhunuar, goditur me thikė pėr vdekje dhe i kishin hequr gjoksin e majtė. Kjo ishte e para e njė serie prej 18 vrasje femrash. Nė tė gjitha rastet, vrasėsi hiqte gjoksin e majtė tė tyre.

Krimet ishin kryer nga 4 djem tė rinj qė njiheshin si “Vrasėsit e Ēikagos”. Anėtarėt e grupit ishin Edward Spreitzer, vėllezėrit Andreė dhe Thomas Kokoraleis, tė udhėhequr nga Robin Gecht. Katėrshja lėvizte nė qytet me furgonin e Robin dhe rrėmbenin gratė. Ata i ēonin viktimat tek apartamenti i Gecht nė mėnyrė qė t’i vrisnin ato nė shenjė sakrifikimi. Nė fillim ata pėrdhunonin viktimėn.

Tė gjitha kėto veprime bėheshin ndėrsa Robin Gecht lexonte me zė tė lartė Biblėn Satanike. Por terrorit tė tyre i erdhi fundi kur grupi rrėmbeu prostitutėn Beverley Washington. Ata e pėrdhunuan atė, e goditėn me thikė, i hoqėn gjoksin e majtė pėrpara se ta hidhnin nė shinat e trenit. Por ēuditėrisht Washington arriti tė mbijetonte. Ajo u dha policėve njė pėrshkrim tė 4 djemve qė e sulmuan atė. Tre anėtarė tė kultit rrėfyen krimin e tyre, tė gjithė pėrveē liderit tė grupit. Si pėrfundim, Gecht nuk u akuzua pėr vrasje, por iu dhanė 120 vite burgim pėr sulmin ndaj Beverley Washington. Anėtarėve tė tjerė iu dha dėnim me vdekje.


1. Fėmijėt e Bubullimės

Vėllezėrit Glenn ishin aktivė nė kishė, dhe kishin pėrfunduar dy vjet punė misionare. Njėri nga vėllezėrit, Taylor, kishte filluar tė mos e pėlqente mė jetėn fetare. Ai u pėrjashtua nga kisha pasi pėrdorte alkool dhe drogė. Mė pas vėllezėrit takuan njė vajzė tė quajtur, Dawn Godman. Dawn filloi tė takohej me vėllain e vogėl Justin, edhe pse dukej se ajo ishte e dashuruar me Taylor-in. Pas njė kohe tė shkurtėr, Taylor filloi tė pretendonte se Zoti kishte folur me tė. Taylor nisi njė lėvizje fetare tė re.

Nė mėnyrė qė tė fitonte sa mė shumė para pėr lėvizjen e tij, Taylor filloi tė shiste drogė. Kur kjo punė nuk i shkoi siē duhej, vazhdoi tė vidhte para. Duke qenė se Justin ishte agjent bursash, objektivat e vėllezėrve ishin tė shumtė. Por nė mėnyrė qė tė vidhnin para, ata kishin nevojė pėr spastrimin e tyre. Kėshtu pranverėn e vitit 2000, Taylor filloi tė dilte me 22-vjeēaren Selina Bishop, tė cilės nuk i tregoi as emrin e vėrtetė. Pasi vodhėn njė ēek me 100 mijė dollarė tek familja Sineman, Dawn Godman, shkoi nė njė bankė, e maskuar me njė kapele tė madhe kaubojs, sėbashku me njė karrige me rrota dhe u pėrpoq tė depozitonte ēekun me dollarėt nė njė llogari qė Taylor kishte hapur nė emėr tė Selinės.

Megjithatė banka filloi tė dyshonte dhe Dawn u largua nga banka pa paratė dhe pa ēekun. Pasi vėllezėrit Glenn sėbashku me Dawn vranė tė moshuarit e familjes Sineman, filluan tė luteshin mbi trupat e tyre. Viktima tjetėr e kultit ishte Selina. Taylor e ftoi atė nė shtėpi dhe e goditi me ēekiē nė kokė. Ata mblodhėn organet e trupave tė tre viktimave dhe i futėn nė ēanta tė ndryshme e pastaj i hodhėn nė lum. Pasi viktimat u raportuan tė munguar, treshja u arrestua shumė shpejt. Godman dėshmoi kundėr vėllezėrve dhe Justin-it iu dha dėnim i pėrjetshėm. Ndėrsa Taylor-it iu dha dėnim me vdekje.

Nė 2010-n Taylor u pėrpoq tė kryente vetėvrasje duke ngulur lapsa dhe stilolapsa nė sy, por thjesht mbeti i verbėr nga ky veprim. Ai vari veten mė 14 gusht 2013 nė qeli me ēarēafėt e krevatit, nė moshėn 41-vjeēare.

Pėrgatiti: Endri Farka
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi