Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Mesazh  AI IA prej 05.08.14 12:23

Eben Alexander u shtrua nė spital, pėr shkak tė
meningjitit nė vitin 2008. Ra nė koma dhe kur
u zgjua kujton njė udhėtim perfekt nė njė
“dimension mė tė lartė”, tė populluar nga
engjėj, nė njė skenar parajse. Mes dyshimeve tė shumta, ky udhėtim i shtohet fenomenologjisė komplekse tė pėrvojave tė paravdekjes
Ėshtė njė histori shumė e veēantė ajo e Eben
Alexander, njė neurokirurg nė Harvard, me njė
kurrikulum tė rėndėsishėm akademik. Njė
histori qė pėrfundoi nė kopertinėn e
“Newsweek ” dhe ėshtė marrė edhe nga gazeta
tė tjera nė botė. Me siguri, sepse kjo e
pėrjavshme ėshtė nė qendėr tė polemikave prej disa kohėsh. Rrėfimi pėr “javėn nė parajsė” tė neurokirurgut ėshtė kalimi nga njė jetė e tėrė kėrkimesh, tė dhėnash, studimesh, libra dhe ambient akademik, nė interpretimin e njė realiteti tė ndryshėm, gjatė ditėve nė gjendjen e komės. Duhet thėnė qė pėr kėtė ngjarje ka shkruar edhe njė libėr qė po shndėrrohet nė njė bestseller. Aty tregohet monitorimi i vazhdueshėm i gjendjes sė tij cerebrale gjatė asaj qė ai e pėrshkruan si njė pėrvojė nė njė tjetėr botė: ajo pas vdekjes. “Near Death Experience”, ku tregohen eksperiencat e paravdekjes, nuk janė ngjarje tė rralla. Madje janė me mijėra rastet e personave qė ēdo vit tregojnė se kanė parė “por jo jetuar”, nė njė botė tė pėrtejme, larg realitetit tokėsor. Janė tė gjitha pėrvoja qė kanė tė pėrbashkėt tė paktėn njė element, ndjenjėn e vazhdueshme tė paqes,
qė zakonisht rezervohet pėr ata qė kalojnė
kufirin mes jetės dhe vdekjes. Shumė flasin pėr
njė ekstazė tė vėrtetė. Dhe nė pjesėn mė tė
madhe, kush ėshtė kthyer pas, nuk kishte
ndėrmend ta bėnte dhe rrėfimet konvergojnė tė gjithė mbi ndėrhyrjen e njė force jo tė
specifikuar, nė gjendje pėr tė afruar
ndėrgjegjen me trupin “e braktisur”.

Flutura dhe muzikė
Nė rastin specifik tė Alexander-it, 58 vjeē,
figura ėshtė ajo e njė specialisti me njė CV
shumė tė mirė, qė gjatė karrierės sė tij do ketė
dėgjuar me dhjetėra raste tė kėtij lloji tė cilave
nuk u kishte besuar asnjėherė. Mė pas, kur u
sėmur papritur nga meningjiti nė vitin 2008
dhe ra nė koma nė spitalin e Virxhinias, doktori
vendosi tė tregojė versionin personal. Ndėrsa
truri i tij nuk kishte “aktivitet” dhe trupi ishte
pa ndjenja e nuk u pėrgjigjej stimujve tė
jashtėm, Alexander thotė se kishte shkuar nė
njė vend “plot me flutura ku dėgjohej muzikė
dhe kėngė”. Kėtė udhėtim, ai e pėrshkruan si
shumė “tė gjallė nė njė univers koherent”.
Alexander tregon pėr udhėtimin e tij nė njė
vend tė ngjashėm me parajsėn, nė imazhin e
saj mė tė zakonshėm qė njerėzit kanė pėr tė,
atė tė njė vendi plot me re, ku u prit nga njė
grua shumė e bukur me sy bojėqielli, ku
perceptimi i parė ishte dashuria e
pakushtėzuar nga diēka shpirtėrore, duke
fluturuar nė krahėt e njė fluture. E gjithė kjo
teksa ishte pa ndjenja, ēka e bėri shkencėtarin
tė mendonte pėr ekzistencėn e njė tjetėr forme
tė ndėrgjegjes, atė shpirtėrore. Pėrvoja e
Alexander ka modifikuar thellėsisht njė vizion
shkencor pėr ndėrgjegjen njerėzore. “Si kirurg
qė jam, nuk besoja te kėto lloj eksperiencash,
shkuan shkencėtari nė ‘Newsweek’, dhe
gjithmonė kam preferuar hipotezat shkencore”.
Doktori thotė se nuk ėshtė katolik dhe se nuk
beson te jeta e pėrjetshme. Por mė pas
eksperimentoi “diēka kaq tė thellė” sa pėrvoja
tė tilla tė merren nė konsideratė tė kėrkimet
shkencore. Udhėtimi i tij mes “reve ngjyrė tė
kuqe dhe krijesave engjėllore qė linin gjurmė
nė qiell”. Ai tregon pėr takime me krijesa tė
ndryshme nga ato qė ka parė nė kėtė planet.
“Ishin mė tė avancuara. Forma mė tė larta.
Pastaj kėngėt qė vinin nga lart, mė mbushnin
me gėzim dhe kėnaqėsi”. E gjithė kjo ka
ndodhur nė njė gjendje kur korja cerebrale,
pjesa qė kontrollon emocionet dhe mendimet,
nuk ishte nė aktivitet. Alexander shton: “Nuk ka
njė shpjegim shkencor pėr atė qė ka ndodhur:
ndėrsa neuronet e kores nuk ishin aktive pėr
shkak tė infeksionit, diēka si njė ndėrgjegje e
palidhur me mendjen shkoi nė njė univers
tjetėr. Njė eksperiencė, ekzistencėn e sė cilės
nuk e kisha menduar kurrė”. Kėtė pėrvojė,
doktori e cilėson njė shesh xhirimi filmash
hollivudianė. Por qė mė pas shton: “nuk ishte
fantazi dhe ka ndikuar shumė nė aktivitetin tim
profesional dhe sferėn shpirtėrore”. Ndoshta
libri qė ka shkruar mund tė sjellė ndryshime
edhe nė llogarinė bankare tė Alexander, dhe
njė pjesė e parajsės mund tė materializohet
edhe nė tokė. I shkruar nga njė neurokirurg
mund tė ndihmojė tė hedhė mė shumė dritė nė kėtė fenomen kompleks.
avatar
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Parajsa, plot me flutura dhe engjėj

Mesazh  Gabriel prej 05.08.14 16:48

Gjithcka lidhet me trurin dhe ne ate qe besojme realisht.
Mbas vdekjes e vetmja gje e gjalle mbetet vetedija, keshtu qe cfaredo
eksperience qe mund te kemi degjuar apo perjetuar eshte e vertete...
Jeni ju qe e beni ate te vertete dhe te verteten nuk e gjeni ne libra apo internet,
ate nuk jua meson dot njeri, ajo ndodhet brenda jush. Duhet vetem te besoni ne te....
avatar
Gabriel

Angelic Spirit

176


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi