Paralajmėrime vdekjeprurės qė bota i injoroi

Shko poshtė

Paralajmėrime vdekjeprurės qė bota i injoroi

Mesazh  gjilanasi prej 03.08.14 23:56

Nga tėrmetet dhe cunamėt, tek krizat financiare, sėmundjet dhe sulmet terroristė. Ja disa ngjarje qė edhe mund tė ishin parandaluar dhe shumė jetė mund tė ishin shpėtuar

Tėrmeti nė Haiti

Nė vitin 2010, njė tėrmet me pėrmasa tė tmerrshme goditi Republikėn e Haitit. Mijėra vetė gjetėn vdekjen, fshatra tė tėrė u shuajtėn, dhe kryeqyteti u shndėrrua nė njė gėrmadhė masive. Pėr gjeologun Claude Prepetit, ishte miratimi mė i keq i mundshėm.

Qė prej vitit 1988, studiuesit kishin parashikuar njė tėrmet tė madh nė njė pikė tė rajonit. Me njė parashikim kaq tė paqartė, ėshtė pothuajse e kuptueshme pėrse zyrtarėt i injoruan, por Prepetit e kish marrė atė studim fillestar dhe i kishte dhėnė shumė peshė. Ai ishte i bindur se tėrmeti do tė godiste mė keq Haitin, pasi numri i ndėrtesave tė ndėrtuara paligjshmėrisht nė Port au Prince do ta kthente kryeqytetin nė njė “varezė masive”.

Gjatė njė viti tė furishėm, Prepetit shkruajti disa studime pėr kėtė temė, foli pėrpara audiencave ndėrkombėtare, dhe kontaktoi direkt me zyrtarė tė qeverisė, por liderėt e Haitit thjeshtė nuk e dėgjuan. Nė njė kohė kur mund tė kishin shpenzuar para pėr tė rrėzuar ndėrtesa tė paqėndrueshme dhe tė ngrinin ndėrtesa tė forta ndaj tėrmeteve, ata i shpenzonin paratė e buxhetit pėr makina tė kushtueshme. Nė fund, nė 12 janar 2010, ndodhi e pashmangshmja.

Aksidenti nė Fukushima



Tėrmeti i vitit 2011 nė Japoni ishte njė fatkeqėsi e njė shkalle pothuajse tė paprecedentė. Njė tėrmet 9 ballė u shoqėrua nga njė cunam shkatėrrimtar, i cili mė tej u pasua nga ai qė ishte ndoshta aksidenti mė i madh bėrthamor i historisė.

Ishte njė katastrofe qė askush nuk mund ta kishte parashikuar. Domethėnė, askush, pėrveē Koji Minouras. 20 vjet pėrpara se njė dallgė gjigande tė fuste nė gjendje kritike reaktorin e Fukushimės, Minoura po investigonte pėrmendjen nė njė poemė tė lashtė tė njė cunami nė Japoninė verilindore. Duke u zhytur nė tė dhėna historike, ai zbuloi katastrofėn Jogan – njė tėrmet dhe cunami qė shkaktoi vdekjen e 1000 vetėve nė vitin 869 p.e.s.

Deri nė fundin e viteve 1980, ai kishte udhėtuar nė vendngjarje dhe kishte zbuluar disa provatė frikshme, qė kjo pjesė e Japonisė rrafshohet prej njė cunami ēdo 1000 vite. Dhe cunamit tė radhės i kish kaluar madje koha. Nė 20 vitet qė pasuan Minoura prodhoi shumė studime ku bėnte paralajmėrim pėr shkatėrrimin e pashmangshėm tė zonės sė Fukushimės. Artikujt e tij u botuan nė revista dhe gazeta – tė gjithė u injoruan krejtėsisht.

Rreziqet e azbestit

Azbesti ėshtė njė prej gabimeve tė mėdhenj tė shekullit 19. I njohur pėr forcėn dhe rezistencėn ndaj zjarrit, nisi tė pėrdoret nga prodhuesit, me shumicė madje. Pėr pothuajse 100 vjet, ai nisi tė pėrdoret pothuajse kudo, pavarėsisht se shkaktonte kancer nė mushkėri, sėmundje dhe vdekje tė parakohshme.

Njerėzit kishin dyshuar qė nė fillim tė viteve 1990 se azbasti mund tė ishte i rrezikshėm, me njė pėrqindja tė madhe vdekjesh dhe sėmundjesh, qė raportoheshin pėrreth qyteteve ku nxirrej materiali. Por vetėm nė vitin 1938, njė studim i porositur nga prodhues tė azbestit vėrtetoi se ishte shkaktar i vdekjes. Nė atė pikė, po ata prodhues, fshehėn atė qė ishte zbuluar dhe mohuan dijeninė. Rezultati ishte sėmundje dhe varfėri pėr qindra- mijėra punėtorė. Duke qenė se nuk kishte prova qė tė lidhnin azbestin me kancerin nė mushkėri, ata qė sėmureshin as nuk kompensoheshin.

Shpesh herė kompanitė thjeshtė i largonin nga puna, duke i lėnė ata dhe familjet e tyre tė vdisnin nė mjerim. Edhe nė vitin 1992, kompanitė e azbestit refuzonin tė hidhnin para pėr punėtorėt e sėmurė, duke pretenduar se nuk kishte prova qė lidhnin azbestin me sėmundjen. Atėherė, kur nisėm ta ndalojmė kėtė produkt vrasės? E dini ēfarė: nuk e kemi bėrė ende.

Kriza financiare Nėse nuk ke jetuar nė njė shpellė, me siguri ke dėgjuar pėr krizėn e fundit financiare. Ka shumė njerėz qė pretendojnė se e kanė parashikuar kolapsin e bankave, por vetėm njėra iu afrua shumė parandalimit. Kjo ishte Brooksley E. Born. Nė vitin 1996, ajo ishte emėruar nė Commodity Futures Trading Commission (CFTC), njė ent qeveritar qė duhej tė mbikėqyrte tregjet financiarė. Nė atė kohė, ėall Street ishte nė lulėzim prej efekteve tė deregullimit. Tė pasurit po pasuroheshin mė shumė, mė pak tė pasurit po bėheshin tė pasurit e rinj, madje edhe tė varfėrit po pėrfitonin njė copė tė tortės. Nė qendėr tė kėtij shpėrthimi tė pasurisė ishin tė ashtuquajturit derivatet financiarė. Nė ditėt e qeta tė 1996-ės, askush nuk mund tė imagjinonte qė ata kishin fuqinė tė shndėrronin njė krizė tė zakonshme financiare, nė atė lloj kolapsi qė nuk ishte parė qysh prej viteve tridhjetė.

Domethėnė, askush pėrveē Brooksley Born. Pothuajse qė nė momentin kur hyri nė CFTC, Born nisi tė luftojė pėr tė frenuar shkėmbimin e derivateve tė kredive – njė lėvizje qė mund ta kishte zvogėluar, apo edhe parandaluar kolapsin financiar tė kohėve tė fundit. Fatkeqėsisht, paralajmėrimet e saj tėrhoqėn vėmendjen e avokatit tė tregut tė lirė, Alan Greenspan, i cili loboi nė Kongres qė CFTC t’i hiqeshin kompetencat, duke argumentuar se qėndrimi kundėr derivateve i Born do shkaktonte “njė krizė financiare”. Duke dėshtuar tė parashikojė ironinė dramatike, Kongresi anoi nga Greenspan, duke e zhveshur CFTC-nė nga kompetencat dhe e detyroi Born tė largohet – kjo rezultoi nė recesion, papunėsi masive dhe njė dekadė paqėndrueshmėri politike.

Orteku mė vdekjeprurės i historisė

Nė vitin 1962, tė sapodiplomuarit David Bernays dhe Charles Sauyer po niseshin nė njė ekspeditė tė gjatė ngjitjeje nė malin Cordillera Blanca nė Peru. Ata vendosėn tė guxojnė dhe tė ekzaminojnė njė akullnajė e njohur si “511”, burimi i dyshuar i njė orteku qė kish ndodhur disa vite mė herėt. Ajo qė zbuluan mjaftoi pėr t’i nxjerrė nga ekspedita. Akullnaja 511 ishte e paqėndrueshme. Domethėnė seriozisht e paqėndrueshme: e gjitha ishte vetėm njė hap larg nga asgjėsimi i njė fshati tė tėrė poshtė – njė lugine ku banonin disa mijėra vetė. Kur u rikthyen nė qytetėrim, Bernays dhe Sauyer bėnė gjithēka qė do tė kish bėrė ēdokush dhe paralajmėruan autoritetet, tė cilėt i futėn menjėherė nė burg dy djemtė sepse shkaktuan panik.

Pasi luftuan dy javė qė t’u dėgjohej fjala, dyshja doli nga burgu dhe u rikthye nė shtėpi. Fatkeqėsisht pėr autoritetet peruanė, fitorja ishte afatshkurtėr: nė 31 maj 1970, njė tėrmet nė rajon shkaktoi ortekun mė vdekjeprurės nė botė. Akullnaja 511 dhe shumė mė tepėr se ajo u shembėn, duke varrosur mė shumė se 25 mijė vetė nėn njė mur akulli dhe shkėmbinjsh.

Gazi i plumbit

Nė fillimin e viteve 1960, shkencėtari Clair Patterson bėri njė zbulim shqetėsues. Ajri ynė ishte i mbushur me plumb, qindra herė mė shumė se sa nė kohėn e paraardhėsve tanė tė lashtė. Ishte lajm i keq: plumbi ėshtė super helmues. Ekspozimi i zgjatur mund tė shkaktojė gjithēka, qė nga anemia, deri tek mbytja dhe vdekja.

Duke qenė shkencėtar, Patterson vendosi tė gjurmojė burimin e kėtij ajri vrasės dhe zbuloi se shkak ishte benzina me plumb qė pėrdorej nė makina. Prodhuesit e benzinės me plumb u hodhėn njė sy zbulimeve tė tij dhe vendosėn t’i shkatėrrojnė jetėn. Pėr pjesėn mė tė madhe tė njė dekade, kompanitė me miq tė pushtetshėm iu vunė pas duke mos e lejuar tė gjejė punė, financime pėr studimet e tij, e madje bėnė shumė edhe pėr ta diskredituar.

Pseudoshkencėtarė u pėrdorėn pėr tė deklrauar se plumbi ishte i sigurtė, dhe i gjithė vendi vazhdojė ta pompojė lirshėm nė atmosferė, duke lyer muret me tė dhe duke e pėrdorur nė ushqim. Kaloi kohė deri nė vitin 1970 kur u miratua Ligji i Ajrit tė Pastėr dhe 17 vite tė tjerė pėr tė ndaluar pėrdorimin e plumbit nė benzinė. 30 vite pasi studimi i tij vėrtetoi se plumbi ėshtė vdekjeprurės pėr tė gjithė ne, qeveria mė nė fund e hoqi nga paketimet e ushqimeve dhe boja – njė vonesė qė nėnkupton qė sot njė amerikan ka 625 herė mė shumė plumb nė gjak se sa paraardhėsit e tij nė shekullin 19.

Kriza e Wall Street

Kriza e Wall Street e 1929-ės ishte nėna e tė gjithė krizave financiare. Harrojeni recesionin aktual: Kriza shkaktoi Depresionin e Madh, njė kohė me papunėsi 25%, migrim tė brendshėm nė masė, dhe mjerim pėr miliona vetė. Dhe njė person e kishte parashikuar. Nė 5 shtator 1929, ekonomisti Roger Babson mbajti njė fjalim tė famshėm ku paralajmėroi njė krizė tė afėrt, duke thėnė se do tė ishte absolutisht e tmerrshme. Pak mė pak se dy muaj mė vonė, goditi e Marta e Zezė, e cila ndryshoi nė mėnyrė tė pakthyeshme kursin e historisė sė botės. Mbi 5 miliardė dollarė u zhdukėn nga ekonomia, njė shifėr qė pothuajse nuk e pėrllogarit dot me paratė e sotme. Depresioni shkaktoi njė dekadė mjerimi, e cila solli Rooseveltin, Marrėveshjen e Re dhe njė konsensus tė ri politik.

Tani, parashikimi i njė ngjarjeje vetėm dy muaj pėrpara mund tė mos tingėllojė shumė mbresėlėnės, edhe pse i njė shkalle qė ndryshon epokat, por sipas The Guardian, Babson kishte vite qė bėnte paralajmėrime. Ne mbajmė mend vetėm fjalimin e tij nė 5 shtator, pėr shkak tė kohės kur u mbajt. E vėrteta ėshtė qė ky ishte njė Kasandėr e kohėve moderne, dhe tė gjithė e injoruan deri kur ishte shumė vonė.

Lidhja e kancerit me duhanin

Nėse doni tė shikoni Tė Keqen nė veprim, mos shkoni mė larg se Big Tobacco nė shekullin 20. Pėr dekada tė tėra, kompani si Phillip Morris dhe Imperial u pasuruan tmerrėsisht shumė duke i ēuar nejrėzit mė herėt nė varr, duke ua shitur produktet e tyre fėmijėve, dhe duke vepruar pėrgjithėsisht si ato klishetė me kartona tė kompanive tė mėdha shumėkombėshe. Por pikėn mė tė ulėt e arritėn kur u pėrpoqėn tė fshehin studimet qė paralajmėronin pėr njė lidhje mes duhanpirjes dhe kancerit.

Qė nė 1930, studiuesit gjermanė vunė re njė lidhje mes tė dyjave. Deri nė vitet 1940, rezultatet e studimeve ishin pak a shumė pėrfundimtarė. Si reaguan kompanitė e mėdha? Gjashtė dekadat e ardhshme sulmuan shkencėn. Kur njerėzit nisėn tė shqetėsohen pėr efektet e duhanpirjes nė vitet ’50, ata ngritėn njė gjoja kėshill shkencor pėr t’iu kundėrvėnė deklaratave tė tyre. Kur Surgeon General lidhin duhanpirjen me sėmundjen nė 1989, ata hodhėn poshtė rezultatet. Pjesėrisht falė asaj Tė Keqeje, mė shumė se 100 milionė vetė vdiqėn prej duhanpirjes vetėm nė shekullin 20. Mė shumė se sa nė tė dy luftėrat botėrore.

Ngjitja e Hitlerit

Nė vitin 1919, Gjermania i kish dhėnė fund Luftės sė Parė Botėrore me njė dorėzim pa kushte. Duke mos qenė tė prirur pėr mėshurė, aleatėt, tė udhėhequr nga Franca vendosin qė t’i vėnė njė gjombė kėtij kombi agresiv. Njė gjobė kaq e madhe, saqė iu desh atyre ta paguajnė deri nė 2010-ėn. Ekonomisti britanik, John Maynard Keynes tha se ko ishte njė prag katastroė. Duke e dėmtuar ekonominė gjermane me sanksione, aleatėt do tė shkaktonin panik, kolaps dhe njė kohė shumė, shumė tė errėt.

Ndoshta duke u ndier si njė personazh nė njė film me udhėtimė ne kohė, Keynesi bėri lobing me disa qeveri, shkruajti artikuj dhe nė pėrpjekjen e fundit, tha kėto fjalė profetike: “Nėse synojmė varfėrimin e Europės Qendrore, mė lejoni tė them qė hakmarrja nuk do tė vonojė. Asgjė nuk mund tė frenojė pėr njė kohė tė gjatė Forcat e Reaksionit dhe konvulsionet e dėshpėruar tė Revolucionit, para tė cilave tmerret e luftės sė fundit nuk do tė jenė asgjė, dhe qė do tė shkatėrrojnė, cilido qoftė fitimtari, qytetėrimin dhe progresin e brezit tonė”.

Eshtė njė artikull, paralajmėrimet e tė cilit u injoruan, dhe tė gjithė e dini se ēfarė ndodhi mė vonė. Keynesin e injoruan, ekonomia gjermane avulloi, ekstremizmi pushtoi kombin, dhe njė artist i panjohur me emrin Adolf Hitler vendosi tė hyjė nė politikė.

11 shtatori 2011

Nė shtator tė vitit 2012, Nju Jork Tajms bėri publike gjetjet e njė hetimi pėr dijeninė e administratės Bush, nė 2001, pėr njė sulm terrorist qė pritej sė afėrmi. Rezultatet ishin tronditės. Amerika nuk ishte gjendur aspak e papėrgatitur. E kishte ditur prej mė shumė se njė viti se njė sulm shkatėrrimtar pritej tė ndodhte, por njė kombinim i burokracisė dhe punės sė keqe bėri qė paralajmėrimet tė injoroheshin. Qė nė qershor 2001, dihej se al Kaeda do tė sulmonte sė afėrmi. Kishte prova tė forta. Kishte bekimin e CIA-s dhe besohej si gjė e sigurtė.

Fatkeqėsisht, politikanėt nė Pentagon penguan ndėrmarrjen e veprimeve dhe e injoruan lajmin si fabrikim tė Sadam Huseinit pėr tė larguar vėmendjen nga vetvetja, pavarėsisht se njė teori e tillė nuk kishte fare kuptim. Pjesa tjetėr e raportit tė NYT ėshtė njė pėrsėritje depresionuese e paralajmėrimeve tė pėrsėritur qė janė injoruar, burimeve qė janė hedhur poshtė, dhe CIA-s qė i lutej presidentit tė kishte mendjen.

Nė 29 qershor, 9 korrik, 24 korrik dhe 6 gusht, ky problem ishte ngritur me urgjencė, dhe ēdo herė ishte lėnė mėnjanė. Rezultati i kėsaj pune tė dobėt ishte sulmi mė i tmerrshėm terrorist qė ėshtė bėrė ndonjėherė nė tokė amerikane, vdekja e 3000 vetėve, njė dekadė luftė dhe reduktimi i lirive qytetare tė amerikanėve. E gjitha sepse qeveria ishte shumė e fiksuar pas njė diktatori iraken dhe nuk u besonte shėrbimeve tė saj tė fshehtė.
avatar
gjilanasi

383


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi