Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  AI IA prej 03.08.14 23:40

Njihuni me numrin qė i ka shėrbyer Leonardo da Vinēit, Bethovenit, Moxartit, Mikelanxhelos, Stradivarit e qė ėshtė pėrpjesėtimi hyjnor i gjithēkaje nė natyrė



Ēfarė kanė tė pėrbashkėt piramidat e Egjiptit, “Mona Lisa”, luledielli, guaskat, kėrmilli, bohēet e pishės dhe gishtat tanė?

Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje dhe shumė mė tepėr se kaq, mund tė fshihet nė vargun e numrave tė zbuluar nga matematikani italian Leonardo Fibonaēi. Karakteristika e kėtyre numrave tė njohur si progresioni i Fibonaēit, ėshtė fakti se secili ėshtė shuma e dy numrave paraardhės.

Njė tjetėr veēori, ėshtė fakti se nėse pjesėton dy numrat ngjitur do tė marrim njė prodhim qė nė kufizėn e tridhjetė mbetet konstant 1,618. Ky numėr njihet nė gjuhėn e matematikės si “pėrpjesėtimi hyjnor” dhe pėrfaqėsohet prej simbolit Φ qė lexohet fi.

Pėrse quhet pėrpjesėtimi hyjnor?


Besimtarėt pretendojnė se 1,618 ėshtė numri qė e ndihmoi Zotin tė krijonte botėn, pasi shumė prej krijimeve tė tij i pėrmbahen kėtij pėrpjesėtimi.

Pėr ateistėt ky numėr ėshtė mė i bukuri, jo vetėm prej formės, por edhe sepse ėshtė numri mė i kudondodhur nė natyrė, te bimėt, kafshėt dhe te njerėzit.

Pėrpjesėtimi hyjnor nė natyrė

Lulet. Numri i petaleve nė njė lule ndjek nė mėnyrė konstante progresionin e Fibonaēit. Shembujt e njohur pėrfshijnė zambakėt qė kanė nga tri petale, manushaqet qė kanė pesė petale, luledelet me nga 34, duke formuar kėshtu vargun e Fibonaēit. Numri fi shfaqet te petalet, pasi ēdo njėra prej tyre ka njė largėsi prej 0.618034 nga tjetra, duke bėrė tė mundur ekspozimin sa mė tė mirė ndaj dritės.

Farat e luleve. “Koka” e ēdo luleje pėrmban brenda saj fara, e pėr ēudi kėto fara formojnė progresionin e Fibonaēit. Fillimisht farat prodhohen nė qendėr, pastaj shpėrndahen rreth anėve pėr tė mbushur tė gjithė hapėsirėn. Kėto fara rriten nė spirale tė anasjella dhe raporti midis njė rotacioni dhe njė tjetri ėshtė pikėrisht numri fi ose 1,618.

parthenon_golden_ratio-2Bohēet e pishės. Nė mėnyrė tė ngjashme edhe forma e njė bohēeje pishe ėshtė ndėrtuar si spirale. Kėtu spiralja harkon herė majtas e herė djathtas, por po t’i kushtojmė rėndėsi do tė shohim qė kėto kthesa merren nė varėsi tė progresionit tė Fibonaēit. Spirale tė ngjashme gjenden tek ananasi dhe te lulelakra.

Degėt e pemėve. Vargu i Fibonaēit mund tė pikaset edhe te mėnyra sesi degėt e njė peme formohen ose shpėrndahen. Trungu i njė peme do tė rritet derisa tė prodhojė degė, tė cilat rriten nė dy degėzime. Njėri prej kėtyre degėzimeve do tė krijojė dy tė reja, ndėrsa tjetri do tė qėndrojė nė gjumė. E njėjta gjė vazhdon e pėrsėritet pėr ēdo degė tė re.

Guaskat. Pėrpjesėtimi hyjnor krijohet edhe nė drejtkėndėsh, tek i cili raporti i brinjėve a dhe b sjell numrin fi. Kjo gjė pėrsėritet pafundėsisht nė natyrė te spiralet dhe quhet ndryshe spiralja logaritmike. Guaska e njė kėrmilli dhe forma tė tjera guaskash ndjekin spiralen logaritmike, ashtu siē bėn edhe koklea e veshit tė brendshėm te njerėzit. Mund tė gjendet edhe te brinjėt e disa dhive dhe nė forma tė caktuara tė rrjetave tė merimangave.

Bletėt. Nė kosheret e bletėve, shumė pak njerėzve u ka rėnė rasti tė studiojnė pėrpjesėtimin midis femrave dhe meshkujve nė njė zgjua. Jo vetėm qė femrat janė mė shumė sesa meshkujt, por raporti midis tyre ėshtė pikėrisht fi ose 1,618.










Te trupi njerėzor. Nėse matim gjatėsinė e trupit tė secilit dhe e pjesėtojmė me lartėsinė nga toka te kėrthiza do tė dalė patjetėr numri fi ose raporti do tė jetė 1,618. Njė tjetėr shembull ėshtė largėsia nga majat e gishtave te supi, qė po tė pjesėtohet me largėsinė e majave tė gishtave me bėrrylat jep raportin 1,618. Nėse lartėsinė e njeriut nga toka tek ijėt e marrim si njė njėsi, del qė gjatėsia e ēdo njeriu ėshtė 1,618 ose fi. Largėsia midis shpatullave dhe kokės, krijon raportin fi. Po tė matim lartėsinė nga ija te koka dhe lartėsinė nga shpatulla te koka do tė pėrfitojmė raportin 1,618.

Pėrpjesėtimin hyjnor mund ta hasim edhe te trupi i kafshėve, nė bazė tė matjeve qė mund tė kryejmė.

Fytyra. Fytyrat e njerėzve dhe jo vetėm, pėrmbajnė nė vetvete pėrpjesėtimin hyjnor. Goja dhe hunda janė secila tė pozicionuara sipas pėrpjesėtimit hyjnor tė largėsisė midis syve dhe fundit tė mjekrės. Duhet theksuar se ēdo person ka njė fytyrė dhe trup tė ndryshėm, por raporti i gjymtyrėve tė shumicės sė njerėzve priret pėr nga raporti i artė fi. Njerėzit qė cilėsohen si mė tė bukur, janė ata qė i afrohen sa mė shumė kėtij raporti 1,618.

Uterusi. Sipas gjinekologut Jasper Veguts, nė Universitetin Leuven nė Belgjikė, doktorėt mund tė thonė nėse njė uterus ėshtė normal dhe i shėndetshėm, duke u bazuar nė raportet e dimensioneve tė tij, qė formojnė raportin e artė fi.

Molekulat e ADN-sė. Edhe format mikroskopike duket se nuk i kanė shpėtuar progresionit tė Fibonaēit. Molekula e ADN-sė mendohet tė jetė 34 angstroms e gjatė dhe 21 angstroms e gjerė pėr ēdo cikėl tė plotė tė spirales sė dyfishtė. Kėta numra, 34 dhe 21 janė nė vargun e Fibonaēit dhe raporti i tyre ėshtė shumė i ngjashėm me numrin fi ose pėrpjesėtimin hyjnor.

Arti. Mendohet se Leonardo da Vinēi ka qenė njė nga artistėt qė e pėrdorte mė sė shumti pėrpjesėtimin hyjnor te veprat e tij. Ai i ka ndėrtuar pikturat si “Mona Lisa” dhe “Njeriu vitruvian”. Numri fi gjendet edhe nė strukturėn e sonatave tė Moxartit, te “Simfonia e Pestė” e Bethovenit dhe tek artistė tė tjerė si Shubert. Raporti fi e ndihmoi Stradivarin tė pėrcaktonte saktė pozicionin e vrimave tė ēelėsave nė violinat e tij perfekte.

Nė arkitekturė. Pėrfaqėsimi mė dinjitoz i pėrpjesėtimit hyjnor, fi-sė ose 1,618 nė arkitekturė janė piramidat e Egjiptit, por jo vetėm, mendohet se edhe ndėrtesa e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork ėshtė ndėrtuar me kėto raporte.
avatar
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  DaniEL prej 04.08.14 0:01

ahahahahahahhahahaha na shkrive. puna eshte se njeriu qe kur rebeloi ndaj Zotit mendja e tij pjell gjera te cuditshme. Si mund te jete Zoti nese e ndihmon nje numer si ky qe ke shkrojtur ti per te krijuar boten smund te quhet me Zot???? S`ka sens s`ka llogjike kjo qe thua ti???? Pastaj ku gjendet ne bibel ky numer??? apo hajde futja kot thuaj te dali ku te dali???
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  Anon prej 04.08.14 5:56

Daniel , dija e vertete qendron tek numerologjia/Shkronjat jane vetem pikepamje filozofale ndera numri krijmtari racionale,e shenjte.
avatar
Anon

Even the most expensive clock still shows sixty minutes in every hour. - yidish proverbs

436


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  AI IA prej 04.08.14 9:51

Danieli shkruajti:ahahahahahahhahahaha na shkrive. puna eshte se njeriu qe kur rebeloi ndaj Zotit mendja e tij pjell gjera te cuditshme. Si mund te jete Zoti nese e ndihmon nje numer si ky qe ke shkrojtur ti per te krijuar boten smund te quhet me Zot???? S`ka sens s`ka llogjike kjo qe thua ti???? Pastaj ku gjendet ne bibel ky numer??? apo hajde futja kot thuaj te dali ku te dali???
Ajo cka eshte shkruar aty eshte marre gati diku dhe nuk kam studiuar une per ate numer.Nuk ka te bej fare me rebelim ndaj zotit. Pastaj ti pse merzitesh, eshte ne doren tende cfare te lexosh dhe cfare te besosh.
avatar
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

25


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  DaniEL prej 04.08.14 15:09

Benxhamin eshte e vertete qe numrat dhe simbolet perdoren ne bibel por gjithmon ato kane nje mesazh nga Zoti tek njeriu por jo qe ai numri e ndihmoi Zotin qe te krijonte boten?? se si mundet te jete Zotit.... Zot kur ndihmohen nga nje numer??? eshte numri 7 qe simbolizone plotesine dhe persosmerine, eshte numri 3 qe simbolizon trinitetin, eshte numri 4 po te shikosh ne libri i Zbulesese dhe apokalipsit plot me numra eshte po shkencetaret mbeten memec ne njefare menyre se cdo gje ka nje kuptim ne fjalen e Perendise. po ate numrin qe thote ai me larte nuk e ka vene re gjekundi.

Kur se per AI AIN nuk eshte puna per tu nxehur por eshte puna ne baza llogjike dhe konkrete. e dini ju qe ka shkencentare qe po vene ne pikpyetje shume gjera sot???? sepse sic egziston racionalia per shkencetaret eshte edhe ana tjeter iracionalia. ka shume gjera qe ketu ne toke nuk shpejgohen dot nga shkencetaret qe i shohin dhe i prekin dhe nuk i shpejgojne dot??? trkendeshi i bernudes per shembull. po dhe shume gjera te tjera. ose endrat cfare jane?? ju sugjeroj te shifni emisionin ENIGMA.
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  trigonkos prej 08.08.14 3:00

Ja ėshtė edhe njė video qė flet pėr kėtė numėr


http://www.youtube.com/watch?v=hCbgrDrZTRY
avatar
trigonkos

Mos perdor fjal Banale !!!

122


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  DaniEL prej 08.08.14 7:14

O Trigonkos meqe ti na cove me numri tek Qebeja ne Meke me vidjon qe postove na cove ne Saturni ne Perendite Pagane sepse ne mese te qebese eshte ai kubi i zi qe lidhet me saturnin dhe ti kerkon qe tlidhesh me numrin pergjigjen e ke ketu ne forum.

http://www.explorerunivers.com/t2027-saturni-simbol-okult?highlight=saturni
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  beslasht prej 16.08.14 0:32

Disa info te reja per numrin fi
http://zojsi.albanianforum.net/t249-phi-1618#566
avatar
beslasht

peshq dhe yje

10


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Numi i Arte 1,618. Numri qe Zoti perdori per krijimin e botes?!

Mesazh  DaniEL prej 16.08.14 10:22

Ylli me 5 cepa ose pentagrami simbolizon te keqen sidomos ai me koke poshte nese vertete gjendet ai numer tek ylli me 5 cepa-------------->http://www.explorerunivers.com/t873-ylli-me-pese-cepa?highlight=ylli+5+cepesh
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

103


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi