Genjeshtra qe i prodhoi koha

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Genjeshtra qe i prodhoi koha

Mesazh  AI IA prej 03.08.14 23:27




1. Piramidat u ndėrtuan nga skllevėrit

Eshtė njė prej klisheve mė tė qėndrueshme mbi Egjiptin e lashtė: turma skllevėrish qė nėn goditjet e kamzhikėve shtyjnė blloqet e rėndė tė piramidave. Por nė fakt varret e faraonėve janė ndėrtuar prej punėtorėve me pagesė. Konfirmimi vjen prej gėrmimeve arkleologjikė nė banesat e Gizės, qė kanė sjellė nė dritė varret e punėtorėve qė 4500 vite mė parė merrnin pjesė nė ndėrtimin e piramidave tė Keopsit dhe Shefrenit: ishin egjiptianė dhe jo skllevėr (qė nė Egjipt ishin vetėm tė burgosur tė huaj lufte).

Projektet e mėdhenj me interes kombėtar, piramida por edhe diga, i besoheshin popullsisė lokale, qė angazhohej nė njė punė tė detyruar gjatė kohės sė plotave tė Nilit, kur fushat nuk ishin tė kultivueshme. Puna pėr ndėrtimin e banesės sė fundit tė faraonit ofronte njė pagė shumė tė mirė. Familjet mė tė pasura dėrgonin pėrditė 21 vica dhe 23 deshė nė kantiere, nė kėmbim tė lehtėsive fiskale.

Megjithatė, mund tė ndodhte qė shpėrblimet apo pagat tė vinin me vonesė. Nė kėtė rast, punėtorėt egjiptianė “shtriheshin” sipas shprehjes egjiptiane, apo mė mirė, futeshin nė grevė. Sipas dėshmive qė kanė mbėrritur deri nė ditėt tona kjo gjė ndodhte disa herė: njė prej pėrshkrimeve mė tė rėndėsishėm gjendet nė njė papirus qė ruhet nė Muzeun Egjiptian tė Torinos, qė flet pėr protesta tė ndodhura nė vitin 29 tė mbretėrimit tė Ramses III. Bėhet fjalė pėr njė epokė pas ndėrtimit tė piramidave, gjatė tė cilės, megjithatė, punėtorėt qė merreshin me varret monumentalė (pėr shembull nė Luginėne Mbretit) kishin nė dispozicion fshatra ku tė jetonin rehatisht, me shumė shkolla.

Atėherė, si lindi besimi qė janė ndėrtuar nga skllevėr? Faji ishte i historianėve grekė, qė nuk arrinin tė imagjinonin ndėrtimin e konstruksioneve aq tė mėdhenj pa praninė e masave tė mėdha tė skllevėrve. Por edhe i Biblės, ku thuhet qė skllavėria ishte shumė e pėrhapur nė Egjipt.

2. Katakombet ishin vende kulti

Eshtė njė besim fals, ashtu si dhe ai sipas tė cilit ishin vendstrehime pėr tė krishterėt e parė gjatė persekutimeve, duke u bėrė kėshtu kishat e para. Nė tė vėrtetė ishin varreza, nekropole normalė si ata qė pėrdoreshin edhe nga paganėt. Ata tė tė krishterėve tė Romės ishin pėr mė tepėr pėrgjatė Via Appia, dhe me zhvillimin e komunitetit u bėnė mė tė mėdhenj dhe kompleksė, duke arritur thellėsi deri 30 metra nė shtufė. Por tė vetmet rite qė kryheshin ishin ata tė varrimit tė tė vdekurve.

3. Qentė shėnbernard mbanin faqore me konjak

Qė qentė shėnbernard shpėtonin viktimat e orteqeve me njė gllėnjkė alkool kjo ėshtė njė shpikje e tetėqindės: imazhi i qenit me njė faqore konjak tė varur nė qafė ka lindur nė fakt nga fantazia e piktorit natyralist anglez Edvin Landseer. Nė vitin 1831 Landseer krijoi veprėn e tij “Qentė roje tė alpeve qė rigjallėrojnė njė udhėtar nė vėshtirėsi”. Nė pikturė, njėri prej dy qenve shėnbernardė (emrin e marrin nga vendi ku kryhet stėrvitja e tyre nė Zvicėr) mban tė varur nė qafė njė faqore konjak. Ajo ikonografi bėri xhiron e botės. Nė tė vėrtetė, kėta qenė roje qė nė fillesė janė njohur si qentė e Alpeve apo qentė e Barryt dhe qė pėrdoreshin pėr transport, nuk kanė mbajtur asnjėherė me vete alkool (qė megjithatė nuk thuhet asnjėherė nė kėta raste).

4. Nė Mesjetė digjeshin shtrigat

Tė dhėnat e mbledhura nga historianėt flasin qartė: gjuetia e shtrigave, apo mė saktė persekutimi i grave qė dyshoheshin se kryenin hedhje falli dhe qė pėrpiqeshin tė hynin nė kontakt me djallin, filloi vetėm nė fundin e Mesjetės, rreth vitit 1430, dhe e arriti kulmin nė vitet 500-600 nė kulmin e Rilindjes, gjatė konflikteve fetarė mes katolikėve dhe protestantėve. Pikėrisht nė atė kohė u gjykuan pėr shtrigani 3 milionė persona (80 % gra), nga tė cilat 40 mijė u dėnuan me vdekje.

Gjatė “shekujve tė errėsirės”, Inkuizicioni ishte i pandalshėm mbi tė gjitha ndaj heretikėve, qė shpesh herė pėrfundonin nė turrėn e druve nėse nuk hiqnin dorė me betim, pa shfaqur ndonjė interes tė vecantė pėr akuzat pėr shtrigani. Dhe disa papė nė mesjetė u pėrpoqėn madje tė mbronin gratė e akuzuara se provokonin furtuna dhe sėmundje.

Nga fundi i Katėrqindės tė ashtuquajturat “shtriga”, apo mė mirė gra tė cilave u visheshin fuqi mbinatyrore, pėrfunduan nė shėnjestėr. Nga momenti kur kėto fuqi i pėrkisnin vetėm Zotit, kush dinte t’i vinte nė veprim – thoshte Kisha – nuk mund t’i kish pėrftuar nga askush tjetėr pėrvec Djallit. Akuza e aleancės me Satanain bėri qė nė atė pikė shtrigat tė krahasoheshin me heretikėt (mes tė cilėve ata qė aderonin nė reformėn e Luterit). Malleus maleficarum, teksti i shkruajtur nė vitin 1486 nga dy domenikanė gjermanė e qė u bė mė vonė manual referimi pėr inkuizitorėt hapej me frazėn: “Tė thuash qė shtrigat ekzistojnė ėshtė katolike, ta mohosh ėshtė herezi”. Por nuk ishte vetėm Inkuizicioni qė u hodh kundėr grave. Pėrkundrazi, gjykatat protestante dhanė njė kontribut shumė tė madh nė kėtė kėrdi qė u bė. Nė turrėn e druve pėrfundonin gra qė akuzoheshin pėr keqbėrje me bazė praktikat e magjisė si dhe pėr adhurimin e demonit pėr ditė tė shtune. Njė thashethem ky lindur ndoshta nga rite paganė tė keqinterpretuar prej tė dėrguarve tė Papės. Gjuetia vazhdoi edhe pas Rilindjes, mes Gjashtėqindės dhe Shtatėqindės, dhe djegia e fundit e njė shtrige ndodhi nė Bavari, nė Gjermani nė vitin 1756, nė kulmin e Iluminizmit.

5. Nė vitin Njėmijė pritej fundi i botės

Qė njerėzit nė prag tė Vitit Njėmijė ishin tė terrorizuar pėr shkak tė fundit tė afėrt tė botės shpallur nga Apokalipsi ėshtė njė legjendė e lindur mes pesėqindės dhe tetėqindės. Dhe profecia e famshme “Njė mijė dhe jo mė” atribuar Jezu Krishtit, ėshtė njė interpretim i mėvonshėm i fjalėve enigmatike tė Apokalipsit: “Pas njė mijė vitesh Satanai do tė tretet”. Burimet e kohės nuk pėrmendin asnjė lloj psikoze mes popullit (qė duhet thėnė gjithashtu se ndiqte kalendarė tė ndryshėm).

6. Luftėtarėt vikingė mbanin brirė nė helmeta

Vikingėt mbanin helmeta tė pajisura me brirė, por jo nė beteja: i mbanin nėpėr ceremoni dhe nėpėr festa, dhe nė brirėt e kafshėve ata pinin hidromel. Nė fakt brirė mbi helmeta mbanin luftėtarėt keltė. Ekuivoku lindi nė tė vėrtetė nė Gjashtėqindėn, kur disa piktorė nisėn tė pikturojnė Gjermanė me veshje beteje me helmetat tė dekoruara me brirė kafshėsh. Ikonografia u mor mė pas nga artistėt e romanticizmit deri kur, nė vitet njėzetė tė shekullit tetėqind, piktori suedez Gustav Malstrom dekoroi edhe helmetat e vikingėve me brirė. Suksesi i helmetave me brirė u dekretua mė pas nga cikli operistik i Richard Vagnerit “Unaza e Nibelungut” ku Valkiriet, hyjni luftėtare tė mitologjisė nordike mbanin brirė kau tė ngjitura nė helmeta. Prej kėtu lindėn librat pėr fėmijė, kartonat dhe filmat.

7. Kryqi i thyer u shpik nga nazistėt

Simbologjia e kryqit tė thyer (nė sanskrinishte svastika) e ka origjinėn qė nė prehistori. Si simbol i ciklit tė jetės dhe stinėve gjendet nė objekte tė Greqisė sė lashtė, tė qytetėrimit indoiranian ashtu si edhe tė atij gjermanik. Nė Kinėn e lashtė simbolizonte pikat kardinale. Nė budizėm, qė nga viti shtatėqind e kėtej u shndėrrua nė njė talisman, ndėrkohė qė nė jainizėm (njė fe indiane) katėr anėt e kryqit i korrespondojnė jetės sė njeriut, asaj tė perėndive, asaj tė kafshėve dhe tė tė vdekurve. Pėrpara nazizmit, kėtė simbol e pėrdorėn nė Gjermani lėvizjet qė pėrqafonin ideologjinė nacionaliste gjermanike. Hitleri e mori nė vitin 1920 si simbol tėpartisė nacionalsocialiste dhe mė pas, duke i shtuar edhe shqiponjėn e perandorisė, e shndėrroi nė simbolin e Rajhut tė Tretė.

8. Kryqėzimi u shpik nga romakėt

Lajmet e parė pėr dėnimin nė kryq i takojnė sumerėve. Grekėt, nė shekullin V para Krishtit kishin apotinpanismos (njė dėnim nė shtyllė me thyerje tė kockave) dhe nė Romė ky lloj dėnimi nisi tė zbatohet vetėm nė vitin 200 para Krishtit.

9. Xhokonda u vodh nga Napoleoni

Napoleoni grabiti shumė kryevepra italiane, por jo pikturėn e Leonardos, e cila u dėrgua nė Francė nga vetė Leonardo, kur nė vitin 1516 u transferua nė oborrin e Francesco I.

10. Nė Perėndimin e largėt sfidoheshin nė duele

Imazhi i dy pistolerėve qė pėrballeshin pėrpara njė saloon-i ėshtė njė legjendė kinematografike. Tė shtėnat, nė kufirin amerikan ishin tė shumta por ekziston vetėm njė rast i dokumentuar dueli: nė 21 korrik 1865 nė Springfield, Missouri pistoleri Bill Hickok vrau rivalin e tij nė dashuri, Davis Tutt.

11. Kampet e pėrqėndrimit ishin njė ide e nazistėve

Kampet ku mund tė mbylleshin civilė mbi bazė etnike u ideuan nga anglezėt gjatė Luftės sė Dytė anglo-boere (1899-1902) nė Afrikėn e Jugut dhe jo nga nazistėt. Britankėt u vunė zjarrin tė korrave dhe fshatrave tė boerėve (kolonė me origjinė holandeze), dėbonin tė moshuarit, gratė dhe fėmijėt nė kampe ku do tė gjenin vdekjen mė shumė se 40 mijė vetė. Britanikėt, nga ana e tyre, sipas disa historianėve ishin frymėzuar prej spanjollėve, tė cilėt kishin mbyllur nė kampe indigjenėt e Kubės. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore nė Francė u ndėrtuan kampe ku u mbyllėn mijėra persona “fajtorė” se ishin gjermanė apo austriakė, dhe nė vitet tridjetė Stalini nisi nė BRSS internimet nė masė. Por do tė ishin nacionalistėt turq, nė vitet 1915-1916 qė organizuan fushatėn e parė sistematike: mė shumė se 800 mijė armenė gjetėn vdekjen nė ata kampe pėrqėndrimi (shumė prej tyre nė Siri). Njė politikė genocidi e cila ishte burim frymėzimi edhe pėr Hitlerin. Nazistėve u mbetet parėsia e kampeve tė shfarosjes, qėllimi i tė cilėve, pėrvec punės sė detyruar, ishte vrasja e programuar nė dhomat e gazit tė hebrejve, romėve, homoseksualėve dhe personave me tė meta mendore.

12. Feudalėt gėzonin tė drejtėn e Ius Primae Noctis

“E drejta e natės sė parė” ka hyrė nė histori si e drejta e feudalit pėr tė kaluar me bashkėshortet e shėrbyesve tė tij natėn e parė tė martesės. Nė tė vėrtetė bėhej fjalė pėr njė taksė (nė para, jo nė natyrė) qė kėrkohej nga zotėria nė kėmbim tė miratimit tė tij pėr martesėn. Legjenda moderne nė lidhje me epokėn mesjetare u shfaq duke filluar nga Iluminizmi, i cili kishte njė prirje pėr tė denigruar Mesjetėn si periudhė.

13. Filipidi lajmėroi fitoren e betejės sė Maratonės

Sipėrmarrjen e lajmėtarit Filipid i cili pas fitores sė grekėve kundėr persėve nė maratonė rendi pėr tė dhėnė lajmin, duke vdekur menjėherė pas kėsaj, e rrėfeu shkrimtari grek Luciano i Samosatės, pesė shekuj pas betejės. Historiani Herodoti, bashkėkohės i ngjarjeve duke rrėfyer pėr betejėn fliste vetėm pėr njė Filipid qė rendte pėr t’u kėrkuar ndihmė spartanėve.

14. Virgjėresha e Nurenbergut ishte njė instrument torture

Njė sirtar metalik me formė gruaje qė, kur mbyllej shponte viktimėn me thika shumė tė mprehta. Mbetjet e trupit tė copėtuar hidheshin, nė Nyrenberg tė Gjermanisė, nė lumin qė rridhte poshtė ndėrtesės sė gjykatės. Ndodhte nė kulmin e Mesjetės, sipas filozofit gjerman Johann Siebenkees. Po tė dėgjosh atė, instrumenti i vdekjes ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė 14 gusht 1515 pėr tė ndėshkuar njė falsifikator. Por Virgjėresha e Nurenbergut ishte vetėm njė frut i fantazisė sė tij dhe tė gjithė ekzemplarėt qė e paraqesin nė muzetė e “torturės” janė ndėrtuar nga tetėqinda e kėtej.

15. Spanja ishte neutrale gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

Pasi kishte peshuar nėse duhej tė renditej nė krah tė Hitlerit, Spanja e Gjeneralit Franko nė 1940 vendosi tė mbajė zyrtarisht njė pozicion jashtė luftimeve dhe qė nga viti 1943, neutraliteti. Megjithatė, Franko, pėr t’i shlyer borxhin Hitlerit pėr mbėshtetjen qė ky i kishte dhėnė gjatė luftės civile spanjolle (1936-39) i ofroi atij disa vullnetarė, tė cilėt u pėrfshinė nė Division Azul (“Divizioni blu”, nga ngjyra e kėmishės). Divizionit, qė komandohej nga Gjenerali Augustin Munoz Grandes, iu shtua mė vonė Escuadrilla Azul, pilotė spanjollė qė do tė luftonin nė drejtim tė avionėve luftarakė gjermanė. Pasi luftoi nė frontin rus, nė vitin 1944 divizioni pjesėrisht u asimilua nė trupat gjermane, ndėrsa njė pjesė u riatdhesua e mė vonė u shpėrbė krejt.

16. Territori i Amerikės veriore nuk ėshtė bombarduar asnjėherė

Nuk ėshtė kėshtu: gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė 9 shtator 1942, nė orėn 6 tė mėngjesit nga njė nėndetėse japoneze nė prani tė brigjeve tė Oregonit u ngjit njė balonė e vogėl e armatosur me dy bomba nga 30 kilogramė tė cilat njėzetė minuta mė vonė, u lėshuan pa shkaktuar shumė dėme, nė qytezėn e Brookings. Nė vitet qė pasuan japonezėt do tė provonin sėrish tė kapėrcenin mbrojtjen amerikane me 9 mijė topa tė zjarrtė. Njė prej tyre goditi nė shenjė pranė Bly, gjithmonė nė Oregon, nė 5 maj tė vitit 1945 dhe njė bombė 15 kilogramėshe shpėrtheu duke shkaktuar vdekjen e Elsie Mitchell dhe pesė fėmijėve tė saj.

17. Piratėt e fshihnin nėn tokė thesarin e tyre

Historitė me piratė janė tė mbushura me harta thesari, me ishuj tė humbur dhe me arka tė mbushura me sende tė cmuar e tė fshehur nėn tokė. Por nė tė vėrtetė arkat e gjahtarėve tė deteve qė i kontrollonin kėta tė fundit nė vitet 600 dhe 700 (epoka e artė e piraterisė) shpenzoheshin nga njė bastisje nė tjetrėn dhe shumė pak thesarė shiheshin. Megjithatė, ka njė pėrjashtim qė nė fakt konfirmon rregullin. Nė vitin 1699 kapiteni Uilliam Kid, njė pirat i famshėm skocez, fshehu nėn tokė frutin e grabitjeve tė tij nė Gardiners Island, pranė Nju Jorkut, atėherė njė koloni angleze. I kushtoi karrierėn: sendet e cmuar qė u gjetėn u shndėrruan nė njė provė tė pakundėrshtueshme nė procesin gjyqėsor pėr akte piraterie qė ishte ngritur kundėr tij. Kid u dėnua me vdekje dhe u ekzekutua nė vitin 1701.

18. Lėkurėkuqtė i hiqnin skalpin tė bardhėve

Pėrkundrazi: ishin kolonėt europianė, nė fundin e viteve gjashtėqind, qė pėrhapėn nė Amerikėn Veriore kėtė praktikė, gjurmėt arkeologjike tė tė cilės janė tė limituara nė prehistori. Autoritetet koloniale ofronin deri nė 100 stėrlina pėr skalpin e njė tė riu indian (gjysmėn pėr atė tė njė gruaje).

19. Hunda e Sfinksit u thye nga napoleonianėt

Sigurisht nuk ishte faji i tyre: Napoleoni e pushtoi Egjiptin nė vitin 1798 dhe ka pamje tė Sfinksit pa hundė qė i pėrkasin vitit 1737.

20. Spartanėt i flaknin tė sapolindurit me deformime

Arkeologjia ka treguar se eshtrat e gjetura nė rrėzė tė malit Taigeto, pranė Spartės, ishin ehstra tė rriturish. Bėhej fjalė ndoshta pėr tė dėnuar me hedhje nga lartėsia, njė dėnim pėr krime politike i parashikuar edhe nė Athinėnė shekullin IV para Krishtit. Nga ana tjetėr, e vėrtetė ėshtė qė spartanėt e vegjėl, ashtu si edhe fėmijėt e tjerė grekė, dėrgoheshin nė male pėr t’u forcuar.

21. Dante me profesion ishte poet

Dante Aligieri ia kushtoi njė pjesė tė madhe tė jetės sė tij shkrimeve, por profesioni i tij i vėrtetė ishte njė tjetėr: ai i mjekut. E vėrtetojnė rregjistrimi i rregullt, duke filuuar qė nga viti 1295, nė artin e mjekėve dhe tė specialistėve dhe fakti qė mbante shpesh herė veshur njė rrobė tė gjatė e tė kuqe: bėhej fjalė pėr veshjen qė demonstronte njė profesion tė njė rangu tė caktuar. Zgjedhja e tij kishte njė qėllim preciz. Nė Firence, njė ligj detyronte kėdo qė dėshironte tė mbante detyra publike qė tė rregjistrohej nė njė prej shoqatave kryesore tė profesionistėve. Dhe Dante, pėr tė bėrė tė mundur qė tė ushtronte pasionin e tij tė madh pėr politikėn, zgjodhi profesionin e mjekut.

Por a e bėri ndonjėherė mjekun Dante? Duket qė po, nėse gjykon nga burimet historikė. Eshtė e sigurtė qė mes viteve 1285 dhe 1287 frekuentoi Taddeo Alderottin, docent nė Universitetin e Bolonjės dhe njė figurė kryesore nė ambientet mjekėsorė tė kohės. Por prova e vėrtetė ėshtė familjariteti me termat mjekėsorė qė poeti demonstroi se e kishte nė kryeveprėn e tij Komedia Hyjnore, mbi tė gjitha tek Ferri, qė ėshtė njėkohėsisht nėj udhėtim nė botėn e dhimbjes fizike dhe tė sėmundjes.

Ja ndonjė shembull. Tek kėnga XXIX, duke pėrshkruar dėnimin tė cilit i nėnshtrohen falsifikatorėt, ai sjell me njė saktėsi tė madhe simptomat e zgjebes: tė dėnuarit, tė mbushur me njolla dhe tė mbėrthyer nga njė kruarje e madhe, nisin e kruajnė e gėrvishtin njėri-tjetrin. Por ndoshta pėrshkrimi mė i fortė ėshtė ai, nė kėngėn XXVIII i trupit tė copėtuar tė Muhamedit, ku shfaqen shumė prej organeve tė brendshėm, me njė saktėsi qė vetėm njė mjek ėshtė nė gjendje t’i pėrshkruajė.

22. Uashington ishte presidenti i parė i SHBA

George Uashington ishte i pari i zgjedhur nė bazė tė Kushtetutės sė sotme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Por kur ai e mori kėtė post, nė 30 prill 1789, Shtetet e Bashkuara ekzistonin prej 13 vitesh. Dhe nė 1776, viti i firmosjes sė Deklaratės sė Pavarėsisė, Kongresi i 13 kolonive kryesohej nga Peyton Randolf. Kongresi i Konfederatės i lindur nė vitin 1781, pas humbjes sė anglezėve (tė cilėt do ta njihnin shtetin e ri nė vitin 1783) kryesohej nė fillim nga John Hanson, i zgjedhur nė bazė tė neneve tė konfederatės, teksti i parė legjislativ i SHBA. Pas tė paktėn tetė presidentėve tė organizmave legjislativė, nė mars tė vitit 1789 hyri nė fuqi Kushtetuta e sotme dhe Uashingtoni, gjeneral dhe hero i Luftės sė Pavarėsisė, u bė mė nė fund President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

23. Dashuria mes Abelardos dhe Eloisės ishte platonike

Historia e Abelardos (klerik dhe profesor i teologjisė i lindur nė Bretanjė nė vitin 1079) dhe Eloisės, qė u bė e famshme pėr shkak tė letėrkėmbimit tė zjarrtė dashuror qė patėn, filloi kur ajo ishte vetėm 17 vjec. Ai iu afrua duke u bėrė mėsuesi privat i saj, por shumė shpejt, sic shkruante vetė Abelardo, pati “mė shumė puthje se sa shpjegime”. Nga marrėdhėnia e tyre e fshehtė lindi madje edhe njė djalė, i cili u quajt Astrolabio: u pasua nga njė martesė e kryer nė fshehtėsi tė plotė (pėr tė mos dėmtuar karrierėn e tij). Por prindėrit e saj e pritėn shumė keq kėtė gjė dhe kėrkuan tredhjen e Abelardos, ndėrkohė qė mbyllėn nė njė manastir Eloisėn dhe tė birin.

24. Emri i pagėzimit i Mozartit ishte Amadeus

Kur lindi nė Salsburg, nė Austri, nė 27 janar tė vitit 1756 ai mori emrin Joannes Chrysostomus Volfgangus Theophilus Mozart. Po atėherė, pėrse sot e quajmė Volfgang Amadeus Mozart dhe ai vetė firmoste me kėtė emėr? Nė familje quhej Volfgang, por shumė shpejt nisi tė pėrdorė emrin e tij tė latinizuar. Greku Theophilus (nė letra ndonjėherė lexohet varianti gjerman Gottlieb) u shndėrrua (pėr tė ndjekur modėn e kohės) nė latinin Amadeus dhe nga viti 1777, nė versionin frėngjisht Amade. Tė gjithė emrat me tė njėjtėn domethėnie, si nė versionin italisht Amadeo “i dashur nga Perėndia”.

25. Lady Godiva dilte nė xhiro mbi kalė krejtėsisht lakuriq

Ndėrkohė legjenda, e lindur nė epokėn mesjetare: Lady Godiva, e lindur nė mesin e shekullit XI, ishte bashkėshortja e Leofric, kont i Mersias dhe zotėri i Conventryt nė Britaninė e Madhe. Ai i ngarkonte tė nėnshtruarit e tij me taksa shumė tė rėnda ndėrkohė qė gruaja fisnike pėrpiqej qė ta bindte qė t’i reduktonte. Nė fund Leofric pranoi, por vetėm me kushtin qė bashkėshortja e tij tė pėrshkonte lakuriq mbi kalė rrugėt e Conventryt. Ajo nuk u tėrhoq dhe e bėri kėtė e mbuluar vetėm prej flokėve tė saj tė gjatė. Taksat u zhdukėn pėrvec asaj mbi kuajt. Gjithcka (apo pothuajse) e shpikur, sipas historianėve. Thashethemnaja mendohet tė jetė njė jehonė e riteve shumė tė pėrhapur nė Britaninė e Madhe, si pėr shembull ai i pjellorisė, ku shoqėrohej njė vajzė krejt lakuriq e hipur mbi njė gomar. Ndėrkohė ėshtė e vėrtetė qė nė Conventry, nė kohėn e Lady Godiva, taksoheshin vetėm kuajt.

26. Pas faljes, Galileo tha nėn zė: “E megjithatė, lėviz”

Nė vitin 1633 Galileo u dėnua nga Gjykata e Inkuizicionit sepse kėmbėngulte qė Toka rrotullohej rreth Diellit (dhe jo e kundėrta). Para se tė nisej nė Romė pėr procesin, shkencėtari i shkroi njė letėr tė gjatė njė mikut tė tij Elia Diodati duke pėrshkruar librin nė tė cilin shpjegonte teoritė e tij (Dialog mbi dy sistemet mė tė mėdhenj tė botės) “i neveritshėm dhe mė i dėmshėm pėr Kishėn e Shenjtė se sa shkrimet e Luterit dhe Calvinos”. Ishte pra shumė i vetėdijshėm mbi seriozitetin e situatės dhe rrezikun para tė cilit e ekspozonin zbulimet e tij. Historia na tregon se Galileo nuk u dėnua me vdekje sepse pranoi tė heqė dorė, domethėnė tė mohonte zbulimet e tij shkencore dhe tė rivendoste atė tė vėrtetė qė donte Kisha. Megjithatė, rezulton e vėshtirė tė besosh qė – sic e thotė tradita – nė njė klimė armiqėsie tė tillė (qė pak vite mė herėt kish sjellė djegien nė turrėn e druve tė filozofit Giordano Bruno) Galileo do tė guxonte tė thoshte, ndonėse nėn zė, “e megjithatė lėviz”, duke iu referuar Tokės. Dhe nė fakt nuk ndodhi kėshtu: ky rindėrtim i ngjarjeve u sajua nė vitin 1757 nga gazetari Giuseppe Baretto, i cili shkruajti njė antologji nė mbrojtje tė shkencėtarit. Ishte ai qė e pėrshkroi Galileon si mė tė guximshėm nga sa kish qenė nė tė vėrtetė.

27. Houdini vdiq gjatė njėrit prej numrave tė tij

Vdekja e iluzionistit tė famshėm, Harry Houdini, nė vitin 1926 nuk erdhi pėr shkak tė rreziqeve qė ai ndėrmerrte gjatė numrave tė tij. Nė tė vėrtetė faji ka qenė i njė studenti tė apasionuar pas arteve marcialė i cili e sfidoi nė njė provė force, i cili e goditi me njė grusht nė stomak pa i dhėnė kohė qė tė pėrgatiste muskujt e barkut. Njė ditė mė vonė, Houdini ndjeu dhimbje tė forta, por vendosi qė tė dalė megjithatė nė skenė. Pak ditė mė vonė nė Detroit, SHBA, me rėnien e siparit ai zuri shtratin i sėmurė me temperaturė 40 gradė. Diagnoza: grushti nė stomak kishte kontribuar pėr acarimin e njė apandesiti edhe ashtu tė acaruar. I operuar me urgjencė, Houdini ndėrroi jetė nė 31 tetor 1926, nė moshėn 56 vjec.

28. Jul Cezari erdhi nė jetė me lindje cezariane

Fjala”cezariane” pėr tė treguar mėnyrėn e lindjes ku i sapolinduri shkėputet nė mėnyrė kirurgjike nga barku i nėnės, nuk buron nga lindja e Jul Cezarit nė vitin 101 para Krishtit. Nė fakt ajo vjen nga latinishtja caedere, domethėnė “tė presėsh”. Nė fakt e ka origjinėn qė nga shekulli VII para Krishtit lex caesarea, njė ligj qė pėrshkruante shkėputjen e fetusit tek tė gjithė gratė qė vdisnin nė fund tė shtatzanisė apo gjatė lindjes. Sipas burimeve tė ndryshėm, tė lashtė dhe tė shekullit tė 18, Cezari u quajt kėshtu sepse kish lindur nė kėtė mėnyrė. Por edhe kjo ėshtė e pamundur sepse lindja cezariane pėrfshinte gjithmonė vdekjen e nėnės. Nė fakt nėna e Cezarit, Aurelia Cotta jetoi deri kur pa tė birin tė rritej.

29. Napoleoni quhej “kapurali i vogėl” pėr shkak se ishte shtatshkurtėr

Nuk ishte njė gjigand, por sigurisht qė nuk mund tė quhej i shkurtėr. Sipas burimeve, Napoleoni ishte i gjatė 1 metėr e 69: njė staturė pėr t’u respektuar pėr vitet nė tė cilėt jetoi dhe gjithėsesi mesatare pėr kohėn. Eshtė i njohur fakti qė gjatėsia e popullaave vjen duke u rritur nga njėri brez nė tjetrin falė pėrmirėsimit tė kushteve tė ushqimit dhe atyre higjeno-sanitarė, deri kur arrin njė nivel tė qėndrueshėm (sic ka ndodhur pėr shumė popuj perėndimorė, por ende jo pėr disa ende nė zhvillim e sipėr). Atėherė, pėrse Napoleoni quhej le petit caporal, apo “kapurali i vogėl”? Hipoteza e historianėve ėshtė qė bėhej fjalė pėr njė simpati qė ushtarėt ushqenin kundrejt tij pavarėsisht moshės sė re, dhe jo pėr shkak tė gjatėsisė.

30. Duke vdekur, Cezari tha: “Tu quoque, Brute, fili mi”

Me siguri qė nuk ka thėnė ato fjalė. Shkrimtari latin Svetonio (70-126) thotė se duke vdekur Cezari kishte thėnė nė greqisht “Kai su teknon” (Edhe ti, bir), sepse ajo ishte gjuha e elitės romake. Por ky version i fakteve vihet nė dyshim nga vetė Svetonio, sipas tė cilit Cezari, nė atė ditė fatkeqe tė marsit tė vitit 44 para Krishtit, lėshoi vetėm njė ofshamė dhe nuk tha asnjė fjalė. Fraza (qė mė vonė u pėrkthye nė latinisht duke i shtuar edhe emrin e Brutit) pati megjithatė fat: pėrvec habisė sė Cezarit tek shihte Marco Giunio Bruto, nxėnėsin e tij, mes vrasėsve, ėshtė njė shprehje e dramės universale tė tradhėtisė.

31. De Coubertin ishte babai i Olimpiadės moderne

Babai i Olimpiadės moderne konsiderohet francezi Pierre de Coubertin (1863-1937), themelues i komitetit ndėrkombėtar qė organizoi edicionin e parė tė lojėrave nė 1896 nė Athinė. Por pothuajse njė shekuj mė herėt, kur De Coubertin ende nuk kishte lindur, fryma e Olimpias kishte rilindur tashmė nėpėrmjet botanistit britanik Uilliam Penny Brookes. Duke filluar nga viti 1850 ai organizoi pėrvit nė kontenė e Shropshire njė seri garash sportive qė nga viti 1859 morėn emrin Olimpiade. Kjo ngjarje u transferua edhe nė Athinė. Mes tė dyve nuk ka patur rivalitet. Dhe kur Brookes ndėrroi jetė nė 1895, de Coubertin vazhdoi pa asnjė konkurent lojėrat e tij.

32. Einstein shkonte keq nė shkollė

Ndryshe nga njė legjendė shumė e pėrhapur (shumė e qėndrueshme sepse ėshtė paradoksale) qė e pėrshkruan si njė student shumė tė keq, mbi tė gjitha nė matematikė, Albert Einstein (1879-1955) kishte njė rendiment skolastik gjithmonė tė mirė. Eshtė e vėrtetė megjithatė qė, nė moshė tė re, shkencėtari i ardhshėm ndihej si nė siklet nė bangat e shkollės pėr shkak tė autoritarizmit nė shkollat gjermane dhe qė sjelljet e tij irritonin shpesh herė profesorėt.

33. Buffalo Bill quhej kėshtu sepse vrau 5000 buaj nė 18 muaj

U bė i famshėm pėr shkak tė bėmave tė tij nė gjueti, he sipas burimeve, Uilliam Frederick Cody vrau 4180 kafshė nė 18 muaj. Pra mė pak se pesė mijė. Dhe nuk ishin as buaj (emri shkencor i tyre Bubalus). Bėhej fjalė nė fakt pėr bizonė (Bison bison) dhe ngatėrrimi lindi pėr shkak tė njė gabimi gjuhėsor. Nė fakt nė anglisht, fjala buffalo pėrdorej pėr tė treguar edhe bizonėt. Nga ana tjetėr, buajt, kafshė tipike afrikane dhe aziatike, nuk ekzistojnė nė Amerikė, ku Buffalo Bill u mor si gjahtar pėr tė siguruar ushqim pėr punėtorėt qė po ndėrtonin linjat e para hekurudhore. Pikėrisht atėherė u bė i famshėm dhe nga bėmat e gjuetisė mori edhe kėtė emėr.

34. Hitleri ishte gjerman…

Jo, ishte austriak. Lindi nė Braunau am Inn, pranė Linzit – atėherė pjesė e perandorisė austrohungareze – nė 20 prill 1889. Vetėm 24 vite mė vonė u zhvendos nė Mynih nė Bavari, duke u larguar nga Viena ku qe transferuar pasi kish mbetur jetim. Nė gushtin e vitit pasardhės Rajhu gjerman hyri nė Luftėn e Parė Botėrore: ai u rregjistrua si vullnetar nė Batalionin 16 tė kėmbėsorisė bavareze, duke filluar mė pas karrierėn e tij politike.

35. … dhe ishte vegjetarian

Aspak. Eshtė e vėrtetė qė, pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore tė brishtė dhe hipokondrisė, ai pėrdori dieta tė shumta, gjatė tė cilave u privua nga alkooli dhe mishi, pa u bėrė megjithatė asnjėherė tėrėsisht vegjetarian. Duket se ka qenė Ministri i tij i Propagandės, Joseph Goebbels qė ka manipuluar kėtė rrethanė pėr tė shtyrė opinionin publik ta konsideronte Fuhrerin “mė tė mirė” dhe ta bėnte tė pranohej mė mirė nė shoqėrinė e lartė, nė nėj epokė kur vegjetarianizmi ishte shumė i pėrhapur mes intelektualėve dhe pasanikėve tė gjysmės sė Europės.

36. Neroni i binte lirės ndėrkohė qė Roma digjej

Historianėt nuk i kanė besuar asnjėherė kėsaj legjende. Atė e ka pėrhapur, dy shekuj pas zjarrit tė madh qė shkatėrroi kryeqytetin, historiani Dione Cassio, duke sajuar qė Neroni kishte hipur mbi kodrėn Palatino dhe i kish rėnė lirės si dhe kish kėnduar kėngėn e zjarrvėnies sė Trojės. Pėr Neronin ėshtė thėnė edhe qė ka qenė ai pėrgjegjės pėr atė zjarrvėnie (pėr t’i lėnė vend Domus Aureas, apo sipas disa burimeve tė tjerė pėr tė favorizuar rinovimin urbanistik tė qytetit). Kėto gjėra i kanė thėnė mbi tė gjitha shkrimtarė armiqėsorė ndaj politikės sė tij, si Svetonio. Taciti ka thėnė nė fakt qė Neroni, qė ndodhej jashtė qytetit kur ndodhi zjarri, erdhi nė Romė sapo mori lajmin, pėr tė koordinuar ndihmėn dhe pėr tė frenuar dėmet.

37. Luftėrat kartagjenase ishin 3

Nė librat e historisė shkruhet se mes Romės dhe Kartagjenės, dueli pėr supremacinė nė Mesdhe u ezaurua nė tre luftėra, tė quajtura kartagjenase. Vetėm se nuk ishin tre, por katėr. Pas pėrplasjes sė parė, qė ndodhi pėr kontrollin e Sicilisė (264-241 para Krishtit) pati njė luftė tė rrufeshme pothuajse tė harruar, qė pati si teatėr tė vetin detet mes Sardenjės dhe Korsikės. Nė vitin 241 para Krishtit Kartagjena ishte padrone e dy ishujve, por iu desh tė pėrballet me revoltat e mercenarėve tė saj nė Afrikė, tė nxitura prej romakėve. Roma, duke pėrfituar nga kjo situatė, nė vitin 238 para Krishtit dėrgoi disa prej legjioneve tė vet pėr tė pushtuar Sardenjėn dhe Korsikėn. Kartagjenasit u zunė nė befasi dhe lėshuan pothuajse menjėherė, duke humbur kontrollin e dy ishujve qė nė vitin 227 para Krishtit u bėnė provinca romake. Ishullorėt rebelė patėn edhe mbėshtetjen e kartagjenasve, por me luftėn e dytė mes viteve 218 dhe 202 para Krishtit u sanksionua kontrolli romak mbi ta. Qė solli edhe shkatėrrimin e Kartagjenės me fundin e luftės sė fundit (e katėrta dhe jo e treta) nė 149-146 para Krishtit.

38. Heronjtė e termopileve ishin 300

Sipas legjendės, mes 19 dhe 21 gushtit tė vitit 480 para Krishtit nė vendkalimin e Termopileve nė Greqinė lindore, 300 spartanė arritėn tė ndalin (apo me thėnė tė vėrtetėn, vetėm tė ngadalėsojnė) marshimin e pushtuesve persė. Nė tė vėrtetė, ushtarėt grekė tė dėrguar nė termopile ishin afro 7 mijė. Eshtė e vėrtetė qė, sipas burimeve tė kohės, njerėzit e mbretit spartan Leonidha (garda e tė cilit kishte 304 burra pėrvec sovranit dhe komandantėve) mbetėn tė izoluar nga pjesa tjetėr e trupave aleate. Por gjithmonė sipas burimeve tė lashtė, me ta ishin edhe 700 luftėtarė tė qytetit tė Tespie dhe 400 nga Teba (e cila ishte pushtuar tashmė nga persėt).

39. Komandamentet e Moisiut ishin 10

Nė Bibėl, tabletat e ligjit qė mbėrritėn tek Moisiu nė malin Sinai nuk kanė njė numėr dhe nuk janė aspak njė “dekalog” (njė shprehje qė u fut nė tekste vetėm nė shekullin III pas Krishtit). Bėhet fjalė nė fakt pėr rregulla tė shumtė e tė shumėllojshėm, nga tė cilėt ata qė mė vonė do tė bėheshin “10 komandamentet” janė vetėm dhjetė tė parėt. Jo vetėm kaq. Ekzistojnė mospėrputhje mes hebraizmit dhe kristianizmit: pėr hebrejtė, pėr shembull, komandamenti i parė ėshtė “Unė jam Perėndia, Zoti yt” (pėr tė krishterėt ėshtė “Nuk do tė kesh Zot tjetėr pėrvec meje”) dhe i nėnti e i dhjeti janė tė shkrirė nė njė (ndėrkohė qė pėr tė krishterėt janė tė ndarė, mes “Mos dėshiro gruan e tjetrit” dhe “mos dėshiro gjėnė e tjetrit”).

40. Tė gjithė kryqėzatat ishin kundėr myslimanėve

Aspak. Ka patur kryqėzata edhe kundėr kristianėve tė tjerė. Mė e njohura pėrfshiu Albigesėt (nga Albi, njė qytezė nė jug tė Francės), ė gjykuar si heretikė nga Kisha dhe qė morėn emrin “katarė” (nga greqishtja “katharoi” – tė pastėr) pėr shkak tė jetės sė tyre prej asketėsh dhe nė varfėri, njė zgjedhje nė kundėrshtim me hierarkitė e tjera. Edhe pėr kėtė arsye nė vitin 1208 Papa Inocenti III nisi njė kryqėzatė duke u ofruar atyre qė do tė merrnin pjesė nė tė tė njėjtėt shpėrblime si pėr ata qė luftonin nė Tokėn e Shenjtė. Pastaj ishte “kryqėzata e veriut” kundėr paganėve balltikė (gjithmonė e kėrkuar nga Inocenti III) dhe ajo kundėr heretikėve husitė nė Bohemi (1420).
avatar
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

22


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi