Teori konspirative rreth Lindjes sė Mesme

Shko poshtė

Teori konspirative rreth Lindjes sė Mesme

Mesazh  Odin prej 01.08.14 23:36

Siē e kemi pėrmendur mė parė, teoritė konspirative janė tė shumta kudo nė planet, nga Amerika nė Azi, dhe kudo mes tyre. Kėtė herė do tė fokusohemi nė teoritė mė tė ēmendura konspirative qė kanė dalė nga Lindja e Mesme. Nė njė rajon ku ka trazira politike e fetare, teoritė konspirative kanė gjetur njė audiencė qė i ka pranuar kėto teori si shpjegim i disa problemeve tė pashpjegueshme.



10. Konspiracioni pėr Izraelin e Madh

Tė ngjashėm me teorinė konspirative qė hebrenjtė planifikuan dominimin e botės, ekziston plani pėr krijimin e njė Izraeli mė tė madh. Sipas teorisė konspirative, ky super-shtet do tė pėrfshijė tė gjithė Lindjen e Mesme, me Izraelin si kryeshtet. Kjo teori u bė e njohur kur lideri palestinez Jaser Arafat e shpėrndau atė nė vitet ‘90 dhe bėri tė ditur qėllimet ekspansioniste tė Izraelit. Ai tregoi tri shenja prove. Njėra ishte imazhi i njė Izraeli mė tė madh nė monedhė. E dyta kishte tė bėnte me njė letėr tė Dr. Gwyn Rowley tė Anglisė qė mbėshteste pretendimin pėr zgjerimin e Izraelit. Sė fundmi, Arafati i kushtoi vėmendje flamurit tė Izraeli ku sipas tij, dy vijat blu pėrfaqėsonin lumin Nil dhe Eufrat, tė cilat mund tė shėrbejnė si kufijtė e ri tė shtetit tė ri. Edhe pse Arafati vdiq, kjo teori vazhdon tė mbetet gjallė.


9. SHBA-ja lejoi Sadam Hyseinin tė pushtonte Kuvajtin

Ashtu si homologu i tij nė vitin 2003, Lufta e Gjirit e vitit 1990 u pėrfshi nga teoritė konspirative. Sipas njė teorie tė ēmendur, Shtetet e Bashkuara i dhanė sinjalin pozitiv Sadam Hyseinit pėr pushtimin e Kuvajtit. Fatkeqėsisht pėr diktatorin irakian, Shtetet e Bashkuara kishin si qėllim ta pėrdornin atė si njė mjet pėr tė rritur ēmimet e naftės dhe si njė justifikim pėr vendosjen e ushtrisė sė tyre nė Lindjen e Mesme. Besuesit e kėsaj teorie akuzojnė presidentin e atėhershėm Xhorxh W. Bush dhe Sekretarin e tij tė Mbrojtjes Dik Ēeni. Prova e vetme qė mbetet pėr fajėsimin e amerikanėve ėshtė deklarata pėr lejimin e pushtimit tė Kuvajtit. Sipas tyre kjo ishte njė lėvizje strategjike e amerikanėve.


8. Familja mbretėrore Saudite ėshtė hebreje

Ashtu si teoria konspirative qė klerikėt iranianė janė fshehtazi agjentė britanikė, kjo teori sjell pėrsėri nė qendėr tė vėmendjes njė klasė tjetėr sunduese. Sipas kėsaj teorie konspirative, familja Saud – qė ka sunduar vendin nė mėnyrė tė padiskutueshme pėr shekuj me rradhė – ka origjinėn nga njė tregtar hebre nga Iraku, tė quajtur Mordechai bin Mushi, qė u integrua me njė grup tregtarėsh arabė. Ai shkoi mė pas me tregtarėt nė Najd, nė qendėr tė Gadishullit Arab, ku arriti tė konsolidonte pushtetin e tij derisa familja u bė njė nga mė ndikueset nė rajon. Mė pas, familja gjeti themeluesin e vehabizmit – njė hebre nga Turqia, e mė pas formoi shtetin hebre nė Arabinė Saudite. Qė atėherė familja Saud ėshtė shantazhuar shumė.


7. Gadafi gjithashtu ishte hebre

A ishte diktatori libian Muamar Gadafi hebre? Sipas kėsaj teorie, gjyshja e Gadafit ishte njė hebreje libiane qė u vendos nė Izrael. Besimet e saj ka qenė tė mbėshtetur nga hebrenjtė libianė qė jetonin nė Qarkun verior tė Izraelit. Gadafi deklaronte se “ndjehem si nė shtėpi kur ishte midis tyre. Fatkeqėsisht dukej se Gadafi nuk donte t’ja dinte shumė pėr origjinėn e tij hebree, sipas njė nga ish-ndihmėsve tė tij. Diktatori kishte vrarė kėdo – pėrfshi edhe ambasadorin e tij tė Italisė – sepse kishin zbuluar tė vėrtetėn nė lidhje me trashigiminė e origjinės sė tij.


6. Etiketat e Pepsi-t dhe Coca Cola-s janė hebraike

Deri tani kemi folur pėr disa nga teoritė mė tė ēmendura hebraike, por kjo ėshtė edhe mė e pabesueshme se tė tjerat. Sipas teoricionėve konspirativė nė disa vende arabe, hebrenjtė pėrdorin pijet freskuese perėndimore pėr shkrimet e tyre. Provat mund tė gjenden nė mesazhe tė fshehura anti-islamike tek etiketat e Pepsi-t dhe Coca Cola-s. Sipas tyre po ta shohėsh mbrapsht emrin Coca Cola shkruhet “No Mohammead and No Mecca“ (Jo Muhamed dhe jo Meka). Ndėrsa Pepsi do tė thotė “Pay Each Penny Save Israel” (Paguaj njė qindarkė pėr tė shpėtuar Izraelin). Besuesit e kėsaj teorie mendojnė se nė pėrbėrjet e kėtyre pijeve ka ekstrakte tė ndryshme, si pėr shembull gjak.


5. Shtetet e Bashkuara po financojnė Vėllazėrinė Myslimane

Siē mund ta shohim, edhe Shtetet e Bashkuara janė bėrė pjesė e shumė teorive konspirative, duke filluar nga ato mė tė besueshmet e deri tek ato mė tė ēmendurat, si ajo qė fliste pėr lidhjen e aleancės sė SHBA-sė me Korenė e Veriut. Nė tė njėjtėn mėnyr, supozohet se Amerika ka lidhur aleancė me Vėllazėrinė Myslimane tė Egjiptit. Qeveria Amerikane  supozohet se ka lidhur aleancė me Vėllazėrinė Myslimane pėr tė pushtuar ose shkatėrruar Egjiptin, dhe kėshtu manipuluan zgjedhjet e 2012-s pėr tė vėnė Mohamed Morsin nė krye. Besuesit e kėtij komploti mendojnė se SHBA i jep 1,5 miliardė dollarė ndihma ushtarake nė vit Egjiptit. Ata mendojnė se edhe vetė Presidenti Obama ėshtė anėtar i kėsaj lėvizjeje.


4. Jaser Arafati u helmua

A ishte vdekja e liderit palestinez Jaser Arafat njė vrasje e suksesshme? Shkaku i vėrtetė i vdekjes sė Arafatit nė nėntor tė vitit 2004 nuk ishte njė ērregullim gjaku apo atak nė zemėr siē u deklarua nga doktorėt francezė, por polonium 210, substanca qė u pėrdor pėr vrasjen e agjentit rus Aleksandėr Litvinenko nė vitin 2006. Kėtė teori e mbėshtetėn edhe shkencėtarėt zviceranė, tė cilėt konfirmuan praninė e substancės kur ekzaminuan trupin e Arafatit nė vitin 2012. Njė studim i mėvonshėm i bėrė nga rusėt hodhi poshtė rezultatet zvicerane. Gishtat u drejtuan drejt Izraelit pėr vrasjen e tij. Edhe pse vendi i ka mohuar kėto akuza, deklaratat e bėra nga kryeministrat e mėparshėm Ariel Sharon dhe Ehud Olment, ka nxitur spekulimet se ishin izraelitėt qė e vranė.


3. Fėmijėt e zhdukur jemenas nė Izrael

Kjo teori konspirative thotė se qeveria izraelite rrėmbeu qindra e mijėra bebe nga emigrantėt qė erdhėn nė vend vite mė parė. Autoritetet deklaronin se fėmijėt kishin vdekur nė spitale dhe i kishin varrosur shpejt. Por mendohet se fėmijė u janė dhėnė hebrenjve tė pasur pėr adoptim. Njė seri e gjatė komisionesh zbuloi nė vitet ‘60 se ndėrsa disa fėmijė vdiqėn e disa u dhanė pėr adoptim, kėto vendime u morėn nga autoritetet gjatė situatės kaotike tė krijuar.


2. Simpson-ėt zbuluan dorėn e fshehur amerikane pas Pranverės Arabe

A e tregoi njė episod i filmit Simpson planin amerikan pėr fillimin e trazirave nė botėn arabe nė vitin 2010? Spikerja e televizionit egjiptian “Egyptian TV”, Rania Badaui, mendon se kjo ėshtė e vėrtetė. Sipas analizave tė saj, nė njė episod tė vitit 2001, personazhi Bart Simpson dhe shokėt e tij  ishin pjesė e njė bande djemsh qė u pėrdor nga Marina Amerikane pėr rekrutim. Kjo seri pėrmban njė sėrė tė fshehurash rreth komplotit tė SHBA-sė. Nė veēanti ajo vė re luftėn mes avionit amerikan tė drejtuar nga Bart Simpson kundra njė avioni kundėrshtar me flamurin sirian. Kėto fakte, sipas saj tregojnė qė ishte Amerika ajo qė planifikoi Pranverėn Arabe dhe Luftėn Civile nė Siri. Kėto akuza bėnė qė producenti i Simpson tė reagonte me ironi duke thėnė “se ata kishin njė largpamėsi mahnitėse qė parashikoi luftėn nė Lindjen e Mesme”.


1.    Izraeli ka ndikim nė tė gjithė Botėn Arabe ( dhe te ēdo njeri gjithashtu)

Thuhet se Izraeli ka metodėn e vet pėr tė ndikuar kudo nė botė. Gjithashtu dyshohet se Izraeli ėshtė gati tė sulmojė qytetet mė tė mėdha nė tė gjithė globin. Njė profesor hebre thotė se ndryshe nga 3000 vjet mė parė kur hebrenjtė persekutoheshin dhe pjesa tjetėr e botės shikonte, tani ėshtė koha e tyre tė jenė nė krye. Poeti izraelit dhe i mbijetuari i Holokaustit, Itamar Yaoz-Kest, thotė nė vargjet e tij: “Nėse na detyroni tė zhdukemi pėrsėri nga faqja e Dheut, le tė rrotullohet Toka drejt Asgjėsė”.

Pėrgatiti: Endri Farka
avatar
Odin

527


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi