Spiritizmi

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Spiritizmi

Mesazh  Neo prej 28.12.08 17:33

Cfare eshte Spiritizmi ?

Shkence apo Filozofi ?



 
 Spiritizmi nuk zbulon magjine, supersticonin apo okultizmin

Spiritizmi eshte shkence  bazuar ne observimin e manifestimeve nga andejshmja.

Observimi dhe eksperimentimi i kane vene ne dukje ligjet e reja :

- Mbijetesa e shpirtit
- Komunikimi me te vdekurit
- Mediumniteti
- Rimisherimi

Spiritizmi eshte nje filozofi qe pergjigjet ne pyetjet fondamentale te njeriut :

- Nga vime ne ?
- Kush jemi ne ?
- Ku shkojme ne ?

Per ata qe pyesin rreth qellimit te jetes dhe evantualisht nje vazhdimesi pas vdekjes, spiritizmi sjelle pergjegjie nga ata qe kane ardhur dhe e kane pershkruar se ēfare ndodh mandej.

Ne nuk jemi frut i rastesise

Spiritizmi me ane te shume studimeve dhe kerkimeve, ne kontakt ne te andejshmen , e ve ne dukje shpirtin.

Ai ofron nje definicion te Zotit,principet e te gjitha gjerave, nje force dashurie, te perjeteshme dhe krijuese te universit dhe shpirterave..

• Ai na informon qe bota e andejshme eshte veni natyroro i shpirtit, ai gjendet jashte materies dhe perbehet nga shpirti i njerzeve qe kane jetuar ne toke..

• Ai tregon qe shpirti i krijuar thjeshte dhe injorant, do te kaloje ne te gjitha shkallet e evolucioni nepermjet rimisherimit.

• Ai tregon qe komunikimi ne mes njeriut dhe
shpirterave eshte i mundshem fale nje ndermjetesi : mediumit

• Ai provon qe bota e dukshme jeton ne mes botes se padukshme, me te cilen eshte ne kontakt te vazhdueshem ; keto bote regojne panderprere nga njera ne tjetren..

Deshira univerzale e shpirterave eshte qe njeriu te kete vetedije nga spirtuliteti i tij, te relizohet nje kontakt me te andejshmen dhe te transformoje shoqerine.

© ExplorerUnivers
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Neo prej 28.12.08 18:04

Qellimi i Jetes

Ne jetojme, ne mendojme, ne veprojme. JA KJO ESHTE POZITIVE !

Ne do te vdesim, kjo nuk eshte aq e sigurte.

Por duke e lene token, ku shkojme ne ?

Cfare ndodh me ne ? A do jemi me mire apo me keq ? Do te jemi apo nuk do te jemi ?

" Te jesh apo te mos jesh " , kjo eshte alternativa e gjitha apo asgje :

Ose ne jetojme perjetesisht ose e gjitha mbaron pa kthim

JA VLEN TE MENDOHET NE KETE !

Allan Kardec
avatar
Neo

"Njėshmėria - mund tė njihet vetėm duke u bashkuar me tė."


1445


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e Spiritizmit

Mesazh  Admin prej 16.01.09 0:10

Historia  e Spiritizmit  



Spirtizmi  pėrfshin  fenomenet  parapsikologjike  tė lidhura me dukuritė e  shajnive ose  fantomeve; fenomenet  e tilla spirtistėt  i shpjegojnė  si " porosi tė  shpirtėrave ", pėrkatėisht  tė  vdekurve,  tė cilat  shpirti  i ndarė  nga trupi  i  dukshėm  pas  vdekjes, ua  kumton  njerėzve  me anė  tė  medias.

Historia  e spiritizmit  ka filluar  nė  vitin  1848 nė Hydesvilleu, afėr  Nju-Jorkut,  nė shtėpinė e familjes Fox.  U ndie njė trokitje  misterioze. Pasoi biseda  e nėnės  Fox  dhe e dy bijave  tė saj  me shpirtin  e tė "vdekurit" Karl  Rayn,  i cili  ėshtė vrarė  nė atė shtėpi  dhe me "informacionin" e tė cilit  nė atė shtėpi  kanė gjetur  skeletin  e njeriut  tė vrarė.

"Bisedat"  me "shpirtin" janė bėrė nėpėrmjet lėvizjes  sė tavolinės. Mediat, nėna dhe tė  bijat  Fox  shkruanin shkronjat  e alfabetit. Tavolina do tė trokist  te  shkronja e caktuar.  Bisedat  me "shpirtrat" prej asaj kohe  kohe  zhvillohen  nė atė mėnyrė qė brenda rrethit  tė germave  tė shkruara  tė shkruara  tė alfabetit  vendoset   njė gotė; pas vėnies  sė duarve  nė tavolinė  pa gozhdė nga tė pranishmit,  gota lėvizte  nga shkronja  nė shkronjė dhe kėshtu ka "shkruar" pėrgjigjen  e "shpirtit".

Kinezėt kanė biseduar  po nė kėtė  mėnyrė  me tė  "parėt" e tyre  prej kohėsh.  Nė Tibet lapsin  e kanė  lidhur  pėr kėbėze  tė tavolinės  dhe ai ka lėvizur  nga  njėra shkronjė  te tjetra.

Tibetanėt  bisedonin  me "shpirtrat" nė atė  mėnyrė  qė mbanin  mbi tavolinė njė shigjetėz, maja  e sė cilės  prekte tavolinėn  dhe lėvizte  nėpėr zall ose  hi nė tavolinė, duke  shkruar germat e alfabetit  tibetan nė gjuhė  tė njė rajoni tė caktuar.

Nė   vitin 1851 amerikani  Davis botoi  librin "Filozofia e  komunikimit  me shpirtra",me anėn e tė cilit  dėshironte ti kumonte botės se ka ardhur  ēasti i vendosjes  sė lidhjeve  ndėrmjet "shpirtrave"  dhe njerėzve  nė tokė. Ai mendonte   se  "informacionet" i merr nga Bejamin Franklini.

Ėshtė e sigurt se mė  1846 ka dhėnė  pėrshkrime  tė gjera pėr planetin e tetė , d,m,th Neptuni, gjė qė e zbuluan pas disa muajsh Le Verrier,Adams dhe Galle .

Davisa konsideron se "shpirtrat" janė tė lidhur "nė atė botė" dhe se nuk janė drejtpėrdrejt tė pranishėm ne seancat spiritiste, kėshtu qė "trokitja e shpirtrave "mbeshtetet ne rrymat e elektricitetit.  

E lartpėrmendura Helen Smith tė cilen e ka studiuar profesori i psikologjisė dr.Theodor
Flournoy nga Gjeneva ,gjatė seancave ne trans ėshtė sjellur ,ka shkruar dhe ka folur sikur ne tė ėshtė "reinkarnuar Victor Hygo,  Cagliostro, Simandini – e bija e njė sheiku tė pasur.  

Z-nja  Piper, nga  SHBA,  nė seancėn  e 8 gushtit  1915  ia kumtoi  Sir Oliver Lodgeut tė ashtuquajturėn "porosi e  faunit": se i biri  do t,i  vritet  nė luftė, e kjo ndodh  mė 14 shtator  1915 etj.

Po  tė duam  tė   qėndrojmė  brenda caqeve  tė  shkencės, prej gjithė  kėsaj nuk mund  tė nxjerrim  asnjė  pėrfundim  tė posaēėm. Megjithatė, mund tė theksohet  se disa  shkencėtarė (psikolog  William James, kimisti Butlerov) pėrkrahin  njė pikėpamje  tė moderuar  spiritiste, e cila  pranon  pjesėmarrjen  e "shpirtrave"  tė njerėzve  tė vdekur.

Pa dyshim parapsikologjia  qė tani  nuk lejon  qė ngjarjet  e rrėfyera  nga jeta  e shenjėtorėve  tė konsiderohen tė pamundshme.

Gjendjet  e  ekstazės  fetare ose tė  transit  janė  dukuri  paranormale tė gjendjes   kataleptike tė shtangimit   trupor. Kėto gjendje  fillojnė  herė me  britmė, herė me rėnkim,  psherėtimė dhe pasohet  nga   apatia  ndaj ngacmimeve  tė jashtme.
Sytė  e hapur  nuk shohin   as veshėt  dėgjojnė  askė  tjetėr pos atij  me tė cilin  personi  ėshtė i lidhur  nė ekstazė.

Atėherė   fillojnė  "transformimet" e  fytyrave, dukuritė  e vapės  sė madhe, dukuritė e ndriēimit  nė  formė tė xixės  sė zjarrit  dhe rrezeve dritėsore  qė dalin nga sytė, nga fytyrat  dhe nga gjithė  trupi i mistikėve  ne  gjendje  tė ekstazės.  

Nė  gjendje ekstaze disa mistikė  kanė  pasur edhe levitime, si p,sh  shėn  Josip Kupertinski, tė  cilit  i rrinte pezull trupi  gjatė  ekstazės fetare. Ndodh nganjėherė  qė nė gjendje  ekstaze tė  paraqiten edhe dukuri  tė  peshės  jonormale,  kėshtu  qė personat  e tillė nuk mund  tė  ēohen  lart as me forcėn  mė tė madhe.

Ekstaza fetare jep njė  njohuri  mė tė thellė tė  Absolutit, d,m,th  njohjen  e  pranisė  sė Absolutit nė ēdo  krijesė dhe nė shpirtin e vet.

Vizionet  nė gjendje  tė ekstazės kanė - sikundėr mendojnė  pėrkrahėsit  e  psikanalizės
karakter tė "arketipave " tė Jungut.  

Kėshtu, pėr  shembull, pėr mistikun  zviceran  Brat Klaus ("Bruder Claus von Flue") shkruante  C.G. Jung: "Ėshtė  njė gjė  simpatike  qė i vetmi  mistik zviceran me hirin  e Zotit  kishte provizione  joortodokse dhe ai me sy  tė  kthejllėt  mund tė shikonte thellėsitė  e Shpirtit hyjnor, i cili  nė njė  arketip simbolik  ende i mban  tė bashkuara tė gjitha besimet e  njerėzimit  qė i ka  ndarė  dogmatika."

Veprat  pėr shenjtorin zviceran "Brat Klaus" (Brat Nikolla nga Klisura, sepse jetonte nė njė  zonė  tė vetmuar  shkėmbore si  solidar) flasin  sesi  ai  kishte  pasur "vizionin  pėr zambakun  qė kishte  ngrėnė kalin "vizionin pėr tre  vizitorė", "vizionin pėr njeriun  e egėr qė kėndon" , "vizionin pėr pusin " dhe pėr "katėr rrotat e qiellit", si  edhe "vizionin pėr fytyrėn e tmerrshme  tė Zotit "etj.

Duke shqyrtuar  kėto gjėra  dhe duke  pėrmendur  fuqinė shėruese  tė Brat  Klausit  si edhe veprimin  e fuqishėm  efektiv tė tij  nė mjedis, Marie -Louise  Von Franz thekson  se edhe sot do tė duhej  krijuar  pėrsėri  figurėn  e "shenjtorit - mjekuesit", d,m,th. Psikoterapeutit dhe mjekuesit  qė do tė ishte  gjithashtu  paternalist fetar.

Duke iu  referuar Mircea Eliade, ajo vė  nė dukje  sesi  njė magjistar  mjekues  popullor, krahas mjekėsisė, zotėronte  njė teknikė  tė caktuar  tė ekstazės.

"Bashkė me kėtė" thotė M.l. Von Franz" ėshtė  ringjallur  forma arketipe  e mjekuesit  dhe shamanit ,d,m,th. Ėshtė  pėrtėritur   pėrfytyrimi  i  personalitetit, veprimi  mjekues  i tė  cilit ėshtė i kushtėzuar  me lidhjen e tij individuale  me shpirtrat, d,m,th, me  forca  tė  psikės inkoshiente.

Njė  aftėsi  tė tillė mjekuese  kishte  Niklaus Von Filue, pa dyshimtė nivel tė lartė...", si  "mana-personalitet" tejet  i fuqishėm ("Mana=" i brumosur  me fuqi  tė jashtėzakonshme  vepruese ")!

Pėr kėtė arsye, mendon  C.G. Jung  pikėrisht "Bruder Klaus  do tė duhej shpallur  mbrojtės  dhe padron i psikoterapisė ".

Kur Bruder Klaus pėr  vete thotė  se qysh  nė bark  tė nėnės  si dhe me rastin e pagėzimit  ka pasur  vizionin  e "yllit, shkėmbit dhe tė   vajit  tė shenjtė,  dhe si e katėrta ... figurėn e njė njeriut plak  tė panjohur", shkolla  e Jungut kėtė e interpreton simbolikisht  me arketipin, si  simbol  tė ideve  dhe tė vlerave  paraburimore, tė cilat gjatė  evolucionit  tė njerėzimit janė  rrėnjosur  nė psikėn  tonė dhe mbesin tė  mekura nė inkoshiencėn e ēdo njeriu.

"Shkėmbi ėshtė- sikur " lapisi" nė kohėn e alkimisė- simbol i "njeriut tė mbrendėshėm", "Deus inkomine","qėndrueshmėria e qenies sė tij tė brendshme".

Shkėmbi nė mite do tė thotė gjithashtu pavdekshmėri.

Kjo domethėnie ėshtė pėrfshirė edhe nė vizionin e Bruder Klausit.Shkėmbi ėshtė edhe simbol i "shpėtimtarit".Te Bruder Klausi ai ėshtė"shkėmbi"qė si "yll ka zbritur nė tokė".Vaji ėshtė njė eliksir i jetės  dhe si  i tillė  nė kishė pėrdoret  si sakrament vėrtetimi  me rastin  e  shugurimit  klerikal  dhe si  mirosje  e tė sėmurit.

Vaji  ėshtė bėrė  simbol i dinamikės  karizmatike  qė e jep shpirti i shenjtė,  ajo  ėshtė  substanca  qė dhuron  pavdeksinė, ajo deri  diku  ėshtė  "shkėmbi" dhe "ylli" qė me  diēka janė  bėrė fluid, ajo ėshtė  prania  numinoze e Zotit.  "Njeriu  plak  i panjohur " ėshtė simbol  i "vetėsisė", individit  tė Bruder Klausit,  individit qė do  tė ishte  nė nivelin mė tė lartė "analogia Christi".

Kjo ėshtė,  siē shkruan Jungu  varianti  i krishterė  e arketipave shekullorė,  ku "njeriu plak" i Bruder Klausit  simbolizon arketipin  e  Urtakut  tė vjetėr, d.m.th. Shpirtit,  i cili  nė  trevėn e krishterė  i  pėrgjigjet  atij "antiquus dierum", nė  Kaballė atij "senex sanctissimus" ose "caput album", ose " antiquus dierum".

Ndėrkaq  nė  vizionin e Bruder Klausit ky  ėshtė "Sapientia dei", ku  gjithnjė ėshtė prezent  Zoti  vetėm ashtu sikundėr  e  pėrjetojnė mistikėt sikur  Bruder Klausi.

Ne  do t,i shtonim kėsaj : Sidoqoftė, ekstaza ėshtė njė bashkim  i cektuar me Zotin . Mirėpo, vetėm Zoti e di  se kur dhe  ku  individi vėrtet  realizon  bashkimin, bashkėqenien  me vetė  Zotin, e jo vetėm  me atė  Inkoshientin nė psikėn. Neve  na mungon  njė kriter  i sigurt  pėr dallimin  e kufirit   midis ndikimit  tė drejtpėrdrejtė  dhe tė  tėrthortė  tė Zotit   nė psikėn tonė.

Mr. Hamdi Thaēi


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:00, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 0:11

Teozofėt dhe antrozofėt marrin pjesė nė interpretimin e fenomeneve parapsikologjike me botėkuptimet e budizmit e tė hinduizmit, pėrkatėsisht me shpjegimet egjiptiane dhe greke.

Lėvizjen teozofike e kanė krijuar Helena Petrovana Blavatsky dhe Annie Besant.
Helena Blavatsky ka pohuar se ka lidhje telepatike me dy "mjeshtėr tė fshehtė" ose
"mahatma" qė kanė qenė edhe mėsues shpirtėrorė tė saj : Koot Hoomi qė ia ka diktuar librin "Izida pa vel" dhe mahatma Mory.

Studiuesi i dukurive parapsikologjike Hodgson, i ashtuquajturi "detektivi" i Londrės,
nė emėr tė shoqėrisė sė vėzhgimeve psikike tė Anglisė (SPR), duke studiuar me sy kritik veprimin e znj. Blavatasky nė emėr tė SPR ka shpallur kėtė gjykim ;" Pėr sa na takon neve, ne zonjėn Blavatsky nuk e konsiderojmė as transmetuese tė mesazheve tė profetizuesve as aventurierve vullgare. Konsiderojmė se ka merituar ta kujtojmė mė vonė si njėrėn nga mashtrueset mė tė pėrsosur, mė tė talentuar dhe mė interesante nė histori ."

Tezofia ėshtė mė tepėr e frymėzuar nga budizmi dhe hinduizmi.

Lėvizjen antropozofike e ka themeluar Rudolf Steiner , duke u distancuar nga lėvizja teozofike e Helena Blavatsky dhe Annie Besant. Antropozofia nė teorinė e saj mbi pahapėsirėn e "inkoshientes" nė njeriun, niset nga teza se "ēdo ngjarje e historisė lė pas vetes engreme tė posaēme nė shtresat astrale.

Kėto engrame mund t,i lexojė njeriu qė i ka tė zgjuara organet e tejpamjes ".Disa nuk e pranojnė interpretimin e tillė nėse, thonė ata -ėshtė adekuat pėr tė shpjeguar fenomenin e "tejnjohjes" dhe tė "profetizimit": ende nuk ekzistojnė engramet pėr ngjarjet e ardhshme.

Antropozofėt nuk pranojnė vlerėn e njohjeve mediave, sepse nuk miratojnė legjitimitetin e zvogėlimit tė vetėdijes nė trans.

Nė veprėn "Geheimwissenschaft im Umriss" (Projekti i shkencės sė fshehtė ) Steiner hedh poshtė ndarjen e njeriut nė "shpirt" dhe "trup".

Sipas tij njeriu pėrbėhet nga shtatė entitet: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi ndijimor me shpirtin, shpirti i mendjes, shpirti koshient i mbushur me frymėn, fryma jetėsore, njeriu me frymėn.

Njė ndarje e tillė mund tė pėrmblidhet nė katėr entitete: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi astral dhe Uni shpirtėror.

Asnjėherė nuk bėn tė harrohet se "Njeriut " si mikrokozmos i pėrgjigjet bota si makrokozmos.

Ashtu sikundėr trupi fizik pėrbėhet nga atomet dhe molekulat dhe sikundėr ėshtė i integruar aktivisht dhe pasivisht nė gjithė botėn e energjisė fizike, tė cilėn e studion fizika dhe kimia, ashtu trupi eterik i njeriut ėshtė i integruar nė eterin kozmike ose parimin eterik dhe kėsisoj trupi astral i njeriut ėshtė i integruar nė vetė principin astral tė tėrė kozmosit.

Botėvėshtrimet mekanistike - materialiste njohin vetėm parimin fizik.

Botėvėshtrimi idealist i Fihtes njeh vetėm parimin e "shpirtit tė mendjes ". Filozofia e
krishterė njeh vetėm parimin e parė dhe tė katėrtin, d.m.th. trupin fizik dhe frymėn,
pėrkatėsisht kozmosin fizik dhe kozmosin shpirtėror dhe pikėrisht nė shtatė shekujt e fundit.

Teologu Gebhard Frei sot konsideron se me ndarjen trepjesėshe : trupi, materia sublime dhe Uni shpirtėror (soma, psyche, ngus ose pneuma) nuk ndeshet dėnimi kishtar i teorisė sė "trihihotomisė".

Parapsikologjia ka konstatuar se ndėrmjet trupit material dhe Unit shpirtėror ekziston njė entitet me materie sublime, pa tė cilin nuk mund tė shpjegohen nė mėnyrė tė mjaftueshme dukuritė e eksteriozimit, aures, ekzoplazmės, magnetizmit shėrues etj.

Gebhard Frei tėrheq vėmendjen: duhet kuptuar seriozisht kėrkimet dhe provat me letra nė Institutin e prof. Rhinea, si edhe hulumtimin e prof. Hornell mbi "udhėtimet astrale": trupi fizik mbart nė vete faktorin sublim qė mund ta braktisė trupin nė atė mėnyrė qė vetėdija, d.m.th. Uni shpirtėror tė mos mbetet nė trupin sublim tė eksteriozuar.

Nė rrethana pėrkatėse edhe personat e tretė mund tė shohin kėtė trup sublim. Duhet kuptuar krejt seriozisht faktin se Fakulteti Filozofik i Amsterdamit nė vitin 1954 e ka pranuar njė punim tė vėllimshėm tė dr. Jakob Poortman, nė tė cilin pėrkrahet teza mbi ekzistimin e "trupit sublim".

Antropozofi Steiner mendon se ne na zė gjumi atėherė kur gėzhoja astrale me Unin shpirtėror eksteriorizohet nga trupi normal fizik.

Trupi sublim Steineri i atribuon organe tė caktuara mbidijemore. Kėtė duhet kuptuar
analogjish me "shkencėn misterioze " tė Lindjes sė Largėt, ku flitet pėr dhe pėr shtatė "lulet e lotusit " nė tė cilat ndodhet selia e aftėsive parapsikologjike dhe tė cilat me anė tė ushtrimeve jogi mund tė zhvillohen nė mėnyrė tė shpejtuar, psh. Nė tejpamėsi .

Pas mendimit tė Steinerit dhe tė antropozofėve tė tjerė zgjerohet kozmosi i zakontė fizik nė njė kozmos mė tė lartė mbindijimor dhe shpirtėror.

Kozmosit tė lartė tė vetėdijes.Madje edhe kjo: prapa bakterieve tė dukshme empirike, tė cilat pėrhapin, pėr shembull, murtajėn dhe kolerėn, qėndrojnė realitete mbindijimore "shpirtėrore..., tė cilat nga botėrat mbindijimore i sjellin nė kėtė botė ndijimore forcat qė sjellin me vete epideminė, sėmundjet... dhe vdekjen"!

Kėto janė "frymėt" qė rrinė nėn "sundimin e Arhimanit".

Shkencat shpirtėrore duhet tė studiojnė botėn mbindijimore ashtu sikundėr shkencat e natyrės studiojnė botėn ndijimore. Kėtu ėshtė e nevojshme qė shkencat shpirtėrore ta nisin punėn atje ku shkencat e natyrės mbrojnė kėrkimet e tyre. Ėshtė e nevojshme qė tė shtrohet gjithnjė rishtas ēėshtja e asaj tė Amshueshmes nė tė "gjitha gjėrat ".

Vetėm nė kėtė mėnyrė "rriten organet e shpirtit dhe depėrtojnė nė botėn mbindijimore".

Nė librin si arrihet njohja e botėrave tė larta? ( Wie erlangt man Erkenntnisse der hoheren Welten) Steineri shpjegon rrugėn drejt niveleve mė tė larta tė vetėdijes, ku pėrjetohen njohjet mbindijemore nė tė cilat hapėsira dhe koha nuk luajnė dot asnjė rol.

Ėshtė ky pėrjetimi i asaj "pahapėsirė", "a-kashe ose "hapėsirės mistike ", qė e pėrmend Steineri nė Kronikėn e Akashit, kur flet pėr gjendjen nė Saturn , Diell dhe Hėnė.

Teologu dhe parapsikologu Gebhard Frei mendon se pėr shumė gjėra ėshtė e kėshillueshme tė dėgjohen postulatet dhe vėrejtjet e Steinerit; pa pėrkrahur " teorinė e kalluar antimistike "

Steineri ua tėrheq vėmendjen e njerėzve qė tė ruhen nga gjendjet qė "pėrjashtojnė vetėdijen, nė vend qė ta mbajnė vigjilente" e gjithashtu shtron kėrkesėn qė tė shmangen "prekjet argėtuese me tė vdekurit ose me tė tjera qenie tė asaj bote" si dhe "shkollimi kult diletant ".

Vėrejtjes sė tillė tė teologut mund t,i shtojmė kėtu edhe vėrejtjen e shkencėtarėve Andreas dhe Kilian: "Ka tė ngjarė qė pas dy dhjetėvjetėshave e gjysmė pasues do tė jemi dėshmitarė tė luftės ndėrmjet shkencės sė "vjetėr ...e cila mbron godinė ideore dogmatike dhe shkencės sė "re" qė ėshtė e hapur ndaj materies sublime. Ē,do tė bėhet nė fund tė shekullit tonė, nuk e dimė ende. Por nėse mjekėt, psikologėt, biologėt dhe neurologėt tanė pohojnė ekzistencėn e materies sublime, atėherė ka shumė tė ngjarė nuk mund tė mungojnė shumė kohė as pasojat shoqėrore , politike dhe ekonomike ".

Andreas dhe Kilian theksojnė edhe kėtė :"Kur e njohėm kohėn mė parė njė mjek me indikacione tė projeksionit jashtėtrupor ... ai pėrfundoi : "Kėtė duhet ....studiuar seriozisht. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė , do tė na duhej qė tė ndryshojmė plotėsisht mendimin tonė".

Mr. Hamdi Thaēi

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Spiritizmi - Pikepamjeve evangjeliste

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:09

Spiritizmi
Pikepamjeve evangjeliste



Pothuaj nė ēdo qytet tė madh a tė vogėl mund tė gjenden sot rrethe spiritistėsh.

Njė profesor i universitetit tė Zyrihut mė tregonte se,vetėm nė njė qytet tė Zvicerės, ka rreth 400 rrethe spiritiste, kurse nė njė tjetėr, 200.

Llogaritet gjithashtu se ka rreth 70 milion njerėz nė botė qė merren me spiritizėm.

Esenca e spiritizmit mė ėshtė bėrė e qartė gjatė sesioneve kėshilluese qė kam pasur me individė tė prekur prej spiritizmit dhe kėshtu kam arritur tė shoh nė brendėsi historinė e kėsaj lėvizje anti-kristiane. Njė person qė ka kaluar me mijėra raste nė duar, ėshtė nė gjendje tė formojė njė opinion tė qartė lidhur me kėtė temė.

Siē e kam pėrmendur, libri im "Seelsorge und Okkultismus" merret hollėsisht me anėn shkencore tė kėtyre temave dhe ua rekomandoj ta lexojnė atyre qė duan tė mėsojnė mė tepėr. Lidhur me pėrdorimin e fjalės "rast", disa mė kanė kritikuar me tė drejtė, po pėrdorimi i kėsaj fjale ėshtė thjesht i imponuar nga gjuha.

Edhe pse pėrdor kėtė fjalė, asnjė nga personat qė kam kėshilluar nė punėn time pastorale, nuk pėrbėn pėr mua njė rast, ose njė shembull. Ata janė njerėz pėr tė cilėt Jezu Krishti vdiq.

Fjala "spiritizėm" vjen nga latinishtja "spiritus" qė do tė thotė "frymė". Spiritizmi pėrbėn njė pėrpjekje pėr tė komunikuar me tė vdekurit nė botėn e frymėve. Edhe spiritizmin e gjejmė qė nė kohė shumė tė lashta, mijėra vjet mė parė.

Nė Dhjatėn e Vjetėr, 1 Samuel 28, dhe Dhefteronomi 18, kemi raste tė spiritizmit, po ashtu edhe nė historinė e kishės sė Krishtit. Duket se spiritizmi ėshtė i lidhur ngushtė me fe tė ndryshme. Fetė e ndryshme jo-kristiane janė nė masėn mė tė madhe tė influencuara e drejtuara nga spiritizmi.

Po,nėse spiritizmi do ta shfaqte veten vetėm nė ferat dhe besimet qė nuk kanė tė bėjnė me besimin kristian, atėhere besimtari kristian nuk do tė kishte aspak pse tė merrej me kėtė problem.

Po nė tė ashtuquajturat vende kristiane ekziston njė shumėllojshmėri e madhe e formave tė spiritizmit dhe formave tė ndryshme tė shqetėsimeve psiqike qė lidhen me to, gjė qė lind nevojėn e sqarimit e konsultimit nė punėn evangjelizuese.

Gjatė  35 vjet pune si evangjelist,jam ndeshur me afro 16 lloje tė ndryshme praktikash spiritiste, tė cilat klasifikohen nė pesė grupe. Me ndihmėn e shembujve, do tė shohim kėto forma tė ndryshme tė spiritizmit dhe nė mbyllje do tė shohim atė qė thotė Bibla dhe mjekėsia lidhur me problemin, si dhe  me ndihmėn qė mund t'u ofrohet njerėzve qė janė ngatėrruar nė tė.

Ky kapitull ėshtė mė tepėr njė paraqitje e shkurtėr e fakteve. Po shpresoj, megjithatė, qė do ta ndihmojė lexuesin tė hyjė mė thellė nė ēėshtjen dhe qėllimi nuk ėshtė aqė, qė tė arrijmė njė shpjegim tė saktė teorik, sesa tė kuptojmė konfliktin spiritual me tė cilin konfrontohemi nė punėn pastorale.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:54, edituar 3 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:13

Fenomenet psiqike
Pikepamjeve evangjeliste


Nė punėn e tij ndihmėse e kėshilluese, evangjelisti ose punėtori kristian ndeshet me njerėz qė fillojnė papritur tė tregojnė pėr eksperiencat e tyre spirituale, si ėndėrra, aparicione ose vizione. Kjo, pėr kėshilluesin, duhet tė jetė njė sinjal alarmi dhe ai duhet tė tregohet shumė i tėrhequr e i kujdesshėm nė kėto raste.

Pa dyshim, Fryma e Shenjtė vepron edhe sot duke bėrė mrekullira, po personi qė ka jetuar me tė vėrtetė veprimin e Frymės, karakterizohet nga njė modesti e sinqertė. Ata qė e pėrdorin njė eksperiencė tė tillė pėr tė bėrė sensacion, nxjerrin nė pah njė lloj shtirjeje ose aritificialiteti, ta themi ndryshe, qė pėr fat tė keq karakterizon pjesėn mė tė madhe tė tė ashtuquajturave eksperienca spirituale nė kohėn e sotme.

Mund tė themi se, nė dhjetė raste nė tė cilat personat pretendojnė qė kanė pėrjetuar Perėndinė nėpėrmjet njė mrekullie, nėntė janė tė shtirura.Jetojmė nė njė botė qė i ka kthyer krahėt Perėndisė. Bashkė me mėkatin, elementėt demoniakė e satanikė gėzojnė liri tė plotė.Njeriu krijon gjithnjė e mė tepėr bindjen se  jetojmė kohėn e shfaqjes sė Profetit tė remė pėr tė cilin na flet Apokalipsi.

Po vėrtetohen pėrpara syve tanė fjalėt e apostullit Pavėl nė Letrėn e dytė Korinthasve(11:14-15) "edhe vetė Satanai e ndryshon formėn si ėngjėll i dritės, s'ėshtė pra punė e madhe nėse edhe shėrbyesit e tij ndryshojnė formėn nė shėrbyes tė drejtėsisė". Nė fushėn e spiritizmit, e shikojmė fare qartė vėrtetėsinė e kėsaj thėnieje.

Shemb.127 Njė student teologjie erdhi pėr kėshillim dhe mė pyeti nėse kishte ndonjė shpjegim pėr diēka qė i kishte ndodhur. Ai me tregoi se, shumė herė,natėn, kishte parė vizionin e Krishtit, po kjo e kishte bėrė mė tepėr tė trėmbej,se tė gėzohej. I thashė se ėshtė e mundur qė Krishti t'u shfaqet njerėzve, po zakonisht, njė vizion i kėsaj natyre, vjen nga diēka tjetėr.

Shpesh  ėshtė projektimi i njė imagjinate tė ndezur fetare. Psikologjia njeh rastin kur njė person shikon idetė e tija si figura konkrete. Vizioni mund tė jetė njė formė halucinacioni. Shikojmė nė Bibėl se njė vizion i vėrtetė i Krishtit, krijon tek ai qė ėshtė bekuar tė pėrjetojė diēka tė tillė, njė ndjenjė tė thellė tė mėkatit qė mban me vete. Kjo ndjenjė e tė mos qėnit i denjė, nuk duhet tė ngatėrrohet me ndjenjėn e frikės.

Studenti e kuptoi menjėherė ndryshimin dhe tha se kishte pasur njė ndjenjė frike gjatė kėsaj eksperience, po jo ndjesi tė barrės sė mėkatit tė tij. E pyeta pastaj nėse ai vetė, ose tė afėrmit e tij, ishin marrė ndonjėherė me praktika okulte. Ai tha se nėna dhe gjyshja ishin marrė intensivisht me spiritizėm dhe praktikonin lėvizjen e pasqyrės. Kjo nxori nė dritė natyrėn e kėtij tė ashtuquajturi vizion tė Krishtit. Ishte njė fenomen mediumistik dhe jo spiritual.

Shemb.128 Njė burrė merrej me spiritizėm. Pėr shumė vite praktikonte ngritjen e tavolinės dhe pretendonte se kjo ishte njė mėnyrė pėr tė folur me tė vdekurit. Ai ishte zhytur kaq intensivisht nė kėto praktika okulte, saqė filloi tė ketė shqetėsime psiqike.

Pasojat e interesave tė tija spiritiste filluan tė duken edhe nė fėmijėt dhe nipėrit e tij. Djali i tij i madh bėri vetėvrasje, djali tjetėr kishte mani persekutimi, vajza e madhe pėrfundoi nė ēmendinė, kurse njė vajzė tjetėr kishte parkinson. Po tė njėjtat histori pėsuan edhe nipėrit. Njėri ishte skizofren, njė tjetėr hipersensibėl,njė tjetėr bėnte njė jetė tė shthurur dhe kishte njė fėmijė tė paligjshėm. Stėrnipi i parė i kėtij personi ėshtė psikopat e kriminel.

Nga pikėpamja shkencore,mund tė thuhet se kėto pasoja familjare e kanė shkakun diku tjetėr, po jo te spiritizmi. Njė psikiatėr do tė interesohej tė shikonte, nėse spiritizmi ishte pasoja apo shkaku i kėtyre shqetėsimeve psiqike nė familje. Ekzistonte njė predispozicion latent nė familje tė cilit praktikat spiritiste i vunė shkėndinė? Parapsikologu do t'i shpjegonte fenomenet e ngritjes sė tavolinės si automatizma psiqike, domethėnė njė aktivizim tė forcave subkoshiente. Po besimtari kristian merret kryesisht me frekuencėn e  shfaqes sė shqetėsimeve psiqike nė lidhje me praktikat okulte.

Shemb.129 Njė grua e re erdhi tė konsultohet. Ajo u ankua se kishte shqetėsime tė ndryshme nervore, ishte e lodhur nga jeta dhe  kishte depresione. Kishte pastaj periudha acarimi dhe nė mardhėniet martesore ishte shumė e ngurtė, gjė qė po e shkatėrronte martesėn. Kishte ndodhur qė i shoqi tė shikonte figura tė ēuditshme nėpėr shtėpi.

Nė fillim ai nuk i kishte treguar tė shoqes qė tė mos e shqetėsonte, po pas ca kohe kishte parė edhe ajo figura tė tilla nėpėr shtėpi. E pyeta gruan rreth sėmundjeve qė kishte kaluar dhe nė pėrgjithėsi  pėr shėndetin e prindėrve dhe gjyshėrve, po ajo ishte e vetmja qė kishte tė tilla shqetėsime. Kur e pyeta nė kishte pasur lidhje me gjėra okulte, mė tregoi kėtė histori:Kur kish qėnė vajzė e re, kishte qėnė anėtare e njė grupi tė rejash protestante. E shoqja e pastorit tė kishės qė drejtonte grupin, ngrinte tavolinėn, dhe kėtė e bėnte me tė gjitha vajzat e grupit.

Seancat fillonin gjithmonė me fjalėt, "Frymė, je aty?". Njė e goditur donte tė thoshte "po", kurse dy tė goditura "jo". Kur fryma kishte dėshirė tė pėrgjigjej, tė gjitha vajzat me radhė i bėnin pyetje. Gruaja e pastorit e kishte bėrė kėtė gjė pėr vite me radhė, derisa qe paralizuar nga damllaja. Gruaja mė tha se nga ajo kohė, asnjė nga vajzat e grupit nuk kishte guxuar tė vente e ta shikonte tė paralizuarėn, se nga paraliza, fytyra i kisthe marrė njė pamje tė tmerrshme.

Mjekėsia do ta klasifikonte kėtė rast bashkė me shembullin 128.Po dua tė shtoj se, nga ekperienca ime, mund tė them se, ndėr praktikantėt e okultizmit, gjejmė shumė raste vetėvrasjeje, aksidente fatale apo paraliza.

Shemb.130 Njė administrator mė tregonte se e vjehrra kishte  dhuntinė e parashikimit. Ajo mund tė parashikonte tė ardhmen duke pėrdorur njė pasqyrė. Gjatė luftės ajo kishte bėrė kėtė parashikim: "Huberti do tė vdesė nė Latvi, dhe vdekja do t'i vijė nga ajri". Huberti ishte njė i afėrm i tyre dhe vėrtet, pas gjashtė muajsh, Huberti u vra nė njė sulm ajror.Kjo grua, pėrpara ēdo vendimi qė merrte, pyeste pasqyrėn.

Pėr njė shkencėtar, ėshtė e vėshtirė tė shpjegojė parashikimin. Nė librin "Seelsorge und Okkultism" kam radhitur  thridhjetė nga teorite mė tė dėgjuara mbi klervuajancėn. Kanė dalė edhe teori tė tjera nė literaturėn e parapsikologjisė moderne. Disa flasin pėr njė shpirt tė pėrbotshėm astral dhe kjo ėshtė ideja e njė bote tė brendshme qė pėrmban ekuivalentėt e gjithēkaje ndodh nė botėn e dukshme. Ky shpirt botėror  ėshtė jashtė konceptit tonė tė kohės dhe hapėsirės.

E kaluara dhe e ardhmja, e afėrmja dhee largėta, janė tė gjitha nė njė plan.Gjithēka ėshtė sinkrone dhe simultane. Nė rast se njė person ėshtė nė gjendje tė hyjė nė lidhje me kėtė shpirt botėror, mund t'i shikojė tė gjitha si tė projektuara. Pjesėmarrja mistike dhe bashkimi me kėtė  shpirt botėror i jep mundėsi kėtij personi tė hyjė nė sferėn e njė inteligjence mė tė lartė e cila nuk kufizohet nga koha dhe hapėsira.

Sado atraktive qė tė duket kjo teori, deri mė sot nuk ka provė qė tė mbėshtesė idenė e njė shpirti botėror, neutral nga pikėpamja etike. Edhe pse konceptet "hypostasis" dhe "logos" (proverbat e mėnēurisė 8:22, Ungjilli i Johanit ) japin idenė e transformimit tė konceptit nė person, kapėrcimi nė idenė e ekzistencės sė njė shpirti botėror, nuk mund tė provohet. Nė Dhjatėn e re, ēėshtja paraqitet mė e thjeshtė. Dallojmė midis profecisė sė Frymės (Veprat e Apostujve 21:10) dhe profecisė demoniake (po aty,16:16)

Shemb.132 Gruaja e njė fermeri kishte dhimbje nė parakrahun e djathtė. Nė fillim dhimbja u trajtua si reumatizėm, po pastaj gruaja zbuloi se dhimbja pushonte po tė shkruante letėr. Si bėri kėtė zbulim, sa herė qė dhimbja ishte shumė e fortė, ajo merrte njė laps dhe fillonte tė shkruante. Po pas kėsaj, iu bė mani e shkruara. Filloi tė shkruajė gjėra qė normalisht s'kishte pėr t'i shkruar kurrė.

Pėrveē kėsaj, ato qė shkruante kishin pėrmbajtje fetare. Gruaja ia tregoi materialet e shkruara pastorit tė saj qė t'i gjykonte pėr pėrmbajtjen. Ai u ēudit me nivelin e tyre intelektual,se gruaja s'kishte pothuaj fare arsim. Tani e shkruara ishte pėr tė njė veprim automatik. Njė ditė, nė shkrimet e saj doli emri Feliks. Ky ishte gjoja emri i njė fryme  qė pretendonte se gruan e kishte zgjedhur Zoti pėr t'i dhėnė njerėzimit njė zbulim tė veēantė. Ai e paraqiste veten me fjalėt "Nė emrin e Zotit Jezu, i bekuari dhe i lėvduari Zoti dhe shpėtimtari ynė" dhe mė tej thoshte se gruaja do tė bėhej njė profete qė do tė bekonte njerėzimin me shkrimet e saj. Kjo grua e thjeshtė ishte bėrė njė medium spiritist.

Parapsikologu shikon nė kėtė rast njė automatizėm psiqik, nė tė cilin shprehen mendimet subkoshiente. Nuk mund tė themi se gruaja ishte nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me tė vdekurit, ose ndryshe, se kemi tė bėjmė me njė rast tė drejtpėrdrejtė tė pushtimit nga demoni, po nėse gruaja pas kėsaj e mban veten si profete qė do t'i sjellė lumturinė njerėzimit me zbulimin e saj, ajo ka rėnė viktimė e egos sė vet dhe mund tė them se kemi tė bėjmė mė njė rast indirekt tė pushtimit nga demoni.

Shemb.132 Njė diakon protestan mori pjesė nė njė seancė spiritiste qė tė vėrtetonte, nėse ato qė thoshte mediumi, ishin tė vėrteta. Mediumi ra nė trans qė ėshtė njė lloj gjumi hipnotik. Pastaj u tha se apostulli Pavėl tani do t'u fliste atyre qė ishin tė pranishėm. Diakoni e ndoqi me shumė vėmendje fjalėn qė presupozohej tė ishte e apostullit.Po u diziluzionua shumė me pėrmbajtjen.

Predikimi nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me letrat e apostullit. Dukej tė ishte mė tepėr njė produkt i imagjinatės sė mediumit, sesa e dalė nga goja e Pavlit dhe pėrbėhej nga disa aforizma morale me ca zbukurime kristiane. Diakoni ishte i bindur se ishte thjesht njė mashtrim.

Filozofi Wundt ka thėnė:"Njerėzit e mėdhenj duhet tė jenė budallepsur duke hyrė nė pėrjetėsi, se kur i citojnė mediumėt, ato qė thonė,janė tė mėrzitshme e boshe". Me kėtė, Wundti donte tė thoshte se, mediumėt thonė gjėra nga koka e tyre, kur gjoja pretendojnė se flasin me personalitete tė mėdha tė sė kaluarės. Kushdo qė njeh Biblėn, vėren menjėherė se, apostulli Pavėl nuk citohet asnjėherė nga ndonjė medium.

Shemb.133 Njėherė, nė njė seancė spiritiste,njė mediumi iu kėrkua tė materializonte poetin Uhland. Vėrtet, gjatė mbrėmjes, u shfaq njė fantazmė. Tė pranishmit i kėrkuan t'u thoshte njė poemė, qė tė vėrtetonin a ishte Uhlandi. Nė vend tė recitonte poemėn, fantazma vajti tek njė kuti e postės qė ishte aty afėr. Pa e hapur kutinė, fantazma  futi dorėn brenda nė tė nėpėrmjet tė ēarės, dhe nxori qė atje njė letėr. Pastaj shkroi mbi tė disa vargje tė njė poezie qė janė akoma sot.

Vargjet ia dhanė ekspertėve qė tė shikonin, nėse ato i takojnė veprave tė Uhlandit. Ata kėrkuan e kėrkuan, po mė kot. Megjithatė, u bė njė zbulim sensacional. Njė grafologjist konfirmoi se shkrimi ishte ai i Uhlandit. Mė vonė, nė Berlin, u bė edhe njė gjyq se kujt i takonte copa e letrės. Mė sė fundi, gjyqi vendosi t'ia japė mediumit, i cili e ka edhe sot, mė thanė.

Nga pikėpamja shkencore, nuk ėshtė e nevojshme tė besohet se Uhlandi u shfaq vėrtet nė atė mbrėmje. Psikologjia e niveleve tė thella sugjeron njė zgjidhje tė tillė: Mediumi emeton energji dhe prodhimi i energjisė formon materie. Fizika nukleare na thotė se  materia, nuk ėshtė gjė tjetėr,veēse energji e koncentruar. Formula e Ainshtainit E=mc2, jep lidhjen midis materies dhe energjisė.

Mund tė japim njė krahasim edhe nga njė tjetėr degė e fizikės. Vėrtetohet se, nė katodėn e njė tubi rezesh -X, formohen thėrmija dhe anti-thėrmija, kur kalon nė tė rrymė me tension tė lartė. Nė kėtė mėnyrė, energjia, nė formėn e valėve manjetike, transformohet nė materie.

Hapi i dytė nė procesin mediumistik ka tė bėjė me kapjen e informacionit nė mėnyrė jo koshiente nga njė burim dhe materia e re e formuar merr formė fizike sipas informacionit. Faza pėrfundimtare ėshtė vėnia e fantazmės nėn kontrollin e mediumit. Nga kjo perspektivė, nuk ėshtė e nevojshme tė besojmė se i vdekuri ka qėnė i pranishėm.

Njė shpjegim animistik i mbėshtetur mbi fuqitė e subkoshientit, mjafton pėr tė shpjeguar fenomenin e  materializimit. Megjithatė, nuk mund tė themi se, shpjegimi racional i dhėnė i  korespondon fakteve tė kėtij rasti. Problemi nuk ėshtė kaq i thjeshtė. Nė kėtė libėr, nuk kemi kohė tė merremi mė tej me anėn shkencore tė ēėshtjes.

Nga pikėpamja pastorale,  mjafton tė thuhet se kam ndeshur shpesh herė shpėrbėrjen e personalitetit, si tė mediumit, po ashtu edhe tė pjesėmarrėsve nė seanca tė tilla tė materializimit tė tė vdekurve.

Pėrveē kėsaj, sa herė qė njė person merr pjesė nė seanca tė tilla, vihet re njė lloj imuniteti ndaj Frymės sė Shenjtė  dhe gjėrave qė kanė tė bėjnė me Perėndinė. Kontakti me botėn e spiritizmit e bėn personalitetin e njeriut tė pandjeshėm ndaj fuqisė qė rrjedh prej Fjalės sė Zotit.

Shemb.134 Njė burrė thoshte se kishte aftėsi tė gjente persona tė humbur. Njė grua vajti tek ai dhe i ēoi fotografitė e dy djemve tė saj qė thuhej se ishin zhdukur nė frontin Rus gjatė luftės. Ajo i dha sė pari njė fotografi, dhe si u pėrqėndrua ca kohė mbi tė, ai ra nė trans. Pastaj i tha gruas se nuk mund tė hynte nė lidhje me djalin dhe se, me sa dukej, ai ishte i vdekur.

Pastaj gruaja i dha  fotografinė e dytė, mė tepėr pėr ta provokuar,se pėr djalin e dytė dihej  pothuaj me siguri se ishte vrarė nė front. Po kėsaj here klervuajanti tha: "Po, e shoh, birin tuaj, Ai ėshtė nė njė ndėrtesė guri nė juglindje tė Moskės. Shikoj se do tė kthehet mė 1954." Gruaja nuk  u besonte dot kėtyre fjalėve, se i biri ishte vrarė sipas tė dhėnave mė 1943 dhe qė atėhere, ajo s'dinte mė asgjė pėr tė.

Po mė 1954 i biri u kthye nė shtėpi.U mor vesh se kishte qėnė i internuar nė njė ndėrtesė guri tė bardhė, jo nė barrakat e zakonshme prej druri pėr robėrit e luftės.

Nė kėtė histori,parapsikologjia shikon dy fenomene paralele. Klervuajanti kishte aftėsinė e psikometrisė, qė do tė thotė, aftėsinė pėr tė gjetur gjėra mbi personin duke pėrdorur njė objekt tė tij, dhe sė dyti, aftėsinė pėr ta dėrguar shpirtin nė distancė, ose tė eskursionit tė shpirtit.

Aftėsia e dytė gjendet  midis Lapėve nė Skandinavi dhe midis banorėve tė Tibetit. Nė Gjermani kėtė e bėjnė tė ashtuquajturit Rozenkrojcer. Spiritistėt  thonė se, ka njerėz qė emetojnė njė trup astral (qiellor) prej trupit tė tyre material dhe e urdhėrojnė tė bėjė ēfar t'i kėrkojnė.

Kėtu i japim fund praqitjes sė fenomeneve kryesore psiqike tė spiritizmit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:38, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:24

Fenomenet fizike
Pikepamjeve evangjeliste

Si u morėm me  format mė subjektive  tė spiritizmit, do t'u kthehemi tani fenomeneve objektive fizike qė lidhen me spiritizmin. Kėtu pėrfshihet telekineza, levitacioni dhe aportimi, gjatė tė cilave prezupozohet se kapėrcehen ligjet e natyrės nė njė mėnyrė tė pashpjegueshme.

Telekinezė do tė thotė  tė lėvizėsh objektin duke qėndruar nė njė far distance prej tij, pa ndonjė ndihmė fizike. Fjala vetė vjen nga greqishtja "telos" dhe "kineo". Fjala levitacion vjen nga latinishtja dhe do tė thotė "ngre" dhe nė kėtė rast pėrdoret me kuptimin "ngre", ose "tund nė ajėr".

Aportim, vjen nga latinishta "aportare" dhe pėrdoret pėr tė treguar objekte qė shfaqen e zhduken nė njė dhomė gjatė njė seance spiritizmi. Mund tė pėrfshijmė kėtu edhe rastet kur pėrshkohet materia, po kėto do ta shohim konkretisht nė shembujt e mė poshtėm.

Shemb.135 Nė njė fshat tė izoluar malor, ndodhej njė shtėpi, nė tė cilėn ndodhnin gjėra tė ēuditshme. Objekte tė ndryshme hidheshin nė ajėr dhe mobiljet lėviznin nėpėr dhoma vetvetiu. Prifti i zonės, policia, kryetari i bashkisė dhe zyrtarė tė tjerė e kontrolluan shtėpinė nė tė gjitha anėt,po nuk u gjet ndonjė shpjegim.

U vu re vetėm se fenomenet telekinetike ndodhnin vetėm kur ishte i pranishėm njė djalė 14 vjeēar. Nė njė rast, njė mėsues pa se si njė garderobė e rėndė prej dru lisi, u zhvendos pothuaj dy metra nė dhomė, kur djali rrinte pranė saj.

Shemb.136 Njė rast i ngjashėm me kėtė, ndodhi edhe nė njė shtėpi bujqish nė njė luginė alpine. Nė fillim, nė shtėpi dėgjoheshin disa si tė trokitura dhe gėrvishtje, pastaj fluturonin objektet nėpėr shtėpi pa ndonjė shkak tė dukshėm. U pa madje, se ndodhte qė objektet tė fluturonin  duke pėrshkuar njė kuadrat, dhe kjo ėshtė e pamundur nga pikėpamja fizike.

Fenomenet filluan tė bėhen gjithnjė e mė tė komplikuara dhe sendet filluan tė duken e tė zhduken nė dhoma e hapėsira tė mbyllura. Kėto fenomene ngjallėn interesin dhe kuriozitetin e shumė personave dhe u formua njė komision me qėllim qė tė gjente shkakun e fenomeneve. Komisioni pėrbėhej nga njė profesor, njė inxhinjer elektrik, njė filolog, i cili kishte njohuri mbi fenomenet parapsikologjike.

E para gjė qė konstatuan ishte se djali i shtėpisė ishte njė medium i fuqishėm. Nė prani tė tre burrave tė komisionit, ai bėri disa ēudira, ndėr tė cilat, mė impresionuesja, ishte qė ngrinte krevatin e vet dhe e bėnte tė lėvizte. Kėtė e bėri disa herė dhe madje njė herė arriti ta ngrinte, edhe kur tė tre burrat u pėrpoqėn ta mbanin mbi dysheme.

Shemb.137 Njė gruaje i kishin vjedhur disa objekte argjendi dhe  ajo dyshonte pėr njė djalė qė i kishte bėrė disa riparime nė shtėpi, i cili nuk kishte emėr tė mirė. Gruaja vajti tek njė spiritist dhe i kėrkoi ndihmė. Ky person ishte klervuajant dhe medium dhe kishte edhe aftėsi tė materializonte dhe ēmaterializonte.

Ky spiritist vajti me gruan nė pjesėn e pasme tė oborrit tė shtėpisė sė saj dhe atje ra nė trans. Pa pritur, ata i shqetėsoi njė zhurmė e ēuditshme qė vinte nga ēatia e shtėpisė dhe  objektet e vjedhura ranė nga ēatia mbi njė grumbull me pleh qė ishte aty. Gruaja nuk dinte si ta shpjegonte kėtė ndodhi.

Dikush mund tė gjejė njė shpjegim pėr kėtė ngjarje si,fjala vjen, qė atė ēast, dikush i hodhi objektet nga ndonjė e ēarė e ēatisė. Mund tė kishte qėnė pėr shembull shėrbyesja, po ndėrkaq ajo ishte pushuar nga puna prej disa ditėsh, sepse ishte marrė vesh qė kishte njė lidhje tė paligjshme me punonjėsin tjetėr tė shėrbimit. Po mund tė kish qėnė ky punonjės i shėrbimit qė i kish vjedhur dhe pastaj i kish hedhur objektet e vjedhura nga frika. Rasti qė pason ėshtė akoma mė i vėshtirė pėr t'u shpjeguar.

Shemb.138 Nė kėtė rast pata mundėsi ta shikoj vetė ēėshtjen. Shtėpia pėr tė cilėn bėhet fjalė, u kontrollua nga disa profesorė universiteti, nga policia, nga priftėrinj katolike e protestantė, nga zyrtarė shtetėrorė dhe njerėz tė tjerė tė tėrhequr nga kurioziteti. Gjatė njė periudhe prej gjashtė javėsh, u pa se fluturuan nėpėr shtėpi 135 objekte, nė njė mėnyrė krejt tė pashpjegueshme. U pa me kujdes secili rast. U vu re gjithashtu edhe shfaqja dhe zhdukja e disa objekteve.

Njė herė, kur prifti katolik bashkė me dy tė tjerė ishin nė guzhinė, njė top xhami erdhi nė kuzhinė fluturimthi, megjithėse  dyert dhe dritaret ishin mbyllur. Topi ra nė kėmbėt e priftit, i cili e ngriti. Ishte i nxehtė, po aspak i dėmtuar. Mbi top ishte njė pikturė e Maria Ainsidelit, njė vend i shenjtė pėr katolikėt nė Zvicėr. I zoti i shtėpisė tha se topi kishte qėnė nė dhomėn e ndėnjjes dhe vajtėn tė tre tė shihnin. Topi ishte zhdukur nga dhoma e ndėnjjes.

Kur u mora me rastin, vura re dy gjėra qė tė bien nė sy gjithmonė nė raste tė tilla. Shfaqja e objekteve ishte gjithnjė e lidhur me praninė e njė djali me aftėsi medium. Pėrveē kėsaj, nė atė shtėpi ishte praktikuar magjia nė tė kaluarėn. Kur e pyeta tė zotin e shtėpisė nėse paraardhėsit e tij kishin bėrė magji, ose spiritizėm nė shtėpi, mė tha se, i ati kish shėruar kafshėt me magji.

Nga eksperienca ime, mund tė them se, raste tė aportizmit ndodhin aty ku ka  njė medium, ose ku ėshtė praktikuar mė parė okultizmi. Nė tė gjitha rastet qė kam parė, nuk ka pasur asnjė pėrjashtim nga ky konstatim.

Shėmbulli i fundit na ēon nė sferėn e fenomeneve spiritiste magjike me tė cilat do tė merremi tani.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:39, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:26

Fenomenet spiritiste magjike
Pikepamjeve evangjeliste

Pamė nė shėmbujt e mėsipėrm se, spiritizmi lidhet shpesh me ngjarje shumė tė ēuditshme. Mund tė merret me mėnd se, ku mund tė ēonte njė aftėsi e tillė, kur ajo tė ishte nė duart e njė personi me aftėsi kriminale. Dhe pikėrisht pėr kėtė do tė flasim. Kam qėnė dėshmitar i disa rasteve tė tmerrshme tė kėsaj natyre.

Mė i tmershmi ishte rasti qė ndesha nė njė rreth spiritistėsh me rreth njėzet anėtarė. Rrethi merrej me  magji tė zezė dhe spiritizėm dhe provonin tė shkaktonin dėmtime fizike, ose sėmundje tek njerėz qė i kishin inat.

Njė nga anėtarėt e grupit, shumė i fuqishėm si medium, vuri nė shėnjestėr njė prift dhe tha se, do ta hiqte qafe duke bėrė qė ai tė sėmurej. Vėrtet, prifti pėsoi njė lodhje tė madhe nervore dhe pėr disa muaj nuk ishte nė gjendje tė punonte.

Shemb.139 Njė grua e re tregonte se, pėr vite me radhė, tmerrohej ēdo natė midis orės 12 deri 1 nga shfaqja e njė gruas fqinje. Sa herė ndodhte kjo, gruaja zgjohej me llahtarė, dhe nuk ishte ėndėrr, se figurėn e gruas, e shikonte gjithmonė nė ēastin kur zgjohej. Ishte figura e njė gruaje nė fshat qė thuhej se ishte njeri i lig dhe mundonte njerėzit duke pėrdorur magji tė zezė. Pas vdekjes sė gruas sė ligė, gruaja e re nuk kishte mė shqetėsime natėn.

Shemb.140 Njė bujk tė ri e rrihnin natėn nė shtėpi tė tij. Ndonjėherė e rrihnin kaq shumė, sa i dilte gjak. Gjithė fshati e kishte parė me tė nxira e tė mavijosura nė trup.

Shemb.141 Njė grua erdhi tė kėshillohet dhe mė tregoi se e shqetėsonte ēdo natė njė mace e zezė qė i futej nė dhomė. Ajo e kishte vrarė e gėrvishtur. E pyeta se mos kish vuajtur nga ekzema, ose probleme tė qarkullimit tė gjakut si arteriosklerozė,po ajo mė tha se jo.

Pėr macen me tregoi se, njė herė qė e kishte vrarė macja, plaga nuk i qe mbyllur pėr javė me radhė. Ajo tregoi madje se, njė herė, pėrveē tė vrarave dhe tė gėrvishturave, nė njė kėmbė tė saj  qe shfaqur numėri tre, si i bėrė tatuazh me gjilpėrė tė hollė.

Kur ke tė bėsh me njė rast tė tillė, duhet tė shohėsh nė radhė tė parė, cilat elemente tė historisė mund tė jenė tė sajuara. Ka disa sėmundje psiqike qė e shtyjnė njė person tė sėmurė tė mendojė nė njė drejtim tė caktuar. Ka pėr shembull skizofrenė, qė mendojnė se i persekuton dikush me magji, po kjo nė fakt ėshtė vetėm njė simptomė e sėmundjes psiqike.

Megjithatė, ka edhe shumė shembuj tė pastėr fenomenesh spiritiste magjike dhe nė dosjet e mia kam shumė material tė tillė burimor, mbi bazėn e tė cilit kam krijuar njė opinion tė mbėshtetur.

Nė shumicėn e rasteve, njė shpjegim psikiatrik mbi histerinė,shqetėsimet onerogjenike ose dermografinė me bazė psikogjenike nuk ėshtė i mjaftueshėm.Kėtė e tregon fakti se, njerėz qė vuajnė nga shqetėsime tė tilla, ēlirohen menjėherė kur ia dorėzojnė jetėn e tyre Krishtit dhe vendosen nėn mbrojtjen e tij.

E parė nga pikėpamja parapsikologjike, persekutimi magjik ėshtė njė problem i lidhur me fenomenet medium nė fushėn e materializimit. Ashtu si njė medium prodhon energji,e cila transformohet nė fantazmėn e njė personi, po ashtu ėshtė e mundur qė energjia tė tranformohet nė formėn e njė kafshe.

Kam tė regjistruara shumė raste tė materializimit tė qenve, maceve, bretkocave, gjarpėrinjve, madje edhe raste kur shfaqja ishte gjysėm njeri e gjysėm kafshė.Kėtė e tregon edhe fakti qė, nė rast se gjatė njė seance spiritizmi fantazma plagoset, ose vritet, mediumi plagoset, ose vritet nė po atė formė.

Po e njėjta gjė ndodh edhe me kafshėt fantazmė. Prandaj jemi tė justifikuar pėr tė arritur nė konkluzionin se, persekutimi magjik hyn nė njė sferė me materializimin. Shumė metoda tė mbrojtjes magjike mbėshteten mbi kėtė fakt. Llogaritet se, nė rast se viktima arrin ta dėmtojė fantazmėn qė e sulmon, e ka fituar pothuaj luftėn.

Shikojmė pra se shumė forma tė ofensivės spiritiste dhe  magjisė difensive mbėshteten mbi materializimin. Ja njė shembull:

Shemb. 142 Mė treguan kėtė histori nė njė zonė ku praktikohet magjia e zezė. Njė mace e zezė vinte rrotull rreth shtėpisė ku afrohej koha tė lindte njė fėmijė. Macja nuk largohej,derisa dikush e goditi me njė sėpatė e i plagosi kėmbėn. Tė nesėrmen panė se, edhe njė grua plakė nė atė lagje kishte plagosur kėmbėn.

Banorėt e njihnin kėtė grua dhe e dinin se ajo merrej me magji tė zezė, dhe vėrtet, pas ca ditėsh ajo u hakmorr. Si erdhi pėr vizitė tek nėna e fėmijės sė porsalindur, ajo murmuriti ca fjalė dhe e pėrkėdheli fėmijėn nė kokė. Pas kėsaj fėmija qante pėr ditė me radhė dhe nuk e qetėsonin dot. U vu re gjithashtu se,fėmija,kur filloi tė rritet, kishte memorie tė dobėt.

Kam nė dosjet e mia rreth 40 raste qė kanė tė bėjnė me mace dhe pothuaj tė gjitha kanė tė  bėjnė me tė njėjtin problem: dikush shkakton shfaqjen e njė kafshe nė njė shtėpi bujqish.

Po nė universitetet tona raste tė tilla nuk pėrfillen, sepse kapėrcejnė kufirin e shpjegimit racional. Njerėzit e thjeshtė dinė shumė mė tepėr mbi eksperiencat dhe praktikat magjike nga universitarėt, tė cilėt mbeten dishepuj tė teorisė se, magjia ėshtė, ose njė budallallėk, ose njė mashtrim.

Pėr besimtarin kristian ēėshtja ėshtė qė personi, qė ėshtė ngatėrruar nė magji, tė arrijė t'i jepet Krishtit. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė efektive e ndihmės. Armėt e luftės sonė, siē thotė apostulli Pavėl, janė tė frymės e jo tė mishit.

Arrijmė tani tek forma  e katėrt e spiritizmit me tė cilėn do tė merremi, e cila nė interpretimin dhe shpjegimin qė kėrkon ėshtė mjaft mė e koklavitur se format qė pamė deri tani.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:39, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:29

Fenomenet metafizike
Pikepamjeve evangjeliste

Nėn kėtė nėntitull do tė shikojmė disa raste, nė tė cilat, spiritizmi lidhet me shfaqjen e fantazmave dhe fenomeneve tė tjera tė kėsaj natyre. Problemi ka shumė anė dhe, ashtu siē ndodh me tė gjitha fenomenet okulte, disa nga faktet qė lidhen me tė, janė tė vėrteta, po disa tė tjera, tė sajuara.

Fjala vjen, halucinacionet, vizionet, tė cilat lidhen me idenė e tė ashtuquajturit second sight (tė parėt e dytė), pėrbėjnė raste jo tė pastra, kurse raste tė vėrteta fantazmash janė ato qė janė vėrejtur nė disa breza. Po e ilustroj kėtė me njė shembull.

Shemb.143 Djali i njė pastori, i sapo diplomuar, mė tregoi kėtė histori.I ati ishte transferuar dikur nė njė vend tė vogėl qė t'i shėrbente kishės sė atij vendi. Si u vendosėn atje, konstatuan se nė shtėpinė e re ku do tė jetonin, ndodhnin fenomene tė ēuditshme.

Njė natė, dėgjuan hapa qė ngjiteshin nga qilari nė dhomėn e ēatisė dhe qė zbrisnin pastaj poshtė. Dėgjuan edhe hapa nė korridor dhe, nė fillim, menduan se mos ishin hajdutė, madje njė herė, lajmėruan edhe policinė.

Pėrveē kėsaj, shpesh gjenin qė ishin ndezur dritat, ose soba me gaz. U bėnė hetime tė ndryshme,po nuk u konstatua ndonjė shkak pėr kėto fenomene. Mė vonė, kur dy djemtė e mėdhenj tė familjes studionin nė kolezh,ata menduan njė plan pėr t'u vėnė nė kontakt me fantazmėn.

Njė mbrėmje, gjithė familja ishte ulur rreth tryezės dhe tė githė kishin lidhur duart me njėri-tjetrin zinxhir.Plani i tyre ishte tė praktikonin ngritjen e tavolinės, nė mėnyrė qė tė hynin nė kontakt me fantazmėn, ose frymėn qė shkaktonte kėto shqetėsime nė shtėpi.

Ata filluan tė bėjnė disa pyetje si "Nuk gjen dot qetėsi?" Nė pėrgjigje tė kėsaj pyetjeje, u dėgjua njė e goditur e fuqishme mbi tavolinė. Kėshtu filloi njė lojė interesante me pyetje dhe pėrgjigje.

Fryma me tė cilėn u lidhėn, u tregoi se kishte qėnė prift katolik qė kishte jetuar 200 vjet mė parė nė atė shtėpi. Ai kishte vrarė administratoren e shtėpisė dhe e kishte groposur nė qilar.

Qė atėhere i duhej tė vinte e tė vizitonte vendin ku kishte bėrė krimin. Kur e pyetėn se, nė cilėn dhomė e kishte vrarė administratoren, tavolina filloi papritur tė lėvizė mbi dysheme.Pastaj goditi derėn e dhomės kaq fort, sa druri i derės u ēa. Pasi njėri nga djemtė e hapi derėn, tavolina vazhdoi tė lėvizė dhe vajti nė dhomėn ngjitur e atje pastaj, u fut nė njė qoshe.

Gjatė kėtij veprimi, goditi njė kokė krevati kaq fort, saqė atje mbeti shenjė. E pyetėn frymėn nėse mund tė bėnin ndonjė gjė pėr ta ndihmuar. Po, u tha, tė luteni pėr mua. Gruaja e pastorit, pas kėsaj, lutej vazhdimisht pėr frymėn e shqetėsuar dhe pėr vite me radhė shtėpia ishte e qetė. Djali i shtėpisė qė mė tregonte mua historinė dhe qė ėshtė mjek me profesion, mė tha se kishte hetuar dhe kishte zbuluar se, vėrtet, nė atė shtėpi kishte jetuar  njė prift katolik, nė atė periudhė pak a shumė qė u kishte thėnė fryma,dhe se, qė nga ajo kohė, nė atė shtėpi kishte pasur fenomene tė tilla.

Mė bėn pėrshtypje fakti qė, kur pastori vajti mė vonė nė njė detyrė tjetėr, nuk u tregoi asgjė qiraxhinjve tė rinj lidhur me fantazmėn. Kur familja e pastorit u largua, nė atė shtėpi filloi tė shfaqet prapė fantazma.

Fenomeni i fantazmave mund tė shpjegohet me mėnyra tė ndryshme. Martensen Larsen ėshtė i mendimit se, ēdo njeri, me frymėn e tij, lė gjurmė nė shtėpinė ku jeton. Kėto gjurmė mbeten edhe kur personi ėshtė larguar.

Profesori Gaterer beson se, njeriu, kur vdes, lė pas, jo vetėm trupin, po edhe njė lloj larve spirituale.

Profesori Bender flet pėr njė lloj rryme spirale qė lė pas personi qė vdes. Spiritualistėt besojnė se, njė person, kur vdes, lė pas njė kompleks spiritual (njė strukturė spirituale) qė ka njė ekzistencė tė pavarur nė botėn astrale dhe qė mund tė disintegrohet pas disa shekujsh.

Ky kompleks spiritual, ose strukturė spirituale, presupozohet tė jetė shkaku pėr shfaqjen e fantazmave.

Pėr disa besimtarė kristianė, vdekja ėshtė mė tepėr njė gjendje e caktuar, sesa njė vend, dhe disa mendojnė se, ka ēaste, si pėr shembull para vdekjes, kur ajo sferė qė i takon vdekjes, bėhet e kapshme pėr sytė tanė.

Teosofia kristiane thotė se, njeriu, kur vdes, mbetet brenda sferės sė kėsaj bote, derisa ēlirohet nga tė gjitha lidhjet qė e mbanin me kėtė botė.

Kjo ėshtė njė ide e ngjashme me mendimin se, kriminelėt, ndjejnė nevojėn tė vizitojnė vendin e krimit tė tyre, derisa tė arrijnė tė shkėputen prej tij duke u ngjitur nė njė nivel mė tė lartė ekzistence,ose duke zbritur mė poshtė. Megjithatė, asnjė prej kėtyre shpjegimeve nuk ėshtė i mjaftueshėm dhe  Bibla vetė nuk thotė ndonjė gjė tė qartė mbi fantazmat.

Pėr sqarim, po pėrmendim se, fantazmat nuk shfaqen vetėm nė lidhje me spiritizmin. I pėrmendėm nė shembullin 143, meqė nė kėtė rast, praktika spiritiste e ngritjes sė tavolinės u pėrdor  pėr tė hyrė nė lidhje me fantazmėn.

Shemb. 144 Njė prift u transferua bashkė me familjen nė njė shtėpi tė re. Edhe ai, edhe e shoqja, dėgjonin zhurma njerėzish nėpėr shtėpi. Natėn dėgjonin hapa dhe tė djelėn e pashkės, dėgjuan  kaq tė goditura, saqė dukej sikur gjithė mobiljet po ēaheshin. Kontrolluan nė tėrė shtėpinė, po nuk u gjet gjė. Zhurmat vazhduan, madje edhe njerėz qė ishin tek ata pėr vizitė, i dėgjuan zhurmat, ndonėse nuk dinin gjė pėr ēka ndodhte nė kėtė shtėpi.

Prifti dhe e shoqja u lutėn shumė pėr kėtė gjė dhe sė fundi, ai vendosi t'i urdhėrojė forcat e padukshme tė largohen nga shtėpia nė emrin e Jezu Krishtit. Njė mėngjes, pas kėsaj, ndėrsa ishte akoma errėsirė, dėgjuan zhurmė sikur goditeshin gjithė tullat e shtėpisė dhe pastaj njė zhurmė tjetėr sikur ngrihen fluturimthi shumė pėllumba. Prifti ishte i bindur se fantazmat ishin larguar dhe kėshtu ishte vėrtet se, pas kėsaj, shtėpia u qetėsua.

Mė vonė, kur u bėnė hetime pėr shkaqet qė mund tė kishin ēuar nė shfaqjen e fantazmave, u gjet se, shumė vjet mė parė, nė atė shtėpi, kishte jetuar njė spiritist dhe, disa vjet pėrpara se familja e priftit tė vendosej aty, dikush qė banonte atje, kishte vrarė veten.

Kur mė pyesin se, cilat janė raste tė vėrteta tė shfaqjes sė fantazmave, u pėrmend gjithmonė dy gjėra qė janė gjithmonė tė pranishme nė kėto raste.

Sė pari, shfaqja e fantazmave i ka rrėnjėt nė aktivitetin okult tė atyre qė kanė jetuar mė parė aty dhe, sė dyti, ndonėse fantazmat qė lidhen me njė vėnd tė caktuar janė mė tė qėndrueshme se fantazmat e personave tė ndryshėm, ato fillojnė menjėherė tė largohen kur banorėt e shtėpisė ia dorėzojnė veten e tyre Krishtit dhe e vėnė veten nėn mbrojtjen e tij.

Kjo tregon se, kėto ndodhi, nuk shpjegohen nė mėnyrė shkencore dhe se ėshtė e nevojshme njė pėrgjigje metafizike pėr tė kuptuar tė vėrtetėn.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:39, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:31

Fenomenet spiritiste fetare
Pikepamjeve evangjeliste

Kur pėrpiqesh tė tregosh rreziqet e spiritizmit duke theksuar rastet mė tė rėnda, shpesh do tė dėgjosh tė thonė: Po ne nuk meremi me raste tė tilla primitive spiritizmi si ky.

Ne interesohemi pėr spiritualitet dhe kjo ėshtė diēka e hollė e fisnike, spirituale". Mė ka thėnė njė herė dikush qė ishte marrė me spiritizėm pėr vite me radhė se, sipas tij, spiritizmi i kundėrvihet spiritualitetit dhe ėshtė njė krim.

Po cila ėshtė pėrgjigjja e kėsaj pyetje? Ka fituar spiritualiteti atje ku ka dėshtuar spiritizmi? Sot duket sikur spiritualiteti ka pushtuar sferat qė i takonin spiritizmit dhe ndėrsa spiritizmi ka tė bėjė me eksperimentime tė njė natyre animistike, spiritualizmi pėrpiqet tė pėrfshijė nė objektivin e vet botėn fetare dhe spirituale.

Pa dyshim, spiritualizmi mban njė nivel mė tė lartė intelektual dhe etik sesa spiritizmi. Nė Zyrih pėr shembull, ka njė Lozh spiritualist qė mblidhet ēdo tė djelė dhe gjatė kėsaj mbledhjeje kėndohen himne, bėhen lutje dhe mbahet edhe njė predikim.

Predikimin e mban gjoja njė frymė nga bota tjetėr, e cila flet me ndihmėn e njė mediumi. Ēdo javė ky predikim regjistrohet nga njė stenograf dhe mė pas botohet.

Kam lexuar disa nga kėto predikime, tė cilat pėrmbajnė njė pėrzierje mendimesh idealiste, morale e kristiane, po shumė mė poshtė nivelit tė Dhjatės sė Re.

Ato nuk japin thelbin e mesazhit kristian, domethėnė qė, pėrpara Perėndisė, njeriu ėshtė njė mėkatar i mjerė qė ka nevojė pėr faljen e ēlirimin qė jep Jezu Krishti. Njė tjetėr ēėshtje ėshtė se, spiritualistėt e interpretojnė Dhjatėn e Re nė njė mėnyrė tė tyren. Ata thonė, pėr shembull, se, shndėrrimi i Elias dhe Moisiut nė mal si dhe ringjallja dhe shfaqja e Krishtit pas kėsaj, janė fenomene tė materializimit qė i gjejmė nė njė seancė spiritiste.

Ata i shmangen edhe porosisė nė Dhefteronomin 18,si edhe fragmenteve tė tjera nė Bibėl qė ndalojnė komunikimin me tė vdekurit. Kur ia lexova kėtė pasazh njė anėtari tė njė kishe spiritualiste, ai mė tha i revoltuar se ata nuk thėrrasin tė vdekurit, po frymėt e gjalla nga bota e tė vdekurve. Si rezultat, spiritualizmi i bėn njerėzit edhe mė konfuzė me fasadėn kristiane qė pėrdor.

Fatkeqėsia ėshtė se, shumė rrethe besimtarėsh nuk arrijnė t'i kuptojnė tė kėqijat qė fshihen pas spiritizmit dhe spiritualizmit. Le tė shohim dy shembuj:

Shemb.145 Njė familje kristiane, anėtarė tė njė kishe evangjeliste, mbajnė seanca, nė tė cilat njė teze e tyre ėshtė medium. Gjatė kėtyre seancave, janė shfaqur besimtarė tė dėgjuar qė kanė vdekur, dhe kanė drejtuar seancėn e iu kanė predikuar. Duhet thėnė se, kėto predikime tė mbajtura nga frymėt, nuk pėrmbajnė asgjė tė jashtėzakonshme dhe nuk janė madje, as nė nivelin e shkrimeve qė kanė lėnė pas kėta besimtarė tė dėgjuar.

Shemb.146 Njė besimtare kristiane humbi tė shoqin pothuaj menjėherė pas martesės. Asgjė nuk mund ta ngushėllonte,po pas ca kohe, filloi tė ndodhė diēka e ēuditshme. Burri i vdekur filloi t'i ēfaqej natėn dhe i tha se i ishte lejuar ta bėnte kėtė, qė ta ngushėllonte. Kėshtu martesa e tyre vazhdonte tė ekzistonte nė sajė tė kėtyre shfaqjeve tė natės.

Gruaja pretendonte se kishte marrė forcė e kurajo nga i shoqi dhe e pyeste pėr ēdo problem me tė cilin konfrontohej. Njė pastor e kėshilloi t'u jepte fund kėtyre bisedave me tė vdekurin, po ajo nuk shikonte kėtu ndonjė tė keqe. Pas ca kohe, gruaja filloi tė ketė shqetėsime nervore dhe shėndeti i saj u keqėsua.

Kur njė besimtar kristian nuk dallon dot midis Frymės dhe fenomeneve spiritiste, psiqikes dhe spirituales, kjo ėshtė, pėr fat tė keq, njė shenjė qė tregon se besimtari nuk ka dhuntinė e dallimit tė frymėve.

Nuk mjafton tė nxjerrim argumentin se, disa figura tė shquara tė sė kaluarės kanė jetuar shfaqjen e personave tė vdekur, se standarti ynė nuk janė eksperiencat e njerėzve tė ndryshėm, po dėshmia e Shkrimit tė Shenjtė.

Kur i pasuri e pyeti Lazarin nėse mund tė shkonte nga tė vdekurit tek tė gjallėt dhe tė vizitonte familiarėt e tij, Lazari iu pėrgjigj: "Kanė Moisiun dhe profetėt". Nuk kemi nevojė tė merremi me qėndrimin tonė ndaj vizioneve, ose me konfuzionin qė krijohet me frymėt e tė vdekurve. Duhet t'i kthehemi Biblės si Fjala e Perėndisė dhe mbartėse e Frymės sė Shenjtė.

Pėrsėrisim se, nuk kemi nevojė pėr shkrimet spiritiste tė disa mediumeve, po pėr Frymėn e sė vėrtetės qė gjejmė nė Fjalėn e Zotit. Shtrirja e spiritizmit nė formėn e njė lėvizjeje fetare, ėshtė ndoshta aspekti mė i rrezikshėm i ēėshtjes.

Po tani i afrohemi vlerėsimit final tė tė gjitha fenomeneve qė kanė tė bėjnė me spiritizmin.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:40, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:33

Vlerėsimi i fenomeneve spiritiste
Pikepamjeve evangjeliste

Sė pari do tė shikojmė se ēfarė thotė mjekėsia lidhur me ēėshtjen. Nė psikiatri ėshtė i njohur fakti se, nė rast se njė person merret pėr njė kohė shumė tė gjatė me forcat medium, shfaqen tek ai simptoma tė skizofrenisė. Kjo njihet me emrin psikoza medium. Edhe psikologjia ka nxjerrė disa konkluzione lidhur me ēėshtjen.

Profesori Bender i univesitetit tė Fraiburgut, nė broshurėn e tij "Parapsychologie, ihre Ergebnisse und Probleme", i paralajmėron lexuesit: "Mijėra njerėz i mbėshtesin shpresat e tyre nė thėniet mashtruese tė praktikantėve spiritistė dhe si pasojė, bėhen tė varur nga kėshillat qė ata kapin nga njė botė e pėrtejme. Kam shumė pacientė qė kanė kaluar trauma tė rėnda psiqike, se kanė rėnė nė praktika tė tilla.

Personaliteti i tyre ėshtė ndarė mė dysh dhe frymėt tė cilat kanė thirrur, i kanė ēuar nė njė konfuzion total. Ata pra qė pėrpiqen tė zbulojnė se, ē'ėshtė jeta pas vdekjes, nėpėrmjet spiritizmit dhe supersticionit, rrezikojnė tė  bien pre e pjesės sė errėt e tė fshehtė tė mėndjes dhe shpirtit tė tyre."

Sė dyti, siē e kemi parė, Bibla pronuncohet qartė kundra spiritizmit. Pėr t'u kujtuar, le t'i kthehemi edhe njė herė librit "Levitiku" dhe "Dhefteronomi": "Ai burrė, ose grua qė ėshtė medium do tė vritet, do tė goditen me gurė, gjaku i tyre do tė jetė mbi ta vetė" (Lev 20:27) dhe "Tė mos ketė midis jush nga ata qė bėjnė parashikime, fallxhorė,nga ata qė shohin tė ardhmen duke pėrdorur shenja, magjistarė, ekzorqistė, hipnotizues e nga ata qė pyesin tė vdekurit, se kush bėn kėto, ėshtė i pėshtirė pėr Zotin" (Dhefteronomi 18:10-12).

E dimė gjethashtu se, edhe mė tej nė Dhjatėn e vjetėr jepen porosi tė tilla gjithandej. Vetė Sauli kishte ndaluar gjithė mediumėt dhe fallxhorėt, dhe si u largua nga Perėndia, kėrkoi njė medium qė t'i thoshte tė ardhmen. Kėshtu mori mbi vete vendimin e vdekjes dhe vdiq njė ditė mė pas. Mė vonė, nė kohėn e profetėve, porosia pėrsėritej vazhdimisht.

Spiritizmi ėshtė mėkat kundėr sovranitetit dhe autoritetit tė Perėndisė dhe ata qė hyjnė nė kėtė sferė, shkelin porosinė: "Do tė adhurosh Zotin Perėndinė tėnd, dhe vetėm atij do t'i shėrbesh", qė ėshtė edhe porosia e parė. Spiritistėt janė ata qė kanė braktisur Perėndinė e vėrtetė dhe pijnė nė gotėn e demonėve. Ja njė shembull tragjik:

Shemb.147 Njė prift protestant ishte pėr vite me radhė anėtar i njė grupi spiritist. Edhe djali i tij 16 vjeēar merrte pjesė nė seancat. Kur djali filloi tė mos vejė mirė nė shkollė, i dhanė njė punė si bibliotekar nė njė shoqėri spiritiste.

Predikimet e pastorit kishin edhe  thekse spiritualiste dhe nė to thuhej, per shembull se, Fryma e Shenjtė ėshtė thjeshtė, e mira qė gjendet tek ēdo njeri. Ai u thoshte anėtarėve tė kishės ė tij se, ka frymė tė mira e tė kėqija nė anėn e pėrtejme, tė cilat influencojnė jetėn tonė. Ai pretendonte se njeriu mund tė drejtohet prej tyre dhe thoshte hapur se, ai vetė, kėshtu bėnte.

Nė njė rast, ky i ashtuquajtur drejtim nga Fryma, e bėri tė bėhet qesharak pėrpara gjithė fshatit. Frymėt i kishin thėnė se e ėma ishte sėmurė dhe lajmi u pėrhap nė gjithė fshatin.Pastori vetė u nis tė vente ta shikonte. Pas ndonjė gjysėm ore qė ishte nisur, erdhi njė letėr nė fshat qė tregonte se e ėma ishte shėndoshė e mirė. E shoqja e tij dėrgoi menjėherė dikė pas tij qė t'i thoshte lajmin dhe ai u kthye mbrapsht.

Pas kėsaj, banorėt e fshatit talleshin me ato qė thoshte ai se e drejtonte bota e frymėve. Mė vonė, kur ai dhe e shoqja  kishin vajtur pėr pushime dhe kishin qėndruar njė herė buzė detit, ai i tha: "Do tė futem nė det tani dhe nuk do tė kthehem mė". Kėshtu bėri dhe qė nga ai ēast, nuk e pa mė njeri.

Kėtu shikojmė qartė konfuzionin e brendshėm qė shkaktohet  nga spiritizmi. Pastori e kishte shpėrbėrė Frymėn e Shenjtė nė disa atribute morale. Ai e kishte reduktuar Personin dhe forcėn vepruese tė Frymės sė Shenjtė nė disa cilėsi tė lira njerėzore dhe kishte vėnė nė fron drejtimin spiritist tė jetės sė tij. Kėto frymė tė mira e kishin bėrė qesharak nė sy tė njerėzve dhe ishin, me sa duket, pėrgjegjėse pėr vdekjen e tij.

Sė treti, t'i kthehemi punės kėshilluese pastorale pėr tė marrė njė tjetėr vlerėsim pėr spiritizmin. Si nė rastet e tjera, duhet tė dallojmė midis anės shkencore dhe spirituale tė problemit. Metoda e parė merret me aspektin shkencor nė njė nivel material, kurse metoda e dytė merret me esencėn e spiritizmit dhe e shikon atė tė krahasuar me Shkrimin e Shenjtė.

Konkluzionet nė tė cilat ēojnė dy metodat, janė tė pavarur nga njėri-tjetri, prandaj, edhe nėse nga pikėpamja shkencore spiritizmi ėshtė i shpjegueshėm, problemet qė dalin nė punėn kėshilluese pastorale mbeten prapė pa pėrgjigje. Kėrkimet e mėtejshme nė psikologjinė e thellė nuk mund tė zėvendėsojnė detyrėn kristiane tė kėshillimit tė atyre qė vuajnė nga okultizmi. Ana spirituale e problemit shtrihet nė njė kahe krejt tjetėr, e krahasuar me anėn shkencore.

Puna pastorale kėshilluese tregon pa asnjė hije dyshimi se, e parė nėn dritėn e Biblės, veprimtaria spiritiste ėshtė njė nga fushat ku fuqitė e errėsirės sulmojnė jetėn tonė. Them njė nga fushat, sepse kėto forca na sulmojnė nė shumė fusha tė jetės sonė.

Paralajmėrimi i Pavlit merr pėr ne njė kuptim tė veēantė: "Se lufta jonė nuk ėshtė kundėr gjakut dhe mishit, po kundėr parėsive, kundėr pushteteve, kundėr sundimtarėve tė errėsirės tė kėsaj bote, kundėr frymėve tė liga nė viset qiellore" (Efesianėve 6:12).

Shpesh sulmi i fuqive tė errėsirės gjatė punės kėshilluese pastorale ėshtė pothuaj direkt i perceptueshėm.Ndodh qė njė person, duke lexuar regullisht letėrsi okulte, ka pėsuar shqetėsime mendore dhe ėshtė bllokuar nė jetėn e besimit. Ja njė shembull:

Shemb.148 Njė grua besimtare merrte literaturė nga njė rreth spiritist. Ajo mendonte se artikujt ishin tė karakterit kristian dhe i lexonte rregullisht. Si pasojė e kėsaj, ajo filloi tė ketė tundime dhe ra nė melankoli.Pa i rėnė nė tė pėr shkakun,ajo vazhdonte tė lexonte literaturėn spiritiste. Njė natė, ajo pa nė dhomėn e saj njė burrė me flokė tė kuqe me fytyrė pothuaj tė ndezur zjarr.

Pėrveē kėsaj, filloi tė ndjejė njė shtytje pėr tė shkatėrruar gjėrat. Njė ditė pati madje njė tundim qė tė vriste tė bijėn, ndonėse me mėndje e kundėrshtonte me forcė kėtė impuls. Kur m'i tregoi kėto nė njė seancė kėshilluese, i thashė t'i digjte tė gjitha artikujt spiritistė qė i gjendeshin.

Njė psikiatėr do tė na thoshte se,neuroza kompulsive qė shoqėrohet me veprime impulsive, me ndėrgjegje tė qartė ose tė turbulluar, ėshtė shumė e njohur nė psikiatri. Halucinacionet hyjnė edhe ato nė kėtė kuadėr. Po edhe sikur ta pranojmė kėtė diagnozė, mbetet fakti i ēuditshėm qė sėmundja pasoi njė veprimtari spiritiste. Kjo e fundit e ndezi shkėndijėn e sėmundjes, pa ēka se nuk mund tė themi se ajo ishte shkaku.

Halucinacioni i burrit me flokė tė kuqe ėshtė njė vizion spiritist i njė natyre qė e ndeshim shpesh tek persona qė janė marrė me letėrsi okulte. Shpesh njerėzit i marrin kėto vizione pėr eksperienca fetare, ose tė besimit, po kemi tė bėjmė me njė nga ato raste kur Satanai e paraqit veten si ėngjėll tė dritės.

Megjithė argumentet kundėrshtuese, puna kėshilluese pastorale tregon se, kur njė besimtar kristian ngatėrrohet me njė formė veprimtarie spiritiste, jeta e tij mund tė cėnohet rėndė.

Kjo nuk qėndron nė rastin e Budistėve, Muslimanėve dhe besimtarėve tė feve tė tjera. Kėto fe nuk cėnohen nga spiritizmi.

Po spiritizmi i bėn njerėzit tė pandjeshėm ndaj Frymės sė Shenjtė. Duhet tė bėjmė njė dallim tė qartė. Jeta fetare e njė personi  nuk prishet nga okultizmi ose spiritizmi. Vetė spiritizmi ėshtė nė masė tė madhe njė lėvizje fetare.

Djalli nuk na merr fenė. Qėllimi i tij ėshtė tė na ndajė nga Krishti dhe tė na pengojė qė ta ndjekim pas.

Prandaj, kur dėgjoj njerėz qė thonė se  nė njėrin apo tjetrin rreth spiritist gjejnė  mbėshtetje pėr t'u dhėnė pas fesė, e pranoj kėtė si njė gjė shumė tė mundshme. Puna ėshtė se, ka njė ndryshim shumė tė madh midis tė qėnit fetar dhe rilindjes nga Fryma e Perėndisė. Mund tė themi me trishtim se, nė denominacionet kristiane ka mė tepėr fetarė sesa kristianė tė rilindur. Kam njė shembull qė nxjerr qartė nė pah veprimin e Frymės sė Shenjtė dhe atė tė spiritizmit.

Shemb.149 Njė kristian vente pa e kuptuar nė njė seancė spiritiste. Meqė nuk e ndjente veten tė qetė, filloi tė lutet gjatė kohės qė ishte atje. Grupi u pėrpoq tė ngrinte njė tavolinė dhe pėrpjekja spiritiste dėshtoi. Kur besimtari u largua, tė tjerėt arritėn ta ngrenė tavolinėn.

Puna kėshilluese pastorale tregon raste tė shumta kur njerėz qė janė marė me veprimtari spiritiste, kanė pasur mė pas shqetėsime psiqike. Ndonėse nuk kemi parė ēdo aspekt tė spiritizmit, kaluam format kryesore me tė cilat ai shfaqet.

Tani do tė shikojmė metodat qė duhen zbatuar gjatė ndihmės qė u japim personave qė janė ngatėrruar me spiritizėm dhe forma tė tjera tė okultizmit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:41, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin prej 16.01.09 16:36

Procedurat kėshilluese
Pikepamjeve evangjeliste

E vetmja mėnyrė pėr t'u ēliruar nga  fuqia dhe pasojat e spiritizmit dhe spiritualizmit ėshtė besimi tek Jezu Krishti. Mjekėsia dhe psikollogjia nuk janė nė gjėndje tė kuptojnė anėn spirituale tė ēėshtjes. Meqė Krishti vdiq mbi kryq dhe u ngrit nga tė vdekurit, nuk kemi pse tė kemi frikė kur ėshtė nevoja tė kėshillojmė e ndihmojmė ata qė kanė rėnė nėn pushtetin e okultizmit.

Satanai dhe gjithė ushtritė e tij janė tė mundur. Jezu Krishti i ka mposhtur gjithė fuqitė e armikut. Kėnga fitimtare e gjithė Dhjatės sė Re ėshtė se, "si i zhveshi parėsitė dhe pushtetet, i bėri shfaqje tė botės duke triumfuar mbi to nėpėrmjet tij(Letėr Kolosianėve 2:15). Ajo qė thuhet nė Dhjatėn e Vjetėr "E djathta e Zotit mban fitoren (Psalmi 118:15), plotėsohet me Krishtin.

Apostulli Pavėl thotė me gėzim tė veēantė: "Po i qofshim falė Perėndisė qė na jep fitoren nėpėrmjet Zotit tonė Jezu Krishtit" (1 Korinthasve 15:57). Shpėtimi dhe ēlirimi qė janė nė Jezu Krishtin pėrbėjnė fundamentin e punės qė kėrkojmė tė bėjmė. Duke pasur parasysh kėtė fakt, po shikojmė linjėn e veprimit gjatė kėshillimit pastoral:

a) Ēdo person qė kėrkon tė ēlirohet duhet tė jetė gati t'ia dorėzojė jetėn e tij Krishtit. Nuk ka dale tė presim, as gjysmė vendime. Njeriu nuk mund t'i shėrbejė dy zotnive.

b) Sė dyti, si e kam thėnė mė parė, ėshtė e pamundur qė njė person tė ēlirohet pa bėrė njė rrėfim tė plotė. Po kjo ėshtö diēka qė varet nga ndėrgjegjja e secilit, siē e shikojmė nė Dhjatėn e Re. Nė mbi 1000 raste, nuk mė ka rastisur asnjėherė qė njė person tė ēlirohet pa njė bisedė tė sinqertė e tė hapur. Edhe vetė Jakovi e ka parė kėtė, me sa duket, nė vetė eksperiencėn e tij, prandaj thotė:Ia rrėfeni fajet tuaja njėri-tjetrit, dhe lutuni pėr njėri- tjetrin qė tė shėroheni", (Letra e Jakovit 5:16).

c) Ka raste qė ėshtė e nevojshme tė bėhet njė lutje ēliruese. Ndodh qė kur dikush ngatėrrohet me forcat okulte, ai nėnshkruan, pa qėnė i ndėrgjegjshėm,njė traktat me forcat e errėsirės. Ky traktat duhet tė prishet. Kjo bėhet me njė lutje pėrpara Perėndisė dhe nė prani tė njė personi tjetėr qė ėshtė, si tė thuash, dėshmitar. Rėndėsi ka qė traktati tė prishet vetėm njė herė.

Lutja formulohet pak a shumė si vijon: "Nė emrin e Jezu Krishtit unė ēlirohem nga ty Satana, dhe i dorėzohem Jezu Krishtit, qė e pranoj si Perėndinė dhe mbretin tim". Vetė fjalėt qė pėrmendim nuk janė ndonjė formulė magjike dhe nuk ėshtė nevoja medoemos t'u pėrmbahemi.

d) Nė njė rast tjetėr, ai qė kėshillon mund tė duhet t'i urdhėrojė fuqitė e errėsirės qė janė tė pranishme tek personi, tė largohen prej tij nė emrin e Jezu Krishtit. Nė njė rrethanė tė tillė ėshtė e domosdoshme qė personi qė kėshillon tė ketė dhuntinė e dallimit tė frymėve.

Ne nuk duhet tė keqpėrdorim autoritetin qė na ka dhėnė Krishti. Do tė ishte gabim ta adoptonim kėtė procedurė edhe nė rastet kur kemi tė bėjmė me njė person tė sėmurė nga pikėpamja mjekėsore. Kjo mund tė ēonte nė gabime shumė tė rrezikshme. Kur kemi dyshim, mė mirė ta lėmė fare urdhėrimin e frymėve. Ėshtė e domosdoshme qė ata qė e bėjnė kėtė, tė jenė dishepuj besnikė tė Krishtit. Ndryshe mund tė rrjedhin pasoja shumė serioze.

Njė tjetėr gjė qė duhet mbajtur mend ėshtė se, nuk duhet tė vendosim duart mbi persona qė janė tė nėnshtruar nga forcat okulte. Vetė Krishti i vinte duart mbi ata qė kishin sėmundje fizike, kurse njerėzve tė pushtuar nga demoni iu drejtohej me njė urdhėr.

e) Kur njė person ēlirohet nga fuqia e  spiritizmit dhe  okultizmit, ai duhet mė pas tė vazhdojė tė lexojė nė Bibėl, tė marrė pjesė nė ndarjen e bukės, tė qėndrojė nė lidhjen me besimtarėt e tjerė, dhe tė lutet vazhdimisht. Kur njė person, pas seancės kėshilluese, tundohet pėrsėri, ai duhet ta vėrė veten ēdo ditė e ēdo orė nėn mbrojtjen e gjakut tė Krishtit. Ky nuk ėshtė njė kuptim emocional, ose mistik, po njė realitet biblik. Nuk bėhet luftė me Satanain me armė sentimentale.

Nė rast se sulmet e Satanait vazhdojnė, atėhere personi vetė mund t'i urdhėrojė forcat e sė ligės tė largohen nė emrin e Jezuit.Si e thamė edhe mė sipėr, ėshtė krejt e padobishme kur kėtė e bėn njė person qė nuk ėshtė besimtar dhe mund tė jetė madje e rrezikshme, siē e shohim nė Veprat e Apostujve 19:13. Po ashtu, njė besimtar qė s'ėshtė i devotshėm nė besim, nuk ka autoritet mbi Satanain.

Siē e shikojmė tek Ungjilli i Llukės (11:24-26), frymėte liga rikthehen nė banesėn e tyre tė mėparshme, prandaj ai qė ēlirohet nga forca tė tilla, duhet tė vigjėlojė me kujdes, duke pėrdorur armaturėn e Perėndisė si mjet mbrojtės (Letėr Efesianėve 6:10-18). Sė pari, duhet tė marrim mbrurojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės qė ėshtė Fjala e Perėndisė.

Kur njė person ēlirohet nga  fuqia e spiritizmit, ai duhet tė ketė kujdes e tė jetė vigjilent ndaj  vizioneve dhe fenomeneve tė tjera tė ngjashme. Frymėt e sė ligės qė pėrpiqen tė rikthehen, zvarrisen shpesh pėr tė zėnė prapė vend tek ai njeri, tė kamufluara nė njė paraqitje tė shėnjtėruar.Nė kėtė mėnyrė e liga hyn shpesh pa u vėnė re nė jetėn e besimtarit kristian.

f) Ka edhe raste kur njė ēlirim i plotė dhe i menjėhershėm duket i pamundur. Nė kėto raste dy gjėra janė tė nevojshme. Sė pari ėshtė e kėshillueshme tė krijohet njė grup me dy a tre besimtarė pėr lutje, tė cilėt tė mblidhen dy,tri herė nė javė qė tė luten pėr personin.Nė Ungjillin e Mattheut thuhet: "Nė se dy nga ju merren vesh kėtu nė tokė,ēdo gjė qė tė kėrkojnė do t'u jepet nga ati im qė ėshtė nė qiell" (18:19). Nė botėn spirituale, dy persona kanė mė shumė autoritet se njė. Mundėsia e dytė ėshtė lutja dhe agjėrimi. Jezui u tha njė herė nxėnėsve tė tij (17:21)"Sa pėr kėtė farė (demonėsh), nuk del veēse me lutje dhe agjėrim".

Grupi i besimtarėve mund tė mblidhen bashkė edhe pėr tė agjėruar e pėr t'u lutur pėr ēlirimin e personit. Ata duhet tė jenė vigjilentė edhe ndaj krenarisė qė mund tė nxitet nė zemrėn e tyre duke i shtyrė nė mėkat, ashtu siē ndodhi me Fariasejtė.Tė gjithė ata qė janė nė ballin e luftės kundėr Satanait duhet tė mbrohet me armaturėn e Perėndisė. Shumė besimtarė kanė rėnė viktima nė kėtė luftė.Rruga e krenarisė spirituale tė ēon shpesh nė humnerat e ferrit.

g) Sė fundi duhet pėrmendur se, meqė disa sėmundje psiqike kanė simptoma tė ngjashme me shqetėsimet e njė personi qė ėshtė nėnshtruar nga forcat okulte, personi qė jep ndihmė duhet tė ketė kujdes tė mos hyjė nė njė sferė pėr tė cilėn nuk ėshtė i kualifikuar.Erdhėm nė fundin e diskutimit tonė mbi spiritizmin, po pėr ta plotėsuar, po pėrmendim tre shembuj nė tė cilat personat kėrkuan dhe gjetėn ēlirim.

Shemb.150 Njė burrė i ri provoi tė bėnte disa eksperimente qė pėrshkruen nė librin 13 tė Moisiut.Po pėrmendim se, kėto libra nuk kanė tė bėjnė me Moisiun, po janė libra magjie. Burri donte  tė shikonte nėse magjitė ndodhnin me tė vėrtetė, dhe disa nga ato bėheshin. Nė njė rast ai kreu magjinė e pėrshkruar nė libėr pėr tė thirrur frymėn e parasė. Ai vizatoi njė rreth nė tokė dhe brenda  rrethit edhe disa simbole tė tjera. Pastaj tha tri herė njė formulė magjike pėr tė thirrur frymėn.

Po fryma nuk erdhi. Si e pėrsėriti formulėn, ra nė tokė, aty ku kishte vizatuar rrethin dhe humbi ndjenjat pėr ca kohė. Rezultati qe qė, disa javė pas kėsaj, ishte gjysmė i paralizuar dhe pa pikė fuqie fizike e morale. Donte tė vdiste. Nė kėtė gjėndje deshi tė bėhet kristian. Pas shumė bisedave dhe me ndihmėn e njė grupi besimtarėsh qė luteshin pėr tė, u ēlirua. Edhe sot ėshtė besimtar i devotshėm.

Shemb.151 Njė grua e re pranoi ftesėn e shokut tė saj pėr tė ndjekur seanca spiritiste. Nė fillim ajo pati pėrshtypjen se pati njė fitim duke vajtur nė kėto seanca, po pas ca kohe, filloi tė vėrė re disa shqetėsime psiqike nė veten e saj. Kishte depresione dhe vajti tek njė neurolog.

Gjatė terapisė qė i bėnė e shtruan ca kohė edhe nė njė spital psikiatrik. Gjendja e saj u pėrmirėsua gjatė kėsaj kohe qė ajo nuk ndiqte mė seancat spiritiste. Nė spital i bėri njė vizitė edhe prifti i spitalit dhe, me ndihmėn e tij, terapia e saj ishte e suksesshme.Si dėgjoi fjalėn e Zotit, gruaja filloi t'i besojė Krishtit dhe ta ndjekė atė nė jetėn e saj. Pas disa javėsh doli nga spitali dhe qė atėhere nuk ėshtė sėmurur mė.

Shemb.152 Gjatė njė prej udhėtimeve tė mia evangjeliste nė Zvicėr, u njojta me historinė e njė gruaje qė ishte marrė me tė gjitha llojet e mundshme tė magjisė dhe spiritizmit.E ėma i kishte bėrė magji qė kur kishte lindur dhe, nė fėmijėri, ajo ishte shėruar nga disa sėmundje fėmijėsh nėpėrmjet magjisė.

Prindėrit i kishin mėsuar si tė bėnte magji dhe ishin marrė me magji tė zezė, tė bardhė, magji persekutimi, magji mbrojtėse, tė parėt e fatit me letra, dorė, nekromanci etj. Gruaja i vazhdoi magjitė edhe pas martesės, po njė natė ,ndėrsa komunikonte me disa frymė, ndjeu njė shqetėsim tė madh. Dėgjonte zhurmė sikur kėrcisnin zinxhirė dhe tė goditura nė derė. Krevati i saj ngrihej vazhdimisht lart e poshtė.

Nė fillim nuk po e kuptonte nėse kjo ishte shenjė e njė sėmundjeje nervore, apo rezultat i praktikave tė saj magjike. Nė kėtė periudhė tė vėshtirė ajo filloi tė lexojė Biblėn dhe tė lutet, po sa herė qė pėrpiqej tė lexonte, e pushtonin tundime tė mėdha. Kjo e shtyu tė mendojė se kishte tė bėnte me forca tė liga. Vajti tek njė mikeshė e saj qė ishte besimtare, dhe mė pas u formua edhe njė grup qė lutej pėr tė. Nė fillim lėkundej midis besimit dhe mosbesimit. Donte tė gjente paqe me Perėndinė, po e mundonte njė ndjenjė frike prej tė cilės nuk ēlirohej dot. Kjo luftė vazhdoi pėr dy vjet me radhė.

Nė fund pa njė vizion, njė tas qė i zbritej nga qielli, i mbushur me gjak, dhe dėgjoi kėto  fjalė: "Ky ėshtė gjaku i Krishtit qė ėshtė derdhur pėr ty". Qė nga ai ēast tundimet pushuan dhe ajo besoi tek shpėtimtari Jezu Krisht. Besimi e ēliroi. Edhe sot kjo grua vazhdon tė falėnderojė Perėndinė pėr ēlirimin dhe shpėtimin e saj nėpėrmjet gjakut tė Krishtit mbi kryqin nė Golgotha.

E mbyllim kėtė kapitull me njė notė triumfi. Ungjilli ėshtė historia e fitores mė tė madhe tė fituar nė historinė e njerėzimit. Kryqi  qėndron nė Golgotha si shenjė e fitores sė Krishtit mbi vdekjen dhe skėterrėn. Ai na ka ēliruar nga forcat e errėsirės. Tė vish tek kryqi i tij do tė thotė tė marrėsh pjesė nė fitoren e tij si Shpėtimtar i botės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Explorer nė 20.09.14 21:41, edituar 1 herė gjithsej

Admin

1162


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Jetmira prej 15.09.13 17:21

avatar
Jetmira

635


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Flavius prej 24.11.13 22:16

Kurre mos e praktikoni spiritualizmin:

Shume e rrezikshme


Per shkak se gjate spiritizmit jane entitetet shume negative ose diablolike qe do te vijne. Dhe pastaj eshte e pamundur pėr ti hequr qafe: dhe perfundoni me depresion, ne depresion ... dhe ...
avatar
Flavius

107


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Magus prej 20.09.14 22:41

Disa keshilla paralajmeruese

- Adoleshentet duhet te permbahen nga te praktikuarit e spiritizmit.
Ne kete periudhe te jetes mendja e njeriut eshte me e brishte dhe me e ndikueshme. Shume shpirtera te nivelit te ulet shume lehte mund ti pushtojne ata. Dhe mjerisht te rinjet shpesh e praktikojne spiritizmin nga kureshtja.

- Po ashtu grate shtatzena absolutisht nuk duhet te marrin pjese ne keto takime, arsyeja kuptohet shume lehte .... duhet theksuar po ashtu se edhe grate me menstruacione nuk duhet te marrin pjese ne keto seanca.

- Gjithashtu nuk duhet te prekni nje kafshe gjate nje seance, mund te befasoheni nga sjella e saj.

- Femijet jane te mbrojtur ne menyre natyrore por per shkaqe etike duhet te largohen.

- Asnjehere mos beni shaka me nje shpirt sepse kjo eshte shume e rrezikshme.

- Nese doni ta dini nese shpirti eshte i mire apo jo  thjesht e pyesni ate nese ai e do Perendine - Burimin e Drites.

- Kujdes nga shpirtrat qe ju bejne lajka dhe ju mbulojne me falenderime. Shpirterat Superiore nuk bejne lajka dhe nuk ju japin urdhra.
avatar
Magus

Kėrkoni tė vėrtetėn nė praktikė dhe jo me spekulime.
Ēfarėdo qoftė niveli i teorive qė ju mund tė zhvilloni, ato do tė mbeten gjithmonė masturbim intelektual.



173


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Spiritizmi.

Mesazh  Okult powers prej 21.09.14 9:42

Magus shkruajti:Disa keshilla paralajmeruese

- Adoleshentet duhet te permbahen nga te praktikuarit e spiritizmit.
Ne kete periudhe te jetes mendja e njeriut eshte me e brishte dhe me e ndikueshme. Shume shpirtera te nivelit te ulet shume lehte mund ti pushtojne ata. Dhe mjerisht te rinjet shpesh e praktikojne spiritizmin nga kureshtja.

- Po ashtu grate shtatzena absolutisht nuk duhet te marrin pjese ne keto takime, arsyeja kuptohet shume lehte .... duhet theksuar po ashtu se edhe grate me menstruacione nuk duhet te marrin pjese ne keto seanca.

- Gjithashtu nuk duhet te prekni nje kafshe gjate nje seance, mund te befasoheni nga sjella e saj.

- Femijet jane te mbrojtur ne menyre natyrore por per shkaqe etike duhet te largohen.

- Asnjehere mos beni shaka me nje shpirt sepse kjo eshte shume e rrezikshme.

- Nese doni ta dini nese shpirti eshte i mire apo jo  thjesht e pyesni ate nese ai e do Perendine - Burimin e Drites.

- Kujdes nga shpirtrat qe ju bejne lajka dhe ju mbulojne me falenderime. Shpirterat Superiore nuk bejne lajka dhe nuk ju japin urdhra.

Keto jane keshilla shume te vlefshme Magus dhe te falenderoj sepse: ne kohet e sotme adoleshentet nuk e kuptojne Spiritizmin dhe gabojne ka nga ata qe ia dalin sepse arrijne t'i mbajne shpirtrat ne kontroll, por shumica e mendjeve njerezore jane te dobeta dhe shpresoj qe pas ketij shkrimi te ndergjegjesohen. Une si shtrige ju them: "Provoni, por me nje cak te caktuar"." Kini parandjenja keshtu qe verini ne pune, kini dyshime keshtu qe besojini atyre, prandaj kujdes nga cdo gje e re dhe e panjohur".
avatar
Okult powers

Let your inside change yourself!

44


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Hidra prej 24.09.14 14:26

Explorer shkruajti:Historia  e spiritizmit  ka filluar  nė  vitin  1848 nė Hydesvilleu, afėr  Nju-Jorkut,  nė shtėpinė e familjes Fox.
Historia e spiritizmit nuk ka filluar me kėtė datė,  ajo ėshtė mė e hershme.
I pari qė njihet qė e ka pėrdorur spiritizmin ėshtė Pitagora. Mė vonė po ashtu ka qenė edhe shkrimtari i njohur Victor Hugo.
avatar
Hidra

45


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  DaniEL prej 24.09.14 15:57

Jam shume dakort me pikpamjen evangjeliste.

Satani mund te shendrohet ne "engjell drite" dhe ai ka qen nje kerubin nje engjell drite para se te rebelonte ndaj Zotit. "Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet? Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut; do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin". ~ Isaia 14:12-14. "Dhe nuk ėshtė pėr t`u ēuditur, sepse Satanai vet shndėrrohet nė engjėll drite. Nuk ėshtė, pra, gjė e madhe, nėse edhe punėtorėt e tij shndėrrohen nė punėtorė (marrin trajtėn e punėtorėve) tė drejtėsisė, fundi i tė cilėve do tė jetė sipas veprave tė tyre. ~ 2 Korintasve 11:14,15
avatar
DaniEL

Yahushua HaMashiach ėshtė : `` Udha, e Vėrteta dhe Jeta; do ta njihni tė Vėrtetėn dhe e Vėrteta do t`ju bėjė tė Lirė``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

78


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Spiritizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi